LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Nën hetim pasuror/ Agjentët e BKH kryejnë kontrolle në banesën e kryebashkiakut të Tiranës, SPAK: Kemi nisur procedim penal për pasurinë e tij! Veliaj: Përbuz me neveri çdo të pavërtetë

• Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë mësyrë sot në banesën e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. • Agjentët e BKH-së me mandate kontrolli, janë paraqitur në orët e para të mëngjesit në banesën e Veliajt. • Por fillimisht nuk janë lejuar nga familjarë të tij për të bërë kontrollin, pasi vetë Veliaj ndodhet jashtë vendit. • Vetëm pas një orë, agjentët e BKH-së kanë mundur të hyjnë në banesën e Veliajt për kontroll. • Pas kontrolleve në banesë, agjentët mësynë dhe në galerinë 'Harabel' që drejtohet nga Ajola Xoxa, bashkëshortja e Veliajt. • Prokuroria e Posaçme ka deklaruar se është hapur procedura penale për hetimin pasuror të kryebashkiakut Erion Veliaj. • Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me kontrollet e ushtruara sot nga agjentët e BKH-së në banesën e tij dhe në zyrat e bashkëshortes së tij. • Veliaj thotë se ai dhe familjarët e tij si qytetar i këtij vendi, por njëkohësisht edhe në cilësinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, do të jenë gjithmonë të hapur për çdo veprim dhe vendim të institucioneve të drejtësisë. • Ai shton se përbuzu njëkohësisht me neveri çdo të pavërtetë, që ka si qëllim dëmtimin e imazhit të tij dhe familjarëve, si dhe duke përhapur, mbi të gjitha, sipas Veliajt, disinformacione. • Po ashtu Veliaj thotë se bën pjesë në atë kastë të vjetër politike që, për shumë kohë, e vendosën veten mbi ligjin, mbi drejtësinë dhe mbi llogaridhënien institucionale. • Kryebashkiaku po hetohet për disa çështje të nxehta si ajo e Inceneratorit të Tiranës apo dosjes "5D". • Në ngarkim të kësaj të fundit ish-drejtorët e bashkisë Tiranë, Taulant Tushe, Redi Molla dhe Mariglen Qato ndodhen në burg.

15 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

BIRN: SPAK thellon hetimet ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj

Nën hetim pasuror/ Agjentët e BKH kryejnë kontrolle në
Erion Veliaj

TIRANA- Për më shumë se një orë mëngjesin e të premtes, oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH, u filmuan teksa qëndronin në hyrjen e pallatit ku banon kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në zonën e njohur si “Kodra e Diellit”, mes rrugicës së Trëndafilave dhe Jaseminëve.

Me vendime të gjykatës në duar, oficerët e BKH-së ushtruan kontrolle në Kodrën e Diellit si dhe në Sky Tower, duke avancuar një hetim të nisur nga kryebashkiakut Veliaj dhe rrethit të tij familjar.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar informon se janë ndërmarrë disa veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal,” tha SPAK përmes një njoftimi për shtyp, ndërsa pretendoi se nuk mund të jepte më shumë detaje.

Avokati i Xoxës, Shkëlzen Selimi konfirmoi për BIRN se hetuesit e BKH-së kishin bllokuar telefonin e Ajola Xoxës, por mohoi që të kishte pasur kontroll në shtëpinë e kryebashkiakut Veliaj.

Një punonjës i kompleksit rezidencial ku ndodhet edhe banesa e kryebashkiakut Veliaj i tha BIRN se punonjësit e BKH qëndruan gati “dy orë në godinë”. Bashkia e Tiranës njoftoi se gjatë procedurës, Veliaj ndodhej në një vizitë zyrtare në Hamburg.

SPAK ndërkohë ushtroi kontroll edhe në zyrat e biznesit të bashkëshortes së Veliaj në Sky Tower në kryeqytet, ku ndodhet Qendra Harabel, një fondacion me objekt promovimin e artit e themeluar nga Xoxa.

SPAK nuk bëri me dije se për cilin hetim bëheshin veprimet hetimore, por ndaj Veliajt dhe personave të lidhur me të ka një sërë kallëzimesh dhe hetimesh. Ndër më të njohurit, ku përmendet emri i tij, janë hetimet mbi atë që njihet si afera e inceneratorëve dhe ai ndaj drejtuesve të Bashkisë së Tiranës të arrestuar kohë më parë në atë  që njihet si çështja “5D”. Po ashtu ne hetim janë edhe pasuritë e kryebashkiakut dhe të afërmve të tij.

Ndërkohë, Veliaj u thirr më 30 prill në SPAK ku dëshmoi për rreth 7 orë në lidhje me aferën e inceneratorit të Tiranës.

Në shtator këtë vit, gazetari holandez Vincent van Gerven Oei publikoi një shkrim të gjatë që lidhte qendrën Harabel me kompaninë Integrated Energy BV SPV e hetuar nga SPAK për korrupsion në të ashtuquajturin “inceneratori i Tiranës”. Veliaj vetë nuk ka reaguar ende ndaj kontrolleve./ BIRN

1 MUAJ ME PARE

"Përbuz me neveri çdo të pavërtetë!" Kontrollet nga SPAK/ Veliaj: Familjarët e mi dhe unë jemi gjithmonë të hapur për çdo veprim dhe vendim të institucioneve të drejtësisë

Nën hetim pasuror/ Agjentët e BKH kryejnë kontrolle në
Erion Veliaj

TIRANA- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me kontrollet e ushtruar asot nga agjentët e BKH-së në banesën e tij dhe në zyrat e bashkëshortes së tij. Veliaj thotë se ai dhe familjarët e tij si qytetar i këtij vendi, por njëkohësisht edhe në cilësinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, do të jenë gjithmonë të hapur për çdo veprim dhe vendim të institucioneve të drejtësisë.

Ai shton se përbuzu njëkohësisht me neveri çdo të pavërtetë, që ka si qëllim dëmtimin e imazhit të tij dhe familjarëve, si dhe duke përhapur, mbi të gjitha, sipas Veliajt, disinformacione. Po ashtu Veliaj thotë se bën pjesë në atë kastë të vjetër politike që, për shumë kohë, e vendosën veten mbi ligjin, mbi drejtësinë dhe mbi llogaridhënien institucionale. 

Sipas tij, të gjithë ata që i kanë borxhe drejtësisë, rrokin flamurin e përkrahjes së drejtësisë kur në përputhje me ligjin dhe vendimet e gjykatave kryhen veprime procedurale në kuadër të hetimeve, dhe e sulmojnë atë me çdo mjet tashmë që drejtësia ka filluar të veprojë mbi ta.

REAGIMI I VELIAJT:

Duke marrë shkas nga zhvillimet e ditës së sotme, hapat procedurale të kryera nga prokuroria e posaçme në lidhje me hetimin pasuror që po kryhet ndaj meje dhe familjarëve të mi, jo vetëm janë të mirëpritura, por edhe i mbështes në çdo hap. U bë një kohë e gjatë që hetimin dhe gjykimin tim e bëjnë opozitarët e zhytur në llumin e korrupsionit dhe të “ashtuquajturat media”, që luftojnë çdo zyrtar e funksionar publik që nuk bie prè e presioneve dhe shantazheve të tyre për përfitime të padrejta.

Familjarët e mi dhe unë, si qytetar i këtij vendi, por njëkohësisht edhe në cilësinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, do të jemi gjithmonë të hapur për çdo veprim dhe vendim të institucioneve të drejtësisë, por duke përbuzur njëkohësisht me neveri çdo të pavërtetë, që ka si qëllim dëmtimin e imazhit tim dhe familjarëve të mi, si dhe duke përhapur, mbi të gjitha, disinformacione edhe mbi vetë punën e këtyre institucioneve.

Unë nuk bëj pjesë në atë kastë të vjetër politike që, për shumë kohë, e vendosën veten mbi ligjin, mbi drejtësinë dhe mbi llogaridhënien institucionale. Të gjithë këta që i kanë borxhe drejtësisë, rrokin flamurin e përkrahjes së drejtësisë kur në përputhje me ligjin dhe vendimet e gjykatave kryhen veprime procedurale në kuadër të hetimeve, dhe e sulmojnë atë me çdo mjet tashmë që drejtësia ka filluar të veprojë mbi ta, duke thyer kështu tabunë shumë vjeçare të mosndëshkueshmërisë.

Nën hetim pasuror/ Agjentët e BKH kryejnë kontrolle në

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Zyrat u kontrolluan sot nga agjentët e BKH-së, ja momenti kur Ajola Xoxa largohet nga ambientet e galerisë "Harabel"

Nën hetim pasuror/ Agjentët e BKH kryejnë kontrolle në
Automjeti

TIRANA- Bashkëshorjta e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Ajola Xoxa ka dalë gjatë orëve të vona të pasdites së sotme nga ambientet e galerisë "Harabel", pas kontrollit të bërë nga agjentët e BKH-së. Në videon e siguruar nga Dosja.al, shihet automjeti i saj i cili del nga ambientet e parkimit pranë galerisë.

 

Ditën e sotme agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë nisur kontrolle në banesën e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt. Agjentët e BKH-së me mandate kontrolli, janë paraqitur në orët e para të mëngjesit në banesën e Veliajt, por fillimisht nuk janë lejuar nga familjarë të tij për të bërë kontrollin, pasi vetë Veliaj ndodhet jashtë vendit.

Pas kontrolleve në banesë, agjentët mësynë dhe në galerinë "Harabel" që drejtohet nga Ajola Xoxa, bashkëshortja e Veliajt. Prokuroria e Posaçme ka deklaruar se është hapur procedura penale për hetimin pasuror të kryebashkiakut.

1 MUAJ ME PARE

VOA: SPAK, kontrolle në zyrat e bashkëshortes së Veliajt, i merret celulari

Nën hetim pasuror/ Agjentët e BKH kryejnë kontrolle në
Bashkëshortja e kryebashkiakut Veliaj duke hyrë në mjediset ku ndodhen zyrat e kompanisë së saj

TIRANA- Në Shqipëri, me urdhër të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, oficerët e policisë gjyqësore ushtruan kontrolle në zyrat e kompanisë së bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ndërsa më parë i kishin sekuestruar dhe telefonin celular. Kontrolle u ushtruan dhe në banesën e vëllait të zotit Veliaj. Vetë Prokuroria e Posaçme nuk dha detaje, por u mjaftua të shpjegojë se ka kryer disa "veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal". Ndaj zotit Veliaj ka nisur një hetim pasuror, ndërsa po shihet dhe roli i tij në rastin e inceneratorit të Tiranës si dhe në çështjen e kompanisë "5D", që zotërohej nga ish drejtorë të Bashkisë.

Oficerët e policisë gjyqësore të BKH-së, u shfaqën mëngjesin e sotëm në banesën e kryebashkiakut Erion Veliaj, ndërsa ky i fundit ndodhej në Gjermani për një vizitë zyrtare, sic e njoftoi më vonë përmes një postimi në Facebook. Mësohet se oficertët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë sekuestruar telefonin celular të Ajola Xoxes, bashkëshortes së zotit Veliaj.

Më pas, mësohet se oficerët e policisë gjyqësore kanë ushtruar kontrolle dhe në godinën në qendër të Tiranës, ku ndodhen zyrat e kompanisë së zonjës Xoxe, e cila kryen aktivitete në fushën e artit dhe organizimit të eventeve të ndryshme. Ata kryen kontrolle dhe në banesën e vëllait të kryebashkiakut. Vetë zoti Veliaj nuk ka bërë ende asnjë koment mbi zhvillimet e sotme.

Kontrollet janë zhvilluar mbështetur në një urdhër të Gjykatës së Posaçme, ndërsa vetë Prokuroria deklaroi se nuk mund japë detaje duke qenë se ndodhet në fazën paraprake të hetimeve dhe se sot kishte kryer disa "veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal".

Në fund të muajit prill të këtij viti, Veliaj u thirr në Prokurorinë e posaçme ku qëndroi për më shumë se 7 orë, për të dhënë shpjegime për inceneratorin e Tiranës. Në dalje, zoti Veliaj përsëriti se Bashkia që ai drejton nuk kishte lidhje me procesin e inceneratorëve.

Në fund të vitit të kaluar drejtori më i rëndësishëm i Bashkisë, Taulant Tusha u arrestua në kuadër të hetimeve për impiantin e trajtimit të mbetjeve të Tiranës, ndërsa pak muaj më pas, zoti Veliaj mori një tjetër goditje kur në muajin mars u arrestuan dy ish drejtorë të Bashkisë. Për katër të tjerë u dhanë masa më të lehta. Dyshimet e Prokurorisë ishin se dy drejtorët Redi Molla dhe Maringlen Qato, zotëronin një kompani private përmes së cilës kishin përfituar fonde publike nga Bashkia e Tiranës.

Ndaj Veliajt, dhe familjarëve të tij të afërm ka nisur prej disa muajsh dhe një hetim pasuror. Kjo situatë duket se ishte shkaku kryesor për të cilin ai u shmang nga drejtimi politik i partisë socialiste në Tiranë, dhe u la jashtë një angazhimi në vijë të parë për zgjedhjet e ardhshme politike./ VOA

1 MUAJ ME PARE

FOTO-EKSKLUZIVE/ SPAK nisi procedim penal për pasurinë e tij, Veliaj në avion drejt Shqipërisë i fokusuar në telefon

Nën hetim pasuror/ Agjentët e BKH kryejnë kontrolle në
Erion Veliaj

GJERMANI- Kryebashkiaku Erion Veliaj, ndaj të cilit SPAK njoftoi se ka nisur procedim penal për pasurinë, ka realizuar një vizitë dyditore Hamburg të Gjermanisë. Dosja.al ka siguruar foton e Veliajt nga avioni me të cilin pritet të mbërrijë në aeroportin e Rinasit rreth orës 18:45. 

Në foto Veliaj shihet i veshur me një xhup teksa mban dhe një kapelë në kokë. Gjithashtu ai duket i fokusuar në telefonin  e tij. Po ashtu sipas burimeve për Dosja.al, nuk ka ende një masë sigurie për kryebashkiakun e Tiranës. Ndonëse SPAK e ka kërkuar masën në GJKKO, Dosja.al mëson se mungon vendimi.

Ndërkohë sot agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë nisur kontrolle në banesën e Veliajt. Agjentët e BKH-së me mandate kontrolli, janë paraqitur në orët e para të mëngjesit në banesën e Veliajt, por fillimisht nuk janë lejuar nga familjarë të tij për të bërë kontrollin, pasi vetë Veliaj ndodhet jashtë vendit.

Pas kontrolleve në banesë, agjentët mësynë dhe në galerinë 'Harabel' që drejtohet nga Ajola Xoxa, bashkëshortja e Veliajt. Prokuroria e Posaçme ka deklaruar se është hapur procedura penale për hetimin pasuror të kryebashkiakut.

 

1 MUAJ ME PARE

BKH mësyn dhe në banesën e vëllait të Veliajt, sekuestron telefonin e Arbër Veliajt

Nën hetim pasuror/ Agjentët e BKH kryejnë kontrolle në
Arbër dhe Erion Veliaj

TIRANË- Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë nisur kontrolle dhe në banesën e vëllait të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Arbër Veliaj. Mësohet se gjatë këtyre kontrolleve është marrë telefoni i vëllait të Erjon Veliajt.

SPAK ka nisur një hetim pasuror për Veliajn dhe familjarët e tij. Ditën e sotme ka njoftuar se ka nisur procedimin penal në lidhje me pasurinë e kryebashkiakut Veliaj, për të cilin ishte nën hetim. Kryebashkiaku po hetohet dhe për disa çështje të nxehta si ajo e Inceneratorit të Tiranës apo dosjes "5D". Në ngarkim të kësaj të fundit ish-drejtorët e bashkisë Tiranë, Taulant Tushe, Redi Molla dhe Mariglen Qato ndodhen në burg.

1 MUAJ ME PARE

SPAK nisi procedimin penal/ Veliaj poston foto nga Hamburgu, heq komentet në Facebook

Nën hetim pasuror/ Agjentët e BKH kryejnë kontrolle në
Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka postuar foto nga vizita dyditore Hamburg të Gjermanisë në Facebook. Ndërkohë që sot agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë nisur kontrolle në banesën e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Veliaj ka publikuar foto me homologun gjerman. 

Por ndryshe nga herët e tjera, Veliaj ka zgjedhur që të heqi komentet në Facebook. SPAK ditën e sotme ka njoftuar se ka nisur procedimin penal në lidhje me pasurinë e kryebashkiakut Veliaj, për të cilin ishte nën hetim.    

Nën hetim pasuror/ Agjentët e BKH kryejnë kontrolle në
Postimi

Kryebashkiaku po hetohet për disa çështje të nxehta si ajo e Inceneratorit të Tiranës apo dosjes "5D". Në ngarkim të kësaj të fundit ish-drejtorët e bashkisë Tiranë, Taulant Tushe, Redi Molla dhe Mariglen Qato ndodhen në burg. Më herët SPAK ka nisur një hetim pasuror për Veliajn dhe familjarët e tij.

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Aksioni i SPAK ndaj Veliajt, momenti kur Ajola Xoxa shoqëron agjentët e BKH-së te galeria Harabel

Nën hetim pasuror/ Agjentët e BKH kryejnë kontrolle në
Pamjet

TIRANË- Një furgon policie dhe disa punonjës të rendit janë vendosur përpara zyrave të shoqatës ‘Harabel, që i përket bashkëshortes së Erion Veliajt, Ajola Xoxa. Mësohet se agjentët e BKH-së pas kontrollit në banesën e Veliajt kanë shkuar dhe në galerinë Harabel.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Dosja.al, agjentët e BKH-së janë shoqëruar për te galeria, nga bashkëshortja e Veliajt dhe nga avokati i saj. 

Kryebashkiaku po hetohet për disa çështje të nxehta si ajo e Inceneratorit të Tiranës apo dosjes "5D". Në ngarkim të kësaj të fundit ish-drejtorët e bashkisë Tiranë, Taulant Tushe, Redi Molla dhe Mariglen Qato ndodhen në burg. Më herët SPAK ka nisur një hetim pasuror për Veliajn dhe familjarët e tij.

1 MUAJ ME PARE

Kontrollet në banesën e Veliajt, SPAK: Kemi nisur procedim penal për pasurinë

Nën hetim pasuror/ Agjentët e BKH kryejnë kontrolle në
SPAK

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka deklaruar se është hapur procedura penale për hetimin pasuror të kryebashkiakut Erion Veliaj. Me anë të një njoftimi për mediat, SPAK njofton se kontrollet e sotme janë veprime hetimore. Po ashtu SPAK bën me dije se hetimi ndodhet në fazat paraprake dhe se nuk mund të publikojnë më shumë të dhëna në këtë moment. 

Njoftimi i SPAK:

Përshëndetje, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar informon se janë ndërmarrë disa veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal. Duke qenë se hetimi ndodhet ende në fazën paraprake nuk mund të publikojmë të dhëna apo informacion të mëtejshëm në këtë moment. Faleminderit për mirëkuptimin.

Kryebashkiaku po hetohet për disa çështje të nxehta si ajo e Inceneratorit të Tiranës apo dosjes "5D". Në ngarkim të kësaj të fundit ish-drejtorët e bashkisë Tiranë, Taulant Tushe, Redi Molla dhe Mariglen Qato ndodhen në burg. Më herët SPAK ka nisur një hetim pasuror për Veliajn dhe familjarët e tij.

1 MUAJ ME PARE

Jo vetëm në banesën e Veliajt/ BKH kontrolle dhe te Bashkia Tiranë e galeria ‘Harabel’

Nën hetim pasuror/ Agjentët e BKH kryejnë kontrolle në

TIRANË- Agjentët e BKH-së nuk kanë ushtruar kontrolle vetëm në shtëpinë e kryebashkiakut Erion Veliaj. Burime pranë Dosja.al, bëjnë me dije se agjentët kanë shkuar dhe në bashkinë e Tiranës. Por këtu nuk dihet nëse është arritur të bëhet kontrolli, pasi për të kontrolluar zyrën duhet të jetë i pranishëm dhe vetë Veliaj, i cili ndodhet në Hamburg.

Ndërkohë që agjentët e BKH-së kanë shkuar edhe në galerinë ‘Harabel’ që ndodhet në zonën e ish-bllokut në Tiranë. Pasi kanë bërë kontrolle ata kanë sekuestruar dokumente e materiale të ndryshme që kanë të bëjnë me hetimet e nisa në lidhje me pasurinë e Erion Veliajt dhe familjarëve të tij.

Kryebashkiaku po hetohet për disa çështje të nxehta si ajo e Inceneratorit të Tiranës apo dosjes "5D". Në ngarkim të kësaj të fundit ish-drejtorët e bashkisë Tiranë, Taulant Tushe, Redi Molla dhe Mariglen Qato ndodhen në burg. Më herët SPAK ka nisur një hetim pasuror për Veliajn dhe familjarët e tij.

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Dalin pamjet e mbërritjes së agjentëve të BKH në banesën e Veliajt

Nën hetim pasuror/ Agjentët e BKH kryejnë kontrolle në
pamjet

TIRANË- Janë publikur pamjet e siguruara nga Dosja.al, nga momenti kur agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit janë paraqitur në banesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. 

Burime bëjnë me dije se agjentet e BKH-së kanë shkuar në banesën e Veliajt në zonën e quajtur 'Kodra e Diellit' në orët e para të mëngjesit për kontroll. Por fillimisht nuk janë lejuar nga familjarë të tij për të bërë kontrollin, pasi vetë Veliaj ndodhet jashtë vendit. Vetëm pas një ore, agjentët e BKH-së kanë mundur të hyjnë në banesën e Veliajt për kontroll. 

Agjentët e BKH, me urdhër të prokurorit Ols Dado, bëhet me dije se kanë sekuestruar telefonin e bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxës.

Kryebashkiaku po hetohet për disa çështje të nxehta si ajo e Inceneratorit të Tiranës apo dosjes "5D". Në ngarkim të dosjes "5D" ish-drejtorët e bashkisë Tiranë, Taulant Tushe, Redi Molla dhe Mariglen Qato ndodhen në burg. Më herët SPAK ka nisur një hetim pasuror për Veliajn dhe familjarët e tij.

1 MUAJ ME PARE

Me vendim të GJKKO, BKH sekuestron telefonin bashkëshortes së Veliajt

Nën hetim pasuror/ Agjentët e BKH kryejnë kontrolle në

TIRANË- Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë sekuestruar telefonin e bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj. Mësohet se agjentet pas kontrollit që kanë kryer në banesën e Veliajt, kanë sekuestruar telefonin e bashkëshortes së tij Ajola Xoxa. Telefoni i Xoxës, është sekuestruar në kuadër të hetimit pasuror, nga prokurori Ols Dado.

Kryebashkiaku po hetohet për disa çështje të nxehta si ajo e Inceneratorit të Tiranës apo dosjes "5D". Në ngarkim të kësaj të fundit ish-drejtorët e bashkisë Tiranë, Taulant Tushe, Redi Molla dhe Mariglen Qato ndodhen në burg. Më herët SPAK ka nisur një hetim pasuror për Veliajn dhe familjarët e tij.

1 MUAJ ME PARE

Mesazh për SPAK apo për Ramën? Veliaj nga Hamburgu poston videon e tigrit pas kontrolleve të BKH në banesën e tij

Nën hetim pasuror/ Agjentët e BKH kryejnë kontrolle në
velia, rama

TIRANË- Pak më herët u raportua se agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit po kryejnë kontrolle në banesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt. Ky i fundit vetë ndodhet në Hamburg të Gjermanisë për një vizitë dyditore. 

Ndonëse fizikisht jo këtu, Veliaj duket se me mendje është në Tiranë. Rreth një orë më herët, pas raportimeve për kontrollet e BKH-së në banesën e tij, kryebashkiaku ka ndarë në Facebook, një video të një tigri të Kopshti Zoologjik i Tiranës me mbishkrimin: "MIRËMËNGJES Nga Kopshti Zoologjik i Tiranës."

Nën hetim pasuror/ Agjentët e BKH kryejnë kontrolle në
postimi i erion veliaj

Mbetet e paqartë nëse kjo video dhe kjo kafshë e Kopshtit Zoologjik, nënkuptonte një mesazh për kryeministrin Edi Rama apo Prokurorinë e Posaçme. Kjo e fundit, pak kohë më parë ka nisur edhe një hetim pasuror ndaj Veliajt dhe familjarëve të tij. 

1 MUAJ ME PARE

DETAJE/ Agjentet e BKH-së shkuan në banesën e Veliajt në orët e para të mëngjesit, nuk u lejuan nga familjarët të bëjnë kontrolle

Nën hetim pasuror/ Agjentët e BKH kryejnë kontrolle në
Erion Veliaj

TIRANË- Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë marrë një aksion ditën e sotme për kontroll në banesën e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se agjentet e BKH-së kanë shkuar në banesën e Veliajt në zonën e quajtur 'Kodra e Diellit' në orët e para të mëngjesit për kontroll.

Por fillimisht nuk janë lejuar nga familjarë të tij për të bërë kontrollin, pasi vetë Veliaj ndodhet jashtë vendit. Vetëm pas një orë, agjentët e BKH-së kanë mundur të hyjnë në banesën e Veliajt për kontroll. 

Kryebashkiaku po hetohet për disa çështje të nxehta si ajo e Inceneratorit të Tiranës apo dosjes "5D". Në ngarkim të kësaj të fundit ish-drejtorët e bashkisë Tiranë, Taulant Tushe, Redi Molla dhe Mariglen Qato ndodhen në burg. Më herët SPAK ka nisur një hetim pasuror për Veliajn dhe familjarët e tij.

1 MUAJ ME PARE

Agjentët e BKH kryejnë kontrolle në banesën e kryebashkiakut Erion Veliaj

Nën hetim pasuror/ Agjentët e BKH kryejnë kontrolle në
erion veliaj

TIRANË- Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit po ushtrojnë kontrolle në banesën e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Sipas raportimeve agjentët e BKH-së me mandate kontrolli, janë paraqitur rreth orës 8 të mëngjesit në banesën e Veliajt. 

Kryebashkiaku po hetohet për disa çështje të nxehta si ajo e Inceneratorit të Tiranës apo dosjes "5D". Në ngarkim të kësaj të fundit ish-drejtorët e bashkisë Tiranë, Taulant Tushe, Redi Molla dhe Mariglen Qato ndodhen në burg. Më herët SPAK ka nisur një hetim pasuror për Veliajn dhe familjarët e tij.

erion veliaj bkh ne banesen e veliajt

Sondazh

Poll

Bardhi: Kuvendi gjatë 12 viteve ka dështuar të reflektojë rekomandimet e OSBE/ODIHR

Bardhi: Kuvendi gjatë 12 viteve ka dështuar të reflektojë rekomandimet e OSBE/ODIHR

Spiropali: Vota e diasporës një nga arritjet më të shënuara të legjislaturës!

Presidenti letër në Kuvend, Bardhi: Pse nuk e sollët kësaj here apo meqë nuk kishte protestë opozita

Berisha: Kontrabanda e naftës bëhet vetëm me pjesëmarrjen e qeverisë, tani vjen vetëm me anije

Berisha: Nuk kanë motive politike! Familjarët i shohin padrejtësitë që u bëhen

Berisha: Të votojnë të gjithë emigrantët pavarësisht kur i skadon dokumenti i lëshuar në Shqipëri

Vota e diasporës/ Berisha: Çdo dokument biometrik i shteteve ku ata ndodhen, duhet të konsiderohet

Berisha:Transparenca dhe parashtrimi i programit te shqiptarët,dy shtyllat kryesore tëPDnë parlament

Berisha: Taulant Balla dhe Lulzim Basha janë një binom i pandarë si tymi dhe bloza

Berisha prezanton programin për shëndetësinë: Do ndjekim modelin gjerman dhe do dyfishojmë buxhetin

"Fitorja e Trump"/ Berisha: Do të kërkoj rishikimin për vendimin që përbën një grusht shteti

Berisha: Qeveria jonë do garantojë çdo ilaç dhe pajisje për të sëmurët neoplazikë

Berisha: Shëndetësia është rikthyer në vitin 1960

"Qeveria amerikane kërkoi të hetohet organizatori!" Berisha: Rama pengoi hetimet e 21 janarit

Vrasja e Martin Canit/ Berisha: Hetimet u fshehën! Shoku thotë me futi thikën një person tjetër...

Berisha: Zaho Koka është dosja që ka ardhur këtu për Olsi Ramën dhe klanin Rama

Zbardhi pjesë nga dosja Toyota Yaris, Berisha: Do publikoj edhe kodin e Taulant Ballës

Berisha zbardh pjesë nga dosja Toyota Yaris: Taulant Balla dhe Astrit Vladi i kishin paratë bashkë

"E majta në 76 vende u ndëshkua!" Berisha para SPAK: Koha e Soros-it mori goditje fatale

Berisha pas daljes nga SPAK:I kishin dhënë urdhër OPGJ që në procesverbal të mos shënohet vërejtje

Berisha në SPAK/ Qytetarët mblidhen në protestë para Prokurorisë së Posaçme

Primaret/ Berisha: Ka një statut dhe unë do ta zbatoj, shumë shpejt do të hapet gara

Vendimi i Kushtetueses/ Berisha: Shpikën një çështje që nuk ekziston, janë repart i PS-së

Regjistrimi i diasporës/ Berisha: PS nuk pranon dokumentet biometrike të BE-së, kjo është absurde

Berisha: Dëmshpërblim të plotë për ish-të përndjekurit brenda mandatit të parë qeverisës

Ulja e çmimit të naftës/ Berisha: Zgjidhja vjen duke prerë me gërshërë kontrabandën

Berisha: Pollet janë mashtrim i madh! PD në muajt e fundit ka rritjen më të madhe

Berisha: Turizmi i Ramës është piramidë mashtrimi!

Berisha: Bonus për dy fëmijët e parë, për të tretë shteti do të paguajë shpenzimet deri në 23-vjeç

Berisha: Do bëjmë gjithçka që pasuritë e vjedhura gjatë qeverisjes Rama, tu rikthehet shqiptarëve!

Partitë e reja/ Berisha: Problem kryesor nuk është opozita, është teza e Edi Ramës

"Do të dyfishojmë buxhetin për arsimin",Berisha:Transformimi i sistemit aktual, është objektiv i yni

Berisha: Qëndrimi ynë është asnjë kullë dhe zero tolerancë ndaj krimit të organizuar dhe narkoeurove

Minimumi jetik 200 euro/Berisha: Disponojmë të gjitha fondet, mundësitë dhe vullnetin për ta zbatuar

Investimi në ishullin e Sazanit/ Berisha: Rama po e përdor për të blerë influenca politike

Regjistrimi i diasporës/ Berisha: Po bëjmë gjithçka që procesi të jetë transparent!

Berisha: PD ka një zotim solemn, kompensimin financiar ose fizik të çdo prone

Berisha: Për votën e diasporës kemi bërë ç’është e mundur që të jetë e sigurtë!"

Berisha: Po paraqesim një program shumë të suksesshëm, pala tjetër është në një betejë mes tyre

Rishfaqet Gledis Nano në Policinë e Shtetit pas shkarkimit

Berisha sfidon Ramën: Hajde të dalim në shesh të burrave dhe t’i themi njëri-tjetrit gjërat!

Berisha: Ata të cilët kishin parashikuar zhdukjen tonë, me 11 maj do të marrin disfatën e merituar!

34 vjetori i themelimit të PD/ Berisha nga Lezha: Donin të na linin si Kuba në brigjet e Adriatikut

"Çfarë nuk kanë fantazuar për shtëpinë time", Rama: Paraja nuk ka qenë tundim për mua!

Dosja Xibraka/ Rama paralajmëron masa ligjore: Do padis Gazment Bardhin për kallëzim të rremë

"Gati çerek shekulli akuza pa asnjë çerek prove", Rama: Nuk kam kryer kurrë një krim!

"Më kanë bërë skizofren me kartelë mjekësore", Rama: S'kisha si të mos akuzohesha për këtë

Dosja Xibraka/ Rama pas vendimit: Drejtësia foli me prova! Do dënoj Bardhin për kallëzim të rremë

"Fidel, të lus të ruash faturat se kështu si ka ardhur koha",Veliaj ankohet për SPAK në sy të Ramës

Me dhuratë me vete/ Sali Berisha në burgun e Fierit, viziton ish-deputetin demokrat Ervin Salianji