LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

“Nuk e di a është gjallë”, nëna bën apel mes lotësh në Durrës: Vjehërrit nuk me kthejnë fëmijën! Policia: Vijojnë kërkimet intensive, procedohet 60-vjeçari

• Një fëmijë vetëm 3-vjeç është marrë nga gjyshërit nga ana e babait, në Durrës, dhe prej ditësh nuk dihet fati i tij. • Nëna e 3-vjeçarit ka deklaruar se gjyshërit e kanë marrë si çdo javë nipin e tyre për ta mbajtur disa orë në familjen e tyre siç bënin zakonisht, por nuk e kanë kthyer më. • Ajo ka pritur disa orë dhe kur vjehrri me vjehrrën nuk i kanë kthyer fëmijën i ka telefonuar, por celulari i tyre ka rezultuar i fikur. • Gruaja ka bërë denoncim në polici dhe uniformat blu kanë arritur të gjejnë vetëm 58-vjeçarin Rexhep Gjuni, por jo bashkëshorten e tij dhe fëmijën. • 58-vjeçari, është ndaluar nga policia, por nuk ka treguar se ku ndodhet i mituri, ndërkohë që babai i 3-vjeçarit ka humbur jetën një vit më parë në një aksident automobilistik. • Fillimisht 58-vjeçari ka deklaruar se fëmija ndodhet në Kukës te disa të afërm, por policia e Kukësit nuk e ka gjetur. • Nëna e djalit 3-vjeçar që është rrëmbyer nga gjyshërit ka treguar se që nga vdekja e bashkëshortit të saj, marrëdhëniet me vjehrrin dhe vjehrrën nuk i ka pasur shumë të mira, pasi donin që t'i merrnin djalin. • Nëna mes lotësh ka treguar se kur i ka telefonuar ata i kanë thënë se nuk do ia japin më djalin dhe se policisë i kanë bërë presion që tu plotësoheshin kushtet që ata kanë. • Ndërkohë Policia e Durrësit ka reaguar pas 3 ditësh për ngjarjen e rëndë të rrëmbimit të 3-vjeçarit nga gjyshërit e tij. • Vetëm pasi ngjarja mori përmasa mediatike, policia ka theksuar se gjyshi që ka marrë fëmijën është proceduar penalisht.

4 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

Rrëmbimi i 3-vjeçarit në Durrës/ Gjyshërit kishin konflikt me nusen për përfitimet ekonomike pas vdekjes së djalit, procedohet penalisht 60-vjeçari

“Nuk e di a është gjallë”, nëna bën apel
Ille Gjuni

DURRËS- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me rrëmbimin e fëmijës 3-vjeçar në Durrës nga gjyshërit e tij nga ana e babait. Uniformat blu prej katër ditësh po punojnë për gjetjen e të miturit, por ende nuk kanë asnjë informacion se ku ndodhet. 

Nëna e fëmijës ka bërë denoncim në polici dhe uniformat blu kanë arritur të gjejnë vetëm 58-vjeçarin Rexhep Gjuni, por jo bashkëshorten e tij dhe fëmijën. 58-vjeçari, është ndaluar nga policia por nuk ka treguar se ku ndodhet i mituri, ndërkohë që babai i 3-vjeçarit ka humbur jetën një vit më parë në një aksident automobilistik. Fillimisht 58-vjeçari ka deklaruar se fëmija ndodhet në Kukës te disa të afërm, por policia e Kukësit nuk e ka gjetur. 

Mësohet se gjyshërit kanë pasur një konflikt me nusen edhe për përfitimet ekonomike pas vdekjes së djalit si dhe frikë se mos nusja e tyre mund të largohej jashtë vendit. Babai i fëmijës Avni Gjuni humbi jetën në shkurt të vitit 2023 në një aksident automobilistik që ndodhi te Kthesa e Kamzës.

Të tronditur pas kësaj ngjarjeje dhe largimit të nuses me nipin te prindërit e saj, Rexhep dhe Berile Gjuni vendosën të largohen edhe nga shtëpia e tyre në zonën e ish-Kënetës për t’u zhvendosur në një banesë me qira në të njëjtën zonë. Aktualisht, në banesë nuk ndodhet askush, ndërsa policia vijon kontrollet në bashkëpunim dhe me policinë e Kukësit dhe rrethet kufitare për të gjetur fëmijën dhe gjyshen dhe fëmijën.  60-vjeçari Rexhep Gjuni është proceduar penalisht nga prokuroria për marrjen pa të drejtë të fëmijës. Në bazë të legjislacionit tonë penal, “marrja pa të drejtë e fëmijës” është një kundërvajtje penale që dënohet me gjobë ose deri në 6 muaj burgim.

 

1 MUAJ ME PARE

Rrëmbimi i 3-vjeçarit nga gjyshërit, policia e Durrësit bëhet e gjallë pas 3 ditësh: Po vijojnë kërkimet intensive

“Nuk e di a është gjallë”, nëna bën apel
Policia e Durresit

DURRËS- Policia e Durrësit ka reaguar pas 3 ditësh për ngjarjen e rëndë të rrëmbimit të një 3-vjeçari nga gjyshërit e tij. Vetëm pasi ngjarja mori përmasa mediatike, policia ka theksuar se gjyshi që ka marrë fëmijën është proceduar penalisht. Ndërkohë që kërkimet për të miturin vazhdojnë ende, pasi nuk dihet se ku ndodhet. 

Njoftimi i Policisë:

Durrës Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. Gj., 60 vjeç, pasi më datë 13.04.2024, në këtë komisariat, është paraqitur një shtetase 23 vjeçe, banuese në Durrës, e cila ka kallëzuar se vjehrri i saj, shtetasi R. Gj., ka marrë fëmijën e saj 3 vjeç dhe nuk ia ka kthyer më.

Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit R. Gj., por nuk e kanë gjetur fëmijën. Vijojnë kontrollet intesive për gjetjen e tij. Për ecurinë e kërkimeve dhe të veprimeve hetimore për këtë rast do të ketë njoftime të tjera në vijim. Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Marrja e padrejtë e fëmijës”.

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ I rrëmbyen djalin pas vdekjes së burrit, nëna mes lotësh në Durrës: Vjehrri me tha nuk ta jap, edhe policisë i bëri presion

“Nuk e di a është gjallë”, nëna bën apel
Ille Gjuni

DURRËS- Nëna e djalit 3-vjeçar që është rrëmbyer nga gjyshërit nga ana e babait në Durrës, Ille Gjuni ka treguar mes lotësh të gjithë ngjarjen. Duke folur për mediat, ajo ka treguar se që nga vdekja e bashkëshortit të saj, marrëdhëniet me vjehrrin dhe vjehrrën nuk i ka pasur shumë të mira, pasi donin që ti merrnin djalin. Edhe pse me ligj djali qëndron me nënën e tij, ata kanë përfituar një fundjavë dhe e kanë marrë atë për disa orë, ndërkohë që nuk e kanë sjellë më. Nëna mes lotësh ka treguar se kur i ka telefonuar ata i kanë thënë se nuk do ia japin më djalin dhe se policisë i kanë bërë presion që tu plotësoheshin kushtet që ata kanë.   

 

“E morën dhe nuk e kanë sjellë. Bashkëshorti im ka 1 vit e 2 muaj që ka ndërruar jetë. Ato duan të më marrin djalin. Në fillim nuk ma jepnin kam ikur me zor. Vjehrri dhe vjehrra vinin dhe e takonin. Jua lija çdo fundjavë disa orë, nga ora 09:00 deri në 15:00. E morën këtë radhë dhe nuk e sollën më. Kur shkoi ora dhe i mora në telefon më thanë nuk ta sjellim më. I denoncova në polici. Ai u bënte presion policinë, kërkonte kushte, që ta merrte ai, të mos dilte jashtë shtetit. Vjehrri nuk tregon se ku është fëmija. Thotë që nuk e di. Gënjen! Familja e ish-bashkëshortit janë nga Kukësi. Dua djalin, shteti e policia të ma sjellin. Ka disa ditë që nuk është këtu. Mos e kanë dërguar jashtë shtetit? Unë jetoj tek prindërit e mi. I kemi afër me shtëpi gjyshin dhe gjyshen e djalit”, tha ajo.

1 MUAJ ME PARE

“Nuk e di a është gjallë”, nëna bën apel mes lotësh në Durrës: Vjehërrit nuk me kthejnë fëmijen

“Nuk e di a është gjallë”, nëna bën apel
Ille gjuni

DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës prej disa ditësh. Një fëmijë vetëm 3 vjeç është marrë nga gjyshërit nga ana e babait dhe prej ditësh nuk dihet fati i tij. Uniformat blu prej katër ditësh po punojnë për gjetjen e të miturit, por ende nuk kanë asnjë informacion se ku ndodhet.

Nëna e 3-vjeçarit ka deklaruar se gjyshërit kanë marrë si çdo javë nipin e tyre për ta mbajtur disa orë në familjen e tyre siç bënin zakonisht, por nuk e kanë kthyer më. Ajo ka pritur disa orë dhe kur vjehrri me vjehrrën nuk i kanë kthyer fëmijën i ka telefonuar, por celulari i tyre ka rezultuar i fikur.

Gruaja ka bërë denoncim në polici dhe uniformat blu kanë arritur të gjejnë vetëm 58-vjeçarin Rexhep Gjuni, por jo bashkëshorten e tij dhe fëmijën. 58-vjeçari, është ndaluar nga policia por nuk ka treguar se ku ndodhet i mituri, ndërkohë që babai i 3-vjeçarit ka humbur jetën një vit më parë në një aksident automobilistik. Fillimisht 58-vjeçari ka deklaruar se fëmija ndodhet në Kukës te disa të afërm, por policia e Kukësit nuk e ka gjetur. 

“Jam e shqetësuar. Nuk e di ku ndodhet fëmija im. Nuk e di nëse është mirë. Kërkoj nga policia të bëjë të mundur gjetjen e tij. Nuk e di pse ndodhi kjo pasi nuk e kam penguar kurrë femijën të shkonte te gjyshërit e tij”, tha nëna e 3-vjeçarit.

rrembimi i femijes ne durres

Sondazh

Poll

Nis fuqishëm protesta para Bashkisë Tiranë, qytetarët hedhin molotov para godinës

Nis fuqishëm protesta para Bashkisë Tiranë, qytetarët hedhin molotov para godinës

Të pranishëm në protestë, akti fisnik i qytetarëve, u japin ujë efektivëve të policisë

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat