LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

LUFTA/ Sulmohet Kramatorsku, ndërrojnë jetë tre persona, Rusia rinis ofensivën me 500 mijë trupa, Zelenskyy: Sillni avionë e raketa

• Intensifikohet lufta në Ukrainë. Tre persona kanë humbur jetën në një sulm në qytetin Kramatorsk. Tetë të tjerë u plagosën në qytet në rajonin e Donetsk pasi një raketë ruse goditi një ndërtesë banimi, tha guvernatori i provincës. Shifra pritet të rritet ndërsa ekipet e shpëtimit krehin rrënojat. • Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës Oleksii Reznikov ka deklaruar se Rusia po përgatit një ofensivë të re të madhe dhe paralajmëroi se gjithçka mund të fillojë më 24 shkurt, ditën kur mbushet 1 vit që nga nisja e pushtimit të Ukrainës. Reznikov tha se Moska kishte grumbulluar 500 mijë trupa dhe mund të rinisë ofensivën. • Ukraina ka rinovuar kohët e fundit thirrjet për avionë luftarakë për të ndihmuar në mbrojtjen nga sulmet ajrore pasi Gjermania, SHBA dhe Britania e Madhe ranë dakord t'u dërgonin atyre tanke. • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy tha se e vetmja mënyrë për të mposhtur terrorizmin rus është furnizimi me tanke, avionë luftarak dhe raketa me rreze të gjatë.

9 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

'Ata nuk e kuptojnë'/ Putin: Rusia ka miq në botë, pavarësisht propagandës së perëndimit

LUFTA/ Sulmohet Kramatorsku, ndërrojnë jetë tre persona, Rusia
Vladimir Putin

RUSI- Presidenti Vladimir Putin mori pjesë në përkujtimet e 80-vjetorit të fitores sovjetike mbi forcat naziste në betejën e Stalingradit, një luftë e gjatë dhe rraskapitëse që rezonon në konfliktin aktual në Ukrainë. Gjatë fjalimit të tij ai Rusia ka shumë miq në botë, pavarësisht përpjekjeve të propagandës pro-perëndimore.

Ne e dimë se megjithë përpjekjet e propagandës zyrtare dhe të natyrës venitare të elitave perëndimore jomiqësore ndaj nesh, ne kemi shumë miq në të gjithë botën, duke përfshirë kontinentin amerikan, në Amerikën e Veriut dhe Evropë”, tha kreu i shtetit rus, të enjten në një koncert gala me rastin e 80-vjetorit të fitores në Betejën e Stalingradit.

Ai gjithashtu paralajmëroi SHBA-në dhe aleatët e saj se nuk mund ta mposhtin Rusinë, duke mbledhur mbështetjen e brendshme për pushtimin e tij në Ukrainë në një fjalim që shënon një fitore kyçe në Luftën e Dytë Botërore, shkruajnë mediat e huaja. 

"Ata që presin të fitojnë një fitore kundër Rusisë në fushën e betejës, nuk e kuptojnë se lufta moderne me Rusinë do të jetë krejtësisht ndryshe për ta. Ne nuk po dërgojmë tanke në kufijtë e tyre, por ne kemi mjetet për të luftuar dhe ata nuk do të kufizohen vetëm në blindat. Të gjithë duhet ta kuptojnë këtë", tha ai.

Ndërsa pushtimi i Putinit zvarritet drejt vitit të tij të dytë, Kremlini, duke kërkuar të forcojë mbështetjen publike për përpjekjet e zgjeruara të luftës, është përpjekur gjithnjë e më shumë ta portretizojë atë si një luftë kundër përpjekjeve të SHBA-së dhe aleatëve të saj për të nënshtruar Rusinë. Mbështetësit e Ukrainës kanë qenë të kujdesshëm për të shmangur një konflikt të drejtpërdrejtë me forcat e Moskës, megjithëse ata janë duke rritur vazhdimisht furnizimet me armë. Kievi ka thënë vazhdimisht se qëllimi i tij është të dëbojë trupat ruse nga territori ukrainas. Beteja e Stalingradit, një moment vendimtar në atë që në Rusi njihet si "Lufta e Madhe Patriotike", mbetet një simbol i fuqishëm kombëtar. Luftimet zgjatën për më shumë se gjashtë muaj, duke kushtuar afro dy milionë jetë nga të dyja palët dhe përfunduan me dorëzimin e forcave gjermane.

 

1 MUAJ ME PARE

Von der Leyen: BE-ja qëndron pranë Ukrainës, synojmë paketën e 10-të me sanksione

LUFTA/ Sulmohet Kramatorsku, ndërrojnë jetë tre persona, Rusia
Ursula von der Leyen

UKRAINË-  Shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen zbarkoi në Kiev përpara një samiti të madh për të treguar mbështetjen evropiane për Ukrainën. Ajo i tha presidentit ukrainas Zelenskyy se blloku po përgatitte më shumë sanksione kundër Rusisë. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen mbërriti në Kiev të enjten përpara një samiti BE-Ukrainë të organizuar nga vendi i shkatërruar nga lufta.

"Mirë që jam kthyer në Kiev, hera ime e katërt që nga pushtimi i Rusisë... Ne jemi këtu së bashku për të treguar se BE-ja qëndron pranë Ukrainës aq fort sa kurrë. Dhe për të thelluar më tej mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë," shkroi ajo në Twitter.

 

BE premton sanksione të reja

Presidenti ukrainas Volodomyr Zelenskyy falënderoi BE-në për mbështetjen e saj, përfshirë për ofertën e saj për anëtarësim në bllok, duke thënë se "integrimi pan-evropian forcon aftësinë tonë për të mbrojtur jetën". Megjithatë, ai shprehu gjithashtu zhgënjimin që ritmi i sanksioneve të BE-së kundër Moskës ishte "ngadalësuar pak" në muajt e fundit.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, von der Leyen u përgjigj: "Ne do të prezantojmë, me partnerët tanë të G7, një kufi shtesë çmimi për produktet e naftës ruse dhe deri më 24 shkurt - saktësisht një vit që nga fillimi i pushtimit - ne synojmë të kemi Paketa e 10-të e sanksioneve në fuqi”.

Udhëheqësi i BE u shoqërua nga një ekip prej 15 komisionerësh të tjerë, përfshirë kryediplomatin e bllokut Josep Borrell.

"Evropa qëndroi e bashkuar me Ukrainën që nga dita e parë. Dhe do të vazhdojë të qëndrojë me ju për të fituar dhe rindërtuar," tha Borrell. Ai njoftoi gjithashtu një dyfishim të trupave ukrainase që do t'i jepen trajnime speciale në BE këtë vit, duke e çuar numrin në 30,000.

Ai gjithashtu premtoi 25 milionë euro (27.5 milionë dollarë) për të hequr minat tokësore në zonat e rikapura nga forcat ukrainase.

Çfarë është në axhendën e samitit?

Samiti i së premtes është caktuar për të diskutuar ndihmën ushtarake për Ukrainën , si dhe rrugën e mundshme të vendit drejt anëtarësimit në BE. Kievit iu dha statusi i kandidatit në qershor të vitit të kaluar. Megjithatë, BE-ja e ka bërë të qartë se nuk do të pranojë një vend në luftë – dhe se së pari duhet të bëjë reforma serioze financiare dhe politike.

Për këtë të fundit, Von der Leyen vlerësoi përpjekjet që Ukraina ka bërë deri më tani, duke i thënë Zelenskyy-t: “Ju përgëzoj për reagimin kaq të shpejtë në nivel politik për t'u siguruar që lufta kundër korrupsionit po jep rezultate të prekshme dhe po rritet më tej. "

Evropa e ka ruajtur rolin e saj si një aleat i vendosur i Ukrainës që kur Rusia pushtoi vendin në shkurt 2022. Mbledhja e së enjtes shënon delegacionin më të madh të BE-së që Kievi ka pritur që atëherë.  Komisionerët, si dhe presidenti i Këshillit Charles Michel, do të zhvillojnë bisedime me Presidentin Zelenskyy dhe zyrtarë të tjerë ukrainas.

BE-ja ka premtuar tashmë rreth 18 miliardë euro ndihmë për Ukrainën këtë vit, duke përfshirë fonde për të mbajtur shërbimet thelbësore në funksion dhe për të ndihmuar Kievin të paguajë pagat e punonjësve publikë./ DW

1 MUAJ ME PARE

Lavrov: Qëllimi i Perëndimit është të shtypë ekonomikisht Rusinë

LUFTA/ Sulmohet Kramatorsku, ndërrojnë jetë tre persona, Rusia
Sergei Lavrov

RUSI- Ministri i Jashtëm i Moskës, Sergei Lavrov ka komentuar për çështjen e Rusisë sërish duke thënë se ‘Perëndimi' nuk ka një sjellje demokrate dhe po shtyp Rusinë pa arsye. 

“SHBA vazhdon traditën e saj koloniale për të nënshtruar të gjithë dhe për të jetuar në kurriz të të tjerëve", kështu deklaroi ministri i Jashtëm i Moskës Sergei Lavrov gjatë një interviste për kanalin televiziv Rossiya24 dhe agjencinë RIA Novosti .  

Duke iu referuar BE-së - siç tha Lavrov - vullneti i Uashingtonit është ta "shtypë atë ekonomikisht".  Perëndimi, mbështet Ukrainën për t'i dhënë fund "çështjes ruse" pasi sipas tij von der Leyen tha se rezultati i luftës duhet të jetë disfata e Rusisë dhe një disfatë e tillë që nuk do të rimëkëmbet për dekada, shkruajnë mediat e huaja.  

"A nuk është ky racizëm, nazizëm dhe një përpjekje për të zgjidhur çështjen ruse?” Fjalë që bëjnë jehonë “zgjidhja përfundimtare e çështjes hebraike”, Holokausti i nazistëve kundër hebrenjve",  përfundoi ai. 

1 MUAJ ME PARE

Kryekomisionerja Evropiane nga Kievi: Rusia do të mbajë përgjegjësi për krimet në ukrainë, çështja do dërgohet në Hagë

LUFTA/ Sulmohet Kramatorsku, ndërrojnë jetë tre persona, Rusia
Von Der Leyen

UKRAINË- Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen ka deklaruar se në Hagë do të ngrihet një qendër ndërkombëtare për ndjekjen e krimit në Ukrainë.

Rusia duhet të mbahet përgjegjëse në gjykatë për krimet e saj të urryera. Prokurorët nga Ukraina dhe Bashkimi Evropian tashmë po punojnë së bashku. Ne po mbledhim prova dhe si hap i parë, kam kënaqësinë të njoftoj se një qendër ndërkombëtare për ndjekjen penale të krimit të agresionit në Ukrainë do të ngrihet në Hagë”, tha presidenti i Komisionit të BE-së në Kiev, duke folur së bashku me ukrainasit, shkruan CNN. 

OKB-ja e ka përkufizuar agresionin si përdorim të forcës së armatosur nga një shtet kundër sovranitetit, integritetit territorial ose pavarësisë politike të një shteti tjetër, ose në çdo mënyrë tjetër që nuk është në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara.   

Kjo qendër do të koordinojë mbledhjen e provave, ajo do të përfshihet në ekipin e përbashkët hetimor i cili mbështetet nga agjencia jonë Eurojust [Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Drejtësinë Penale]”, tha von der Leyen. 

Kështu që ne do të jemi gati të nisim punën shumë shpejt me Eurojust-in, me Ukrainën, me partnerët e ekipit tonë të përbashkët hetimor si dhe me Holandën”, shtoi ajo. 

Ky njoftim vjen pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE) javën e kaluar votoi unanimisht për kërkimin e krijimit të një gjykate të posaçme ndërkombëtare për të ndjekur penalisht liderët politikë dhe ushtarakë rusë dhe bjellorusë për krimin e agresioni në Ukrainë.  Një thirrje e ngjashme erdhi në fillim të këtij muaji nga politikanët britanikë për të krijuar një gjykatë speciale për të hetuar "krimin e agresionit" të Rusisë në Ukrainë.    

1 MUAJ ME PARE

'Nuk kam as të drejtën morale të kërkoj falje nga ata'/ Ish-oficer rus rrëfen krimet: Trupat e Putinit torturuan dhe përdhunuan të burgosurit ukrainas

LUFTA/ Sulmohet Kramatorsku, ndërrojnë jetë tre persona, Rusia
Konstantin Yefremov

RUSI- Konstantin Yefremov, një ish-oficer i ushtrisë ruse ka treguar se trupat ushtarakë të presidentit Putin torturuan dhe përdhunuan të burgosurit e luftës ukrainase. Yefremov tha se të burgosurit u qëlluan dhe u rrahën në një vend në rajonin Zaporizhzhia, në Ukrainën jugore. Ai ka folur për shokët e tij që plaçkitën zonat e pushtuara të Ukrainës dhe përshkroi seancat brutale të marrjes në pyetje, të udhëhequra nga një kolonel rus. Më 10 shkurt 2022, Yefremov thotë se mbërriti në Krime, gadishulli ukrainas i aneksuar nga Rusia nëntë vjet më parë. Ai ishte kreu i një njësie të çminimit të Divizionit të 42-të të pushkëve të motorizuara dhe zakonisht ishte i vendosur në Çeçeni, në Kaukazin e Veriut të Rusisë.

Yefremov dhe njerëzit e tij u dërguan për të marrë pjesë në “stërvitje ushtarake”. “Në atë kohë askush nuk besonte se do të kishte luftë. Të gjithë mendonin se kjo ishte vetëm një stërvitje. Jam i sigurt se as oficerët e lartë nuk e dinin”, ka thënë më tej. Po ashtu ka treguar se njëri iu nënshtrua ekzekutimit të simuluar, ndërsa një tjetër të burgosuri i kishte rënë dhëmbët, si pasojë e torturave të mëdha, shkruan CNN.Marrjet në pyetje apo torturat vazhduan për rreth një javë. Çdo ditë, natën, ndonjëherë dy herë në ditë”, tha Yefremov.  Ndër të tjera shtoi se disa ushtarë të tjerë rusë ishin përpjekur të ndihmonin të burgosurit ukrainas, tha ai për BBC .

Ne e veshëm atë me një uniformë ruse dhe e çuam në spital dhe i sugjeruam të mos tregojë se është rob lufte ukrainas, sepse mjekët do të refuzonin ta trajtonin, ose do ta plagosnin”.

Sakaq është shprehur i penduar për veprimet e Rusisë në Ukrainë.

I kërkoj falje gjithë kombit ukrainas që erdha në shtëpinë e tyre si një mysafir i paftuar me një armë në duar. Nuk kam as të drejtën morale të kërkoj falje nga ukrainasit. Unë nuk mund ta fal veten, kështu që nuk mund të pres që ata të më falin.”, ka thënë ndër të tjera ai.

1 MUAJ ME PARE

Japonia planifikon samitin G7 online në përvjetorin e parë të konfliktit në Ukrainë

LUFTA/ Sulmohet Kramatorsku, ndërrojnë jetë tre persona, Rusia
Japonia

JAPONI- Qeveria e Japonisë synon të mbajë një samit virtual të G7 më 24 shkurt, në përvjetorin e parë të konfliktit në Ukrainë. Kjo është bërë e ditur nga burime të qeverisë japoneze të raportuara në mediat vendase, sipas të cilave kryeministri japonez Fumio Kishida synon të ftojë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për të marrë pjesë në takim me videokonferencë. 

Në synimet e Tokios, samiti do të shërbejë për të rikonfirmuar angazhimin e vendeve të G7 për të mbështetur Ukrainën dhe për t'u përballur së bashku me Rusinë. Japonia do të presë samitin vjetor të G7 në Hiroshima në maj./ Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

'Po shkelin mbi kufomën e miqve të tyre'/ Rrëfimi rrëqethës i mercenarëve të 'Wagner': Ushtarët drogohen para se të dërgohen për sulm

LUFTA/ Sulmohet Kramatorsku, ndërrojnë jetë tre persona, Rusia
Grupi ëagner

RUSI- Në jugperëndim të qytetit të Bakhmut, ushtarët ukrainas Andriy dhe Borisych jetojnë në një bunker të ndezur me qirinj të prerë në tokën e ngrirë. Për disa javë ata janë përballur me qindra luftëtarë që i përkasin kontraktorit ushtarak privat rus ëagner, duke u hedhur kundër mbrojtjeve ukrainase. I maskuar në një kapuç, Andriy tregon një episod të sulmeve mes dy palëve. 

Ne luftuam për rreth 10 orë rresht. Ishte e pandërprerë. Pra, ishte sikur ata nuk pushuan së ardhuri. Ishin rreth 20 ushtarë në anën tonë. Dhe le të themi 200 nga ana e tyre", tha ai. 

Mënyra e luftës së Wagner-it është dërgimi i valës së parë të sulmuesve që përbëhet kryesisht nga rekrutët e papërpunuar drejtpërsëdrejti nga burgjet ruse. Ata dinë pak nga taktikat ushtarake dhe janë të pajisur keq. Shumica shpresojnë se nëse i mbijetojnë kontratës së tyre gjashtëmujore, ata mund të shkojnë në shtëpi dhe jo në qeli. Një grup tjetër vijon, për të kërkuar 30 metra të tjera. 

Kështu, hap pas hapi, (Wagner) po përpiqet të ecë përpara, ndërkohë që humbin shumë njerëz në ndërkohë”, tregoi ai. 

Vetëm kur vala e parë shterohet ose shkurtohet, ëagner dërgon luftëtarë më me përvojë, shpesh nga krahët, në një përpjekje për të kapërcyer pozicionet ukrainase. Andriy thotë se përballja me sulmin ishte një përvojë e frikshme dhe surreale. Andriy e krahason betejën me një skenë të një filmi zombie.

Mitralozi ynë pothuajse po çmendej, sepse po qëllonte mbi ta. E di që e kam qëlluar, por ai nuk bie. Dhe pastaj pas njëfarë kohe, kur ai rrjedh gjak, thjesht bie poshtë. Ata po ngjiten mbi kufomën e miqve të tyre, duke shkelur mbi ta.  Duket se ka shumë, shumë gjasa që ata të marrin disa drogë përpara sulmit," thotë ai, një pretendim që CNN nuk ka qenë në gjendje ta verifikojë në mënyrë të pavarur.

 

1 MUAJ ME PARE

Zelenskyy kërkon avionë luftarakë dhe raketa: E vetmja mënyrë për të mposhtur terrorizmin rus

LUFTA/ Sulmohet Kramatorsku, ndërrojnë jetë tre persona, Rusia
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy tha se e vetmja mënyrë për të mposhtur terrorizmin rus është furnizimi me tanke, avionë luftarak dhe raketa me rreze të gjatë. BBC shkruan se ka ende shumë njerëz që kanë mbetur nën rrënoja. 

"Terroristët rusë goditën qytetin me një raketë balistike duke shkaktuar viktima civile. Disa njerëz janë ende nën rrënoja. Nuk ka objektiv tjetër përveç terrori. E vetmja mënyrë për të ndaluar terrorizmin rus është ta mposhtim atë" me "tanke, avionë luftarakë, raketa me rreze të gjatë", tha Zelenskyy.

Tre persona kanë humbur jetën në një sulm në qytetin Kramatorsk. Tetë të tjerë u plagosën në qytet në rajonin e Donetsk pasi një raketë ruse goditi një ndërtesë banimi, tha guvernatori i provincës. Shifra pritet të rritet ndërsa ekipet e shpëtimit krehin rrënojat.

1 MUAJ ME PARE

Ministri ukrainas: Rusia nis po përgatit një ofensivë të re më 24 shkurt me 500 mijë trupa

LUFTA/ Sulmohet Kramatorsku, ndërrojnë jetë tre persona, Rusia
Oleksii Reznikov

UKRAINË- Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës Oleksii Reznikov ka deklaruar se Rusia po përgatit një ofensivë të re të madhe dhe paralajmëroi se gjithçka mund të fillojë më 24 shkurt, ditën kur mbushet 1 vit që nga nisja e pushtimit të Ukrainës.

BBC shkruan se Oleksii Reznikov tha se Moska kishte grumbulluar 500 mijë trupa dhe mund të rinisë një ofensivë të re për të shënuar përvjetorin e pushtimit fillestar vitin e kaluar. Sulmi do të shënonte gjithashtu Ditën e Mbrojtësit të Atdheut të Rusisë më 23 shkurt, e cila e feston këtë datë.

Ndërkohë, tre persona kanë humbur jetën në një sulm në qytetin Kramatorsk. Tetë të tjerë u plagosën në qytet në rajonin e Donetsk pasi një raketë ruse goditi një ndërtesë banimi, tha guvernatori i provincës. Shifra pritet të rritet ndërsa ekipet e shpëtimit krehin rrënojat.

“E vetmja mënyrë për të ndaluar terrorizmin rus është ta mposhtim atë”, shkroi Zelensky në mediat sociale për sulmin. "Me tanke. avionë luftarakë. Raketa me rreze të gjatë."

Ukraina ka rinovuar kohët e fundit thirrjet për avionë luftarakë për të ndihmuar në mbrojtjen nga sulmet ajrore pasi Gjermania, SHBA dhe Britania e Madhe ranë dakord t'u dërgonin atyre tanke.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Merr flak makina mbrenda ne garazh

Merr flak makina mbrenda ne garazh

Dosja Sot date 25 mars

Dosja Sot Date 24 mars

Ndiqte ambulancën që ishte në shërbim emergjence, gjobitet me 300 mijë lekë drejtuesi i mjetit

Skandal në Ali Dem", administratori vendos çip në pallat, banorët ngelin jashtë, mbërrin policia

Dosja Sot date 23 mars

Kryeministri Rama takohet me Rishi Sunak në Londër

Dosja Sot Date 22 mars

"Maskat" aksion në Tiranë, prangosën 20 'korrierë' të grupeve kriminale

Dosja Sot Date 21 mars

'Ka ra zjarr në Surrel!'/ Braçe "tremb" socialistët me LAJMIN E FUNDIT, Qefalia më i shqetësuari

Dosja Sot Date 20 Mars

Berisha i bën thirrje punonjësve të administratës të mos bëhen pjesë e krimit elektoral.

Dosja Sot Date 18 Mars

Burgosja e nënës lehonë/Flet Diana Bahçja: Qaja ditë e natë, por nuk donin t’ia dinin

Qarkullonte me 305 km/h, Cllevio Serbiano e filmonte, shoqërohet në Polici Aleks Vishaj

Dosja Sot Date 17 Mars

U fut në burg 8 ditë pasi lindi, Diana Bahçja: Nuk më lanë të takoja beben

'Shtëpi bari' brenda ish-tuneli të ushtrisë në Krujë, sekuestrohen 390 bimë cannabis sativa

Dosja Sot Date 16 Mars

Tërheqje apo pezullim? Si dredhoi Rama sy për sy me Borrel për 'pasaportat e arta'

Banorët e lagjes Demokracia ne Mamurras bllokojnë rrugën, Cara premtoi rehabilitim te rrugës ne...

Abuzimi me tenderin 3.2 mld lekë, BKH ‘zbarkon’ në zyrat e bashkisë së Bulqizës, sekuestron dosje

Dosja Sot Date 15 Mars

Këshilli i Legjislacionit mbyllet mes debateve, Bardhi ngrihet në këmbë: Shkelni kushtetutën e ikni

"Kryeministri i Shqipërisë si dhuratë e perëndisë", grupi polifonik i dedikon këngë Edi Ramës

Hidhet shorti, Koli Bele caktohet relatori për shqyrtimin e ankimimit të grupit të Alibeajt

Dosja sot Date 14 Mars

Shitësja në panair kërkon t’i dhurojë çantën bashkëshortes, Berisha refuzon: Sot vetëm blihet

Procedohen 70 drejtues mjetesh në 24 orët e fundit, u kapën me shpejtësi të lartë dhe duke bërë gara

Dosja sot Date 13 mars

Kapen 4 rumunë në Vlorë, po kalonin 260 kg kanabis me kamper në Greqi, 5 në kërkim

'Paç fatin e Lali Erit'- Kunjat e Ramës për Veliajn, teksa i dha shansin e tretë për Tiranën?

Rama: Në rrezik të madh tregu, sipërmarrësit të rrisin pagat

Meta pas takimit me Berishen : Aleancë e jashtëzakonshme, pas 15 majit fitojmë shumicën e bashkive

Masakra e Don Boskos, familja Paja hap dyert e mortit, zona me shiritin 'skenë krimi'

'Kasapanë' brenda lokalit! Atentat mafioz, vdes banakierja.5 të plagosur, mes tyre një fëmijë

Meta: Shkojnë për kontroll dhe kapin vibratorët e shokëve

Shirat përmbytin Lezhën, bllokohet qarkullimi, banorët mbyllen në shtëpia

Berisha per institucionet: Ska Klgj por KlgjS

Berisha: 'Alibasha dhe Brava' jane dy pengje te cilat nuk mund te kete asnje lloj negociate"

Kush do e drejtojë koalicionin me Metën? Berisha : S’ka asnjë diskutim! Padyshim që PD

Berisha; E dëgjuat Celibashin që tha në perceptimin tim është Berisha por Rama më thotë Ali-Basha.

Zgjedhjet e 14 majit, Meta: opozitaret bashke per ndryshim

Barrierat e shkatërruara nga përplasja, makina 'fluturoi' nga mbikalimi, ra mbi një tjetër mjet

Celibashi: Të drejtën e regjistrimit të Partisë Demokratike në zgjedhje e ka Lulzim Basha

Celibashi kthen mbrapsht kërkesën e autorizuar nga Basha, kreu i KQZ: Keni 48 orë kohë

Meta ZBARDH takimin me Yuri Kim: SHBA do një opozitë shumë të fuqishme

Vendimi i KQZ për PD, Meta: Çmenduritë e regjimit të Ramës i di çdo shqiptar

"PD kërkon shfuqizim të Bordit të Karburanteve"/ Sula dhe Çupi: Çmimi jashtë normave