LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Në galerinë e Ajola Xoxës u gjetën 230 mijë euro"/ Berisha: 23 dhjetori do të jetë protestës më të fuqishme kombëtare

• Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën me gazetarët ka lexuar rezolutën e IDU-së që mbështet opozitën shqiptare dhe që dënon qeverisjen e Edi Ramës. • Gjatë konferencës me gazetarët, kryetari i PD-së, Sali Berisha ka bërë publike datën e radhës të mosbindjes civile që do të jetë 23 dhjetori. • Berisha ka deklaruar se ne galerinë e Ajola Xoxës, bashkëshortja e Erion Veliajt janë gjetur nga hetuesit e BKH 230 mijë euro. • Berisha ka deklaruar se pas inagurimit të Presidentit amerikan Donald Trump, do të bëj çdo përpjekje për heqjen e 'non gratas'. • Berisha tha sot se qeveria teknike është kërkesë themelore, por përveç saj, lirimi i të burgosurve politikë është një kërkesë tjetër. • Gjatë fjalës së tij Berisha tha se demokratët e kanë dërguar që në vitin 2013 ligjin për votimin e shqiptarëve jashtë vendit.

9 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

"Vengun e çoi te Çuçi, por janë të dy të diskredituar!" Berisha: Rama e degdisi Klosin në Dibër se është një...

"Në galerinë e Ajola Xoxës u gjetën 230 mijë
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar vendimet e dala pas mbledhjes së sotme të kryesisë së PS-së. Berisha tha se Rama i turpëruar prej Klosit prej borxheve të tmerrshme që ka krijuar me kumar, i sëmurë si kumarxhi, sipas tij, e çojnë tani gjoja në Peshkopi. Ai shtoi se Rama Vengun e dërgoi në Vlorë për të kompensuar imazhin e nxirë të Çuçit.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Së pari, degdisja apo transferimi i Blendi Klosit ka të bëjë me personalitetin e Blendi Klosit, i cili është i njohur tashmë, është i demaskuar si njëri nga bixhozxhinjtë më të mëdhenj të Shqipërisë. Blendi Klosi është një kumarxhi i sëmurë, dhe nuk e pranojnë kudo që e çojnë, e përçmojnë. Dhe tani ta çojë atje në Peshkopi, ata janë një republikë tjetër. Ata në fakt i japin ujë me bisht të lugës Blendi Klosit. Kështu që e çojnë për ta internuar Blendi Klosin.

As fiton, por i turpëruar prej tij prej borxheve të tmerrshme që ka krijuar me kumar, i sëmurë si kumarxhi, e çojnë tani gjoja në Peshkopi. Kjo është historia e Blendi Klosit. Ka dërguar Pirro Vengun, i cili rezulton bashkautor në krime të rënda me drogën si drejtor porti, rezulton një ushtar i bandave dhe i Lubi Ballukut. Po pse? Se Çuçi edhe ai është i diskredituar. Çuçi është i refuzuar gjerësisht nga qytetarët e Vlorës.

Vëngun e dërgoi gjoja për të kompensuar imazhin e nxirë të Çuçit. E vërteta është se imazhi i Pirro Vengut është po aq i nxirë sa imazhi i Çuçit. Natyrisht ky thotë do dal haptas dhe u thotë atyre të tjerëve, por garën e tij do t’ua publikoj këto ditë stafin elektoral të Edi Ramës në Shkodër, do i shihni vetë se kush është staf elektoral i Edi Ramës. Por e garantoj se nuk do e gëzojë atë mandat, nuk do e marrë dot. Koha fakton se po ecën në mënyrë të pamëshirshme për ne.

Edi Rama do marrë vendin që u takon padrinove ose bosëve të organizatave kriminale. Nuk kemi asgjë të përcaktuar se kur do përcaktohen, të parëve do ua them gazetarëve. Në qoftë se mendon se Sali Berisha imiton Edi Ramën, është akti i fundit që do bënte para se do vriste veten... Mos e pyet...

1 MUAJ ME PARE

"Ne kemi dërguar që në vitin 2013 një ligj për këtë qëllim!" Berisha: Do bëjmë gjithçka duhet për votën e diasporës

"Në galerinë e Ajola Xoxës u gjetën 230 mijë
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot do të bëjnë gjithçka duhet për votën e diasporës. Berisha tha se Rama nuk pranoi reformën zgjedhore. Sipas tij, ata gabuan që thanë se bëmë reformë. Berisha tha se kishte lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe një ligj që demokratët e kanë dërguar që në vitin 2013 për votimin e shqiptarëve jashtë vendit.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Jo, nuk kam një komunikim të qartë zyrtar, por në rast se debatet dhe mendimi i ekspertëve kërkon që për këtë problem të ketë ndryshime, qoftë në kod, qoftë në Kushtetutë, ne jemi të gatshëm. Pse jemi të gatshëm?

Së pari, rrugën për në Kushtetutë e ka hapur Gjykata Kushtetuese. Vendimi i gjykatës është normë kushtetuese. Së dyti, ne e kemi me shumë zemër sanksionimin dhe ushtrimin e votës, absolutisht janë më shumë shqiptarë jashtë se brenda, të shqiptarëve jashtë. Pra, e kemi me shumë seriozitet, me shumë interes.

Çfarëdo që duhet për të garantuar këtë votë, ne jemi të gatshëm. Edi Rama nuk pranoi reformën zgjedhore, gabuan ata që thanë se bëmë reformë, jo, asnjë lidhje me reformën. Kishte lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe një ligj që ne e kemi dërguar që në vitin 2013 për votimin e shqiptarëve jashtë vendit.

1 MUAJ ME PARE

Berisha: Qeverinë kujdestare për zgjedhjet ta vendosim në Kushtetutë

"Në galerinë e Ajola Xoxës u gjetën 230 mijë
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se qeveria teknike është kërkesë themelore, por përveç saj, lirimi i të burgosurve politikë është një kërkesë tjetër. Berisha tha se kërkesa për qeveri teknike si akt mund të sanksionohet në kushtetutë në mënyrë që 4 apo 3 muaj para zgjedhjeve të ketë një qeveri kujdestare për përgatitjen e zgjedhjeve për t'i dhënë fund këtij debati. Ai shtoi se çdo shqiptar duhet ta ketë të qartë, se Rama qeveri teknike nuk krijon, nëse nuk i imponohet.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Sigurisht qeveria teknike është kërkesë themelore, por përveç saj, lirimi i të burgosurve politikë është një kërkesë tjetër. Kërkesat tashmë janë botërore, janë në rezolutat e mbarë botës, ndaj dhe ne do të luftojmë për zbatimin e këtyre kërkesave. Sigurisht çdo shqiptar duhet ta ketë të qartë, se Edi Rama qeveri teknike nuk krijon, nëse nuk i imponohet.

Sikundër deklarova mbrëmë dhe deklaroj dhe sot para jush, se kërkesa për qeveri teknike, e cila mendoj unë, si akt mund të sanksionohet në kushtetutë në mënyrë që 4 apo 3 muaj para zgjedhjeve, sot e tutje të ketë një qeveri kujdestare për përgatitjen e zgjedhjeve për ti dhënë fund këtij debati.

Këtë e ka Greqia që kur ka përmbysur juntën e kolonelëve dhe ka parë veç të mirë prej saj. Këtë e vendosi Maqedonia në këtë nivel dhe ka parë vetëm të mirë prej kësaj. Ne nuk po e kërkojmë vetëm për veten tonë dhe vetëm për këtë radhë, ndonëse ne e kemi faktuar se bëjmë zgjedhje të lira, kemi faktuar rotacionin, por kjo le të bëhet një normë kushtetuese për Shqipërinë.

1 MUAJ ME PARE

Berisha: Çdo punonjës i administratës që përfshihet në fushatë do të marrë ndëshkimin që meriton

"Në galerinë e Ajola Xoxës u gjetën 230 mijë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se ligji ndalon në mënyrë kategorike angazhimin e punonjësve të administratës në procesin elektoral. Gjatë fjalës me gazetarët, Berisha ka theksuar se do të ketë ndëshkime për ata që shkelin ligjin. Po ashtu ai ka theksuar se ata po punojnë me baza vullnetarizmi me qytetarët.

"Së pari dua të theksoj se PD, si parti e shtetit ligjor vlerëson punën, përkushtimin, mundin, djersën e çdo punonjësi që i qëndron besnik ligjit dhe punon në përputhje me ligjin. Në mënyrë absolute i presin ndëshkime shumë të rënda, të gjithë ata punonjës administrate që bëjnë terroristin elektoral. Që shkelin ligjin e shtetit, për hir të narkoshtetit. Ne po bëjmë dhe do ti regjistrojmë një e nga një dhe secili do të jetë përgjegjës për krimin që ka bërë. Ligji ndalon në mënyrë kategorike angazhimin e punonjësve të administratës në procesin elektoral. Zëri i Amerikës në studimin e tij ka gjetur se mbi 20% e shqiptarëve kanë përjetuar terror dhe frikësim nga punonjës të administratës për votën e tyre. Ky do të jetë një motiv jashtëzakonisht i fuqishëm për të shpartalluar shtetin elektoral dhe për të rivendosur shtetin ligjor. Është akt i shëmtuar. Ne po punojmë me baza vullnetarizmi me qytetarët, me listat e votimit, me aktivistët tanë, për të identifikuar, për të lehtësuar, mundësuar votimin e një numri sa më të madh të shqiptarëve jashtë vendit. Por veprimtaria e administratës është kriminale, e dënueshme, është armiqësore për një proces zgjedhor dhe do të ndëshkohet si e tillë. Edhe njëherë u bëj thirrje qytetarëve që të regjistrojnë, natyrisht duke faktuar se nuk bëjnë gjah shtrigash, por duke faktuar ndërhyrjen e çdo punonjësi të administratës," tha Berisha.

1 MUAJ ME PARE

Berisha: Baxhanaku i Edi Ramës ka marrë mbikëqyrjen dhe ruajtjen e serverëve të SPAK dhe BKH

"Në galerinë e Ajola Xoxës u gjetën 230 mijë
Sali Berisha

TIRANË- Lideri i opozitës Sali Berisha ka denoncuar sipas tij një tjetër skandal shumë të madh. Gjatë takimit me gazetarët, Berisha tha se baxhanaku i Edi Ramës dhe kunati i Linda Ramës, ka marrë tani mbikëqyrjen dhe ruajtjen e serverëve të SPAK dhe BKH-së.

"Së fundmi, baxhanaku i Edi Ramës, kunati i Linda Ramës, ka marrë tani mbikëqyrjen, ruajtjen e serverëve të Skapit dhe BKH. E kuptoni ju vetë, e gjithë arkiva e Skapit dhe BKH-së është në duart e Edi Ramës dhe klanit të tij.
Këto kisha unë," tha Berisha.

1 MUAJ ME PARE

Berisha: Pas inaugurimit të Presidenti Trump, do të bëjmë të gjitha përpjekjet tona për heqjen e ‘non gratas’

"Në galerinë e Ajola Xoxës u gjetën 230 mijë
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se pas inagurimit të Presidentit amerikan Donald Trump, do të bëj çdo përpjekje për heqjen e 'non gratas'. Gjatë fjalës me gazetarët, Berisha theksoi se akti i shpalljes non grata të tij do të mbetet në historinë e demokracisë si njollë e zezë për ata që ia vendosën. 

"Siç kam theksuar, i gjithë problemi im, dhe vendimi im për moslobim lidhej me ata që kryen grushtin e shtetit ndaj opozitës shqiptare. Me përpjekjen antidemokratike për të kontrolluar opozitën, kontrolluar kryetarin e saj, për ta shndërruar opozitën në një vegël të Edi Ramës. Tani që ata dorëzojnë pushtetin, unë prej dorëzimin e pushtetit nga ana e tyre, që unë të filloj përpjekjet e mia për të paraqitur këtë akt që do të ngelet, në historinë e demokracisë, si një njollë e zezë për ata që e vendosën. Pra nuk ka asnjë sekret që ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet tona, por natyrisht duhet që administrata e presidentit Donald Trump të inaugurohet dhe të nisë punën në të gjitha institucionet," tha Berisha.

1 MUAJ ME PARE

"Kërcënoi BKH-në se do publikonte regjistrimet e Olsit me Xibrakën!" Berisha: Në galerinë e Ajola Xoxës u gjetën 230 mijë euro

"Në galerinë e Ajola Xoxës u gjetën 230 mijë
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuat ditën e sotme kontrollet e bëra disa ditë më parë në zyrat e bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa. Berisha tha se gjatë atij kontrolli janë gjetur 230 mijë euro të fshehura në galeri. Ai shtoi se Alban Dabulla lëshoi ultimatumin: "guxoni, përmendni, fotografitë dhe regjistrimet e Olsit me Xibrakën bëhen publike brenda 3 orëve".

"Sepse, edhe njëherë po u rikujtoj se në klubin e Xibrakës ka pasur 100 përqind mandat arresti për Besnik Dabullën, duhet të bëj një kontroll nëse ka pasur mandat për Albanin... Por, të qëndrojmë këtu. Grupi i XIbrakës ishte grupi i Hakmarrjes për Drejtësi. Gentian Gjonaj dhe Dabulla kanë qenë krahu publik i Hakmarrjes për Drejtësi. Dhe në grupin e Xibrakës, që de facto ishte grupi i Hakmarrjes për Drejtësi, por tani me koperturën më të lartë shtetërore, Olsi Ramën dhe Iljaz Çeçon dhe djemtë e tij", tha Berisha.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Tre ditë më parë u zhvillua, siç e denoncova këtu para jush, beteja mes Kodrës së Diellit dhe Surrelit. Por këtu para jush paraqita vetëm aktin e parë. Akti i dytë ka përsëri të njëjtët aktorë. Akti i dytë u zhvillua në galerinë ‘Harabel’. Ekipi i BKH dhe Skapit, nga shtëpia e Erion Velisë në Kodër të Diellit, u zhvendos në galerinë e Velicës, ‘Harabel’. Edhe aty të njëjtit personazhe, agjentët e BKH, Velica, dhe as i vëllai i saj, as i vëllai i Erion Veliajt, as kushërinjtë, por përsëri i njëjti Alban, Dabulla. I njëjti Alban që lëshoi ultimatumin nga Kodra e Diellit sikur të ishte ai pronari i galerisë ‘Harabel’.

Ai shoqëroi Velicën dhe ekipin e BKH-së në kontrollin që u bë në galerinë ‘Harabel’. Gjatë atij kontrolli janë gjetur 230 mijë euro të fshehura në galeri. Qytetari Dixhital informon Sali Berishën me kompetencë të plotë, në fakt BKH-ja Dixhitale, Qytetari Dixhital nuk ka mur, nuk ka dritare, nuk ka çati, nuk ka dysheme, nuk ka tavan që e pengon atë për të qenë aty ku duhet. Qytetari Dixhital informon se janë 230 mijë euro dhe se Dabulla lëshoi ultimatumin: guxoni, përmendni, fotografitë dhe regjistrimet e Olsit me Xibrakën bëhen publike brenda 3 orëve.

Sepse, edhe njëherë po u rikujtoj se në klubin e Xibrakës ka pasur 100 përqind mandat arresti për Besnik Dabullën, duhet të bëj një kontroll nëse ka pasur mandat për Albanin... Por, të qëndrojmë këtu. Grupi i XIbrakës ishte grupi i Hakmarrjes për Drejtësi. Gentian Gjonaj dhe Dabulla kanë qenë krahu publik i Hakmarrjes për Drejtësi. Dhe në grupin e Xibrakës, që de facto ishte grupi i Hakmarrjes për Drejtësi, por tani me koperturën më të lartë shtetërore, Olsi Ramën dhe Iljaz Çeçon dhe djemtë e tij.

Pra, në këtë kontekst ata kanë të gjithë dokumentacionin e personit të paidentifikuar, që shkruante polici që kishte frikë të përmendte emrin e Olsi Ramës. Dhe kështu që u censurua lajmi i gjetjes së 230 mijë eurove. Velica me të qetë filloi të justifikohej se kam bërë këto shitje e ato shitje, që të gjitha para të vjedhura pa diskutim. Pra, kjo tregon edhe njëherë falsitetin e hetimeve të organizatës kriminale që drejtohet nga Altin Dumani dhe ajo tjetra, Hajnaj, drejtoresha e BKH-së, e cila ka vetinë, merr çdo fashikull, dosje që ka lidhje me Edi Ramën dhe ia dërgon atje në zyrë. Kjo e provuar. Ajo, përveç kësaj, dosjet që nuk duhet të marrin rrugë, i degdis në qoshe të arkivave që të përfundojnë në kalendat greke. Edhe ajo është një person jashtëzakonisht i inkriminuar në raport me ligjin.

1 MUAJ ME PARE

Berisha lexon rezolutën e IDU: Partitë më të fuqishme të botës rrëzuan piramidën gjigante të mashtrimit të Edi Ramës

"Në galerinë e Ajola Xoxës u gjetën 230 mijë

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka lexuar rezolutën e IDU-së që mbështet opozitën shqiptare dhe që dënon qeverisjen e Edi Ramës. Berisha theksoi se në punimet e Forumit të Uashingtonit, kanë marrë fjalën në seanca të kësaj konference bashkëpunëtorë më të afërt të presidentit Donald Trump, si këshilltari për Sigurinë Kombëtare Waltz, bashkëkryetari i fushatës më të suksesshme në histori të fitores së Donald Trump, Chris LaCivita. 

Pjesë nga fjala e Berishës:

Sot jam këtu para jush për disa çështje, por do filloj së pari me rezolutën e fundit të miratuar nga Bashkimi Ndërkombëtar për Demokracinë, rezolutë e Uashingtonit Bashkimi Ndërkombëtar për Demokracinë është një organizatë që përbëhet nga 84 parti të 65 vendeve të botës dhe që ka për lokomotivë Partinë Republikane të SHBA. Në punimet e Forumit të Uashingtonit, kanë marrë fjalën në seanca të kësaj konference bashkëpunëtorë më të afërt të presidentit Donald Trump, si këshilltari për Sigurinë Kombëtare Waltz, bashkëkryetari i fushatës më të suksesshme në histori të fitores së Donald Trump, Chris LaCivita dhe shumë bashkëpunëtorë të tjerë të presidentit.

Në punimet e kësaj konference është miratuar me unanimitet të plotë rezoluta e Bashkimit Ndërkombëtar për Demokracinë për Shqipërinë, në të cilën narkoshteti i Edi Ramës zhvishet nga e gjitha propaganda mashtruese, apo po të përdorim një term tjetër, piramida gjigante e mashtrimit të Edi Ramës shembet e tëra dhe aty del në Uashington dhe tërë botën, del me shëmtinë e tij Shqipëria, narkoshteti i Edi Ramës, një diktaturë e ngjashme me Tunizinë dhe Bjellorusinë e Lukashenkos. Rezoluta shkruan se: duke qenë se IDU mbështet fuqishëm sundimin e ligjit dhe integritetin institucional si gurë themeli të demokracisë, në Shqipëri 12 vite qeverisjes të PS kanë përqendruar pushtetin në një person, duke reduktuar zgjedhjet në një fasadë farsë, atë që themi ne në mënyrë të përditshme.

Udhëheqësit e opozitës përballen me persekutim politik, burgosje dhe kërcënime, duke reflektuar regjime autoritare si Bjellorusia dhe Tunizia. Duke qenë se korrupsioni i shfrenuar dhe lidhjet mes krimit të organizuar dhe drejtuesve të PS, të zbuluara nga autoritetet belge, janë alarmante. Kartelet e drogës shfrytëzojnë Shqipërinë për pastrim parash duke ndërlidhur shtetin me grupe kriminale. Përgjimet zbulojnë bashkëpunimin mes zyrtarëve të qeverisë dhe grupeve kriminale për të manipuluar zgjedhjet. Duke qenë se pavarësisht rekomandimeve të OSBE/ODIHR, maxhoranca socialiste nën kryeministrin Rama ka dështuar të trajtojë abuzimet elektorale dhe ka ndryshuar në mënyrë të njëanshme kushtetutën për të dobësuar opozitën. Me afrimin e zgjedhjeve të vitit 2025, represioni politik po përshkallëzohet, duke shënuar gjykime, arrestime dhe burgosje të motivuara politikisht të liderëve të opozitës si Prof. Dr. Sali Berisha, Ilir Meta, Fatmir Mediu, Ervin Salianji dhe Fredi Beleri, etj.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme më 27 nëntor 2024 për të anuluar arrestimin e z. Berisha, erdhi menjëherë pasi Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut drejtoi pyetjet palëve për shkeljet në rastin e tij, duke zbuluar një gjyqësor të komprometuar nga ndikimi socialist, i cili është kthyer në një mjet për të shtypur opozitën dhe për të manipuluar zgjedhjet. Pra, ju keni këtu akuzat më të rënda që mund t’i bëhen një vendi, keni këtu akuza që faktojnë se ky vend është një diktaturë e mirëfilltë që angazhon drejtësinë për manipulimin e zgjedhjeve dhe arrestimin e opozitës. Paralajmërimet e Komisionit të Venecias për kapjen e reformës në drejtësi në pushtet, janë materializuar nën drejtimin e Ramës. Kjo pra është për 84 parti politike më të fuqishmet në botë, drejtësia shqiptare, e kapur nga Edi Rama. Duke kërcënuar në këtë mënyrë stabilitetin demokratik të Shqipërisë.

Kërkesat e IDU janë:
1. Dhënien fund të persekutimit politik ndaj liderëve të opozitës, dhe sigurimi i një mjedisi të lirë e të ndershëm për të gjithë aktorët politikë në mënyrë që të bëjnë fushatë pa asnjë persekutim politik.
2. Ruajtja e sundimit të ligjit dhe integritetit institucional si themele të një shoqërie demokratike.
3. Një sistem gjyqësor të paanshëm dhe të lirë nga ndërhyrjet politike.
4. Intensifikimin e luftës kundër krimit të organizuar, trafikimit të drogës dhe pastrimit të parave, duke siguruar që veprimet të mbeten të paanshme duke mos synojnë opozitën.
5. Zgjedhje të lira dhe të ndershme që garantojnë pavarësinë e administratës publike nga partia në pushtet.
6. Krijimin e një qeverie kujdestare, sipas modelit të Maqedonisë së Veriut, për të organizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.
IDU rikonfirmon mbështetjen për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, zgjedhjet e lira dhe rolin kritik të opozitës në rivendosjen e demokracisë. IDU do të monitorojë nga afër zhvillimet dhe do të mbështesë aspiratat demokratike dhe europiane të Shqipërisë.

1 MUAJ ME PARE

"23 dhjetori do të jetë dita e mosbindjes më të fuqishme kombëtare!" Berisha njofton datën e protestës së radhës në Tiranë

"Në galerinë e Ajola Xoxës u gjetën 230 mijë
Sali Berisha

TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar se mosbindja civile e opozitës do të vijojë në datën 23 dhjetor në Tiranë. Në konferencën për shtyp nga selia blu, Berisha tha se kjo do të jetë protesta më e fuqishme mosbindje civile në kryeqytet.

Ai shtoi se modalitetet e kësaj mosbindje do përcaktohen nga grupi përgjegjës, por opozitarët dhe demokratët nga mbarë Shqipëria dhe kudo që ndodhen në botë, duhet të bashkohen me 23 në një mosbindje civile, sipas tij që duhet të ketë fuqinë e elektroshokut.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Siç e shihni, kjo rezolutë e votuar me unanimitet të plotë në Uashington është një mbështetje e fuqishme jo vetëm për PD-në, por është një mbështetje e fuqishme për çdo shqiptar që aspiron të jetojë në një vend të lirë dhe demokratik, që zhvillon zgjedhje të lira dhe jo në një narkoshtet. Rezoluta lë mënjanë gjuhën me kuptime, por i thotë gjërat troç, shqip në mënyrë që çdo shqiptar ta kuptojë se IDU qëndron në anën e tyre, por edhe një damkosje e Edi Ramës, është Edi Rama në rreth të kuq para të gjitha kancelarive dhe institucioneve demokratike në botë.

Rezoluta mbështet aspiratat e Shqipërisë për integrim në BE, por përcakton se ky proces kalon në një seri kushtesh. Kjo është rezoluta e tretë në hark kohor nga data 16 nëntor gjer para dy ditësh. Kjo është unike. Çfarë do të thotë kjo? Si ka mundësi tre rezoluta në më pak se një muaj? Do të thotë se situata është jashtëzakonisht alarmante në Shqipëri. Pra, kemi të bëjmë me një situatë alarmante, të patolerueshme. Kurrë ndonjëherë nuk do votoheshin tre rezoluta në më pak se një muaj për një vend.

Por, janë ndërgjegjësuar partnerët tanë se kanë të bëjnë me një narkodiktator që nuk ndjek asnjë rregull përveç interesave të pushtetit të tij. Pra, të themi atë që është, Edi Rama është në rreth të kuq. Por këto rezoluta, ndonëse janë një ndihmë shumë e madhe për opozitën dhe popullin shqiptar, janë një detyrim madhor për opozitën shqiptare si forca e vetme politike për të çliruar Shqipërinë nga kjo diktaturë. Diktatura rrëzohet ose me lëvizje të armatosur siç dje me diktatorin gjakatar Bashar Al Asad, ose me mosbindje civile.

Opozita shqiptare ka zgjedhur mosbindjen civile si rrugën kryesore, të vetme për të çliruar shqiptarët nga narkodiktatori dhe diktatura e tij që kërkon të marrë njëlloj si Lukashenko mandatin e katërt, të grabisë mandatin e katërt. Ndaj dhe data 23 dhjetor do të jetë dita e mosbindjes më të fuqishme kombëtare që ka njohur Shqipëria gjer sot. Modalitetet e kësaj mosbindje do përcaktohen nga grupi përgjegjës, por opozitarët dhe demokratët nga mbarë Shqipëria dhe kudo që ndodhen në botë, duhet të bashkohen me 23 në një mosbindje civile që duhet të ketë fuqinë e elektroshokut për regjimin narkodiktatorial të Edi Ramës.

Duke e mbyllur çështjen e rezolutave, shpreh mirënjohjen më të thellë ndaj kryetarëve, kryeministrave, presidentëve, kryetarëve të partive anëtare të këtyre organizatave, që me një shpejtësi të rrufeshme votuan në një hark kohor në më pak se katër javë tre rezoluta kushtuar Shqipërisë, duke faktuar kështu se Shqipëria është bërë problem madhor për vendet ku ato qeverisin ose ku janë në opozitë, pra për mbarë botën më shumë se çdo vend tjetër.

sali berisha

Sondazh

Poll

Bardhi: Kuvendi gjatë 12 viteve ka dështuar të reflektojë rekomandimet e OSBE/ODIHR

Bardhi: Kuvendi gjatë 12 viteve ka dështuar të reflektojë rekomandimet e OSBE/ODIHR

Spiropali: Vota e diasporës një nga arritjet më të shënuara të legjislaturës!

Presidenti letër në Kuvend, Bardhi: Pse nuk e sollët kësaj here apo meqë nuk kishte protestë opozita

Berisha: Kontrabanda e naftës bëhet vetëm me pjesëmarrjen e qeverisë, tani vjen vetëm me anije

Berisha: Nuk kanë motive politike! Familjarët i shohin padrejtësitë që u bëhen

Berisha: Të votojnë të gjithë emigrantët pavarësisht kur i skadon dokumenti i lëshuar në Shqipëri

Vota e diasporës/ Berisha: Çdo dokument biometrik i shteteve ku ata ndodhen, duhet të konsiderohet

Berisha:Transparenca dhe parashtrimi i programit te shqiptarët,dy shtyllat kryesore tëPDnë parlament

Berisha: Taulant Balla dhe Lulzim Basha janë një binom i pandarë si tymi dhe bloza

Berisha prezanton programin për shëndetësinë: Do ndjekim modelin gjerman dhe do dyfishojmë buxhetin

"Fitorja e Trump"/ Berisha: Do të kërkoj rishikimin për vendimin që përbën një grusht shteti

Berisha: Qeveria jonë do garantojë çdo ilaç dhe pajisje për të sëmurët neoplazikë

Berisha: Shëndetësia është rikthyer në vitin 1960

"Qeveria amerikane kërkoi të hetohet organizatori!" Berisha: Rama pengoi hetimet e 21 janarit

Vrasja e Martin Canit/ Berisha: Hetimet u fshehën! Shoku thotë me futi thikën një person tjetër...

Berisha: Zaho Koka është dosja që ka ardhur këtu për Olsi Ramën dhe klanin Rama

Zbardhi pjesë nga dosja Toyota Yaris, Berisha: Do publikoj edhe kodin e Taulant Ballës

Berisha zbardh pjesë nga dosja Toyota Yaris: Taulant Balla dhe Astrit Vladi i kishin paratë bashkë

"E majta në 76 vende u ndëshkua!" Berisha para SPAK: Koha e Soros-it mori goditje fatale

Berisha pas daljes nga SPAK:I kishin dhënë urdhër OPGJ që në procesverbal të mos shënohet vërejtje

Berisha në SPAK/ Qytetarët mblidhen në protestë para Prokurorisë së Posaçme

Primaret/ Berisha: Ka një statut dhe unë do ta zbatoj, shumë shpejt do të hapet gara

Vendimi i Kushtetueses/ Berisha: Shpikën një çështje që nuk ekziston, janë repart i PS-së

Regjistrimi i diasporës/ Berisha: PS nuk pranon dokumentet biometrike të BE-së, kjo është absurde

Berisha: Dëmshpërblim të plotë për ish-të përndjekurit brenda mandatit të parë qeverisës

Ulja e çmimit të naftës/ Berisha: Zgjidhja vjen duke prerë me gërshërë kontrabandën

Berisha: Pollet janë mashtrim i madh! PD në muajt e fundit ka rritjen më të madhe

Berisha: Turizmi i Ramës është piramidë mashtrimi!

Berisha: Bonus për dy fëmijët e parë, për të tretë shteti do të paguajë shpenzimet deri në 23-vjeç

Berisha: Do bëjmë gjithçka që pasuritë e vjedhura gjatë qeverisjes Rama, tu rikthehet shqiptarëve!

Partitë e reja/ Berisha: Problem kryesor nuk është opozita, është teza e Edi Ramës

"Do të dyfishojmë buxhetin për arsimin",Berisha:Transformimi i sistemit aktual, është objektiv i yni

Berisha: Qëndrimi ynë është asnjë kullë dhe zero tolerancë ndaj krimit të organizuar dhe narkoeurove

Minimumi jetik 200 euro/Berisha: Disponojmë të gjitha fondet, mundësitë dhe vullnetin për ta zbatuar

Investimi në ishullin e Sazanit/ Berisha: Rama po e përdor për të blerë influenca politike

Regjistrimi i diasporës/ Berisha: Po bëjmë gjithçka që procesi të jetë transparent!

Berisha: PD ka një zotim solemn, kompensimin financiar ose fizik të çdo prone

Berisha: Për votën e diasporës kemi bërë ç’është e mundur që të jetë e sigurtë!"

Berisha: Po paraqesim një program shumë të suksesshëm, pala tjetër është në një betejë mes tyre

Rishfaqet Gledis Nano në Policinë e Shtetit pas shkarkimit

Berisha sfidon Ramën: Hajde të dalim në shesh të burrave dhe t’i themi njëri-tjetrit gjërat!

Berisha: Ata të cilët kishin parashikuar zhdukjen tonë, me 11 maj do të marrin disfatën e merituar!

34 vjetori i themelimit të PD/ Berisha nga Lezha: Donin të na linin si Kuba në brigjet e Adriatikut

"Çfarë nuk kanë fantazuar për shtëpinë time", Rama: Paraja nuk ka qenë tundim për mua!

Dosja Xibraka/ Rama paralajmëron masa ligjore: Do padis Gazment Bardhin për kallëzim të rremë

"Gati çerek shekulli akuza pa asnjë çerek prove", Rama: Nuk kam kryer kurrë një krim!

"Më kanë bërë skizofren me kartelë mjekësore", Rama: S'kisha si të mos akuzohesha për këtë

Dosja Xibraka/ Rama pas vendimit: Drejtësia foli me prova! Do dënoj Bardhin për kallëzim të rremë

"Fidel, të lus të ruash faturat se kështu si ka ardhur koha",Veliaj ankohet për SPAK në sy të Ramës

Me dhuratë me vete/ Sali Berisha në burgun e Fierit, viziton ish-deputetin demokrat Ervin Salianji