Rikthehen tensionet në veri të Kosovës! Serbët në protestë, forcat e KFOR-it rrethojnë komunat, vihen tela me gjemba
Tensionet në veri/ Rakiç shkon në Zveçan, i kërkon KFOR-it që Ilir Peci, të mos hyjë në...
Tensionet në veri/ Rakiç shkon në Zveçan, i kërkon KFOR-it që Ilir Peci, të mos hyjë në...
Procesi i dialogut/ Von Cramon vizitë në Kosovë, takohet me Kurtin: Të zbatohet sa më shpejt Marrëveshja e Ohrit ...
'Ka zyra shteti që ua përplasin derën njerëzve në fytyrë'/ Rama: Disa drejtues sillen si bajraktarë, rrezik i...
Ukraina furnizohet me avionë F-16/ Kërcënon, Lavrov: Perëndimi po luan me zjarrin 28 Maj, 14:44 GODITJE pa...
• Taulant Balla njoftoi sot nga Kryesia e Kuvendit se PS është gati për të biseduar me PD dhe opozitën për ligjin e dosjeve. • Balla foli edhe për çështjen e bashkëpunimit të Monika Kryemadhit me rusët, një akuzë e nisur nga një shkrim në "eureporter" që më pas u fshi pa sqarime dhe tha se duhet një hetim. • Por të njëjtin standart nuk e ruajti për të disatin kryebashkiak që kapet nga 'dekriminalizimi'. • Në lidhje me Kreshnik Hajdarin, Balla tha se ngjarje të tilla janë të zakonshme për shqiptarët në vitet '90.
5 artikuj për këtë temë.
TIRANE- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste njoftoi se Kuvendi do të jetë më pak aktiv përgjatë muajit prill për shkak të angazhimeve elektorale të deputetëve. I pyetur nga gazetarët se kur do të zgjidhet Avokati i Popullit, para apo pas zgjedhjeve, ai la të kuptohej se votimi do të bëhet pas 14 majit.
Pyetje: Kur do e zgjidhni Avokatin e Popullit, para apo pas zgjedhjeve?
Taulant Balla: Dje në Kuvend, nënkryetarja bëri një njoftim për procedurën zgjedhore. Ajo iu referua traditës parlamentare sesi funksionon Kuvendi gjatë procesit zgjedhor vendor. Në rastin e zgjedhjeve të përgjithshme, Kuvendi mbyll punimet. Dje në Konferencë të kryetarëve e ngritëm si shqetësim, që Kuvendi të harmonizohet në axhendë me angazhimin elektoral. Deputetët do të jenë pranë qytetarëve në zonat e tyre, do të kemi seancë, jo çdo javë por ngadalësim të punës që të gjitha ditët të kompesohen pas datës 14 maj. /Dosja.al
TIRANE- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se Partia Socialiste nuk do të jetë besnike e "traditës" për t'ja lënë opozitës emrin që do të zgjidhet në krye të Avokatit të Popullit. Balla tha se PS do të jetë pjesë aktive e përzgjedhjes, ndërsa la të kuptohet se zgjedhja do të bëhet pas zgjedhjeve vendore të 14 majit, pasi Kuvendi do të jetë më i tërhequr në veprimtari gjatë fushatës për shkak të angazhimeve elektorale të deputetëve.
Pyetje: Avokati i Popullit, a do ti zgjidhni ju kandidatët apo do ia lini opozitës?
Taulant Balla: Ka një, disa rregulla që askush nuk del dot mbi to, ligji dhe procedura parlamentare është e qartë. Jemi në një fazë ku 15 kandidatura kanë hyrë në proces. Do të zgjedhim një prej tyre ose nëse nuk ka konsensus do të hapet një proces i ri. Në këtë moment nuk zgjedh dot një emër jashtë këtyre të 15-ëve. Kuvendi emëron dhe shumica nuk do të marrë rolin e mbështetësit të pakushtëzuar të emrit që do të sjellë opozita, do të jemi pjesë e zgjedhjes. është turp për klasën politike dhe Kuvendit që nuk e kemi zgjedhur dot ende një Avokat Populli, jashtë politike dhe avokatë të çështjeve të caktuara.
Pyetje: Kur do e zgjidhni Avokatin e Popullit, para apo pas zgjedhjeve?
Taulant Balla: Dje në Kuvend, nënkryetarja bëri një njoftim për procedurën zgjedhore. Ajo iu referua traditës parlamentare sesi funksionon Kuvendi gjatë procesit zgjedhor vendor. Në rastin e zgjedhjeve të përgjithshme, Kuvendi mbyll punimet. Dje në Konferencë të kryetarëve e ngritëm si shqetësim, që Kuvendi të harmonizohet në axhendë me angazhimin elektoral. Deputetët do të jenë pranë qytetarëve në zonat e tyre, do të kemi seancë, jo çdo javë por ngadalësim të punës që të gjitha ditët të kompesohen pas datës 14 maj. /Dosja.al
TIRANE- Partia Socialiste e ka marrë në mbrojtje kryetarin e Bashkisë Kuçove, Kreshnik Hajdari i cili rezulton se ka fshehur një dënim të marrë nga autoritetet greke në vitin 1999. Nga Kryesia e Kuvendit, Balla tha se ky është një rast që mund t'ju ketë ndodhur edhe shumë shqiptarëve të tjerë që kanë emigruar në ato vite.
“T’ja lëmë komisionerit të Zgjedhjeve që të bëjë verifikimet përkatëse. Mendoj se për kryetarët që kanë qenë në detyrë dhe që ushtrimi i formularit të dekriminalizimit është bërë prej shumë kohësh, mendoj se organet ligjzbatuese kanë pasur kohën. Ligji ka fuqi prapavepruese. Vetëm ligji na mbron të gjithëve dhe interesin publik. Të gjithë shqiptarët që kanë qenë në emigracion mund të kenë pasur raste të tilla (Pyetet për Kreshnik Hajdarin). S’jam thelluar në këtë rast. Të lëmë institucionet të bëjnë detyrën e tyre."-tha Balla.
Kryebashkiaku Hajdari rezultoi se fshehu dënimin në formularin për dekriminalizimin, një detyrim ligjor për të treguar problemet me drejtësinë në të shkuarën. Në një reagim publik dje, ai tha se ishte larguar në emigrim për shkak të qeverisjes së Sali Berishës në ato vite dhe se nuk ka patur dijeni për dënimin nga Gjykata e Janinës./Dosja.al
TIRANE- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste akuzoi deputeten e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi si të lidhur me oligarkë pranë presidentit rus, Vladimir Putin. Nga Kryesia e Kuvendit, Balla tha se Kryemadhi duhet të dalë dhe të sqarojë akuzat dhe prokuroria duhet ta hetojë nëse janë të vërteta pretendimet e mediave që kanë publikuar dokumentet.
Taulant Balla: Rreth 5 vite më parë kam dalë në mënyrë të rregullt para jush për një çështje që ka të bëjë me sigurinë kombëtare dhe lidhet me faktin se edhe Shqiopëria ka qenë vulnerabël dhe target i penetrimit të financimeve të paligjshme nga kompani guacka, off-shore që financonin parti politike apo politikanë të caktuar. Ajo që ka zbuluar dje Top Channel ose ka vijuar, por e djeshmja është panoramë e plot, skemë e përdorur nga Kremlini që përmes oligarkëve e biznesmenëve të kenë financuar politikanë të caktuar në vende të ndryshme në Europë. Raste të tilla janë zbuluar. Përpjekja është e qartë, lidhja me politikanë për të dëmtuar demokracinë dhe për të krijuar një front pro rus në këto vende.
Ju e mbani mend Panama Papers çfarë ndodhi me llogaritë e politikanëve në Panama. Në shumicën e vendeve, politikanët dhanë dorëheqjen por ajo që ndodhi ishte që organet ligjzbatuese kanë nisur hetimet. Kjo gjë ka të bëjë me transparencën, nuk dua të bëj prokurorinë, por mendoj që Kryemadhi dhe të tjerët duhet të dalin vetë në një komunikim publik të thonë kjo nuk është e vërtetë. Dhe shteti, a është prekur siguria kombëtare? Fakti që merr divident apo je aksioner atje ku janë miqtë e Putin, kjo është e rëndë.
Pyetje: Po për kolegun tuaj, Damian Gjiknuri a keni informacione se ka bashkëpunuar me rusët?
Taulant Balla: Kjo nuk është kurrë akuzë e bërë publike. Këto janë mashtrime të Berishës. Ka një media një media kombëtare që nuk ka një letër që të thotë këtë gjë. A që Sali Berisha, përdor skema që i ka bërë vetë. Po flisnim për Monika Kryemadhin, por ai është aq i zhytyr, sa këtu bëj thirrje për Lulzim Bashën. Biniatta Trade është rast homolog i kësaj tani. Sepse edhe atëherë janë përdorur llogari për offshore.
Akuzat vijnë pas një artikulli që u botua në "eureporter" dhe më pas u fshi pa dhënë asnjë sqarim, Kryemadhi është në qendër të një sërë akuzash që vijnë për lidhje me oligarkë rusë, ndërsa vetë ajo ka thënë se këto sulme janë të orkestruara politikisht./Dosja.al
TIRANE- Partia Socialiste është e gatshme të bashkëpunojë me Enkelejd Alibeajn për ligjin për hapjen e dosjeve të Ish-Sigurimit të Shtetit. Taulant Balla, kryetar i grupit të PS tha sot se kush ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit do të humbasë mandatin e deputetit dhe shtoi se PS është gati të bisedojë.
“Kush ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, e humb mandatin e deputetit. Propozimi i opozitës, që t’ju them të drejtën bën sens, është një mënyrë tjetër, nuk përdoret ligji i Dekriminalizimit, por një ligj i posaçëm. Ndërhyrjet përmes autoritetit që ka jo vetëm fuqinë verifikuese, por merr vendimin përfundimtar. Ajo që na duhet pa humbur kohë është që t’i bëjmë bashkë dy propozimet që të shkojmë te zgjedhja konkrete, ligjore. Propozimi ynë është i hapur që ta diskutojmë me grupin e PD. Duhet t’i hapim rrugë. Besoj që do ta votojmë. Ne duam që të shkojmë te propozimi ynë, por ka dhe një propozim dhe opozita. Jemi të hapur të diskutojmë çdo formë, me rëndësi është rezultatit përfundimtar.”, tha Balla nga Kryesia e Kuvendit.
Prej muajsh, Alibeaj propozon se duhet të ketë një ndryshim në ligjin e dosjeve. Sipas tij, kush ka qenë pjesë e bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit nuk duhet të jetë më në asnjë post drejtues apo të zgjidhet nga qytetarët. Drafti parashikon përjashtim edhe nga gara për të zgjedhurit vendorë./Dosja.al