Blerina Bala zgjidhet kryebashkiake e komanduar në Himarë/ Banorët shkaktojnë tensione në mbledhje, një prej tyre pështyn Tavon
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 ME 15 vota pro,...
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 ME 15 vota pro,...
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj/ Reagon policia: Autori qëlloi në ajër për t'i kanosur, sekuestrohet arma e për...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
• I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak ka mbërritur sot në Beograd. • Zyrtari i BE-së është takuar me presidentin Aleksandër Vuçiç, ku kanë diskutuar mbi hapat për takimin e radhës që do të mbahet më 18 mars në Ohër. • Fokusi i bisedimeve ishte rruga drejt zbatimit të Marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. • Bisedimet mes Lajçak dhe Vuçiç do të vazhdojnë dhe ditën e nesërme. • Dy ditë më parë ai zhvilloi një vizitë edhe në Kosovë ku takoi liderët shtetërorë, presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe liderët opozitarë. • Ai u shpreh optimist se pala kosovare i thotë po dokumentit me 11 nene të propozuar nga Bashkimi Evropian dhe mbështetur nga SHBA. • Ndërsa presidenti serb, Vuçiç ka thënë për mediet në Beograd, se Serbia nuk do të pajtohet e as nuk do të qëndrojë e heshtur lidhur me anëtarësimin eventual të Kosovës në Kombet e Bashkuara si dhe nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. • Ndërsa Lajçak në prag të vizitës në Serbi, shprehet optimist se palët do ta nënshkruajnë marrëveshjen.
7 artikuj për këtë temë.
SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka biseduar me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, për propozimin evropian, formimin e Unionit të Komunave Serbe si dhe hapat e tjerë të nevojshëm që synojnë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve. Vuçiç me atë rast ritheksoi se formimi i ZSO-së është parakusht për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe për sigurinë dhe mbrojtjen e të drejtave të popullit serb në Kosovë.
Në komunikatën për media pas takimit, e cila është dërguar nga Presidenca, thuhet se Vuçiç ka theksuar se Serbia po punon me përgjegjësi dhe është e përkushtuar për të negociuar me qëllim të arritjes së kompromisit dhe zgjidhjeve të qëndrueshme të nevojshme për një jetë normale dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët.
Vuçiç në llogarinë e tij në Instagram ka thënë se ka pasur një bisedë të vështirë dhe kuptimplotë me Lajçakun dhe ka bërë të ditur se bisedimet për Kosovën me Lajçakun do të vazhdojnë edhe sonte por edhe nesër.
"Bisedë e vështirë dhe kuptimplotë me Miroslav Lajçak. Ne do të vazhdojmë sonte dhe nesër gjatë gjithë ditës bisedimet për Kosovën dhe të ardhmen evropiane të Serbisë. Rroftë Serbia!", ka shkruar presidenti i Serbisë.
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se këshilltarët e tij dhe disa nga ministrat janë duke trajtuar 15 modelet për Asociacionin që emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak i ka ofruar atij. Në një aktivitet të zhvilluar sot në Kamenicë ku në njërën prej shkollave në këtë zonë u vendos një gurthemeli, Kurti deklaroi se nga këto modele të trajtimit të pakicave kombëtare në Bashkimin Evropian, do të shohin të marrin elemente që edhe pakicat në Kosovë të jenë në nivelin e duhur. Por nënvizoi se nuk do të bëjë kompromis me kushtetutshmërinë, ligjshmërinë dhe funksionimin e shtetit.
“Modelet të cilat janë prezantuar nga emisari evropian Lajçak janë solucione të ndryshme të pakicave kombëtare në vendet e Bashkimit Evropian, janë pesëmbëdhjetë sosh gjithsej të cilat janë të mirënjohura. Unë s’po përmendi ndonjëherë të mos i rrezikoj apo harroj një pjesë, por në vendet e BE-së dihet se përveç popullsisë shumicë ka edhe pakica. Janë përmendur 15 raste të tilla, disa janë më rishtazi, disa më të hershme edhe para se të ekzistojë Bashkimi Evropian. Unë besoj se ato janë modele nga të cilat ne mund të marrim elemente në mënyrë që jo vetëm të drejtat e njeriut, por edhe të pakicave kombëtare të jenë në nivelin e duhur në vendin tonë… Ato po trajtohen nga këshilltarët e mi, nga disa prej ministrave në mënyrë që të shohim se çka është më e favorshme. Natyrisht, kushtetutshmëria, ligjshmëria, barazia, funksionimi i shtetit janë diçka që ne nuk bëjmë asnjëherë kompromis”, tha ai.
Kurti tha se para takimit të së shtunës me presidentit serb, Aleksandër Vuçiç në Ohër të Maqedonisë së Veriut, do të njoftohet edhe për axhendën dhe pikat që do të diskutohen.
“Para të shtunës ne do ta dimë agjendën dhe pikat përmbajtjesore se çka do të diskutohet atje. Në kuadër të diskutimit të planit të zbatimit për marrëveshjen tashmë të dakorduar sipas propozimit evropian, pa u ndryshuar asgjë”, tha ai.
Më 18 Mars do të zhvillohet takimi i radhës mes krerëve të shtetit, Kosovë-Serbi dhe zyrtarëve të BE-së. Në këtë hap pritet që të nënshkruhet marrëveshja për planin evropian të propozuar me 11 nene ku synohet normalzimi i marrëdhënieve mes dy vendeve. Megjithatë pak ditë para takimit të rëndësishëm, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç kanë shprehur edhe njëherë qëndrimet e tyre lidhur me çështjen 'e nxehtë' mes dy palëve.
SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se sot dhe nesër do të bisedojë me të dërguarin special për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak dhe se të mërkurën ose të enjten, para udhëtimit të tij në Ohër, do të japë më shumë informacione se si e sheh situatën në Kosovë dhe çfarë duhet bërë, shkruan Tanjug.
“Nuk dua të them shumë para takimit, sot dhe nesër do të jem me të dhe do të përpiqem të punoj, jo për atë që do të ëndërrojmë, por për atë që mund të bëjmë. Nëse dikush nuk dëshiron as të flasë, e lëre më të zbatojë Asosacionin, nuk shoh kuptim të them asgjë më shumë se kaq, sot dhe nesër do të flas me Lajçakun dhe të mërkurën ose të enjten, para udhëtimit në Ohër. Unë do të them se si shoh gjithçka, çfarë mendoj për gjithçka dhe çfarë duhet të bëjmë në periudhën e ardhshme”, tha Vuçiç në Dobanovci në përgjigje të pyetjes së një gazetari për marrëveshjen evropiane, vizitën e Lajçakut në Prishtinë dhe Beograd, si dhe pritjet nga takimi i ardhshëm në Ohër, marrëveshjen e Brukselit dhe Asosacionin e komunave me shumicë serbe.
Takimi në Bruksel
Në takimin e 27 shkurtit që patën në Bruksel kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i thanë “po” Propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve. Plani evropian parashikon mes të tjerash përmbushjen e marrëveshjeve të deritashme, përfshirë edhe atë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Zyrtar të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës thanë se marrëveshja mbi udhërrëfyesin e zbatimit të planit evropian është thelbësore për normalizimin e marrëdhënieve, ndërsa ecja përpara drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, është thelbësore për ndërtimin e së ardhmes së Kosovës.
SERBI- I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për çështjet e Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak ka thënë se së pari duhet një zgjidhje politike që këto zgjedhje në Veriun e Kosovës të mbahen më 23 prill. Në një intervsitë për median vendase 'Kossev', tha se vendimi i KQZ-së për shtyrjen e afatit për paraqitjen e listave është një vendim konstruktiv sepse mundëson që mbledhja e Ohrit më 18 mars të mos mbahen nën presionin e këtij afat.
"Data e zgjedhjeve është prerogativë e Presidentit të Kosovës dhe unë respektoj rolin kushtetues të presidentit për këtë çështje. E rëndësishme është që zgjedhjet të zhvillohen në një atmosferë ku të gjithë qytetarët mund të ushtrojnë lirisht të drejtën e tyre demokratike për të zgjedhur. Zgjedhjet do të reflektojnë edhe preferencat e qytetarëve. Prandaj na duhet edhe një zgjidhje politike. Në këtë kontekst, vendimi i KQZ-së për shtyrjen e afatit për paraqitjen e listave është një vendim konstruktiv sepse na jep më shumë hapësirë dhe mundëson që mbledhja e Ohrit në datën 18 të mos mbahet nën presionin e këtij afati, por shpresojmë se do të ndihmojë“, ka thënë Lajçak për ”Kossev“.
Lista Serbe kishte vendosur që të largohet nga institucionet, përfshirë edhe prej komunave veriore. Kjo bëri që Kosova të shpallte zgjedhje të jashtëzakonshme në Veri, poqë u kundërshtuan nga Lista Serbe që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar.
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se është skeptik se marrëveshja do të nënshkruhet javën e ardhshme. Në një intervistë, për Euronews ai ka folur për dialogun Kosovë Serbi, si dhe për takimin e radhës të nivelit të lartë që pritet të mbahet më 18 mars në Ohër. Ai më tej ka thënë se duhej ta nënshkruanin marrëveshjen më 27 shkurt.
"Fatkeqësisht, presidenti i Serbisë nuk deshi dhe për këtë, ky traktat bazë që është propozuar nga BE-ja, është një terren i fortë për të ecur përpara dhe shpresojmë ta arrijmë përfundimisht më 18 mars", tha ai.
Takimi në Bruksel
Në takimin e 27 shkurtit që patën në Bruksel kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i thanë “po” Propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve. Plani evropian parashikon mes të tjerash përmbushjen e marrëveshjeve të deritashme, përfshirë edhe atë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Zyrtar të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës thanë se marrëveshja mbi udhërrëfyesin e zbatimit të planit evropian është thelbësore për normalizimin e marrëdhënieve, ndërsa ecja përpara drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, është thelbësore për ndërtimin e së ardhmes së Kosovës.
KOSOVË- Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka shprehur qëndrimin e saj lidhur me çështjen e nxehtë mes Kosovës dhe Serbisë dhe takimet maratonë mes palvë dhe zyrtarëve të BE-së në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. I radhës do të mbahet më datë 18 mars në Ohër. Përmes një postimi në rrjetet sociale, von Cramon u shpreh se ky do të jetë një hap i madh drejt integrimit në BE për të dy vendet.
"Shpresojmë shumë që në fund të javës së ardhshme në #Ohër t'i shohim të dyja nënshkrimet dhe nën marrëveshjen, ky do të jetë një hap i madh drejt integrimit për të dyja vendet", tha ajo.
Can’t agree more.
— Viola von Cramon ???????????????? (@ViolavonCramon) March 12, 2023
Hope so much that ëe ëill see both signatures ???????? and ???????? under the agreement at the end of next ëeek in #Ohrid
This ëill be a major step toëards ???????? integration for both countries. https://t.co/X7M792FaKJ
Takimi më 18 Mars në Ohër i kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç me zyrtarët e BE-së do të jetë vendimtar për planin e propozuar nga BE me 11 nene për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Në këtë takim pritet që palët të nënshkruajnë planin e propozuar nga BE.
KOSOVË- Pritshmëri të larta para takimit të Ohrit mes Kurtit dhe Vuçiçit. Diplomatët perëndimorë bëjnë thirrje të arrihet përparim në takimin e 18 marsit mes Kurtit dhe Vuçiçit.
Autoritetet vendore dhe ndërkombëtare presim që në takimin e Ohrit që mbahet më 18 mars ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të arrihet ujdi për planin e zbatimit të propozimit evropian. Edhe diplomatët perëndimorë që janë të përfshirë në dialogun Kosovë-Serbi, shpresojnë që të arrihet përparim në takimin e 18 marsit në Ohër të Maqedonisë së Veriut, para se kreu i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell të raportojë në Këshillin Evropian për rrjedhën e dialogut.
“Mos e humbni autobusin”
Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jörn Rohde i dha përkrahje të plotë ndërmjetësuesit të dialogut Miroslav Lajçak, në arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë, duke u bërë thirrje palëve që mos ta humbasin shansin. “Marrëveshja mund të arrihet. Kosova do të përfitojë shumë. Kosovës i duhet të zbatojë obligimet e saj dhe të ofrojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe menjëherë. Apeli im për Kosovën dhe për Serbinë, është për bisedimet e ardhshme në Ohër: Mos e humbni autobusin”, shkroi në Twitter ambasadori gjerman, duke vazhduar argumentimin, se marrëveshja do të përshpejtonte integrimin euro-atlantik dhe është “shans historik për rrugën e normalizimit të plotë dhe njohjen reciproke”.
Edhe Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, shpreson për një marrëveshje mes Kurtit dhe Vuçiqit në takimin e Ohrit që mbahet me 18 mars nën ndërmjetësimin e shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell. Von Cramon që e shpërndau në twitter shkrimin e ambasadorit gjerman në Prishtinë, tha se “arritja e një marrëveshjeje do të ishte një hap i madh drejt integrimit evropian për të dy vendet. “Shpresoj shumë që do të shohim të dyja nënshkrimet në marrëveshje në fund të javës në Ohër. Do të ishte një hap i madh drejt integrimit evropian për të dy vendet,” shkroi Viola Von Cramon.
Kurti i gatshëm për nënshkrimin e marrëveshjes
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ritheksoi edhe njëherë që ai ishte i gatshëm të nënshkruajë marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë më 27 shkurt në takimin e Brukselit. Sipas tij, marrëveshja themelore për normalizimin që u propozua nga BE-ja, apo siç njihet ‘plani franko gjerman’ “përmban një avancim drejt njohjes së ndërsjellë mes dy shteteve”. Kryeministri këto komente i bëri, në një videomesazh drejtuar një Forumi të Universitetit të Mannheim-it në Gjermani, ku tha se shpreson që refuzimi i Vuçiçit, që të nënshkruante në Bruksel, nuk është shenjë se ai nuk pajtohet me përmbajtjen e marrëveshjes.
“Ne besojmë se Marrëveshja themelore mes Kosovës dhe Serbisë përmban një avancim drejt njohjes së ndërsjellë mes dy shteteve. Besojmë se normalizimi i plotë i marrëdhënieve kërkon një njohje të ndërsjellë në qendër të marrëveshjes, si dhe respektim për të drejtat e pakicave në të dy shtetet. Siguria dhe paqja në rajon e Evropë është mëse e nevojshme. Ne jemi të gatshëm të bëjmë përparim edhe përkundër sfidave të mëdha”, tha kryeministri Kurti.
Lajçak: Marrëveshja kërkon zbatim dhe afate kohore
I ngarkuari i Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak, të hënën dhe të martën qëndron në Beograd, për të diskutuar për bisedimet e 18 marsit në Ohër, me presidentin serb Vuçiç. Ky i fundit tha se “nuk do të ketë njohje as de facto dhe as de jure”, të pavarësisë së Kosovës. Vuçiç tha se ai do të shkojë në Ohër për takim me Kurtin, por “nuk e ka të qartë se për çfarë të flitet atje”.
Para se të shkojë në Beograd, i dërguari i BE-së Miroslav Lajçak ishte në Prishtinë, ku tha se “janë përmbushur pritjet e tij”, në takimet që pati në me dy udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, Presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. “Që të bëhet dokument ligjërisht i detyrueshëm duhet të pajtohemi se si të zbatohet. Duhet të dimë cilët janë hapat, ritmi dhe afatet kohore, në të kundërtën do të jetë vetëm marrëveshje politike dhe jo formale”, tha Miroslav Lajçak, gjatë vizitës në Prishtinë. Ai tha se BE-ja është e përqendruar në atë që ai e quajti ‘hap i dytë’ që ka të bëjë me finalizimin e planit të zbatimit, që kur të përfundohet, do të kalohet në hapin e radhës, që është formalizimi.
Në takimin e 27 shkurtit që patën në Bruksel kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i thanë “po” Propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve. Plani evropian parasheh mes të tjerash përmbushjen e marrëveshjeve të deritashme, përfshirë edhe atë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Zyrtar të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës thanë se marrëveshja mbi udhërrëfyesin e zbatimit të planit evropian është thelbësore për normalizimin e marrëdhënieve, ndërsa ecja përpara drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, është thelbësore për ndërtimin e së ardhmes së Kosovës./ DW