LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Shqipëria përfiton nga dekretet e Trump"/ Çështja e dokumenteve biometrike, Berisha: Diaspora të reagojë me protesta të fuqishme para ambasadave! Në PS ka shpërthyer luftë

• Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon sot në selinë blu një takim me të deleguarit në qarkun e Tiranës. • Berisha e nisi fjalën e tij me rikthimin e Donald Trump si president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për 4 vitet e ardhshme. • Ai e cilësoi inaugurimin e Trump si një rikthimet më të fuqishme dhe të jashtëzakonshme në historinë e njerëzimit me votën e lirë. • Lideri demokrat komentoi vendimin e Trump se në SHBA do të ketë vetëm dy gjini, dhe sipas tij me këtë mer fund agresioni post-marksist ndaj gjinisë. • Gjithashtu Berisha u shpreh se me inaugurimin dhe fillimin e detyrës të presidentit Donald Trump merr fund përdorimi i fondeve të taksapaguesve amerikanë për krijimin e drejtësive monstra. • Më tej Lideri i opozitës u shpreh se Shqipëria, kopshti eksperimental i Xhorxh Sorosit dhe jo i Xhorxh Oruellit, u përball me pasoja të tjera si në asnjë vend tjetër të agresionit ndaj opozitës konservatore në Shqipëri. •  Lideri i opozitës, gjatë fjalimit tij deklaroi se, në PS ka shpërthyer një luftë çakenjsh mes klaneve të brendshme. • Gjithashtu Berisha nuk la pa përmendur edhe vizitën e Erion Veliajt në SHBA, gjatë ceremonisë së inaugurimit të presidentit, Donald Trump. • Më tej Berisha u shpreh se Rama mendon se e mbylli me firmën e dy mercenarëve në SPAK aferën Xibraka të Olsi Ramës. • Berisha gjatë fjalimit tij i ka bërë thirrje Xhorxh Sorosit që të largojë nga Shqipëria fondacionin e tij, para zgjedhjeve të 11 majit. • Gjithashtu Lideri demokrat u shpreh se, nëse nuk largohet fondacionin Soros, vendimi i parë pas fitores së PD do të jetë largimi i këtij fondacioni nga Shqipëria. •  Berisha duke folur për programin qeverisës të Partisë Demokratike, u shpreh se, me të ardhur në pushtet, të gjitha rrugët e vendit do të jenë pa pagesë. • Gjithashtu Lideri i opozitës tha se, energjia elektrike do të shitet me 7 lek kilovati, siç edhe ka qenë më herët nënë qeverisjen e Partisë Demokratike. •  Berisha vuri theksin te vota e diasporës dhe vendimi skandaloz i mazhorancës socialiste, që mund të votojnë vetëm emigrantët me dokumente shqiptarë dhe jo emigrantët shqiptarë që disponojnë dokumente nga vendet ku jetojnë.

6 artikuj për këtë temë.

3 JAVE ME PARE

Çështja e dokumenteve biometrike/ Berisha: I bëj thirrje diasporës të reagojë me protesta të fuqishme para ambasadave të narkoshtetit

"Shqipëria përfiton nga dekretet e Trump"/
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon sot një takim me të deleguarit në qarkun e Tiranës. Berisha gjatë fjalimit tij vuri theksin te vota e diasporës dhe vendimi skandaloz i mazhorancës socialiste, që mund të votojnë vetëm emigrantët me dokumente shqiptarë dhe jo emigrantët shqiptarë që disponojnë dokumente nga vendet ku jetojnë.

"Ky është vetëm programi i emergjencës. Se në mënyrë absolute, program analog do ketë ekonomia, të cilën ne e konsiderojmë gjeneratorin e të gjitha të mirave materiale. Ne do bëjmë gjithçka për suksesin e biznesit.
Kemi një program të shkëlqyer për ekonominë. Kemi një program transformues për sistemin shëndetësor, për arsimin, për sportin, për bujqësinë, për pyjet. Ekipet tona kanë bërë një punë të mrekullueshme. Po bëhen konsultime ndërkombëtare për programin. Pastaj vetëkuptohet, gërshërët e ligjit do presin të gjitha lidhjet e krimit me politikën. Do presin dorën e zezë të cilitdo që shtrihet mbi taksat dhe paratë e qytetarëve. Por të gjitha këto është e domosdoshme t’i përcjellim tek çdo qytetar i Tiranës dhe Shqipërisë.

Ne jemi në prag të një fitoreje të thellë, një fitore që ka të gjithë potencialin të përsërisë vitin 1992. Ju e keni parë, nuk duan t’ua shohin sytë. Jashtë u bënë protesta të fuqishme, mos na hajdeni. Po nuk mund të pritet narkotrafikanti. Të shkosh në takim me Lubi Ballukun është njëlloj si të fyesh veten tënde. Pra, të dashur miq, kjo frymë optimizmi është mbizotëruese sot në mbarë vendin. Dhe ju siguroj se kjo frymë vjen çdo ditë dhe çdo javë e bëhet më e fuqishme. Çdo orë, çdo ditë që kalon, klani qeveritar po shpërbëhet dhe dezintegrohet gjithnjë e më keq. Ndaj dhe ne të rrimë me qytetarët. Me programin tonë dhe të organizohemi sa më fuqishëm.
Secili nga ju ka për detyrë të bëjë listën e të gjithë emigrantëve që ai njeh nga familja dhe rrethi i tij familjar. Dhe në qoftë se ndaleni për një moment, ata nuk janë më pak se 100. Vota e diasporës është historike. Janë të tmerruar. Tani kërkojnë që të votojnë vetëm ata të cilëve u ka ngelur në xhep dokumenti shqiptar. A ka kërkesë më absurde se kjo?

Dokumentet biometrike të Gjermanisë, Francës, SHBA, kërkojnë të mos i njohin në një kohë kur këto i njeh e gjithë Europa. I njëh SHBA. Këta thonë jo, nuk do mund të votojnë me këto. I bëj thirrje diasporës të reagojë me protesta të fuqishme para ambasadave të narkoshtetit se ky është një diskriminim i paimagjinueshëm.
Duhet të kesh urrejtjen ndaj votës që ka Edi Rama të urdhërojë një akt të tillë. Po biometrinë nuk e bëmë ne të parët, e morëm nga ata si proces sigurie. Dhe tani themi atyre nuk u njihet. Ndërkohë që ata me ato dokumente vijnë në Shqipëri dhe shkojnë kudo. Është absurde të hedhësh poshtë dokumentet biometrike të Gjermanisë, Francës, Britanisë, SHBA, etj. Vetëm një mendje primitive mund t’i lejojë vetes të arsyetojë në këtë mënyrë.
Përfaqësuesit tanë kanë bërë një punë shumë të mirë. Jemi plotësisht të votojmë çfarëdo që duhet për procesin e votës së diaporës.

Por në mënyrë absolute jo kurrë në qoftë se kërkojnë të ndëshkojnë diasporën me dokumente biometrike.
Kjo është marrëzi, kjo është e turpshme. Imagjino tani, janë aty një familje, burrit i ka humbur pasaporta shqiptare dhe ka marrë pasaportën gjermane. Gruaja e ka ruajtur diku. Tani kjo mund të votojë, ai jo.
Këto praktika i kanë njerëzit, të cilët janë të shpërbërë. Tani Damiani thotë se kjo na nxjerr probleme. Si të nxirrka probleme? Po në të gjithë sistemin dixhital, ajo pranohet dhe njihet. Ajo verifikohet. Ajo është aq e sigurt sa ç’është e jona. Kurse është apo nuk është votues ai, e kemi listën e votimit ne. Ai figuron i regjistruar.
Ndaj dhe edhe njëherë, thirrja ime për të gjithë emigrantët dhe diasporën, të bëhen gati për protestat më të fuqishme para ambasadat të narkoshtetit në të gjitha vendet e Europës dhe botës sepse kjo është një përpjekje flagrante për të penguar votimin e tyre. Nga frika e tmerrshme se e kanë kuptuar se diaspora nuk ka vota për narkoshtetin," tha Berisha. 

3 JAVE ME PARE

"Energjia do të shitet me 7 lekë kilovati"/ Berisha: Javën e parë hiqet çdo pagesë në rrugët e vendit

"Shqipëria përfiton nga dekretet e Trump"/
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon sot një takim me të deleguarit në qarkun e Tiranës. Berisha duke folur për programin qeverisës të Partisë Demokratike, u shpreh se, me të ardhur në pushtet, të gjitha rrugët e vendit do të jenë pa pagesë. Gjithashtu Lideri i opozitës tha se, energjia elektrike do të shitet me 7 lek kilovati, siç edhe ka qenë më herët nënë qeverisjen e Partisë Demokratike.

"Përveç këtyre zhvillimeve jashtëzakonisht të favorshme për opozitën, programi i PD është një program, i cili në 100 ditët e para u jep përgjigjen më të shkëlqyer problemeve më të mprehta të këtij vendi. Ne kemi gjetur çelësin, kemi përcaktuar si, tek, me realizëm të madh dhe thelbin e kësaj që do mbrojmë ne është përmbysja e modelit kleptokratik të Edi Ramës të shpërndarjes së buxhetit dhe të ardhurave kombëtare. Pikërisht në përmbysjen e këtij modeli dhe vendosjen e qytetarit në epiqendër të kësaj shpërndarje, ne arrijmë t’i japim përgjigje asgjësuese problemeve të rënda të krijuara nga pensionet mizerabël, të paimagjinueshme të shqiptarëve, nga rrogat minimale, nga ndihma ekonomike qesharake, nga ndihma e papunësisë qesharake.

Ne vendosim minimumin jetik 200 euro. Dhe sikur në kilometër rrugë të mos ndërtohej në këtë vend 4 vite, kjo do bëhej. Por garantoj shqiptarët se do ndërtohet çdo kilometër rrugë dhe do ndërtohet më shumë dhe këtu do jemi. Shumë më tepër se ç’është ndërtuar në 12 vitet e tyre që janë 12 vite vjedhje të tmerrshme. 8.2 miliardë euro buxhet, nga të cilat Lubi Loti merr 3 herë më shumë se sa ç’marrin të gjithë fermerët shqiptarë, të gjithë pensionistët shqiptarë, i gjithë arsimi shqiptar, e gjithë shëndetësia shqiptare së bashku. Merr sepse vjedh në mënyrën më monstruoze me Edi Ramën qindra milionë.

Është krijuar një sistem jashtë çdo lloj imagjinate. Në mënyrë absolute asnjë kilometër rrugë nuk do u kushtojë shqiptarëvë më shumë se Kroacisë. Ndërsa sot shkon edhe 10 herë më shumë se sa Kroacia. Cilido, e përsëris, të lexojë për autostradën Bjelli Osek-Manastir. 17 kilometra, 27 metra e gjerë, ka kushtuar 27 milionë euro. 1.7 milionë euro për kilometër. 32 milionë euro kilometri tek Sheshi Shqiponja. 20 milionë euro rruga Limuth Thumanë. 22 milionë euro është parashikuar autostrada Milot-Balldren. Të gjitha këto janë në fushë. Merr fund kjo. Nuk ndodh më. Merr fund avioni taksi për kryeministrin. Merr fund luksi i shfrenuar i zyrtarëve qeveritarë. Prandaj edhe ata që me të drejtë shtrojnë pyetjen se ku do gjenden paratë, këto para janë këtu dhe do teprojnë.

Dhe ato që teprojnë do ia lëmë biznesin, se ne ulim taksat, ne jemi parti e taksave të ulëta. Dhe këto ndryshime nuk janë kurrë të vetmet. Çdo pensionist dhe çdo qytetar me minimum jetik do marrë kartën e konsumatorit që është e barabartë me 450 mijë lekë në vit. Nuk është vetëm kjo. Energjia elektrike do shitet me 7 lekë kilovati.
E kemi shitur më parë me 7.7, tani do e zbresim në 7 sepse sot hidrocentralet që janë ndërtuar, e kanë shndërruar Shqipërinë në vend eksportues të energjisë. Nafta nuk do mund shitet kurrë me çmim të ndryshëm më shumë se 10 përqind se çmimi në Kosovë dhe Maqedoni. Çdo shqiptar t’i bëjë një pyetje Edi Ramës, si ka mundësi që në Kosovë, nafta e cila shkarkohet në Portin e Durrësit, të shitet 30-40 përqind më lirë. Thjesht, Edi Rama iu merr shqiptarëve në çdo litër naftë 1.1 euro.

Çmenduri. Po kjo 1.1 euro rëndon edhe tek ai që nuk ka makinë. Rëndon në çmimin e transportit të ushqimeve, rëndon në çmimin e transportit. Shpejt tek këto stopet e rrugëve për pagesa do të shkojmë të firmosim kontratën. Zero pagesa! Javën e parë ato marrin fund, nuk mund të ekzistojnë më. Shqiptarët do udhëtojnë pa pagesë. Gjer kur rrogat e tyre të jenë më të lartat në rajon. Edhe atëherë do shitet. Se do i proporcionosh me vendet e tjera. Po t’ia bësh shqiptarit, çmimin dy herë më të kushtueshëm se gjermanit që merr 7 herë më shumë se shqiptari, është krim," tha Berisha. 

3 JAVE ME PARE

Berisha paralajmëron Sorosin: Largoje fondacionin nga Tirana para zgjedhjeve

"Shqipëria përfiton nga dekretet e Trump"/
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon sot një takim me të deleguarit në qarkun e Tiranës. Berisha gjatë fjalimit tij i ka bërë thirrje Xhorxh Sorosit që të largojë nga Shqipëria fondacionin e tij, para zgjedhjeve të 11 majit. Lideri i opozitës gjatë takimit me të deleguarit e Tiranës për PD, u shpreh se, nëse nuk largohet fondacionin Soros, vendimi i parë pas fitores së PD do të jetë largimi i këtij fondacioni nga Shqipëria.

"Qëllimi i konferencës sime, siç e patë ju, ishte Tao, por Taon e hodhi në kosh, nuk u mor me Taon, u mor krejtësisht me veten e tij. Atëherë i them bëhu gati se do kesh surpriza të tjera, sepse ne jemi opozitë, ne që në momentin që të rezervohemi për të bërë publik krimet tuaja dhe të enturazhit tënd, krimet e atyre që flenë mbi dosje krimi, harroje se qëndrojmë një orë në këtë qëndrim. Sikundër garantoj ata që flenë mbi dosje krimi, i fshehin ato, do kenë kohëra të vështira sepse ajo përbën krim dhe do pësojnë fatin e bashkëpunëtorëve të organizatave kriminale. Dosja McGonigal është dosje e pashlyeshme, e pafalshme. Tani fillon kapitulli shqiptar për këtë dosje. Po! SHBA bënë punën e tyre, e dënuan McGonigalin për shkelmimin mbi detyrën që ka bërë dhe korruptimin, tradhtinë që u ka bërë në kuptimin ligjor, taksapaguesve amerikane.

Por Edi Rama, i mbrojtur nga Skrapi i partisë, nuk i ka hyrë gjemb në këmbë. I cili është 50 përqind fajtor njëlloj si ai që vuan sot dënimin. Të gjitha modalitetet e një procesi gjyqësor në SHBA kundër tij, janë në shqyrtim dhe do ndërmerren në rast se ekziston hapësira më e vogël. Përndryshe e garantoj se pas 11 majit, dosja e McGonigal do të jetë përparësi kryesorë dhe nuk ka forcë në botë që ta frenojë dot hetimin dhe ndëshkimin e saj. Ajo është e hetuar, mjafton të merret dosja e gjykatës së SHBA dhe të vendoset mbi atë dosje, verdikti që i takon Edi Ramës. Pra, sicc e shihni, e ka shumë të zymtë, shumë të errët jo vetëm muajt, por edhe javët, edhe ditët sepse lidhjet e tij me krimin tani kanë marrë dhenë. Sot ishte me Aleksis Soros, po foton e tij nuk e kishte publikuar, Aleksis po, Rama jo.

Megjithatë unë shfrytëzoj këtë rast t’i kërkoj publikisht Aleksis Soros të konsiderojë mbylljen e Fondacionit të Hapur në Tiranë për veprimtarinë e tij anti-opozitë dhe ta garantoj se një nga dekretet e para të Sali Berishës do jetë mbyllja e tij pas zgjedhjeve të 11 majit. I ka bërë shumë të këqija shqiptarëve, opozitës, por edhe vetë interesave të SHBA. Kështu që me siguri do t’ia ccojë edhe përfaqësuesi i tij këtu. Por edhe përfaqësuesit të tij këtu i bëj thirrje të kërkojë mbylljen para zgjedhjeve se pas zgjedhjeve, ai nuk do mund të funksionojë. I ka bërë shumë të këqija shqiptarëve në shumë aspekte, por me ndërhyrjet që ka bërë me sistemin monstruoz të drejtësisë që krijoi vetëm për Edi Ramën, ai faktikisht i ka lënë qytetarët pa drejtësi dhe ka krijuar një institucion politik, të cilit në disa aspekte edhe Enver Hoxha do ia kishte lakminë," tha Berisha. 

3 JAVE ME PARE

"Në PS ka shpërthyer luftë çakenjsh"! Berisha: Veliaj bleu kallp-biletë 150 mijë euro për në SHBA nga një tradhtar grek

"Shqipëria përfiton nga dekretet e Trump"/
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon sot një takim me të deleguarit në qarkun e Tiranës. Lideri i opozitës, gjatë fjalimit tij deklaroi se, në PS ka shpërthyer një luftë çakenjsh mes klaneve të brendshme. Gjithashtu Berisha nuk la pa përmendur edhe vizitën e Erion Veliajt në SHBA, gjatë ceremonisë së inaugurimit të presidentit, Donald Trump. Më tej Berisha u shpreh se Rama mendon se e mbylli me firmën e dy mercenarëve në SPAK aferën Xibraka të Olsi Ramës. 

"Ne jemi të vendosur të bëjmë çdo përpjekje për bashkëpunimin më të ngushtë të mundshëm me aleatin tonë strategjik, partnerin tonë kryesor, SHBA dhe administratën e presidentit Trump. Të dashur miq, këto zhvillime të një rëndësie të jashtëzakonshme për opozitën shqiptare ndodhin në një kohë kur në kampin tjetër ka shpërthyer një luftë çakenjsh e egër brenda llojit, që nuk respekton më asnjë parim, asnjë princip, asnjë rregull përveç nxjerrjen e syve njëri-tjetrit, padive dhe me radhë. I plagosur për vdekje politikisht, numri 2 i kësaj partie, sillet si kufomë politikë në Europë dhe SHBA, hapi fjalë dhe jo vetëm hapi fjalë ç’është e vërtetë, por u morën edhe bileta 150 mijë euro, por përfundoi diku, në asnjë nga këto ballot kryesore, përfundoi në një festë me ndihmën e personit të vetëm që njoh unë dhe që është tradhtar i kombit grek dhe kombit shqiptar dhe që quhet Vangjel Tavo.

Pasi biletat i dolën kallp, sepse ato kishin çmimin e tyre që duhej paguar, por edhe protokollin për të përfituar prej tyre, pastaj përfundoi aty ku arriti, jashtë të gjitha ceremonive zyrtare, me mbështetjen e njeriut që në 34 vite që është dyfish tradhtar i kombit grek dhe kombit shqiptar dhe quhet Vangjel Tavo. E pamëshirë ndaj tij, e ndoqi si hije e zezë Lubia, për t’ia prerë rrugën në çdo hap të tij. Kjo është e vërteta. Beteja midis tyre është një betejë kafkiane, nuk ngurruan të dalin me rivalitet edhe para nderimit të të vdekurve të 21 Janarit, çka habitën të madh dhe të vogël, demokrat e socialist, familjar dhe jofamiljar. Kanë humbur arsyen, janë shkëputur totalisht nga realiteti dhe jetojnë vetëm në kullën e tyre.

Rama është i tmerruar. Ai mendon se e mbylli me firmën e dy mercenarëve në Skap aferën Xibraka të Olsi Ramës. Mendon se e mbylli. Në fakt ajo është aferë e pambyllshme. Të firmosë i gjithë Skrapi i partisë, por ajo me u mbyll, nuk mbyllet dot, sepse është vetë Olsi Rama që ka akuzuar veten e tij, duke deklaruar me zë dhe figurë se atë makinë, makinën e bosëve të drogës e ka përdorur vetëm njëherë, në një kohë kur unë kam paraqitur dokumentet, të paktën 5 herë ka kaluar kufirin me atë makinë. Dhe përveç Gentian Xhixhës dhe Gentian Gjonajt, i cili ishte kryetari, se Xibraka është e tëra Hakmarrja për Drejtësi, askush tjetër nuk e ka përdorur më shpesh se Olsi makinën. Kështu që u përpoq të lante duart, u përpoq të mbrohej se kisha nxjerrë sekretet, por ta dijë mirë Edi Rama dhe cilido, se gjë në botë që të më pengojë mua pa denoncuar krimin, nuk ka dhe nuk do të ketë. Të secilit," tha Berisha. 

3 JAVE ME PARE

Berisha: Me ardhjen e Trump merr fund krijimi i drejtësive monstra dhe agresioni ndaj opozitave konservatore

"Shqipëria përfiton nga dekretet e Trump"/
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon sot një takim me të deleguarit në qarkun e Tiranës. Berisha gjatë fjalës me të deleguarit e Tiranës, u shpreh me inaugurimin dhe fillimin e detyrës të presidentit Donald Trump merr fund përdorimi i fondeve të taksapaguesve amerikanë për krijimin e drejtësive monstra. Më tej Lideri i opozitës u shpreh se Shqipëria, kopshti eksperimental i Xhorxh Sorosit dhe jo i Xhorxh Oruellit, u përball me pasoja të tjera si në asnjë vend tjetër të agresionit ndaj opozitës konservatore në Shqipëri.

"Pra, në këtë kontekst, këto janë arritje të mëdha. Askujt nuk mund t’i shkonte ndërmend se një ditë, një stuhi e tillë marksiste-leniniste e ekstremit të majtë, do frynte nga SHBA në drejtim të botës, në drejtim të vendeve të lira. Por jo vetëm kaq. Shqipëria, kopshti eksperimental i Xhorxh Sorosit dhe jo i Xhorxh Oruellit, u përball me pasoja të tjera si në asnjë vend tjetër të agresionit ndaj opozitës konservatore në Shqipëri. Me dekretet e djeshme dhe fillimit të detyrës të sekretarit Rubio dhe dekretet e presidentit Trump, merr fund njëherë e përgjithmonë përdorimi i parave të taksapaguesve amerikanë kundër pluralizmit politik në kuptimin kundër opozitave konservatore siç ndodhi në Shqipëri.

Dhe kjo përbën një zhvillim jashtëzakonisht të rëndësishëm. Kjo praktikë e paprecedent më parë, të jemi realistë, njohu kulmi gjatë kësaj administrate. U ndërmorën akte direkt në shkelje të plotë të ligjit amerikan kundër lidershipit të kësaj partie apo ish-lidershipit të saj, vetëm e vetëm për t’i caktuar asaj kryetarin që donte Edi Rama. Nuk ishte vetëm kjo. Diplomacia sorosiane e Entoni Blinken u angazhua në mënyrë të turpshme për izolimin e llojit stalinist të një force politike që kishte përmbysur diktaturën komuniste në Shqipëri, që kishte dhënë kontributin më të madh në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA, integrimin në NATO dhe Këshillin e Europës.

Praktika të turpshme dhe të dënueshme, të cilat marrin fund dhe në fjalën e tij sekretari Rubio mendoi se dha vizionin më të qartë të misionit të diplomacisë amerikane. Me inaugurimin dhe fillimin e detyrës të presidentit Donald Trump merr fund përdorimi i fondeve të taksapaguesve amerikanë për krijimin e drejtësive monstra.
Shpërndarjen e kësaj race gjykatësish dhe prokurorësh, replikimin e tyre në vende të tjera si mercenarë të ekzekutivit të qeverive të majta dhe ekstremit të majtë. Pra, në qoftë se ka një komb që ka fituar më shumë me këtë fitore pas kombit amerikan, unë nuk di një të dytë që të vijë përveç kombit shqiptar. Nuk di një të dytë përveç opozitës shqiptare dhe forcave konservatore në Shqipëri," tha Berisha. 

3 JAVE ME PARE

"Për dy ditë, ka bërë veprimtari sa në një mandat", Berisha: Nuk ka një vend të dytë në botë që përfiton më shumë nga dekretet e Trump se sa Shqipëria

"Shqipëria përfiton nga dekretet e Trump"/
pamje nga takimi

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon sot në selinë blu një takim me të deleguarit në qarkun e Tiranës. Berisha e nisi fjalën e tij me rikthimin e Donald Trump si president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për 4 vitet e ardhshme. Ai e cilësoi inaugurimin e Trump si një rikthimet më të fuqishme dhe të jashtëzakonshme në historinë e njerëzimit me votën e lirë.

Berisha tha se në dy ditë veprimtarie intensive në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Donald Trump ka bërë sa në një mandat. Lideri demokrat komentoi vendimin e Trump se në SHBA do të ketë vetëm dy gjini, dhe sipas tij me këtë mer fund agresioni post-marksist ndaj gjinisë. Kreu i PD-së tha se pas SHBA, "kopshti eksperimental i doktrinës kriminale të Xhorxh Sorosit" më shumë se çdo vend tjetër ishte Shqipëria. Më tej shtoi se nuk ka një vend të dytë në botë që përfiton më shumë nga dekretet e Trump se sa Shqipëria

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Së pari, ju përshëndes përzemërsisht ju dhe të gjithë anëtarët e degëve të PD të kryeqytetit të vendit, mbështetësit tanë kudo që janë. Të dashur miq, ndryshime të mëdha, të jashtëzakonshme kanë ndodhur këto ditë në timonin e Shtëpisë së Bardhë me inaugurimin e presidentit Donald Trump, në rikthimin më të fuqishëm dhe më të jashtëzakonshëm në historinë e njerëzimit me votën e lirë.

E kam theksuar dhe e theksoj se nuk ishte një mrekulli vetëm për kombin amerikan, por kjo ishte një mrekulli për të gjitha kombet dhe njerëzit e lirë në mbarë botën. Në dy ditë veprimtarie intensive në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Donald Trump, siç do shprehej një kundërshtar i tij, ka bërë sa në një mandat. Ai premtoi në mënyrë të përsëritur kombit amerikan një transformim të SHBA, çka nënkupton dhe një transformim të të gjithë asaj që fuqia amerikane projekton në mbarë botën.
Ky transformim në dy ditë çmontoi në mënyrë themelore të gjithë doktrinën, praktikën e agresionit të frymëzuar nga ekstremi i majtë marksist-leninist dhe post-marksist sorosian ndaj familjes.

Presidenti Donald Trump bëri të qartë se cila është familja për SHBA, ajo që ka qenë nga Adami dhe Eva dhe gjer para këtij agresioni që u ndërmor vitet e fundit ndaj familjes me numerotimin e prindërve me numër 1 dhe 2 dhe me idenë e krijimit të fermave të femrat për qëllimet më të mbrapshta njerëore. Në këto dekrete të një rëndësie historike merr fund agresioni post-marksist ndaj gjinisë. Karl Marksi kishte parashikuar Njeriun e Ri, njeriun me tru të shpëlarë nga ideologjia marksiste, por nuk kishte parashikuar ndryshimin e gjinisë.

Presidenti dekretoi se sot e tutje në SHBA, gjinitë do jenë vetëm ato që ka falur Zoti. Burrë dhe grua apo mashkull dhe femër. Këto qëndrime janë të një rëndësie të jashtëzakonshme jo vetëm për SHBA. Por u garantoj se pas SHBA, kopshti eksperimental i doktrinës kriminale të Xhorxh Sorosit më shumë se çdo vend tjetër ishte Shqipëria. Pra, për ne këto dekrete marrin një rëndësi shumë të madhe sepse nuk do mund të përdoren më kurrë as fuqia dhe as paratë e taksapaguesve amerikanë për të promovuar agjenda të përçudnuara si këto që ai i ndaloi në SHBA. Pra, në rast se ne kemi parasysh se u bëmë kopshti eksperimental i sorosizmit, nuk ka një vend të dytë që përfiton më shumë nga këto dekrete se sa Shqipëria.

Ky është një lehtësim i madh. Do ju rikujtoj këtu fjalët e një burri të moshuar, fisnik. Gazetari e pyet, çfarë të duket ty kjo, ai përgjigjet se kjo është një gjë shumë e madhe. Po pse, i thotë gazetari, çfarë të lidh ty me Trump. Me Trump më lidhin nipat dhe mbesat e mia, se shkojnë dhe kthehen siç janë dhe jo të transformuara, siç ishte praktika dhe projekti.
Ky qytetar ka thënë të vërtetën më të madhe. Imagjinoni për një moment thirrjen e kandidates, përfaqësues së ekstremit të majtë, refugjatë ilegale, do u marrin përsipër shpenzimet e ndryshimit të gjinisë.

sali berisha

Sondazh

Poll

"Gjithçka do të harrohet!" Drejtoresha nuk mban dot lotët gjatë fjalës së Ramës

"Gjithçka do të harrohet!" Drejtoresha nuk mban dot lotët gjatë fjalës së Ramës

"Kërkoj rikthimin e padrinos urgjent",deputetët e PD-së te foltorja pasi Berishës i ndërpritet fjala

"Çunat e Londrës i dërguan 500 mijë euro Ulsiut!" Berisha: Rama duhet të japë dorëheqje urgjent!

Berisha-Gjylametit: Mjafton se ishte bashkëshorti yt dhe nuk e thirrën në SPAK

Tentoi t'i gjuante me shishe uji Ballës, Noka përplaset me punonjësit e Gardës

Tensione në Kuvend,Balla mban fjalën,punonjësit e Gardës vendosen para foltores dhe deputetëve të PD

"Ça mielli ke marrë, s'ta paskan dhënë të mirë", Rama: Nuk e dini ju fare çfarë droge marr unë

"KLGJ nuk duhet të bëjë korporatën", Ramës nuk i del e keqja: Mos u shqetësoni se u bë trysni

Rama: Gjithë kjo urgjencë për të burgosur Veliajn dhe jo për 21 janarin!

"As unë, as PS nuk lëviz nga ky pozicion", Rama: Këtu nuk kemi një çështje konkrete korrupsioni

"SPAK nuk është Vatikani", Rama: Kur antikorrupsioni del nga shinat, bëhet më i rrezikshëm

Rama: Jam këtu për historinë, e kam thënë që kur isha me flokë të zeza, s’ka bir k...!

"U njohëm içik si shumë", Rama i sulet Drejtesisë: Prokurori ka të drejtë dhe të çmendet

"Veliaj nuk është i pandehur", Rama: Vetë prokurori ka dyshime të bazuara në prova të pamjaftueshme

Dogjani ngatërron emrat e viktimave me deputetët:Në24janar vritet në Kamëz Lulzim Basha…Lulzim Visha

Braçe në Kuvend: KQZ bllokoi nismën për Bujqësinë, Celibashi i ka lexuar vetëm titullin

Arrestimi i Veliajt/ Të burgosurit te "313" dalin në dritare dhe thërrasin: O Erion, o hajdut!

Nga Çiljeta te Luiza, cilat janë figurat publike që morën pjesë te tubimi në mbështetje të Veliajt

Rama mbi ligjin, paralajmëron SPAK: Mos guxoni të kërkoni telefonin tim

Rama thumbon kreun e ILD: Nuk e di nëse është zgjuar, por mbase zgjohet dhe më dëgjon!

“Lamë brinjët në dispozicion të drejtësisë", Rama: Nuk kam asnjë pishman

Rama urdhëra Altin Dumanit: Heto gjyqtarët kamikazë të PD-së në GJKKO

"I njëjti me çështjen “Toyota Yaris”"/ Rama sulmon gjyqtarin: Ekstremist i djathtë

"400 faqe roman pa prova", Rama: Zv.ministrja e Punës është vendosur me kërkesë të Metës

Rama-Manjës: Si ka mundësi Ulsi nuk ka mjete për të regjistruar marrjen në pyetje?

"Të thuash blerje online 800 mijë euro për bizhu!" Rama: Në atë roman prej 400 faqesh nuk ka prova

Rama në mbledhjen e PS: Nuk ka zgjidhje tjetër për të thënë të vërtetën në një mjedis ku shkelmohet

"Ina Goxhaj është kushërira ime," Bushka: I kam sqaruar të drejtat e saj dhe vetëm kaq!

"Si t’jua shpjegon fëmijëve të mi dhe shokëve të tyre që jam e pafajshme?!" Bushka nën hetim

"Veliajn e njoh që nga fëmijëria",Bushka:Përfshirjen në hetime e kam dëgjuar në deklaratë për shtyp

"Ku jemi këtu që dikush të thotë çfarë të dojë?!" Rama: Minimalisht Bushka duhej thirrur dhe pyetur

Rama në mbledhjen e Grupit të PS-së: Nuk jemi hunj gardhi që të përcjellim lajme!

Rama: Kemi detyrën të kontribuojmë me opinionet tona për pavarësinë e drejtësisë

Veliaj i arrestuar, Bushka nën hetim,Rama: Kjo forcë politike nuk do marrë përsipër të japë pafajësi

Bushka nën hetim/ Rama në mbledhjen e Grupit: E mori vesh përfshirjen në akt-akuzë nga televizori

Sot seanca për masat e sigurisë, Ajola Xoxa mbërrin në GJKKO

“Më vjen keq që lodheni që në mëngjes!" Seanca për masat e sigurisë, Gentian Sula mbërrin në GJKKO

"E donte të ngrirë", Berisha: Rama nuk do donte t’ia linte partinë pas zgjedhjeve Veliajt!

"Ka edhe prokurorë të ndershëm e kurajozë",Berisha:SPAK është organizatë kriminale, flenë mbi krimin

"Te hoteli i Veliajt ka pjesë edhe Olsi",Berisha:Pse nuk u arrestua Erioni për djegësin 130 mln euro

"Shkalloi kur përmendi LaCivita-n", Berisha: Rama është tmerruar se ka hallin e vet, jo të Veliajt

"Berisha u persekutua njëlloj si Trump"/ Kreu i PD: Mesazhet e LaCivita kanë domethënie të madhe

Berisha: Chris LaCivita është kryetar i komitetit kombëtar të Partisë Republikane të Donald Trump

Takimi në Romë, Berisha: Ishte dëshmia më e sigurt e fitores së ardhshme të PD-së

"Drejtësia ishte e kapur", Rama: Dumani e ka pasur në tavolinë 21 janarin edhe kur ishte prokuror

Rama për arrestimin e Veliajt: Trajtohen si kriminelë kryetari i bashkisë dhe e shoqja

"Fuck you", shpërthimi i pazakontë gjatë kohës që ishte drejtpërdrejt, Rama: Kështu e kam unë

Rama: Heshtja jonë për 5 vjet është keqkuptuar edhe nga konsumatorët e reformës në drejtësi

Arrestimi i Veliajt/ "Nuk do t'i mbaj më për vete opinionet e mia", Rama: Heshtja jonë i ka ndihmuar

Drejtuesi i fushatës së Trump do të udhëheqë fushatën e opozitës, Rama: Shpallën fitoren se...