“Protestat nuk e ndalojnë integrimin në BE”/ Rama në konferencën me gazetarët europianë: Projekti nuk është anuluar, do e bëjmë publik me krenari!
“Faktet janë me mua, kurse e gjithë sfera digjitale kundër meje”/ Rama për protestat: Çështjet ...
“Faktet janë me mua, kurse e gjithë sfera digjitale kundër meje”/ Rama për protestat: Çështjet ...
EMRI/ Zhdukja e Eglant Koçit në Tiranë, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë 9 Qershor, 13:13 ...
"Nxisin racizëm ndaj punonjësve të huaj"/ Rama kapet sërish me influenceret: Punojnë në instagram dhe flasin p&eum...
Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë u publikua në rrjetet sociale/ Ministria e Arsimit: Doli nga një qendër provimi...
• Kryeministri i vendit, Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë me gazetarët europianë, në Tiranë. • Gjatë konferencës, Rama u ndal tek zhvillimet më të fundit të vendit, të cilat lidhen me protestat kundër projektit në Zvërnec dhe Sazan. • Gjatë fjalës së tij, lideri i qeverisë foli për protestat masive që po zhvillohen në Tiranë prej nëntë ditësh. • Në lidhje me këtë, ai tha se e njeh shumë mirë shijen e të protestuarit, ndërsa shtoi se Shqipëria është sot një vend i lirë ku qytetarët mund të protestojnë pa pengesa. • Sipas tij, këto lëvizje nuk pengojnë rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, ndërsa theksoi se protestat janë një formë e shprehjes së lirë të qytetarëve të cilat janë të pranishme në çdo vend. • Ai tha se faktet janë me të kurse e gjithë sfera digjitale është kundër tij. • Më tej, Rama shtoi se çështjet e temave mjedisore janë kryesore për aktorët dashakeqë. • Kryeministri reagoi ashpër ndaj pretendimeve dhe lajmeve të fundit në media e rrjete sociale, të cilat pretendojnë se qeveria po shet ishujt e Shqipërisë tek oligarkët. • Kreu i qeverisë i ka cilësuar këto akuza si të pasakta dhe "neveritëse", ndërsa theksoi se Zvërneci dhe ishulli i Sazanit janë dy projekte të ndryshme, për të cilët nuk ka një projekt të konkretizuar. • Rama deklaroi se Vjosa e Narta nuk do të preken, ndërsa shtoi se projekti do të jetë një tjetër provë që natyra dhe zhvillimi bashkëjetojnë. • Gjatë konferencës, Rama u shpreh se në vitin 2024 u bënë ndryshime për të specifikuar çfarë lejohej dhe çfarë jo në kategori të ndryshme të zonave të mbrojtura. • Kryeministri theksoi se zona për të cilën po flitet, ka qenë gjithmonë e kategorisë 5 dhe se nuk ka të bëjë me Vjosën e Nartën. • Më tej, Rama tha se kur projekti të vijë do e bëjnë publik me krenari, ndërsa theksoi se investitori në Zvërnec e ka blerë tokën. • Lidhur me zërat se Jared Kushner ishte nën hetim, Rama i hodhi poshtë këto pretendime si spekulime, duke sqaruar se procesi hetimor në fjalë kishte të bënte ekskluzivisht me një nga pronarët e tokës, për çështje krejtësisht të tjera. • Rama e cilësoj investimin 4 miliardë dollarë si një bekim për Shqipqrinë, ndërsa u shpreh se së bashku me BE-në po punojnë për një ligj të ri për investimet. • Kreu i qeverisë u ndal sërish tek ishulli i Sazanit, për të cilin tha se është një tokë publike, të cilën qeveria nuk e ka shitur dhe nuk do e shes.
16 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kryeminstri Edi Rama ka mbajtur një qëndrim të hapur përballë kritikëve dhe asaj që ai e cilëson si sfera digjitale kundër tij.
Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët e huaj, kreu i qeverisë nuk e ka fshehur ironinë ndaj kundërshtarëve, duke deklaruar se sulmet e tyre ndaj tij kanë efektin e kundërt.
“Ka shumë njerëz që bërtasin ‘vdekje Edi Ramës’. Mesazhi im për ta është: vazhdoni, sepse më shtohet jeta,” u shpreh Rama me tone sfiduese.
Deklarata e Ramës:
"Ka shumë njerëz që bërtasin vdekje e Edi Ramës, mesazhi im për ta është: vazhdoni se më shtohet jeta. Ka njerëz që janë me ambicie politike. Ka njerëz që janë vërtet njerëz të shqetësuar për Zvërnecin, unë u them eja të flasim. Derisa të provoni të kundërtën u them që faktet janë me mua, kurse e gjithë sfera digjitale është kundër meje. Kjo është një pikëpyetje shumë e madhe për të ardhmen e demokracisë. Ka dy gjëra që po shkojnë përtej Shqipërisë, kapaciteti për të kapur zemrat dhe mendjen e njerëzve me gënjeshtra.
Ky është një kapacitet për të gënjyer gjithë sistemin demokratik dhe për ta kthyer të gjithë politikën në gjënë më të pabazuar dhe të patretshme për të gjithë njerëzit. Ndërkohë që po hedhim miliarda që nuk i kemi, duke u marrë hua nga brezat e ardhshëm pa u marrë leje, për të ndërtuar këtë makineri më të plotë ushtarake, nga qiejtë e Europës, jemi të pambrojtur nga brenda. Kjo është ajo pjesa më e vogël e dukshme e atij ajsbergu, nuk janë zgjedhjet, por marrja peng e fëmijëve tanë dhe e brezit të ri. Liria e shtrirjes në emër të lirisë së fjalës, kudo. Çështjet e temave mjedisore janë kryesore për aktorët dashakeqë. Do ju them që e gjithë kjo gjë do të jetë shumë e mirë për vendin tonë, është e dobishme për jetën tonë demokratike. Më duket argëtuese kur duan që të shajnë çdokënd që lidhet me mua. Është argëtuese, në përdorimin e memeve. Të gjithë më pas do të nxjerrin mësime nga realiteti, ne do të nxjerrim mësime prej kësaj./Dosja.al
TIRANË- Një moment mjaft miqësor dhe përtej kontekstit zyrtar ka ndodhur gjatë konferencës së fundit për shtyp të kryeministrit Edi Rama me gazetarët e huaj.
Ndërsa po mbyllte takimin, një gazetare irlandeze i ka kërkuar kryeministrit një autograf, kërkesë që Rama e ka pritur me humorin e tij karakteristik.
Gjatë dedikimit të personalizuar, kryeministri nuk e ka kursyer ironinë as në shkrimin e autografit, ku nuk mungoi një “thumbim” për bashkëshortin e gazetares.
“Do t’ju bëj një dedikim. Ju jeni irlandeze, jeni më të mirët. Nëse do të kisha një zgjedhje në një jetë tjetër, do të isha irlandez. Askush nuk do të çuditej që isha kokëfortë, sepse do ta merrnin të mirëqenë. Për lulen time irlandeze, nga një vrasëse flamingosh. Sigurohu që bashkëshorti ta kuptojë, duket shumë e dyshimtë. 9 qershor.”, tha Rama./Dosja.al
TIRANË- Kryeminstri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se ishulli i Sazanit është tokë publike. Gjatë fjalës së tij në konferencët me gazetarët europianë, Rama u shpreh se investitorët nuk kanë kërkuar ta blejnë ishullin, por edhe po të kërkonin, qeveria nuk do ta shiste.
Sipas tij, marrëveshja ka të bëjë me sipërmarrjen e përbashkët mes investuesit dhe Republikës së Shqipërisë.
Rama: Sazani është tokë publike. Ndërsa flasim, u bënë 3 vite dhe nuk kemi as marrëveshjen e Sazanit, sepse po negociojmë. Ata as nuk kanë kërkuar ta blejnë ishullin, por edhe po të kërkonin, neve kurrë nuk na ka shkuar në mendje alternativa për të shitur ishullin.
Marrëveshja ka të bëjë me sipërmarrjen e përbashkët mes investuesit dhe Republikës së Shqipërisë. Ishulli i përket shqiptarëve dhe Shqipërisë. Aty ku do të ndërtohet do të ketë pronësi të objektit.
Korporata Shqiptare e Investimeve është ajo që po negocion. Shteti shqiptar do të përfitojë prej kësaj. Për ishullin s’ka asnjë skicë të publikuar./Dosja.al
TIRANË- Kryeminstri Edi Rama, foli sërish për projektin e Zvërnecit, për të cilin tha se synimi është që të vritet një projekti i cili sapo ka lindur. Gjatë fjalës së tij në konferencën me gazetarët europianë Rama u shpreh se nuk do ta lejoj këtë gjë.
Ai theksoi se nëse projekti nuk përmbush të gjitha ambiciet, atëherë do t'u thotë investitorëve që ta ndryshojnë.
Edi Rama: Ne u kemi vënë shumë piketa për atë se çfarë presim, do të kryhet studimi për mjedisin, më pas do të presim projektin. Synimi është që të vrasin një projekt që sapo ka lindur dhe unë këtë nuk do ta lejoj. Nëse projekti nuk përmbush të gjitha ambiciet tona, atëherë do t’u themi që ta përmirësojnë. Shkoni dhe shikojeni me sytë tuaj se sa probleme të mëdha ka në atë pyll sa i takon mirëmbajtjes dhe pastrimit./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se, kompania investuese në Zvërnec është një superfuqi e Lindjes së Mesme.
Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët e huaj, Rama e cilësoi Iranin si një nga aktorët që, sipas tij, ka shfrytëzuar situatën për të krijuar pasiguri ose për të ndikuar në opinionin publik, duke e lidhur këtë me situatën më të gjerë gjeopolitike.
Rama pretendoi gjithashtu se, një pjesë e madhe e informacionit kritik apo negativ mbi projektin në zvërnec, është rezultat i një fushate të organizuar dezinformimi.
Deklarata e Ramës:
"Po punojmë për skedat e flamingove dhe do t’u tregojmë sesa dezinformim dhe sajim po u bëhet informacioneve. E dimë si fakt, nuk është se e shohim në ëndërr. Ka kohë që po përpiqen ta shfrytëzojnë duke përdorur atë që quhet depërtim dhe ka të tjerë që përpiqen për qëllimet e tyre.
Kemi shumë të dhëna për këtë dhe do t’i bëjmë publike. Po ju them edhe njëherë që nuk flas për aktorë dashakeqë, është vetëm Irani. Nuk them që Irani e shpiku, por them që Irani u hodh menjëherë në këtë histori. Ç’lidhje ka flamuri izraelit me këtë zhvillim? Gaza? Ka hasur në shpërndarje, ka interes.
Kemi pasur shumë informacione të rreme që vijnë nga konkurrenca. Ju jeni njerëz me qëllime të mira. Kam parë ripostime nga figura publike që kanë ripostuar, ndërkohë që historia është e thjeshtë: ka një interes nga investues për të sjellë kapital të madh në vend dhe kompania në krye është një superfuqi e Lindjes së Mesme. Po kështu edhe disa projekte të bëra në ishuj flasin vetë; ata kanë angazhuar njerëzit më të mirë në të gjitha fushat.", u shpreh Rama./Dosja.al
TIRANA- Kryeministri Edi Rama e cilësoj investimin 4 miliardë dollarë si një bekim për Shqipqrinë. Gjatë një konference me gazetarët europianë, Rama u shpreh se së bashku me BE-në po punojnë për një ligj të ri për investimet.
Kreu i qeverisë tha se ligji për investimet strategjike, ka ndihmuar që të sillen investime në vend. Rama theksoi se tashmë vendit i duhet një ligj për investimet strategjike, pasi po vijnë investitorët të mëdhenj.
Rama: Ligji për investimet strategjike kurrë nuk ka qenë i padrejtë. Gjëja e mirë është që do ta lëmë pas, sepse e ka përmbushur misionin e vet dhe nuk ka rëndësi, nuk është se po luftojmë për të.
Ligji për investimet strategjike na ka ndihmuar të sjellim në këtë vend më në fund disa investime që përndryshe nuk do të kishin ndodhur. Tashmë nuk na duhet më një ligj për investimet strategjike, sepse kapitali po hyn dhe investitorët e mëdhenj po vijnë dhe në fakt nuk duan t’ia dinë për lehtësitë. Duan natyrisht status të mbrojtur, por nuk kemi probleme me këtë.
Kam përshtypjen që është pjesë e kuadrit negociator dhe po punojmë tashmë për një ligj të ri për investimet. Po punojmë me BE-në për këtë. Çdo gjë që bëjmë mbështetet te standardet e BE-së dhe kjo është mjaft e qartë. Është bekim për Shqipërinë të sjellë 4 miliardë euro dhe të bëjë diçka të jashtëzakonshme që do të jetë në ADN-në e saj, një zhvillim i mbështetur në natyrë. Ja pse zemërohem, zemërohem me veten, jo me ju./Dosja.al
TIRANË- Kryeminstri Edi Rama ka deklaruar kur projekti të vijë do e bëjmë publik me krenari. Në një bashkëbisedim me gazetarët e huaj, Rama theksoi se, investitori në Zvërnec e ka blerë tokën.
Lidhur me zërat se Jared Kushner ishte nën hetim, Rama i hodhi poshtë këto pretendime si spekulime, duke sqaruar se procesi hetimor në fjalë kishte të bënte ekskluzivisht me një nga pronarët e tokës, për çështje krejtësisht të tjera."
Deklarata e Ramës:
"Kjo nuk është republikë bananesh është një vend ku institucionet funksionojnë. Për të marrë një leje në këtë vend duhet të kalosh nëpër një proces. Për mua një projekt nuk do të thotë kam një ëndërr, ndryshimi mes tyre është afati i fundit.
Projekti është dicka që lidhet me afate. Duhet të paraqesin një projekt. Së pari, kjo është një tokë private, ata e kanë blerë tokën. Pati edhe një gënjeshtër që mori dhenë se Kushner u vu nën hetim. Fakti është se një prej pronarëve të njërës toke ishte në hetim për të tjera arsye.
Investuesi e ka blerë tokën dhe paratë do të mbeten aty nëse pronari është i ligjshëm do të marrë paratë. Iu duhet të përmbushin kriteret, nuk ka leje për ndërtim nëse nuk ka një vlerësim të ndikimit në mjedis kur ndërtimi ndodh në një mjedis ku ka ndikime natyrore.
Kur projekti të vijë do e bëjmë publik me krenari, unë e di c’po vjen e di kush po punon për këtë. Nuk janë njerëz që kanë bilanc shkatërrimi të natyrës. Janë njerëz që kanë rishpikur arkitekturën e peizashit, dhe ka edhe dicka tjetër. Që kur kemi parë projekte që vijnë si grusht kundër natyrës, nuk ndodh më! Që kur nënkupton se kapitalet që shkojnë për turizëm janë spekulim?/Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me zhvillimet e fundit dhe protestat në vend, duke thënë se këto lëvizje nuk pengojnë rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.
Në një prononcim për mediat, kreu i qeverisë theksoi se protestat janë një formë e shprehjes së lirë të qytetarëve të cilat janë të pranishme në çdo vend.
Poashtu theksoi se, Shqipëria ka rënë dakord për të përmbyllur negociatat në fund të 2027 dhe pastaj 2030 është objektivi që del si vlerësim prej kësaj.
"Protesta, nuk ka të bëjë me integrimin e BE tregon se jemi si cdo vend tjetër i BE, ka kudo protesta. Unë nuk mendoj se ka një komision europian që mund të thotë se nëse protestat vazhdojnë vendi nuk është europian. Kemi rënë dakord për të përmbyllur negociatat në fund të 2027 dhe pastaj 2030 është objektivi që del si vlerësim prej kësaj.", tha Rama./Dosja.al
TIRANA- Kryeministri Edi Rama tha se për projektin po punojnë arkitektë dhe inxhinierë të shkëlqyer. Gjatë një konference për gazetarët europianë, Rama u shpreh se ka një vizion për projektin, të cilin do ta realizojë.
Rama tha se për projektin ka ambicie, vizon dhe është i binduar se do të realizohet.
Edi Rama: Janë investitorët që po punojnë me arkitektë dhe inxhinierë të shkëlqyer dhe kur të sjellin planet e prekshme, atëherë do të shohim. Kanë sjellë një koncept, që është si një masterplan, për të cilin kemi dhënë shumë komente mbi atë çfarë është e pranueshme dhe çfarë nuk është e pranueshme dhe ata do të duhet të vijnë me një projekt.
Ky është projekti. Nëse pyesni: a keni vizionin? Po, e kam. A keni vizionin? Po, e kam. A keni ambicien? Po, e kam. A doni që të realizohet? Po. Unë do të bëj që të realizohet, kjo është e qartë./Dosja.al
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka replikuar me gazetaren romune, duke thënë se kanë ardhur me kokën e mbushur plot me gënjeshtra. Gjatë një konference me gazetarët europianë, Rama u shpreh se projekti është diçka për të cilën po punohet dhe nuk është anuluar.
Lideri i qeverisë tha se nuk ka pasur kurrë një projekt për t'u anuluar.
Edi Rama: Keni ardhur pas shtatë ditësh balte që është përhapur dhe ka mbytur botën dhe pafuqia për ti parë dhe pa paraqitur një fakt. Unë them nuk ka projekt dhe komenti i një media të madhe është: këta protestues thonë se ka një projekt. Ku është projekti?
Nuk thashë asnjëherë që nuk është anuluar asgjë, sepse nuk ka pasur kurrë një projekt për tu anuluar, sepse vini këtu me kokën të mbushur plot më gënjeshtra që u kanë bllokuar trurin dhe asgjë nuk… Trurin e keni në rregull, por problemi është se sa i hapur është ai për faktet. Projekti është diçka për të cilën po punohet, çfarë ka të vështirë për tu kuptuar këtu?/Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë çdo ndikim politik, duke e përkufizuar veten si një lider që kërkon zhvillim ekonomik për vendin, pavarësisht aludimeve lidhur me investimet e Kushner.
Në një konferencë për shtyp me gazetarët e huaj, Rama ka theksuar se si kryeministër i Shqipërisë i do investimet në vendin tonë. Ai gjithashtu tregoi se, kur Kushner dhe Ivanka erdhën në Shqipëri nuk ishin ende të qartë nëse Donald Trump do të shkonte në burg apo në Shtëpinë e Bardhë.
Sipas Ramës, ata ishin investues amerikanë që pyesnin a mund të kemi një shans për investime në Shqipëri.
"Kur Kushner dhe Ivanka erdhën këtu nuk ishte ende e qartë nëse Donald Trump do të shkonte në burg apo në Shtëpinë e Bardhë. Ata ishin investues amerikanë që pyesnin a mund të kemi një shans për investime në Shqipëri. Trump mund të shkonte edhe në burg, por s’më takonte mua të merreshe me këtë. Nga njëra anë më thonë jam i Soros tani me Kushner pra gjejeni se kush jam. Unë jam kryeministër i Shqipërisë dhe dua që të gjithë të investojnë në Shqipëri.
Nëse projekti nuk do të japë përgjigjen e duhur, projekti do të kthehet të përmirësohet. Këto janë objektivat që kemi, kushdo më merr për të mirëqenë gabohet. Gjithmonë kam besuar se bukuria është ajo për të cilën kemi nevojë. Ky lloj përqëndrimi është dicka që nuk e gjeni askund, duam të bukurën. Dicka që të ndryshojë Shqipërinë. Pyetja është nëse unë duhet të jem domodoshmërisht që të vihem në dyshim, I bën kjo ata më të respektuar se unë? Pse? Se cdo politikan është hajdut, të korrptuar e kriminelë? Është shumë e lehtë ta mendosh kështu, ju vini nga vende që ende I besoni gazetarisë. Si mund të merremi me këtë oqean gënjeshtrash? Cdo ditë është e sëmurë po gërryen botën demokratike, po e kthen përmbys.", tha Rama./Dosja.al
TIRANË- Një incident ka ndodhur mes kryeministrit Edi Rama dhe një gazetareje të huaj gjatë një konference me përfaqësues të mediave evropiane.
“Doja të pyesja sepse dje kam pyetur disa njerëz në rrugë…” nisi pyetjen gazetarja.
Rama e ndërpreu korrespondenten teksa ajo po niste pyetjen mbi bazën e qëndrimeve të qytetarëve, duke shprehur qartë refuzimin e tij për t'u përgjigjur ndaj pretendimeve që vijnë nga terreni.
“Po flisni me mua, nuk është me interes për mua çfarë keni dëgjuar në rrugë. Po më pyesni mua. Unë nuk jam në rrugë, unë nuk jam dikush që nuk mban përgjegjësi kur flet sepse përfaqësoj këtë vend, njerëzit që më kanë zgjedhur të jem këtu. Nuk mund të sfidohem me çfarë keni dëgjuar në rrugë. A keni fakte të vërtetoni se po them diçka jo të drejtë? Më tregoni, më sfidoni!” deklaroi Rama./Dosja.al
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Vjosa e Narta nuk do të preken, ndërsa shtoi se projekti do të jetë një tjetër provë që natyra e zhvillimi bashkëjetojnë. Gjatë një konference me gazetarët europianë, Rama u shpreh se në vitin 2024 u bënë ndryshime për të specifikuar çfarë lejohej dhe çfarë jo në kategori të ndryshme të zonave të mbrojtura.
Kryeministri theksoi se zona për të cilën po flitet, ka qenë gjithmonë e kategorisë 5 dhe se nuk ka të bëjë me Vjosën e Nartë. Sipas tij, natyra nuk mund të jetë mallkim për mirëqënien e njerëzve, ndërsa shtoi se askush nuk mund t'i japë leksione për mjedisin.
Edi Rama: Mali i Zi nuk ka gjë tjetër vec turizmit, si ndodh që kanë pagat e pensionet më të larta në rajon, e sollën turizmin në nivelin e turizmit të luksit. Pak gjëra mund të jenë të krahasueshme me budallikun se
Ajo cfarë sjell një turist në një resort luksoz është shumë më pak në aspektin e trysnisë, trafikut e me radhë. Është ai që e mbron një vend nga ajo cka mund ti shkaktojë turizmi masiv. Turizmi masiv është një ambasador për Shqipërinë, por nuk mund të vijojmë në këtë mënyrë, na duhet turizëm luksoz për të ndryshuar shkallën e të ardhurave.
Flamingot, e dini kur nisën të kthehen se kur ne morëm qeverinë nuk kishte. Humbëm shumë për shkak të gjuetisë së paligjshme. U kthyem pas moratoriumit për gjuetinë e paligjshme dhe prerjen e pyjeve. Shihni me pamje ku është jeta e egër e ku është. E di unë nuk jam tërheqës, nuk jam një protestues që mbush shpirtin e gjithë ideologëve nëpër botë. Askush nuk mund të më japë leksione mua për mjedisin, krijuam ligjin e parë hartën e parë të zonave të mbrojtura dhe të parin regjistër e të parin inventor.
Shqipëria një nga vendet me sipërfaqen më të madhe të zonave të mbrojtura e tani duhet të dëgjojmë se ne qenkemi rreziku e paskemi ndryshuar ligjin për ti dhënë hapsirë Kushner të shkatërrojë bregdetin tonë. Kjo është gënjeshtër. Në 2024 bëmë ndryshime për të specifikuar çfarë lejohej e çfarë jo në kategori të ndryshme të zonave të mbrojtura. Zona ku flasim ka qenë gjithmonë e kategorisë 5, nuk ka të bëjë me Vjosën e Nartë. Vjosa e Narta është prekur e nuk do të preket. Ky projekt do të jetë një tjetër provë që natyra e zhvillimi bashkëjetojnë. Natyra nuk mund të jetë mallkim për mirëqënien e njerëzve./Dosja.al
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se vendit i duhet të gjejë në mënyrë inteligjente për t’u siguruar që natyra dhe zhvillimi të bashkëjetojnë dhe të mos i shkojnë përkundër njëri-tjetrit. Gjatë një konference me gazetarët europianë, Rama u shpreh se gjëra mjaft të pakëndshme kanë ndodhur me natyrën në rrugëtimin e zhvillimit në vend.
Rama tha se Shqipëria doli nga komunizmi si vendi më i varfër në Europë dhe si vendi më i izoluar, si nga Perëndimi ashtu edhe nga Lindja. Ai theksoi se për 50 vite ishte një vend ku nuk kishte asnjë pronë private.
Edi Rama: Kjo është një pyetje legjitime dhe në fakt hap absolutisht hapësirë për një diskutim të rëndësishëm, por ajo që është e gabuar është prezumimi se një vendi i duhet të zgjedhë midis natyrës dhe zhvillimit. Kjo është ideologji. Kjo nuk është ajo që na thonë praktikat më të mira në botë.
Vendit i duhet të gjejë në mënyrë inteligjente mënyra për t’u siguruar që natyra dhe zhvillimi të bashkëjetojnë dhe të mos i shkojnë përkundër njëri-tjetrit. Sigurisht që gjëra mjaft të pakëndshme kanë ndodhur me natyrën në rrugëtimin e zhvillimit në këtë vend, por ju duhet të kuptoni që shumë prej tyre janë objektivisht të pamundura për t’u fshirë apo për t’u ndarë nga arsyeja pse kanë ndodhur.
Vendi doli nga komunizmi si vendi më i varfër në Europë, si vendi më i izoluar, si nga Perëndimi ashtu edhe nga Lindja. Për 50 vjet ishim të detyruar të ishim një vend ku nuk kishte asnjë pronë private në asnjë mënyrë apo formë. Nuk kishim tituj pronësie, kishim shtëpi të trashëguara nga e kaluara. Na thuhej se gjithçka ishte e jona, por asgjë nuk ishte e askujt.
Ja pse ky lavjerrës i viteve ’90 shkoi në skajin tjetër dhe ja pse në Shqipëri pamë gjëra për të cilat të gjithë sot janë pishman. Pamë plantacione të tëra me limonë, portokalle, breza të tërë të gërmuar nga të gjithë ne si skllevër, për të siguruar ushqimin. Përdoreshim si skllevër./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj pretendimeve dhe lajmeve të fundit në media e rrjete sociale, të cilat pretendojnë se qeveria po shet ishujt e Shqipërisë tek oligarkët.
Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët e huaj, kreu i qeverisë i ka cilësuar këto akuza si të pasakta dhe "neveritëse", duke theksuar se proceset që po ndodhin janë marrëdhënie mes subjekteve private dhe jo tjetërsim i pronës publike.
Ai ka nënvizuar se, zvërneci dhe ishulli janë dy projekte të ndryshme duke shtuar se, ende nuk ka një projekt të konkretizuar.
Deklarat e Ramës:
"Nuk ka të bëjë me kush thotë cfarë po kush prodhon cfarë, nuk jam këtu për të thënë apo dëgjuar gënjeshtra. Nëse dikush thotë se ka leje ndërtimi ta tregojë. Ka një kompani? Po sigurisht që ka, por nëse ka një kompani nuk do të thotë se ka projekt. Ka një shprehje interesi, është një pronë private, për ta bërë shumë të qartë. Është kaq shqetësuese kur kalon nëpër zinxhir pastime pas postimesh dhe sheh gjëra që janë kaq të pasakta, neveritëse dhe nëse nuk do isha i vetëdijshëm për faktin do më neveritej të shihja që qeveria ime po sheshin një ishull pa më treguar fare cfarë po ndodh.
Kjo është e para, e dyta, zvërneci dhe ishulli janë dy projekte të ndryshme nuk është i njëjti projekt. Gjithë kohës publikohet për të krijuar dicka që është tërësisht e neveritshme, po ta shohësh nga këndvështrimi I dikujt jashtë dhe të projektosh këtë imazh të Shqipërisë ku ishujt i shiten oligarkëve cfarë është kjo? Nëse është e vërtetë është e nevertishme, po a është e vërtetë? Kjo është pyetja ime
Marrëveshja është private, shprehja e interesit është e pranishme, kjo ndodh në një vend demokratik. Nuk njoh vend ku qeveria është proakvite dhe iu thotë privatëve mos guxoni të lidhni marrëveshje. E dija një vend, e luftova kundër dhe falë Zotit fituam. Gardhi, cdo privat në këtë vend ka të drejtë të kërkojë leje për të vendosur një gardh privat në pronën e tij. Të luftosh kundër gardheve? Cfarë do të thotë kjo? Kur ka një process të tillë, kur ka një marrëdhënie e dhënie për një projekt, kemi protokolle për të thënë se ky vend funksionin si vend europian.
Investuesve iu janë thënë shumë gjëra, për parametrat, dendisë, etj që lidhen me natyrën, cfarë do të thotë kjo? Si ta gjejë dikush mënyrën që ta bëjë të vërtetën të shihet e dëgjohet. Hoqa dorë se e pashë që nuk kishte të bënte më me mjedisin. Iu thash kush është I interesuar të flasim për këtë është i mirëpritur këtu. Jam këtu për të treguar, fakte letra, rrugën e ndjekur, cdo gjë lidhur me ligjin për mjedisin. Këtë informacion krejt të pavërtetë.", tha Rama./Dosja.al
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama po zhvillon një konferencë me gazetarët e BE-së. Gjatë fjalës së tij, Rama foli për projektin në Zvërnec, ndërsa u ndal edhe tek protestat masive që po zhvillohen në Tiranë prej nëntë ditësh.
Në lidhje me këtë, lideri i qeverisë tha se e njeh shumë mirë shijen e të protestuarit, ndërsa shtoi se Shqipëria është sot një vend i lirë ku qytetarët mund të protestojnë pa pengesa. Ai e cilësoi këtë si një nga arritjet e rëndësishme të dekadës së fundit.
Pyetje: Sa shqetësuese është për ju që protestat të bëhen më të gjera? Është shqetësim për ju?
Rama: Dëgjoni, pikë së pari. Ky është një vend i lirë. Unë vetë kam qenë pjesëmarrës në protesta dhe e di mirë, e njoh shijen e momentit kur e ke të vështirë të protestosh, di dhe shijen e gjakut kur protesta ndodh në një mjedis jo të lirë. Në këtë bulevard, jo një shekull më parë por vetëm më pak se 20 vite më parë, apo më saktë në vitin 2011, katër protestues u vranë me armë sulmuese. I kishin vënë në shënjestër nga kjo ndërtesë. Për mua, është një epokë ndryshe, është një moment ndryshe në histori, dhe diçka shumë e mirë që njerëzit të protestojnë pa asnjë problem. Edhe pse mund të duket gjëja më e vogël, është një tjetër arritje e kësaj dekade. Një arritje që shqiptarët kanë luftuar për një kohë të gjatë. Kjo është e para.
Për këtë episod morëm masa më të ashpra dhe më të shpejta, roja është arrestuar, drejtori i policisë së Vlorës u shkarkua dhe njësia e policisë që ishte në terren, që nuk veproi për të ndaluar rojën, është vënë nën hetim. Kompanisë së sigurimit i është hequr licenca. Akti i dhunës ndezi ndjenjat, video u bë virale dhe çeli rrugën për më shumë ngritjen e pikëpyetjeve mbi pronën, projektin. Pastaj, befas çështja u bë më e gjerë dhe tashmë prek gjithçka, që është në rregull, por nuk jemi më në dinamikën e protestës së disa njerëzve. Edhe pse kam parë raportime për qindra mijëra vetë, që është tejet qesharake. S’dua të flas për numrat, që për mua janë modestë, por dua të flas për…
Protesta u shndërrua në protestë masive me refrenin “anuloni projektin”, u thashë; po, por më tregoni projektin.
Kjo s’ka të bëjë me mua, Shqipërinë, por me shoqërinë demokratike për të reflektuar se si gjysma të vërteta mund të bëhen gënjeshtra më të mëdha dhe të ndezin mjedisin që është mjedisi në mbarë platformën. Nuk qëndrojmë më te thelbi, por diku gjetkë./Dosja.al