LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Projekti për Shqipërinë Madhështore e hartova gjatë 333 ditëve në arrest shtëpie!" PD takim me diasporën në Napoli/ Berisha: 5 vite pa asnjë taksë për ata që kthehen të investojë

• Partia Demokratike ka zhvilluar sot një takim me shqiptarët në Napoli të Italisë. • Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu, ka marrë pjesë në takimin e sotëm me diasporën në Napoli. • Mziu u ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë e punojnë atje, të japin votën e tyre kundër një qeverie krimi dhe korrupsioni, sipas tij. • Ai tha se është mëkat që të shkosh në BE e të punosh në bujqësi, Shqipëria ka toka pafund. • Gjithashtu Mziu shtoi nën qeverisjen e PS, Shqipëria është një ndër vendet më të varfra në Evropë e botë, ndërsa politikat e shpopullimit e kanë rrënuar më tej vendin. • Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka, nga Napoli u ka bërë thirrje shqiptarëve atje, të votojnë për koalicionin PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore duke theksuar se ata që nuk janë regjistruar mund të vijnë të votojnë në Shqipëri. • Noka tha se fitorja e PD-së do të vijë vetëm si efekt i një konsensusi të madh kombëtar. • Ai shtoi se PD dhe koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore, sot ka përpara dy detyra madhore, e para sipas tij, të ndalojë rrëshqitjen e vendit zyrtarisht në kthetrat e një narkodiktature dhe e dyta t’i japë zgjedhje për rimëkëmbje dhe rikthimin e tij në vlerat dhe parimet e lirisë demokratike të fituar në vitet 90. • Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot gjatë fjalës së tij në takimin me diasporën në Napoli se njësoj si shekuj më parë, do të jenë shqiptarët nga jashtë që do të shpëtojnë Shqipërinë. • Ai tha se Italia dhe Napoli kanë pritur në shekuj valët e emigracionit shqiptar, të diktuara nga pushtime të brendshme dhe të jashtme. • Berisha tha se këto 50 ditë janë vendimtare për shpëtimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. • Kryedemokrati kërkoi votën e emigrantëve më 11 maj. Berisha deklaroi sot nga Napoli se projektin për Shqipërinë Madhështore e hartoi gjatë 333 ditëve në arrest shtëpie. • Berisha tha se ky projekt është aq i afërt, aq real në mendjen dhe zemrat e shqiptarëve kudo që janë. • Ai shtoi se ky projekt fillon me dhembshurinë ndaj atyre që janë në nevojë, që numërojnë kafshatën në Shqipëri. • Berisha ka ftuar shqiptarët e diasporës që të investojnë pas 11 majit në Shqipëri. • Berisha tha në Napoli se vendi ynë ka klimën më të favorshme për të thithur investimet nga të huajt dhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.• Ai shtoi se taksa 10 përqind që është taksa e drejtësisë do të jeta e vetme në Shqipëri. • Kryedemokrati shtoi se "Made in Albania" do jetë krenaria e vendit. • Ai tha se pas ligjeve për minimumin jetik dhe pagën 500 euro, pas vendimeve për kthimin e parave të shqiptarëve, ligji i dytë i cili do të miratohet nëse PD vjen në pushtet është shpallja e Xhorxh Sorosit non-grata dhe mbyllja e fondacionit të tij.

9 artikuj për këtë temë.

3 JAVE ME PARE

"Beteja e 11 majit është vendimtare për fatin e kombit!" Berisha: Elon Musk-un shqiptar mund ta gjejmë edhe në diasporë!

"Projekti për Shqipërinë Madhështore e hartova
Sali Berisha

NAPOLI- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot nga një takim me shqiptarët në Napoli se "të pastrosh shtëpinë" do të thotë të bësh një audit të përgjithshëm. Duke krahasuar idenë e tij me atë që ndodhi në SHBA, Berisha tha se një lloj Elon Muski shqiptar do gjendet. Ai shtoi se ky i fundit do të jetë nga diaspora, apo nga Shqipëria, por mbi të gjitha sipas tij, pa audit të përgjithshëm nuk shkohet përpara.

Berisha tha se Shqipëria do jetë epiqendër e teknologjive më të larta dhe një superfuqi energjetike në rajon. Ai tha se nga jugu në veri, shqiptarët do vendosin panelet fotovoltaike dhe ata do marrin energji falas nga ato panele. 

Pjesë nga fjala e Berishës:

Të pastrosh shtëpinë do të thotë të bësh një audit të përgjithshëm, një lloj Elon Muski shqiptar do gjendet. Do jetë nga diaspora, do jetë nga Shqipëria, do jetë nga miqtë tanë, pa audit të përgjithshëm nuk shkohet përpara. Pa gjetur qindra e qindra milionë të vjedhura shqiptarëve, Shqipëria nuk ndërtohet dot mbi mëkatin. Shqipëria do ndërtohet jo mbi vesin, do ndërtohet mbi virtytin dhe unë u garantoj se do e realizojmë atë. Të dashur miq, Shqipëria Madhështore do të jetë Shqipëria që ka kapur trenin e revolucionit teknologjik. Shoqëria ka pasur revolucione industriale, teknologjike periodikisht. Vendet që kanë humbur trenin, kanë mbetur shumë mbrapa.

Kësaj herë, Shqipëria nuk do e humbasë më trenin. Shqipëria do jetë epiqendër e teknologjive më të larta. Shqipëria do jetë një superfuqi energjetike në rajon. Nuk ka vend më të pasur në 28 mijë kilometra katrorë në ujë, në erë, në diell, në gaz. Ndaj dhe zotimi ynë është shumëfishimi i prodhimit të energjisë nga dielli, dhuratë e Zotit. Nga jugu në veri, shqiptarët do vendosin panelet fotovoltaike dhe ata do marrin energji falas nga ato panele. Këtu nga jugu i Italisë është një kompani që studioi Pukën dhe gjeti një kapacitet eolik, ere, prej 3200 megavatë vetëm rrethi i Pukës. Prapë do ta ftoj, prapë do vijë, prapë do vazhdojmë betejën tonë. Shqipëria ka njërin prej gazsjellësve më të mëdhenj në Europë, kështu që nga ky prodhim energjie do fitojë në radhë të parë qytetarët shqiptarë.

Biznesi shqiptar do e marrë energjinë me çmimin më të lirë në Europë, 6 lekë kilovati. Qytetarët do paguajnë 7 lekë kilovati.
Kurse ata me panele fotovoltaike do paguajnë vetëm tre vite, pasi do e marrin falas. Pra, a nuk shkon Shqipëria drejt një madhështie që nuk e kemi përfytyruar? A nuk janë këto reale? Që të gjitha. Këto premtime kërkojnë vetëm një gjë, kërkojnë që të ndajmë epokat, të ndajmë historinë: me 11 maj të arkivojmë narkodiktaturën e Edi Ramës. Ndaj dhe në këto 50 ditë, beteja nuk zhvillohet vetëm në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë, beteja zhvillohet në qytetet dhe fshatrat kudo që ndodhen shqiptarët, në Napoli, Itali, në botë, kudo. Dhe kjo betejë është vendimtare për fatin e kombit, për fatin e Shqipërisë.
Kjo betejë ndan ditën me natën.

 

3 JAVE ME PARE

Takimi me shqiptarët në Napoli/ Berisha: 5 vite pa asnjë taksë për secilin prej jush që do kthehet të investojë në Shqipëri

"Projekti për Shqipërinë Madhështore e hartova
Sali Berisha

NAPOLI- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ftuar shqiptarët e diasporës që të investojnë pas 11 majit në Shqipëri. Berisha tha në Napoli se vendi ynë ka klimën më të favorshme për të thithur investimet nga të huajt dhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit. Ai shtoi se taksa 10 përqind që është taksa e drejtësisë do të jeta e vetme në Shqipëri.

Kryedemokrati shtoi se "Made in Albania" do jetë krenaria e vendit. Ai tha se pas ligjeve për minimumin jetik dhe pagën 500 euro, pas vendimeve për kthimin e parave të shqiptarëve, ligji i dytë i cili do të miratohet nëse PD vjen në pushtet është shpallja e Xhorxh Sorosit non-grata dhe mbyllja e fondacionit të tij.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Imagjinoni për një moment qindra mijëra nga Italia, Greqia, Gjermania, Franca, SHBA, të vendosin që ato kursime që kanë, që ato mësime që kanë marrë me ortakët e tyre italianë, grekë, gjermanë, francezë, anglezë apo amerikanë, të vijnë dhe t’i investojnë në Shqipëri. Të vijnë dhe të prodhojnë në Shqipëri. A nuk do lartësohej Shqipëria si me Levën e Arkimedit? Në këtë drejtim ju keni një rol vendimtar për ndërtimin e Shqipërisë Madhështore. 5 vite pa asnjë taksë për secilin prej jush që do kthehet të investojë në Shqipëri. Jo vetëm kaq, klima më miqësore në Europë për biznesin. Pak vite më parë, miku i madh i kombit shqiptar, italiani dhe evropiani i madh, Silvio Berlusconi do citonte në një konventë të Forza Italia, sistemin fiskal të Shqipërisë si model.

Unë e garantoj mikun tim atje ku është, garantoj ju, garantoj çdo biznesmen italian dhe të çdo vendi tjetër, se Shqipëria do ketë klimën më tërheqëse të biznesit. Se taksa 10 përqind, që është taksa e lashtësisë, është taksa e drejtësisë, do jetë taksa kryesore në Shqipëri. Se energjia do jetë më lirë se në çdo vend tjetër të Europës. Se burokracia do jetë më e pakët se kudo tjetër. Shqipëria do jetë vendi më tërheqës investimeve tuaja, i investimeve të huaja, i investimeve të shqiptarëve. Made in Albania do jetë krenaria jonë. Do bëjmë gjithçka që prodhimet tona të mbushin tregjet e vendit dhe të kalojnë në tregjet e mëdha.

Zoti e ka bërë atë tokë me prodhimet më të mira që mund të bëhen dhe ne do i ekspozojmë ato. Miqtë e mi, Shqipëria Madhështore nuk mund të jetë pa pastruar shtëpinë tonë. Pastrimi i shtëpisë është një kusht që Shqipëria të rritet, të ecë drejt madhështisë. Ju garantoj se pas ligjeve për minimumin jetik dhe pagën 500 euro, pas vendimeve për kthimin e parave të shqiptarëve, ligji i dytë është shpallja e Xhorxh Sorosit non-grata, mbyllja e fondacionit Soros. Kjo farë e keqe duhet të shkulet nga Shqipëria se e shndërroi Shqipërinë në republikën e tij. Garantoj shoqërinë civile se shteti do mbështesë fuqishëm OJQ-të që nuk do marrin më instruksione perverse të Sorosit dhe sorosianëve por do mëkojnë parimet më të mira, virtytet më të mira të shqiptarëve.

3 JAVE ME PARE

“Diaspora do të dyndet në Shqipëri!" Berisha: Shqiptarët i lindin nënat për t’i dalë zot Atdheut, 11 maji, fundi i Edi Ramës

"Projekti për Shqipërinë Madhështore e hartova
Sali Berisha

NAPOLI- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot nga Napoli se diaspora do të dyndet në Shqipëri më 11 maj. Ai tha se shqiptarët i lindin nënat për t’i dalë zot Atdheut. Sipas tij fund i qeverisjes Rama do të vijë pas votës së diasporës.

"Edi Rama prite diasporën se po vjen pasi u shkatërrove shqiptarëve liritë dhe riktheve censurën. Ti vare në litar Tik Tok-un, mjetin më modern të komunikimit të të rinjve dhe e bëre sepse nuk duroje kritikat e tyre.

11 maji është dita e tyre dhe fundi yt. Më 11 maj do vërshojnë nga deti dhe toka e ajri në Shqipëri. Shqiptarët i lindin nënat për të luftuar për liri, për t’i dalë zot Shqipërisë. Prite diasporën Edi Rama, nuk ke vend mbi tokë", tha Berisha.

3 JAVE ME PARE

"Është pranë mendjeve të shqiptarëve!" Berisha në Napoli: Projekti për Shqipërinë Madhështore e hartova gjatë 333 ditëve në arrest shtëpie!

"Projekti për Shqipërinë Madhështore e hartova
Sali Berisha

NAPOLI- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot nga Napoli se projektin për Shqipërinë Madhështore e hartoi gjatë 333 ditëve në arrest shtëpie. Berisha tha se ky projekt është aq i afërt, aq real në mendjen dhe zemrat e shqiptarëve kudo që janë. Ai shtoi se ky projekt fillon me dhembshurinë ndaj atyre që janë në nevojë, që numërojnë kafshatën në Shqipëri.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Projekti i PD është më madhështori, më i bukur më fantastik që Shqipëria ka parë ndonjëherë. Kushdo ka patur fatin të shoh një pikturë të Ibrahim Kodrës, ai e quan atë Shqipëria fantastike. Ky projekt u hartua gjatë 333 ditëve në arrest shtëpie, që mafia George Soros dhe Edi Rama ia rezervuan Sali Berishës. Ky projekt është aq i afërt, aq real, është në mendjen dhe zemrat tuaja, të mbarë shqiptarëve kudo që janë. Ky projekt fillon me dhembshurinë ndaj atyre që janë në nevojë, që numërojnë kafshatën në Shqipëri, që nuk marrin dot ilaçet, që në spitale nuk mjekohen dot në spitale.

Mahatma Gandi ka një fjalë, madhështore do të thotë për një komb të kujdeset për ata që janë në nevojë. Dhe këtu fillon madhështia e Shqipërisë. Ne kemi vendosur të rishpërndajë tërësisht të ardhurat dhe buxhetin. Kemi vendosur të përcaktojmë minimumin jetik, pagën minimale, pagën mesatare, pensionet që asnjë shqiptar të mos jetë më në rrethin e varfërisë ekstreme. Dhe në këtë mënyrë ne e bëjmë shoqërinë shqiptare më të drejtë, më të ndershme, më të barabartë.
Në këtë mënyrë edhe ju që dërgoni çdo muaj djersën tuaj në Shqipëri tek njerëzit tuaj që nuk kanë, do lehtësoheni sepse njerëzit do paguhen më mirë, do kenë gjërat bazë të jetës.

 

3 JAVE ME PARE

Berisha në Napoli: Njësoj si shekuj më parë, do të jenë shqiptarët nga jashtë që do të shpëtojnë Shqipërinë

"Projekti për Shqipërinë Madhështore e hartova
Sali Berisha

NAPOLI- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot gjatë fjalës së tij në takimin me diasporën në Napoli se njësoj si shekuj më parë, do të jenë shqiptarët nga jashtë që do të shpëtojnë Shqipërinë. Ai tha se Italia dhe Napoli kanë pritur në shekuj valët e emigracionit shqiptar, të diktuara nga pushtime të brendshme dhe të jashtme.

Berisha tha se këto 50 ditë janë vendimtare për shpëtimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kryedemokrati kërkoi votën e emigrantëve më 11 maj. 

Pjesë nga fjala e Berishës:

Krenari të veçantë për ju, për të gjithë shqiptarët që punojnë, jetojnë në Napoli, në Itali dhe kudo tjetër në Europë dhe në botë. Nderimin tim më të madh qytetarëve të Napolit, autoriteteve të këtij qyteti që ka rrezatuar në shekuj e mijëvjeçarë në Itali dhe mbarë botën. Napoli është dheu i personaliteteve më të shquara në të gjitha fushat e njerëzimit. Italia dhe Napoli kanë pritur në shekuj valët e emigracionit shqiptar, të diktuara nga pushtime të brendshme dhe të jashtme.

Valën e emigracionit pas pushtimit osman. Valën e emigracionit pas diktaturës staliniste. Valën e emigracionit pas narkodiktaturës. Hapën dyert, zemrat e tyre dhe unë kam një mirënjohje të pakufishme për të gjithë miqtë tuaj italianë. Zoti e bekoftë Italinë dhe kombin italian. Por edhe ju, njerëz të ndershëm, njerëz punëtorë, njerëz të mençur dhe me dinjitet, erdhët në këtë vend për sakrificën, Erdhët në këtë vend për një jetë më të mirë dhe dhatë kontribut të madh në të gjitha fushat, kontribut që bën krenar çdo shqiptar. Faktikisht jeni sot krenaria e vërtetë kombëtare.

Miqtë e mi, po shkojmë drejt raundit të fundit të betejës sonë. Drejt 50 ditëve që kanë mbetur. Këto 50 ditë janë vendimtare për shpëtimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Por, siç e dini, kam deklaruar me bindjen më të thellë se ky vit është viti i diasporës shqiptare. Kam deklaruar me bindjen më të thellë se ky është viti i diasporës, sepse njëlloj si dikur, shekuj më parë, do të jenë shqiptarët nga jashtë që do të shpëtojnë Shqipërinë. Ndaj edhe sot mund të themi si atëherë, prite Edi Rama diasporën se po vjen. Po vjen të shpëtojë mëmëdheun!

3 JAVE ME PARE

"T’i japim vendit fitore spektakolare!" Noka në Napoli: Ata që nuk u regjistruan, mund të vijnë të votojnë në Shqipëri

"Projekti për Shqipërinë Madhështore e hartova
Flamur Noka

NAPOLI- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka, nga Napoli u ka bërë thirrje shqiptarëve atje, të votojnë për koalicionin PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore duke theksuar se ata që nuk janë regjistruar mund të vijnë të votojnë në Shqipëri. Noka tha se fitorja e PD-së do të vijë vetëm si efekt i një konsensusi të madh kombëtar. 

Ai shtoi se PD dhe koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore, sot ka përpara dy detyra madhore, e para sipas tij, të ndalojë rrëshqitjen e vendit zyrtarisht në kthetrat e një narkodiktature dhe e dyta t’i japë zgjedhje për rimëkëmbje dhe rikthimin e tij në vlerat dhe parimet e lirisë demokratike të fituar në vitet 90.

Noka tha se koalicioni i tyre do t'i japë Shqipërisënjë zgjidhje duke filluar nga ekonomitë familjare tek ekonomia në tërësi, "duke filluar nga hallet dhe brengat e çdo shqiptari tek hallet dhe lëngatat e Shqipërisë."

Pjesë nga fjala e Nokës:

Nuk ka kërcënim më të madh, për lirinë dhe demokracinë e një vendi se krimi dhe korrupsioni bëhen bashkë. Nëse diktatura ideologjike, goditi brutalisht  vendin tonë para viteve ‘90, sot Shqipëria jonë është në një provë të ekzistencës nga abuzimi, hajdutëria qeveritare dhe lidhjet e kësaj qeverie me krimin e organizuar. Këtë zgjedhje do të keni ju vëllezër dhe motra të diasporës për të bërë më 11 maj. Këtë zgjedhje duhet të bëjnë shqiptarët dhe do ta bëjnë në të gjithë Shqipërinë. Ne do të na duhet të ngrihemi sërish si në vitet 90, pasi vendi ynë është sot në një rrezik më të madh se ai në ato ditë. PD dhe koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore, sot ka përpara dy detyra madhore. E para: të ndalojë rrëshqitjen e vendit zyrtarisht në kthetrat e një narkodiktature. E dyta: t’i japë zgjedhje për rimëkëmbje dhe rikthimin e tij në vlerat dhe parimet e lirisë demokratike të fituar në vitet 90.

Dhe ne jemi sot më të vendosur se kurrë, për t’i realizuar të dyja. Më 11 maj, me votën tuaj, me votën e çdo shqiptari të lirë dhe të ndershëm, ne do ta frenojnë rrëshqitjen e Shqipërisë. Ne do t’i japim Shqipërisë një zgjidhje duke filluar nga ekonomitë familjare të çdo shqiptari tek ekonomia në tërësi, duke filluar nga hallet dhe brengat e çdo shqiptari tek hallet dhe lëngatat e Shqipërisë tonë. Ne do t’i japim zgjidhje vendit, pasi qasja jonë ndaj Shqipërisë, është krejt e kundërt nga qasja e qeverisë në ikje. Ne e quajmë Shqipëri Madhështore dhe do ta bëjmë atë Shqipërinë ku çdo pensionist të jetë i siguruar për minimumin jetik të munguar deri më sot.

Pra, që çdo pensionist të marrë më shumë se 200 euro në muaj. Dhe me parashikimin e rritjes së vazhdueshme, asgjë më pas se çdo 200 euro, si mbështetje ekonomike që qeveria Berisha do t’i japë çdo të papuni, çdo pensionisti e çdo hallexhiu. Qeveria në ikje dhe kreu i saj e quan të tillë Shqipërinë, atë Shqipëri që i mundëson atij të fluturojë me avion personal, duke shpenzuar miliona euro të familjarëve tuaj në Shqipëri. Ne, Aleanca për Shqipërinë Madhështore, e quajmë Shqipërinë Madhështore, atë Shqipëri, ku paga minimale të jetë 500 euro dhe paga mesatare të jetë 1299 euro. Kjo do të thotë për ne dinjitet, mirëqenie dhe zhvillim.

Ndërsa kreu i qeverisë në ikje, e quan të tillë atë Shqipëri që i mundëson atij të pijë 33 mijë euro një shishe verë. Të shkojë në stadiume në SHBA me 22 mijë dollarë biletën, të marrë dhe të ndërtojë 4 milionë euro kopshte në oborrin e Kryeministrisë. Ne, jemi ndryshe, ne bëjmë dallimin me të. Sepse ne e quajmë Shqipërinë Madhështore. Atë Shqipërinë që mbështet fermerin për çdo njësi prodhimi e për çdo kokë bagëti. Atë Shqipëri që mbështet krijimin e familjeve të reja, që u jep studentëve bursa mbi 200 euro e që ul tarifat dhe taksat. Atë Shqipëri që ul çmimin e energjisë dhe të naftës.

3 JAVE ME PARE

Takimi në Napoli/ Mziu: Është mëkat që të shkosh në BE e të punosh në bujqësi, Shqipëria ka toka pafund

 
"Projekti për Shqipërinë Madhështore e hartova
Xhelal Mziu

NAPOLI- Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu, ka marrë pjesë në takimin e sotëm me diasporën në Napoli. Mziu u ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë e punojnë atje, të japin votën e tyre kundër një qeverie krimi dhe korrupsioni, sipas tij.

Ai tha se është mëkat që të shkosh në BE e të punosh në bujqësi, Shqipëria ka toka pafund. Gjithashtu Mziu shtoi nën qeverisjen e PS, Shqipëria është një ndër vendet më të varfra në Evropë e botë, ndërsa politikat e shpopullimit e kanë rrënuar më tej vendin.

Pjesë nga fjala e Mziut:

Ndjehem i pezmatuar që bashkëqytetarët e mi, të Dibrës e Shqipërisë se kërkojnë Evropën në Shqipëri por për shkak të krimit e korrupsionit, vijnë e punojnë në Itali e vende tjera. Është për të ardhur keq se si Dibra e qarqe të tjera, krimi e korrupsioni i ka varfëruar. Shqipëria renditet një ndër vendet më të varfra në Evropë e botë për shkak të qeverisë së krimit e korrupsionit.

Në 12 vjet s’ka ndërtuar asnjë infrastrukturë, pasi s’kishte konkurrencë e taksat e larta në biznese i kanë mbyllur ato. Votë kundër kësaj qeverie krimi e korrupsioni më 11 maj. Në 113 vite shtet, që se zhbëri dot pushtimi otoman, serb e diktatura, e bëri një kriminel në kohë paqeje, si ai që kemi sot si kryeministër. Sepse s’ka vende punë, ka korrupsion, krim e drogë. Është mëkat që të shkosh në Korfuz e të punosh në bujqësi apo në BE.

Dibra e vendi ka toka pafund, po kjo qeveri se ka mbështetur bujqësinë, pro ka dashur ta shpopullojë. Është në pushtet për shkak të hashashit, dosjeve të krimit e korrupsionit dhe bashkëpunimit me persona për përfitim të këtij pushteti. Me votë më 11 maj, ta shembim këtë qeveri krimi. Në 12 vite janë mbyllur mbi 50% e shkollave në Dibër, në Shqipëri s’gjen rrugë të asfaltuara. Berisha në 8 vite ka bërë investime 2 herë më shumë se sa 25 vite pushtet e PS.

 

3 JAVE ME PARE

Zgjedhjet e 11 majit/ Nis takimi i PD-së me shqiptarët në Napoli (FOTO)

"Projekti për Shqipërinë Madhështore e hartova
Sali Berisha

NAPOLI- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbërritur ambientin kur zhvillohet sot takimi i kësaj force politike me shqiptarët në Napoli. Berisha është pritur nga emigrantët në napoli mes brohorimave dhe përshëndetjeve. 

"Projekti për Shqipërinë Madhështore e hartova

Mbështetësit, siç mund të shihet dhe nga imazhet, mbanin në kokë plisin dhe në duar nuk mungonin flamujt e Shqipërisë, Kosovë, por dhe flamuri demokrat. Takimi nisi me një performancë artistike nga një këngëtar.

"Projekti për Shqipërinë Madhështore e hartova

"Projekti për Shqipërinë Madhështore e hartova

3 JAVE ME PARE

Zgjedhjet e 11 Majit/ Berisha sot në Itali, takohet me emigrantët shqiptarë në Napoli

"Projekti për Shqipërinë Madhështore e hartova
Sali Berisha

ITALI - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të zhvillojë këtë të dielë një takim me emigrantët shqiptarë që ndodhen në Napoli të Italisë. 

Në njoftimin e ndarë për mediat bëhet me dije se takimi do të zhvillohet në orën 15:00 . Takimi i liderit demokrat zhvillohet në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Edhe më herët Berisha ka zhvilluar takime me diasporën Shqiptare në Greqi, Parma etj.

Njoftimi për shtyp

Në ora 15:00, Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha do të marrë pjesë në takimin me Diasporën shqiptare në Napoli, Itali.

Takimi do të zhvillohet në ‘Velodrome di Marcianise’, via ‘Leonardo da Vinci, 81025’, Marcianise CE, Italy.

pd takim me shqiptaret ne napoli

Sondazh

Poll

Berisha:Rama është padrino,ka vendosur kodin e mafias,omertan për çdo lloj ballafaqimi në televizion

Berisha:Rama është padrino,ka vendosur kodin e mafias,omertan për çdo lloj ballafaqimi në televizion

Rama: Marrim më shumë se 74 mandate, më duhet edhe pak kohë që ta kuptoj tamam

Rama për arrestimet e funksionarëve të lartë: Në procese me drejtësinë janë ish-ministra

"Vishesh si adoleshent me manipulue të rinjt!" Rama-komentuesit: Edhe te veshja do më futesh?

Rama: Ne jemi qeveria dhe nuk bëjmë premtime elektorale! Ëndrra jonë është një, Shqipëria në BE

Rama- komentuesit: Veriu ishte lënë copë-copë! Tropoja ishte një gropë e zezë

Rama-komentuesit: Rrugët që kemi ndërtuar janë me të gjitha parametrat

Publikoi foton e një familje emigrantë me zarfet e KQZ/ Rama: Mora leje për ta postuar...

"Ça ka mo?!" Incident audioje "pas kamerës" së Ramës gjatë bashkëbisedimit live

Vota e diasporës, Rama: Duhet të jemi shumicë përtej shumicës së PS më 11 Maj

Rama: Tirana do të jetë epiqendra e politikës evropiane me 16 maj

Rama "leksione dashurie" vajzave: Fuqinë tuaj tërheqëse përdoreni për djemtë e lëkundur!

"Po pres të dëgjoj "Rama ik" se e kam si hudhër", Rama-të rinjve: Mos lini votë pa marrë

Rama ironizon partitë e reja: Ka dhe nga këta që shesin qylyma flutures, i keni parë

Të shtëna me armë zjarri pranë Liqenit Artificial pas një konflikti

Takim me shoqatat e turizmit/ Berisha: Do investojmë për infrastrukturën turistike

Berisha paraqet programin për turizmin: Shteti do marrë përsipër një pjesë të pagave

Berisha: Grabiti 24 hektarë tokë vetëm pse është kryeministër

"Nuk mund të ecet më në këtë mënyrë"/ Berisha: Do të formalizojmë industrinë e turizmit në vend

Rama takim me fermerët në Cërrik: "Paketën e Maleve" synojmë ta shtrijmë edhe për tokat e punuara

"Mos e hani karamelen e marrjes së rrogës në dorë!" Rama: Brenda 2030, pensioni 200 euro minimumi

Takimi me fermerët në Cërrik, Rama: Me kokën e rrumbullakët mund t’ju dukem si pjepër

Rama-komentuesit: Historia që do hiqej në janar e shkurt, ta shohim, por mos më qani hallin mua

"O zot, çfarë bëhet kështu"/ Rama ironizon Berishën: Bufi i kënetës me Dulen shkuan në PE

Rama ironizon opozitën: Më shumë kandidatë erdhën nga Big Brother se nga Primaret

Rama: Liria dhe barazia para ligjit nuk mund të garantohet askund përveç se në BE

Konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE,Rama: Jemi sot këtu për të ecur përpara

Konferenca ndërqeveritare, ministri i Jashtëm i Polonisë:Kapitujt e hapur janë jetikë për integrimin

Krimet zgjedhore/ Dumani në KLP: Kemi pasur denoncime për raste konkrete

Dumani: Kemi arrestuar punonjës të Policisë për lidhje me krimin e organizuar

Kritikat e Ramës për marrjet në pyetje, Dumani: Në godinën e re do ketë dhoma me audio e video

Zgjatja e Hetimeve/ Dumani: Shkak volumi i lartë i punës, 20 prokurorë janë mjaftushëm

Rama ironizon partitë e reja nga Milano: S'kanë asgjë të re përveç moshës së kryetarëve

Rama:Pasaporta europiane njeh automatikisht pensionet, u morëm vesh me motrën time (Melonin) në Romë

Rama: Bufi i kënetës më 11 maji prezantohet vetëm me Noc Rrokun!

Rama në Milano: T'i japim fund historisë së një populli të trajtuar si populli i dorës së dytë!

Rama në takim me shqiptarët në Milano: Një votë për të bërë histori dhe për të ndryshuar

Rama nis takimet me shqiptarët në Milano, kryeministrit i dhurojnë fanellën e Juventusit me numrin 5

Rama i përgjigjet LaCivita: Luli i shkretë bashkë me fituesin e Primareve në Kavajë

Rama: Shqipëria zonjë bëhet kur ti vendosim mbi kokë kurorën më 12 yjet e Evropës

Ramës: Latifi nga Amerika ka gjetur një që paguan tërë ato lekë

Rama: Të votosh për Shqipërinë në BE do të thotë të investosh për një Shqipëri të re

Rama pyet qytetarët: Ose me ne ose me kënetën madhështore dhe shitësit e qilimave fluturues

"Këneta opozitare do të jetë tharë deri atëherë"/ Rama: Shqipëria 2030 do të jetë një Shqipëri e re

Rama: Luftërat dhe situata gjeopolitke paralajmërojnë kohëra të vështira

Rama: Nuk ka në Ballkan një popull si shqiptari me ndjenjën përkatësisë ndaj Evropës

Fushata elektorale e PS/ Rama: Ky është muaji për fatin e Shqipërisë

Rama: Ndarje pa kthim me Azinë dhe bashkimi përfundimtar me Evropën

Rama: Jemi para një mundësie historike, kemi në dorë fatin europian të Shqipërisë

Peleshi: 12 vite më parë gjetëm një timonier, Edi Ramën! 7 mandate në Korçë për fitoren e PS