LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Rama vizitë zyrtare në Francë, konferencë me Macron: Do nënshkruajmë një hua prej 120 mln euro për reformat në Shqipëri, një Këshill të përbashkët për Inovacionin

• Kryeministri Edi Rama është pritur me ceremoni zyrtare nga presidenti francez, Emmanuel Macron. • Rama ndodhet në Francë në kuadër të një vizite dy ditore me ftesë të Macron. • Nga pamjet e ndara në rrjetin e tij social, Rama është pritur me ceremoni në pallatin Elysee. • Ata kanë zhvilluar një takim kokë më kokë dhe një konferencë të përbashkët për shtyp. •  Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se mbështet rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. • Në konferencë, Macron ka deklaruar se Franca është e vendosur për të mbështetur ecurinë e Ballkanit Perëndimor. • Po ashtu ai ka theksuar se është e nevojshme që të normalizohen marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. • Presidenti frances Emmanuel Macron ka deklaruar se do të ketë një Këshill mes Francës dhe Shqipërisë për inovacionin. • Gjatë konferencës me kryeministrin Edi Rama, Macron tha se marrëveshja ndërqeveritare do të nënshkruhet për menaxhimin e turizmit të qëndrueshëmsi dhe ujit. • Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama është mahnitur nga pritja zyrtare që Macron i bëri gjatë vizitës zyrtarë në Francë. • Në një konferencë për mediat, Rama tha se kjo do të thotë shumë për Shqipërinë dhe shqiptarët, pasi vërteton miqësinë mes dy vendeve. • Po ashtu Rama theksoi se një Evropë e fortë nuk mbetet peng i mënyrave të vjetra të integrimit. • Ndërkohë, presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se Franca dhe Shqipëria do të nënshkruajnë një marrëveshje për një hua prej 120 milion eurosh. • Macron ka deklaruar se me këtë hua, do të ndihmohet vendi me përparimin e disa reformave mjedisore. • Gjatë vizitës në Paris, kreu i qeverisë do të zhvillojë një sërë takimesh të përqendruara, kryesisht në promovimin e potencialeve dhe klimës pozitive që Shqipëria ofron për zhvillimin e investimeve të huaja, si dhe në perspektivën e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e teknologjisë dhe inovacionit. • Axhenda do të vijojë në orën 16:00 me vizitën dhe takimet në STATION F, inkubatori më i madh në botë i startup-eve dhe inovacionit, si dhe me mbledhjen inauguruese të Këshillit të Inovacionit Francë-Shqipëri –CIFA.

6 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

Rama-Macron: Kemi një aftësi besnikërie që është unike, nëse keni nevojë për ndihmë thërrisni një shqiptar

Rama vizitë zyrtare në Francë, konferencë me Macron: Do
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se vendi ynë pret me krahë hapur çdo gjë që vjen nga Franca. Gjatë konferencës për mediat, Rama tha se të jesh pro francez do të thotë të jesh etalon i të qenit europian, pasi nuk mund të jesh europian pa qenë pro francës. Po ashtu ai ka deklaruar se shqiptarët janë një komb besnik dhe nëse ka ndonjëherë nevojë për ndihmë duhet të thërrasi një shqiptar.

"Përtej vizitës tuaj në Shqipëri, ka pasur një vijim, pasi janë gjëra që po ndodhin, ka projekte. Tani kemi një horizont të ri të punës së përbashkët, ku ka nisur investime për njohjen dhe investimin francez për parqet fotovoltaike të rajonit. Është shkolla 42, që po hap dyert fal mbështetjes tënde dhe falë personalitetit vërtet të jashtëzakonshëm të zotërisë. Dua të bëjmë më shumë, sot ishim me Medefin, duke ka shumë interes dhe do ti presim me krahë hapur për çdo gjë që vjen nga Franca. Kur Franca mbërrin nuk është çështje parash, është çështje njohjeje kulture. Të kesh më shumë Francë do të thotë të kesh më shumë burime. Jemi pro francez, sepse mendoj se të jesh pro francez do të thotë të jesh etalon i të qenit europian. Nuk mund të jesh pro europian pa qenë pro francez.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje i nivelit të lartë mes qeverive do të na hap dyert, mundësi të reja për të pasur edhe më shumë Francën në shqipëri. Për të qenë në majë, për të treguar se Franca nuk është vetëm një vend që e shohim me admirim. Franca do të bëjë pjesë në të tashmen, si një mbështetje  e prekshme. Vetëm mund të them faleminderit. Në emër të gjithë shqiptarëve. Që të them të drejtën kanë qenë disi skeptik lidhur me Francën para disa vitesh. Por ne kemi një aftësi besnikërie që është unike. Nëse do të keni nevojë një ditë kur jeni në nevojë thërrisni një shqiptar dhe ai do tju ndihmojë shumë," tha Rama. 

1 MUAJ ME PARE

Macron: Do nënshkruajmë një hua prej 120 mln euro për reformat në Shqipëri

Rama vizitë zyrtare në Francë, konferencë me Macron: Do
Emmanuel Macron

TIRANË- Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se Franca dhe Shqipëria do të nënshkruajnë një marrëveshje për një hua prej 120 milion eurosh. Gjatë një konferencë me kryeministrin Edi Rama, Macron ka deklaruar se me këtë hua, do të ndihmohet vendi me përparimin e disa reformave mjedisore. 

"Agjencia franceze e zhvillimit do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në reformat e saj ekonomike dhe tranzicionin energjitik dhe nënshkrimi i një huaje prej 120 milionë euro për reformën mjedisore dhe një memorandum bashkëpunim me ministrinë e mjedisit do të lejojmë të kapërcejmë këto etapa dhe më shumë se ato që kemi nisur para 6 muajve me sipërmarrësit që kishin ardhur me mua në Tiranë”, tha Macron.

1 MUAJ ME PARE

Rama mahnitet me pritjen e Macron: Hera e parë që një përfaqësues i shtetit shqiptar të pritej në këtë mënyrë

Rama vizitë zyrtare në Francë, konferencë me Macron: Do
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është mahnitur nga pritja zyrtare që Emmanuel Macron i bëri gjatë vizitës zyrtarë në Francë. Në një konferencë për mediat, Rama tha se kjo do të thotë shumë për Shqipërinë dhe shqiptarët, pasi vërteton miqësinë mes dy vendeve. Po ashtu Rama theksoi se një Evropë e fortë nuk mbetet peng i mënyrave të vjetra të integrimit.

"Po vij nga një përvojë e denduar, para disa minutash që nuk e kisha imagjinuar kurrë në jetën time që u nënshkrua me mbërritjen time në Francë në fillim të viteve ’90, kur vija nga aeroporti mbajta radhën gjatë për të gjetur një taksi, pastaj jetova vështirësi të mëdha të asaj kohe për të gjithë ata që vinin nga Shqipëria dhe Evropa nuk ishte e lehtë për ne. Mendova se kisha parë gjithçka kur edha një ditë në këtë pallat, por sot jam vërtet shumë krenar jo për veten por Shqipërinë dhe miqësinë mes dy vendeve, Hera e parë në historinë tonë të marrëdhënieve tona diplomatike që një përfaqësues i shtetit shqiptar të pritej në këtë mënyrë.

Kjo do të thotë shumë për Shqipërinë dhe shqiptarët, bëmë shaka me ambasadorin sepse ishin një ekip miqsh të Shqipërisë që në vitet ’90 ishin një numër i vogël sa gishta e një dore, sot janë shumë më tepër. Ka njerëz që vijnë në Shqipëri për ndërmarrjet e tyre, dua të falenderoj për vizionin dhe vendosmërinë që ke shtyrë këtë valë të re të afrimit ndërmjet vendeve të Ballkanit dhe BE për të vënë në tryezë nevojë për të shoqëruar këtë proces integrimi me një proc përafrimi përtej rrugëve burokratike të çdo vendi. Jemi sot dëshmitarë të rezultarteve për Shqipërinë dhe vendet e BE. Një Evropë e fortë, e bashkuar që nuk mbetet peng i mënyrave të vjetra tradicionale të integrimit," tha Rama.

1 MUAJ ME PARE

Macron: Do të kemi një Këshill Francë-Shqipëri për Inovacionin

Rama vizitë zyrtare në Francë, konferencë me Macron: Do
Rama dhe Macron

FRANCË- Presidenti frances Emmanuel Macron ka deklaruar se do të ketë një Këshill mes Francës dhe Shqipërisë për inovacionin. Gjatë konferencës me kryeministrin Edi Rama, Macron tha se marrëveshja ndërqeveritare do të nënshkruhet për menaxhimin e turizmit të qëndrueshëmsi dhe ujit. 

"Të forcojmë partneritetin tonë të çmuar në të gjitha fushat. Do të nënshkruajmë në marrëveshje ndërqeveritare, në menaxhimin e ujit, turizmit të qëndrueshëm dhe inovacionit. Këshill Francë-Shqipëri për inovacionin," tha Macron.

1 MUAJ ME PARE

Macron konferencë me Ramën: Ju mbështesim drejt rrugës evropiane, të normalizohen marrëdhëniet Serbi-Kosovë

Rama vizitë zyrtare në Francë, konferencë me Macron: Do
Emmanuel Macron

FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se mbështet rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Në një konferencë për mediat, Macron ka deklaruar se Franca është e vendosur për të mbështetur ecurinë e Ballkanit Perëndimor. Po ashtu ai ka theksuar se është e nevojshme që të normalizohen marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. 

"Këto dy vizita dëshmojnë për dinamikën e jashtëzakonshme të marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Francës. Ju e dini që do të keni besim tek vendosmëria për të bërë më shumë. Dua të tregoj vendosmërinë e Francës për Ballkanin Perëndimor, këtu bëhet fjalë për bashkimin e Europës për të bërë më te fortë ndaj luftërave. Shqipëria ka vazhduar rrugën Europiane me vendosmëri, kini besim tek mbështetja jonë, jemi të impresionuar nga tërësia e reformave dhe kapacitete për të avancuar. Dua të përshëndes zërin e fortë në rajon të Shqipërisë në skenën ndërkombëtare. Kështu ka qenë dy vite kur ju mbanit postin në Këshillin e Sigurimit. Në të gjitha çështjet rajonale është i nevojshme normalizim i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës," tha Macron.

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Vizita dyditore në Francë, Rama pritet me ceremoni zyrtare në pallatin "Elysee", do të zhvillojë takim me Macron

Rama vizitë zyrtare në Francë, konferencë me Macron: Do
Rama në Paris

PARIS- Kryeministri Edi Rama është pritur me ceremoni zyrtare nga presidenti francez, Emmanuel Macron. Rama ndodhet në Francë në kuadër të një vizite dy ditore me ftesë të Macron. 

Nga pamjet e ndara në rrjetin e tij social, Rama është pritur me ceremoni në pallatin Elysee ku më pas do të ketë një takim me Macron.  Në orën 14:45, Rama dhe Macron do të zhvillojnë një takim kokë më kokë. Gjatë vizitës në Paris, kreu i qeverisë do të zhvillojë një sërë takimesh të përqendruara, kryesisht në promovimin e potencialeve dhe klimës pozitive që Shqipëria ofron për zhvillimin e investimeve të huaja, si dhe në perspektivën e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.

Axhenda do të vijojë në orën 16:00 me vizitën dhe takimet në STATION F, inkubatori më i madh në botë i startup-eve dhe inovacionit, si dhe me mbledhjen inauguruese të Këshillit të Inovacionit Francë-Shqipëri –CIFA, ku do të marrë pjesë edhe Sekretarja franceze e Shtetit për Industrinë Numerike, përfaqësues të ministrive franceze të Jashtme dhe të Ekonomisë, si edhe operatorë të ndryshëm franceze e shqiptarë në fushën e inovacionit.

Së bashku me Kryeministrin Rama pjesë e delegacionit qeveritar do të jenë Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhe, Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Arbjan Mazniku, si dhe Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni.

edi rama emmanuel macron

Sondazh

Poll

Nis fuqishëm protesta para Bashkisë Tiranë, qytetarët hedhin molotov para godinës

Nis fuqishëm protesta para Bashkisë Tiranë, qytetarët hedhin molotov para godinës

Të pranishëm në protestë, akti fisnik i qytetarëve, u japin ujë efektivëve të policisë

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat