LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Rama: S'tërhiqem për amnistinë, mirëpresim rusët që ikin nga lufta, s'ka distancim me Ahmetajn

• Qeveria ka zyrtarizuar vendimin e marrë për rritjen e pagave të punonjësve të policisë, efektivëve të burgjeve, zjarrfikësve, gardistëve dhe punonjësve të administratës publike. Pensionet që do të riindeksohen dhe nënat me dy fëmijë do të marrin dyfishin e ndihmës ekonomike. Vetë kryeministri Edi Rama e bëri me dije këtë gjë pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave. • I pyetur në lidhje me fatin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, Rama bëri hapa pas dhe tha se deri më tani Policia e Shtetit nuk ka asnjë provë që tregon detaje në lidhje me 40-vjeçarin që rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit. • Kryeministri Edi Rama është shprehur i bindur edhe njëherë tjetër se drafti për 'amnistinë fiskale' do të shkojë deri në fund. I pyetur pas mbledhjes së qeverisë, Rama tha se nuk është dorëzuar ende në kuvend, por që nuk e ndalon dot asnjë vend i Bashkimit Evropian që ta çojë deri në fund. Rama tha se emigrantët shqiptarë nuk janë kriminelë e se të ardhurat e mbledhura nga puna e tyre në të zezë duhen trajtuar me më shumë respekt. • Për ndërtimet pa leje, ai deklaroi aksioni për faljen dhe sekuestron e kateve pa leje distancon qeverinë nga akuzat, ndërsa shtoi se beteja nuk fitohet kollaj. Ai tha se lajmet për paratë e paguara për t'i dedikuar atij një këngë nga grupi i quajtur “Zëri i Bilbilit”, janë përralla e shtoi se nuk është ai personi që ndan shpenzimet e Bashkisë Sarandë. • Rama u ka hapur dyert rusëve që po ikin nga vendi i tyre pas urdhrit të Presidentit Vladimir Putin për mobilizim. I pyetur në lidhje me reagimin e Shqipërisë ndaj qytetarëve që duan t'i shpëtojnë luftës, Rama tha se ata janë të mirëseardhur në vendin tonë. • Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk ka zhvilluar asnjë takim me ish-kreun e partisë socialdemokrate, i cili u filmua paraditen e sotme teksa futej në Kryeministri. I pyetur nga gazetarët për këtë 'vizitë suprizë', Rama tha se nuk kontrollon dot të gjithë godinën e takimet që bëhen në kryeministri. Ai madje shtoi se vetë hyn nga dikur tjetër dhe se detyra e tij nuk është 'përgjimi' i vizitorëve.

9 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

Grupi i dedikoi këngë në këmbim të 23 mln lekëve, Rama: Nuk jap unë visto për shpenzimet e Bashkisë Sarandë

Rama: S'tërhiqem për amnistinë, mirëpresim rusët
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se lajmët për paratë e paguara për t'i dedikuar atij një këngë nga grupi i quajtur “Zëri i Bilbilit”, janë përralla. Pas mbledhjes së qeverisë, Rama u pyet nga gazetarët në lidhje këtë gjë dhe tha se nuk është ai personi që ndan shpenzimet e Bashkisë Sarandë.

"Është hera e parë që e dëgjoj këtë gjë, është një përrallë. Me këtë rast, unë them të studioni pak më shumë polifoninë për të kuptuar që edhe kur bëhet fjalë për këtë, nuk ka të bëjë me të kënduarit mua apo dikujt tjetër, por me natyrën e kësaj mënyrë të të kënduari. Përsa i përket pagesës nga Bashkisë Sarandë, nuk jamë unë ai që jep visto për shpenzimet e Sarandës,"- tha Rama ndër të tjera. 

Grupi i quajtur “Zëri i Bilbilit” është paguar me 23 milionë e 322 mijë lekë të vjetra nga ana e Bashkisë Sarandë. Pagesat tashmë janë publike dhe kanë si motivacion kategorizimin “Shpenzime për aktivitete sociale për personelin”, kur i njëjtë grup polifonik i kushtoi një këngë kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, me rastin e inagurimit të Tunelit të Kardhiqit më 2 korrik 2022. Dosja.al kërkoi informacion zyrtarisht në bashkinë e Sarandës për këtë pagesë jo të vogël, e kryer në dy pagesa më 29 dhe 1 shtator, pra pas këngës që këndoi grupi.

Bashkia thotë se paratë nuk i janë dhënë drejtpërdrejt grupit ‘Zëri i Bilbilit’ për këngën e kënduar për inaugurimin e tunelit të Skarficës pjesë e rrugës së re Kardhiq-Delvinë, por për një projekt të paraqitur nga shoqata me NIPT K83918992V. Sipas Bashkisë Sarandë, pjesëmarrës në këto evente, përveç grupit që përfaqëson Shoqatën “Zëri i Bilbilit”, në kuadër të këtij projekti, ishin edhe grupe artistike e këngëtarë nga Bashki simotra, si dhe grupe artistike me emër në të gjithë vendin.

2 MUAJ ME PARE

I shkoi Tom Doshi në zyrë? Rama e mohon: S'di kë takoi, unë hyj nga diku tjetër e s'merrem me përgjime

Rama: S'tërhiqem për amnistinë, mirëpresim rusët
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk ka zhvilluar asnjë takim me ish-kreun e partisë socialdemokrate, i cili u filmua paraditen e sotme teksa futej në Kryeministri. I pyetur nga gazetarët për këtë 'vizitë suprizë', Rama tha se nuk kontrollon dot të gjithë godinën e takimet që bëhen në kryeministri. Ai madje shtoi se vetë hyn nga dikur tjetër dhe se detyra e tij nuk është 'përgjimi' i vizitorëve. 

"Nuk kam asnjë dijeni për këtë, se kush hyn dhe del në këtë godinë nuk është fare detyra ime. Unë hyj nga diku tjetër dhe kam pjesën time të punës. Është detyra juaj të përgjoni kush hyn e kush del,"- tha Rama.

Doshi u filmua sot në ambientet e Kryeministrisë. Në pamjet e publikuara nga Dosja.al, ai shihej teksa fliste në telefon dhe futej brenda ambienteve ku dhe Rama ka zyrën. Nuk dihet ende kë mund të ketë takuar. 

 

2 MUAJ ME PARE

Distancim nga Ahmetaj? Rama-gazetarëve: Ju paftë Zoti që tregoni përralla! Kemi të drejtën tonë të bëjmë lëvizje

Rama: S'tërhiqem për amnistinë, mirëpresim rusët
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u pyet ditën e sotme për largimin e Arben Ahmetajt nga posti drejtues në Qarkun e Vlorës. Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Rama mohoi distancimin e Ahmetajt nga partia duke thënë se largimi u bë për organizmin e zgjedhjeve vendore, asnjë arsye më shumë. Po ashtu, Rama tha se ai e ka në dorë se si organizohet skuadra, duke nënkuptuar partia.

Pyetja: Përse po distancohet kaq shumë nga Ahmetaj, a paralajmëron një hetim të tij për inceneratorët apo një non-grata.

Rama: Ju jeni në të drejtën tuaj t'i tregoni përralla popullit. Jeni në të drejtën tuaj, nuk dua ta diskutoj, natyrisht që kjo është një gjë që nuk do të ndodhte vite më parë. Por, ndodh fatkeqësisht këtu dhe kudo në botë. Në emër të lirisë i jepet e drejta mediave të abuzojnë deri në ekstrem, për ta kurdisur popullin me lloj lloj përrallash, vijnë rëndom nga qëllimi për të shpifur e për të bërë lajm. Zoti i paftë të gjithë e Zoti u kujdestë për të gjitha. E vërteta e ka gjithmonë më të vështirë të çajë në këtë botë ku mbijeton gënjeshtra. Një botë që tregon një përrallë për çdo qëllim. Jo moj zonjë. ne jemi në të drejtën tonë për të bërë lëvizje. Është e drejta juaj të thoni...

Pyetje: Është bërë një distancim total, edhe qarku i Vlorës ju hoq.

Edi Rama: Zonjë, të lutem shumë. Sesi organizohet një skuadër është e drejta e skuadrës. Nuk është e drejta e tifozëve ose e spektatorëve. Spektatorët shohin ndeshjen e rezultatet tregojnë. Pse duhet të ketë bërë patjetër dicka dikush të lëvizë nga një pozicion. Pse nuk është më thjesht se kaq. Organizimi bëhet për zgjedhjet vendore, nuk ka lidhje me përrallat e tjera.

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama mblodhi kryesinë e Partisë Socialiste për të zgjedhur skuadrën e re organizative zgjedhore. Në mbledhje u vendos që Arben Ahmetaj të mos ketë asnjë pozicion drejtues. Ai u zëvendësua nga Blendi Klosi në postin drejtues politik në Vlorë. Ahmetaj po ashtu është shkarkuar nga posti i zëvendëskryeministrit, duke u zëvendësuar me Belinda Ballukun. Ahmetaj është propozuar nga socialistët për postin e anëtarit të Komisionit për Integrimin Europian. 

2 MUAJ ME PARE

Raporti për performancën e koncesioneve, Rama s'ka informacion: Pyesni ministren, s'jam në dijeni

Rama: S'tërhiqem për amnistinë, mirëpresim rusët
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk kishte informacion për raportin për performancën e koncesioneve. Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Rama u pyet nga gazetarët për këtë raport. Ai u shpreh se nuk ka dijeni si dhe shtoi se për më shumë informacion mund të pyesin ministrat përkatës.

Pyetja: Ju morët një nismë për aministinë fiskale? Pse nuk është dorëzuar në Kuvend, jeni tërhequr? është dorëzuar buxheti faktik nga Ministria e Financave në Kuvend pa raportin e performancës së koncesioneve si detyrim ligjor. Pse nuk është bërë një raport performance?

Rama: Për këtë pyesni ministren e Financave, nuk jam në dijeni të një fakti teknik. Ne nuk jemi tërhequr, po vazhdojmë të shikojmë dhe të sheshojmë keqkuptimet. Amnistia do të bëhet sepse atë e kërkojnë shumica dërrmuese e shqiptarëve. 

2 MUAJ ME PARE

Rama iu hap derën rusëve: Kush s'i bashkohet mobilizimit të Putin, është i mirëseardhur në Shqipëri

Rama: S'tërhiqem për amnistinë, mirëpresim rusët
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka hapur dyert rusëve që po ikin nga vendi i tyre pas urdhrit të Presidentit Vladimir Putin për mobilizim. I pyetur në lidhje me reagimin e Shqipërisë ndaj qytetarëve që duan t'i shpëtojnë luftës, Rama tha se ata janë të mirëseardhur në vendin tonë. 

"Janë të mirëseardhur në Shqipëri,"- tha Rama pa shtuar më shumë detaje në lidhje me mënyrën se si do të bëhet pritja e rusëve në vendin tonë. 

Çfarë po ndodh në Rusi? 

Më 21 shtator presidenti rus Vladimir Putin shpalli mobilizim të pjesshëm në Rusi. Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha se të gjithë njerëzit me përvojë ushtarake do të marrin trajnim ushtarak dhe do të dërgohen në Ukrainë. Ky vendim i Presidentit rus ka bërë që mijëra qytetarë të largohen nga vendi për t’ju shmangur rekrutimit. Kjo gjë ka sjellë protesta maive në Rusi e arrestime të miëjra qytetarëve. Shumë rusë që po i largohen vendit po shkojnë në Gjeorgji, Turqi e Emiratet e Bashkuara Arabe. 

2 MUAJ ME PARE

Amnistia fiskale/ Rama: Shqiptarët nuk janë kriminela, s'na ndalon asnjë ndërkombëtar që ta përfundojmë nismën

Rama: S'tërhiqem për amnistinë, mirëpresim rusët
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur i bindur edhe njëherë tjetër se drafti për 'amnistinë fiskale' do të shkojë deri në fund. I pyetur pas mbledhjes së qeverisë, Rama tha se nuk është dorëzuar ende në kuvend, por që nuk e ndalon dot asnjë vend i Bashkimit Evropian që ta çojë deri në fund. Rama tha se emigrantët shqiptarë nuk janë kriminelë e se të ardhurat e mbledhura nga puna e tyre në të zezë duhen trajtuar me më shumë respekt.

Pjesë nga prononcimi: 

Pyetje: Ju morët një nismë për amnistinë fiskale, pse nuk e dorëzuat në Kuvend, jeni tërhequr?

Edi Rama: Nuk jemi tërhequr, por po vazhdojmë të dikskutojmë dhe të dëgjojmë për të sheshuar të gjitha keqkuptimet, apo dëshirën për të mos kuptuar. Amnistia fiskale do të bëhet, do të bëhet, e kam thënë dhe e përsëris. E kërkon shumica dërrmuese e shqiptarëve dhe e patë në Këshillimin Kombëtar. Dhe siç e patë, të gjitha pikat e Këshillimit Kombëtar kanë hyrë në rrugën e zgjidhjes, nënave me tre fëmijë u është dyfishuar ndihma, e kemi marrë parasysh e kështu me radhë të gjitha nismat e tjera. Nëse politikanëve në Shqipëri u është dhënë e drejta të gabojnë më shumë se një herë. Nëse kemi një parti që është financuar me paratë e një vendi armik, të ekspozuar si armik e aggressor i Kombeve të Bashkuara. Në atë parti sot kemi në krye një person të shpallur non-grata për të gjitha të zezat. Çfarë të drejte kemi ne që të ndalojmë ligjshmërinë e parave të shqiptarëve që kanë bërë para në të zezë nga halli jashtë vendit. Ne nuk jemi askushi që t'ju themi se për këtë shkak nuk mundeni, e kush janë ata që na thonë ne që s'e bëni dot se shqiptarët janë kriminelë. Unë atyre s'u vë faj sepse këtë gjë ia kemi bërë vetë vetes përmes politikanëve që s'kanë lënë gjë pa bërë për të sulmuar politikanët në kurriz të shqiptarëve. Atë që i bëjnë Shqipërisë vetë shqiptarët nuk ia ka bërë asnjë armik. Secili do të ketë bindjen e tij por unë përfaqësoj shqiptarët, nuk përfaqësoj askënd tjetër. 

Pyetje: Si mund ta bëni duke pasur BE-në kundër, kur në Shqipëri nuk futesh dot me 10 mln lekë të padeklaruara?

Edi Rama: Nuk jam unë me këto llafe të thëna në hava. Ju me kë jeni se nuk e kuptoj, jeni me shqiptarët apo me kë. Amnistitë fiskale ne i kemi parë dhe studiuar nga të gjitha vendet e BE-së, nuk i kemi gjetur në Australi apo Amerikën Latine. Janë bërë në shumë vende dhe ne nuk po bëjmë diçka që është një shpifje. Këtu flasim për punët e bëra në të zeza dhe jo punët e zeza, pak më shumë respekt kur flisni për emigrantët. Ky nuk është një ligj për mua dhe një ligj për gjykatësit e prokurorët. Nuk është një ligj për ta. Nuk është një ligj kaste, është për ata që kanë lënë vite të tëra rrugëve për të kursyer para. Çfarë keni ju me ta, pse nuk jeni mbështetës, qani hallin tim se si do ta bëj unë? Kjo është çështja më e vogël. Unë nuk jam këtu për interesat e mia personale. Këtë ligj e kërkon 60% e njerëzve, e kërkojnë ata emigrantë që heqin picirin për të sjellë para këtu dhe ju qani hallin se do mërzitet BE. 

2 MUAJ ME PARE

Ndërtimet pa leje, Rama: Betejë që nuk fitohet brenda 1 viti

Rama: S'tërhiqem për amnistinë, mirëpresim rusët
Edi Rama

TIRANE- Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se ndërtimet pa leje sot në Shqipëri janë 10 herë më parë. Rama tha se aksioni për faljen dhe sekuestron e kateve pa leje distancon qeverinë nga akuzat, ndërsa shton se beteja nuk fitohet kollaj.

Bëhet fjalë për çmimin e tregut jo për çmimin real. E dyta, të gjithë ata që vazhdojnë dhe i bien fyellit në një vrimë që s'ka lidhje me thelbin dhe me rezultatin e kësaj nisme. E para, këtë problematikë ndryshe nga të tjera nuk e ngriti as politika as media. Fatkeqësisht nuk e ngriti as drejtësia. Këtë e ngritëm ne, dhe natyrisht e ngritëm ne për një arsye të thjeshtë. Asnjë nga ata që ndërtojnë mijëra metra katrorë, nuk na mbajnë dot lidhur. Kjo masë rrëzon mitin e fshehjes sime dhe tonë kundër kullave dhe pallateve. As ju s'do kishit marrë vesh gjë, as të tjerët. është shumë e thjeshtë dhe atyre që thonë atyre i keni vënë vetë, iu them merrni fjalët mbrapsht. Nuk kemi vënë ne njeri vetë, as prokuror as gjyqtarë. S'kanë më fuqi sot. Subjektet duhet ti dhurojnë vetë me dëshirë, ose ti blejnë, në të kundërt do t'ju konfiskohen dhe do të marrin edhe gjobë. Duhet të jesh i verbër. Metrat jashtë ligjit janë 10fish më pak, por kjo është beteje që fitohet por jo brenda një viti. Edhe Italia dhe Spanja do e kishin fituar. Të gjitha shtetet kanë patur një problematikë të tillë.

 

2 MUAJ ME PARE

Rama bën hapa pas për Martinajn: Policia s'ka prova, ndaj s'del dot me komunikatë zyrtare

Rama: S'tërhiqem për amnistinë, mirëpresim rusët
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë hapa pas në lidhje me hetimet për fatin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, i cili rezulton i zhdukur pa gjurmë prej 9 gushtit. Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë, Rama, ndryshe nga më herët që deklaronte se Policia e Shtetit kishte dijeni për atë që kishte ndodhur me Martinajn, tha se blutë nuk kanë asnjë provë. Kreu i qeverisë tha që në momentin që do të ketë prova, Policia e Shtetit do të flasë, por për sa kohë nuk ka asnjë provë, nuk bën dot asnjë komunikatë në lidhje me këtë ngjarje. 

"Nuk e di se çfarë nënkuptoni ju me të tjera, por në momentin që Policia e Shtetit do të ketë prova do të flasë. përsa kohë nuk ka folur do të thotë që nuk i ka proivat e mjaftueshme,"- tha Rama ndër të tjera. 

Ervis Martinaj ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Por, në 9 gusht, ai u zhduk pa gjurmë. Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi dhe inskenim. Lidhur me këtë çështje, ka pasur edhe reagime nga kryeministri Edi Rama. Ai paralajmëroi edhe zhvillime, duke u shprehur se Policia e ka një përgjigje, por shumë shpejt do dalë me prova. Deri më tani, sipas publikimeve të dokumenteve në media, Prokuroria ka dalë në përfundimin se i shumëkërkuari Ervis Martinaj është ‘shitur’ nga një vajzë dhe më pas është ekzekutuar. Zyrtarisht nuk ka ende asnjë version.

2 MUAJ ME PARE

Rama zyrtarizon rritjen e pagave për efektivët, zjarrfikësit e administratën, dyfishohet ndihma ekonomike për nënat kryefamiljare me 2 fëmijë

Rama: S'tërhiqem për amnistinë, mirëpresim rusët
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zyrtarizuar vendimet e marra më herët si pjesë e paketës për rritjen e pagave gjatë periudhës së krizës me të cilën po përballet vendi ynë e jo vetëm, si pasojë e luftës në Ukrainë. Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Rama tha se pagat do të rriten për efektivët, gardistët, zjarrfikësit, policët e burgjeve në masën 15 dhe 7%, për nivelin bazë dhe të mesëm.

Ai shtoi se ndihma ekonomike është dyfishuar edhe për nënat kryefamiljare me dy fëmijë.Po ashtu, sipas Ramës, edhe për të gjithë të moshuarit mbi 65 vjeç që janë në kategorinë e ndihmës ekonomike bëhet dyfishim në mënyrë që pesha më e madhe të lehtësohet më shumë.

"Niveli bazë dhe i mesëm i Policisë së Shtetit kanë përfituar shtesë page, 15 dhe 7 %, shtesë page për gardën e Republikës, për zjarrfikësit dhe për policinë e burgjeve, për administratën publike. Ajo qqë vlen të lexohet është se principi mbetet po ai i ditës së parë, kush ka më pak, mbështetet më shumë. nga ana tjetër, e njëjta gjë do të ndodhë me pensionet që janë riindeksuar dhe kemi një rritje prej 9.5% në raport me pensionin e një viti më parë. E njëjta gjë me të gjithë familjet në ndihmë ekonomike, kanë një rritje prej 10%. Gratë kryefamiljare me dy fëmijë kanë dyfishim ndihmën ekonomike. Po ashtu për të gjithë të moshuarit mbi 65 vjeç, që janë në kategorinë e ndihmës ekonomike, bëhet dyfishim në mënyrë që pesha më e madhe të lehtësohet më shumë.

edi rama

Sondazh

Poll

Aksidenti me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës, makina mori para bordurat e rrugës

Aksidenti me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës, makina mori para bordurat e rrugës

VIDEO- Shpërthimi me tritol në butikun në Durrës, ja si u dëmtua biznesi i gruas

Berisha dhe demokratët 'zaptojnë' Kuvendin

Me pistoleta dhe kallashnikovë në Range Rover/ Arrestohen 4 "të fortët" në Tiranë

Berisha shton akuzën ndaj Ballës: Te ndjek hija e avokatit Ravik Gurra

VIDEO E SHERRIT/ Berisha akuzon Ballen per vrasjen e avokatit Ravik Gurra

PA KOMENT- Shkodra 'nën ujë', ja si duket qyteti

Protesta kundër traut në Divjakë, një betoniere brenda parkut

EKSKLUZIVE- Lulzim Basha takohet me Ben Blushin ne Panairin e Librit, merr me vete edhe vajzën

Balla: Berishës iu dogjën tre marrëveshje tek Porti i Durrësit, koncensionarët po i kërkojnë lekët

Balla-Spahos: Do shkosh tek Porti i Durrësit me pistoletë si Strazimiri, s'keni zgjidhje tjetër

Ndërtimi i rrugëve/Balla 'shigjeton' Partinë e Lirisë:Mondi bëj kallëzime, kishin ministritë në 2017

Balla 'lëshon' gojën: Saliut i rri mendja tek vëllezërit Kariç, na vjen dhe zor t'i përmendim...

Elisa Spiropali realizon "ëndrrën" e fëmijërisë me Berishën, del LIVE me të, tregon 2 gishta

Perplasje mes banoreve dhe Policise ne Divjake

Berisha 'shënjestron' Ulsi Manjën: Vetëm dy mushka kanë mbetur pa u punësuar në fshatin tënd

Berisha bllokon foltoren dhe del në Facebook: Jam live në gjithë botën, mos ma qani hallin mua!

Berisha: Parlamentin e komandojne grupet kriminale

Dëshmia e Orges Xhelilit para avokatëve: Policët bashkiakë më goditën

ME VIDEO- PLAS KEQ SHERRI në Komision, Braçe e humb kontrollin, "shpërthen": Ik ore pirdhu!

Protesta e opozitës, pamjet nga Bulevadi, mijëra qytetarë të mbledhur

Sherri i plotë i Ramës me dy deputetët e PD: Ta tregoj unë ty, do të shkatërroj!

Balla: Kokoneshi jashtë rrezikut për jetën

Veliaj takon Papa Françeskun: Jemi takuar në Tiranë...e aprovuam ndërtimin e bustit të Nënë Terezës

Droge mes karameleve ne Tirane

Grida Duma lë mandatin, kolegët e saj në lot, Açka dhe Gjekmarkaj të përlotur

Grida Duma lë mandatin e deputetes së Partisë Demokratike

Masakra e Lushnjes, babai i Leart Haxhiut: Djali im është i pafajshëm, se di ku është

Përdhunues serial, MOMENTI i arrestimit të Spartak Dyrmishit

Nga një armë në çdo raft rrobash, çfarë gjeti Policia gjatë aksionit në Shkodër

Dalin PAMJET nga megaaksioni në Korçë

Qeni i prish mitingun Ramës, të gjithë meken, kryeministri: Po lëre në punën e vetë...

Ibrahim Lici mesazh audio nga Turqia: Jetoj i lirë, nuk jam arrestuar

Arrestohet Agim Gjata, qelloi mbi RENEA

Meta: O Edi, o lepurush, do të shporrim me poezinë ‘liri a vdekje’ të Havzi Nelës

Pakti PD PL, Meta: Kryetari i Keshillit super politikan

Paloka 'korrekt' me orarin, takohet me Bardhin në një lokal para parlamentit

Alibeaj-Majkos: Je kokrra e komunistit! Deputeti socialist: Budalla! Dosjet s'mund të hapen për...

Flet avokati i vellezerve Mollaj: Tina genjen, e shantazhojne

Durrësi zgjohet nën ujë

Tetori rozë, vajzat dhe gratë e FA i bashkohen fushatës sensibilizuese kundër kancerit të gjirit

NIS PROTESTA në Elbasan/ Qytetarët fikin makinat në shenjë rebelimi, rreshtohen në shesh

Alibeaj pranoi bashkëpunimin, do nisin negociatat/ Berisha: E mirëpres. S'tërhiqem nga Primaret

Demokrati emocionet për 'doktorin'! I bie telefoni kur po fliste me Berishën,e përplas në tokë

Privatizimi i ish-klubit ‘Partizani’, dëshmon Qirjazi: MM më kërkoi firmën, bëra ç’ishte e ligjshme

Tiranë, bënin kontrabandë me veshje, pije, cigare dhe rroba, 3 të arrestuar në 2 operacione

Me 14 emigrantë në Morinë, arrestohet 19-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

Rrumbullaku ngre strukturë për emërimet në polici: Riformatim ekipeve që hetojnë krimin

Me dy kallashnikovë në shtëpi e municion luftarak, arrestohet 31-vjeçari në Dibër

"Porsche", "Maseratti" e 'Mercedes Benz", arrestohet 52-vjeçari që shiste mjetet e vjedhura në BE