LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Rama me Veliajn vodhën paratë e taksapaguesve amerikanë dhe europianë!" Berisha publikon tjetër përgjim për Ballën: Tao do të pastrojë plotësisht komisariatin!

•Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) paraditen e kësaj të hëne në zbatim të masës së sigurisë "Detyrim Paraqitje". •Sipas vendimit të gjykata Berisha duhet të paraqitet në SPAK, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, në orën 10:00. •Pasi doli nga ambientet e SPAK, Berisha mbajti fjalën para gazetarëve. •Berisha ka komentuar këtë të hënë tubimin e mbajtur në mbështetje të kryebashkiakut Veliaj, në ambjentet e GJKKO ndërkohë që mbahej seanca për vlerësimin e masës ndaj tij. •Berisha shprehet se ky akt duhet dënuar, pasi sipas tij është grusht shteti brenda shtetit. •Berisha thotë se ky krim antikushtetues ka përgjegjës kryeministrin Rama dhe Veliajn të cilët sipas tij morën peng gjykatësit dhe prokurorët e çështjes. •Berisha thotë se përgjegjësit për këtë akt duhet të dënohen që kujt të mos i shkojë mendja në pushtet të sulmojë pushtetin tjetër. •Berisha tha sot para godinës së SPAK kryeministri Edi Rama duhet të japë dorëheqjen. •Berisha tha se Rama bashkë me kryebashkiakun Erion Veliaj vodhën paratë e taksapaguesve amerikanë dhe europianë. •Ai shtoi se propaganda e qeverisë do të fshehë dhjetëra kompani të krijuara nga familjarët e Ajolës dhe Erionit. •Berisha ka akuzuar këtë të hënë Ministrin e Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, se ky i fundit po fsheh krimet e tij ndërkohë që është ministër. •Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, Berisha ka zbuluar komunikimet që datojnë më 13 prill 2020, ku sipas tij, shkruhet se “Tao tha se do të pastrojë të gjithë komisariatin”. •Berisha shprehet se Balla sipas tij duhet të ishte arrestuar por është mbrojtur nga kryeministri Edi Rama. 

9 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

"Ku ka një Donald Trump, ka edhe një Elon Musk!" Berisha: Paratë për kontratën e Chris LaCivita janë të pastra si kristali

"Rama me Veliajn vodhën paratë e taksapaguesve amerikanë dhe
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot para godinës së SPAK se paratë për kontratën e Chris LaCivita janë të pastra si kristali. Berisha tha se do të gjendet Elon Musk që do ekzaminojë fondet në Shqipëri. Ai shtoi se sa i përket kontratës, sapo të depozitohet në KQZ, do të publikohet shuma e asaj dhe burimi i parave të paguara.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Pse e bëj këtu këtë? E bëj këtu sepse atje në seli do merrem me qytetarët, do merrem me problemet, me prorhamin, me pensionet, me rrogat, me shkollat, me spitalet, me hallet e shqiptarëve. Këtu para Skapit të partisë do merrem me aktivitetin kriminal të organizatës kriminale të Edi Ramës dhe të kësaj organizate. Tani, për sa i përket kontratës, të garantoj se sapo të depozitohet në KQZ, ju do mësoni çdo gjë, do mësoni shumën e asaj kontrate dhe burimin e pastër si kristali të parave të paguara për atë kontratë...

...Tani u them unë ju, nuk janë pseudopollet ato që më udhëheqin mua, por ata që flenë mbi krimin, ata duhen të dënohen si kriminelë. Me këtë nuk nënkuptoj çdo punonjës të këtij institucioni, ka prej tyre që zbatojnë ligjin dhe janë të vlerësuar shumë. Por ata që flenë mbi këto dosje janë më keq se Tao dhe padronët e Taos...Do gjendet Elon Musk që do ekzaminojë fondet në Shqipëri. Ku ka një Donald Trump, ka edhe një Elon Musk.

1 MUAJ ME PARE

Berisha drejtuar Ramës: Mos ndërmerr asnjë veprim puçist se do përballesh me revoltën popullore

"Rama me Veliajn vodhën paratë e taksapaguesve amerikanë dhe
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha iu drejtua kryeministrit Edi Rama sot duke i thënë se e paralajmëron të mos marrë asnjë veprim puçist. Para godinës së SPAK Berisha tha se veprimet puçiste janë të dënueshme dhe do të përballet me një revoltë popullore në qoftë se ndërmerren. Ai shtoi se të gjitha vjedhjet familjare, personale të Ramës do ndëshkohen me forcën më të madhe të ligjit.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Edi Ramën, e sulmoi nuk e sulmoi, e garantoj se 11 maji do sjellë një audit të përgjithshëm të të gjitha vjedhjeve, shpërdorimit të tmerrshëm të 67 miliardë eurove në 12 vite të shqiptarëve. Një! Dy, të gjitha vjedhjet familjare, personale të Edi Ramës do ndëshkohen me forcën më të madhe të ligjit.

Tre, Edi Ramën, e paralajmëroj të mos marrë asnjë veprim puçist. Veprimet puçiste janë të dënueshme dhe do të përballet me një revoltë popullore në qoftë se ndërmerr veprime puçiste. E provoi Edi Rama, i provoi të gjitha. Tani është shkallmuar, atë që patë ju në një episod, ato episode janë ciklike, periodike. Aty ndërrohen karriget çdo dy ditë se thyhen karriget, e vërteta kjo. Por Zoti ia shtoftë...

1 MUAJ ME PARE

"Kam shumë të dhëna për Arbër Veliajn"/ Paralajmëron Berisha: Është i zhytur gjer tek veshët, do ia nxjerr një nga një!

"Rama me Veliajn vodhën paratë e taksapaguesve amerikanë dhe

TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi këtë të hënë se ka të dhëna që vërtetojnë se Arbër Veliaj (vëllai i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj) është i përfshirë në afera korruptive.

Gjatë fjalës së tij për mbështetësit demokratë para godinës së SPAK, Berisha u shpreh se po pret institucionet si do të veprojnë me Arbër Veliajn, i cili përmendej në dosjen e kryebashkiakut të Tiranës dhe nëse nuk merret ndonjë masë do të nxjerrë provat dhe faktet ndaj tij. 

Berisha: Kam shumë të dhëna për Arbër Veliajn, por po pres njëherë se ç’po bëjnë me të.
Edhe unë kam ato limitet e mia, kufizimet e mia në funksion të strategjisë së marrëdhënieve publike që përdor.
Po, normalisht, jo vetëm ju, edhe unë kam të drejtë.
Por absolutisht ai është gjer tek veshët.
Dhe do ia nxjerr një nga një!

1 MUAJ ME PARE

"Është jashtë çdo kontrolli"/ Berisha paralajmëron shkrirjen e SPAK: Ky institucion është për t’u shuar me çdo kusht

"Rama me Veliajn vodhën paratë e taksapaguesve amerikanë dhe
Sali Berisha

TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha ka paralajmëruar këtë të hënë shkrirjen e Prokurorisë së Posaçme, SPAK. Gjatë fjalës së tij për mbështetësit demokratë që ishin mbledhur para Prokurorisë së Posaçme, Berisha u shpreh se ky institucion sipas tij është duke vepruar jashtë çdo kontrolli. Berisha shtoi më tej se SPAK është institucion për t’u shuar me çdo kusht.

Berisha: Të njëjtin fat e bandat do të kenë prokurorët e lidhur me bandat. Absolutisht ky institucion nuk do të ekzistojë. Ndjej keqardhje që rrëmbehej nga momente, por një institucion që është jashtë çdo kontrolli është institucion për t’u shuar me çdo kusht.

Së pari, ky institucion nuk mund të kontrollonte kurrë gjykatësit. Që në momentin që kontrollon telefonat e gjykatësve special ke krijuar atë drejtësi që as Enveri dhe Hilteri se kanë pasur. Si mund ti japësh prokurorit kontrollin e gjykatësve tek i cili çon dosjen merre fund që këtu, kaq.

1 MUAJ ME PARE

Berisha-qytetarëve: Çdo dokument të bashkëpunimit të krimit me cilindo dërgojeni në adresën time

"Rama me Veliajn vodhën paratë e taksapaguesve amerikanë dhe
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha teksa mbante fjalën para godinës së SPAK, ftoi qytetarët që çdo dokument të bashkëpunimit të krimit me cilindo ta dërgojnë në adresën e tij. Berisha tha se kryeministri Edi Rama dhe kreu i SPAK Altin Dumani do të shkojnë sipas tij, atje ku e kanë vendin. Ai shtoi se asgjë në botë nuk e imponon atij të mos denoncojë krimin para shqiptarëve.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Natyrisht sot u mjaftova me këtë, dhe pastaj, dëgjojeni pastaj se është e bukur, Edi Rama bërtet: Altin, po del sekreti. Shiko, edhe Altini lëshon komunikata. Por u them unë atyre, për këto Altin dhe Edi do shkoni atje ku e keni vendin se nuk ka gjë në botë që të më imponojë mua të mos denoncoj krimin para shqiptarëve që mbroni ju.

Asgjë në botë nuk më detyron mua... Dhe ftoj shqiptarët, çdo dokument të bashkëpunimit të krimit me cilindo, ta dërgojë në adresën time me të gjitha mënyrat që unë t’i bëj publike. Pra, se edhe ky Targeti u bë si punë personi. Por do pyes se kush është. Tani, se kjo këtu duhet t’u lëmë edhe gazetarëve kohën që të komunikojnë se e kemi si konferencë shtypi.

1 MUAJ ME PARE

"Krimet fshihen në zyra ministrash"/ Berisha publikon tjetër përgjim për Ballën: Tao do pastrojë plotësisht komisariatin!

"Rama me Veliajn vodhën paratë e taksapaguesve amerikanë dhe
Sali Berisha

TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha ka akuzuar këtë të hënë ministrin Taulant Balla, se ky i fundit po fsheh krimet e tij ndërkohë që është ministër.

Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, Berisha ka zbuluar komunikimet që datojnë më 13 prill 2020, ku sipas tij, shkruhet se “Tao tha se do të pastrojë të gjithë komisariatin”. Berisha shprehet se Balla sipas tij duhet të ishte arrestuar por është mbrojtur nga kryeministri Edi Rama. 

Pjesë nga fjala e Berishës:

Të dashur miq, ka kriminelë sot që fshihen në bodrume, ka të tjerë në vila luksoze, por më kriminelë se gjithë të tjerët janë ata të cilët fshehin krimet e tyre në zyra ministrash.
Dhe i tillë është Taulant Balla.
Tani kam sjellë këtu për ju, për gazetarët, një copëz, një dëshmi tjetër të krimeve të tij të shëmtuara,
Më datën 13.04.2020, Targeti, e kuptoni vetë që ky është kodi, informoi pinin 1FA806 se Tao ka thënë se do pastrojë plotësisht komisariatin dhe do të dëbojë të gjithë të lidhur me Boerët.
E kuptoni ju, pra Tao pasi mori përsipër arrestimin me prokurorë dhe gjykatës, pasi me Shehën dhe Pajtimen, Enkelejda Fetahu dhe të tjerë, tani Tao merr përsipër të pastrojë komisariatin me kërkesë të bandës.
Tani Boerët janë ose policë të ndershëm që luftojnë krimin ose janë mbështetës të bandës tjetër, njëra nga këto.
Pra, informon pinin Tao se do pastrojë plotësisht komisariatin dhe do të dëbojë të gjithë të lidhurit me Boerët.
Boerët, po të nisemi me veprimet e tyre, i bie të jenë banda rivale ose mund të jenë policë të ndershëm që nuk i nënshtrohen bashkëpunimin me bandat dhe bëjnë detyrat.
Por kjo është një dëshmi tjetër e asaj që unë akuzoj këta prokurorë të Skapit, një pjesë të tyre si anëtarë të organizatës kriminale që flenë mbi dosjet e krimit.
E vërteta është se 4 muaj më parë, Taulant Balla ishte për t’u arrestuar, se këto janë vetëm disa.
Por Taulant Balla u mbrojt nga Edi Rama dhe ai vazhdon shëtit si simbol i krimit nga një sallë në një tjetër, kur mbi të rëndojnë të gjitha llojet e krimeve.

1 MUAJ ME PARE

Berisha kërkon dorëheqjen e Ramës: Bashkë me Veliajn vodhën paratë e taksapaguesve amerikanë dhe europianë

"Rama me Veliajn vodhën paratë e taksapaguesve amerikanë dhe
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot para godinës së SPAK kryeministri Edi Rama duhet të japë dorëheqjen. Berisha tha se Rama bashkë me kryebashkiakun Erion Veliaj vodhën paratë e taksapaguesve amerikanë dhe europianë. Ai shtoi se propaganda e qeverisë do të fshehë dhjetëra kompani të krijuara nga familjarët e Ajolës dhe Erionit. 

"Prandaj të ktheni urgjent paratë se atje po bëhet një audit dhe ju dilni më të nxirë, vendi më i lakmuar për vjedhje përmes Sorosit dhe USAID është Shqipëria, Edi Rama, Erion Veliaj dhe klani i tyre. Kështu që Edi Rama ktheji mbrapsht paratë e vjedhura USAID-it dhe BE. Ju nuk e dini që këto që ju keni dëgjuar janë vetëm maja e ajsbergut me ato që kanë vjedhur me paratë e taksapaguesve europianë. Dhe në mënyrë absolute do i bëjmë publike...", tha Berisha.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Miqtë e mi, unë e kuptoj se çështja kryesore sot është çështja e Lali Vjedhësit apo Erion Faqeziut. Po bëhet gjithçka nga propaganda qeveritare për ta katandisur çështjen tek të brendshmet dhe të jashtmet e Jolkës. Kjo është një mashtrim i madh që u serviret shqiptarëve. Unë u them dhe njëherë këtu se gardëroba e Ajolës, e barabartë me të Lajla Asadit... Lajla Asadi kur zbriti nga avioni, dogana e Moskës i numëroi të gjithë garderobën dhe nxori 1 milion garderobë që ajo kishte marrë me vete. Pra, 1 milion gardëroba e Ajolës është e ndërtuar e tëra me vjedhjen e tmerrshme të taksave të qytetarëve të Tiranës. Erion Veliaj, çfarë do të fshehë propaganda e qeverisë?

Propaganda e qeverisë do të fshehë dhjetëra kompani të krijuara nga familjarët e Ajolës dhe Erionit. Ai vëllai i tij si u zhduk? U bë i penduar? A e keni parë se nuk përmendet më vëllai i Erion Veliajt? Ku është zhdukur ai? Po të jetë bërë i penduar ai, është punë tjetër, nuk ndërhyj. Pra me dhjetëra kompani, BYLI, Eventi, Muza, Shizi, çfarë emrash që nuk mund t’i imagjinoni, që të gjitha vinin, merrnin paratë për Ajolën dhe Erionin në Bashkinë e Tiranës, në drejtorinë e qeverisë, në Ministrinë e Kulturës. Pa lëre, kanë vjedhur paratë e taksapaguesve të SHBA dhe BE. Tani unë i them Edi Ramës jep dorëheqjen për të gjitha paratë që u keni vjedhur. Paratë e taksapaguesve amerikanë që keni vjedhur ju nuk do i paguajnë taksapaguesit shqiptarë, por do i paguani ju me pasuritë e vjedhura.

Prandaj të ktheni urgjent paratë se atje po bëhet një audit dhe ju dilni më të nxirë, vendi më i lakmuar për vjedhje përmes Sorosit dhe USAID është Shqipëria, Edi Rama, Erion Veliaj dhe klani i tyre. Kështu që Edi Rama ktheji mbrapsht paratë e vjedhura USAID-it dhe BE. Ju nuk e dini që këto që ju keni dëgjuar janë vetëm maja e ajsbergut me ato që kanë vjedhur me paratë e taksapaguesve europianë. Dhe në mënyrë absolute do i bëjmë publike... E dini ju që ato të IPARD-it kanë historinë e tyre. Dhe nuk është vetëm IPARD-i. Kështu që kemi të bëjmë me një bandë hajdutësh kombëtarë dhe ndërkombëtarë të pashembullt dhe këta do ndëshkohen.

1 MUAJ ME PARE

Në zbatim të masës "Detyrim Paraqitje", Berisha paraqitet në SPAK

"Rama me Veliajn vodhën paratë e taksapaguesve amerikanë dhe
Sali Berisha

TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) paraditen e kësaj të hëne në zbatim të masës së sigurisë "Detyrim Paraqitje". Sipas vendimit të Gjykatës Berisha duhet të paraqitet në SPAK, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, në orën 10:00.

Teksa kreu i PD-së, është futur në SPAK, mbështetës demokratë të tij janë mbledhur para ambjenteve të Prokurorisë së Posaçme.

Berisha është shprehur se vendimi për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” nga Apeli i Posaçëm për çështjen “Partizani” është një krim kushtetues. Ai ka deklaruar se prokurorët e SPAK kanë kërkuar vendosjen e masave të sigurisë kundrejt tij me arsyetimin se ai po sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe gjykatën.

Berisha u lirua më 27 nëntor 2024, pas rreth një viti në arrest shtëpiak, për shkak të akuzave për përfshirje në dosjen “Partizani.” Ish-kryeministri është marrë i pandehur për korrupsion pasiv, bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, i cili vazhdon të jetë në arrest shtëpie.

1 MUAJ ME PARE

Berisha sot në SPAK në zbatim të masës "detyrim paraqitje", PD mesazh strukturave të saj: Të mobilizohemi për të qenë të gjithë aty

"Rama me Veliajn vodhën paratë e taksapaguesve amerikanë dhe
Sali Berisha

TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të parqaqitet ditën e sotne në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës "detyrim paraqitje". Lidhur me këtë, Partia Demokratike në një mesazh drejtuar strukturave të saj ka kërkuar mobilizim për liderin e opozitës.

“Te dashur miq. Nesër ditën  e hënë ne ora 9:30 serish Kryetari i PD Prof Dr Sali Berisha do jete ne dyert e SKAP. Ju lutem te mobilizojmë strukturat e degëve për të qenë të gjithë aty. Ne orën 9:30 përpara selisë SKAP-it. Faleminderit”, thuhet në mesazhin e PD.

Berisha është shprehur se vendimi për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” nga Apeli i Posaçëm për çështjen “Partizani” është një krim kushtetues. Ai ka deklaruar se prokurorët e SPAK kanë kërkuar vendosjen e masave të sigurisë kundrejt tij me arsyetimin se ai po sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe gjykatën.

Berisha u lirua më 27 nëntor 2024, pas rreth një viti në arrest shtëpiak, për shkak të akuzave për përfshirje në dosjen “Partizani.” Ish-kryeministri është marrë i pandehur për korrupsion pasiv, bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, i cili vazhdon të jetë në arrest shtëpie.

sali berisha spak

Sondazh

Poll

Konflikti në Kamëz,dy shoferë zihen me sende të forta

Konflikti në Kamëz,dy shoferë zihen me sende të forta

Janë paterica të Ramës",Berisha:Ishte i frikshëm vendimi i disa partive që futën familjarët në lista

"Do vendosim arsimtarin në piedestal!", Berisha: Rrogat e mësuesve do shkojnë drejt dyfishimit

Berisha: Tokat e bregut i grabiti mafia, ne do ia nxjerrim nga kthetrat dhe do ua kthejmë banorëve

Berisha tregon politikanët që e kanë frymëzuar: Trump kur guxoi të thotë se armiku më i rrezikshëm

Berisha fton emigrantët për të votuar:Kush ka probleme, të drejtohet tek faqja e PD "Diaspora Voton"

Berisha: Mbështetje financiare për investime, strehim dhe garanci për punësimin e tyre

Berisha: Interesi më madhor kombëtar i PD është integrimi i Shqipërisë në BE bazuar në reforma

Berisha: Do vendoset minimumi jetik që asnjë shqiptar që mos marrë më pak se 200 euro në muaj

Berisha: Shqipëria Madhështore do jetë Shqipëria që nuk do njohë varfëri ekstreme

Berisha: Duam që Shqipëria të jetë vendi i ëndrrave të ditës të rinisë shqiptare!

Rama: Brezi i ri duhet të kuptojë se politika nuk është e keqja

Rama: Nuk është mirë të shohësh njerëz që i njeh prej kohësh të vihen në hetim

Rama: Që nga dalja prej diktaturës, për herë të parë shohim mundësi reale për tu bashkuar me BE

Rama

Mbyllja e TikTok/ Rama: Prindërit më shihnin si mundësi që t’i shpëtoja fëmijët nga ajo mortje!

"Gjeli detit ngeli pa parti!" Rama:Ndërtoi Dash Sula forcë politike në Peqin,shkuan ia prishën natën

Rama vijon komentet për drejtësinë: Nuk kishte shpatë në dorë Altini, e kishte pushteti politik

Rama për procesin e integrimit: Patronazhistët e PS nuk janë asgjë para atyre të BE-së

"Fusin baballarët dhe tezet në lista"/Rama vijon ironitë:Në11Maj populli do i jap një mesazh kënetës

Zgjedhjet e 11 Majit/ Rama: Tani është mundësia për të bërë histori! Na është hapur dritarja e BE-së

Ramës nuk i del e keqja me opozitën: PS është shanci i fundit për të dalë nga këneta!

Zgjedhjet e 11 Majit/ Rama: Mandati më i fortë për PS-në! Qielli do të jetë kufiri i fitores!

Liria individuale e shqiptarëve është e kërcënuar/Rama:Anëtarësimi në BE proces jetik për Shqipërinë

"Rama çoi Pojen te qelia e Veliajt"/ Berisha: Kamerat do të tregojnë shumë gjëra...

Përgjimet e Veliajt/ Berisha: Redaktori është Rama, natën i ndërsen kundër Skapit, ditën i mbron

"Kishe pyt ku është Luli"/Rama ironizon Bashën:Na thave sytë o zotni! Jam tremb se ti do fitosh prap

Përgjimet e Veliajt/ Berisha: Ulsiu e futi në kurth! I vendosi çimka në të gjitha anët...

Përgjimet e Veliajt/ Berisha: Ulsiu e futi në kurth! I vendosi çimka në të gjitha anët...

Berisha publikon përgjimet e ministrit Balla: Ja si i bën pazare Suel Çela me dosjet e SPAK-ut

Listat e PS-së/ Rama: Kemi një skuadër që përfshin të gjitha moshat!

Protestuesi Ramës: Mund të mbyllësh TikTokun por do marrësh Noc Rrokun

Protestuesi Ramës: Mund të mbyllësh TikTokun por do marrësh Noc Rrokun

Mbyllja e TikTok/ I riu nga protesta: Shqipëria e sëmurë ka nevojë për një doktor dhe jo një artist

“Grekët i vunë flakën Athinës, serbët e shqyen Beogradin”/ Mehdi Malkaj: Po ne, dele jemi?

"Mu bë një padrejtësi në zyrat e NATO-s!" Romina:E kam nisur duke aspiruar për t'u bërë violiniste

"Je bërë edhe meme!" Muzhaqi për nisjen e karrierës në PS: Kur mora telefonatën u impresionova

Rama: Kush e do pasaportën e BE-së të na japë mandatin

Thirrja e Berishës: Asnjë votë për patericat e Ramës

Berisha: Dita e Verës i gjen shqiptarët më optimist se kurrë në ndryshimin e madh të 11 majit

"Vura dy verore, për Shqipërinë dhe BE-në", Marta Kos në Elbasan: Ende shumë punë dhe reforma

"Vura dy verore, për Shqipërinë dhe BE-në", Marta Kos në Elbasan: Ende shumë punë dhe reforma

Largimi i Dashnor Sulës/ "Midis betejës në sheshin e burrave zgjodhi Tikun", Berisha: Bëri gabim

"Do ndërtojmë unazën periferike të Shqipërisë"/ Berisha: Do i rikthehemi infrastrukturës rurale

Berisha: Aksi Milot-Lezhë-Shkodër do jetë përparësi e të gjitha përparësive

Berisha: 12 miliardë euro janë dhënë nga Rama për infrastrukturën

Rama bie brenda me fjalët e veta: Nuk do ndodhte pa perspektivën e BE

Marta Kos nxjerr bllof Ramën: Të gjithë reformat do të vijojnë dhe pas zgjedhjeve

Marta Kos: Shqipëria ka ecur shumë mirë, BE do të japë 1 mld euro për reformat

"Marta ne duam lekët tona"/Rama: Ambicia jonë është që të marrim pasaportën e BE brenda kësaj dekade