LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Rikthehet moti i keq në vend/ Bllokohen pusetat në Lezhë, bora zbardh Martaneshin, anulohen lundrimet në Vlorë

• Rikthehen reshjet e shiut dhe temperaturat dimërore në vend. • Problemet e para si pasoje e motit të keq mëngjesin e sotëm janë shfaqur në Lezhë. • Për shkak të reshjeve intensive ka pasur vështirësi në qarkullim në lagjen 'Besëlidhja' dhe në disa zona të tjera përreth. • Për pasojë, janë bllokuar pusetat duke bërë që ujërat e zeza të dalin në rrugë. • Kjo ka sjellë dhe vështirësi në lëvizjen e kalimtarëve. • Në Bulqizë, nisin reshjet e para të dëborës për vitin 2023. • Reshjet arrijnë në lartësinë 700 metra mbi nivelin e detit, reshje e dëborës ka edhe në afërsi të minierave të zones D, në minierat e Martaneshit si dhe të Tërnovës. • Policia bën apel për shoferët që transportojnë minatorët që të vendosin zinxhirë. • Në Vlorë, njoftohet se lundrimi është anuluar deri më datë 11 janar 2023, ku pritet përmirësim i motit. • Sa i përket anijeve të transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë normalisht.

8 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Përkeqësimi i motit, Drejtoria e Përgjithshme Detare bën NJOFTIMIN: Pezullohet lundrimi i tragetit të Barit

Rikthehet moti i keq në vend/ Bllokohen pusetat në Lezhë, bora
Pamje nga porti i Durrësit

DURRËS- Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar se për shkak të kushteve klimaterike, ditën e sotme, tragetet e linjës Durrës-Bari-Durrës, nuk do të nisen nga porti. Lajmi është bërë me dije në faqen zyrtare të DPD-së, ndërkohë që gjithashtu njoftohet se një tjetër vendim do të merret gjatë orëve në vijim nëse situata me motin do ndryshojë.

Njoftim për vonesë në nisjen e trageteve në linjën Durrës-Bari-Durrës!

Drejtoria e Përgjithshme Detare ju njofton se në bazë të komunikimeve të Kapitenerisë së Portit Durrës me Kapitenerinë e Portit të Barit, si rezultat i përkeqësimit të kushteve atmosferike në zonën detare të Barit si edhe nga konfirimi i agjensive detare, ne datën 10.01.2023 tragetet e linjës Durrës-Bari-Durrës nuk do të nisen nga portet respektive në orarin e zakonshëm por do të nisen rreth orës 7:00 të mengjesit të datës 11.01.2023. Kompanitë e lundrimeve do tē respektojnë gjithë detyrimet që lindin nga anullimi i lundrimit, prandaj për çdo informacion mund të kontaktoni me agjensitë detare. Për çdo ndryshim të situatës do t’ju informojmë në vijim

1 VITE ME PARE

Moti i keq/ Pas Vlorës dhe Sarandës, pezullohet nisja e trageteve të linjës Durrës-Bari

Rikthehet moti i keq në vend/ Bllokohen pusetat në Lezhë, bora
Durrës

DURRËS- Nisja e trageteve të linjës Durrës-Bari-Durrës është pezulluar, për shkak të kushteve të këqija atmosferike në vend. Në një njoftim zyrtar, Drejtoria e Përgjithshme Detare thotë se ky vendim është marrë si pasojë e përkeqësimit të kushteve të motit në zonën detare.

Drejtoria e Përgjithshme Detare ju njofton se në bazë të komunikimeve të Kapitenerisë së Portit Durrës me Kapitenerinë e Portit të Barit, si rezultat i përkeqësimit të kushteve atmosferike në zonën detare të Barit si edhe nga konfirmimi i agjensive detare, ne datën 10.01.2023 tragetet e linjës Durrës-Bari-Durrës nuk do të nisen nga portet respektive.Kompanitë e lundrimeve do tē respektojnë gjithë detyrimet që lindin nga anullimi i lundrimit, prandaj për çdo informacion mund të kontaktoni me agjensitë detare. Për çdo ndryshim të situatës do t’ju informojmë në vijim”-thuhet në njoftim.

Gjatë ditës së sotme ushëtimet Sarandë-Korfuz janë anuluar. Njoftohet se lundrimi pritet t'i rikthehet normalitetit në datën 12 janar. Ndërkaq bëhet me dije se lundrimi gjithashtu është pezulluar edhe për anijet e peshkimit. Edhe në Vlorë lundrimi i anijeve të vogla të peshkimit është pezulluar, për t'u kthyer sërish në punë më datë 11 janar ku pritet përmirësim i kushteve atmosferike./ Dosja.al

1 VITE ME PARE

Moti i keq në vend, pezullojnë lundrimin anijet e linjave Korfuz-Sarandë

Rikthehet moti i keq në vend/ Bllokohen pusetat në Lezhë, bora
Sarandë

SARANDË- Anijet me pasagjerë të linjave Korfuz-Sarandë, të parashikuar për të mbërritur në Portin e Sarandës sot paradite, kanë anuluar lundrimin. Shkak është bërë moti i keq në vend dhe erërat e forta. 

Rrjedhimisht edhe udhëtimet e pasdites Sarandë-Korfuz janë anuluar. Njoftohet se lundrimi pritet ti rikthehet normalitetit në datën 12 janar. Ndërkaq bëhet me dije se lundrimi gjithashtu është pezulluar edhe për anijet e peshkimit. Edhe në Vlorë lundrimi i anijeve të vogla të peshkimit është pezulluar, për t'u kthyer sërish në punë më datë 11 janar ku pritet përmirësim i kushteve atmosferike./ Dosja.al

1 VITE ME PARE

Bora bllokon fshatërat në Korçë, nis pastrimi i rrugëve

Rikthehet moti i keq në vend/ Bllokohen pusetat në Lezhë, bora
Korçë

KORÇË- Reshje të dendura bore kanë përfshirë Korçën të cilat arrijnë lartësinë 1250 metra, përfshirë këtu edhe segmentin rrugor nga muri i Musait e deri në Dardhë. Dëborë ka pasur në Shtyllë e deri në majë të Mashkullorës, në fshatrat e Vithkuqit si dhe në fshatrat rrëzë malit të Gramozit në Kolonjë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar, sektori i Korçës, bëri me dije se është punuar gjatë natës për pastrimin dhe kriposjen e rrugës së Dardhës, aty ku trashësia e borës ka shkuar deri në 10 cm.

Bashkia e Korçës, është duke punuarpër pastrimin e rrugës nga Vithkuqi në Shtyllë dhe më tej edhe drejt majës së Mashkullorës. Paraprakisht, nuk raportohen probleme për sa i përket lëvizjes në këto fshatra./ Dosja.al

1 VITE ME PARE

'Banorët të bëjnë kujdes...'/ Bashkia Shkodër: Dëme në kanalin vaditës në Postribë

Rikthehet moti i keq në vend/ Bllokohen pusetat në Lezhë, bora
Moti i keq

SHKODËR- Rikthehet moti i keq në vend! Në Shkodër kanë nisur problemet e para. Bashkia bën të ditur se gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, ka pasur rrëshqitje të dherave dhe gurëve në segmentin rrugor Mes-Ura e Shtrenjtë në Njësinë Administrative të Postribës.

Bashkia Shkodër përmes firmës kontraktore ka nisur punën për pastrimin e dherave e gurëve, që sa më parë kjo rrugë t’i kthehet normalitetit në qarkullim. Dëme ka patur në këtë njësi edhe në kanalin vaditës ku po bëhen verifikimet përkatëse për të nisur më pas riparimet.

NJOFTIMI I BASHKISË:

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ka patur rrëshqitjeve të dherave dhe gurëve në segmentin rrugor Mes - Ura e Shtrenjtë në Njësinë Administrative të Postribës. Bashkia Shkodër përmes firmës kontraktore ka nisur punën për pastrimin e dherave e gurëve, që sa më parë kjo rrugë t’i kthehet normalitetit në qarkullim. Ftojmë banorët e zonës dhe udhëtarët të tregojnë kujdes gjatë lëvizjeve në këtë segment rrugor. Dëme ka patur në këtë njësi edhe në kanalin vaditës ku po bëhen verifikimet përkatëse për të nisur më pas riparimet.

1 VITE ME PARE

Moti i keq/ Vlora në pushtetin e erërave të forta, merren masa për anijet e peshkimit

Rikthehet moti i keq në vend/ Bllokohen pusetat në Lezhë, bora
Vlorë

VLORË- Moti i keq ka pushtuar edhe qytetin bregdetar të Vlorës, ku erërat e forta kanë krijuar një det të trazuar e me dallgë të mëdha. Për këtë arsye peshkatarët e anijeve dhe mjeteve të vogla të peshkimit nuk do të dalin në det, deri në përmirësim të kushteve atmosferike. Njoftohet se lundrimi është anuluar deri më datë 11 janar 2023, ku pritet përmirësim i motit. Sa i përket anijeve të transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë normalisht.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë datave 09-11.Janar 2023 duke filluar nga ora 20:00 datë 09.Janar.2023  në drejtimin Jug-JugPerëndim në forcën 5bft, 1.00-1.50m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.00 metra.

ESHTE NDALUAR DHËNIA E LEJE-NISJES E TË GJITHA MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE , ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË JASHTË GJIRIT TË VLORËS DHE JANE NJOFTUAR PER MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.
MJETET E VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA GJIRIT TË VLORËS TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.
Janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe për merrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 09-10-11.Janar 2023. Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht.

Përmisimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 11 Janar 2023 ora 06:00.

Moti sot

Orët e pasdites së sotme do të sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike si edhe rënie të ndjeshme të temperaturave për shkak të qarkullimit të masave ajrore nga verilindja e Europës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes por më e ndjeshme rënia pritet në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 14°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verior – verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë./ Dosja.al

1 VITE ME PARE

Nisin reshjet e para të dëborës në Bulqizë për vitin 2023, policia thirrje shoferëve: Përdoni zinxhirë

Rikthehet moti i keq në vend/ Bllokohen pusetat në Lezhë, bora
Bulqizë

BULQIZË- Kanë nisur reshjet e para të dëborës në Bulqizë për vitin 2023. Zona e Martaneshit është mbuluar nga dëbora mëngjesin e sotëm. Reshjet janë në lartësinë 700 metra mbi nivelin e detit. Reshje e dëborës ka edhe në afërsi të minierave të zonës D, në minierat e Martaneshit si dhe të Tërnovës. Policia ka bërë apel për shoferët që transportojnë minatorët që të përdorin zinxhirë në mënyrë që të sigurohen gjatë udhëtimit, pasi rrugët pritet të bllokohen. 

Në qarkun e Lezhës janë shfaqur gjithashtu probleme në qarkullim mëngjesin e sotëm, për shkak të rehsjeve të dendura të shiut të cilat kanë përmbytur disa akse rrugore.

Këtë javë kushtet atmosferike do të jenë nën ndikimin e motit me reshje shiu e vranësira në disa territore të vendit ndërsa në zonat malore do të ketë reshje dëbore. Orët e pasdites së sotme do të sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike si edhe rënie të ndjeshme të temperaturave për shkak të qarkullimit të masave ajrore nga verilindja e Europës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes por më e ndjeshme rënia pritet në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 14°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verior – verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë./ Dosja.al

1 VITE ME PARE

Reshje shiu në Lezhë/ Vështirësi në qarkullim, bllokohen pusetat, ujërat e zeza dalin në rrugë (VIDEO)

Rikthehet moti i keq në vend/ Bllokohen pusetat në Lezhë, bora
Shi

LEZHË- Dita e martë ka gjetur qytetarët lezhjanë në një situatë jo normale. Për shkak të reshjeve intensive ka pasur vështirësi në qarkullim në lagjen 'Besëlidhja' dhe në disa zona të tjera përreth.

Për pasojë, janë bllokuar pusetat duke bërë që ujërat e zeza të dalin në rrugë. Kjo ka sjellë dhe vështirësi në lëvizjen e kalimtarëve. Bllokimet e disa lagjeve në Lezhë ndodhin sa herë ka reshje të dendura. Pritet që në orët në vijim situata të normalizohet. 

*Dosja.al ju sjell video nga situata në Lezhë:

 

moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni