LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Nuk ka ndryshime në qarqe"/ Mbyllet mbledhja e AK me drejtuesit e qarqeve, Rama flet për mediat: Nuk e ndjek opozitën, tek McGonigal ja keni futur kot

• Kreu i qeverisë Edi Rama ka mohuar se ka lidhje me akuzat për Charles McGonigal. • Në një deklaratë për mediat pas mbylljes së mbledhjes online të Asamblesë së PS, Rama tha se kjo çështje nuk është si është transmetuar në media dhe se sipas tij nëse do kthehej disa herë pas, prap do e takonte agjentin e dënuar të FBI McGonigal. • Për protestën e Opozitës, Rama ka theksuar se nuk e ka ndjekur dhe se sipas tij nuk është e opozitës por e një grupi. • Për mbledhjen e Asamblesë, Rama tha se janë në fazën e dytë të anëtarësimin, duke theksuar se do të bëhen anëtarësime të reja. • Rama tha se nuk do të ketë ndryshime për drejtuesit dhe se nuk është qëllim në vetvete

4 artikuj për këtë temë.

7 MUAJ ME PARE

"McGonigal u dënua se mori para nga ju"/ Rama mundohet të shmangë pyetjen: Nuk është siç thoni ju

"Nuk ka ndryshime në qarqe"/ Mbyllet mbledhja e AK me drejtuesit
Foto ilustruese

TIRANË-Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë dhe njëkohësisht dhe Kryetari i Partisë Socialiste pas mbledhjes me drejtuesit e qarqeve ka dhënë një komunikim për mediat. Rama është përgjigjur për çështjen McGonigal, ku ka thënë sesa herë të kthehej prapa do ta takonte ish-agjentin e dënuar. Sipas Ramës kjo çështje nuk është siç e kanë transmentuar mediat. 

Pyetje: McGonigal është dënuar me 28 muaj burg sepse u provua ndryshe nga ajo që keni thënë ju për marrjen e parave nga Agron Neza? A mendoni se do hetoheni për këtë rast, sepse McGonigal është dënuar sepse në një farë mënyre është korruptuar nga kryeministri i Shqipërisë.

RamaMos më ndërprit, unë në prononcimet e mia lidhur me këtë rast i jam referuar pikë për pikë çfarë është thënë në dokumentet zyrtare në SHBA, sepse vetë nuk kam pasur dijeni me ato që janë thënë.

Pyetje: Prokurorja tha se paratë janë dhënë për të krijuar lidhje me zyrtarët shqiptarë? Ju e keni takuar.

RamaDo e takoja sa herë të kthehesha prapa, sepse po të më kërkohen takime nga zyrtarë të vendeve aleate, do i mirëpres gjithmonë.

Te kjo çështje duhet ta pranoj se ja keni futur kot.

7 MUAJ ME PARE

"Nuk e shoh opozitën"/ Rama përgjigjet për protestën: Ata janë një konglomerat, nuk janë opozita

"Nuk ka ndryshime në qarqe"/ Mbyllet mbledhja e AK me drejtuesit
Foto ilustruese

TIRANË-Kryeministri Edi Rama, ka folur në përfundim të mbeldhjes me drejtuesit e qarqeve për mediat. Rama dha dhe komentin e tij për protestën e tij për opozitën, ku sipas tij ata nuk janë opozitë, por grupe. 

"Nuk e ndjek opozitën', kështu u përgjigj kryeminsitri Edi Rama i pyetur për protestën e Rithemelimit. Nuk kam informacion për organizim të opozitës, nuk e ndjek opozitën. Ajo nuk është opozita ata janë konglomerate, grupe."-tha Rama.

7 MUAJ ME PARE

"A do shkarkohen drejtuesit për shkak të performancës?"/ Rama pas Asamblesë: PS e ka ndryshimin në vetvete, unë do kem organizatat e mija në Durrës

"Nuk ka ndryshime në qarqe"/ Mbyllet mbledhja e AK me drejtuesit
Foto ilustruese

TIRANË-Kryeministri Edi Rama dhe njëkohësisht Kryetari i Partisë Socialiste ka dhënë një komunikim për mediat pas përfundimit të mbledhjes me drejtuesit e qarqeve. Rama ka folur për raportimet e drejtuesve dhe i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve, nëse do të ketë shkarkimi të drejtuesve për shkak të performancës. Kryesocialisti tha se kjo nuk është qëllim në vetvete, por nuk i mohoi ndryshimet në PS, duke shtuar se ky fenomen është pjesë e organizatës së tij politike. 

"Jemi në fazën e dytë që sic e vendosëm në Asamblenë Kombëtare që është faza për anëtarësimet e reja dhe për balancimet gjinore. Kemi probleme në zonat rurale që të kemi një balancim."

Do të ketë ndryshime të drejtuesve nga ky raportim?

"Unë shoh një angazhim pozitiv dhe nga raportimet e sotme kam parë një punë pozitive. Kemi dhe një sistem që ka pasqyra të verifikueshme dhe të takimeve dhe të boshllëqeve. Por nuk e kam qëllim në vetvete heqjen e drejtueseve. Ndryshimi është pjesë e Partisë Socialiste. Do të jem në Durrës dhe sipas ndarjes secili ka 10 organizata socialiste. Unë do të kem organizatat e mija dhe do të marrë pjesë në mbledhjet e organizatave."

 

7 MUAJ ME PARE

Mblidhet sot online Asambleja e PS-së, në seli vetëm drejtuesit politikë të qarqeve

"Nuk ka ndryshime në qarqe"/ Mbyllet mbledhja e AK me drejtuesit
Edi Rama

TIRANA- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama do të mbledhë sot anëtarët e Asamblesë Kombëtare të PS. Takimi do të zhvillohet online dhe në fokus do të jenë çështje organizative të partisë. Mësohet se në selinë e PS do mblidhen edhe drejtuesit politikë të qarqeve.

“Me kërkesë të Kryetarit të PS, ju njoftoj se me datë 21.02.2024, ora 17.30 do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS. Mbledhja do te zhvillohet sipas sistemit On Line”, thuhet në njoftimin e ndarë nga sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi.

Takimi i fundit i anëtarëve të Asamblesë ishte më 11 shkurt ku u bë një analizë e strukturave socialiste në qarqe me në fokus përgatitjet për zgjedhjet parlamentare 2025. Asambleja e PS do të mblidhet edhe më 16 mars në një takim në qytetin e Durrësit. 

asambleja kombetare e partise socialiste edi rama

Sondazh

Poll

"Nëse doni të bëni rrugaçin…"/ Debate dhe përplasje në Komisionin për Shëndetësinë

"Nëse doni të bëni rrugaçin…"/ Debate dhe përplasje në Komisionin për Shëndetësinë

Deputetet e opozitës-mazhorancës: Vendosët Gardën te dera mos të futemi brenda

"Te legalizimet duhet shumë fokus", Rama-kryebashkiakëve: Shijaku është bashkia model

"Ka bashki këtu që nuk kanë bërë një projekt dhe nuk kanë çarë kokën", Rama: Po me ça merreni ju

Rama me kritika për kryebashkiakët: Situata me zjarret ka shfaqur dobësi

Pëmbytjet në Vlorë, Rama: Ka ndryshuar formacioni i reshjeve

Protesta e Opozitës, qytetari mbulohet nga flakët

U bllokua në trafik për shkak të protestës së PD, gruaja lind foshnjën në automjet

Njëri prej protestuesve nuk ndihet mirë, shoqërohet nga Bardhi dhe Nallbati

Qytetarët thyejnë stacionin e urbanit dhe mbajtëset e reklamave në Tiranë

Qytetarët në Parlament, Policia i kundërsulmon me gaz lotsjellës

Një fëmijë i lënduar nga gazi lotsjellës i hedhur nga policia te bashkia e Tiranës

Policia u kundërpërgjigjet protestuesve, nis shpërndarjen me ujë

Rriten tensionet/ Pas Selisë së PS-së, protestuesit djegin edhe ministrinë e Brendshme

Protestuesit i hedhin molotov, merr flakë hyrja e selisë së Partisë Socialiste

Demokratët i vënë flakën selisë së PS-së/ Molotovët "djegin" edhe kryemisnitrin Rama

Duke kaluar mes automjeteve, protestuesit nisen drejt selisë së PS-së

Bardhi dhe Noka udhëheqin protestën, çfarë po ndodh në Bulevard, ku po shkojnë protestuesit

Sërish zjarr, protestuesit i vënë flakën stacionit të urbanit

Largohen nga kryeministria/ Deputetët e opozitës dhe qytetarët nisin marshimin

Shpërthimet e molotovëve, merr flakë pema pranë kryeministrisë

Tym dhe përplasje me policinë, çfarë po ndodh para Kryeministrisë

Tensione dhe përplasje në protestë, hidhet molotov drejt kryeministrisë

Protesta e opozitës/ Qytetarët bllokojnë makinat

"Rama ik"/ Nis protesta e Opozitës me ovacione e thirrje

Nis protesta e opozitës, deputetët e PD lënë selinë dhe nisen drejt Kryeministrisë

Protesta e opozitës, flakë para Presidencës

Për pak minuta nis protesta, qytetarët 'pushtojnë' selinë blu

Situatë alarmante në Vlorë! Rrjedha e ujit merr para një qytetare

Berisha: Unë do të jem i pranishëm edhe njëherë në krah të çdo protestuesi

Mesazhet në telefonin e Bardhit/ Berisha: Fabrikim i nisur nga SPAK dhe zyrat e Ramës!

Refuzimi i komisionit ‘Xhafaj’ nga institucionet e drejtësisë/ Berisha: Luftë klanesh

Berisha: SPAKU i partisë është shndërruar në instrumentin më të shëmtuar të narkoshtetit shqiptar

"Qëllimet tona janë qëllimet demokratike"/ Berisha: Beteja jonë gjer në krijimin e qeverisë teknike

21 janari u ndërtua mbi një mashtrim/ Berisha:7 tetori, dita për të hapur dyert e zgjedhjeve të lira

Protesta e 7 tetorit/ Berisha drejtuar policisë: Mjerë ai që provokon qytetarët dhe zemërimin e tyre

Qeveria teknike/ Berisha: Ne jemi të bindur se Rama nuk e do këtë, por ne nuk do heqim kurrë dorë

Berisha: Të bashkohemi në Tiranë në marshimin tonë për qeveri teknike, zgjedhje të lira

Protesta e 7 tetorit/ Berisha: Të gjithë marshim në Tiranë për të drejtat tona më themelore

Deputetët e opozitës sjellin manekinë me fotot e Olsi Ramës dhe Geron Xhafës të veshur si të burgos

Manekinë me foto e vëllezërit Rama dhe Xhafaj të veshur si të burgosur, Noka u vendos flakën

Gjithçka me votat e mazhorancës, mbyllet seanca plenare në Kuvend brenda pak minutave

Opozita u la jashtë!71deputetë të pranishëm në Kuvend, mazhoranca voton dy projektligje në rend dite

“Nuk meritojnë të trajtohen në atë mënyrë”/ Spiropali shpreh mirënjohje për Gardën

Salla gjysëm e boshatisur, nis seanca plenare në Kuvend

U godit me këmbën e karriges, Spiropali: Më ruajti fati dhe paaftësia e goditësit

Deputeti socialist shfrenon gojën: Nuk ka bir kurve të më ndalojë mua

Peleshi futet në Kuvend, Noka dhe Bardhi: Keni shpallur armik opozitën!

"Mos më prek me dorë!' Përplasje fizike mes Gardës dhe deputetëve të PD-së para Kuvendit

“Tmerr ka Rama nga opozita", dyert e Kuvendit me zinxhirë, Noka: Bunkerizohet parlamenti