LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Samiti për Investimet në BP/ Rama: Shqipëria ka ndryshuar shumë! Kurti: Republika e Kosovës njihet si shtet në të gjithë botën

• Ditën e sotme në Londër po mbahet Samiti i Investimeve në Ballkanin Perëndimor 2024 në selinë e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim(BERZH). • Në këtë samit do të marrin pjesë gjashtë krerët e qeverive nga rajoni. • Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në takim përmes lidhjes online. • Gjatë fjalës së tij Rama tha se Shqipëria ka përparuar dhe ndryshuar shumë. • Duke iu përgjigjur pyetjes se pse investitorët duhet të investojnë në Shqipëri, Rama tha se vendi i tij vjet mbërriti shifrën prej 10 milionë turistësh. • Rama tha se borxhi publik i Shqipërisë shënoi rënie historike nën 60% në fund të vitit të kaluar, pasi sipas tij kishte mbërritur majën, gati 80% për shkak të tërmetit tragjik, dhe po ashtu edhe pandemisë e cila erdhi menjëherë pas tërmetit. • Ndërkohë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalës së tij ka thënë se Prishtina zyrtare është në një vijë me SHBA-në, BE-në dhe Britaninë si në vlerat politike ashtu edhe në ato të biznesit. • Kurti tha se në Kosovë janë dyfishuar eksportet dhe investimet e drejtëpërdrejta të huaja, por shtoi se nevojiten ende investime të tilla. • Ai përmendi edhe arsimimin profesional duke thënë se projekti ka nisur në 14 komuna në Kosovë. • Në Samitin e Investimeve të Ballkanit Perëndimor për vitin 2024, presidenti i BERZH-it Odile Renaud-Basso dhe liderët e Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë po prezantojnë vizionin e tyre për projektet kyçe rajonale dhe mundësitë e investimeve si në nivel rajonal ashtu edhe në secilin shtet. • Qëllimi i Samitit është të nxjerrë në pah mundësitë e mundshme për investime dhe biznes në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe të promovojë projekte rajonale dhe ndërkufitare. Ky është samiti i gjashtë i BERZH-it i këtij lloji. • Samiti inaugurues u mbajt 10 vite më parë, në muajin Shkurt të vitit 2014, ku u mblodhën për herë të parë të gjithë kryeministrat e rajonit. • BERZH mbetet një nga investitorët më të mëdhenj institucionalë në vendet e rajonit. Ballkani Perëndimor është një rajon prioritar për BERZH ndaj deri tani në këtë rajon janë investuar mbi 18 miliardë Euro

6 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

Rama flet për "Ballkanin e Hapur" në samitin e BERZH: U sulmua se ishte një njësi për zbatimin e projekteve

Samiti për Investimet në BP/ Rama: Shqipëria ka ndryshuar

LONDËR- Ditën e sotme në Londër u zhvillua Samiti i Investimeve në Ballkanin Perëndimor i organizuar nga BERZH, ku pjesëmarrës ishin gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor. 

Kryeministri Edi Rama, mori pjesë përmes një lidhje online, ndërsa gjatë fjalës së tij, foli për nismën e Ballkanit të Hapur. Rama tha se nisma u sulmua se ishte sipas tij një njësi për zbatimin e projekteve. Kreu i qeverisë tha se vendet pjesmarrëse në samit duhet të bëjnë ç'është e mundur sipas tij brenda rajonit dhe të punojnë si vendet e BE-së.

"Krijuam Ballkanin e Hapur, për shkak se pamë që Procesi i Berlinit s’mund të sillte rezultate. Me Ballkanin e Hapur kishim nje perparim te mirëfilltë. Për fat të keq nisma u sulmua pavaresisht se ishte një njësi për zbatimin e projekteve dhe do ishte shume mire sikur te gjithe te ishim aty. Ajo qe duhet te bejme eshte ajo që kemi bërë me Ballkanin e Hapur. 

Duhet te bejme shume reforma brenda vendeve tona dhe ajo qe kemi synuar ne, te Ballkanit te Hapur, se ndersa presim te hyjmë në BE, duhet te bejme ç’eshte e mundur brenda rajonit, te punojme si vendet e BE, por politika eshte politikë dhe kur politika perdoret per te marre vota kunder ketyre projekte te medha strategjike, atehere keto projekte duhet te presim.", tha Rama. 

1 MUAJ ME PARE

Kurti: Partnerja jonë tregtare është BE-ja, s’duam të bashkëpunojmë me Rusinë

Samiti për Investimet në BP/ Rama: Shqipëria ka ndryshuar
Pamje nga takimi

KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se partnerët kyçë tregtarë të Kosovës janë shtetet e Bashkimit Evropian. Në samitin për investime në Ballkanin Perëndimor, të mbajtur në Londër, Kurti u pyet për partneritetin tregtar me shtetet që nuk e njohin Kosovën. Ai tha se një nga to është Rusia, me të cilën, Kosova, sipas tij, nuk do partneritet.

“Partnerja jonë kyçe tregtare është BE-ja dhe ne duam që ta forcojmë dhe thellojmë këtë bashkëpunim”, tha Kurti në samitin e organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

“Ne nuk kemi raporte me Federatën Ruse, ne i kemi vendosur sanksione Federatës Ruse. Ne duam që Ukraina të fitojë dhe na duhet e gjithë Evropa demokratike dhe bota të shohim Kremlinin dhe presidentin despotik [Vladimir] Putin të mposhtur. Nuk jemi duke bashkëpunuar me ta, edhe nëse ata do të donim, ne nuk duam. Kemi disa importe nga Kina, por shtetet e BE-së janë partneret tona kyçe tregtare", shtoi ai.

Gjatë panelit të diskutimit, ku morën pjesë gjashtë kryeministrat e shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor u tha se përmirësimi i infrastrukturës rrugore, hekurudhore e detare, tranzicioni në energji të gjelbër, por edhe zbatimi i reformave për përmirësimin e mjedisit biznesor janë tri prioritetet kyçe të këtyre shteteve, sa i përket tërheqjes së investimeve të huaja.

Në Londër, udhëheqësit e gjashtë shteteve ballkanike thanë se pozita gjeografike e tyre, që shërben si lidhje me pjesë të ndryshme të Evropës, bën që rajoni të jetë tërheqës për investitorë të huaj. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se në shtetin e tij ka fuqi të re punëtore dhe kosto konkurruese tregtare.

“Qeveria jonë është e fokusuar në sundim të ligjit, në luftimin e korrupsionit dhe në linjë të plotë me SHBA-në, BE-në dhe Mbretërinë e Bashkuar në aspektin gjeopolitik dhe në vlera edhe në aspektin e të bërit biznes”.

Homologia e tij serbe, Ana Bërnabiq, tha se shteti i saj është i fokusuar në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, në shndërrimin në një ekonomi të inovacionit teknologjik.

Nga BERZHI, Shqipëria dhe Serbia u vlerësuan për punën e tyre sa i përket tranzicionit në energji të gjelbër. Shqipëria tha se tashmë varet krejtësisht nga energjia diellore dhe ajo me erë, ndërkaq edhe shtetet e tjera të rajonit, përshirë Kosovën, njoftuan për planet e tyre për të përdorur resurset e ripërtërishme për energji. Kryeministri Kurti përmendi përmbylljen e ankandit për një park të energjisë diellore në Kosovë, me kapacitet prodhimi prej 100 megavatësh në orë. Ai paralajmëroi për një projekt të ngjashëm, por me energji të erës, më vonë gjatë këtij viti.

“Na duhen më shumë investime [të huaja direkte]. Por, Kosova është vend ku mund të bëhen investime, sepse ato veçse po ndodhin”, tha Kurti.

Lidhjet më të mira mes shteteve të rajonit, gjatë samitit, u tha se ndihmojnë Ballkanin Perëndimor të lëvizë drejt tregut të përbashkët të Bashkimit Evropian. Në këtë drejtim, të gjashtë shtetet ballkanike përmendën projektet e tyre rrugore, hekurudhore që lidhin më mirë me njëra-tjetrën dhe me pjesën tjetër të Evropës. Gjatë samitit, kryeministrja serbe Bërbaniq teksa iu referohej shifrave për investime dhe rritje ekonomike, tha se ato iu referohen Serbisë Qendrore, pa përfshirë “Kosovën dhe Metohinë”, që tha se është pjesë e Serbisë.

Kësaj deklarate iu përgjigj Kurti:

“Emri i shtetit tim është Republika e Kosovës. Nuk është ashtu siç iu referua këtu si ‘Kosovë e Metohi’. Po të ndiqja këtë shembull, do t’iu merrja shumë kohë sepse në vend të Serbi do të thosha: Serbia dhe Vojvodia dhe Sanxhaku, Toplica, Rashka, Lugina e Preshevës dhe rajoni i Timokut”, tha Kurti, teksa Bërnabiq u dëgjua duke thënë se një deklaratë e tillë nuk përkon me realitetin.

Kosova ka shpallur pavarësinë më 2008 dhe njihet nga 117 shtete, por Serbia vazhdon ta konsiderojë pjesë të saj. Tensionet mes dy shteteve janë rritur së fundmi për shkak të një vendimi të Kosovës për të ndaluar përdorimin e dinarit serb për pagesa me para të gatshme. Bashkimi Evropian, që ndërmjetëson dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, ka kërkuar që çështja të zgjidhet në këtë proces.

Shtetet e Bashkuara, që nuk marrin pjesë drejtpërdrejt në proces por e mbështesin atë, kanë kërkuar që Kosova të shtyjë zbatimin e vendimit, duke thënë se vendimi nuk ka marrë parasysh efektet negative që ka te komuniteti serb. SHBA-ja dhe BE-ja po ashtu i kërkojnë palëve që përmes dialogut të arrijnë deri te një zgjidhje, me SHBA-në që ka thënë se një marrëveshje nga dialogu, eventualisht do të çonte drejt njohjes së ndërsjellë.

Marrë nga REL

1 MUAJ ME PARE

“Pjesë e Serbisë”/ Replika mes Kurtit dhe Bërnabiç në samitin në Londër: Vendi im quhet Republika e Kosovës, njihet në gjithë botën si shtet

Samiti për Investimet në BP/ Rama: Shqipëria ka ndryshuar
ana bernabic dhe albin kurti

LONDËR- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç kanë patur një "përplasje" teksa bashkë me liderët e tjerët të Ballkanit Perëndimor në Samitin e investimeve në Ballkanin Perëndimor, të organizuar nga BERZH-i në Londër.

Replikat mes tyre nisën kur kryeministrja serbe tha se Kosovën e shohin “si pjesë të Serbisë”. Kurti më pas iu përgjigj duke i thënë se ajo quhet Republika e Kosovës dhe se njihet anë e mbanë botës si shtet. Teksa po fliste për investimet e huaja në Serbi, Bërnabiç tha se statistikat nuk e përfshinin Kosovën.

“Serbia po ndryshon. Dhe kur them Serbia qendrore, është e dyta herë që po e them këtë, mendoj Serbia që nuk përfshin në statistika krahinën autonome të Kosovës e Metohisë, që ne natyrisht e shohim si pjesë të Serbisë. Kjo është politikë, ne tash po flasim për ekonomi dhe është me rëndësi për mua të flas vetëm për ekonominë”, tha ajo.

Pas saj foli Kurti, të cilit iu drejtua pyetja se si arrin Kosova të tregtojë me vendet që nuk e njohin si shtet të pavarur.

“Pikë së pari, partneri ynë kyç është bashkësia europiane dhe dëshirojmë që ta fuqizojmë këtë bashkëpunim. Kosova është njohur nga 117 vende anë e mbanë botës, 22 nga 27 në Europë, 26 nga 30 në NATO dhe 3 nga 4 vendet fqinje. Nuk kemi lidhje me Federatën Ruse. Iu kemi vënë sanksione atyre dhe duam që Ukraina ta fitojë këtë luftë. Na duhet bota dhe Europa demokratike që ta shohim të mposhtur Kremlinin dhe kryetarin despotik, Putinin. Edhe nëse ata do të donin, ne nuk do të donim të kishim punë me ta. Kemi pak import me Kinën, por bashkëpunojmë kryesisht me BE-në”, tha fillimisht Kurti.

Më tej, Kurti tha se po të fliste si Bërnabiç, do ta përmendte Vojvodinën, Sanxhakun, Luginën e Preshevë, ndërsa shtoi se do ishte më mirë të përqendrohen në ekonomi. 

“Vendi im quhet Republika e Kosovës, jo siç iu referua këtu, ‘Kosova e Metohija’. Po të shkoja kësaj rruge do të merrja shumë kohë, sepse përveçse Serbia, do të duhej të thosha Serbia e Vojvodina, Sanxhaku, Toplica, Rashka, Lugina e Preshevës… Më mirë të përqëndrohemi në ekonomi”, tha Kurti.

1 MUAJ ME PARE

Rama merr pjesë online në samitin e liderëve të BP në Londër: Shqipëria ka ndryshuar shumë

Samiti për Investimet në BP/ Rama: Shqipëria ka ndryshuar
edi rama

LONDËR- Ditën e sotme në Londër po mbahet Samiti i Investimeve në Ballkanin Perëndimor 2024 në selinë e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim(BERZH). Në këtë takim do të marrin pjesë të gjashtë krerët e qeverive nga rajoni, të cilët kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre, mes tyre edhe kryeministri Edi Rama, që do të marrë pjesë online dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se Shqipëria ka përparuar dhe ndryshuar shumë. Duke iu përgjigjur pyetjes se pse investitorët duhet të investojnë në Shqipëri, Rama tha se vendi i tij vjet mbërriti shifrën prej 10 milionë turistësh.

“Pse jo? Unë jam veteran i këtyre lloj formateve,sepse kam qenë i pranishëm që kur ka lindur ky format, para 10 vjetësh. Për 10 vjet kanë ndryshuar shumë gjëra, përveç sasisë dhe ngjyrës së flokëve të mi. Rajoni po shkon mirë dhe derisa bota po ashtu po ndryshon, Shqipëria ka ndryshuar shumë. Prej një vendi me stigmën e një vendi të pasigurtë, në një vend i cili vitin e kaluar ka mbërri në një shifër prej 10 milionë turistësh, më shumë se trefishi i popullatës që kemi”, tha Rama.

Ai përmendi resurset e reja energjetike, ndërsa tha se më parë sistemi energjetik i Shqipërisë ishte gati duke u shkatërruar, për shkak se, siç tha ai, shumica e popullatës nuk paguante faturat. Rama tha se borxhi publik i Shqipërisë shënoi rënie historike nën 60% në fund të vitit të kaluar, pasi që kishte mbërritur majen, gati 80% për shkak të tërmetit tragjik, e po ashtu edhe pandemisë e cila erdhi menjëherë pas tërmetit.

Në Samitin e Investimeve të Ballkanit Perëndimor për vitin 2024, presidenti i BERZH-it Odile Renaud-Basso dhe liderët e Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë do të prezantojnë vizionin e tyre për projektet kyçe rajonale dhe mundësitë e investimeve si në nivel rajonal ashtu edhe në secilin shtet. Qëllimi i Samitit është të nxjerrë në pah mundësitë e mundshme për investime dhe biznes në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe të promovojë projekte rajonale dhe ndërkufitare. Ky është samiti i gjashtë i BERZH-it i këtij lloji. Samiti inaugurues u mbajt 10 vite më parë, në muajin Shkurt të vitit 2014, ku u mblodhën për herë të parë të gjithë kryeministrat e rajonit. BERZH mbetet një nga investitorët më të mëdhenj institucionalë në vendet e rajonit. Ballkani Perëndimor është një rajon prioritar për BERZH ndaj deri tani në këtë rajon janë investuar mbi 18 miliardë Euro

 

1 MUAJ ME PARE

Samiti i BP në Londër, Kurti: Po luftojmë korrupsionin, jemi në një vijë me SHBA-në, BE-në dhe Britaninë në vlerat politike dhe të biznesit

Samiti për Investimet në BP/ Rama: Shqipëria ka ndryshuar
Albin Kurti

LONDËR- Në samitin e Investimeve në Ballkanin Perëndimor që po mbahet në Londër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Prishtina zyrtare është në një vijë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britaninë si në vlerat politike ashtu edhe në ato të biznesit.

Kurti tha se Kosova ka fuqi punëtore duke përmendur moshën mesatare të popullsisë. Ai  tha se janë dyfishuar eksportet dhe investimet e drejtëpërdrejta të huaja, por shtoi se nevojiten ende investime të tilla. Ai përmendi edhe arsimimin profesional duke thënë se projekti ka nisur në 14 komuna në Kosovë.

“Kemi pasur zhvillim ekonomik, përparim demokratik dhe stabilitet institucional, që na ka ndihmuar shumë të luftojmë me sukses rreziqet për sigurinë dhe po ashtu të adresojmë ndryshimet klimatike dhe pabarazinë sociale… Kemi po ashtu edhe përparime në rendin e ligjit dhe avancimin në të drejtat politike, në të drejtat civile dhe demokracinë zgjedhore. Kjo e pozicionon Kosovën në një situatë të favorshme në hartën globale dhe jemi në zemër të lidhjes mes Evropës, Afrikës dhe Lindjes së Mesme. Kemi një fuqi punëtore, mosha mesatare e Kosovës është 31 vjeçare dhe kemi një ekonomi të tregut të hapur që krijon një ambient të mirë për bizneset. Jemi të vendosur mirë për investimet teknologjike, nga 23 vende evropiane, Kosova del e 11’ta në një rangim duke lënë mbrapa të gjitha vendet kandidate për anëtarësim në BE dhe një anëtare të BE’së.

Në këto tri vite kemi dyfishuar si eksportet ashtu edhe investimet e drejtpërdrejta të huaja FDI, na duhen më shumë të tilla por jemi në vend të mirë sepse veçse po kemi këso investime, na duhen ende investime të këtij lloji. Jemi të dedikuar për rendin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit në vijë me Amerikën dhe Anglinë, si në vlerat politike edhe në ato të biznesit sidomos pas agresionit rus në Ukrainë që tashmë së fundi ka mbushur dy vjet. Dhe një element shtesë për të cilin kemi punuar shumë është për ta lidhur tregun e punës me arsimimin profesional në mënyrë që të kemi njerëz më shkathtësi të duhura, me çdo diplomë që jepet në shkollat tona të ofrohet edhe një vend pune. Kemi nisur këtë projekt në 14 komuna, 21 shkolla, 12 profile të ndryshme dhe këtë e kemi mësuar nga diaspora jonë e fuqishme sidomos në Gjermani dhe Zvicër, që po na i çojnë jo vetëm remitencat por edhe etikën e punës dhe dijeninë që kanë”, tha Kurti.

1 MUAJ ME PARE

Mbahet sot në Londër Samiti i Investimeve për Ballkanin Perëndimor, marrin pjesë Rama dhe Kurti

Samiti për Investimet në BP/ Rama: Shqipëria ka ndryshuar
foto ilustruese

BRITANI- Ditën e sotme pritet të mbahet Samiti i Investimeve në Ballkanin Perëndimor 2024 në selinë e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Londër. Në këtë takim do të marrin pjesë të gjashtë krerët e qeverive nga rajoni, të cilët kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre, mes tyre edhe kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Qëllimi i Samitit është të nxjerrë në pah mundësitë e mundshme për investime dhe biznes në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe të promovojë projekte rajonale dhe ndërkufitare. Ky është samiti i gjashtë i BERZH-it i këtij lloji; Samiti inaugurues i Ballkanit Perëndimor u zhvillua në BERZH dhjetë vjet më parë, në shkurt 2014 dhe, për herë të parë, mblodhi së bashku të gjithë kryeministrat e rajonit.

Ballkani Perëndimor është një rajon prioritar për BERZH-in. Sot, BERZH mbetet një nga investitorët më të mëdhenj institucionalë në vendet e rajonit, me më shumë se 18 miliardë euro të investuara deri më sot.

Pika kryesore tradicionale e Samitit – “Sesioni i Kryeministrave” interaktiv – liderët rajonalë dhe presidenti i BERZH-it t’i drejtohen audiencës me vizionin e tyre të përgjithshëm për rajonin, projektet kyçe rajonale dhe mundësitë për investime në nivel rajonal dhe në secilin të vendeve të rajonit, ku përfshihen Kosova, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina,Kosova Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Sesioni do të ketë pyetje dhe përgjigje të zgjeruara me investitorët e huaj.

samiti i investimeve per ballkanin perendimor albin kurti edi rama

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni