LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

PD paralajmëron mosnjohjen e zgjedhjeve: Kriteret janë shkelur dhe bandat kanë ndërhyrë

• Partia Demokratike ka paralajmëruar ditën e sotme mosnjohjen e rezultatit të zgjedhjeve në vend. • Kreu i PD-së Sali Berisha në një konferencë për mediat theksoi se në zgjedhjet që u mbajtën ditën e djeshme janë shkelur kriteret. • Berisha deklaroi se në zgjedhje ka pasur ndërhyrje të bandave kriminale, duke numëruar disa prej tyre. • Në fjalën e tij, Berisha ka akuzuar mazhorancën për blerje votash, duke theksuar se kanë dhënë 100 euro për votë. • Ndërkohë që në fund të fjalës së tij ka theksuar se çdo votë duhet që të numërohet.

4 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

"Çdo votë duhet të numërohet, ky është qëndrimi ynë!" Berisha: Opozita nuk do mbyllë sytë para shkeljeve

PD paralajmëron mosnjohjen e zgjedhjeve: Kriteret janë shkelur
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot para mediave se opozita nuk do të mbyllë sytë para shkeljeve. Ai u bëri thirrje strukturave të Partisë Demokratike që të mbrojnë votë. Berisha shtoi se kryeministri firmos mbjelljen e dhjetëra mijëra hektarëve kanabis për votë, dhe kjo sipas tij nuk është përgjegjësi e opozitës.

"Unë po e paralajmëroj këtë? Si po e paralajmëroj unë këtë? Në qoftë se kryeministri firmos dhuratën kryeministrore 100 euro për votë, nuk është përgjegjësi e opozitës kjo. Në qoftë se kryeministri firmos mbjelljen e dhjetëra mijëra hektarëve kanabis për votë, nuk është përgjegjësi e opozitës kjo.

Në qoftë se kryeministri firmos faljen e 150 milionë gjobave dy ditë para zgjedhjeve, kjo nuk është përgjegjësia e opozitës. Cila është këtu përgjegjësia e opozitës? Çfarë mendoni ju se të jetë opozita të jetë symbyllur ndaj këtyre? E pamundur. Asnjë njeri i qytetëruar nuk mund të mbyllë sytë përpara këtyre. Por këto që janë të njohura. Pavarësisht, çdo votë duhet të numërohet. Ky është qëndrimi ynë", tha Berisha.

1 MUAJ ME PARE

"Kriteret janë shkelur!" Berisha për rezultatin në zgjedhje: Ndërhyrje! Xhabaftët, Poja, Suel Çela, nuk ka asgjë këtu të fshehtë

PD paralajmëron mosnjohjen e zgjedhjeve: Kriteret janë shkelur
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot se kriteret për zgjedhjet të lira dhe të ndershme janë shkelur. Ai tha para mediave se ka patur ndërjyrje nga bandat. Kryedemokrati shtoi se strukturat e PD-së pavarësisht nga çdo gjë, është në detyrimin të numërojnë çdo votë.

"Unë jam këtu për t’u bërë thirrje qytetarëve që të numërojnë çdo votë. Ne të tregojmë përgjegjësi para atyre që kanë votuar duke numëruar çdo votë. Ky është qëndrimi ynë...

...Edhe njëherë, asnjë njeri para këtij procesi nuk mund të bëjë automatin, nuk mund të bëjë sikur këto nuk kanë ndodhur. Ju jeni dëshmitarë se këto që thashë unë, katër prej tyre janë me vendime zyrtare qeverie, janë publike, nuk janë private. Ka kritere për zgjedhjet. Janë shkelur në mënyrën më të pamëshirë.

Përveç të tjerash, Xhabaftët, Poja, Suel Çela, nuk ka asgjë këtu të fshehtë. Në këto kushte nuk ka njeri që mund të vërë në dyshim këto që themi ne. Por unë jam këtu sot për të kërkuar nga strukturat e PD, pavarësisht nga çdo gjë, është në detyrimin tonë të numërojmë çdo votë", tha Berisha.

1 MUAJ ME PARE

"Ta harrojnë!" Berisha paralajmëron mosnjohjen e zgjedhjeve: Vetëm Ai lart mund të ndalojë PD-në pa bërë gjithçka për të mbrojtur votën

PD paralajmëron mosnjohjen e zgjedhjeve: Kriteret janë shkelur
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha paralajmëroi sot mosnjohjen e zgjedhje nga forca e tij politike. Para mediave Berisha tha se nëse jepet 100 euro për votë, kjo nuk është përgjegjësi e opozitës. Ai theksoi se nuk ka forcë në botë që pengon shqiptarët të votojnë të lirë. 

“Vetëm ai që është sipër mund të ndalojë PD-në pa bërë gjithçka për të mbrujtur votën e shqiptarëve. Ky popull do të votojë i lirë. Forcë në të nuk do të ketë të ndalojë shqiptarët të votojë i lirë. Ta harrojë kush që mund të pengojë shqiptarët pa votuar edhe ata si kombet e lira”, tha Berisha.

 

1 MUAJ ME PARE

Rezultati në zgjedhje, reagon Berisha: Strukturat e PD të bëjnë gjithçka që të mbrohet çdo votë

PD paralajmëron mosnjohjen e zgjedhjeve: Kriteret janë shkelur
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë reagimin e parë pas daljes së rezultateve në zgjedhje. Berisha u bëri thirrje strukturave të PD-së që të mbrojnë votën. Ai tha se opozitarët duhet të tregojnë përkushtimin më të madh në numërimin, vlerësimin e çdo vote dhe të mos kenë asnjë ndikim nga asgjë.

"Për Partinë Demokratike procesi elektoral është procesi themelor i një shoqërie të lirë. Në këtë kontekst jam këtu së pari për të shprehur mirënjohjen dhe falenderim të madh për komisioinerë, vëzhgues, numërues që e gdhinë gjatë natës.

Së dyti ju bëj thirrje të gjitha strukturave të PD-së, që të bëjnë gjithçka që të numërohet çdo votë pa asnjë, me përkushtimin më të madh sepse çdo votë kundër regjimit meriton nderimin më të madh dhe vlerësimin më të madh.

Sot, këtë kisha qëllim kryesor të paraqitjes para jush në mënyrë një thirrje për demokratët, opozitarët që të tregojnë përkushtimin më të madh në numërimin, vlerësimin e çdo vote dhe të mos kenë asnjë ndikim nga asgjë. Kjo është detyra më e rëndësishme për demokratët", tha Berisha.

sali berisha zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll

Do u jap mësime deputetëve të rinj/ Xhafajt nuk i pëlqen etiketimi profesor nga gazetarët

Do u jap mësime deputetëve të rinj/ Xhafajt nuk i pëlqen etiketimi profesor nga gazetarët

34-vjetori i Partisë Socialiste, Rama:Procesi i anëtarësimit nuk është një proces thjesht i qeverisë

Rama batuta në ditëlindjen e PS: Shqetësohuni kur Gramozi të mos jetë më në këtë oborr

Rama: Kemi ekip mbështetës dhe premtues në të gjitha zonat

34-vjetori i PS, Rama: Kjo është ditëlindje e veçantë, vjen pas një fitoreje domethënëse

Ditëlindja e PS-së/ Klosi: Ky mandat do jetë ai i integrimit në Bashkimin Evropian

Çfarë ndodhi? Rama debaton me Kryebashkiakun e Vlores

Berisha: Raporti për farsën elektorale është gati, do publikojmë dhe fakte të tjera në vazhdim

Berisha: Rinumërimin e votave e kanë kërkuar qytetarët. Ne po kontrollojmë legjitimitetin e procesit

Berisha për gjendjen e tij shëndetësore: Kisha një gjendje virale, kaloi pa asnjë ndërlikim

Berisha:Kompanitë e kartelit të Troplinëve vazhdojnë punën pa u shqetësuar

Berisha: Deputeti Arkend Balla u punësua në kompaninë e kartelit të Troplinëve

"PS po shkon në Kishën e Laçit, luten që PD të vazhdojë kështu!" Sula i drejtohet opozitës në Kuvend

Sula në Kuvend: Deri në qershor duhet të dalin të gjitha vendimet dhe rezolutat

Tabaku: Parlamenti ka nevojë që të ketë debat për raportin mbi zgjedhjet

Noka-Spiropalit: Turet tuaja turistike për të bërë selfie, nuk mund të bllokojnë axhendën e Kuvendit

Peleshi-opozitës:Me ju apo pa ju ne do ta mbyllim me shumë sukses Kuvendin për të filluar në shtator

"Kështu vepruat edhe për gjenocidin në Kosovë!" Shehu në Kuvend: Sillni projektligjet t'i miratojmë

"Më vjen mirë që më ndjek," Spiropali i përgjigjet Bardhit: Seanca u shty se kishte mungesa

Bardhi-Spiropalit: Nuk ishit në Ukrainë, por duke ngrënë drekë në Greqi

Spiropali, replikë me Vokshin: Ndoshta ju jeni një nga arsyet kryesore që PD ka marrë këtë rezultat

Rama i rikthehet "Sy m'Sy:Po presim lajmin për hapjen e një tjetër grupkapitulli në negociatat me BE

Brunilda Laboviti pas debatit me Valbona Treska merr Policinë në telefon: Nuk më lirojnë zyrën

Berisha: Misioni im historik është rikthimi i votës së lirë për shqiptarët

"Është vetëm fillimi"/ Berisha: Këta kriminelë elektorale do ta paguajnë atë që u bënë shqiptarëve

Berisha: Kush e shtron sot problemin se ku është narkoshteti, është ushtar i Pojës

Berisha denoncon blerjen e votave në Tiranë: Ky është momenti kriminal i ndarjes së parave

Berisha: Këto fakte të pakundërshtueshme delegjitimojnë plotësisht qeverinë e dalë nga zgjedhjet

Tensione në Kuvend, Spiropali përjashton Nokën nga seanca: Nuk lejoj këtu zaptim të foltores!

Zhupa: PS i mbushi listat e kandidatëve me emra që s’dinin se si të fillonin dhe mbaronin një fjali

Spiropali i përgjigjet Vokshit: As kam takuar dhe as njoh njerëz me precedentë penalë

Gogu: Zoti ta ruajë Shqipërinë nga ata që janë gati ta djegin se nuk e qeverisin dot

Gjekmarkaj: Në të vërtetë keni humbur, jeni bërë viktima të urdhrit të nënshtrimit!

Bardhi: Nuk e tha opozita se zgjedhjet u morën peng, e ka thënë shefi i delegacionit të PE!

Balla-opozitës: Zgjedhjet kanë përfunduar, gjeni vetë votat tuaja ku kanë shkuar

Noka-mazhorancës: Themelet e pushtetit tuaj qëndrojnë mbi votën e blerë

Bardhi dhe Noka i drejtohen Spiropalit: Nuk niset mbledhja e Kuvendit pa kuorumin e nevojshëm

Goditet grupi kriminal në Finlandë/ Dumani: Merreshin me drogërave sintetike

Operacioni antidrogë/ Për ekzekutimin e 11 masave të sigurisë u angazhuan 110 policë

Prokurori Shehu jep detaje: Aksioni antidrogë në orët e para të mëngjesit! 11 urdhër arreste

Grupi kriminal i drogës në Finlandë/Kraja: Përfshirje nga Shqipëria dhe Spanja drejt Finlandës

Prokurori finlandez: Droga trafikohej nga Spanja, aktiviteti kriminal drejtohet nga shqiptarë

Operacioni i përbashkët me autoritetet finlandeze, Dumani: Janë goditur disa grupe kriminale

Maska me fytyrë njeriu, uniforma policie...Publikohen pamjet e operacionit ku u arrestuan 4 persona!

Zhupa: Ministrja e Arsimit duhet të vijë të japë llogari për çështjen e Gramshit!

Dogjani përplaset me Bushkën në Komisionin e Ligjeve: Zgjedhjet u manipuluan

Korrupsioni me fondet e IPARD/Berisha: Dosjen e mban të bllokuar Altin Dumani me urdhër të Edi Ramës

Berisha: Licencat e kanabisit i kanë marrë njerëzit e lidhur me Edi Ramën dhe partinë e krimit!

Finalja e Champions League/ Berisha: Rama me çarter dhe me bileta 30-40 mijë euro ndoqi ndeshjen!

Berisha: Rama bleu qindra mijëra vota duke kanabizuar tërësisht farsën elektorale