LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Olsi u shkëmbye me Erionin!" Berisha: Rama ka bërë pazar me Dumanin! Kërcënimi ndaj Metës në burg, akt banditesk dhe hakmarrës! Punonjësit e Bashkisë para SPAK ishin të armatosur

• Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në një konferencë për shtyp se kryeministri Edi Rama po mbulon pazarin me kreun e SPAK Altin Dumanin për shkëmbimin e krebashkiakut Erion Veliaj me vëllain Olsi Ramën. • Berisha tha se sot nuk mbeti njeri pa e kuptuar që Veliaj ishte çmimi që u pagua për Olsi Ramën. • Ai shtoi se fjala e Ramës sot në aspekte të tjera ishte fjala e një njeriu që e di se e presin ndëshkime të rënda për krimet që ka kryer. • Berisha tha sot në një konferencë për shtyp se kryeministri Edi Rama hyri sot në biografinë e një gjykatësi. • Berisha tha se ai dhe çdo gjykatës si ai, çdo qytetar si ai, duhet të ndjehet krenar me të shkuarën e tij se nuk është i biri i një xhelati. • Sipas Berishës, Rama u përpoq ta kompleksojë gjyqtarin në fjalë me një mesazh dixhital të dërguar nga Irena Gjoka dhe Ulsi Manja së bashku. • Berisha komentoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama teksa theksoi se ai u përpoq të mobilizonte botën e krimit kundër tij. • Berisha shtoi se çdo dokument në të cilin provohen lidhjet me krimin e qeverisë do ti bëjë publike. • Ai shtoi se çmenduria e Ramës është se mbron blerjet 860 mijë euro të rrobave të Ajola Xoxës. Berisha tha se të gjithë dokumente të blerjeve online, të dorëzimit në dogana Rama i vë në dyshim, në vend që të turpërohet.• Kreu i PD-së theksoi se Rama vjedh nga mëngjesi deri në dakë për vete dhe se një hajdut nuk ka turp. • Kreu i Partisë Demokratike tha sot se punonjësit e Bashkisë që protestuan para SPAK ishin të armatosur. • Ai shtoi se qytetarë të cilët po festonin arrestin e Erion Veliajt, u arrestuan sepse shpëtoi kryeqyteti nga hajdutët. • Berisha tha se do të vërtetojë nese kanë qenë armë ato që sipas tij mbanin punonjësit e Bashkisë para SPAK. • Berisha po ashtu dënon faktin që ata po protestonin atje gjatë orarit zyrtar të punës. • Berisha e ka cilësuar kërcënimin në burg ndaj Presidentit të PL, Ilir Meta një akt banditesk dhe hakmarrës të Edi Ramës. • Teksa denoncoi me forcë të madhe, Berisha e paralajmëroi Ramën të ndalë kërcënimet, në të kundërt do t’i kthehet në personale. 

8 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

Policia nuk shkoi para SPAK-ut? Berisha: Ky ishte inkurajim për pushtim të ndërtesës

"Olsi u shkëmbye me Erionin!" Berisha: Rama ka bërë
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se policia nuk shkoi para SPAK-ut ku ndodheshin mbështetësit e Veliajt. Sipas Berishës ky ishte inkurajim për pushtim ndërtese. Ai shtoi se mosshkuarja është inkurajim i zyrtarëve të Erion Veliajt dhe bashkisë.

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Inkurajim për pushtim ndërtese. Kjo do të thotë është haptas inkurajim për pushtim ndërtese. Sepse kur garda kërkon, policia në çdo vend normal i përgjigjet asaj, pasi nuk është garda, institucioni që merret me masën, është policia dhe njësitë e saj ato që kanë detyrim. Garda ka krejtësisht rregulla të tjera.

Mosshkuarja është inkurajim i zyrtarëve të Erion Veliajt dhe bashkisë që të pushtojnë ndërtesën. Dhe kjo është e qëllimshme. Ky Ervini me tre mbiemra, i shkarkuar për korrupsion nga vetë Edi Rama, i lartësuar në ministër nga vetë Edi Rama, natyrisht nuk njeh ligje por vetëm udhëzime të Edi Ramës.

1 MUAJ ME PARE

"Olsi u shkëmbye me Erionin!" Berisha: Ja pazaret që u bënë mes Ramës dhe Dumanit

 

"Olsi u shkëmbye me Erionin!" Berisha: Rama ka bërë
Sali Berisha

 

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot se mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të SPAK Altin Dumanit janë bërë pazare për shkëmbimin e Olsi Ramës me Erion Veliajn. Berisha tha se nëse arrestohej Olsi Rama, kryeministri do të duhej të jepte dorëheqjen. Ai shtoi se pavarësisht të gjithave opozita do të vijë në pushtet.

"Urdhëro, thashë, sado që të duket si kështu puna e Veliajt, po ai u shkëmbye kokë më kokë, mori kokën e Olsit, la kokën e Erionit. Kjo është e vërteta Pse? Se me Olsin duhej të jepte dorëheqjen ai. Çfarë i tha ai Altinit? Ore i tha, po e kape këtë, unë jap dorëheqjen dhe vjen Berisha. Po unë do vij, nuk ka gjë që më pengon mua. Mori fund. Unë po pres me padurim 11 majin. Opozita do vijë në pushtet dhe të gjitha këto do i shkojnë kot atij", tha Berisha.

Pjesë nga fjala e Berishës:

E para, nuk është e vërtetë që sot protestoi partia aty. Protestoi administrata e bashkisë, punonjës të bashkisë, rrogëtarë të shtetit. Se ç’bën PS, është punë e saj. Po sot, të jap po të duash mesazhe, dëshmitarë, se tek bashkia janë dërguar me detyrim. Me kërcënim se humbasin vendin e punës punonjësit e bashkisë. Pra, midis atyre që protestojnë sot atje për të mbrojtur kryehajdutin e tyre dhe qytetarëve të lirë të opozitës, që protestojnë, ekziston një ndryshim si nata me ditën.
Nuk është e vërtetë se bashkohemi, jo, nuk bashkohemi. E dyta, unë kam denoncuar dhe denoncoj Spakun si një organizatë kriminale dhe kam bërë sqarimet tuaja para jush.

Me këtë nuk nënkuptoj çdo punonjës në atë institucion, por nënkuptoj ata prokurorë që mbyllin krime, ata prokurorë që me dokumente zyrtare gjobisin kriminelë, vrasës për t’ua lehtësuar dhe manipuluar dosjet. Po unë këto i kam dhe unë nuk mund të bëja kurrë deklarata të tilla pa prova dhe fakte të pakundërshtueshme. Janë këto prova dhe fakte dhe interesi i qytetarëve të cilët i paguajnë aty për të luftuar krimin dhe jo për të vjelë gjoba tek kriminelët dhe për t’u pasuruar. Nuk bashkoj vota kurrë me një organizatë kriminale në pushtet. Kam deklaruar, shqiptarët do votojnë PD-në dhe qeveria e saj do angazhojë institucionin më serioz në botë, më të ditur në ligjbërje, më të aftë, që është Komisioni i Venecias.

Ne kemi filluar njëfarë pune sa për dijeni, me ekspertë shumë të shquar europianë, që të bëjnë një lloj vëzhgimi të kësaj dhe të gjejmë rrugë sepse populli do zgjidhje, një shtet do zgjidhje. Nuk mund të rrijë Shqipëria pa proces civil, pa proces penal. E thoshte edhe OECD, nuk vjen kush në Shqipëri për të investuar. Dhe natyrisht me një prokurori politike që nuk bën ligjin, por zbaton urdhrat e ministrit. Urdhëro, thashë, sado që të duket si kështu puna e Veliajt, po ai u shkëmbye kokë më kokë, mori kokën e Olsit, la kokën e Erionit. Kjo është e vërteta Pse? Se me Olsin duhej të jepte dorëheqjen ai. Çfarë i tha ai Altinit? Ore i tha, po e kape këtë, unë jap dorëheqjen dhe vjen Berisha. Po unë do vij, nuk ka gjë që më pengon mua. Mori fund. Unë po pres me padurim 11 majin. Opozita do vijë në pushtet dhe të gjitha këto do i shkojnë kot atij...

1 MUAJ ME PARE

"Baxhanakut i jep me dhjetëra tendera tek AKSHI!" Berisha: Biznesmeni ndërton në mes të parkut të Tiranës vetëm se sponsorizoi detoksin e Ramës

"Olsi u shkëmbye me Erionin!" Berisha: Rama ka bërë
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar sërish sot se kryeministri Edi Rama i ka dhënë dhjetëra tendera baxhanakut tek AKSHI dhe se ai do ta fusë edhe këtë institucion mesa duket nën hetimet e SPAK. Berisha tha po ashtu se Rama i ka ka lejuar ndërtimin në mes të pyllit të parkut të Tiranës dhe i ka dhënë me dhjetëra leje ndërtimi kudo nga jugu një biznesmeni, bashkëshort i një moderatoreje të njohur, sepse sipas Berishës i ka sponsorizuar kryeministrit detoksin. Ai ka shtuar se Rama, ndërtuesit të pallatit të Linda Ramës, i ka dhënë 100 milionë euro tendera, përveç lejeve të tjera.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Kërcënoi, stërkërcënoi gjithë ato, por në fund i tha telefon dhe fonde nuk keni më po qe se guxoni dhe nuk ktheheni. Sigurisht as polici shteti nuk kishin çuar. Kur shkon opozita, aty çojnë 1 mijë policë. Kurse këtyre u kishin çuar për ta pushtuar ndërtesën kur të duan. I detyruan ta shtyjnë vendimin. Pra, do mbetet narkos, çfarë është ky? Kjo është seria e fundit e filmit Narkos. E fundit që shfaqet këto ditë se filmi vazhdon. Ne, të dashur qytetarë, do vazhdojmë betejën tonë. Ne u kemi thënë të vërtetat ju, në mënyrën më të përsëritur për këta banditë, hajdutë të shpërfytyruar që në mënyrën më amorale implikojnë gra, implikojnë të afërm, implikojnë njerëz, kanë krijuar atë arborin e vjedhjeve të papërmbajtura.

Në shembullin e Edi Ramës, i cili vëllait i jep 38 mijë metër katrorë me firmë te Rrapi i Treshit, ua merr pronarëve. I cili baxhanakut i jep me dhjetëra tendera te AKSHI, se tani do fusë edhe AKSHI-n tek Skrapi. Ulsi dhe AKSHI do futen te Skrapi. I cili po përvetëson me arabin e tij 4 miliardë euro tek Porti i Durrësit. I cili ka zhdukur me Erion Veliajn 130 milionë euro të djegësit të Tiranës dhe mbi 70 milionë euro të dherave dhe inertave. Unë e kuptoj tronditjen e socialistëve, e fansave të Erion Veliajt, sepse ata me të drejtë thonë se ky ka favorizuar një, dy, tre, katër, po Edi Rama ka favorizuar me dhjetëra. A e dini që ajo Adelajda Roko është aty akoma? Drejtorja e urbanistikës kombëtare. Vëllezërit i ka në burg të dy, nuk ka rëndësi, se kodi është me Ramën. Shkatërroi çdo gjë ajo në sistemin e urbanistikës.

Paguhen në vendin e caktuar dhe Edi Rama shpërblehet. Mund të ndodhë kjo? Ndrikulla, dy vëllezërit Roko eksponentë kryesorë të mafies së Elbasanit, kjo vazhdon zëvendësja e Edi Ramës për urbanistikën e Shqipërisë. Sepse i ka aferat me Edi Ramën. Sepse Edi Rama, ndërtuesit të pallatit të Linda Ramës, i ka dhënë 100 milionë euro tendera, përveç lejeve të tjera kushedi. Sepse sponsorizuesit të detoksit, bashkëshortit të Alketa Vejsiut, i ka lejuar ndërtimin në mes të pyllit të parkut të Tiranës dhe i ka dhënë me dhjetëra leje ndërtimi kudo nga jugu e kudo. Ai paguan hotelin 10 mijë, po kur ia paguan një tjetër Arben Ahmetajt, kryqëzohet. Po t’ia paguash Ramës, Altin Zamani hesht, i gris. Natyrisht Edi Rama do mbrojë Velicën sepse ajo blen një fustan ta zëmë 20 mijë euro, Rama shishen e verës Romanee Conti 33 mijë euro. Këta nuk kanë asnjë lloj kufiri, asnjë normë, asnjë standard.

1 MUAJ ME PARE

Kërcënimi ndaj Metës në burg/ Berisha: Akt banditesk dhe hakmarrës i Edi Ramës

"Olsi u shkëmbye me Erionin!" Berisha: Rama ka bërë
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha e ka cilësuar kërcënimin në burg ndaj Presidentit të PL, Ilir Meta një akt banditesk dhe hakmarrës të Edi Ramës. Teksa denoncoi me forcë të madhe, Berisha e paralajmëroi Ramën të ndalë kërcënimet, në të kundërt do t’i kthehet në personale.

"Së fundmi, dënoj me forcën më të madhe kërcënimin që i kanë bërë në burg ish-presidentit të Republikës, Ilir Meta. Ky është një akt banditesk, hakmarrës, primitiv direkt i Edi Ramës. Dhe e paralajmëroj Edi Ramën, se çdo që mund të ndodhë, në mënyrë absolute do i kthehet në personale. Urdhëroni, sot kanë shkuar t’i zënë kafshatën e mëngjesit në fyt atij dhe dihet se kush i kontrollon burgjet. I kontrollon Rama me Ulsi Manjën," tha Berisha.

1 MUAJ ME PARE

Seanca në GJKKO për Veliajn/ Denoncimi i Berishës: Punonjësit e Bashkisë që protestuan para SPAK ishin të armatosur

"Olsi u shkëmbye me Erionin!" Berisha: Rama ka bërë
Foto nga konferenca

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se punonjësit e Bashkisë që protestuan para SPAK ishin të armatosur. Ai shtoi se qytetarë të cilët po festonin arrestin e Erion Veliajt, u arrestuan sepse shpëtoi kryeqyteti nga hajdutët. Berisha tha se do të vërtetojë nese kanë qenë armë ato që sipas tij mbanin punonjësit e Bashkisë para SPAK. Berisha po ashtu dënon faktin që ata po protestonin atje gjatë orarit zyrtar të punës.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Çfarë ishte kjo? Kjo ishte një shtrëngatë ujërash të zeza në partinë e krimit. I thotë Klotildës se e kanë shpallur në hetim pa e pyetur ndonjëherë. Po kryetarit të opozitës i shpallën masat e sigurisë pa e pyetur kurrë në jetën e tij. Dhe ky tregon fytyrën e vërtetë, tregon se është i biri i të atit. Një armik i egër. Të dashur qytetarë dhe qytetare, ndjehem i lehtësuar para jush në kuptimin që nuk reshtëm së denoncuari me të gjithë forcën tonë këtë organizatë kriminale që ka në krye Edi Ramën. Ky shtet që funksionon mbi bazën e mafies.

A i patë ju sot punonjësit e bashkisë tek Skapi i partisë? Mos harroni se ata paguhen nga taksat e qytetarëve. Dhe ata marrin rrogat nga taksat e qytetarëve për t’u shërbyer qytetarëve dhe ata braktisin qytetarët dhe shkojnë për t’u bërë parzmore e një hajduti. A mund të ndodhë kund? Keni dëgjuar kund ju? Kur kryeministri urdhëron veprime të tilla, fakton njëherë dhe njëqind herë se është një padrino. Plus po hetojmë se kanë qenë të armatosur. Unë i garantoj punonjësit e bashkisë se me listë secili prej tyre që do të shkojë të protestojë gjatë orarit zyrtar, nuk do shohë punë shteti të paktën për 25 vite.

Me listë. Po, qytetarë të cilët po festonin arrestin e Erion Veliajt, u arrestuan sepse shpëtoi kryeqyteti nga hajdutë, kurse këta mobilizojnë policinë. Thashë edhe njëherë, do e vërtetoj nëse kanë qenë me armë apo armë këta të policisë bashkiake, por sidoqoftë kanë qenë në orar zyrtar. Dhe ata, ua them këtu, do kenë dënime shumë të rënda për aktin që kanë bërë.

1 MUAJ ME PARE

Berisha: Çmenduria e Ramës! Mbron blerjet 860 mijë euro të rrobave të Ajola Xoxës

"Olsi u shkëmbye me Erionin!" Berisha: Rama ka bërë
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur ditën e sotme një konferencë më gazetarët. Gjatë fjalës së tij Berisha komentoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama teksa theksoi se ai u përpoq të mobilizonte botën e krimit kundër tij. Berisha shtoi se çdo dokument në të cilin provohen lidhjet me krimin e qeverisë do ti bëjë publike.

Ai shtoi se çmenduria e Ramës është se mbron blerjet 860 mijë euro të rrobave të Ajola Xoxës. Berisha tha se të gjithë dokumente të blerjeve online, të dorëzimit në dogana Rama i vë në dyshim, në vend që të turpërohet. Kreu i PD-së theksoi se Rama vjedh nga mëngjesi deri në dakë për vete dhe se një hajdut nuk ka turp.

"U përpoq në fjalën e tij të mobilizonte botën e krimit kundër meje. Toyota Yaris i ngeli në gojë dhe unë ua them shqiptarëve se në mënyrë absolute, çdo dokument që do të kem, në të cilin provohen lidhjet me krimin të këtyre qeveritarëve kriminelë dhe faqezinj, që shkelmojnë mbi besimin tuaj, mbi votën tuaj, unë do ua bëj publik.

Sot ata mbrohen, sepse në qoftë se Altin Mercenari do vepronte, Taulant Balla do ishte në burg dhe Edi Ramës i duken normale veprimet kriminale të Taulant Ballës dhe shqetësohet nga denoncimi i Sali Berishës dhe i kërkon përgjegjësi Altinit të tij pse unë publikoj. Unë do publikoj çdo dokument Edi Rama, përveç dokumenteve intime të cilat nuk i publikoj. As tuat.Të tjerat, çfarë kanë lidhje me publikun, çdo gjë.

Natyrisht do më thoni, unë ruaj një proporcion në marrëdhëniet publike, unë kam strategjinë time sepse nuk kam ndërmend të okupoj të gjitha marrëdhëniet e mia publike me dosjet e krimit të tyre, jo, unë dua të merrem me qytetarët. Por ata nuk do i kursej asnjë. Po ka çmenduri më të madhe se t’i dalësh zot një blerje të padëgjuar ndonjëherë rrobash, 860 mijë euro? I del zot sepse i ke dollapët e tu ndoshta me më shumë se kaq dhe mendon se së shpejti do vijnë tek ti t’i gjejnë aty.


Të gjithë dokumente të blerjeve online, të dorëzimit në dogana dhe ai i vë në dyshim, në vend që të turpërohet. Po nuk ka turp. Ku ka turp ai? Hajduti nuk ka turp. Sepse ai vjedh vetë nga mëngjesi gjer në darkë. Po si mundet, nuk po marr asgjë tjetër, si mundet që gruaja e një zyrtari, cilido qoftë ai, si mund të blejë 860 mijë euro të brendshme dhe të jashtme? Si mundet të marrë fshesaxhiun dhe ta bëjë milioner me 6 milionë euro? Si mundet? Si mundet të ketë tre vila dhe të rrafshojë një vilë për hapësirë? Si mundet të flasësh për standarde se qenkan prishur standardet. Unë jam për standardet, por a e dini ju se 62 përqind e atyre që janë të ndryrë në burgje janë të paraburgosur, që është krimi më i shëmtuar në historinë e këtij vendi. I plasin aty sikur të mos ishin njerëz me drejtësinë e tyre," tha Berisha.

1 MUAJ ME PARE

Sulmi i Ramës ndaj gjyqtarit/ Berisha: Mesazhin dixhital e dërgoi Irena Gjoka dhe Ulsi Manja

"Olsi u shkëmbye me Erionin!" Berisha: Rama ka bërë
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në një konferencë për shtyp se kryeministri Edi Rama hyri sot në biografinë e një gjykatësi. Berisha tha se ai dhe çdo gjykatës si ai, çdo qytetar si ai, duhet të ndjehet krenar me të shkuarën e tij se nuk është i biri i një xhelati. Sipas Berishës, Rama u përpoq ta kompleksojë gjyqtarin në fjalë me një mesazh dixhital të dërguar nga Irena Gjoka dhe Ulsi Manja së bashku.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Natyrisht rrethanat kanë ndryshuar, pas përmbysjes në Uashington të perandorisë së Xhorxh Sorosit. Situata është krejtësisht tjetër me narkoshtetin shqiptar. Nuk ka më sekretar shteti të Xhorxh Sorosit që të vijë të përgëzojë Altin Dumanin se ka arrestuar liderin e opozitës, siç erdhi Antony Blinken. Nuk ndodh kjo më. Pa takuar me asnjë njeri nga opozita, takoi njeriun që kishte urdhëruar të arrestonte liderin e opozitës. Por kjo ka marrë fund dhe ky është shqetësimi i tmerrshëm i Eid Ramës.

Ai kishte përllogaritur Spakun si një satër ndaj opozitës shqiptare në mënyrë që të fitonte mandatin e katërt. Ju e patë vetë, ju e dëgjuat fjalimin e tij, hyri në biografinë e një gjykatësi që nuk e njoh, nuk e kam takuar kurrë. Por një gjë di, nga ato që dëgjova, ai dhe çdo gjykatës si ai, çdo qytetar si ai, duhet të ndjehet krenar me të shkuarën e tij se nuk është bir xhelati si Edi Rama. U përpoq ta kompleksojë me një mesazh dixhital të dërguar nga Irena Gjoka dhe Ulsi Manja së bashku.

Qytetari dixhital e morët vesh kush ishte? Irena dhe Ulsiu. Tani do nxjerrin ata një dëshmitar për të më përgënjeshtruar mua, por po të lexosh stilin e tyre, ata të dy ishin se jo më kot i drejtohej Ulsi. Lexonte këtu dhe sytë i kishte tek Ulsiu. Pra, u mor me biografitë. Çdo njeri mund të merret, por Edi Rama kurrë. Edi Rama ka trashëgimi një baba xhelat që ka firmosur varjen në litar të një poeti vigan, të një kolosi të fjalës së lirë, Havzi Nelës. Nuk ka ky asnjë lloj të drejte mbi tokë të ndalet në biografinë e kujt se është i djathtë apo i majtë. Çfarë do të jenë, të djathtë apo të majtë, janë 1 mijë herë më mirë se ai që është biri i një xhelati dhe nuk ka kërkuar të falur gjer sot për Havzi Nelën.

1 MUAJ ME PARE

Berisha: Rama po mbulon pazarin me Dumanin për shkëmbimin e Erion Veliajt me Olsin

"Olsi u shkëmbye me Erionin!" Berisha: Rama ka bërë
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në një konferencë për shtyp se kryeministri Edi Rama po mbulon pazarin me kreun e SPAK Altin Dumanin për shkëmbimin e krebashkiakut Erion Veliaj me vëllain Olsi Ramën. Berisha tha se sot nuk mbeti njeri pa e kuptuar që Veliaj ishte çmimi që u pagua për Olsi Ramën. Ai shtoi se fjala e Ramës sot në aspekte të tjera ishte fjala e një njeriu që e di se e presin ndëshkime të rënda për krimet që ka kryer. 

Pjesë nga fjala e Berishës:

Sot qytetarët shqiptarë ndoqën LIVE mbledhjen e Byrosë Politike të Komitetit Qendror të partisë dhe dëgjuan një fjalim copy-paste me atë që mbante Ramiz Alia kur drejtësia e Sigurimit të Shtetit filloi t’i dalë nga duart. Sot, Edi Rama ishte më i dystuar se kurrë në jetën e tij. Nga njëra anë donte me çdo kusht të mbulonte pazarin që kishte bërë me Altin Dumanin, shkëmbimin e Erion Veliajt me Olsi Ramën.

Besoj se nuk mbeti njeri pa e kuptuar që Erion Veliaj ishte çmimi që u pagua për Olsin. Dhe, në fjalimin anatemik të tij, të mallkimit universal, njeriu i vetëm që tregoi se ishte aleat i tij, ishte Altin Mercenari, Altin Dumani. Fjala e Edi Ramës në aspekte të tjera ishte fjala e një njeriu që e di se e presin ndëshkime të rënda për krimet që ka kryer. Ai bëri gjithçka të sfumojë vjedhjen e tmerrshme të Erion Veliajt dhe bashkëshortes së tij. Sipas Edi Ramës, 870 mijë euro fustane, të brendshme dhe të jashtme, nuk duheshin bërë publike.

Në një kohë kur kishte urdhëruar të bëhen publike emrat e 3 fëmijëve me autizëm që mbrohen nga çdo konventë ndërkombëtare, vetëm e vetëm se ata u sponsorizuan, u ndihmuan nga dhëndri dhe vajza ime për t’u trajtuar në qendrën rajonale të autizmit. Kurse tani të brendshmet dhe të jashtmet 870 mijë euro të Velicës nuk duheshin bërë publike. Edi Rama deklaroi se ka krijuar Republikën e Prokurorëve. Jo. Është narkodiktaturë, ata nuk janë gjë tjetër vetëm mercenarë. Se padrino, se arkitekt i kësaj është Edi Rama.

sali berisha

Sondazh

Poll

Janë paterica të Ramës",Berisha:Ishte i frikshëm vendimi i disa partive që futën familjarët në lista

Janë paterica të Ramës",Berisha:Ishte i frikshëm vendimi i disa partive që futën familjarët në lista

"Do vendosim arsimtarin në piedestal!", Berisha: Rrogat e mësuesve do shkojnë drejt dyfishimit

Berisha: Tokat e bregut i grabiti mafia, ne do ia nxjerrim nga kthetrat dhe do ua kthejmë banorëve

Berisha tregon politikanët që e kanë frymëzuar: Trump kur guxoi të thotë se armiku më i rrezikshëm

Berisha fton emigrantët për të votuar:Kush ka probleme, të drejtohet tek faqja e PD "Diaspora Voton"

Berisha: Mbështetje financiare për investime, strehim dhe garanci për punësimin e tyre

Berisha: Interesi më madhor kombëtar i PD është integrimi i Shqipërisë në BE bazuar në reforma

Berisha: Do vendoset minimumi jetik që asnjë shqiptar që mos marrë më pak se 200 euro në muaj

Berisha: Shqipëria Madhështore do jetë Shqipëria që nuk do njohë varfëri ekstreme

Berisha: Duam që Shqipëria të jetë vendi i ëndrrave të ditës të rinisë shqiptare!

Rama: Brezi i ri duhet të kuptojë se politika nuk është e keqja

Rama: Nuk është mirë të shohësh njerëz që i njeh prej kohësh të vihen në hetim

Rama: Që nga dalja prej diktaturës, për herë të parë shohim mundësi reale për tu bashkuar me BE

Rama

Mbyllja e TikTok/ Rama: Prindërit më shihnin si mundësi që t’i shpëtoja fëmijët nga ajo mortje!

"Gjeli detit ngeli pa parti!" Rama:Ndërtoi Dash Sula forcë politike në Peqin,shkuan ia prishën natën

Rama vijon komentet për drejtësinë: Nuk kishte shpatë në dorë Altini, e kishte pushteti politik

Rama për procesin e integrimit: Patronazhistët e PS nuk janë asgjë para atyre të BE-së

"Fusin baballarët dhe tezet në lista"/Rama vijon ironitë:Në11Maj populli do i jap një mesazh kënetës

Zgjedhjet e 11 Majit/ Rama: Tani është mundësia për të bërë histori! Na është hapur dritarja e BE-së

Ramës nuk i del e keqja me opozitën: PS është shanci i fundit për të dalë nga këneta!

Zgjedhjet e 11 Majit/ Rama: Mandati më i fortë për PS-në! Qielli do të jetë kufiri i fitores!

Liria individuale e shqiptarëve është e kërcënuar/Rama:Anëtarësimi në BE proces jetik për Shqipërinë

"Rama çoi Pojen te qelia e Veliajt"/ Berisha: Kamerat do të tregojnë shumë gjëra...

Përgjimet e Veliajt/ Berisha: Redaktori është Rama, natën i ndërsen kundër Skapit, ditën i mbron

"Kishe pyt ku është Luli"/Rama ironizon Bashën:Na thave sytë o zotni! Jam tremb se ti do fitosh prap

Përgjimet e Veliajt/ Berisha: Ulsiu e futi në kurth! I vendosi çimka në të gjitha anët...

Përgjimet e Veliajt/ Berisha: Ulsiu e futi në kurth! I vendosi çimka në të gjitha anët...

Berisha publikon përgjimet e ministrit Balla: Ja si i bën pazare Suel Çela me dosjet e SPAK-ut

Listat e PS-së/ Rama: Kemi një skuadër që përfshin të gjitha moshat!

Protestuesi Ramës: Mund të mbyllësh TikTokun por do marrësh Noc Rrokun

Protestuesi Ramës: Mund të mbyllësh TikTokun por do marrësh Noc Rrokun

Mbyllja e TikTok/ I riu nga protesta: Shqipëria e sëmurë ka nevojë për një doktor dhe jo një artist

“Grekët i vunë flakën Athinës, serbët e shqyen Beogradin”/ Mehdi Malkaj: Po ne, dele jemi?

"Mu bë një padrejtësi në zyrat e NATO-s!" Romina:E kam nisur duke aspiruar për t'u bërë violiniste

"Je bërë edhe meme!" Muzhaqi për nisjen e karrierës në PS: Kur mora telefonatën u impresionova

Rama: Kush e do pasaportën e BE-së të na japë mandatin

Thirrja e Berishës: Asnjë votë për patericat e Ramës

Berisha: Dita e Verës i gjen shqiptarët më optimist se kurrë në ndryshimin e madh të 11 majit

"Vura dy verore, për Shqipërinë dhe BE-në", Marta Kos në Elbasan: Ende shumë punë dhe reforma

"Vura dy verore, për Shqipërinë dhe BE-në", Marta Kos në Elbasan: Ende shumë punë dhe reforma

Largimi i Dashnor Sulës/ "Midis betejës në sheshin e burrave zgjodhi Tikun", Berisha: Bëri gabim

"Do ndërtojmë unazën periferike të Shqipërisë"/ Berisha: Do i rikthehemi infrastrukturës rurale

Berisha: Aksi Milot-Lezhë-Shkodër do jetë përparësi e të gjitha përparësive

Berisha: 12 miliardë euro janë dhënë nga Rama për infrastrukturën

Rama bie brenda me fjalët e veta: Nuk do ndodhte pa perspektivën e BE

Marta Kos nxjerr bllof Ramën: Të gjithë reformat do të vijojnë dhe pas zgjedhjeve

Marta Kos: Shqipëria ka ecur shumë mirë, BE do të japë 1 mld euro për reformat

"Marta ne duam lekët tona"/Rama: Ambicia jonë është që të marrim pasaportën e BE brenda kësaj dekade

Konferenca me Marta Kos/ Rama: Për ne s'ka alternativë tjetër, bashkimi në BE është e vetmja