LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Përfundon mbledhja e Opozitës/ Berisha: Protestë e përgjithshme kombëtare, Bardhi: Ishim në unanimitet për të gjitha diskutimet

• Deputetët e Opozitës janë mbledhur ditën e sotme në kryesinë e Kuvendit për të diskutuar çështjet e aksionit opozitar. • Mbledhja ka ardhur një ditë pas zhvillimeve të tensionuara në seancën parlamentare e cila zgjati vetëm 17 minuta. • Pas mbledhjes ka dal për mediat Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i cili është shprehur se në mbledhje u diskutua për të nisur protestën e fuqishme në nivel të përgjithshëm. • Berisha tha se nuk tregon hapat e skenarit për shkak se qeveria do marrë masa për të bllokuar protestën. • Pas Berishës për mediat është prononcuar Kreu i Grupit të PD-së Gazment Bardhi, i cili tha se opozita vendosi në unanimitet dërgimin e marrëveshjes së Refugjatëve në Kushtetuese. • Bardhi dha përgjigje dhe për kallëzimin që njoftoi Ministri Brendshëm Taulant Balla ndaj deputetëve të Opozitës, ku tha se nuk intimidohen nga presionet • Bardhi përfundoi se do të vazhdojë aksioni opozitar në çdo nivel. 

4 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

"Në trajnim paguan që shkon"/ Bardhi komenton vizitën e Bashës në SHBA: Më e rëndësishme për mua të rrëzojmë Ramën

Përfundon mbledhja e Opozitës/ Berisha: Protestë e
Gazment Bardhi

TIRANË- Gazmet Bardhi, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka komentuar shkurtimisht pyetjen e gazetarëve pas mbledhjes së grupit ditën e sotme, mbi vizitën e deputetit Lulzim Basha në SHBA. Bardhi tha se vizita në SHBA është në forumin NDI dhe sipas informacioneve të tij, në të tilla trajnime merr pjesë kundrejt pagesës.

Nga ana tjetër ai tha se më e rëndësishme sipas tij është që të jemi këtu dhe të rrëzojmë regjimin e Ramës, se të shkojmë jashtë. 

"Në dijenin time vizitat që bëhen në NDI janë kundrejt një pagese. Nga ana tjetër forumi i NDI është një forum i nderuar që të gjithë e dimë që është i hapur për sa më shumë pjesëmarrje. Më e rëndësishme për mua në këto momente është të rrëzojë Edi Ramën jo të marr mend jashtë vendit. Beteja jonë është këtu." - tha Bardhi. 

2 MUAJ ME PARE

"Balla tha se do ju çoj në SPAK për kaosin në Kuvend"/ Bardhi: Prisja nga drejtësia një reagim, nga qeveria pres çdo mënyrë bllokimi

Përfundon mbledhja e Opozitës/ Berisha: Protestë e
Gazment Bardhi

TIRANË-Kryetari i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve ditën e sotme pas mbledhje së grupit të PD-së në kryesinë e Kuvendit. Bardhi i pyetur se çfarë reagimi ka për deklaratën e djeshme të Ministrit të Brendshëm Taulant Balla, që tha se do të denoncojnë në SPAK aktet e ndodhura në Kuvend. Gazetarët i kujtuan Bardhit se Balla në deklaratën e tij, tha se për këtë vepër penale dënohesh 5 vite burg. 

"Edhe këto janë shenja ndaj një regjimi, tani ai po i bën shërbimin më të keq ndaj institucioneve të drejtësisë. Kam pritur nga drejtësia një reagim. Ai është vendosur atje për lidhjet krim mafia dhe pushtet. Nuk na intimidojnë dot."-tha Bardhi. 

2 MUAJ ME PARE

"Nesër çojmë në Kushtetuese marrëveshjen për refugjatët"/ Bardhi pas mbledhjes me deputët: Diskutuam situatën në Kuvend

Përfundon mbledhja e Opozitës/ Berisha: Protestë e
Gazment Bardhi

TIRANË-Gazment Bardhi, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka folur për mediat pas mbedhjes në kryesinë e Kuvendit.

Bardhi ka thënë se diskutimi i mbledhjes ishte dërgimi i kërkesës në Kushtetues për anullimin e marrëveshjes së refugjatëve, e cila sipas Bardhit do të ndodhë ditën nesërme. Nga ana tjetër ai tha se ka pasur një unanimitet nga deputetët për këtë çështje. 

Bardhi: Sot si grup parlamentar kemi marrë vendimin për një kërkesë ndaj Kushtetuese për marrëveshjen e Italisë, të cilën do ta depozitojmë nesër. Kërkojmë një përgjigje të shpejt nga Kushtetuesja. Së dyti u diskutua për situatën në Kuvend dhe për vijimin në një aksion opozitar. Nesër do të rimblidhet grupi parlamentar i PD-së. Nuk heqim dorë nga ajo që të kthejmë rrugën e normalitetit të parlamentit. Për të dyja cështjet ka pasur unanimitet.

Brenda grupit secili është i lirë, por për të dyja cështjet ka patur dhe ka dakordësi të plotë për çështjen e refugjatëve. Së pari duhet të sqarojmë se aq kanë në dorë dhe aq do të bëjnë ata për të përjashtuar deputetët e opozitës. Edhe këto janë shenja ndaj një regjimi, tani ai po i bën shërbimin më të keq ndaj institucioneve të drejtësisë. Kam pritur nga drejtësia një reagim. Ai është vendosur atje për lidhjet krim mafia dhe pushtet. Nuk na intimidojnë dot. Së pari çdo anëtar i grupit parlamentar është në aksion. E rëndësishme është që secili deputetë dhe të gjithë ata që e ndjejnë veten në opozitë. Absolutisht që ka nevojë për qytetarët, kur qeveria mundohet të mbyll cdo rrugë të opozitës. Jemi para një regjimi në tiparet e tij. 

2 MUAJ ME PARE

"Po shkohet drejt situatës së alarmit"/ Berisha: Nuk tregojmë skenarin, se armiku nga 100 gardistë do sjelli 200

Përfundon mbledhja e Opozitës/ Berisha: Protestë e
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për mediat pas mbledhjes me deputetët e opozitës. Berisha tha se aksioni i opozitës do të vijojë dhe se në mënyrë të pashmangshme do të shkohet drejt një proteste popullore masive.

I pyetur se cili është skenari i opozitës për seancën e të enjtes në Parlament, Berisha u shpreh se nuk mund ta zbulojë pasi “armiku do të marrë masa”, duke iu referuar mazhorancës.

"Po shkohet drejt një situate drejt të cilës qytetarët ftohen të bëjnë pjesë. Garantoj që shkohet në mënyrë të pashmangshme. Nëqoftëse ne e themi skenarin sot, armiku merr kundramasa. Ata do marrin masa do çojmë 200 garda nëse ne e themi. Një maskë mafioze nga Edi Rama ajo që bën në 8 dhjetor. Ne do të vazhdojmë traditën. Ka një grup të veprimeve operative që cakon detyra.", tha Berisha. 

mbledhja e grupit parlamentar te pd 5 dhjetor 2023

Sondazh

Poll

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?

Shoqata e Biznesit: Rënia e euros po na falimenton, BSH po fsheh atë që po ndodh!

Vasili në SPAK/ Meta: Asnjë shqetësim me drejtësinë, por afera e inceneratorëve