Foto ilustruese
SHIJAK- Pasditen e sotme është përfshirë nga flakët Komisaritati i policisë së Shijakut. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe policia e cila në njoftim bën me dije se zjarri ka rënë rreth orës 18:30, në katin e dytë të Komisariatit.
Sipas policisë zjarri ka rënë në zyrën e ndihmës/specialistit të rendit. Më tej bëhet me dije se dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike. Grupi hetimor dhe Agjencia Rajonale e Mbikëqyrjes Policore po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të saktë të rënies së zjarrit.
Njoftimi i policisë:
Shijak /Informacion paraprak. Rreth orës 18;30, në katin e dytë të Komisariatit të Policisë Shijak, në zyrën e ndihmës/specialistit të rendit ka rënë zjarr. Menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet zjarrfikëse duke bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Nga veprimet e para hetimore paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike. Grupi hetimor dhe Agjencia Rajonale e Mbikëqyrjes Policore po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të saktë të rënies së zjarrit.