LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Rama bën propagandë me rritjen e pagës minimale para zgjedhjeve të 11 Majit: Do ta çojmë 500 euro! Mos përdorni VPN për të hapur TikTok-un

• Kryeministri Edi Rama deklaroi sot live në rrjetet sociale në rubrikën "Sy m'sy" se procedura për mbylljen e TikTok në celularë ka përfunduar. • Ai paralajmëroi qytetarët që të bëjnë kujdes dhe të mos përdorin VPN falas pasi këto të fundit janë të rrezikshme. • Rama tha se TiKTok së shpejti do të vijë në Shqipëri për të paraqitur planin për rritjen e sigurisë për fëmijët e adoleshentët. • Rama tha sot live në rrjetet sociale se Partia Socialiste ishte ajo që e bëri reformën në drejtësi. • Rama përsëriti se më parë shpata e drejtësisë ishte në zyrën e kryeministrit. • Ai shtoi se duke votuar PS-në Shqipëria ka shanse për të hyrë në Bashkimin Europian.• Rama gjatë fjalës së tij në rrjetet sociale ka folur në lidhje me pagën mesatare. • Rama u shpreh se kur mori detyrën para mesatare në shtet ishte 372 euro. • Sipas tij paga minimale ishte 157 euro dhe tani ka shkuar 400 euro. • Më tej ai theskoi se në qershor do të rrisin pagën minimale në 500 euro. • Ndërkohë në fuqi kjo rritje do të hyjë në fuqi në 2026. • Rama theksoi se e ardhmja e vendit dhe e integrimit në BE do të vendoset më 11 maji. • Kryeministri Edi Rama iu përgjigj live sot një komentuesi që i tha se më 11 maj "do të marrin Noc Rrokun." • Rama i tha komentuesit se mund të zhgënjehet dhe se tifozllëkun ka kohë ta bëjë. • Ai shtoi se pasaportën europiane mund t'u japë vetëm Partia Socialiste. • Kryeministri Edi Rama shprehu sërish sot sot besimin se Shqipëria do të bëhet pjesë e Bashkimit Europian. • Live në rrjetet sociale, Rama tha se ky besim ka bazë në ndryshimet e fundit dhe kërkesat e Europës për zgjerim. • Ai theksoi se Shqipëria është në të njëjtin nivel me Malin e Zi, i cili ka nisur negociatat për integrimin që në vitin 2012. • Sipas tij, të dyja shtetet janë afër për të hyrë në BE, dhe kjo mund të ndodhë shumë shpejt.

9 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

"Po ca është ky muhabet", Rama replikon me komentuesin: Shkodra ishte katastrofë, ndryshimin e solli Beci me PS-në! Lëre atë parti se të bën qesharak

Rama bën propagandë me rritjen e pagës minimale para zgjedhjeve
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në rrjetet sociale ka replikuar me një komentuesit i cili u shpreh se ndryshimet në Shkodër nuk i ka bërë bashkia. Rama në përgjigjen e tij ka ironizuar ndjekësin duke i thënë se të gjitha ndryshimet në Shkodër i ka sjellë koha dhe natyra.

Ai më tej ka shtuar se Shkodra ka qenë katastrofë më paërpara dhe ndryshimet i solli kryebashkiaku Benet Beci me PS-në. Rama nuk ka nguruar ti japë ndjekësit një këshillë që ta lërë atë përti duke nënkuptuar PD-në pasi i bëjnë qytetarët qesharakë.

"Natyrën e kishte Shkodra para se të ndërronte drejtim bashkia, apo nuk e kishte. Liqenin e kishte Shkodra apo nuk e kishte? Po Bunën e kishte apo nuk e kishte, po kalanë e kishte apo nuk e kishte? Çfarë nuk kishte Shkodra nga natyra që i ka sot. të gjitha. Po pse numri i turistëve u rrit në mënyrë të jashtëzakonshme qysh kur Benet Beci mori drejtimin e Shkodrës, apo meqë e fituam ne Shkodrën edhe natyra filloi të buzëqeshë. Po ca është ky muhabet.

Për të gjitha ndryshimet, i ka sjellë koha, i ka sjellë natyra. Pse nuk e pranoni që kur Shkodrën e kishte partia jote, se ke në profil edhe vulën, Shkodra ishte katastrofë, vajta të shih kantierin e shkollës në mes të qytetit, ishte e pabesueshme që ajo shkollë ekzistonte akoma në Shqipëri në mes të një qyteti. Ishte e mbaruar, si ka në ndenjur aty fëmijët, si. Edhe më tregon mua e bëri natyra, e solli koha. Jo nuk e solli koha ndryshimin në Shkodër, e solli Benet Beci me PS. Lërë atë parti se ajo parti të bën edhe qesharak. Shihe se ca të detyron të flasësh," tha Rama.

1 MUAJ ME PARE

"A ju kujtohet si ka qenë rruga nga aeroporti në Tiranë?" Rama-komentuesit: Ça po më thua nuk bën, hekurudhat i kemi nisur!

Rama bën propagandë me rritjen e pagës minimale para zgjedhjeve
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama iu përgjigj një komentuesi i cili shkroi për linjat hekurudhore. Rama theksoi se Tiranë-Durrës është drejt përfundimit. Ai shtoi se kur kanë marrë qeverisjen e gjetën buxhetin gropë, ndërsa tha se nuk kishte rrugë për të shkuar deri në aeroport.

“Ne nuk bëjmë trena, bëjmë hekurudha. Tiranë-Durrës është drejt përfundimit, janë një sërë projektesh të tjera që janë pjesë e mandatit të katërt. A ju kujtohet si ka qenë rruga nga aeroporti në Tiranë, a e mbani mend si ka qenë, nuk kishim rrugë për të shkuar në aeroport, më diskutoni tani hekurudha, e kishim buxhetin gropë, kompanitë rrinin me një këmbë si gjysmagjeli, se nuk i kishte paguar më qeveria për kontrata. Ça po më thua nuk bën ti tren, hekurudhat i kemi nisur do t'i bëjmë se kemi marrë financime nga Europa, bankat europiane”, tha Rama.

1 MUAJ ME PARE

"A u mërzite për shokun tënd Dodik", Rama i përgjigjet komentuesit: E gjithë kjo historia e miqve çetnikë është një budallallëk me brirë, jeni shumë qesharakë!

Rama bën propagandë me rritjen e pagës minimale para zgjedhjeve
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në rubrikën "Sy m'Sy" i është përgjigjur komenteve të qytetarëve. Gjatë fjalës së tij Rama ka pikasur një koment në të cilin pyetej a ishtë mërzitur për mikun e tij Dodik ndaj të cilit autoritetet boshniake kanë lëshuar udhërarrest.

Rama teksa i përgjigjej komentuesit nuk ka kursyer ironitë teksa i thotë qytetarit me emrin Arsim se po flet si pa arsim. Ai shtoi se duhet të dihet se e gjithë kjo histori për miqtë çetnikë është një budallallëk me brir. Rama më tej theksoi se kjo e bën ndjekësin dhe të tjerët si ai shumë qesharakë.

Komentuesi: A jeni mërzitur që të të iku miku yt i dashur Dodik, po të ikin miqtë dalëngadalë dhe duhet të mbash pak zi.

Rama: Është një pjesë juaja atje në Kosovë, që sikurse themi ne nga anët tona, që nuk mbush. Nuk mbush e nuk mbush, kështu që nuk kam fare çfarë i bëj dhe nuk jam fare i keqardhur, sepse është e kotë të përpiqesh t’i bindësh. Por, është një pjesë që nuk është shumica.

Fatkeqësisht ekziston, por edhe fatmirësisht ekziston se nuk mund të jemi të gjithë njësoj. Secili ka mendimin e vet. Por ti Arsim, që duhet Arsim, por flet si pa arsim, duhet ta dish që e gjithë kjo historia e miqve të miq çetnikë është një budallallëk me brirë dhe të bën ty dhe të tjerët si ti shumë qesharakë.

1 MUAJ ME PARE

"Ec drejt, në mes e ke numri 5!" Rama: Europa kërkon të zgjerohet, te mundësia e parë, jemi ne dhe Mali i Zi

Rama bën propagandë me rritjen e pagës minimale para zgjedhjeve
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama shprehu sërish sot sot besimin se Shqipëria do të bëhet pjesë e Bashkimit Europian. Live në rrjetet sociale, Rama tha se ky besim ka bazë në ndryshimet e fundit dhe kërkesat e Europës për zgjerim. Ai theksoi se Shqipëria është në të njëjtin nivel me Malin e Zi, i cili ka nisur negociatat për integrimin që në vitin 2012. Sipas tij, të dyja shtetet janë afër për të hyrë në BE, dhe kjo mund të ndodhë shumë shpejt. 

"Arsyet se pse e kam këtë besim, janë ato që mund të shohësh dhe ti. Është situatë e re për Europën, Europa kërkon të zgjerohet. Europa thotë se deri më 2027 duam të mbyllim negociatat me Shqipërinë. Negociatat për tre vjet nuk ka bërë vaki. Mali i Zi ka që më 2012 që ka hapur negociatat.

Jemi krah për krah me Malin e Zi dhe do hyjmë në BE. Tek mundësia e parë, jemi ne dhe Mali i Zi. Më 11 maj e vendosni këtë punë. Ne duhet të vrapojmë, nuk duhet të ndalemi në asnjë mënyrë. Je i majtë apo i djathtë, ec drejt, në mes e ke numri 5. Detyrimi ynë është që Shqipërisë dhe ty të të japim pasaportën e BE", tha Rama.

1 MUAJ ME PARE

"Me Lulin kur e keni lënë për foto?", Rama i përgjigjet komentuesit: Fizikisht nuk puqemi por zemrën e kemi të lidhur

Rama bën propagandë me rritjen e pagës minimale para zgjedhjeve
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në rrjetet sociale i është përgjigjur komenteve të ndjekësve. Një qytetar e pyet Ramën se kur e ka lënë e Lulzim Bashën që të bëjnë një foto teksa shton se po pyet për një shok në diasporë. 

Rama ka pikasur këtë koment dhe nuk ka nguruar që ti përgjigjet komentuesit të cilit nuk i ka kursyer ironinë. Ai i përgjigjet duke i thënë se a e do foton me autograf të përbashkët të tyre ndërsa e ka cilësuar komentuesin shoku në diasporë. Sa i përket Bashës, Rama u shpreh se fizikisht nuk puqen por zemrën e kanë të lidhur.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Qytetari: Me Lulin kur e keni lënë për foto se pyet një shok në diasporë? 

Rama: E do me autograf të përbashkët shoku në diasporë?! Për foton nuk e di se fizikisht nuk puqemi, por zemrën e kemi të lidhur. Jemi të lidhur me zemër se kështu fizikisht nuk puqemi me njëri-tjetrin. Nuk jemi larg syve dhe larg zemrës, jemi larg syve dhe sytë në zemër.

1 MUAJ ME PARE

"Do merrni Noc Rrokun!" Rama-komentuesit: Më 11 maj kam frikë se do zhgënjehesh, tifozllëkun ke kohë ta bësh

Rama bën propagandë me rritjen e pagës minimale para zgjedhjeve
Edi Rama

TIRANA-Kryeministri Edi Rama iu përgjigj live sot një komentuesi që i tha se më 11 maj "do të marrin Noc Rrokun." Rama i tha komentuesit se mund të zhgënjehet dhe se tifozllëkun ka kohë ta bëjë. Ai shtoi se pasaportën europiane mund t'u japë vetëm Partia Socialiste.

"Kam frikë se do zhgënjehesh se po bën tifozin, ndërkohë që duhet të bësh njeriun e interesuar për të marrësh atë që të takon nga 11 maji. Është të investosh për pasaportën europaine dhe ta marrësh atë pasaportë.

Tifozllëkun ke kohë ta bësh, po atë pasaportën merre, mos e lë. Dhe atë pasaportë ta jep vetëm ky që po të flet bashkë me partinë te numri 5", tha Rama. 

1 MUAJ ME PARE

Rama bën propagandë para zgjedhjeve: Në qershor do ta bëjmë pagën minimale 500 euro! Do të hyjë në fuqi në janar 2026

Rama bën propagandë me rritjen e pagës minimale para zgjedhjeve
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në rrjetet sociale ka folur në lidhje me pagën mesatare. Rama u shpreh se kur mori detyrën para mesatare në shtet ishte 372 euro. Sipas tij paga minimale ishte 157 euro dhe tani ka shkuar 400 euro.

Më tej ai theskoi se në qershor do të rrisin pagën minimale në 500 euro. Ndërkohë në fuqi kjo rritje do të hyjë në fuqi në 2026. Rama theksoi se e ardhmja e vendit dhe e integrimit në BE do të vendoset më 11 maji.

"Kur ne morëm detyrën, paga mesatare në sektorin publik, në shtet ishte 372 euro dhe që sot, vitin 2024 e mbyllëm me 1000 euro pagën mesatare. Referoju INSTAT-it. Kemi bërë një rritje shumë të lartë. Paga mesatare të përgjithshme, e kombinuar në sektorin publik dhe sektorin privat ishte 322 euro, e kemi sot 830 euro paga mesatare sot në Shqipëri, e përgjithshmja.

Pagën minimale e kishin 157 euro, e kemi 400 euro dhe me vendim, siç e kam thënë, në qershor do ta bëjmë 500 euro, do hyjë në efekt nga janari i 2026. Shumica e bizneseve e kanë më të lartë. Kush nuk do të dëgjojë, nuk dëgjon. Kush nuk do të shikojë është më keq se ai që nuk fiton. Do ta shohim më 11 maj se çfarë do të vendosë populli. Ajo që të takon më 11 maj, është të investosh për pasaportën europiane e Shqipërisë," tha Rama.

1 MUAJ ME PARE

"Ne bëmë reformën në drejtësi!" Rama: Shpata e ndëshkimit, ishte në këtë zyrë! E kishin trashëguar njëri pas tjetrit

Rama bën propagandë me rritjen e pagës minimale para zgjedhjeve
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama tha sot live në rrjetet sociale se Partia Socialiste ishte ajo që e bëri reformën në drejtësi. Rama përsëriti se më parë shpata e drejtësisë ishte në zyrën e kryeministrit. Ai shtoi se duke votuar PS-në Shqipëria ka shanse për të hyrë në Bashkimin Europian. 

"Nëse ka një betejë madhore, të përditshme, më e vështira që askush nuk e ka marrë përsipër, është beteja me drejtësinë. Nëse ka sot një moment në historinë tonë, kur barazia para ligjit po synohet me vepra, është ky moment. Qysh prej 1912 kur Shqipëria krijoi shtetin e vet të pavarur, deri kur ne bëmë reformën në drejtësi, shpata e ndëshkimit, ishte në këtë zyrë. E kishin trashëguar njëri pas tjetrit, të parët e kësaj pune. Duke votuar PS, do e garantojmë këtë gjë. Ne do futemi në BE”, tha Rama. 

1 MUAJ ME PARE

"Kujdes me VPN falas, janë shumë e rrezikshme!" Rama: Procedura për mbylljen e TikTok në celularë ka përfunduar

Rama bën propagandë me rritjen e pagës minimale para zgjedhjeve
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama deklaroi sot live në rrjetet sociale në rubrikën "Sy m'sy" se procedura për mbylljen e TikTok në celularë ka përfunduar. Ai paralajmëroi qytetarët që të bëjnë kujdes dhe të mos përdorin VPN falas pasi këto të fundit janë të rrezikshme. Rama tha se TiKTok së shpejti do të vijë në Shqipëri për të paraqitur planin për rritjen e sigurisë për fëmijët e adoleshentët.

"Procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar për telefonat Smart. Të gjithë ta dinë që mënyra për t’iu shmangur bllokimit duke përdorur VPN falas është shumë e rrezikshme sepse dihet botërisht se hakerat bëjnë namin në grabitjen e të dhënave të telefonit.

Duroni pa TikTok disa kohë deri kur të përfundojnë edhe programin e përbashkët kompaninë TiKTok e cila së shpejti do të vijë në Shqipëri për të paraqitur planin për rritjen e sigurisë për fëmijët e adoleshentët në mënyrë që të gjithë të jeni të lumtur, kompania, prindërit, fëmijët, mësuesit por edhe ne", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll

"Si ka mundësi që besimtarët e kënetës përpinë çdo gënjeshtër!"Rama:Nuk japim para për inceneratorët

"Si ka mundësi që besimtarët e kënetës përpinë çdo gënjeshtër!"Rama:Nuk japim para për inceneratorët

"Becchetti s’ka marrë asnjë kokërr leku/Rama:Është në siklet të madh, zgjodhi kundërshtarin e gabuar

"Janë inatçi ata nuk janë si unë"/ Rama batuta me komentuesit: Mos e kruani me patronazhistët...

Rama: Këta kënetarët e Kosovës kanë të tjera nota melodike kur i përputhen kënetës

"Dumani është prokuror me integritet"/Rama:Këneta u përpoq të hedhë llumin mbi të dhe familjen e tij

Rama: Teoria që "jep dorëheqjen se është ky apo ai në burg" nuk funksionon

Rama: E kam faqen e bardhë, pavarësisht se përpiqen të ma nxijnë! Qentë le të lehin

Kontrata e lobimit të PD-së në SHBA/ Rama: Pse duheshin 6 mln dollarë për një damkë të padrejtë?

Rama “ndan” të rinjtë: Tani do merremi vesh për Bashkimin Europian

Rama batuta me të riun në Tiranë: Mos i rri asaj mbi qafë se ka ardhur për mua s'ka ardhur për ty

Rama i kthehet të rinjve pasi nuk i kushtuan vëmendje: Mos më bëj si kokë e madhe!

“Boll o boll”! Rama i kthehet kandidatit të PS në Tiranë: O Halit, ti i ke sjellë këta?

"Unë nuk e kam personale"/ Rama i kthehet qytetarit: Në asnjë mënyrë, mos u merr me gratë

I tregoi shqetësimet/ Rama debat me qytetarin: Ti për këtë ke ardhur këtu, por është turp i madh

Ramës nuk i del e keqja me qytetarin, vijon debatin pas takimit: T'i do vish me mua

Rama: Nëse Vlora nuk thyen çdo rekord më 11 maj, do jetë turp i burrave që nuk shkojnë në votime!

Lobimi i PD-së në SHBA, Rama: 6 mln euro janë shumë për të hequr damkën e një personi non grata!

Rama: Me gratë ne mbushim një sallë si kjo! Ata të tjerët me kashtën dhe ko*** e tyre

Rama takim me studentët dhe pedagogët në Vlorë:Projeksioni i Shqipërisë 2030, 15 mijë euro për frymë

Rama: Është status dinjiteti dhe qytetarie europiane që ky popull nuk e ka patur kurrë

Rama në Shkodër: Më vinte t’ju ulesha në gjunjë për t’ju kërkuar besimin

Rama: Sot kur erdha nuk u ndjeva sikur po hyja në Kandahar...

Rama në Shkodër: Gjysma e burrave, të rinjtë dhe shumica e grave mbështesin PS-në

Rama takim me gratë dhe vajzat në Shkodër: Përpiqen tani të më fusin në sherr me të gjithë burrat!

Pamjet e sherrit mes Xhelal MziuT, nipit të tij dhe punonjësit të bashkisë Bulqizë

Berisha: Aty zbulova se e-Albania ishte kthyer në një kurth të tmerrshëm

Rama-bizneset 3

Incidenti në Dibër, Berisha: Ishte provokacion i ulët i Klosit dhe militantëve socialist ndaj Mziut

Rama në Shkodër: Para pak ditësh, arkivi i Marubit u vulos si pasuri botërore

"Deri në 2029 biznesi i vogël ka zero taksë", Rama: Tavani nuk do të ndryshohet

Rama-bizneset 2

Rama për bizneset

Oratoria e kandidates socialiste në Belsh

"Pensionet janë qesharake"/ Berisha nga Saranda: Shqiptarët janë vjedhur si askush tjetër në Europë

Zhupa në Sarandë: Kemi një program nga më të mirët, Rama do ta marrë përgjigjen e merituar në 11 maj

Rama nga Gramshi: Dikur ai ishte i çarmatosur, sot po vendos drejtësi me “shpatën” që i dhamë ne!

Rama nga Gramshi: Duhet të bëjmë përpjekje që sa më shumë njerëz të na bashkohen

Integrimi në BE/ Rama në Belsh: Po zbatojmë profecinë e Skëndërbeut dhe amanetin e rilindasve

Rama e mbyll me batuta me të riun në Belsh: Do Zoti të është futur ndonjë gjë në kokë se pashë...

Rama nga Belshi: 11 maji historike për BE! Nëse nuk kapet 2027 për negociatat

"Unë e shijoj një vajzë se ma ka sjellë gruaja!" Këngëtarja-Ramës: Më vjen keq që nuk keni vajzë

Rama batuta me të rinjtë në Belsh: S’e kishte mendjen se po dëgjonte çfarë po i thoshte zoçka!

Rama takim me të rinjtë në Belsh: Vetëm një tifoz i një partie s’mund t’i shikojë…

Berisha: Edi Rama ngjason me atë hajdutin që vjen dhe të bën për të qeshur

Berisha: 4-vjeçari që vjen në mënyrë absolute do e çojë pronën tek i zoti

Rama takim me bizneset: Me rrëzimin e taksës së sheshtë, kemi kursyer 140 milionë euro çdo vit!

Rama në Elbasan: Fiskalizimit do t’i mbivendoset Inteligjenca Artificiale

Ministrja Ibrahimaj tregon tre pikat ku bazohet paketa "Paqja Fiskale"

Rama i drejtohet Llatjas: Mos i bëj presion me sy, duhet ta kishe bërë atë

"Altin Dumani nuk thërriste dot njeri se nuk e kishte shpatën", Rama: Drejtësinë e armatosëm ne