Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet se cila është strategjia e re e PD-së për zgjedhjet 2025, ku u përgjigj se do të jetë mosbindja civile, ndërsa shtoi se nuk ka zgjedhje, por farsë elektorale. Berisha i ftuar në emisionin 'Top Story' tha se lufta ndaj një diktaturë nuk është e lehtë.
Pjesë nga debati:
Rakipllari: Ju po shkoni në zgjedhje, çfarë keni menduar? Keni menduar ndonjë strategji të re?
Berisha: Po kemi menduar
Rakipllari: Cila është?
Berisha: Mosbindje civile. Këto nuk janë zgjedhje, janë farsë elektorale.
Rakipllari: Ju jeni kryetar i PD duhet ta çoni opozitën me fitore. A jeni duke e çuar në fitore apo në përplasje? Ku jeni duke e çuar opozitën doktor?
Berisha: Unë kam përjetuar një diktaturë, jam përballur me të dhe ajo ra. Lufta ndaj një diktaturë nuk është e lehtë
Rakipllari: Pra jeni në rezistencë…
Berisha: Prit një minutë! Kjo që bëjmë ne është ajo që duhet bërë. Do vazhdojmë deri në përmbysjen e saj. Të ardhme kjo diktaturë nuk ka. Ju garantoj që janë vetëm hapat e parë.
Vangjeli: Ju jeni në hapat e para doktor.,Nëse ai është në maratonë, ju jeni në hapat e parë.
Rakipllari: Ju bëni krahasim me Ramiz Alinë dhe e krahasoni sot kur këtë qeveri e mbështet SHBA, dhe ju jeni non grata nga Britania dhe SHBA. Unë them si do përballeni me bandat? Si do e sillni opozitën në pushtet?
Berisha: E kemi zgjidhur këtë. Ne bëjmë këtë betejë për çdo shqiptar. Në këtë histori nuk gjen dot një regjim që ketë larguar në një regjim 9 vjeçar mbi 1 milion qytetar. Diktatura do durim, guxim, por të ardhme nuk ka.