LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Rikthehen tensionet në Veri të Kosovës, të shtëna e shpërthime, ambasadori amerikan: Të ruhet qetësia

• Rikthehen tensionet dhe të shtënat në Veri të Kosovës. Zyrat e KKZ-së në Mitrovicën e Veriut u thyen nga persona të panjohur, disa ditë para mbajtjes së zgjedhjeve për kryetar të katër komunave pas dorëheqjes së listës serbe. • Gjithashtu janë dëgjuar shpërthime në Zubin Potok, pikërisht një nga komunat e Mitrovicës. • Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën, Petar Petkoviç dënoi sulmet dhe akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për provokim tensionesh ndërkohë që në Tiranë mbahet Samiti i BE. • Ndërkohë policia e Kosovës ka dalë me një njoftim zyrtar ku konfirmoi se pa patur disa të shtëna dhe shpërthime në Zubin Potok dhe raportoi se ka dhe të lënduar. • Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç tha se autoritetet e Kosovës kanë dërguar sot forca policie për provokim. • Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha se situata në veri degradon për shkak të bandave kriminale që përkrahen nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç. • Tensionet në veri kanë marrë vëmendjen edhe të ambasadorëve të huaj në Kosovë.    • Ambasadori amerikan Jeff Hovenier si dhe ai gjerman John Rode kanë deklaruar se këto situata duhet që të marrin fund.

10 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Tensionet në veri të Kosovës, xhipat e Kfor-it hyjnë në oborrin e kopshtit në Leposaviq

Rikthehen tensionet në Veri të Kosovës, të shtëna e
Leposavic

KOSOVË- Dy xhipa të KFOR-it sot kanë hyrë në oborrin e çerdhes “Naša radost” në Leposaviq të Mitrovicës së Veriut pas tensioneve të raportuara që ditën e djeshme.

Sipas mediave serbe, punëtorët që i kanë vërejtur kanë shkuar në hyrjen kryesore të kopshtit, por pjesëtarët e KFOR-it që kanë zbritur nga xhipat pasi kanë hyrë në oborr nuk kanë dashur të komunikojnë me ta. Siç thanë punëtorët e kopshtit, kjo ka ndodhur teksa fëmijët ishin duke fjetur.

Anëtarët e KFOR-it shkurtimisht kërkuan nga punëtorët që të hapin portën e hyrjes kryesore në mënyrë që ata të mund të largohen nga kopshti, gjë që e bënë menjëherë pas kësaj.

Ditën e martë më datë 6 dhjetor 2022, në Veriun e Kosovës ka pasur shpërthime, pasi serbët lokalë nuk po pranojnë mbajtjen e zgjedhjeve lokale të dhjetorit. Zgjedhjet e jashtëzakonshme u shpallen pasi kryetarët nga radhët e Listës Serbe dhanë dorëheqje.

1 VITE ME PARE

Shefi i EULEX-it dhe ambasadori gjerman të shqetësuar për situatën në veri: Dhuna është e papranueshme

Rikthehen tensionet në Veri të Kosovës, të shtëna e
Mitrovice

KOSOVË- Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, dhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, kanë thënë se janë të shqetësuar për situatën në veri të vendit. Wigemark ka shkruar në Twitter se është i shqetësuar me incidentet e djeshme në veri dhe se "çdo protestë duhet të jetë paqësore dhe të gjithë duhet të qëndrojnë të qetë dhe të përmbajtur".

Ai tha se EULEX-i do të vazhdojë ta monitorojë situatën në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in. Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka shpërndarë postimin e Wigemarkut në Twitter, dhe ka shkruar “vërtet shumë shqetësuese”, duke shtuar që ai mbështetë protestat paqësore, por duhet të ketë “zero tolerancë ndaj dhunës”.

“Dhuna e djeshme ndaj zyrave të komisioneve komunale zgjedhore është e papranueshme”, ka thënë Rohde.

Komentet vijnë një ditë pasi grupe të qytetarëve serbë në veri penguan hapjen e zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke shkaktuar edhe incidente me armë zjarri dhe granata. Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës "duhet të jetë prioriteti më i lartë", dhe se aktualisht nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës.

Zgjedhjet në katër komunat e banuara me shumicë serbe - Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq e Zveçan - janë planifikuar të mbahen më 18 dhjetor. Ato u shpallën pasi kryetarët e tyre dhanë dorëheqje në fillim të nëntorit, në shenjë kundërshtimi ndaj planit të Qeverisë së Kosovës për t'i riregjistruar makinat me targa ilegale serbe në veri.

Lista Serbe - partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila me mbështetjen e Beogradit zyrtar i udhëhoqi këto komuna - i kundërshton këto zgjedhje. Udhëheqësit e Kosovës i dënuan incidentet e së martës, ndërsa kryeministri Albin Kurti paralajmëroi shtim të forcave në veri. Zyrtarë të KQZ-së thanë, po ashtu, se në rrethana të tilla, "nuk mund të punohet sipas planeve të parapara".

Marrë nga REL

1 VITE ME PARE

Sveçla: Grupe të organizuara dhe individë të maskuar sulmuan zyrtarët në veri

Rikthehen tensionet në Veri të Kosovës, të shtëna e
Xhelal Sveçla

KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se “grupe të organizuar me disa individë të maskuar”, sulmuan me “shok bomba dhe të shtëna në ajër” zyrtarët zgjedhorë dhe ata policorë në veri të Kosovës.

Më 6 dhjetor, Policia e Kosovës konfirmoi se kanë ndodhur disa incidente në Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut, në kohën kur policët po shoqëronin autoritetet zgjedhore në këto dy komuna me shumicë serbe. Policia tha se dyshohet se kishte "shkrepje me armë dhe shpërthime".

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se zyrtarët komunalë zgjedhorë u parandaluan që të shkonin në zyrat e tyre në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok për të kryer “detyrat zyrtare”. Sveçla i quajti të papranueshme sulmet, që sipas tij, kanë për qëllim bllokimin e procesit zgjedhor.

“Organizimi i zgjedhjeve është obligim kushtetues ndërsa pjesëmarrja në to është e drejtë e qytetarëve që nuk mund të cenohet nga askush”, tha ai.

Katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq – kanë mbetur pa kryetarë që nga nëntori, pas dorëheqjes së tyre. Ata kanë dhënë dorëheqje, në shenjë kundërshtimi ndaj një vendimi të Qeverisë së Kosovës për të riregjistruar makinat me targa ilegale serbe në veri. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar 18 dhjetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve në këto katër komuna.

Marrë nga REL

1 VITE ME PARE

Tensionet në veri, ambasadori amerikan: Të shqetësuar që nuk janë krijuar kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve

Rikthehen tensionet në Veri të Kosovës, të shtëna e
Jeff Hovenier

KOSOVË- Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka reaguar pas incidenteve me granata dore që ndodhën të martën në veri të Mitrovicës, ku persona të maskuar dëmtuan zyret e komisioneve komunale zgjedhore në këtë pjesë. Me anw tw njw postimi nw Twitter, Hovenier ka shkruar se përdorimi i dhunës dhe i frikësimit, nuk është metodë e përshtatshme proteste në asnjë rrethanë. Ambasadori amerikan ka shtuar se SHBA-të janë të shqetësuara që nuk janë krijuar kushtet për momentin që zgjedhjet në veri të mbahen në fund të këtij muaji.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë ata që ushtruan dhunë gjatë incidenteve të djeshme në veri të Kosovës. Përdorimi i dhunës dhe i frikësimit, duke përfshirë përdorimin e një mjeti shpërthyes, dhe rrezikimin e jetëve nuk është kurrë një metodë e përshtatshme proteste, në asnjë rrethanë. Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se nuk janë krijuar kushtet për momentin që zgjedhjet të mbahen në fund të këtij muaji në veri të Kosovës. Siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës duhet të jetë prioriteti më i lartë. Ne kërkojmë që të gjithë të përfshirët të jenë të përmbajtur”, shkroi Hovenier.

Ditën e martë më datë 6 dhjetor 2022, në Veriun e Kosovës ka pasur shpërthime, pasi serbët lokalë nuk po pranojnë mbajtjen e zgjedhjeve lokale të dhjetorit. Zgjedhjet e jashtëzakonshme u shpallen pasi kryetarët nga radhët e Listës Serbe dhanë dorëheqje.

1 VITE ME PARE

'U tmerruam'/ Qytetari flet pas shpërthimeve të njëpasnjëshme në Veri të Kosovës

Rikthehen tensionet në Veri të Kosovës, të shtëna e
Blerim Zhubi

KOSOVË- Një qytetar shqiptar që jeton në pjesën veriore të Mitrovicës, Blerim Zhubi ka reaguar pas shpërthimeve të ndodhura ditën e djeshme në Veriun e Kosovës. Ai tregon se janë frikësuar shumë pas shpërthimeve, ndërsa theksoi se është shpërngulur nga shtëpia e tij në pjesën jugore për të qenë i sigurt. Ai thekson se edhe shumë familje të tjera shqiptare kanë vepruar po njeësoj pasi ndihen në rrezik. 

Ata janë të traumatizuar nga shpërthimet. Ka ndodh tërheqja e njëkohësisht më ka thirr shoqja që kanë shperthy disa bomba. Kur kemi dalë para banesës ka qenë full full me popullatë serbe, ka dasht Zoti i madh nuk na kanë pengu. Policia e Kosovës në urën e Ibrit janë polici fiktive që nuk kanë të drejtë me bo as një hap”, ka thënë ai, teksa ka kërkuar ndihmë nga institucionet e vendit.

Zhubi ka kërkuar nga shteti e sidomos nga institucionet e sigurisë që t’ia garantojnë sigurinë.

Ose të na tregojnë e të kërkojmë azil politik, sepse jemi lodhur se 23 vjet”, ka thënë ai.

Ditën e martë më datë 6 dhjetor 2022, në Veriun e Kosovës ka pasur shpërthime, pasi serbët lokalë nuk po pranojnë mbajtjen e zgjedhjeve lokale të dhjetorit. Zgjedhjet e jashtëzakonshme u shpallen pasi kryetarët nga radhët e Listës Serbe dhanë dorëheqje./Dosja.al

1 VITE ME PARE

Në prag të zgjedhjeve/ Shtohen tensionet në Veri të Kosovës, dyshimet për shpërthimet e njëpasnjëshme në zyrën e KKZ-së

Rikthehen tensionet në Veri të Kosovës, të shtëna e
Shpërthimet në veri të Kosovës

KOSOVË- Shpërthimet e njëpasnjëshme në një objekt ku punonte Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Mitrovicën e Veriut kanë shtuar tensionet. Dyshimet lidhur me inicidentet e përsëritura, janë zgjedhjet e pjesshme për 4 komuna që do të mbahen më 18 dhjetor., të cilat mesa duket po tentohen të ndalohen. Disa zyrtarë zgjedhorë  shkuan ditën e djeshme në ndërtesën e komunës së Zubik Potokut, të shoqëruar nga trupat policore.Por rreth orës 17:00 u dëgjuan disa shpërthime, në këtë objekt. Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla tha se “në veri të vendit, individë të maskuar kanë sulmuar zyrtarët komunalë të zgjedhjeve dhe zyrtarët policorë me bomba shokuese dhe të shtëna në ajër”. 

Pas këtij reagimi, rreth orës 18:00 pati sërish një shpërthim në Mitrovicë të Veriut. Në vendngjarje shkuan policia dhe EULEX. Ekipet e policisë kanë shkatërruar një bombë dore që ishte brenda zyrës së Komisionit Komunal Zgjedhor.

Burime nga mediat kosovare bëjnë me dije se, pas këtyre incidenteve, reagoi përsëri Policia e Kosovës, e cila përmes një komunikate për media tha se raportimet e përfaqësuesve të të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë e Serbisë janë të pavërteta dhe tendencioze të cilët kanë për qëllim dëmtimin dhe ataktimin e profesionalizimit, legjitimitetit të Policisë së Kosovës. Sa i përket gjendjes në terren, policia njoftoi se ajo është e stabilizuar.

Dëmtime të zyrave të komisionit zgjedhor komunal në Mitrovicë Veri janë bërë nga persona/grupe të dyshuar/a të maskuar, të dhunshëm të cilët kanë përdor mjete të rrezikshme, përfshirë granata dore të prodhimit jugosllav” – thuhet në deklaratë.

Shpërthim u raportua edhe rreth orës 20:30 pati sërish një shpërthim në Mitrovicën e Veriut. Madje këtë herë shpërthimi ndodhi pranë policisë dhe gazetarëve që ishin duke e ndjekur ngjarjen. Më pas gazetarët u larguan për arsye sigurie. Rruga që të çon në drejtim të objektit të KKZ-së u mbyll dhe nuk lejohej qarkullimi nga policia.

tensione në veri të kosovës albin kurti aleksander vucic vjosa osmani

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni