LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Ndahet nga jeta Kryepeshkopi Anastas Janullatos! Nderime në disa qytete! Kisha Ortodokse: I përjetshëm qoftë kujtimi i tij! Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë: Ngushëllime për këtë humbje të madhe

• Kryepeshkopi i Anastas Janullatos ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në moshën 95-vjeçare. • Kryepeshkopi Anastas Janullatos ndodhej prej 30 dhjetorit të 2024-ës i shtruar në spital, fillimisht në Tiranë për shkak të një viroze stine. • Më pas gjendja e tij u përkeqësua për shkak edhe të një gjakderdhjeje në sistemin e aparatit tretës, për të cilën u dërgua në Athinë më 3 janar. • Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka reaguar përmes një postimi në "Facebook" në lidhje me ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit, Anastas Janullatos.• Në postim Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë shkruan se Kryepeshkopi ndërroi jetë sot më 25 Janar 2025, në orën 08:30 të mëngjesit në Spitalin "Evangelismos" të Athinës. • Më tej në postim theksohet se Janullatos ka ndërruar jetë si pasojë e funksionimit të pamjaftueshëm të shumë organeve. • Kisha Ortodokse më tej shkruan se kryepeshkopi me vizionin hyjnor dhe punën e tij të palodhur, ai rindërtoi nga themelet jetën kishtare, ndërtoi qindra kisha, krijoi institucione arsimore dhe bamirëse, si dhe formoi një brez të ri klerikësh, duke ofruar një shërbesë të pandërprerë e sakrifikuese për më shumë se 33 vjet. • Katedralja Katolike "Shën Pali" ka postuar në llogarinë në "Facebook" reagimin e Imzot Arjan Dodaj për ndarjen nga jeta të Krypeshkopit, Anastas Janullatos. • Në reagimin e tij Imzot Dodaj shkruan që Kryepeshkopi të prehet në paqe. • Ai më tej falenderon Krypeshkopin për vellazërinë në unitetin e të krishterëve dhe dialogun ndërfetar. • Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka reaguar përmes një postimi në "Facebook" në lidhje me ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit, Anastas Janullatos. • Në reagim Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë shkruan se sot sot ka ndërruar jetë Kryepeshkopi Anastas i cili ishte i shtruar në Spitalin “Evangelismos” të Athinës. • Më tej në reagim shkruhet se Kryepeshkopi Anastas ishte një nga themeluesit e Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë dhe kryetar i KNFSH-së për 2 mandate. • Këshilli Ndërfetar, Bordi i Presidencës, Kryetari i KNFSH-së, Bordi Ekzekutiv, Departamenti i Gruas dhe Departamenti i Rinisë shprehën ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe. Ditën e sotme është mbajtur një meshë në Kishën e Shën Theodhorit në Vlorë për Kryepeshkopin Anastas Janullatos. • Gjithashtu gjatë meshës janë zhvilluar edhe homazhe për ndarjen nga jeta ditën e sotme të krypeshkopit Anastas. • Dhjetëra besimtarë janë falur ditën e sotme edhe pranë fotos së kryepeshkopit Anastas.• Në Berat, janë dëgjuar "kambanat e vajtimit" ndërsa, në Korçë, në kishat ku do të mbahej mesha e zakonshme, u bë dhe lutja e përshpirtshme. • Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta e Kryepeshkopit Anastas Janullatus teksa ka marrë pjesë në një aktivitet ku u përkujtua 95-vjetori i vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri. • Rama tha gjatë fjalës së tij se i bashkohet shprehjes së keqardhjes për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Janullatos. • Ai u përcolli ngushëllimet e tij të gjithë bashkëpunëtorëve dhe anëtarëve të komunitetit të besimtarëve ortodoksë.• Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos. • Në reagimin e tij Mitsotakis shprehet se diaspora në Shqipëri, atdheu dhe helenizmi në tërësi janë në zi për ndarjen nga jeta të Anastasit.• Ai tha se kryepeshkopi dha një kontribut të paçmuar për botën ortodokse dhe ka lënë gjurmë të pashlyeshme jo vetëm në Shqipëri por në çdo cep të tokës ku jeton dhe merr frymë helenizmi. • Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë ka zhvilluar sot një mbledhje të jashtëzakonshme pas ndarjes nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos. • Në seancën e sotme u morën disa vendime, ndër të cilat ishte zgjedhja e Mitropolitit të Korçës, Imzot Joanit si Mbikëqyrës i Fronit Kryepeshkopal. • Gjithashtu u shpall zia kishtare për 5 ditë duke nisur nga dita e sotme. • Në njoftimin e Kishës bëhet me dije se pritja e trupit të Kryepeshkopit do të bëhet para Katedrales “Ngjallja e Krishtit” Tiranë, të martën, datë 28 janar, ora 16:00. • Pas pritjes, homazhet do të mbahen brenda Katedrales gjatë kësaj pasditeje dhe gjatë gjithë ditës së nesërme, të mërkurën, datë 29 janar 2025. • Ndërkohë njoftohet gjithashtu se varrimi do të kryhet ditën e enjte, datë 30 janar, ora 11:00, pas Liturgjisë Hyjnore.

26 artikuj për këtë temë.

1 JAVE ME PARE

Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse: Varrimi i Kryepeshkopit Janullatos do të kryhet të enjten! Mitropoliti i Korçës zgjidhet Mbikqyrës i Fronit Kryepeshkopal

Ndahet nga jeta Kryepeshkopi Anastas Janullatos! Nderime në disa qytete!
anastas janullatos

TIRANË- Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë ka zhvilluar sot një mbledhje të jashtëzakonshme pas ndarjes nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos. 

Në seancën e sotme u morën disa vendime, ndër të cilat ishte zgjedhja e Mitropolitit të Korçës, Imzot Joanit si Mbikëqyrës i Fronit Kryepeshkopal. Gjithashtu u shpall zia kishtare për 5 ditë duke nisur nga dita e sotme. 

Në njoftimin e Kishës bëhet me dije se pritja e trupit të Kryepeshkopit do të bëhet para Katedrales “Ngjallja e Krishtit” Tiranë, të martën, datë 28 janar, ora 16:00.  Pas pritjes, homazhet do të mbahen brenda Katedrales gjatë kësaj pasditeje dhe gjatë gjithë ditës së nesërme, të mërkurën, datë 29 janar 2025.  Ndërkohë njoftohet gjithashtu se varrimi do të kryhet ditën e enjte, datë 30 janar, ora 11:00, pas Liturgjisë Hyjnore.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë u mblodh në një seancë të jashtëzakonshme sot, më datë 25 janar 2025, në orën 11:30.

Në këtë seancë, Sinodi shprehu dhimbjen e thellë për fjetjen në Zotin të Atit dhe Kryebariut tonë, Kryepiskopit të ndjerë të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Imzot Anastasit.

Gjithashtu, Sinodi i Shenjtë mori këto vendime:

Zgjedhjen e Mitropolitit të Korçës, Imzot Joanit, si Mbikqyrës (Locum Tenens) të Fronit Kryepiskopal.

Shpalljen e zisë kishtare për pesë ditë, nga datat 25 – 29 janar 2025.

Pritja e trupit të Kryepiskopit të ndjerë do të bëhet para Katedrales “Ngjallja e Krishtit” Tiranë, të martën, datë 28 janar, ora 16:00. Pas pritjes, homazhet do të mbahen brenda Katedrales gjatë kësaj pasditeje dhe gjatë gjithë ditës së nesërme, të mërkurën, datë 29 janar 2025.

Shërbesa e varrimit do të kryhet ditën e enjte, datë 30 janar, ora 11:00, pas Liturgjisë Hyjnore.
Në përfundim të seancës, Sinodi i Shenjtë kreu një shërbesë përshpirtjeje dhe, njëkohësisht, fton të gjithë besimtarët të bashkohen në lutje për prehjen e shpirtit të Atit dhe Kyebariut tonë, Kryepiskopit të ndjerë Imzot Anastasit.

Sekretariati

Mitropoliti i Amantias

† Nathanail

Tiranë, më 25 janar 2025

1 JAVE ME PARE

Sinodi i Shenjtë i Kishës së Greqisë: Nesër mbahen homazhe dhe nderime në Katedalen e Athinës

Ndahet nga jeta Kryepeshkopi Anastas Janullatos! Nderime në disa qytete!
anastas janullatos

GREQI- Sinodi i Shenjtë i Kishës së Greqisë ka njoftuar kremtimin e shërbesës hyjnore në Mitropolin e Athinës ditën e nesërme për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos.

Shërbesa hyjnore do të kryhet nga nënkryetari i Sinodit të Shenjtë, Mitropoliti Ierotheos i Nafpaktos dhe Agios Vlasios. Sipas njoftimit, trupi i Primatit të Bekuar do të qëndrojë në Katedralen e Athinës, ku do të vendoset për homazhe dhe nderim publik deri në orët e mëngjesit të së hënës, kur më pas do të niset për në Shqipëri.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos u nda nga jeta sot në orët e para të mëngjesit. Ai ndodhej prej 30 dhjetorit të 2024-ës i shtruar në spital, fillimisht në Tiranë për shkak të një viroze stine. Më pas gjendja e tij u përkeqësua për shkak edhe të një gjakderdhjeje në sistemin e aparatit tretës, për të cilën u dërgua në Athinë më 3 janar.

1 JAVE ME PARE

Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Anastas Janullatos, Berisha: I pavdekshëm kontributi i tij në ringjalljen e Kishës Autoqefale të Shqipërisë pas diktaturës

Ndahet nga jeta Kryepeshkopi Anastas Janullatos! Nderime në disa qytete!
kryepeshkopi, berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos. Përmes një postimi në Facebook, Berisha shkruan se sot dielli perëndoi përgjithmonë për Fortlumturinë e tij. 

Ai shprehet se do mbetet i pavdekshëm kontributi i Kryepeshkopit në ringjalljen e Kishës Autoqefale të Shqipërisë pas diktaturës. Lideri demokrat i shprehu ngushëllimet familjes, Kishës Ortodokse Autoqefale dhe të gjithë ortodoksëve të Shqipërisë.

POSTIMI I BERISHËS: 

Të dashur miq!

Dielli perëndoi përgjithmonë për Fortlumturinë e tij, Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastasios Janullatos.

Sot, me nderim dhe respekt të veçantë, shpreh vlerësimin tim më të madh për kontributin e pavdekshëm të Fortlumturisë së tij në ringjalljen nga shkrumbi i diktaturës komuniste të Kishës Autoqefale të Shqipërisë.

Unë gjithashtu shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes, Kishës Ortodokse Autoqefale dhe mbarë ortodoksëve të Shqipërisë dhe i lutem Zotit, së bashku me ta, që shpirti i ndritur i këtij shërbëtori të pakursyer të Kishës dhe Zotit të gjejë paqen e amshuar.

1 JAVE ME PARE

Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit/ Presidentja e Greqisë: Vlerat e larta që përcaktuan rrugën e tij do të vazhdojnë të na frymëzojnë

Ndahet nga jeta Kryepeshkopi Anastas Janullatos! Nderime në disa qytete!
anastas janullatos

GREQI- Presidentja e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos.  Në deklaratën e saj, Presidentja Sakellaropoulou u shpreh se sot i jepet lamtumira një prej figurave të mëdha të Kishës Ortodokse. Ajo u shpreh se mbështetja e palëkundur e Janullatos për pakicën kombëtare greke ka lënë gjurmë në zemrat e njerëzve që i ndihmoi. 

“Me pikëllim të thellë i jap sot lamtumirën njërit prej figurave të mëdha të Kishës Ortodokse, Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas. Një personalitet i jashtëzakonshëm që ndërthuri mendimin teologjik me shërbimin e palodhur, duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme baritore, sociale, arsimore dhe bamirëse. Një hierark që qëndroi kundër intolerancës dhe fanatizmit fetar, duke u përpjekur për mirëkuptim reciprok, dialog, vëllazërim dhe bashkëjetesë paqësore të popujve. Studimet e tij në fenë krahasuese, kontributet e tij shkencore, përvoja e tij misionare në Afrikë dhe përpjekjet e tij të pandërprera, pavarësisht sfidave të shumta, për të rindërtuar Kishën Ortodokse të Shqipërisë përbëjnë një rrugëtim shembullor. Mbështetja e tij e palëkundur për pakicën kombëtare greke, si dhe shqetësimi i tij për përparimin e shoqërisë shqiptare në tërësi, pavarësisht nga dallimet fetare apo racore, ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në zemrat e njerëzve që ai ndihmoi, mbështeti dhe i donte. Vlerat e larta që përcaktuan rrugën e tij do të vazhdojnë të na frymëzojnë dhe lëvizin.”, tha presidentja greke në deklaratën e saj. 

Kryepeshkopi Anastas Janullatos u nda nga jeta sot në orët e para të mëngjesit. Ai ndodhej prej 30 dhjetorit të 2024-ës i shtruar në spital, fillimisht në Tiranë për shkak të një viroze stine. Më pas gjendja e tij u përkeqësua për shkak edhe të një gjakderdhjeje në sistemin e aparatit tretës, për të cilën u dërgua në Athinë më 3 janar.

1 JAVE ME PARE

Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Janullatos/ Baba Mondi: Ringriti Kishën Ortodokse dhe kontribuoi në harmoninë e bashkëjetesën fetare në Shqipëri

Ndahet nga jeta Kryepeshkopi Anastas Janullatos! Nderime në disa qytete!
Anastas Janullatus dhe Baba Mondi

TIRANA- Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Baba, Edmond Brahimaj, nëpërmjet një mesazhi, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij, Anastas Janullatos.

Në mesazhin e tij, Baba Mondi shkruan se në emër të Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, shpreh konsideratën më të lartë, për veprimtarinë e Janullatus gjatë gjithë jetës dhe si për bashkëpunimin e ngushtë me të, për bashkëjetesën fetare në Shqipëri dhe më gjërë.

Ai shton se Kryepeshkopi Anastas, në kushte të vështirësive të mëdha, për më shumë se 30 vite, ringriti Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe kontribuoi në harmoninë e bashkëjetesën fetare.

“Bismilahi Rramani Rrahim! Në emër të Zotit, Mëshiruesit, Mëshirëbërsit! Me hidhërim të thellë, mora lajmin e hidhur, të kalimit nga kjo jetë e përkohshme, e vëllait tonë, Fortlumturisë së Tij, Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos. Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi Anastas, në kushte të vështirësive të mëdha, për më shumë se 30 vite, ringriti Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe kontribuoi në harmoninë e bashkëjetesën fetare në Shqipëri.

Në emër të Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, më lejoni të shpreh konsideratën më të lartë, për veprimtarinë e tij gjatë gjithë jetës dhe si për bashkëpunimin e ngushtë me të, për bashkëjetesën fetare në Shqipëri dhe më gjërë. Ju siguroj se kujtimi i Tij, do të jetë kurdoherë një burim mirësie, për miliona besimtarë ortodoksë, të kundondodhur në botë. Ngushëllimet më të ndjera për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme për drejtuesit e lartë të Kishës dhe mbarë komunitetin ortodoks të Shqipërisë! Të prehet në paqen e merituar! Amin", shkruan Baba Mondi.

1 JAVE ME PARE

Kontribut në shumë dimensione, DW: Ndërron jetë Kryepeshkopi Anastas Janullatos, ringriti dhe riorganizoi Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë

Ndahet nga jeta Kryepeshkopi Anastas Janullatos! Nderime në disa qytete!
Anastas Janullatos

ATHINË- Kryepeshkopi Anastas Janullatos dha një kontribut të madh për ringjalljen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë të ndaluar nga regjimi komunist në vend.  Anastas Janullatos u caktua në 1991 nga Patriarku Ekumenik Eksark, Patriarkal në Shqipëri dhe u fronëzua në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare më 2 gusht 1992, kur ishte në moshën 63-vjeçare.

Përmes vështirësive të shumta ai ringriti dhe riorganizoi Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, e cila si edhe fetë e tjera ishte e ndaluar nga regjimi komunist në vend. Krahas ringjalljes së më tepër se 400 famullive, u themelua edhe Akademia Teologjike "Ngjallja e Krishtit” në Durrës si dy lece kishtarë ku u shkolluan mbi 150 klerikë.

Kontribut në shumë dimensione 


Nën kujdesin e kryepeshkopit Anastas Janullatos u themeluan në disa qytete të Shqipërisë edhe qendra rinore, u përkthyen dhe botuan në shqip libra liturgjikë dhe të libra të tjerë fetarë, u ndërtuan kisha të reja dhe u restauruan kisha ekzistuese.

Katedralja Ngjallja e Krishtit, në qendër të Tiranës, kisha e tretë më e madhe ortodokse në Evropë,u hap zyrtarisht në 24 qershor 2012, për të festuar 20-vjetorin e ringjalljes së Kishës Ortodokse Shqiptare dhe zgjedhjen e Kryepeshkopit Anastas Janullatos.

Në vitin 1972 Anastas Janullatosi u emëruar si profesor i Historisë Fetare në Universitetin e Athinës dhe u shugurua ipeshkëv më 19 nëntor 1972 si mirënjohje për veprimtarinë e tij teologjike, veçanërisht në fushën e misionologjisë. Anastas Janullatos ishte lindur në Pire të Greqisë më 4 nëntor të vitit 1929 dhe në vitin 2017 mori shtetësinë shqiptare./DW

1 JAVE ME PARE

VOA: Ndërron jetë Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos

Ndahet nga jeta Kryepeshkopi Anastas Janullatos! Nderime në disa qytete!
Kryepeshkopi Anastas Janullatos

TIRANA- Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, ndërroi jetë sot në një spital të Athinës, në moshën 95 vjeçare. Në ditët mes ndërrimit të viteve ai u shtrua në një nga spitalet e Tiranës dhe më pas u dërgua në Spitalin e Ungjillëzimit në Athinë. Nga mesi i vitit 1992 Anastas Janullatos u zgjodh kryepeshkop i Kishës Ortodokse të Shqipërisë së sapodalë nga diktatura komuniste, e cila ndaloi besimet fetare, si dhe vrau e burgosi shumë klerikë e besimtarë.

I lindur në Pire të Greqisë, Kryepeshkopi Anastas mbajti 8 vjetët e fundit të jetës edhe shtetësinë shqiptare. Ai mbërriti në Tiranë bashkë me polemikat mbi kombësinë greke të drejtuesit kryesor të Kishës Ortodokse shqiptare, si dhe për lidhjet e ngushta të tij me Greqinë, ndonëse formalisht i mikpritur nga ish Presidenti Sali Berisha dhe autoritetet shtetërore.

Pakënaqësitë mbi kombësinë e Kryepeshkopit Anastas dilnin në pah sa herë që tensionoheshin marrëdhëniet diplomatike shqiptaro - greke, edhe pse nuk ekzistonte ndonjë lidhje midis këtyre temave. Sulmet politike nga grupe pranë pushtetit arritën kulmin në vjeshtën e vitit 1994, kur ish Presidenti Sali Berisha përfshiu një nen në projekt-Kushtetutën e rrëzuar me referendum, i cili synonte largimin e Kryepeshkopit Anastas.

Në atë nen thuhej se “kryetarët e komuniteteve të mëdha fetare duhet të jenë shtetas shqiptarë, të lindur në Shqipëri dhe me banim të përhershëm në të në 20 vjetët e fundit”, ndërsa vendi sapo kishte dalë nga izolimi komunist jo vetëm me kisha të shkatërruara, por edhe me mungesa të mëdha në udhëheqësinë e arsimuar klerikale, e cila ishte burgosur, vrarë dhe përndjekur gjatë disa dekadave të diktaturës.

Refuzimi i kësaj projekt-Kushtetute nga qytetarët me votim në Referendum fashiti për një kohë presionet e qarqeve politike ndaj Kryepeshkopit Anastas, ndërsa Kushtetuta e re e miratuar më 1998 shpalli liritë fetare dhe pavarësinë e bashkësive fetare. Por kundërshtimet ndaj tij mbeten aktive edhe sot në grupe të vogla besimtarësh dhe politikanësh.

Megjithatë nga viti 2010 ai mban medaljen e Presidencës së Republikës “Gjergj Kastrioti, Skënderbeu”, si dhe shtetësinë shqiptare që nga viti 2017. Për më shumë se tre dekada Kryepeshkopi Anastas drejtoi ringritjen e kishës dhe besimit ortodoks në Shqipëri, si dhe ndërtimin e rreth 500 objekteve të kultit anembanë vendit.

Mes tyre janë edhe restaurimet e dhjetëra kishave të vjetëra shqiptare nga tradita e hershme shumëshekullore. Ai ngriti pesë qendra mjekësore, një akademi teologjie, një universitet, dy institute, një lice, 5 shkolla filore e të mesme. Kryepeshkopi Anastas ishte diplomuar për Teologji në Universitetin e Athinës në mesin e shekullit të kaluar, dhe më pas kreu studimet pasuniversitare në këtë fushë në Universitetin e Hamburgut në Gjermani.

Ai iu kushtua studimeve dhe shërbimeve fetare nga rinia e deri në fund të jetës së vet. Zotërues i disa gjuhëve të huaja dhe titujve nderimi nga shumë shtete, Kisha dhe universitete, Kryepeshkopi Anastas ishte profesor dhe doktor nderi në qendra shkencore e fetare në Greqi, Shqipëri, SHBA, Itali, Rumani, Austri, Rusi, Gjeorgji, Egjipt. Kryepeshkopi Anastas është autor i një serie librash fetarë e sociologjikë, përkthimesh dhe artikujsh në periodikë të ndryshëm, si dhe një nga kontribuesit e harmonisë ndërfetare në Shqipëri./ VOA

1 JAVE ME PARE

Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit/ "Udhëheqës shpirtëror dhe shërbëtor aktiv i njerëzimit", Mitsotakis: Zëri i tij mund të jetë heshtur por ai do të transmetojë përgjithmonë mesazhe të bashkëjetesës paqësore

Ndahet nga jeta Kryepeshkopi Anastas Janullatos! Nderime në disa qytete!
Mitsotakis dhe Kryepeshkopi

ATHINË- Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos. Në reagimin e tij Mitsotakis shprehet se diaspora në Shqipëri, atdheu dhe helenizmi në tërësi janë në zi për ndarjen nga jeta të Anastasit.

Ai tha se kryepeshkopi dha një kontribut të paçmuar për botën ortodokse dhe ka lënë gjurmë të pashlyeshme jo vetëm në Shqipëri por në çdo cep të tokës ku jeton dhe merr frymë helenizmi.

“Sot diaspora në Shqipëri, atdheu dhe helenizmi në tërësi janë në zi për ndarjen nga jeta të Anastasit. Ai ishte njëkohësisht një udhëheqës shpirtëror dhe një shërbëtor aktiv i njerëzimit dhe i të drejtave të tij. Herë si ndihmës i fëmijëve të Afrikës dhe herë si mbështetës i studentëve grekë që i rezistuan diktaturës”, tha ai.

Mitsotakis shtoi se kryepeshkpo ishte si një pionier i kishës në Shqipëri dhe pionier i interesave të komunitetit grek në Shqipëri. Ai shtoi se ndërsa zëri i kryepeshkopit mund të jetë heshtur, ai do të transmetojë përgjithmonë mesazhe të jetës dhe të bashkëjetesës paqësore.

1 JAVE ME PARE

Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Janullatos/ Rama: Ngushëllime të gjithë bashkëpunëtorëve të tij dhe anëtarëve të komunitetit të besimtarëve ortodoksë

Ndahet nga jeta Kryepeshkopi Anastas Janullatos! Nderime në disa qytete!
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta e Kryepeshkopit Anastas Janullatus teksa ka marrë pjesë në një aktivitet ku u përkujtua 95-vjetori i vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri. Rama tha gjatë fjalës së tij se i bashkohet shprehjes së keqardhjes për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Janullatos. Ai u përcolli ngushëllimet e tij të gjithë bashkëpunëtorëve dhe anëtarëve të komunitetit të besimtarëve ortodoksë.

"Më lejoni që t’i bashkohem edhe unë shprehjes së keqardhjes për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Janullatos, duke uruar që të prehet në paqe t’i përcjell ngushëllimet të gjithë bashkëpunëtorëve dhe anëtarëve të komunitetit të besimtarëve ortodoksë", tha Rama.

1 JAVE ME PARE

Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Janullatos, një minutë heshtje në Kuvend grek në nisje të seancës për zgjedhjen e Presidentit

Ndahet nga jeta Kryepeshkopi Anastas Janullatos! Nderime në disa qytete!
Kuvendi grek

ATHINA- Kuvendi grek mbajti sot një minutë heshtje në kujtim të kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatus. Në nisje të mbledhjes për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, Kryetari i Kuvendit grek, Nikitas Kaklamanis, i kërkoi sallës të mbajë një minutë heshtje për Janullatus.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos u nda nga jeta sot në orët e para të mëngjesit. Ai ndodhej prej 30 dhjetorit të 2024-ës i shtruar në spital, fillimisht në Tiranë për shkak të një viroze stine. Më pas gjendja e tij u përkeqësua për shkak edhe të një gjakderdhjeje në sistemin e aparatit tretës, për të cilën u dërgua në Athinë më 3 janar.

1 JAVE ME PARE

"Vdekjen e kryepeshkopit e përjetoj si humbje personale"/ Patriarku Rus Kirill ndan mesazhin e ngushëllimit: I paharruar qoftë kujtimi i tij!

Ndahet nga jeta Kryepeshkopi Anastas Janullatos! Nderime në disa qytete!
Janullatos, Kirill

RUSI - Patriarku i Moskës dhe Gjithë Rusisë, Kirill, ka dërguar një mesazh ngushëllimi për Sinodin e Shenjtë të Kishës Ortodokse të Shqipërisë pas ndarjes nga jeta këtë të shtunë të Kryepeshkopit Anastas Janullatos. Patriarku Kirill shpreh ngushëllimet e tij për kishën Ortodokse të Shqipërisë, në emër të Kishës Ortodokse Ruse, por dhe në emrin e tij personal.

Kirill shprehet se ka pasur një mardhënie vëllazërore të gjatë me Kryepeshkopin Janullatos ndërsa shton se ndarjen nga jeta të tij e përjeton si humbje personale. Kirill e cilëson kryepeshkopin Janullatos si një nga udhëheqësit më të shquar të Ortodoksisë, ruajtës i traditave kishtare dhe i mësimeve të Etërve të Kishës

Mesazhi i plotë i Patriarkut Kirill

Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, Anastasit. Në emër të klerit dhe besimtarëve të Kishës Ortodokse Ruse, si dhe në emrin tim personal, shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

Zoti i dha Kryepeshkopit jetë të gjatë, të cilën ai e përkushtoi me zell ndaj veprës në vreshtin e Krishtit që nga rinia e tij. Duke iu përgjigjur thirrjes së Shpëtimtarit për të predikuar Fjalën e Zotit deri në skajet e botës (Veprat e Apostujve 1:8), ai nisi rrugëtimin e tij misionar si laik. Shërbimi i tij në kontinentin afrikan e tregoi atë si një predikues të zjarrtë, bari dhe ndërtues të jetës kishtare.

Në Kishën Ortodokse Ruse, e cila ka përjetuar përndjekje të tmerrshme nga regjimet ateiste, respektohen thellësisht përpjekjet asketike të Kryepeshkopit të ndjerë për rigjallërimin e Kishës Ortodokse të Shqipërisë, që gjithashtu përjetoi përndjekje të ashpra gjatë regjimit komunist. Veprimtaria e tij baritore, si në botën Ortodokse ashtu edhe në atë të krishterë në tërësi, përvoja e tij e pasur në Afrikë dhe lidhjet akademike ndikuan ndjeshëm në rivendosjen e plotë të jetës kishtare në Shqipëri.

Kryepeshkopin Anastas e përjetoj si një humbje personale. Kam pasur një marrëdhënie vëllazërore të gjatë me të. Ai vizitoi shpesh Kishën Ortodokse Ruse dhe mori pjesë në festime të rëndësishme për ne. Kujtoj me shumë ngrohtësi vizitën time në Shqipëri në vitin 2018, ku pashë me sytë e mi frytet e mira të përpjekjeve të tij shumëvjeçare.

I ndjeri Kryepeshkop ishte një nga udhëheqësit më të shquar të Ortodoksisë, ruajtës i traditave kishtare dhe i mësimeve të Etërve të Kishës. Besnik ndaj Krishtit dhe Kishës së Tij, ai qëndroi i palëkundur në bindjet e tij, si një i mençur që ndërton shtëpinë e tij mbi shkëmb (Mateu 7:24).

Uroj që Zoti të prehë shpirtin e shërbëtorit të Tij besnik në banesat qiellore, ku nuk ka sëmundje, dhimbje apo trishtim, por vetëm jetë të përjetshme.

I paharruar qoftë kujtimi i tij!

1 JAVE ME PARE

"Do të mbetet gjithmonë në kujtesë", ambasada gjermane: Veprat e Kryepeshkopit Anastas qofshin burim i vazhdueshëm frymëzimi për brezat e ardhshëm

Ndahet nga jeta Kryepeshkopi Anastas Janullatos! Nderime në disa qytete!
Kryepeshkopi

TIRANË- Ambasada Gjermane në Shqipëri ka reaguar përmes një postimi në "Facebook" në lidhje me ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit, Anastas Janullatos. Ambasada shkruan se me pikëllim të thellë morrën lajmin për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastas. 

Në postim theksohet se Kryepeshkopi do të mbetet gjithmonë në kujtesë për besimin dhe përkushtimin e palodhur për rindërtimin e Kishës Ortodokse, si dhe për bashkëjetesën paqësore fetare në Shqipëri. Ambasada shton se që vepra e Kryepeshkopit qofshin një burim i vazhdueshëm frymëzimi për brezat e ardhshëm.

Postimi i plotë:

I Me pikëllim të thellë morrëm lajmin për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastas. Besimi i tij i thellë dhe përkushtimi i palodhur për rindërtimin e Kishës Ortodokse, si dhe për bashkëjetesën paqësore fetare në Shqipëri, do të mbeten gjithmonë në kujtesën tonë. Qoftë vepra e tij një burim i vazhdueshëm frymëzimi për brezat e ardhshëm.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos ndodhej prej 30 dhjetorit të 2024-ës i shtruar në spital, fillimisht në Tiranë për shkak të një viroze stine. Më pas gjendja e tij u përkeqësua për shkak edhe të një gjakderdhjeje në sistemin e aparatit tretës, për të cilën u dërgua në Athinë më 3 janar. Pas disa ditësh i shtruar në spital ai iu nënshtrua edhe një operacioni ku ka qëndruar në terapi intensive derisa më 25 janar u nda nga jeta. 

Ndahet nga jeta Kryepeshkopi Anastas Janullatos! Nderime në disa qytete!

1 JAVE ME PARE

"Përjetë mirënjohës për kontributin e tij të vyer", Tedi Blushi: I paharruar kujtimi i Kryepeshkopit Anastas!

Ndahet nga jeta Kryepeshkopi Anastas Janullatos! Nderime në disa qytete!
Kryepeshkopi Anastas Janullatos dhe Tedi Blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit, Anastas Janullatos. Blushi në reagim shkruan se Janullatos ishte udhëheqës i ndritur shpirtëror, klerik i zgjuar dhe vizionar frymëzues. Blushi shton se Kryepeshkopi ishte i përkushtuar me dashuri të pakufijshme dhe frymëzuese ndaj Zotit, Kishës dhe njerëzve ku  për dekada e priu vetëm punëve të mira duke ringritur nga gërmadhat në kohë shumë të kujdesit Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Blushi shton se është mirënjohës për kontributin e tij të vyer dhe të jashtëzakonshëm për forcimin e tolerancës dhe bashkëjetesës ndërfetare, për ringjalljen kanonike e shpirtërore të KOASH dhe afirmimin e saj ndërkombëtar. Ai shkruan se u bashkohet lutjeve, që Kryepeshkopi të prehet në paqen e merituar.

Njoftimi i plotë:

Shumë dhembje dhe trishtim nga lajmi për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos. Udhëheqës i ndritur shpirtëror, klerik i mençur dhe vizionar frymëzues, i përkushtuar me dashuri të pakufijshme dhe frymëzuese ndaj Zotit, Kishës dhe njerëzve, për dekada i priu vetëm punëve të mira duke ringritur nga gërmadhat në kohë shumë të vështira Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.


Përjetë mirënjohës për kontributin e tij të vyer dhe të jashtëzakonshëm për forcimin e tolerancës dhe bashkëjetesës ndërfetare, për ringjalljen kanonike e shpirtërore të KOASH dhe afirmimin e saj ndërkombëtar. Ngushëllimet e sinqerta drejtuesve të Kishës dhe komunitetit të besimtarëve ortodoksë! U bashkohem lutjeve, që Perëndia, që me aq dashuri dhe përkushtim i shërbeu, ta prehë në paqen e merituar! I paharruar kujtimi i Kryepeshkopit Anastas!

Ndahet nga jeta Kryepeshkopi Anastas Janullatos! Nderime në disa qytete!

1 JAVE ME PARE

Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Janullatos, ceremoni nderimi në disa qytete në vend! Dëgjohen "kambanat e vajtimit" në Berat dhe Korçë

Ndahet nga jeta Kryepeshkopi Anastas Janullatos! Nderime në disa qytete!
Foto ilustruese

SHQIPËRI- Kryepeshkopi Anastas Janullatos u nda sot nga jeta në moshën 95-vjeçare teksa në shumë qytete kishat kanë zhvilluar ceremini në nderim të tij. Në Berat, janë dëgjuar "kambanat e vajtimit" ndërsa, në Korçë, në kishat ku do të mbahej mesha e zakonshme, u bë dhe lutja e përshpirtshme.

Raportohet se dyert e Katedrales janë të hapura dhe të gjithë besimtarët janë të lirë të bëjnë lutjet e tyre e ndërsa ditën e diel në të njëjtën orë, në të gjitha kishat do të bien këmbanat.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos ndodhej prej 30 dhjetorit të 2024-ës i shtruar në spital, fillimisht në Tiranë për shkak të një viroze stine. Më pas gjendja e tij u përkeqësua për shkak edhe të një gjakderdhjeje në sistemin e aparatit tretës, për të cilën u dërgua në Athinë më 3 janar.

1 JAVE ME PARE

Anastas Janullatos ndahet nga jeta, si do të zgjidhet Kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse

Ndahet nga jeta Kryepeshkopi Anastas Janullatos! Nderime në disa qytete!
Anastas Janullatos

TIRANË - Kryepeshkopi Anastas Janullatos, u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare mëngjesin e kësaj të shtune.  Njoftimin e dha Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, e cila bëri me dije se Imzot Janullatos ndërroi jetë në spitalin "Evangelismos" në Athinë, ku ishte i shtruar pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.

 Por si do të zgjidhet Kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse

Në Statutin e Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë/ Kapitulli III/ Artikulli 22, thuhet se në rast sëmundjeje kronike ose vjetërsie, Kryepeshkopi paraqet tërheqjen e tij nga Sinodi, i cili është autoriteti më i lartë i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. 

Më tej thuhet se nëse kryepeshkopi nuk tërhiqet brenda dy javësh nga data e njoftimit, Sinodi cakton menjëherë një ndihmës peshkop që merr përsipër administrimin e dioqezës. Ndërkohë, thuhet gjithashtu se nëse mjekët vërtetojnë paaftësinë e tyre, kryepeshkopët tërhiqen, duke marrë nga fondi i përgjithshëm i kishës një pagesë mujore prej 600 franga ari.

"Kryepeshkopi, peshkopët dhe Bursari i Madh, në rast vjetërsie ose sëmundje kronike që nuk lejojnë kryerjen e detyrës, kanë të drejtë të parashikojnë në mënyrë kanonike dhe me shkrim tërheqjen e tyre nga Sinodi, i cili merr vendime në merita. Sinodi mund të shprehet edhe me iniciativën e tij për sëmundjen ose vjetërsinë e ipeshkvijve me një raport prej pesë mjekësh të zgjedhur dy nga Sinodi, dy nga pacienti dhe një nga Drejtoria e Përgjithshme e Shëndetësisë.

Nëse kryepeshkopi ose peshkopët nuk tërhiqen brenda dy javësh nga data e njoftimit, Sinodi cakton menjëherë një ndihmës peshkop që merr përsipër administrimin e dioqezës. Kryepeshkopi dhe peshkopët e shpallur të paaftë ruajnë titullin e tyre dhe kujtohen në kishë dhe në ceremonitë e shenjta nga ndihmësi ipeshkvi dhe i gjithë kleri, por nuk mund të ushtrojnë asnjë veprimtari administrative dhe nuk mund të marrin pjesë aktive në drejtimin e kishës.

Nëse mjekët vërtetojnë paaftësinë e tyre, ata tërhiqen, duke marrë nga fondi i përgjithshëm i kishës një stimul mujor për kryepeshkopin prej 600 franga ari dhe 400 franga ari për peshkopët.", thuhet në Statutin e Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Por pas ndarjes nga jeta e Janullatos, mësohet se do të jetë Sinodi i Hirshëm i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, të cilët, si dhe sipas Statutit të Kishës do të mblidhen në vijim për të vendosur se kush do të jetë Kryepeshkopi e ri të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Sinodi do të përbëhet nga; Hirësia e Tij, Joani – Mitropolit i Korçës; Hirësia e Tij, Dhimitri – Mitropolit i Gjirokastrës; Hirësia e Tij, Nikolla – Mitropolit i Apolonisë dhe Fierit; Hirësia e Tij, Andoni – Mitropolit i Elbasanit; Hirësia e Tij, Nathanaili – Mitropolit i Amantias dhe Hirësia e Tij, Asti – Mitropolit i Beratit.

Ndërkohë, referuar Statutit të Kishës, zgjedhja e Kryepeshkopit të ri duhet të bëhet për një periudhë kohore 3 deri në 6 muaj.

1 JAVE ME PARE

U nda sot nga jeta/ Në Kishën e Shën Theodhorit mbahet meshë për Kryepeshkopin Anastas Janullato, At Ilia Qirjo: Do mbetet në zemrat e të gjithë besimtarëve!

Ndahet nga jeta Kryepeshkopi Anastas Janullatos! Nderime në disa qytete!
Mesha

VLORË- Ditën e sotme është mbajtur një meshë në Kishën e Shën Theodhorit në Vlorë për Kryepeshkopin Anastas Janullatos. Gjithashtu gjatë meshës janë zhvilluar edhe homazhe për ndarjen nga jeta ditën e sotme të krypeshkopit Anastas.

Dhjetëra besimtarë janë falur ditën e sotme edhe pranë fotos së kryepeshkopit Anastas. At Ilia Qirjo ka theksuar se kryepeshkopi do të mbetet në zemrat e të gjithë besimtarëve ortodoks për të gjithë atë çfarë ai bëri për Kishën Ortodokse Shqiptare. Ai shtoi se Kryepeshkopi do të vlerësohet për kontributin e tij në ngritjen e dhjetëra kishave në të gjithë vendin.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos ndodhej prej 30 dhjetorit të 2024-ës i shtruar në spital, fillimisht në Tiranë për shkak të një viroze stine. Më pas gjendja e tij u përkeqësua për shkak edhe të një gjakderdhjeje në sistemin e aparatit tretës, për të cilën u dërgua në Athinë më 3 janar. Pas disa ditësh i shtruar në spital ai iu nënshtrua edhe një operacioni ku ka qëndruar në terapi intensive derisa më 25 janar u nda nga jeta. 

 

1 JAVE ME PARE

Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Anastas, reagon Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë: Pushoftë në paqe! Ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe

Ndahet nga jeta Kryepeshkopi Anastas Janullatos! Nderime në disa qytete!
Foto ilustruese

TIRANË- Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka reaguar përmes një postimi në "Facebook" në lidhje me ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit, Anastas Janullatos. Në reagim Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë shkruan se sot sot ka ndërruar jetë Kryepeshkopi Anastas i cili ishte i shtruar në Spitalin “Evangelismos” të Athinës.

Më tej në reagim shkruhet se Kryepeshkopi Anastas ishte një nga themeluesit e Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë dhe kryetar i KNFSH-së për 2 mandate. Këshilli Ndërfetar, Bordi i Presidencës, Kryetari i KNFSH-së, Bordi Ekzekutiv, Departamenti i Gruas dhe Departamenti i Rinisë shprehën ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe.

Reagimi i plotë:

Sipas njoftimit të Kishës Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, sot më 25 Janar 2025 ndërroi jetë Kryepeshkopi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Anastasi. Ai ishte i shtruar në Spitalin “Evangelismos” të Athinës, si pasojë e funksionimit të pamjaftueshëm të shumë organeve. Më parë, ishte kuruar për disa ditë në Spitalin “Hygeia” të Tiranës.


Kryepeshkopi Anastas ishte një nga themeluesit e Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, kryetar i KNFSH-së për 2 mandate (2018-2020 dhe 2024). Me këtë rast i gjithë Këshilli Ndërfetar, Bordi i Presidencës (kryetarët e të gjitha komuniteteve fetare H. Bujar Shpahiu, H. Dede Edmond Brahimaj, Pastor Ergest Biti), Kryetari i KNFSH-së për vitin 2025 Mons. Gjergj Meta, Bordi Ekzekutiv, Departamenti i Gruas dhe Departamenti i Rinisë shprehin ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe! Pushoftë në paqe!

Kryepeshkopi Anastas Janullatos ndodhej prej 30 dhjetorit të 2024-ës i shtruar në spital, fillimisht në Tiranë për shkak të një viroze stine. Më pas gjendja e tij u përkeqësua për shkak edhe të një gjakderdhjeje në sistemin e aparatit tretës, për të cilën u dërgua në Athinë më 3 janar. Pas disa ditësh i shtruar në spital ai iu nënshtrua edhe një operacioni ku ka qëndruar në terapi intensive derisa më 25 janar u nda nga jeta. 

Ndahet nga jeta Kryepeshkopi Anastas Janullatos! Nderime në disa qytete!

1 JAVE ME PARE

Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Anastas Janullato, reagon Spiropali: U prehtë në paqe! Në tre dekada ringriti dhe konsolidoi Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë

Ndahet nga jeta Kryepeshkopi Anastas Janullatos! Nderime në disa qytete!
Kryepeshkopi Anastas Janullatos dhe Elisa Spiropali

TIRANË- Kryeparlamentarja, Elisa Spiropali ka reaguar përmes një postimi në "Facebook" në lidhje me ndarejn nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos. Spiropali në postimin e saj shkruan se sot Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë dhe besimtarët ortodoksë humbën sot Kryebariun e tyre, Anastas Janullatos.

Spiropali më tej thekson se Kryepeshkopi në tre dekada, ringriti dhe konsolidoi Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, projektoi, mbështeti e promovoi institucionet arsimore, humanitare, shëndetësore e kulturore dhe kontribuoi në harmoninë e bashkëjetesën fetare në Shqipëri e në botë. Ajo shprehu ngushëllimet e saj për këtë humbje të madhe.

Postimi i plotë:

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë dhe besimtarët orthodhoksë humbën sot Kryebariun e tyre, Fortlumturinë e Tij, Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.

Me vizionin hyjnor, dashurinë e pashterrshme, dijet e gjera, erudicionin e pafund, respektin për besimet dhe komunitetet e tjera fetare, shpirtin e tolerancës, përdëllimin e pashoq, komunikimin e ëmbël fetar e njerëzor, Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi Anastas, në kushte të mungesave e vështirësive shumë të mëdha, për më shumë se tre dekada, ringriti dhe konsolidoi Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, projektoi, mbështeti e promovoi institucionet arsimore, humanitare, shëndetësore e kulturore dhe kontribuoi në harmoninë e bashkëjetesën fetare në Shqipëri e në botë.

Ngushëllimet më të ndjera për këtë humbje të madhe! Nderim e mirënjohje për trashëgiminë e Kryepeshkopit Anastas! U prehtë në paqe e përjetësi!

Kryepeshkopi Anastas Janullatos ndodhej prej 30 dhjetorit të 2024-ës i shtruar në spital, fillimisht në Tiranë për shkak të një viroze stine. Më pas gjendja e tij u përkeqësua për shkak edhe të një gjakderdhjeje në sistemin e aparatit tretës, për të cilën u dërgua në Athinë më 3 janar. Pas disa ditësh i shtruar në spital ai iu nënshtrua edhe një operacioni ku ka qëndruar në terapi intensive derisa më 25 janar u nda nga jeta. 

Ndahet nga jeta Kryepeshkopi Anastas Janullatos! Nderime në disa qytete!

1 JAVE ME PARE

U nda nga jeta në spitalin "Evangelismos" në Athinë, Kryepeshkopi Anastas Janulltos do të prehet në vendin tonë

Ndahet nga jeta Kryepeshkopi Anastas Janullatos! Nderime në disa qytete!
Anastas Janullatos

TIRANË - Kryepeshkopi, Anastas Janullatos i cili u nda nga jeta mëngjesin e kësaj të shtune në Spitalin “Evangelismos” të Athinës do të prehet në vendin tonë. Sipas raportimeve mediatike ky ishte një amanet i Kryepeshkopit për dekadat që ka kaluar në vendin tonë, ku prej vitit 1992 është vendosur në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale.

Gjithashtu është një rregull i Kishës Autoqefale, që Kryepeshkopët të prehen në vendin ku kanë shërbyer, jo në vendin e lindjes. Ndërkohë pritet mbledhja e Sinodit të Shenjtë për të përcaktuar edhe detajet në lidhje me ceremoninë mortore.

 

1 JAVE ME PARE

Ndarja nga jeta e Krypeshkopit Janullato, reagon Imzot Arjan Dodaj: Pushofsh në paqe! Faleminderit për vëllazërinë në unitetin e të krishterëve dhe dialogun ndërfetar

Ndahet nga jeta Kryepeshkopi Anastas Janullatos! Nderime në disa qytete!
Kryepeshkopi Anastas Janullatos dhe Imzot Arjan Dodaj

TIRANË- Katedralja Katolike "Shën Pali" ka postuar në llogarinë në "Facebook" reagimin e Imzot Arjan Dodaj për ndarjen nga jeta të Krypeshkopit, Anastas Janullatos. Në reagimin e tij Imzot Dodaj shkruan që Kryepeshkopi të prehet në paqe. Ai më tej falenderon Krypeshkopin për vellazërinë në unitetin e të krishterëve dhe dialogun ndërfetar.

Reagimi i plotë:

Pushofsh në paqe i dashur Arqipeshkvi Metropolit Anastas #Janullatos! Gëzo për amshim jetën e pasosur në Zotin tonë Jezus Krishti sëbashku me Nënën e TënZot Thetokos e me shenjtërit dhe engjejt! Faleminderit për vellazërinë në unitetin e të krishterëve dhe dialogun ndërfetar RIP”
- Imzot Arjan Dodaj, F.d.C.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos ndodhej prej 30 dhjetorit të 2024-ës i shtruar në spital, fillimisht në Tiranë për shkak të një viroze stine. Më pas gjendja e tij u përkeqësua për shkak edhe të një gjakderdhjeje në sistemin e aparatit tretës, për të cilën u dërgua në Athinë më 3 janar. Pas disa ditësh i shtruar në spital ai iu nënshtrua edhe një operacioni ku ka qëndruar në terapi intensive derisa më 25 janar u nda nga jeta. 

Ndahet nga jeta Kryepeshkopi Anastas Janullatos! Nderime në disa qytete!

1 JAVE ME PARE

Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Janullatos, Meta: Udhëheqës i veçantë shpirtëror dhe shembull frymëzues i dashurisë ndaj njerëzve

Ndahet nga jeta Kryepeshkopi Anastas Janullatos! Nderime në disa qytete!
Ilir Meta dhe Anastas Janullatus

TIRANA- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka raguar për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatus. Meta shprehet me anë të një mesazhi të postuar në rrjetet sociale se Janullatus ishte udhëheqës i veçantë shpirtëror dhe shembull frymëzues i dashurisë ndaj njerëzve, me vizion hyjnor e mençuri të rrallë.

Ai thotë se  do t'i mbetemi përherë mirënjohës për gjithçka ka bërë në këto vite për Lavdinë e Zotit, për të mirën e Kishës, që në rrethana të vështira e ringriti nga gërmadhat dhe e zhvilloi më tej, për të mirën e besimtarëve ortodoksë shqiptarë, për forcimin e harmonisë, tolerancës dhe bashkëjetesës ndër-fetare, kësaj pasurie kombëtare të popullit tonë.

Meta shton se kontributi i jashtëzakonshëm dhe përkushtimi i vyer i Fortlumturisë së Tij në më shumë se tre dekada i ka shërbyer jo vetëm ringritjes kanonike dhe shpirtërore të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe arsimimit e përgatitjes së brezit të ri të klerikëve shqiptarë por edhe afirmimit ndërkombëtar dhe njohjes së saj kudo në botë.

POSTIMI:

Me trishtim të thellë dhe shumë dhembje mora lajmin për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.

Udhëheqës i veçantë shpirtëror dhe shembull frymëzues i dashurisë ndaj njerëzve, me vizion hyjnor e mençuri të rrallë, do t'i mbetemi përherë mirënjohës për gjithçka ka bërë në këto vite për Lavdinë e Zotit, për të mirën e Kishës, që në rrethana të vështira e ringriti nga gërmadhat dhe e zhvilloi më tej, për të mirën e besimtarëve ortodoksë shqiptarë, për forcimin e harmonisë, tolerancës dhe bashkëjetesës ndër-fetare, kësaj pasurie kombëtare të popullit tonë.

Kontributi i jashtëzakonshëm dhe përkushtimi i vyer i Fortlumturisë së Tij në më shumë se tre dekada i ka shërbyer jo vetëm ringritjes kanonike dhe shpirtërore të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe arsimimit e përgatitjes së brezit të ri të klerikëve shqiptarë por edhe afirmimit ndërkombëtar dhe njohjes së saj kudo në botë.

Ngushëllimet më të ndjera për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme për drejtuesit e lartë të Kishës dhe mbarë komunitetin ortodoks të Shqipërisë! Trashëgimia e Kryepeshkopit Anastas do të mbetet gjithmonë e gjallë dhe kujtimi i Tij do të jetë i paharruar! Të prehet në paqen e merituar!

1 JAVE ME PARE

U nderua me 27 medalje e çmime, jeta dhe veprat e Kryepeshkopit Anastas Janullato: Në 2000 u propozua për Çmimin Nobel të Paqes

Ndahet nga jeta Kryepeshkopi Anastas Janullatos! Nderime në disa qytete!
Janullatos

TIRANË- Kryepeshkopi i Anastas Janullatos ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në moshën 95-vjeçare. Kryepeshkopi ndodhej prej 30 dhjetorit të 2024-ës i shtruar në spital, fillimisht në Tiranë për shkak të një viroze stine.  Më pas gjendja e tij u përkeqësua për shkak edhe të një gjakderdhjeje në sistemin e aparatit tretës, për të cilën u dërgua në Athinë më 3 janar. Pas disa ditësh i shtruar në spital ai iu nënshtrua edhe një operacioni ku ka qëndruar në terapi intensive.

95-vjeçari mbërriti për herë të parë në vendin tonë më 16 korrik 1991. Shkëlqesia e tij mbërriti në Shqipëri për të ringjallur besimin ortodoks pasi regjimi komunist ndali praktikimin e fesë me ligj në vitet 1967-1991. Në "Rinas", u prit ngrohtësisht nga një grup besimtarësh ortodoksë, por edhe dashamirës e klerikë të besimeve të tjera. Nga ajo ditë Hirësia e tij vijoi veprimtarinë plot sfida e të panjohura. Për Shkëlqesinë e tij ardhja në Shqipëri ishte pjesa e tretë e tri periudhave të jetës.

Kryepeshkopi fliste 10 gjuhë të huaja. Përveç greqishtes së re dhe të vjetër ai zotëronte gjuhët e huaja anglisht, frëngjisht, gjermanisht. Ai gjithashtu lexonte në latinisht, italisht, spanjisht, rusisht dhe shqip. Kryepeshkopi është autor i 24 librave, si kërkime për Fetë Afrikane, ese në Theologji dhe në Historinë e Misioneve, predikime etj.

Ai ka botuar mbi 200 ese dhe artikuj me tema teologjike e baritore. Studimet dhe artikujt e tij janë përkthyer në 17 gjuhë të huaja. Janullatos është nderuar me 27 medalje dhe çmime nga shumë Kisha Orthodhokse dhe vende të ndryshme. Në vitin 2000, pas propozimit të Akademisë Athinës dhe shumë personalitete të Shqipërisë, ishte kandidat për Çmimin Nobel të Paqes.

Jeta e Hershme

Anastas Janullatos lindi në 4 nëntor të vitit 1929 në Pire, Greqi. Ai u rrit me besim dhe gjatë viteve të formimit merrte pjesë në mënyrë aktive në Kishë. Në fillim atij i pëlqente matematika dhe gjatë viteve të adoleshencës ai dëshironte të vazhdonte studimet në këtë shkencë. Idetë e tij ndryshuan me fillimin e Luftës së Dytë Botërore ku Janullatos braktisi dëshirat e tij për fushat e tjera të studimit dhe vendosi të ndiqte teologjinë.

Më 1947 përfundoi shkëlqyeshëm shkollën e mesme dhe në vitin 1947, filloi Fakultetin Teologjik në Universitetin e Athinës, ku u diplomua shkëlqyeshëm në vitin 1951. Më 1953 diplomohet shkëlqyeshëm në Universitetin Kombëtar të Athinës. Në vitet 1965 - 1969 kreu studimet pasuniversitare në Historinë e Feve, Etnologji, Misiologji dhe Afrikanologji në Universitetet e Hamburgut dhe Marburgut. U mor me kërkime në Universitetin e Makereres, në Kampala - Uganda, me bursë të Fondacionit gjerman “Alexander von Humboldt”.

Ishte Doktor Nderi i Fakultetit Teologjik të Universitetit Kombëtar Kapodistrian të Athinës. Studioi fe të ndryshme (Induizëm, Budizëm, Taoizëm, Konfucianizëm, Fe afrikane, Islam). Ka qenë profesor i Historisë së Feve (1972-92) dhe Dekan i Fakultetit Teologjik të Universitetit Kombëtar Kapodistrian të Athinës (1983-1986) B.D dhe Th.D (me nderimet më të larta) dhe sot është Profesor Emeritus i po të njëjtit Universitet. Ai është shpallur Doktor Nderi i Teologjisë apo Doktor Nderi i Filozofisë, Th.D.h.c, DD hc PhD h.c nga 19 universitete, fakultete ose degë universitare (në Greqi, SHBA, Qipro, Rumani, Gjeorgji, Shqipëri, Itali), Anëtar Korrespondent (1993-2005) dhe Anëtar Nderi (nga viti 2006) i Akademisë së Athinës.

Studimet Pasuniversitare

Histori e Feve, Etnologji, në Universitetet e Hamburgut dhe të Marburgut në Gjermani, (me bursë pasuniversitare të Institutit “Alexander von Humboldt Stiftung”). Ai studioi gjithashtu edhe fetë e botës, duke kryer udhëtime në vendet ku ato lulëzuan.

Përveç greqishtes së re dhe të vjetër zotëronte gjuhët e huaja anglisht, frëngjisht, gjermanisht; lexonte në: latinisht, italisht, spanjisht, rusisht, shqip.

Shërbimi në Kishë

Luajti rol parësor në ringjalljen bashkëkohore të Hierapostullimit Orthodhoks në botë (nga viti 1958). U hirotonis dhjak (1960); prift – arkimandrit (1964), Episkop i Andrusës (1972) me detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të “Shërbimit Apostolik të Kishës së Greqisë” (1972-91); Kryepiskop mëkëmbës (Kryepiskop në detyrë) i Mitropolisë së Shenjtë të Irinupolit në Afrikën Lindore (1981-1990); Mitropolit i Andrusës dhe Ekzark Patriarkal në Shqipëri (1991-1992). Kryepiskop i Tiranës dhe i Gjithë Shqipërisë (qershor 1992 - 2025).

Veprimtaria sociale

Ka qenë anëtar: i Këshillit të Shkollës së Lartë të Punonjësve Socialë (1977-84); i Komitetit të Lartë Zyrtar për Kishën e Greqisë (1977-85); i Komitetit të Edukimit Kishtar të Ministrisë së Edukimit Kombëtar dhe Feve (1977-1982); i Komisionit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore të Qipros (1985-91), i Komisionit të Bursave të Fondacionit “Aleksandër Onasis” (1978-94); i Fondacionit “Aleksandër Onasis” (1994-2005). Anëtar i Shoqërisë Filekpedheftiki (1994 e në vazhdim).

Veprimtaria ndërkishtare ndërkombëtare:

Ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Ekzekutiv për Misionarizmin Jashtë Vendit (1958-61) dhe Zëvendëspresident i Organizatës Ndërkombëtare të Rinisë Orthodhokse “Syndesmos” (1964-1977); Themelues dhe President i Qendrës Ndërorthodhokse Misionare “Porefthendes” (nga viti 1963).

Ai ka qenë anëtar i Komitetit Ndërkombëtar për Misionarizmin të Këshillit Botëror të Kishave (1963-1969), Sekretar për Kërkimin Misionar dhe Marrëdhëniet me Kishat Orthodhokse në KBK (Gjenevë 1969-1971).

Ka organizuar dhe drejtuar Qendrën për Studimet Misionare në Universitetin e Athinës (1971-1974) dhe Qendrën Ndër-Orthodhokse në Athinë të Kishës Orthodhokse të Greqisë (1971-1974). Si Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Apostolik të Kishës së Greqisë, ai promovoi programe teologjike, edukuese dhe botuese; në veçanti, zhvilloi sektorin e misioneve jashtë vendit. Në Afrikën Lindore (Kenia, Uganda, Tanzani), organizoi dhe zhvilloi  misionet orthodhokse. Ai është vlerësuar si “Bamirës i Madh i Patriarkanës së Aleksandrisë dhe gjithë Afrikës”.

Kryepeshkopi mëkëmbës në Afrikë

Kryepeshkopi Anastas ka luajtur një rol udhëheqës në ripërtëritjen bashkëkohore të Apostullimit nëpër botë të Kishës Ortodokse. Për një dhjetëvjeçar 1981-91, ka punuar si lokum tenens (Krypeshkop mëkëmbës) i Krypeshkopatës së Shenjtë të Irinupolit- Afrika Perëndimore (Kenia, Uganda, Tanzani). Ai themeloi dhe organizoi Shkollën Patriarkale “Krypeshkopi i Qipros Makarios”, që e drejtoi për dhjetë vjet; dorëzoi 62 klerikë afrikanë dhe konsakroi 42 anagnostë-katekistë, me origjinë nga tetë fise afrikane. Në të njëjtën periudhë promovoi përkthimin e Liturgjisë Hyjnore në katër gjuhë afrikane. U përkujdes për themelimin e rreth 150 famullive ortodokse dhe për ndërtimin e dhjetëra kishave, për ndërtimin e shtatë stacioneve misionare dhe punoi për hapjen e shkollave dhe qendrave mjekësore.

Veprimtaria ndërkishtare

U zgjodh vazhdimisht në pozicione të shquara në udhëheqjen e organizmave ndërkombëtarë: Moderator i Komitetit për Misionin dhe Ungjillëzimin Botëror (1984-1991) dhe i Konferencës së Misionarizmit dhe Ungjillëzimit Botëror në San Antonio Teksas (1989); anëtar i Këshillit Evropian të Udhëheqësve Fetarë (2003-2010); Zëvendëspresident i Konferencës së Kishave Evropiane (2003-2009); President i Këshillit Botëror të Kishave (2006-2013); President Nderi i Konferencës Botërore të Feve për Paqen (2006 e në vazhdim).

Vepra

Autor i 24 librave (kërkime për Fetë Afrikane, ese në Theologji dhe në Historinë e Misioneve, predikime etj.), ku përfshihen: Islami, një vështrim i përgjithshëm (16 botime), Historia e Feve- Gjurmë nga kërkimi i Transhendentes, Globalizmi dhe Orthodhoksia, Hierapostullim në gjurmët e Krishtit, Deri në skajet e dheut, Bashkekzistenca, Në Shqipëri – Kryq dhe Ngjallje. Ka botuar mbi 200 ese dhe artikuj me tema teologjike e baritore. Studimet dhe artikujt e tij janë përkthyer në 17 gjuhë të huaja.

Nderime

U nderua me 27 medalje dhe çmime nga shumë Kisha Orthodhokse dhe vende të ndryshme, si: “Kryqi i Madh i Urdhrit të Nderit i Republikës së Greqisë” (1997); çmimi “Athenagora për të Drejtat e Njeriut” (Nju Jork, 2011); çmimi për “Kontributin e shquar për unitetin e popujve orthodhoksë” (Moskë, 2005); dekorata “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” (Tiranë, 2010).

Kryepiskopi Anastas ishte njohës i thellë në fushën e Historisë së Feve dhe të dialogut ndërfetar. Kontributi i tij i rëndësishëm në Hierapostullimin e Krishterë, në Teologji dhe në bashkëjetesën paqësore të popujve dhe të komuniteteve fetare është i njohur botërisht.

1 JAVE ME PARE

Që nga 24 qershori 1992 Kryepeshkop i Shqipërisë, cila ishte veprimtaria e Anastas Janullatos në vendin tonë?

Ndahet nga jeta Kryepeshkopi Anastas Janullatos! Nderime në disa qytete!
Kryepeshkopi Anastas Janullatos

TIRANA- Vepra kishtare e Anastas Janullatos arrin kulmin me misionin e kërkuar prej tij nga Patriarkana Ekumenike për restaurimin nga rrënojat e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, e cila ishte shembur pas 46 vitesh persekutimi nën të vetmin “shtetin ateist” në botë. Fillimisht ai punoi si ekzark patriarkal (janar 1991 – qershor 1992). Më pas u ngrit në Mitropolit të Androusse (gusht 1991 – qershor 1992) dhe u zgjodh Kryepeshkop i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë (24 qershor 1992). Në mes të vështirësive të mëdha, ai arriti të rindërtojë nga themelet Kishën Autoqefale të Shqipërisë dhe formoi një Kartë të re (2006).

Ai themeloi Shkollën (Akademinë) Teologjiko-Prifterore “Anastasis” në Durrës në vitin 1992, Liceun Kishtar “Timios Stavros” në Argyrokastro dhe Sukth-Durrës si dhe Shkollën e Muzikës Bizantine në Tiranë. Janullatus u kujdes për përkthimin dhe botimin e librave liturgjikë dhe të librave të tjerë fetarë. U ndërtuan 155 kisha të reja, u restauruan 63 të tjera dhe u riparuan më tepër se 160 kisha ekzistuese, si dhe 75 qendra kishtare (Ndërtesat e Krypeshkopatës dhe të mitropolive, shkolla, qendra mjekësore, shtëpi pritjeje, kampe rinore etj). Vepra totale ndërtuese arrin në afro 500 ndërtesa. Ai ka zhvilluar vepra bamirësie, duke shpërndarë qindra tonë ushqime, veshmbathje dhe ilaçe. Themeloi një gazetë të përmuajshme dhe tri revista, si edhe një stacion radiofonik.

U përkujdes për ndërtimin e atelieve të Kishës (shtypshkronjës, fabrikës së qirinjve, zdrukthëtarisë, atelieve të ikonave dhe të restaurimit të tyre). Në të njëjtën kohë, zhvilloi programe pionier në fushat e edukimit, shëndetësisë, kujdesit social, zhvillimit rural, kulturës dhe ekologjisë. Themeloi Qendrën Mjekësore Diagnostike Arkivuar 1 prill 2019 tek Wayback Machine me 24 specialitete në Tiranë dhe 4 qendra mjekësore në qytete të tjera; gjithashtu Akademi Teologjike, dy Institute të Formimit Profesional; nga viti 2010 në Tiranë Kolegjin Universitar “Logos” Arkivuar 3 qershor 2019 tek Wayback Machine, një lice profesional; 5 shkolla fillore dhe të mesme; një konvikt për vajza dhe 20 kopshte fëmijësh në qytete të ndryshme.

Ai u përkujdes për ndërtimin e rrugëve, ujësjellësve, urave, riparimin e shkollave publike etj). Gjatë periudhës kritike të Kosovës (1999), organizoi një program të gjerë humanitar, që ndihmoi rreth 33.000 refugjatë në vende të ndryshme të Shqipërisë. E lidhi Kishën e Shqipërisë me organizata ndërkombëtare kishtare. Ai ishte anëtar themelues i Shoqërisë Biblike Ndërkonfesionale të Shqipërisë dhe të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë. Gjatë tensioneve politike midis Greqisë dhe Shqipërisë, kontribuoi në zbutjen e tyre dhe në afrimin e dy vendeve.

Më 24 tetor 2008, sipas Nenit 10 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Kryepeshkopi Anastas Janullatos nënshkroi Marrëveshjen e parashikuar nga Kushtetuta midis Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave, e cila në vazhdim u ratifikua në Kuvendin Popullor dhe në 22 janar 2009, u dekretua nga i artëhershëm Presidenti i Republikës z. Bamir Topi dhe u bë ligj i shtetit Nr. 10057/22.1.2009. Nëpërmjet iniciativave dhe veprës së tij u është ofruar punë mijëra vetëve; u krijuan vepra serioze të strukturës sociale dhe Kisha Ortodokse e Shqipërisë është bërë një faktor multidinamik shpirtëror dhe faktor progresi.

1 JAVE ME PARE

Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Anastas Janullato/ "Shkak funksionimi i pamjaftueshëm i shumë organeve", Kisha Ortodokse: I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!

Ndahet nga jeta Kryepeshkopi Anastas Janullatos! Nderime në disa qytete!
Anastas Janullatos

TIRANË- Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka reaguar përmes një postimi në "Facebook" në lidhje me ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit, Anastas Janullatos. Në postim Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë shkruan se Kryepeshkopi ndërroi jetë sot më 25 Janar 2025, në orën 08:30 të mëngjesit në Spitalin "Evangelismos" të Athinës.

Më tej në postim theksohet se Janullatos ka ndërruar jetë si pasojë e funksionimit të pamjaftueshëm të shumë organeve. Kisha Ortodokse më tej shkruan se kryepeshkopi me vizionin hyjnor dhe punën e tij të palodhur rindërtoi nga themelet jetën kishtare, ndërtoi qindra kisha, krijoi institucione arsimore dhe bamirëse, si dhe formoi një brez të ri klerikësh, duke ofruar një shërbesë të pandërprerë e sakrifikuese për më shumë se 33 vjet.

Postimi i plotë:

Fjeti më Zotin Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, ANASTASI. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, me dhimbje të thellë, njofton fjetjen më Zotin të Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij, Anastasit. Kryepiskopi ndërroi jetë sot, 25 Janar 2025, në orën 08:30 të mëngjesit, në moshën 95-vjeçare, në Spitalin "Evangelismos" të Athinës, si pasojë e funksionimit të pamjaftueshëm të shumë organeve. Më parë, ishte kuruar për disa ditë në Spitalin "Hygeia" të Tiranës.


Ftojmë besimtarët orthodhoksë të Kishës së Shqipërisë të luten për prehjen e shpirtit të Kryebariut të ndjerë. Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas, ishte rindërtuesi dhe rigjallëruesi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, të cilën e ngriti tërësisht nga rrënojat pas rënies së regjimit ateist. Me vizionin hyjnor dhe punën e tij të palodhur, ai rindërtoi nga themelet jetën kishtare, ndërtoi qindra kisha, krijoi institucione arsimore dhe bamirëse, si dhe formoi një brez të ri klerikësh, duke ofruar një shërbesë të pandërprerë e sakrifikuese për më shumë se 33 vjet. I përjetshëm qoftë Kujtimi i tij!

Kryepeshkopi Anastas Janullatos ndodhej prej 30 dhjetorit të 2024-ës i shtruar në spital, fillimisht në Tiranë për shkak të një viroze stine. Më pas gjendja e tij u përkeqësua për shkak edhe të një gjakderdhjeje në sistemin e aparatit tretës, për të cilën u dërgua në Athinë më 3 janar. Pas disa ditësh i shtruar në spital ai iu nënshtruar edhe një operacioni ku ka qëndruar në terapi intensive. 

Ndahet nga jeta Kryepeshkopi Anastas Janullatos! Nderime në disa qytete!

1 JAVE ME PARE

"Për mua nuk mjaftonte t’i jepja diçka Perëndisë, duhej t’i jepesha plotësisht Atij!" Ndërroi jetë në moshën 95-vjeçare, kush ishte Kryepeshkopi Anastas Janullatos?

Ndahet nga jeta Kryepeshkopi Anastas Janullatos! Nderime në disa qytete!
Kryepeshkopi Anastas Janullatos

GREQIA- Kryepeshkopi i Anastas Janullatos ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në moshën 95-vjeçare. Kryepeshkopi Anastas Janullatos lindi më 4 nëntor të vitit 1929, në një familje besimtarësh ortodoksë në Greqi. Ai u rrit me besim dhe gjatë viteve të formimit merrte pjesë në mënyrë aktive në Kishë. Në fillim atij i pëlqente matematika dhe gjatë viteve të adoleshencës ai dëshironte të vazhdonte studimet në këtë shkencë. Idetë e tij ndryshuan me fillimin e Luftës së Dytë Botërore.

Gjatë viteve të luftës, Anastasi filloi të përjetonte besimin e tij në një mënyrë më personale. Ai ishte dëshmitar i shumë vuajtjeve dhe shkatërrimeve të luftës. Brenda kaosit mundi të gjente kuptim vetëm duke gërmuar thellë në besimin e tij. Që bota dhe vendi i tij të shpëtonte nga të këqijat e luftës si dhe nga pasojat e luftës civile në Greqi, Anastasi kuptoi nevojën urgjente për një mesazh paqeje të brendëshme, paqeje që vjen nëpërmjet Jisu Krishtit. Kjo përvojë e drejtoi Anastasin që të braktiste dëshirat e tij për fushat e tjera të studimit dhe të ndiqte teologjinë. Kaq drithëruese ishte kjo dëshirë sa që ai thonte: ”Për mua nuk mjaftonte t’i jepja diçka Perëndisë, duhej t’i jepesha plotësisht Atij. Doja që e gjithë qënia ime të jetonte në Krishtin”. Prandaj në vitin 1947, ai filloi Fakultetin Teologjik në Universitetin e Athinës, ku u diplomua shkëlqyeshëm në vitin 1951.

Pas shërbimit ushtarak, Anastasi u bashkua me vëllazërinë “ZOI” (JETA), një organizatë fetare e përqendruar në rilindjen shpirtërore të Kishës në Greqi. Përgjegjësitë që kishte ai përfshinin misionin për të rinjtë e vendit të tij. Ai u bë udhëheqës i lëvizjeve studentore, kampeve të adoleshentëve dhe luftoi ta bënte besimin orthodhoks të vërtetë dhe të prekshëm për të rinjtë që kishte pranë. Nëpërmjet këtyre përvojave, Anastasi zbuloi ndikimin që patën këto programe mbi Kishën në një shkallë të gjerë. Ai kuptoi se pa një shërbim të tillë misionar, Kisha Orthodhokse humbiste qëllimin dhe së fundi zvogëlohej.

Gjatë këtyre viteve, Anastasi mori pjesë gjithashtu në një lëvizje ndërkombëtare rinore orthodhokse të quajtur “Syndesmos”. Ai shërbeu si Sekretar i Përgjithshëm gjatë viteve 1958 – 1961 dhe pastaj si Zëvendëspresident nga viti 1964 – 1978. Gjatë kësaj kohe u takua me udhëheqës të tjerë të rinj që kishin të njëjtin zell për të shpallur Ungjillin. Së bashku ata filluan të kuptojnë se Krishti asnjëherë nuk mund të kënaqej nga shpallja e Ungjillit vetëm brenda Kishës. Urdhërimi i Tij fillestar ishte që të shkonin në të gjithë kombet. Prandaj, misionet nuk janë vetëm të brendshme, por edhe të jashtme.

Urdhërimi i Madh i së kaluarës është një përgjegjësi e madhe për të tashmen. Në atë kohë Anastas Janullatos shkruante: “Kisha pa mision është një kundërshtim termash… Nëse Kisha është moskokëçarëse ndaj punës apostolike që i është besuar, ajo mohon veten, kundërshton veten dhe thelbin e saj dhe tradhëton betejën që bën.  Kisha që qëndron në vend, kisha së cilës i mungon vizioni dhe përpjekja e vazhdueshme për të shpallur Ungjillin të pa pagëzuarve, vështirë se mund të njihet si një Kishë e Shenjtë, e Përgjithshme dhe Apostolike, së cilës Zoti i besoi vazhdimësinë e veprës së Tij”.

1 JAVE ME PARE

Ndahet nga jeta Kryepeshkopi Anastas Janullatos

Ndahet nga jeta Kryepeshkopi Anastas Janullatos! Nderime në disa qytete!
Kryepeshkopi Anastas Janullatus

ATHINA- Kryepeshkopi i Anastas Janullatos ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm pas disa javësh shtrimi në spitalin “Evangelismos”. Kryepeshkopi Anastas Janullatos ndodhej prej 30 dhjetorit të 2024-ës i shtruar në spital, fillimisht në Tiranë për shkak të një viroze stine. Më pas gjendja e tij u përkeqësua për shkak edhe të një gjakderdhjeje në sistemin e aparatit tretës, për të cilën u dërgua në Athinë më 3 janar.

Janullatos lindi më 4 nëntor të vitit 1929, në Pire, Greqi. Ai ka qenë profesor i Historisë së Feve (1972-92) dhe Dekan i Fakultetit Teologjik të Universitetit Kombëtar Kapodistrian të Athinës (1983-1986) B.D dhe Th.D (me nderimet më të larta) dhe Profesor Emeritus i po të njëjtit Universitet.

Ai është shpallur Doktor Nderi i Teologjisë apo Doktor Nderi i Filozofisë, Th.D.h.c, DD hc PhD h.c nga 19 universitete, fakultete ose degë universitare (në Greqi, SHBA, Qipro, Rumani, Gjeorgji, Shqipëri, Itali), Anëtar Korrespondent (1993-2005) dhe Anëtar Nderi (nga viti 2006) i Akademisë së Athinës.

 

ndahet nga jeta kryepeshkopi anastas janullatus

Sondazh

Poll

Berisha: Një dëshmi si e Ahmetajt do kishte rrëzuar çdo regjim në 3 ditë

Berisha: Një dëshmi si e Ahmetajt do kishte rrëzuar çdo regjim në 3 ditë

Berisha: Të bëjmë gjithçka për regjistrimin e diasporës që të votojnë për të shkulur këtë të keqe

Berisha: Një kryeministër që pi një shishe vere 33 mijë euro duhet nxjerrë me lecka

Berisha: Rama është bir shpirtëror i Sorosit, bashkë me Lindën zbatuan doktrinën e tij çnjerëzore

Berisha: Ftoj çdo parti që ndihet opozitare të na bashkohet në këtë front kundër së keqes

Rama: Shqipëria është zgjedhur të organizojë Kongresin Botëror të Ligjit 2027

Rama batuta me bankierët: Ky është një rast i artë që të pretendoni një biletë për në parajsë

Rama: Patëm zhvillim artistik në 95-96, që prodhoi katastrofën e 1997

Rama: Paketa e Maleve do të sjellë kërkesë të rritur për agroturizmin!

Rama: Kemi vendosur një objektiv! Në Shqipërinë 2030 eksportet bujqësore të arrijnë 1 miliard euro

Rama: Është krijuar një industri këtu në këtë Somalinë tonë që sjell 4.5 mld të ardhura

Rama u përgjigjet komentuesve për çmimet e larta: Ajo që ne bëjmë është të rrisim fuqinë blerëse

Do të largohet nga pushteti? Rama: S’kam ndërmend ta lë këtë punë