LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Protesta e 8 shkurtit/ Berisha: Nesër do flasin qytetarët me forcën e tyre! Ftoj çdo parti të na bashkohet në këtë front kundër së keqes

• Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë mbledhjes me aleatët e Federatës së Bashkuar, ftoi të gjitha partitë opozitare të bashkohen në një front të përbashkët kundër qeverisë së Edi Ramës, duke e akuzuar atë për udhëheqjen e një narkoshteti dhe organizate kriminale. • Berisha theksoi rëndësinë e bashkimit të opozitës për të sfiduar këtë regjimin të korruptuar, duke e cilësuar si më të keqin në histori, dhe kërkoi që forcat politike të lënë mënjanë dallimet dhe të veprojnë së bashku për të pasur sukses. • Kryedemokrati, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama si “bir shpirtëror” të Xhorxh Sorosit, duke e akuzuar për zbatuar doktrinën e tij ekstremiste në Shqipëri, që sipas tij ka kërcënuar familjen dhe traditat shqiptare. • Berisha e përshkruan fitoren e Donald Trump në SHBA si një disfatë për Sorosin dhe e shikon si një fitore për shqiptarët. • Berisha, në kuadër të protestës së 8 shkurtit, kritikoi në tone të ashpra kryeministrin Rama, duke e akuzuar për abuzime me shpenzimet e shtetit dhe për pasigurinë që ka krijuar për pensionistët shqiptarë. • Berisha e quajti të papranueshme që një kryeministër të konsumonte një shishe vere 33 mijë euro, kur shumica e pensionistëve kanë të ardhura shumë më të ulëta dhe përballen me vështirësi të mëdha ekonomike. 

6 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

"Objektivi i PL-së për zgjedhjet e 11 majit, rrëzimi i qeverisë!" Blushi: Meta nga qelia do t’i prijë betejës!

Protesta e 8 shkurtit/ Berisha: Nesër do flasin qytetarët me
Tedi Blushi

TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ishte sot i pranishëm në mbledhjen e zhvilluar nga kreu i PD Sali Berisha me aleatët e Federatës së Bashkuar. Blushi foli për mediat pas takimit teksa tha se objektivi kryesor i Partisë së Lirisë në zgjedhjet e 11 majit do të jetë rrëzimi i narkoregjimit që sipas tij drejton sot vendin. Ai ka shtuar se kreu i PL-së Ilir Meta do t’i prijë betejës nga qelia në funksion të rrëzimit të qeverisë.

“Unë nuk kam përmendur asnjë numër mandatesh. Së dyti, çdo forcë që garon në zgjedhje hyn për të fituar. Sa u përket sondazheve, besoj dhe ju keni qeshur me ato. Mos të ishte kjo fuqi elektorale e Ilir Metës ai nuk do të ishte sot i izoluar pa prova dhe fakte. Sondazhet janë të paguara me lekët e inceneratorëve. Do të groposen më 11 maj në Sharrë.

Objektivi kryesor i PL ka qenë rrëzimi dhe shembja nga themelet e narkoregjimit, kjo është e rëndësishme. Jam përfaqësues i forcës së tretë politike në vend dhe të dytë të opozitës. Objektivi është të tejkalojmë këtë rezultat. Meta nga qelia do t’i prijë betejës në funksion të rrëzimit të narkoregjimit. Në bllok PL do t’i qendrojë kësaj beteje”, tha ai.

1 MUAJ ME PARE

"Nesër do flasin qytetarët me forcën e tyre"/ Berisha: Një dëshmi si e Ahmetajt do kishte rrëzuar çdo regjim në 3 ditë

Protesta e 8 shkurtit/ Berisha: Nesër do flasin qytetarët me
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjithve për pjesëmarrje masive në protestën e ditës së nesërme. Lideri i opozitës u shpreh se nesër duhet të flasin qytetarët me praninë e tyre, me forcën e tyre në këtë protestë. Më tej Berisha u shpreh se Kryeministri Edi Rama i shndërron paratë e vjedhura në votë dhe votën në vjedhje.

"Ju falënderoj shumë për ndërhyrjet dhe takimin në këtë tryezë të rëndësishme në prag të një proteste të fuqishme të thirrur së bashku nga opozita. Ftoj me këtë rast çdo qytetar shqiptar që të tregojë veten nesër në protestë kundër këtij regjimi. Të lërë çdo gjë dhe të bashkohet me opozitën dhe opozitarizmin. Çdo komb i civilizuar, në qoftë se do gjendej përpara dëshmive tronditëse që u gjetën shqiptarët tashmë jo nga goja e opozitës, por nga goja e bashkëpunëtorit të tij më të ngushtë, dëshmi të cilat nuk hodhën dot poshtë asnjë prej tyre, dsnjë prej tyre nuk u kundërshtua dot, do derdhej në rrugë dhe maksimumi për tre ditë do kishte larë duart me çdo regjim.

Kjo është e vërteta. Në qoftë se zëvendësi i kryeministrit fakton me dokumente se ai ka falimentuar linjën ajrore me avionin e tij taksi me 20 milionë euro udhëtime, aq sa kemi thënë edhe ne, por ai i tregoi me bilance kontabël, të qarta, të kompanisë. Se kur ulet me një shishe verë 33 mijë euro dhe pi 200 pensione brenda dy orësh. Se kur ble një vazo 5 milionë euro në oborr për të qetësuar sytë e tij. Kur ndërton vilën 57 metra themel të gjatë, duke pasur të deklaruar gjithsej 3800 euro e 400 mijë lekë. Kur kompanitë që ndërtojnë pallatin e gruas marrin dhjetëra tendera më pas.

Kur baxhanaku merr dhjetëra, në mos qindra milionë euro, tendera dhe ia shet shtetit kompjuterët me dhjetëfishin e asaj që i blen në treg. Kur i vëllai merr 38 mijë metër katrorë tokë edhe nga pronarët me firmën e vëllait të vet, asnjë komb i qytetëruar, as çerekun... Për një çantë, Koreja e Jugut, një nga vendet më të zhvilluara të planetit dhe vend demokratik, dhe është sot absolutisht një nga vendet më të zhvilluara, u trondit në elektroshok se Zonja e Parë doli me çantë Dior disa mijëra euro.

Kurse ky deklaron si pa gjë të keq se biletën 28 mijë euro ma blenë të tjerat. Që detoksin i paguajnë të tjerët 10 mijë euro. Prokurori që i merr kriminelit 2 kostume është lule me këtë që i merr biznesmenin 10 çartera për t’i dhënë lejen e ndërtimit. Prandaj dhe nesër është dita e qytetarëve. Nesër duhet të flasin qytetarët me praninë e tyre, me forcën e tyre në këtë protestë. Sepse ky po i poshtëron çdo ditë. Ky kudo thotë, sa më shumë vjedh, aq më shumë më votojnë. Sepse ky i shndërron paratë e vjedhura në votë dhe votën në vjedhje.

Ndaj dhe nesër është një ditë për të gjithë shqiptarët për të treguar veten tonë. Edhe njëherë u falënderoj shumë dhe ftojmë së bashku të gjithë qytetarët të na bashkohen, socialistë, pa parti, çfarëdo që të jenë, anëtarët e partive tona. Ju e patë, socialistë guximtarë që nuk e ndjejnë më veten se partia është e tyre, po flasin siç mund të flisnim ne, çka do të thotë se ata janë më afër me ne se me Edi Ramën. Se ata nuk kanë qëndruar aty për t’u vjedhur në mënyrën më të papërmbajtur.

Ftojmë të rinjtë të bashkohen me ne. Një poet i ri, me të drejtë e ka cilësuar Edi Ramën si ëndërrngrënësi i ëndrrave të tyre. Ti që je ulur në fron, ushqehesh me ëndrrat tona. Ëndrrën shqiptare ua përlau ky. Ikin këta, as shtëpi nuk blejnë, as punë nuk gjejnë, as gjë prej gjëje. E tundën Beogradin të rinjtë e Serbisë dhe ky i censuron. E tundën, e jashtëzakonshme. Ndaj dhe tiranët përmbysën. Kështu që ftoj të gjithë shqiptarët nesër në Tiranë," tha Berisha. 

1 MUAJ ME PARE

Berisha: Të bëjmë gjithçka për regjistrimin e diasporës që të votojnë për të shkulur këtë të keqe

Protesta e 8 shkurtit/ Berisha: Nesër do flasin qytetarët me
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë mbledhjes me aleatët e Federatës së Bashkuar, u shpreh se partitë politike, pavarësisht dallimeve mes tyre, duhet të lënë mënjanë problemet e brendshme dhe të bashkohen për të luftuar kundër qeverisë aktuale. Lideri i opozitës gjithashtu shprehi shqetësimin për largimin e shqiptarëve nga vendi, duke thënë se kjo sjell boshatisjen e Shqipërisë. Po ashtu Berisha theksoi se është detyrë e opozitës tu kërkojë atyre të regjistrohen dhe të votojnë për një Shqipëri më të mirë.

"Ne kemi në dorë bashkimin tonë, ndaj dhe ne duhet të bashkohemi me të gjithë potencialin që kemi. Edhe partitë e tjera janë të ftuara, të lënë problematikat me njëri-tjetrin, të bashkohen me ne, se çdo problem që kanë me njëri-tjetrin nuk krahasohen kurrë me problemet që kanë shqiptarët me Edi Ramën. Ato janë probleme të ekzistencës së kombit shqiptar sepse këta 1 milion e 99 mijë që u larguan në hapësirën e BE për 10 vite, 4 vite do marrin edhe 1 milion të tjerë dhe Shqipëria do boshatiset plotësisht. Ndaj, duke shprehur kënaqësinë për këtë takim, vlerësimin tim për ju, partitë tuaja, u ftoj të bëjmë çdo përpjekje për një front sa më të gjerë.

Të gjitha kushtet për një front ekzistojnë. Të këqijat apo të zezat që ky regjim u ka bërë shqiptarëve janë një thirrje për ndërgjegjen e çdo qytetari shqiptar të bashkohet kundër tij. Të gjithë potencialet që kemi si parti, të bëjmë çdo gjë me shqiptarët jashtë vendit, janë 1.5 milionë votues. Është e domosdoshme që të kontaktohen, nuk janë njerëz pa adresë ata. Ata të gjithë kanë një adresë. Nuk janë njerëz që kanë shkëputur çdo lidhje me Shqipërinë. Jo, kush më shumë e kush më pak, të gjithë i kanë ruajtur lidhjet me Shqipërinë.

Është në detyrën tonë t’ua gjejmë ato lidhje, t’i kërkojmë që të regjistrohen dhe të votojnë kësaj here për të nxjerrë Shqipërinë nga kjo e keqe e madhe. Ndaj dhe unë po e mbyll përsëri me thirrjen time për forcat e tjera politike, por të gjithë faktorët, të gjithë ata që mbrojnë kauza të drejta, të bashkohemi në një front të përbashkët kundër kësaj të keqe që ka pllakosur Shqipërinë," tha Berisha. 

1 MUAJ ME PARE

Protesta e 8 shkurtit/ Berisha: Një kryeministër që pi një shishe vere 33 mijë euro duhet nxjerrë me lecka

Protesta e 8 shkurtit/ Berisha: Nesër do flasin qytetarët me
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë mbledhjes me aleatët e Federatës së Bashkuar kritikoi ashpër ashpër qeverisjen e Kryeministrit Edi Rama. Lideri i opozitës gjatë fjalës së tij u shpreh se Rama po jeton në luks të papërshkrueshëm, ndërkohë që pensionistët jetojnë në varfëri të thellë. Berisha më tej shtoi se vetëm me shpenzimet abuzive të Edi Ramës dhe qeveritarëve, të gjitha pensionet mund të rriteshin 15-20 përqind. 

Ai gjithashtu denoncoi keqpërdorimin e pushtetit dhe dhunën politike, duke e lidhur regjimin aktual me mafia të rrezikshme, si ajo Rama-Xhafaj. Berisha përmendi se ish-presidenti dhe ish-kryeministri është trajtuar me dhunë dhe se ky është një shembull i abuzimeve të vazhdueshme nga ana e qeverisë.

"Pra, mora vetëm këtë aspekt për të mos marrë aspekte të tjera çnjerëzore të këtij regjimi. Po një kryeministër që ulet me shishe vere 33 mijë euro në kryeministri e meriton për t’u nxjerrë me lecka. Pra që vë shishen sa 200 pensione për t’u shijuar, në një kohë kur pensionisti që merr 160 euro, ka që marrin shumë më pak shumica, i duhet të paguajë në ndërtesën sociale 62 euro qira. Vetëm qiraja e shtëpisë 62 euro, plus faturat e tjera, plus ilaçet, nuk i ngelet për kafshatën. Po ata që janë me 160 euro pension janë pakica e pensionistëve, shumica e tyre nuk kanë pension të plotë, kanë pension të pjesshëm.

Vetëm me shpenzimet abuzive të tmerrshme të Edi Ramës dhe qeveritarëve, mund të rriteshin në vit 15-20 përqind të gjitha pensionet. Situatë dramatike kemi ne në rrafshin e të drejtave të njeriut dhe pluralizmit.
Sot ish-presidenti i Republikës, ish-kryeministri i vendit, ish-kryetari i parlamentit nxirret me dhunë nga makina pa i treguar mandat arrestin, zvarritet dhe goditet publikisht sepse ashtu donte Edi Rama. Një deputet i yni është në burg, Ervin Salianji sepse guxoi të ngrihej mafies më të rrezikshme të Europës që është mafia Rama-Xhafaj. Dhe ai rri në burg, në vend që të jenë në burg këta.

Dhe në mënyrën më cinike i ndërrojnë trupën gjykuese, ia shtyjnë gjyqin, bëjnë akte tipike të një banditi diktatorial. Nuk është thënë kot që narkodiktaturat janë forma më e keq e diktaturës. Nuk njohin asnjë lloj kufizimi, asnjë lloj rregulli. Deputetët socialistë që plaçkisin nuk lëvizin, vazhdojnë dhe mbrohen nga shumica. Pra ne jemi në këto kushte ku Kushtetuta është privatizuar nga organizata kriminale e qeverisë," tha Berisha. 

1 MUAJ ME PARE

"5 nëntori ndau epokat!" Berisha: Rama është bir shpirtëror i Sorosit, bashkë me Lindën zbatuan doktrinën e tij çnjerëzore

Protesta e 8 shkurtit/ Berisha: Nesër do flasin qytetarët me
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha mori pjesë sot në një mbledhje me aleatët e Federatës së Bashkuar nga ku tha se zgjedhjet në Amerikë ndanë epokat. Berisha tha se kryeministri Edi Rama është bir shpirtëror i Sorosit, bashkë me Lindën Ramën zbatuan, sipas tij, doktrinën çnjerëzore. Ai shtoi se shqiptarët fitoren e Donald Trump duhet ta shohin edhe si një triumf të tyre më shumë se të gjithë kombet e tjera.

"Sepse në asnjë vend të planetit nuk gjen një të dytë, bir më shpirtëror se Edi Ramën për Xhorxh Sorosin. Karriera e tij sorosiane fillon në vitet ’90 dhe së fundmi së bashku me bashkëshorten kanë qenë eksponentë kryesorë të doktrinës së Sorosit në Shqipëri, doktrinë e ekstremit të majtë. Edi Rama me fanatizëm zbatoi në Shqipëri aspektet më çnjerëzore të doktrinës së Sorosit për familjen, për gjininë njerëzore. Ne jemi njerëz tradicionalë dhe në qoftë se tradita ka një kështjellë të veten, e ka familjen", tha Berisha.

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Sot, Edi Rama vrapon me skemën e tij të vjetër të shkelmimit të ligjit elektoral në çdo nen të tij. Pasi është diskredituar, vazhdon serialin e mashtrimeve të tij ndaj shqiptarëve. Ishte i një rëndësie të jashtëzakonshme fitorja e presidentit Trump në SHBA. Në qoftë se Xhorxh Soros, përveç Aleksit, do kishte një djalë të adaptuar, ky do e kishte emrin Edi Rama në të gjitha veset dhe të këqijat e tyre. Pra, shqiptarët fitoren e Donald Trump, disfatën fatale të Xhorxh Sorosit duhet ta shohin edhe si një triumf të tyre më shumë se të gjithë kombet e tjera.

Sepse në asnjë vend të planetit nuk gjen një të dytë, bir më shpirtëror se Edi Ramën për Xhorxh Sorosin. Karriera e tij sorosiane fillon në vitet ’90 dhe së fundmi së bashku me bashkëshorten kanë qenë eksponentë kryesorë të doktrinës së Sorosit në Shqipëri, doktrinë e ekstremit të majtë. Edi Rama me fanatizëm zbatoi në Shqipëri aspektet më çnjerëzore të doktrinës së Sorosit për familjen, për gjininë njerëzore. Ne jemi njerëz tradicionalë dhe në qoftë se tradita ka një kështjellë të veten, e ka familjen.

Familja është kështjella e traditës dhe familjen pikërisht ky e sulmoi në mënyrën më të egër. Shkollat filluan të largohen nga termat fjalët më të dashura të njeriut të të gjitha kohërave, nënë dhe baba, dhe t’i zëvendësojnë me numra 1 dhe 2. Në parlament erdhi ligji për të krijuar fermat e grave, të cilat do lindnin fëmijët e askujt. Shqiptarët nuk janë të vetëdijshëm se çfarë rreziqesh i kanoseshin familjes shqiptare nga doktrina e Xhorxh Sorosit në Shqipëri.

Por duhet të pranojmë se me goditjen e Xhorxh Sorosit merr një goditje korrupsioni transnacional. Nuk ka njeri në botë që të ketë përhapur korrupsionin më shumë se Xhorxh Sorosi. Merr paratë e tij të spekulimit dhe zbato porositë e tij. Ble politikanë sikur të ishin pula në të katër anët e planetit. Kontrollo mediat më shumë se kushdo tjetër. Xi Jinping, Vladimir Putin kontrollojnë mediat në vendet e tyre, kurse Soros kontrollor kryesor i shumicës së medieve në botë. Në fakt, 5 nëntori ka ndarë epoka. Nuk është kuptuar sa duhet. Dhe kjo është një thirrje e thellë për shqiptarët. Njerëz të traditës, njerëz të familjes, të normave dhe virtyteve morale.

1 MUAJ ME PARE

Mbledhja me aleatët e Federatës së Bashkuar/ Berisha: Ftoj çdo parti që ndihet opozitare të na bashkohet në këtë front kundër së keqes

Protesta e 8 shkurtit/ Berisha: Nesër do flasin qytetarët me
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha mori pjesë sot në një mbledhje me aleatët e Federatës së Bashkuar. Berisha ftoi nga kjo mbledhje çdo parti që ndihet opozitare t'u bashkohet në këtë front. Ai shtoi se ky takim i Federatës opozitare vjen në prag të protestës së madhe të opozitës, në të cilën, sipas tij, populli opozitar do t’i dëshmojë shqiptarëve dhe botës se kryeministri Edi Rama përfaqëson sot kreun e narkoshtetit.

"Por ky takim dhe kjo mbledhje është shumë e rëndësishme për konsolidimin e mëtejshëm të frontit opozitar kundër kësaj të keqe të pakrahasueshme me ndonjë të keqe tjetër që nga diktatura hoxhiste gjer sot. Bashkimi i të gjithë potencialeve opozitare kundër Edi Ramës, kundër Rilindjes që është sot sinonim i krimit, sinonim i një regjimi që në fjalorin politik të të gjitha kohërave, ka një term: regjimit të kakistokracisë që përmbledh të gjitha të këqijat që mund t’i bëjë një pushtet një vendi. Dhe në fakt, një pushtet që përzë nga vatrat e tyre 40-45 përqind të popullit në 10 vite, është më i keqi që ky popull ka njohur në historinë e tij", tha Berisha.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Ky takim i Federatës opozitare vjen në prag të protestës së madhe të opozitës, në të cilën populli opozitar do t’i dëshmojë shqiptarëve dhe botës se Edi Rama përfaqëson sot kreun e narkoshtetit dhe me dëshmitë tronditëse të bazuara në dokumente autentike origjinale dhe prani fizike të Arben Ahmetajt, ai është sot një delinkuent madhor në krye të një organizate kriminale, të cilën ne e kemi damkosur me kohë. Por vetëkuptohet kur ato dëshmi vijnë me dokumente nga bashkëpunëtori i tij më i ngushtë në 10 vite, ato janë prova të pakundërshtueshme të inkriminimit të thellë të Edi Ramës.

Por ky takim dhe kjo mbledhje është shumë e rëndësishme për konsolidimin e mëtejshëm të frontit opozitar kundër kësaj të keqe të pakrahasueshme me ndonjë të keqe tjetër që nga diktatura hoxhiste gjer sot. Bashkimi i të gjithë potencialeve opozitare kundër Edi Ramës, kundër Rilindjes që është sot sinonim i krimit, sinonim i një regjimi që në fjalorin politik të të gjitha kohërave, ka një term: regjimit të kakistokracisë që përmbledh të gjitha të këqijat që mund t’i bëjë një pushtet një vendi. Dhe në fakt, një pushtet që përzë nga vatrat e tyre 40-45 përqind të popullit në 10 vite, është më i keqi që ky popull ka njohur në historinë e tij.

Koha është për një front sa më të gjerë opozitar, ndaj dhe unë ftoj të gjitha forcat politike që e ndjejnë veten opozitë, e konsiderojnë veten opozitë, pavarësisht nga çdo kundërshti që mund të kenë njëri me tjetrin, të bashkohen në këtë front për t’u përballur me sukses me këtë të keqe që kemi përpara. Sepse ky bashkim ka një rëndësi vendimtare. Ka prej tyre që kanë shumë vërejtje për këtë forcë apo atë forcë, kanë vërejtje për PD-në, normale janë këto, por problemi është se nuk ka rrugë tjetër përveç bashkimit për t’u përballur me këtë të keqe që kemi përpara. Dhe të gjitha variantet e tjera, vetëm sa pjesëtojnë fuqinë e opozitës.

sali berisha

Sondazh

Poll

Pamje nga protesta në Velipojë,policia largon me dhunë banorët,shoqëron në komisariat disa prej tyre

Pamje nga protesta në Velipojë,policia largon me dhunë banorët,shoqëron në komisariat disa prej tyre

"Ne bëmë reformën në drejtësi!" Rama: Shpata e ndëshkimit, ishte në këtë zyrë!

"Kujdes me VPN falas, janë shumë e rrezikshme!" Rama: Procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar

Babai i Elsejd Hyses kerkesë Ramës: Duhet një mol ne liqenin e Shkodrës

Edi Rama

“S’ke pasur ku ta kapësh atë shoqen, gjete vendin këtu”, Rama batuta me të riun në Lezhë

“S’ke pasur ku ta kapësh atë shoqen, gjete vendin këtu”, Rama batuta me të riun në Lezhë

Plani ‘ambicioz’ i Ramës: Në fund të vitit 2007 mbyllim negociatat me BE-në

Rama në Lezhë me kandidatët e PS-së, batuta me Manjën: Thonë të tjerët se mos di ndonjë gjë Ulsiu

Konflikti në Kamëz,dy shoferë zihen me sende të forta

Janë paterica të Ramës",Berisha:Ishte i frikshëm vendimi i disa partive që futën familjarët në lista

"Do vendosim arsimtarin në piedestal!", Berisha: Rrogat e mësuesve do shkojnë drejt dyfishimit

Berisha: Tokat e bregut i grabiti mafia, ne do ia nxjerrim nga kthetrat dhe do ua kthejmë banorëve

Berisha tregon politikanët që e kanë frymëzuar: Trump kur guxoi të thotë se armiku më i rrezikshëm

Berisha fton emigrantët për të votuar:Kush ka probleme, të drejtohet tek faqja e PD "Diaspora Voton"

Berisha: Mbështetje financiare për investime, strehim dhe garanci për punësimin e tyre

Berisha: Interesi më madhor kombëtar i PD është integrimi i Shqipërisë në BE bazuar në reforma

Berisha: Do vendoset minimumi jetik që asnjë shqiptar që mos marrë më pak se 200 euro në muaj

Berisha: Shqipëria Madhështore do jetë Shqipëria që nuk do njohë varfëri ekstreme

Berisha: Duam që Shqipëria të jetë vendi i ëndrrave të ditës të rinisë shqiptare!

Rama: Brezi i ri duhet të kuptojë se politika nuk është e keqja

Rama: Nuk është mirë të shohësh njerëz që i njeh prej kohësh të vihen në hetim

Rama: Që nga dalja prej diktaturës, për herë të parë shohim mundësi reale për tu bashkuar me BE

Rama

Mbyllja e TikTok/ Rama: Prindërit më shihnin si mundësi që t’i shpëtoja fëmijët nga ajo mortje!

"Gjeli detit ngeli pa parti!" Rama:Ndërtoi Dash Sula forcë politike në Peqin,shkuan ia prishën natën

Rama vijon komentet për drejtësinë: Nuk kishte shpatë në dorë Altini, e kishte pushteti politik

Rama për procesin e integrimit: Patronazhistët e PS nuk janë asgjë para atyre të BE-së

"Fusin baballarët dhe tezet në lista"/Rama vijon ironitë:Në11Maj populli do i jap një mesazh kënetës

Zgjedhjet e 11 Majit/ Rama: Tani është mundësia për të bërë histori! Na është hapur dritarja e BE-së

Ramës nuk i del e keqja me opozitën: PS është shanci i fundit për të dalë nga këneta!

Zgjedhjet e 11 Majit/ Rama: Mandati më i fortë për PS-në! Qielli do të jetë kufiri i fitores!

Liria individuale e shqiptarëve është e kërcënuar/Rama:Anëtarësimi në BE proces jetik për Shqipërinë

"Rama çoi Pojen te qelia e Veliajt"/ Berisha: Kamerat do të tregojnë shumë gjëra...

Përgjimet e Veliajt/ Berisha: Redaktori është Rama, natën i ndërsen kundër Skapit, ditën i mbron

"Kishe pyt ku është Luli"/Rama ironizon Bashën:Na thave sytë o zotni! Jam tremb se ti do fitosh prap

Përgjimet e Veliajt/ Berisha: Ulsiu e futi në kurth! I vendosi çimka në të gjitha anët...

Përgjimet e Veliajt/ Berisha: Ulsiu e futi në kurth! I vendosi çimka në të gjitha anët...

Berisha publikon përgjimet e ministrit Balla: Ja si i bën pazare Suel Çela me dosjet e SPAK-ut

Listat e PS-së/ Rama: Kemi një skuadër që përfshin të gjitha moshat!

Protestuesi Ramës: Mund të mbyllësh TikTokun por do marrësh Noc Rrokun

Protestuesi Ramës: Mund të mbyllësh TikTokun por do marrësh Noc Rrokun

Mbyllja e TikTok/ I riu nga protesta: Shqipëria e sëmurë ka nevojë për një doktor dhe jo një artist

“Grekët i vunë flakën Athinës, serbët e shqyen Beogradin”/ Mehdi Malkaj: Po ne, dele jemi?

"Mu bë një padrejtësi në zyrat e NATO-s!" Romina:E kam nisur duke aspiruar për t'u bërë violiniste

"Je bërë edhe meme!" Muzhaqi për nisjen e karrierës në PS: Kur mora telefonatën u impresionova

Rama: Kush e do pasaportën e BE-së të na japë mandatin

Thirrja e Berishës: Asnjë votë për patericat e Ramës

Berisha: Dita e Verës i gjen shqiptarët më optimist se kurrë në ndryshimin e madh të 11 majit

"Vura dy verore, për Shqipërinë dhe BE-në", Marta Kos në Elbasan: Ende shumë punë dhe reforma