Grabitja e pronave në Gjipe/ Berisha paralajmëron Ramën: Nuk do e gëzosh kurrë atë tokë. Pronat do të kthehen te pronarët
Berisha: Edi Rama ngjason me atë hajdutin që vjen dhe të bën për të qeshur, ndërkohë që të ka ...
Berisha: Edi Rama ngjason me atë hajdutin që vjen dhe të bën për të qeshur, ndërkohë që të ka ...
Rama në Elbasan: Fiskalizimit do t’i mbivendoset Inteligjenca Artificiale, nuk do të jenë të nevojshëm inspektor&...
"Të shkosh me kënetën je çyryk politikisht", Rama: Nuk kam ofenduar asnjë burrë dibran, përkundrazi do i sh...
Mbushi 80 vjeç dy ditë para vdekjes së Papa Françeskut, kardinali përjashtohet nga procesi për zgjedhjen e Pap...
• Partia Socialiste ka prezantuar pasditen e sotme kandidatët për deputet në qarkun e Tiranës. • Kryeministri Edi Rama mori fjalën pasi drejtueset politike të PS të këtij qarku Ogerta Manastirliu dhe Elisa Spiropali prezantuan ekipin e kandidatëve. • Rama u shpreh se me këtë skuadër i kanë dhënë Tiranës dhe qytetarëve të saj mundësinë që të zgjedhin persona të cilën do t'i përfaqësojnë denjësisht në Kuvend. • Kryesocialisti tha se kanë ndërtuar partinë më të re mes gjithë të tjerave, ndërsa shton se brenda saj ka dhe eksperiencën e viteve të qeverisjes. • Ai u shpreh se hedhja e votës kudo tjetër përveç se te PS do të thotë ta cosh votën dëm. • Rama u shpreh se në këto zgjedhje ka diçka më të rëndësishme se në zgjedhjet e tjera, i cili është fati europian i Shqipërisë. • Kreu i PS tha se për herë të parë Shqipëria ka një mundësi reale dhe aktuale që të bëhet anëtare e Bashkimit Europian. • Rama shtoi se Europa po zgjerohet dhe në kuadër të saj vetëm Shqipëria dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen më shpejt. • Sipas tij Partia Socialiste sot është në vendin dhe kohën e duhur ashtu siç ishte Partia Demokratike në 1992, ndërsa shtoi se mbylljen e negociatave dhe anëtarësimin e Shqipërisë në BE e realizon vetëm PS. • Rama tha në prezantimin e ekipit të Tiranës se lista e mbyllur e Partisë Socialiste ka më shumë gra dhe vajza se lista e mbyllur e koalicionit "PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore". • Me skuadrën aktuale, Rama tha se jo vetëm që do të marrin mandatin e katërt, por kanë bërë edhe investim te PS 2030. • Kryesocialisti u shpreh më tej lista e mbyllur e PS është listë për opozitë dhe jo listë për qeverinë. • Në listën e mbyllur të qarkut të Tiranës, bëjnë pjesë: Edi Rama, Ogerta Manastirliu, Elisa Spiropali, Lindita Nikolla, Taulant Balla, Adea Pirdeni, Igli Hasanaj, Albana Koçiu, Delina Ibrahimaj, Ilva Gjuzi, Iris Luaras dhe Erion Malaj. • Ndërkohë në listën e hapur janë: Andi Seferaj, Anila Denaj, Antonela Dedej, Arben Pëllumbi, Blendi Goxhe, Blendi Sulaj, Blerina Gjylameti, Edlira Dyrmishaj, Eldi Qepeli, Endrit Brahimllari, Entela Ramosco, Erion Brace, Ermonela Felaj, Ervin Hoxha, Etilda Hoxha, Etjen Xhafaj, Fatmir Xhafaj, Florian Pullazi, Glixhjet Madhi, Halil Koloshi, Halit Valteri, Julinda Dhame, Kejsi Elezi, Klotilda Bushka, Mimi Kodheli, Mirgit Vata, Olta Xhaçka, Ornaldo Rapiki, Pandeli Majko, Persida Shkrepa, Plarent Ndreca, Roi Bashaj, Silda Çepe, Sofika Lleshi, Toni Gogu, Xhemal Qefalia dhe Ylli Shehu.
5 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Tiranë teksa prezantonte kandidatët për deputet të Partisë Socialiste ritheksoi rëndësinë e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Rama e cilësoi Shqipërinë si një nuse të bukur e cila duhet të futet në familjen e fortë të BE-së.
Ai gjithashtu bëri batuta me faktin se ai vetë është martuar disa herë ndërsa shtoi se martesa e duhur është shpëtim. Sipas tij ka ardhur koha që të martojmë Shqipërinë dhe ta shpëtojmë vendin tonë.
Ai theksoi se ky është një moment i rëndësishëm, duke e krahasuar këtë hap me një krushqi të bukur që Shqipëria ka mundësinë ta bëjë, dhe se ka ardhur koha për të përmbyllur këtë ‘fejesë të gjatë’ me Bashkimin Evropian.
“Imagjinoni një demokrat që thotë nuk e japim nusen, do pyesim bufin. Si nuk e jep, do ta mbash në derë dhe do të të plaket në dorë. Ky është 11 maji,” tha ai.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha në prezantimin e ekipit të Tiranës se lista e mbyllur e Partisë Socialiste ka më shumë gra dhe vajza se lista e mbyllur e koalicionit "PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore. Me skuadrën aktuale, Rama tha se jo vetëm që do të marrin mandatin e katërt, por kanë bërë edhe investim te PS 2030.
Kryesocialisti u shpreh më tej lista e mbyllur e PS është listë për opozitë dhe jo listë për qeverinë. Ndërsa foli për zhvillimin e Tiranës, Rama tha se të vesh në dyshim se çfarë të bësh në 11 maj është të kesh probleme me shikimin dhe dëgjimin.
"Lista jonë e mbyllur ka më shumë gra dhe vajza se lista e tyre. Ka një vizionin e një partie të re për në BE. Jo vetëm duam të marrim mandatin e 4 por kemi bërë një investim te Partia Socialiste 20230. Shikoni listën e tyre të mbyllur. Fiks një gropë në pemë me bufin e tyre aty. Ajo është listë për opozitë, jo për qeverinë. Listë për të thënë se na vodhën zgjedhjet. Kujtuan se u bë këneta kos dhe o burra në primare. I pari në primare ai i Kavajës, merreni listën nuk është aty. Tirana një kryeqytet që ka aeroportin me numrin më të lartë të udhëtareve në gjithë Ballkanin. Të jetosh në këtë Tiranë dhe të vesh në dyshim cdo bësh në 11 maj është të kesh probleme me shikimin dhe dëgjimin.", tha Rama.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se në 11 maj shqiptarët duhet të shkojnë te numri 5. Sipas tij Partia Socialiste sot është në vendin dhe kohën e duhur ashtu siç ishte Partia Demokratike në 1992. Rama tha se ditën e zgjedhjeve kalon treni i historisë dhe nuk duhet humbur, ndërsa shtoi se mbylljen e negociatave dhe anëtarësimin e Shqipërisë në BE e realizon vetëm PS.
Edi Rama: Mesazhi duhet të jetë shumë i fortë, të gjithë shqiptarë duhet të shkojnë te numri 5, sepse duan, nuk duan, është PS sot, në vendin e duhur dhe në kohën e duhur. Siç ishte PD në 1992. Jo të gjithë që e donin ata, e donin masivisht, por e votuan sepse i dhanë prioritet zgjedhjes kombëtare gjepolitike të Shqipërisë. Sot, duhet që shqiptarët të përqafojnë të gjithë BE, duke i dhënë Brukselit, një mesazh të qartë, që PS është këtu. Këtu nuk diskutohet fitorja aritmetike, a do jenë shqiptarët t’i japin mesazh Evropës. Më 11 maj kalon treni i historisë, për të mbyllur negociatat dhe për të anëtarësuar Shqipërinë në BE, brenda kësaj dekade. Të tjerët nuk mund ta bëjnë dot.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në prezantimin e kandidatëve për deputet të Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës. Rama u shpreh se në këto zgjedhje ka diçka më të rëndësishme se në zgjedhjet e tjera, i cili është fati europian i Shqipërisë.
Kreu i PS tha se për herë të parë Shqipëria ka një mundësi reale dhe aktuale që të bëhet anëtare e Bashkimit Europian. Rama shtoi se Europa po zgjerohet dhe në kuadër të saj vetëm Shqipëria dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen më shpejt. Sipas kryeministrit BE zgjerohet në një kohër kur bota është në një situatë tjetër dhe bllokut i duhet ripozicionim.
Edi Rama: Ka ende punë për të bërë. Në këto zgjedhje ka dicka përtej të gjitha punëve të përditshme. Përtej gjeneratës time dhe gjeneratës sonë. Ka dicka që lidhet drejtpërdrejtë me fatin europian të Shqipërisë. Për herë të parë ne kemi një mundësi reale dhe aktuale që të bëhemi anëtare të BE. Por mund të mos ta kemi pas disa kohësh. Pavarësisht se KE ka konfirmuar se Shqipëria i ka bërë detyra e veta, pavarësisht se ju është kërkuar 27 vendeve ta pranojnë Shqipërinë në BE, një vend ka thënë gjithmonë jo. Ama kurrë më parë nuk e kam dëgjuar atë që kam dëgjuar sot. Dëshirën e tyre që Shqipëria të bëhet anëtare e BE. Kjo nuk ka ardhur se ne kemi bërë mrekulli, ne kemi bërë detyrat tona. Europa po zgjerohet dhe për ketë ka vetëm dy vende që mund të anëtaresohen shpejt Shqipëria dhe Mali i Zi. Për të gjithë ata që ndjekin sado pak lajmet. BE do të zgjerohet se bota është në situatë tjetër, gjerat janë lëkundur dhe duhet ripozicionim.
TIRANË- Partia Socialiste po zhvillon sot prezantimin e kandidatëve për deputet në qarkun e Tiranës. Kryeministri Edi Rama mori fjalën pasi ministrja Ogerta Manastirliu dhe kryeparlamentarja Elisa Spiropali prezantoi ekipin e kandidatëve. Rama u shpreh se me këtë skuadër i kanë dhënë Tiranës dhe qytetarëve të saj mundësinë që të zgjehdin persona të cilën do t'i përfaqësojnë denjësisht në Kuvend.
Kryesocialisti tha se kanë ndërtuar partinë më të re mes gjithë të tjerave, ndërsa shton se brenda saj ka dhe eksperiencën e viteve të qeverisjes. Ai u shpreh se hedhja e votës kudo tjetër përveç se te PS do të thotë ta cosh votën dëm.
"Jam shumë krenarë për këtë skuadër dhe besoj që me këtë skuadër i kemi dhënë të gjithë Qarkut të Tiranës një ofertë të plotë, të gjitha moshave një mundësi zgjedhjeje vajzave dhe grave një buqetë ku mund të zgjedhin pa dyshim përfaqësuesen e tyre në Kuvend. I kemi dhënë të rinjve dhe te rejave të bejnë zgjedhjen e tyre dhe duke qënë pjese e kësaj skuadre dhe të gjithë profesioneve mundësinë që duke votuar për PS, të zgjedhin një vajzë, djalë, burrë apo grua, pa pasur asnjë dyshim që do përfaqësohen denjësisht. Kemi ndërtuar Partinë më të re që eshtë sot në të gjithë atë fletë të madhe votimi për Tiranën.
Një parti të re, ama një shalqi me provë, që brenda vetes ka të gjithë eksperiencën e këtyre viteve qeverisëse duke i dhënë qytetarëve të Tiranës, mundësin që të shohin përpara përmes të rese edhe të ndodhen të sigurte që rruga jonë përpara është e garantuat përmes eksperiencës. Të dyja këto bashkë janë jo të lehta dhe gjendet vetëm te PS. Të gjithë të tjerët majas e djathtas fletës së votimit, janë ose të kalbur, ose pa asnjë eksperiencë. Hedhja e votës kudo tjetër përveçse se te PS, aty te numri 5, është ta çosh votën kot. Në të gjithë këtë rrugë të 11 majit do dëgjoni, do pyesni dhe kuptoni se çfarë duam të bëjmë ne jo në shkallë vendit, por të çdo komuniteti.", tha Rama.