LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Pagat e turizmit në Shqipëri sa ato në Greqi dhe Kroaci"/ Rama kapet sërish me influenceret: Nxisin racizëm ndaj punonjësve të huaj! Punojnë në Instagram dhe flasin për jetën luksoze

• Kryeministri Edi Rama tha se zhvillimi i bregdetit shqiptar ka kaluar nëpër faza të ndryshme, duke përmendur zonën e Golem si një shembull të zhvillimit turistik. •  Gjatë fjalës së tij në Konferencën e 3-të Kombëtare të Arsimit dhe Formimit Profesional, Rama u ndal edhe te pagat gjatë sezonit turistik, për të cilat tha se nuk janë më të ulëta se ato në Greqi dhe Kroaci. • Kryeministri theksoi më tej se nuk ka prova që kapitali i huaj të luajë rol në shkatërrimin e natyrës, ndërkohë hodhi poshtë pretendimet që investitorët punësojnë punëtorë nga vende si Bangladeshi, Pakistani dhe Filipinet në mënyrë që të paguhen më pak. • Gjatë fjalës së tij, ai u kap sërish me influenceret dhe blogeret, të cilët prej ditësh mbështesin protestat masive për largimin e tij nga qeveria. • Sipas Kryeministrit, janë pikërisht influencerat që nxisin racizëm ndaj punonjësve të huaj, që vijnë dhe punojnë në Shqipëri. • Duke i sulmuar, Rama tha se këta persona nuk kanë nevojë për punë, por sipas tij punojnë në Instagram dhe japin intervista sesi jeta e tyre kushton 20 mijë euro në muaj. • Po ashtu, Rama përmendi edhe arsimin profesional, duke theksuar se 63% e nxënëseve që kualifikohen në këtë arsim arrijnë të integrohen menjëherë në tregun e punës.

4 artikuj për këtë temë.

2 ORE ME PARE

"Nxisin racizëm ndaj punonjësve të huaj"/ Rama kapet sërish me influenceret: Punojnë në Instagram dhe flasin për jetë që i kushton 20 mijë euro në muaj 

"Pagat e turizmit në Shqipëri sa ato në Greqi dhe
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është kapur sërish me influenceret dhe blogeret, të cilët prej ditësh mbështesin protestat masive për largimin e tij nga qeveria. Gjatë fjalës së tij në Konferencën e 3-të Kombëtare të Arsimit dhe Formimit Profesional, Kryeministri u shpreh se janë pikërisht influencerat që nxisin racizëm ndaj punonjësve të huaj, që vijnë dhe punojnë në Shqipëri. Rama tha se këta persona nuk kanë nevojë për punë, por sipas tij punojnë në Instagram dhe japin intervista sesi jeta e tyre kushton 20 mijë euro në muaj.

“Nuk ka një vend në bregdetin shqiptar ku paga të jetë me e ulët se në Kroaci, nuk ka! Cili është problemi? Problemi është që ata që nxisin racizëm ndaj punonjësve të huaj dhe ata që kujtojnë se punonjësit e huaj vijnë nga Filipinet si skllevër, ata nuk duan të punojnë dhe të marrin një pagë si në Greqi dhe Kroaci. Ose nuk janë në nevojë për një punë, përkundrazi punojnë në Instagram dhe japin intervista sesi jeta e tyre modeste kushton 20 mijë euro në muaj. Çështja është shumë e thjeshtë.

Sa me lartë të jetë cilësia e sistemit të turizmit, aq më të larta do jenë pagat, sa më e ulët të jetë cilësia sistemit të turizmit, aq më të ulëta do jenë pagat. Sa më i lartë të jetë konsumi i atyre që vijnë për të shpenzuar në atë sistem aq më të larta do jenë të ardhurat. Zvicra që është një vend turistik gjithashtu është një vend shumë i shtrenjtë, por ka paga shumë të larta. Ka paga shumë të larta sepse ka mundësinë që të jetë e shtrenjtë sepse ka cilësi shumë të lartë”, tha Rama ndër të tjera./Dosja.al

2 ORE ME PARE

"Ata që mendojnë se të huajt vijnë si skllevër, punojnë në Instagram"/ Rama: Pagat në bregdetin shqiptar nuk janë më të ulëta se në Greqi e Kroaci

"Pagat e turizmit në Shqipëri sa ato në Greqi dhe
Edi Rama 

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se zhvillimi i bregdetit shqiptar ka kaluar nëpër faza të ndryshme, duke përmendur zonën e Golem si një shembull të hershëm të zhvillimit turistik. Gjatë fjalës së tij në Konferencën e 3-të Kombëtare të Arsimit dhe Formimit Profesional, Rama u ndal edhe te pagat gjatë sezonit turistik, për të cilat tha se nuk janë më të ulëta se ato në Greqi dhe Kroaci. Kryeministri kritikoi gjithashtu të gjithë personat që kundërshtojnë punësimin e të huajve, duke i akuzuar për nxitje të paragjykimeve. 

"Po të shohim bregdetin shqiptar sot, ka filluar të zhvillohet në Golem. Sot është e paimagjinueshme që dikush, cilido sipërmarrës vendas, të shfaqet në dyert e autoriteteve dhe të propozojë atë lloj zhvillimi. Sepse ai është një zhvillim i papranueshëm, por i lidhur me një kohë kur mundësitë ishin të kufizuara, kur dijet ishin të kufizuara dhe kur aftësia blerëse ishte e kufizuar. Pavarësisht problematikave që ka pasur zhvillimi i ndërtimit në fushën e turizmit, gjërat kanë ardhur duke u përmirësuar. Kostoja e ndërtimit ka ardhur duke u rritur, por edhe çmimi duke u rritur. Sot, edhe unë këtë e them me përgjegjësi të plotë, sido që do të thotë të kundërtën, sot problemi kryesor i industrisë së turizmit nuk është ‘sa të paguaj’, pyetja është ku t’i gjej punonjësit përkatës që kanë edhe zanatin për ta bërë atë punë si duhet.

Nëse dikush më gjen një vend në bregdetin shqiptar, flas për investimet dhe hotelerinë, ku paguhet më pak se në Greqi, atëherë unë do detyrohem të rishikoj këtë opinion. Nuk gjendet një vend në bregdetin shqiptar që, sipas niveleve, paga të jetë më e ulët se në Greqi, se në Kroaci, nuk ka. Cili është problemi? Problemi është që ata që nxisin racizëm ndaj punonjësve të huaj dhe ata që kujtojnë se punonjësit e huaj vijnë këtu si skllevër, ata nuk duan që të punojnë dhe të marrin një pagë si në Greqi ose Kroaci. Ose nuk janë fare në atë fushë. Punojnë në Instagram dhe japin intervista se si jeta e tyre modeste kushton 20 mijë euro në muaj. Sa më e lartë të jetë cilësia e sistemit të turizmit, aq më të larta do të jenë pagat. Sa më i lartë të jetë konsumi i atyre që vijnë për të shpenzuar në atë sistem, aq më të larta do të jenë të ardhurat për sistemin”, tha Rama./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Rama: Gënjeshtër që investitorët sjellin punëtorë të huaj me paga të ulëta! S’ka prova që kapitali i huaj të luajë rol në...

"Pagat e turizmit në Shqipëri sa ato në Greqi dhe
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke folur në Konferencën e 3-të Kombëtare të Arsimit dhe Formimit Profesional, u ndal tek investimet e huaja pas protestave në vend, duke theksuar se nuk ka prova që kapitali i huaj të luajë rol në shkatërrimin e natyrës. Kryeministri hodhi poshtë pretendimet që investitorët punësojnë punëtorë nga vende si Bangladeshi, Pakistani dhe Filipinet në mënyrë që të paguhen më pak. 

“Ideja që investitorët e huaj vijnë në Shqipëri për të ndërtuar resorte të cilat janë për shumë të pasurit dhe për punonjës nga Pakistani, Bangladeshi, apo Filipinet, që duan t’i paguajnë shumë pak, është ide që s’ka lidhje me realitetin. Është gabim i madh që të flitet në këtë mënyrë dhe një gënjeshtër e madhe që të mendohet në këtë mënyrë. Së pari, nuk është se kemi numër të madh investitorësh të huaj, sapo ka filluar një interesim nga kapitali i huaj për Shqipërinë që lidhet me suksesin e vendit tonë në turizëm.

Deri para disa vitesh s’kemi pasur asnjë interesim nga sipërmarrja e huaj për të investuar në turizmin shqiptar. Pse? Shqipëria ishte po kaq e bukur, virgjëria ishte po kaq sa është sot në zonat që nuk është investuar asgjë, i pari interesim ishte për Portin turistik të Durrësit. Pas atij interesimi, ka filluar të ngrihet interesi i kapitalit dhe sipërmarrjes së huaj për të investuar. Pse? Sepse nuk kishte pikë besimi. Ideja që sipërmarrjet shkojnë në vende të caktuara për të investuar në turizëm, për të shfrytëzuar një krah pune të lirë është e lindur nga ideja totale, është e kundërta, s’ka prova që kapitali i huaj të ketë luajtur rol në shkatërrimin e natyrës apo të jetë shkaktarja kryesore e dëmeve që janë bërë në mjedis. E kundërta është e vërtetë," tha Rama./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Rama: Mbi 60% e nxënësve që mbarojnë arsimin profesional punësohen menjëherë

"Pagat e turizmit në Shqipëri sa ato në Greqi dhe
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se 63% e nxënëseve që kualifikohen në arsim profesional arrijnë të integrohen menjëherë në tregun e punës. Duke folur në Konferencën e 3-të Kombëtare të Arsimit dhe Formimit Profesional, Kryeministri u shpreh se arsmimi profesional ka ndryshuar pasi më parë ka qenë i degraduar. Sipas tij, kur Partia Socialiste erdhi në pushtet, arsimin profesional e gjeti në kushte të këqija, ndërsa sot ky sektor është transformuar totalisht.

“Kur ne kemi nisur këtë rrugë, ne kemi pasur një sistem të arsimit profesional të degraduar dhe të padobishëm për të rinjtë dhe të rejat. Të rinjtë nuk gjeni aty asnjë kusht për të zhvilluar talentin dhe për të marrë talentin e tyre. Nuk kishte kushte, nuk kishte laboratorë dhe nuk kishe lidhje mes arsimimit profesional dhe tregut. Sot situate është krejt ndryshe.

Synimi ynë është që të kemi 1 në 3 nxënës në arsimin profesional. Sot jemi në kushtet që edhe arsimi profesional është një zgjedhje. 63% e atyre që mbarojnë arsimin profesional arrijnë të punësohen.  Sistemi ynë i turizmit është një sistem i ri, por është dhe një sistem që është ende larg së ofrimit të cilësisë, dhe për këtë arsye, që të interesuarit që kanë investuar në turizëm kanë nevojë për punonjës të kualifikuar”, tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll

E frikshme! Gjarpëri i "zë derën" e biznesit qytetarit në Bulqizë

E frikshme! Gjarpëri i "zë derën" e biznesit qytetarit në Bulqizë

Rama: Mbi 60% e nxënësve që mbarojnë arsimin profesional punësohen menjëherë

Rama: Gënjeshtër që investitorët sjellin punëtorë të huaj me paga të ulëta!

Rama: Pagat në bregdetin shqiptar nuk janë më të ulëta se në Greqi e Kroaci

Rama kapet sërish me influenceret: Punojnë në instagram

Berisha për mediat: Shqipëria në krizë, zgjedhjet janë kthyer në farsë, nevojitet qeveri kujdestare

Reshjet e dendura shkaktojnë dëme të mëdha në Radomirë të Kalasë së Dodës!

Berisha tone dramatike në konferencën e EPP: Shqipëria në sallën e Urgjencës

Policia jep detaje nga aksioni në Vlorë: 6 të arrestuar, mes tyre një në kërkim ndërkombëtar

“Edi Rama është diktator”/ Qytetari: Nuk ka rrugë të mesme, Shqipëria është e shqiptarëve!

“Shqipëri e Re”/ Protestuesit pushtojnë Tiranën, marshim në rrugët e kryeqytetit: Dorëhiqu!

Erion Braçe u fshihet protestuesve në Bllok, pas telefonatës i “vëzhgon” nga shkallët e pallatit

"Bashkohuni me ne"/ Protestuesit ftojnë kalimtarët t'i bashkohen marshimit

Dita e 9 e protestës/ Qytetarët zbresin në sheshin “Skënderbej”, nis grumbullimi i tyre

Moti i keq dhe reshje intensive në Maliq/ Masa dheu dhe gurësh shkëputen nga mali

Vrasja e 27-vjeçarit në Kamëz, Drejtori i Policisë Tiranë: Kontrollet nga forcat RENEA

Vrasja e 26-vjeçarit në Kamëz, pamjet nga vendi i ngjarjes

Gogu prezanton projektligjin për amnistinë: 380 të dënuar përfitojnë lirim të menjëhershëm

Qytetarët bllokojnë të gjitha akset kryesore të Tiranës, ndalen te Parlamenti: Rama jep dorëheqjen

“Nga kryetar bashkie, e kryeministër s’e bërë dot”/ Qytetari: Të hedhim poshtë sistemin, PS e PD!

“Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës”, Fatos Lubonja në protestë: Ta pastrojmë Atdheun nga ‘tumori’

Turistët në Gjirokastër i japin zë protestës, cohen nga kafja, bashkohen dhe filmojnë

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Të rinjtë i “vënë flakën” gomones, simbol i emigracionit

“Flamingot, jo rastësisht në ngjyrën e PS”/ Protesta, Rama: Blogerët janë në Palasë, moralistët...

“PS shpëtimtare, jo tradhtare e Shqipërisë”, Rama: Kur morëm detyrën, flamingot vriteshin me çifte

Rama për protestuesit: Kush do e përfaqësojë Shqipërinë në BE nëse ne ikim

Rama: Shqipëria nuk është e shqiptarit, por e Zotit dhe mikut!

“Të kthejmë potencialin natyror në motor ekonomie”, Rama: Protesta, një çorodi!

Rama: Kemi mundësinë që ta ngremë Shqipërinë dhe ta vendosim atje ku e donin rilindasit

“Ule atë parullën”/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

"Të kishte vdekur edhe djali im”, flet nëna e Violand Braçellarit: Policia qëlloi e para...

Shkeli perimetrin e sigurisë, gjobitet me 500 mijë lekë drejtuesi i mjetit lundrues në Borsh

"Rama në burg, Berisha në Burg"/ Shqiptarët sërish në protestë para Ambasadës në Londër

Thirrje kundër Kryeministrit para Komisionit Europian: Rama në burg!

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Voton Kurti: Sot vendosin ata që votojnë, ushtroni të drejtën tuaj

Rama: Takimi me kancelarin gjerman ishte provë që vlerësimi për Shqipërinë është maksimal

Rama: 10 vite më parë në zonat e mbrojtura kërciste gjuetia e paligjshme

Rama: Nuk e kanë me mjedisin dhe me zogjtë e Shqipërisë, e kanë secili për agjendën e vet

Rama shpërthen ndaj protestuesve: Dalin delirantë dhe influencera që fitojnë paratë e dynjasë

Rama për takimin me banorët e Zvërnecit:Takova njerëz që u fyen dhe u masakruan nga flamingot online

“Onkologjiku është një Auschwitz”/ Fjalimi prekës i protestuesit që po lufton me kancerin

"Rrjolli nuk hesht"/ Valë revolte ndaj qeverisë edhe në Shkodër: Revolucion!

"Na pyesin kush e organizon protestën..."/ Qytetarja: Protestën e organizuan ata që na vodhën

"Poshtë qeveria"/ Protestuesit i bëjnë thirrje kryeministrit Rama: Jep dorëheqjen

Protesta e diasporës kundër projektit në Zvërnec/ Vjena i bashkohet revoltës kundër qeverisë Rama

Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë

Berisha: Qeveria jonë nuk kishte asnjë përjashtim për taksat, përveç investimeve në zonat malore

Berisha: Komisioni i Sigurisë në Kuvend do hetojë vrasjen në krye të detyrës të policit në Korçë

Berisha: Sistemi që instaloi pas mbylljes së TikTok-ut për të survejuar internetin

Berisha: Rama po grabit kanionin e Gjipesë, po përdor Ardit Bidon për të falsifikuar dokumentet