LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Po manipulohet dosja e Elbasanit", Berisha: Së shpejti do publikoj dokumente për politikanë të lartë të implikuar në dosjen "Toyota Yaris"

• Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë me gazetarët në selinë blu. • Berisha e ka nisur fjalën e tij, duke dënuar sulmin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në kanalin e ujit në Veri të Kosovës. • Ai e cilësoi ngjarjen si akt terrorist, ndërsa akuzoi Beogradin si fajtor të shpërthimeve të dy ditëve të fundit në Kosovë. • Kryedemokrati u shpreh se kjo situatë është edhe në interesin e Kremlinit që sipas tij, kërkon që krahas fronit të luftës në Ukrainë, të ketë edhe një konflikt tjetër në Ballkan. • Berisha në konferencë më pas ka trajtuar çështjen e dosjes hetimore të operacionit të SPAK për goditjen e bandës kriminale të Suel Çelës në Elbasan. 7 Berisha tha se dosja po manipulohet, pasi sipas tij 1 ton e gjysëm drogë nuk futenin dot në vend pa pasur një garanci të fortë politike. • Sipas tij e njëjta gjë ndodhi në Xibrakë, ku theksoi sërish se garanti atje ishin kryeministri Edi Rama dhe vëllai i tij. • Ish-kryeministri tha se në dosje janë të përfshirë biseda të gjata të ministrit Taulant Balla për blerje votash dhe tenderash abuzivë. • Gjatë fjalës së tij Berisha e cilësoi këtë dosje hetimore si "Metamorfoza 4". • Lideri i opozitës deklaroi se ka dokumente për politikanë të lartë të implikuar në dosje "Toyota Yaris", ndërsa paralajmëroi se shumë shpejt këto dokumente do t'i paraqesë edhe për gazetarët. • Berisha akuzoi SPAK se u përpoq "të blinte heshtjen e tij" me dosjen e ish-kompleksit Partizani. • Sipas tij pas 4 vitesh hetime u vërtetua se ministri Taulant Balla ka bërë kallëzim të rremë dhe se Fletoret Zyrtare faktonin se ai trualli ishte i pronarëve përkatës. • Berisha shtoi se Gjykata Kushtetuese vërtetoi se ai nuk ka kryer asnjë vendim nominal, të cilat tha se kryeministri Edi Rama i ka me dhjetëra.

5 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

Berisha: SPAK u përpoq të blinte heshtjen time me dosjen "Partizanin"

"Po manipulohet dosja e Elbasanit", Berisha: Së shpejti do
sali berisha

TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha tha se SPAK u përpoq "të blinte heshtjen e tij" me dosjen e ish-kompleksit Partizani. Sipas tij pas 4 vitesh hetime u vërtetua se ministri Taulant Balla ka bërë kallëzim të rremë dhe se Fletoret Zyrtare faktonin se ai trualli ishte i pronarëve përkatës. 

Berisha shtoi se Gjykata Kushtetuese vërtetoi se ai nuk ka kryer asnjë vendim nominal, të cilat tha se kryeministri Edi Rama i ka me dhjetëra. 

"Skrapi i partisë, mendonte se me dosjen e klubit ‘Partizani’, fund e krye manipulim kriminal i tyre, do të mund të më impononim mua të heshtja. Po mund të ndodhte kurrë? Unë kur i kam shkruar Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken; Z. Sekretar kur të gjesh një provë të vetme dhe çdo qeveri tjetër e botës, të korrupsionit të Sali Berishës, paraqite se unë jap dorëheqjen. Çfarë doli nga hetimi 4 vjeçar i tyre. Doli turpi i tyre. Doli se, Taulant Balla ka bërë kallëzim të rremë, se toka ishte shpronësuar, në një kohë që Fletoret Zyrtare faktonin se toka nuk ishte shpronësuar. Fletoret Zyrtare faktonin që në atë kohë se toka ishte e këtyre pronarëve, pikë për pikë.

Mashtruan gazetarët dhe mediat se, ky ka bërë vendime për të favorizuar ata, e dini se çfarë i thanë Gjykatës Kushtetuese? Jo nuk ka bërë sepse nuk ekziston asnjë vendim nominal. Asnjë. Edi Rama ka me dhjetëra vendime nominale, Sali Berisha asnjë. Por thanë kanë përfituar dhe ata. Dëgjoni tani llogjikë kriminale. Pra, në këtë kontekst, sigurisht u përpoqën, menduan se, aty ka kështu e ashtu. Tani mos shtyj më tutje, por u treguan tutkunë, u treguar turp njerëz. E kupton ti që një njeri amniston krimin elektoral, por ai është armik i betuar i pluralizmit dhe PD-së. Nuk ka armik më të egër. Ai është i barabartë në krim me Edi Ramën. Në të gjitha dosje, Bajrëve, Pëllumb Gjokës, gjysma është dosje elektorale edhe Altin Dumani i mbyll për partinë e tij. E garantoj se do të dënohet për to dhe nuk ka forcë në botë që të pengojë ndëshkimin e tij për këto akte.", tha Berisha. 

1 MUAJ ME PARE

"Do të përvëlohen nga të vërtetat", Berisha: Kam dokumente për politikanë të lartë të implikuar në dosjen "Toyota Yaris" dhe do t'i bëj publike

"Po manipulohet dosja e Elbasanit", Berisha: Së shpejti do
sali berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha në konferencën e sotme se ka dokumente për politikanë të lartë të implikuar në dosje "Toyota Yaris". Ai paralajmëroi se shumë shpejt këto dokumente do t'i paraqesë edhe për gazetarët. Berisha akuzoi kreun e SPAK, Altin Dumanin se "fle mbi dosje kriminale" dhe se bashkëpunon me Ymer Lalën. 

"Gjithçka disponon Sali Berisha, do të ua paraqesë ju. Po kam dokumente për politikanë të lartë, direkt të implikuar dhe unë do ti paraqes para jush. Unë ju thashë, sepse shumë e drejtë pyetja e shtruar. Pse e quan Skapin organizatë kriminale, është gjë shumë e rëndë, apo s’është. Nuk mund ta quaja kurrë nëse nuk do të kisha ato dokumente. Nuk shkon.

Kurse ai është kreu i një organizate kriminale se fle mbi to. Fle mbi to se e kanë kapur mat me Ymer Lalën, për arsye se Luftar Reçi e ka denoncuar Ymer Lalën për vrasje dhe zotëria e tij në 19 pyetje si ka bërë asnjë pyetje për vrasjen dhe e ka ekzauruar nga vrasja. Pra ata që menduan se duke më ndryrë mua në arrest në shtëpi, do të mund të shpëtonin nga të vërtetat, tani do të përvëlohen prej tyre.", tha Berisha.

1 MUAJ ME PARE

"Balla ka biseda të gjata me bandën e Çelajt edhe për mua", Berisha: Siç del në dosje, Taulanti u kërkon vota grupit kriminal

"Po manipulohet dosja e Elbasanit", Berisha: Së shpejti do
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka trajtuar ditën e sotme në konferencën për mediat, dosjen e operacionit të SPAK për goditjen e bandës së Suel Çelës. 

Berisha thotë se në dosje është emri i Gentiana Sharrës, e cila ka biseda të gjata për tendera me ministrin Taulant Balla. Për ketë të fundit tha se ka biseda edhe me Mario Çelën, vëllain e kreut të grupit kriminal të Elbasanit. Sipas Berishës, në këto biseda flitet edhe për atë vetë. 

"Tani të marrim pak, cila është piramida e vërtetë e krimit. Absolutisht përfshin gjyqtarët, por përfshin dy herë më shumë prokurorët. Kjo është e vërteta. Por ku janë prokurorët. Prokurorët janë në Skap. 5 prokurorë të Elbasanit janë në Skap o zotëri. Kjo është e turpshme. A ju kujtohet ajo gjyqtarja e Tik Tokut, Enkelejda. Por si Enkelejda në hotelin e tyre është hedhur dhe përdredhur dhe Millonaj, me nja 5 të tjera e të tjerë. Pra këtu na del se përveç Suel Çelës dhe 3-4 të tjerëve që janë të njohur aty, fajin e kanë e paskan gazetarët, se ka më shumë gazetarët. E kanë futur dhe Flamur Vezaj, sikur paska biseduar me Artan Hoxhën. Është totalisht një përdorim hakmarrës politik i dosjes.

E keni dhe emrin e asaj një Gentiana Sharra aty, në dosje është. Ajo ka me kilometra biseda për tendera më Taulant Ballën. U arrestua në Belgjikë një Mario, vëllai i Suelit, ai ka kilometra të tëra me Taulant Ballën, biseda dhe për Sali Berishën. Po.
Pra, prokurorët hiqen nga dosja, Taulanti që është marrë me çdo, thotë ajo që do ja bëjmë si Ravikut, por në akuzë ka qenë Taulant Balla që ka porositë dhe janë djegur, është gjykatësi dhe prokurori me emër janë, Kreshnik quhet ky, që ka vendosur bashkë me gjykatës, djegien e dokumenteve ku shkruhej, Taulanti ka porositë vrasjen. Po ekziston procesverbali është i botuar në mediat shqiptare procesverbali.

Dhe na del tani se Elton Qyno, Artan Hoxha. Gjer tani edhe Artan Hoxha, rezulton kriminel sepse ka publikuar foton e Edi Ramës me Çapajt. Po ta lexoni. Problemi i tij është se, i dhanë foton Çelajt tek Çapajt dhe fotoja u publikua. Pra shkallë ekstreme manipulimi dosje, një krim i paimagjinueshëm. E them këtu dhe e kam bindje absolute. Sigurisht që këta janë keqbërës, vrasës dhe duhet të përballen patjetër me ligjin, por është mbështetja politike, është shfrytëzimi i tyre nga politika, ai që shumëfishon potencialin e tyre kriminal. Ai që shumëfishon. E në këtë kontekst është herë më shumë kriminel Taulant  Balla se çdo anëtar tjetër i bandës së Elbasanit. Ka qenë mbrojtja e tij që u ka bërë atyre të mundshme projektet e zeza. E njëjta gjë për bandat e Durrësit, e njëjta gjë për bandat e Shkodrës. Pra shkrirja në nji, një sipërmarrje të përbashkët shtet-organizata kriminale është shkaku i sundimit të tyre.", tha Berisha.

Kryedemokrati tha se kreu i SPAK po fsheh krimin e bërë nga ministri Balla, që sipas tij ka kërkuar vota nga anëtarët e bandës së Elbasanit. Gjatë fjalës së tij Berisha e cilësoi këtë dosje hetimore si "Metamorfoza 4". 

"Tani marrim gjë tjetër, më të rëndësishme. Siç del dhe në dosje, thuhet se Taulanti na kërkon vota. Por ka akt më kriminal më të shëmtuar se ai i Altin Dumanit që e fsheh këtë. S’keni në dosje ju, çfarë aktiviteti elektoral-kriminal kanë zhvilluar bandat. Thotë; Taulanti na do për vota, është e regjistruar aty. Po kaq, e do për vota për partinë e Dumanit, sepse Dumani ka vendosur të amnistojë krimin e shëmtuar elektoral duke shkelur kushtetutën dhe ligjet e vendit. Pra kjo është dosja metamorfoza, le ta quajmë, e 4-5, por është shkalla më ekstreme e manipulimit të një dosje.

Dënoj publikimin se të fshehësh të gjithë aktivitetin kriminal elektoral të Taulant Ballës me bandat dhe të nxjerrësh aty bisedat që paska bërë Flamur Vezaj, të cilat Flamuri i mohon tërësisht dhe unë i besoj plotësisht, se nuk ka pse të gënjejë, ti paraqesësh ato është përpjekje se si e si, të largosh vëmendjen nga faktori më kryesor, kriminal në Shqipëri, që është politika dhe eksponentët kryesorë të krimit që janë Taulant Balla dhe Edi Rama me grupin e tyre.", u shpreh ai.

1 MUAJ ME PARE

"Po manipulohet dosja e Elbasanit", Berisha: 1500 kg kokainë nuk mund të vinin pa një garanci politike, në Xibrakë ishin Edi dhe Olsi Rama

"Po manipulohet dosja e Elbasanit", Berisha: Së shpejti do
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur në konferencën e sotme me gazetarët lidhur me dosjen hetimore të operacionit të SPAK për goditjen e bandës së Elbasanit 

Berisha tha se dosja po manipulohet, pasi sipas tij 1 ton e gjysëm drogë nuk futenin dot në vend pa pasur një garanci të fortë politike. Sipas tij e njëjta gjë ndodhi në Xibrakë, ku theksoi sërish se garanti atje ishin kryeministri Edi Rama dhe vëllai i tij. 

"Çështja tjetër që dua të paraqes sot para jush është dosja e Elbasanit. Dosja e Elbasanit përfaqëson aktin më të shëmtuar të narkodrejtësisë shqiptare të kontrolluar totalisht nga narkoqeveria. Krimet e bandës së Elbasanit, bandave të Elbasanit, të themi të vërtetën nuk është një bandë, por janë 2-3 ose më shumë, tashmë janë universalisht të njohura. Për të patur qytetarët një ide, përveç vrasjeve të shumta që kanë ndodhur midis tyre, banda për të cilën është publikua dosja, banda e Suel Çelës, del se kishte të porositura 1500 kg kokainë nga Ekuadori dhe Hollanda.

Shqipëria është vend kryesor i shpërndarjes së kokainës në Europë. Por të besoj se 1 ton e gjysëm kokainë do të vinin për kokën e Suel Çelës, do të thotë të besosh mashtrimin. Një sasi e tillë kolosale nuk vinte kurrë pa garantin e fortë politik. Ne e pamë në Xibrakë, garanti në Xibrakë ishin Edi Rama dhe Olsi Rama. Ishin të implikuar Olsi, në mënyrë evidente. Por të besoj se për Suel Çelën do të dërgoheshin 1500 kilogram kokainë, do të thotë të tallesh me veten tënde. Ata dërgoheshin dhe janë dërguar dhe destinacioni nuk është i shpifur, sepse prapa tyre qëndronte Taulant Balla dhe udhëheqja më e lartë e PS.
Pse unë e quajta dosjen një manipulim monstruoz të të vërtetave të manipulimit të kriminalitetit në Elbasan. Sepse publikut shqiptar i paraqiten si autorë kryesorë një grusht emrash, dy gjyqtarë, tre gazetarë, vetëm e vetëm për ta mashtruar publikun.", tha Berisha. 

1 MUAJ ME PARE

Sulmi në kanalin e ujit në veri të Kosovës, Berisha: Akt terrorist, Beogradi kërkon me çdo kusht një zonë konflikti 

"Po manipulohet dosja e Elbasanit", Berisha: Së shpejti do
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon ditën e sotme një konferencë me gazetarët në selinë blu. Berisha e ka nisur fjalën e tij, duke dënuar sulmin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në kanalin e ujit në Veri të Kosovës.

Ai e cilësoi ngjarjen si akt terrorist, ndërsa akuzoi Beogradin si fajtor të shpërthimeve të dy ditëve të fundit në Kosovë.  Kryedemokrati u shpreh se kjo situatë është edhe në interesin e Kremlinit që sipas tij, kërkon që krahas fronit të luftës në Ukrainë, të ketë edhe një konflikt tjetër në Ballkan.

“Së pari dua të dënon me forcën më të madhe, aktet terroriste në Zubin-Potok, Zveçan të furnizimit me ujë të qytetarëve të Kosovës, por edhe institucionet e Kosovës në ato territore. Këto akte terroriste të cilat zhvillohen pas shpalljes nga presidentja e Kosovës të datës së zgjedhjeve dhe shprehjes së vullnetit të Listës Serbe për marrjen pjesë në këto zgjedhje, kanë synim madhor destabilizimin e atij rajoni dhe dekurajimin e serbëve, për të marrë pjesë në proceset demokratike, në Kosovë në vendin e tyre.

Këto akte janë një aktakuzë e rëndë e Beogradit, i cili kërkon me çdo kusht një zonë konfliktuale të re, kërkon me çdo kusht, destabilizimin e Kosovës. Natyrisht një skenar i tillë, është skenar tipik i Rusisë së vogël, që i shkon në interesin më të madh edhe të Kremlinit. Situata në Kosovë, kriza e konservuar në Kosovë, është rrjedhojë e qëndrimeve fund e krye konfliktuale të Beogradit, synimit të tij për të mbajtur shtetin serb në Kosovë dhe për të zmadhuar siç shprehej vetë Vuçiçi Serbinë, duke nënkuptuar këtë zmadhim me territoret e Kosovës. Kjo situatë është në interesin më të mirë të Kremlinit, i cili kërkon që krahas fronit të luftës në agresionin që bëri ndaj Ukrainës, të ketë edhe një konflikt tjetër në Ballkan, po në interesa të tij.”, tha Berisha. 

 

sali berisha

Sondazh

Poll

95-vjetori i vendosjes së Kryegjyshatës Botërore në Shqipëri/ Rama: Bektashizmi duhet të mbrohet

95-vjetori i vendosjes së Kryegjyshatës Botërore në Shqipëri/ Rama: Bektashizmi duhet të mbrohet

Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Janullatos/ Rama: Ngushëllime të gjithë bashkëpunëtorëve të tij

Sterilizmi dhe situata te Onkologjiku/ Berisha: Aferat më të mëdha në historinë e njerëzimit!

"Asgjë nuk e shpëton Olsin"/ Berisha: Rama ka përpara problemin e tmerrshëm të McGonigalit!

Rikthimi i Trump në pushtet, Berisha: Do të loboj për heqjen e "non-grata-s"

Berisha: Për drejtuesit politik të qarqeve do të vendosë Këshilli Kombëtar

Berisha: Sigurisht! Është jashtë çdo lloj mundësie ta pranojmë këtë!

"1 milion shqiptarë në diasporë do të mbeten pa votuar!" Berisha: Mosbindjen civile do e vazhdojmë

Berisha: Kemi kërkuar njohjen e çdo dokumenti biometrik të vendit ku jetojnë emigrantët!

Spitali Onkologjik partneritet me spitalin izraelit/ Rama: Kjo është aleancë!

Rama: Kemi 10-fishuar fondin për barnat që përdoren tek Onkologjiku

Rama: Plani i investimeve do të ketë një oponencë të vazhdueshme dhe do të jetë i asistuar

Rama: Një grup kriminelësh në Spitalin Onkologjik shkaktuan një situatë dramatike

Bardhi: Kuvendi gjatë 12 viteve ka dështuar të reflektojë rekomandimet e OSBE/ODIHR

Spiropali: Vota e diasporës një nga arritjet më të shënuara të legjislaturës!

Presidenti letër në Kuvend, Bardhi: Pse nuk e sollët kësaj here apo meqë nuk kishte protestë opozita

Berisha: Kontrabanda e naftës bëhet vetëm me pjesëmarrjen e qeverisë, tani vjen vetëm me anije

Berisha: Nuk kanë motive politike! Familjarët i shohin padrejtësitë që u bëhen

Berisha: Të votojnë të gjithë emigrantët pavarësisht kur i skadon dokumenti i lëshuar në Shqipëri

Vota e diasporës/ Berisha: Çdo dokument biometrik i shteteve ku ata ndodhen, duhet të konsiderohet

Berisha:Transparenca dhe parashtrimi i programit te shqiptarët,dy shtyllat kryesore tëPDnë parlament

Berisha: Taulant Balla dhe Lulzim Basha janë një binom i pandarë si tymi dhe bloza

Berisha prezanton programin për shëndetësinë: Do ndjekim modelin gjerman dhe do dyfishojmë buxhetin

"Fitorja e Trump"/ Berisha: Do të kërkoj rishikimin për vendimin që përbën një grusht shteti

Berisha: Qeveria jonë do garantojë çdo ilaç dhe pajisje për të sëmurët neoplazikë

Berisha: Shëndetësia është rikthyer në vitin 1960

"Qeveria amerikane kërkoi të hetohet organizatori!" Berisha: Rama pengoi hetimet e 21 janarit

Vrasja e Martin Canit/ Berisha: Hetimet u fshehën! Shoku thotë me futi thikën një person tjetër...

Berisha: Zaho Koka është dosja që ka ardhur këtu për Olsi Ramën dhe klanin Rama

Zbardhi pjesë nga dosja Toyota Yaris, Berisha: Do publikoj edhe kodin e Taulant Ballës

Berisha zbardh pjesë nga dosja Toyota Yaris: Taulant Balla dhe Astrit Vladi i kishin paratë bashkë

"E majta në 76 vende u ndëshkua!" Berisha para SPAK: Koha e Soros-it mori goditje fatale

Berisha pas daljes nga SPAK:I kishin dhënë urdhër OPGJ që në procesverbal të mos shënohet vërejtje

Berisha në SPAK/ Qytetarët mblidhen në protestë para Prokurorisë së Posaçme

Primaret/ Berisha: Ka një statut dhe unë do ta zbatoj, shumë shpejt do të hapet gara

Vendimi i Kushtetueses/ Berisha: Shpikën një çështje që nuk ekziston, janë repart i PS-së

Regjistrimi i diasporës/ Berisha: PS nuk pranon dokumentet biometrike të BE-së, kjo është absurde

Berisha: Dëmshpërblim të plotë për ish-të përndjekurit brenda mandatit të parë qeverisës

Ulja e çmimit të naftës/ Berisha: Zgjidhja vjen duke prerë me gërshërë kontrabandën

Berisha: Pollet janë mashtrim i madh! PD në muajt e fundit ka rritjen më të madhe

Berisha: Turizmi i Ramës është piramidë mashtrimi!

Berisha: Bonus për dy fëmijët e parë, për të tretë shteti do të paguajë shpenzimet deri në 23-vjeç

Berisha: Do bëjmë gjithçka që pasuritë e vjedhura gjatë qeverisjes Rama, tu rikthehet shqiptarëve!

Partitë e reja/ Berisha: Problem kryesor nuk është opozita, është teza e Edi Ramës

"Do të dyfishojmë buxhetin për arsimin",Berisha:Transformimi i sistemit aktual, është objektiv i yni

Berisha: Qëndrimi ynë është asnjë kullë dhe zero tolerancë ndaj krimit të organizuar dhe narkoeurove

Minimumi jetik 200 euro/Berisha: Disponojmë të gjitha fondet, mundësitë dhe vullnetin për ta zbatuar

Investimi në ishullin e Sazanit/ Berisha: Rama po e përdor për të blerë influenca politike

Regjistrimi i diasporës/ Berisha: Po bëjmë gjithçka që procesi të jetë transparent!

Berisha: PD ka një zotim solemn, kompensimin financiar ose fizik të çdo prone