LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Seanca plenare/ Bardhi: Po i bëni avokaturën Olsi Ramës. Çuçi: Për ne është ezauruar kjo çështje! Ambasadori i BE-së i pranishëm në Kuvend

• Ditën e sotme është zhvilluar seanca e radhës në Kuvend. • Para nisjes së seancës deputeti demokrat, Asllan Dogjani ka tërhequr vëmendjen duke u paraqitur në Kuvend me çadër plazhi për të ironizuar deklaratat e fundit të lëshuara nga Olta Xhaçka. • Në nisje të seancës deputeti opozitar, Tritan Shehu solli në vëmendjen votimin në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, pro anëtarësimit të Kosovës ku u shpreh se është një ngjarje e rëndësishme për rajonin. • Seanca më pas ka nisur me debate ku kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka kërkuar një mocion për prodhimin dhe shitjen e narkotikëve në vend. • Bardhi ka theksuar se lufta e qeverisë ka favorizuar grupe kriminale në tregtimin e narkotikëve dhe se maxhoranca ka marrë përsipër të bëjë avokatinë e Olsi Ramës. • Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali gjatë seancës ka sulmuar Opozitën ku theksoi se baballarët e tyre kanë sulmuar SPAK-un. • Spiropali tha se ata po përdorin ndaj SPAK një gjuhë të dalë nga binarët e mendjes. • Kryetari i Komisionit të Sigurisë, deputeti Nasip Naço kërkoi likuidimin e pagave të punonjësve të ish-kombinatit të Poliçanit. • Në përgjigjen e tij ndaj Naços, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi vuri theksin se Shqipëria ka detyrim të rrisë nivelin e rezervës në municione e armatime. • Sipas tij rijetësimi i industrisë ushtarake është synim strategjik dhe se nuk synohet të bëhet me ndërmarrje shtetërore por duke tërhequr investitorë të huaj. • Në përfundim të seancës projektligjet në rendin e ditës pas diskutimeve kanë kaluar në votim, ku u miratuan me shumicë votash.

20 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

Përfundon seanca plenare/ Pas diskutimeve, miratohen me shumicë votash projektligjet e rendit të ditës

 

Seanca plenare/ Bardhi: Po i bëni avokaturën Olsi Ramës.
kuvendi

 

TIRANË- Ka përfunduar seanca e sotme plenare në Kuvend. Në përfundim projektligjet në rendin e ditës pas diskutimeve kanë kaluar në votim, ku u miratuan me shumicë votash.

VOTIMI I PROJEKTLIGJEVE 

Projektligj për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 107/2016 "Prefektin e Qarkut": 71 pro, dhe 27 kundër

Projektligj për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 59/2014 "Për karrierën ushtarake në Frorcat e Armatosura në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar: 72 pro, 2 abstenime, 25 kundër

Projektligj për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 82/2021 "Për përkthimin zyrtar dhe profesionin e përkthyesit zyrtar": 72 pro 2 abstenim, 24 kundër

Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Rpublikës së Shqipërisë dhe Kolegjit të Evropës për hapjen e degës së Kolegjit të Evropës në Tiranë": 96 vota pro, 0 abstenim, 0 kundër

 

 

1 MUAJ ME PARE

Dalja e Shqipërisë nga monitorimi i KiE/ Deputetja e PS-së: Lulzim Basha nxiti vota kundër!

Seanca plenare/ Bardhi: Po i bëni avokaturën Olsi Ramës.
blerina gjylameti, lulzim basha

TIRANË- Në seancën e sotme plenare, deputetja e PS-së, Blerina Gjylamenti u shpreh se kreu i PD-së së vulës, Lulzim Basha, ka nxitur dje të tjerët që të votojnë kundër për daljen e Shqipërisë nga monitorimi nga KiE.

"Ajo çfarë është shkruar në raportin e komitetit të monitorimit dhe u votua me unanimitet në asamble, ka qenë edhe meritë e opozitës. Por nuk mund të lë pa i kthyer përgjigje një kolegu, që çfarë bën nuk e thotë e çfarë thotë nuk e bën, për ish ministrin e jashtëm, i cili këtu në Shqipëri reporterit i thotë pro daljes nga monitorimi, ky dashnor i procedurave nuk shfrytëzon për të argumentuar kundër nëse kishte, as me gojë as me shkrim as me prezencë fizike dhe nuk mori pjesë, shkon dhe lobon në grupin e djathtëve që të kundërshtojnë daljen nga monitorimi, këto thikat pas shpine qe i ka ngulur Shqipërisë e bëjnë fiks djalin e babait, ligësia që e karakterizon. Pavarësisht asaj që bëri Basha, asnjë nuk e dëgjoi, të gjithë votuan pro. Nuk e falënderoj dot zotin Basha, bëri edhe një herë atë që bën gjithmonë, nuk e di çfarë kapitali politik mund të fitojë, por kjo ishte arritje e të gjithëve, falënderoj të gjithë veç atij."- tha Gjylameti.

Shqipëria ka dalë dje nga monitorimi nga Këshilli i Europës pas 29 vitesh. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës miratoi me votë unanime rezolutën e Komitetit të Monitorimit të Këshillit të Evropës për Shqipërinë. Votimi u zhvilluar mbrëmjen e djeshme dhe në fund ka rezultuar me 52 vota pro, asnjë kundër dhe 1 abstenim.

Pro vendimit kanë votuar 3 deputetet socialiste Blerina Gjylameti, Klotilda Bushka dhe Etilda Gjonaj ndërsa nuk kanë qenë të pranishëm dy deputetët socialistë Eduard Shalsi dhe Aurora Mara. Ndërsa në votim nuk kanë marrë pjesë fare 3 deputetët e Partisë Demokratike Lulzim Basha, Jorida Tabaku dhe Ferdinant Xhaferaj.

1 MUAJ ME PARE

Sot seanca plenare/ Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato mbërrin në Kuvend

Seanca plenare/ Bardhi: Po i bëni avokaturën Olsi Ramës.

TIRANË- Teksa vijon ende zhvillimi i seancës plenare, ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato ka mbërritur në ambientet e Kuvendit.

Ende nuk dihet nëse vizita e Gonzatos ka të bëjë me çështjet e diskutimit ditën e sotme ose nëse ka një qëllim tjetër.

Në seancën e sotme ka pasur diskutime për projektligjin e propozuar nga qeveria për Institucionin e Prefektit i cili parashikon t’i japë atij kompetenca shtesë, duke kontrolluar pushtetin vendor.

 

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Balla përqesh deputeten e Opozitës për zjarret: Po moj po dhe të Pishë Poros

Seanca plenare/ Bardhi: Po i bëni avokaturën Olsi Ramës.
Taulant Balla

TIRANË- Ministri i Brendshëm Taulant Balla teksa po fliste për zjarret në vend ka përqeshur në prej deputeteve të Opozitës. Duke folur në Kuvend, Balla përmendi zjarrin në Peqin, ndërkohë që deputetja i kujtoi ai dhe vatrën në Pishë Poro. Balla në këto momente ka holluar zërin dhe ka përqeshur deputeten.

"Po moj po dhe të Pishë Poros, po prit të shkojmë dhe aty. Se unë kam qenë në Pishë Poro," tha Balla. 

 
1 MUAJ ME PARE

"Rijetësimi i industrisë ushtarake, synim strategjik”, Peleshi: Nuk do të bëhet me ndërmarrje shtetërore! Do tërhiqen investitorë të huaj

Seanca plenare/ Bardhi: Po i bëni avokaturën Olsi Ramës.
Naço dhe Peleshi

TIRANË- Deputeti socialist Nasip Naço në seancën e sotmë në Kuvend kërkoi një interpelancë me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, ku e pyeti se çfarë do të ndodhë me industrinë e armëve në vend si dhe për punonjësit e Poliçanit. Gjatë fjalës së tij Peleshi bëri një historik të asaj se çfarë ka ndodhur me stokun e trashëguar në armatime, municione e infrastrukturë nga komunizmi.

Peleshi u shpreh se situata gjeopolitike ka ndryshuar dhe kjo ka sjellë rritjen e kërkesës për armatike. Më tej ai tha se Shqipëria ka detyrim të rrisë nivelin e rezervës në municione e armatime. Sipas tij rijetësimi i industrisë ushtarake është synim strategjik për të hyrë në një epokë të re nga ajo e demilitarizimit. Ministri theksoi nuk synohet të bëhet me ndërmarrje shtetërore por duke tërhequr investitorë të huaj.

Pjesë nga fjala e Peleshit:

Kemi qenë më të militarizuarit në periudhën komunistë, Kishim 25 përqind të GDP që e paguanim për ushtrinë dhe mbrojtjen. Ishte një periudhë paranoje kombëtare. Më rrëzimin e komunizmit trashëguam stok të madh municioneshm, armatimesh dhe infrastrukture. Më shumë se 30 vite më pas them që një pjesë e madhe infrastruktuar është një rëndese e barrë për tu zgjidhur për t’u përshtatur me strategjitë e reja dhe përshtatjet që FA duhet të bëjë tashmë që jemi pjesë e NATO-s.

Sot kemi 3 ndërmarrje shtetërore të ish industrisë ushtarake, sepse nuk janë në prodhim. Sot situata gjeopolitike ka ndryshuar. Ne jemi sot në një periudhë që paqja është më e kërcënuar se kurrë. Kjo sfidoi bazën industriale botërore të mbrojtjes që rriti kërkesën për armatime. Shqipëria ka detyrim të rrisë nivelin e rezervës në municione e armatime. Rijetësimi i industrisë ushtarake është synim strategjik, pra po hyjmë në një epokë të re nga ajo e demilitarizimit. Nuk synohet të bëhet me ndërmarrje shtetërore por duke tërhequr investitorë të huaj,

 

1 MUAJ ME PARE

"Të likuidohen pagat e punonjësve të ish-kombinatit të Poliçanit", Naço interpelancë me Peleshin: E keni lënë në konservim prej disa vitesh

Seanca plenare/ Bardhi: Po i bëni avokaturën Olsi Ramës.
Nasip Naço

TIRANA- Kryetari i Komisionit të Sigurisë, deputeti Nasip Naço ka thirrur në interpelancë ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshit, ku i kërkon të likuidohen pagat e punonjësve të ish-kombinatit të Poliçanit. Naço tha se pyetjet e tij janë në lidhje me politikat e Ministrisë së Mbrojtjes pas ngjarjeve të fundit në Ukrainë. Ai shtroi pyetjen nëse është menduar nga ministria rivënia në punë e industrisë ushtarake, ish-kombinatit mekanik të Poliçanit.

“I nderuar z.ministër, pyetjet e mia janë në lidhje me politikat e Ministrisë së Mbrojtjes pas ngjarjeve të fundit në Ukrainë si dhe a është menduar nga ju rivënia në punë e industrisë ushtarake, ish-kombinatit mekanik të Poliçanit. A ka patur propozime për të marrë me koncesion sektorë të industrisë ushtarake nga kompani të huaja apo vendase për t’i vënë në punë në përputhje me ligjin duke garantuar sigurinë kombëtare

Dhe e treta, ju keni propozuar një projektligj për pagat e prapambetura të punonjësve dhe ish-punonjësve të ish-kombinatit të Poliçanit, për përmirësimin e statusit ekonomik, dua të di çfarë është bërë në lidhje me këtë projekt ligj? Akoma nuk keni përmbushur detyrimet ligjore dhe kushtetuese për pagat e prapambetura të tyre. E keni lënë në konservim prej disa vitesh.

Ministër këta janë kërkesat për pagat për rreth 241 punonjës, cfarë t’u them që presin lajme. Si të justifikohem para tyre, kur më pyesin si ata të Ballshit janë mbështetur nga qeveria dhe ne nuk mbështetemi? Si t’u përgjigjem? Të fshihem? T’u them të ikin nga Policani, t’u them të bllokojnë rrugën apo të vijnë te Ministria e Mbrojtjes? Kjo është një pyetje që duhet t’i jepni zgjidhje”, tha Naço.

1 MUAJ ME PARE

Sula: Ky nuk është Parlament, por shtojcë e Republikës Kryeministrore!

Seanca plenare/ Bardhi: Po i bëni avokaturën Olsi Ramës.
Dashnor Sula

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula gjatë fjalës së tij në seancën e sotme është shprehur se Parlamenti është kthyer në një shtojcë e Republikës Kryeministrore. Sula më tej shtoi se de facto nuk jemi më republikë parlamentare.

Ai më tej tërhoqi vëmendjen e kryetares së kuvendit duke thënë se raportimi i institucioneve të pavarura duhet të kishte përfunduar. Sula tha se problemi është se nuk është çmendur njeri, por  janë çmendur të gjithë në të njëjtën kohë.


“Ky nuk është Parlament, është një shtojcë e republikës kryeministrore. Ne nuk jemi de facto republikë parlamentare, që do të thotë se çdo deputet ka të drejtë të flasë. Mënyra sesi organizohet, debatohet, por për procedurë është e kujtdo.

Do të doja t’i tërhiqja vëmendjen kryetares së Kuvendit, që është e pafajshme, që në muajin maj duhet të kishte përfunduar raportimi i institucioneve të pavarura. Por, çfarë ndodh? Problemi është se nuk është çmendur njeri, por  jemi çmendur të gjithë në të njëjtën kohë”, tha Sula.

1 MUAJ ME PARE

Korreshi ironizon maxhorancën: Ju po vidhni gjithë buxhetin e shtetit e s'po ju themi gjë

Seanca plenare/ Bardhi: Po i bëni avokaturën Olsi Ramës.
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka ironizuar gjatë seancës së sotme maxhorancën për fjalën e kërkuar nga Opozita. Korreshi ka deklaruar se ata po vjedhin të gjithë buxhetin e shtetit dhe s'po i thonë gjë, ndërsa opozita vetëm fjalën kërkon.  

“Ne nga fusha nuk kemi? Apo vetëm ata nga mali. Ju po vidhni gjithë buxhetin e shtetit, ne nuk po themi gjë. Ne vetëm fjalën duam, na lini të vjedhim dhe ne nga fjalët”, tha Korreshi.

1 MUAJ ME PARE

"Ose kolegët kanë punuar më shumë, ose Basha ka tradhtuar më shumë", Majko: Në këtë atmosferë korrupsioni, KiE mori një vendimin për Shqipërinë

Seanca plenare/ Bardhi: Po i bëni avokaturën Olsi Ramës.
Pandeli Majko

TIRANA- Deputeti i mazhorancës, Pandeli Majko solli në vëmendje në seancën e sotme plenare daljen e Shqipërisë nga vendet e monitoruara nga KiE, duke përmendur edhe rolin e Lulzim Bashës si raportues në KiE. Majko ironizoi kur tha se në këtë atmosferë korrupsioni droge, trafiku, KiE mori një vendim për Shqipërinë, duke shtuar se ose kolegët kanë punuar më shumë sesa duhet, ose Basha ka tradhtuar më shumë.

"Në këtë atmosferë korrupsioni droge, trafiku, KiE mori një vendim ose kolegët kanë punuar më shumë sesa duhet, ose zoti Basha ka tradhtuar më shumë sesa duhet", tha Majko.

Nga ana tjetër, Basha u përgjigj nga foltorja duke treguar se shqetësimi në Europë është dyfishuar për Shqipërinë në Bernë dhe në Komisionin e Venezias.

"Zoti Majko në fakt mos u gëzoni para kohe. Me të vërtetë e hartuar nga një dyshe, rekomandoi këtë duke e mbajtur si një çështje rutinore. Shqetësimet për Shqipërinë janë dyfishuar, në Bernë për pastrim parash. Janë dyfishuar në Komisionin e Venezias.

Mos kujtoni se ekspertët e KiE nuk i lexojnë raportet e DASH, ekspertëve të Freedom House që tha se Shqipëria ka nevojë për dyfish monitorim. Që të meritosh ndarjen nga monitorimi nuk duhet të kapesh si i mbyturi pas fijes së kashtës. Shqetësimi në KiE është dyfish më i madh se vitin e kaluar. Është meritë e kryeministrit tënd, qeverisë tënd. Do t’ja dëgjoni krismën", tha Basha.

1 MUAJ ME PARE

"Konferencën e Kryetarëve e keni kthyer në bunker," Basha: Amendamentin për Kosovën nuk ka nevojë për duartrokitje dhe lëpirje

Seanca plenare/ Bardhi: Po i bëni avokaturën Olsi Ramës.
Basha

TIRANË-Kreu i PD-së së vulës, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare në në Kuvend u shpreh se prej 6 muajsh kanë bllokuar në Kuvend nismat e opozitës. Ai gjatë fjalës së tij u shpreh se prej 4 muajsh mbahet në sirtar amendamenti për Kosovën. Basha shtoi se Konferenca e Kryetarëve është kthyer në bunker.

Qytetarët nuk e dinë për marrëveshjet që bëni ju për ata që kërkoni t’i gradoni apo t’i fusni në radhët e opozitës. Ju prej 6 muajsh nën mjegullën e ish revolucionit rahmet pastë keni bllokuar nisma të opozitës. Ku është interpelanca e kërkuar më Ramën për Ahmetajn?

Flini për iniciativa për sigurinë por 4 muaj mbani në sirtarë amendamentin për Kosovë. Ajo nuk ka nevojë për duartrokitje dhe lëpirje. Konferencën e Kryetarëve e keni kthyer në bunker. Çfarë është bërë me ligjin për vetingun e politikanëve? Ku është pr.vendimi për heqjen e mandatit të deputetëve?”, tha ai.

 

1 MUAJ ME PARE

Bardhi i përgjigjet Spiropalit:Ju foli ndërgjegjia dhe e quajtët Olsin trafikant, babai juaj është në dëlir madhështie

Seanca plenare/ Bardhi: Po i bëni avokaturën Olsi Ramës.
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka replikuar me Ministren Elisa Spiropali duke i thënë se vuan nga dëliri i madhështisë. Duke folur në Kuvend, Bardhi thëksoi se Spiropalit i foli ndërgjegjia dhe e quajti gjatë fjalës së saj Olsi Ramën trafikant. Po ashtu Bardhi tha se për interesat e një ish-ministre, ata kanë hedhur në kosh vendimin e një institucioni të drejtësisë.

“Ju foli ndërgjegjja juaj dhe e quajtët trafikant. Nëse do të kishin vijuar hetimet dhe nuk do të ishin mbyllur, kjo çështje nuk është hetuar. Ajo është çështje e hapur dhe do të duhet të hetohet nga SPAK. Babai jot Elisa, i të gjitha qëndrimeve, ka atë qëndrim, që kur goditet opozita nga SPKA thotë; fitore, por kur i sekuestrohen projektet e veta, thotë; kush jeni ju! Sa për dëlir madhështie, e kanë nga babai yt. E dëgjove si tha; më marrin çdo ditë liderët botërore, ndaj nuk vjen dhe këtu, se i marrin mendim për hallet e mëdha që ka bota. Por ai ka vetëm një hall, ato që i ka bërë këto 11 vite Shqipërisë. Për interesa korruptive të një ish-ministri, bashkëpunëtore e ngushtë e Ramës, grisët një vendim dhe e hodhët në kosh, e futët në kosh një institucion të ri të drejtësisë,” tha ai.

1 MUAJ ME PARE

Mocion me debat për drogën në Xibrakë, Çuçi: Për ne nuk ekziston më kjo çështje, është ezuauruar

Seanca plenare/ Bardhi: Po i bëni avokaturën Olsi Ramës.
Bledi Çuçi

TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi, ka kundërshtuar mocionin me debat në Kuvend për çështjen "Xibraka". Çuçi ka deklaruar se kjo çështje është e ezauzruar dhe nuk ekziston më për ta. Ai ka shtuar se po të lexosh referencën lidhen duke filluar që nga grupi Habilaj që është trajtuar gjerësisht, për të vazhduar me Xibrakën që, sipas Çuçit, është hetuar dhe gjykuar dhe një debat politik është bërë në parlament.

“Vërtet diskutuam këtë çështje në Konferenën e Kryetarëve, qëndrimi ynë ishte i qartë, madje nuk pranuam as rendin e ditës, pasi është një çështje e ezuaruar gjerësisht si në organet e drejtësisë dhe në parlament. Po të lexosh referencën lidhen duke filluar që nga grupi Habilaj që është trajtuar gjerësisht, për të vazhduar me Xibrakën që është hetuar dhe gjykuar dhe mbi të gjitha dhe një debat politik është bërë në parlament për këtë cështje.

Kujtojmë që në 2018 është ngritur dhe një komision hetim që e ka ezururar të paktën debatin politik për këtë çështje Për ne nuk ekziston më kjo çështje, prandaj nuk ka asnjë arsye të ketë një mocion, një debat për këtë çështje", tha Çuçi.

1 MUAJ ME PARE

"Baballarët tuaj sulmojnë SPAK-un"/ Spiropali sulmon Opozitën: Njëri në majë të pallatit, tjetri në majë të delirit

Seanca plenare/ Bardhi: Po i bëni avokaturën Olsi Ramës.
Elisa Spiropali

TIRANË- Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka sulmuar Opozitën gjatë seancës së sotme plenare. Duke folur në Kuvend, Spiropali ka theksuar se baballarët e tyre kanë sulmuar SPAK-un, duke nënkuptuar këtu kryedemokratin Sali Berisha dhe kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta. Spiropali tha se të dy këto politikanë, të cilët kanë qenë në poste si kryeministra dhe presidentë, përdorin SPAK një gjuhë të dalë nga binarët e mendjes.

"A keni ndonjë opinion për baballarët në majë të thanës ku janë ngjitur. Njëri në majë të pallatit që bërtet kundër SPAK, tjetri në majën e delirit të madhështisë ku kafshon SPAK dhe kreun e SPAK nëpër ekrane e ku ti dalë përpara? A keni një opinion për këto? Bëni prokurorin e gjyqtarin këtu? Për gjuhën e dalë fare nga binarët e mendjes të dy baballarëve tuaj në majë të thanës nuk e përmendni, dhe silleni këtu sikur nuk ekziston, të dy president të kësaj republike. Të dy kryeministria të këtij vendi dhe bela të këtij populli, të cilin nuk mund të shpreheni dhe vini këtu për të bërë rrëmujë e të na thoni se çfarë opinion keni për ulërimat e tyre dhe helbete ata nuk janë kokdële por dy baballarët e opiztës tuaj, në emër të të cilëve vini këtu dhe na drejtoni gishtin për drejtësinë, ju që jeni të zhytur kokë e këmbë brenda me dy gishta jashtë. Ju gënjen mendja se mund të hani thana në pemët e tyre dhe ti vilni votat në koshin e popullit, ndaj vini këtu e flisni këtë gjuhë," tha Spiropali.

1 MUAJ ME PARE

FOTO/ Shpërthimi në kapanonin në Lushnje i dëmtoi dëgjimin, Bujar Çela ndjek seancën në Kuvend me kufje

Seanca plenare/ Bardhi: Po i bëni avokaturën Olsi Ramës.
Bujar Çela

TIRANË- Deputeti i PS-së, Bujar Çela po ndjek seancën e sotme me kufje. Mësohet se ai ka pësuar dëmtime në dëgjim. Këto dëmtime Çela i ka marrë pas shpërthimit në kapanonin e tij në Lushnje.

Deputeti Çela u dëmtua nga shpërthimi i fuqishëm në një magazinë në Lushnjë. Ai gjithashtu i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Nga shpërthimi mbetën të lënduar dhe 4 persona të tjerë, ndërsa humbën jetën babë e bir,  Roland dhe Elidion Hoxha.

1 MUAJ ME PARE

“I hap rrugë njohjes së gjenocidit”, Shehu për votimin "pro" anëtarësimit të Kosovës në KiE: Ngjarje kryesore për stabilitetit në rajon

Seanca plenare/ Bardhi: Po i bëni avokaturën Olsi Ramës.
Tritan Shehu

TIRANA- Deputeti opozitar Tritan Shehu, ka sjellë në vëmendjen që në nisje të seancës së sotme votimin në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, pro anëtarësimit të Kosovës. Shehu tha se kjo ishte një ngjarje e rëndësishme për rajonin dhe i hap rrugë njohjes së gjenocidit serb në Kosovë. Ai shtoi se kjo ihte një ngjarje që na përket të gjithëve dhe e shumëpritur.

“Mendoj që sot ta nisim seancën duke thënë urime Kosovë për votën për anëtarësimin e saj në KiE, ngjarje kryesore për stabilitetit në rajon dhe rrugën europiane të Rajonit.

Është një ngjarje që na përket të gjithëve. Ishte një ngjarje e shumëpritur. Shpresojmë që edhe vendimi i ministrave në maj të jetë i njejtë. Kjo është e rëndësishme për hapjen rrugë të dënimit të Gjenocidit serb në Kosovë”, tha Shehu.

1 MUAJ ME PARE

Bardhi: Mocion me debat për prodhimin dhe shitjen e narkotikëve në vend

Seanca plenare/ Bardhi: Po i bëni avokaturën Olsi Ramës.
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka kërkuar një mocion me debat për prodhimin dhe shitjen e narkotikëve në vend. Gjatë fjalës në Kuvend, Bardhi ka theksuar se lufta e qeverisë ka favorizuar grupe kriminale në tregtimin e narkotikëve. Ndërkohë që ka shtuar maxhoranca ka marrë përsipër të bëjë avokatinë e Olsi Ramës.

'Në shkelje të rregullores ju shkelët një çështje që është shqyrtuar në konferencën e kryetarëve. Nuk e keni sjellë në seancë plenare. Grupi parlamentar i PD, ka paraqitur kërkesë për mocion me debat sa i takon prodhimit shitjes së lëndëve narkotike në vend. Bazuar në shqetësimin si vend prodhues i lëndës narkotike, dhe vend tranzit. Lufta e qeverisë ka favorizuar grupe kriminale në tregtimin e narkotikëve. Keni marrë përsipër të bëni avokatinë e Olsi Ramës. Morët urdhër politik për ta bllokuar. Por keni detyrim të shpjegoni pse e bllokoni. Kemi detyrim për 10 minuta kohë të shpjegojmë pse duhet futur mocioni në seancë. Nuk mund të mbyllni kuvendin se pse nuk keni mbyllur dot procedimin penal për zotin Rama', tha Bardhi.

1 MUAJ ME PARE

Kuvendi, nis seanca plenare e ditës së sotme

Seanca plenare/ Bardhi: Po i bëni avokaturën Olsi Ramës.
Kuvendi

TIRANA- Kuvendi, nis seanca plenare e ditës së sotme. Në seancën e sotme plenare si pikë e parë e rëndit të ditës është interpelanca me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi. Kjo çështje do të trajtohet pas kërkesës së deputetit socialist Nasip Naço. Naço ka ngritur një sërë pyetjesh, ku mes tyre nëse është menduar riprodhimi i municionit ushtarake, deri tek rijetëzimi i infrastrukturës së vjetër ushtarake, duke pyetur nëse ka pasur interes nga kompani të huaja. Ministri Peleshi një ditë më parë konfirmoi se kompani të huaja kanë kryer inspektime në infrastrukturë tonë ushtarake me qëllim kthimin e tyre në punë

Kuvendi sot gjithashtu do të diskutojë sot projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 107/2016, “Për prefektin e qarkut”. Në seancën e sotme do të diskutohet edhe projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.59/2014,“Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Në rend dite është caktuar që Kuvendi të diskutojë edhe projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.82/2021, “Për përkthimin zyrtar dhe profesionin e përkthyesit zyrtar”. Në rendin e ditës të seancës së sotme është edhe projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kolegjit të Evropës, për hapjen e degës së Kolegjit të Evropës në Tiranë”.

1 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ Deputeti i PD shkon në Kuvend me çadër plazhi, ironizon Olta Xhaçkën

Seanca plenare/ Bardhi: Po i bëni avokaturën Olsi Ramës.

TIRANË- Deputeti demokrat Asllan Dogjani ka zgjedhur që në seancën e sotme të shkojë me çadër plazhi në Kuvend. Dogjani ka zgjedhur këtë si një mënjyrë për të ironizuar deputeten Olta Xhaçka.

“Të gjithë jemi njëlloj, jemi shqiptar në Kosovë e Shqipëri. Për të justifikuar vjedhjen e pronave është e dënueshme. Kam marrë këtë çadër në mënyrë simbolike që të sensibilizohet opinion që gjuhë e tillë të mos përdoret më. Kërkoj nga Nikolla dhe komisioneri për diskriminimin që paguehen nga taksat që të marrin masa ndaj kësaj gjuhe të përdorur nga deputetët. Doja të hyja me këtë çadër në Parlament për ta vendosur aty ku ulet Xhaçka”, tha ai.

Xhaçka një javë më parë në intervistë ka deklaruar se bashkëshorti i saj e ka marrë statusin e investitorit strategjik, në mënyrë që njerëzit nga mali mos të ngulin çadër në bregun e detit.

1 MUAJ ME PARE

"Lehjet e tyre kanë qenë për të ngrënë", Basha për grupin e Bardhit: E kanë ngrënë lugën e çorbës së prishur

Seanca plenare/ Bardhi: Po i bëni avokaturën Olsi Ramës.

Basha

TIRANË- Kreu i PD-së së vulës, Lulzim Basha para nisjes së seancës së sotme plenare ka mbajtur një fjalë të shkurtër para mediave. Gjatë fjalës së tij Basha u shpreh me ironi në lidhje me PD-në dhe grupin e Gazment Bardhit. Basha më tej shtoi se ata kanë ngrënë lugën e çorbës së prishur dhe foli për pazare me Ramën.

“Kanë 5 muaj që bllokojnë kuvendin, gjoja bllokojnë, kalojnë buxhetin dhe vendime të rëndësishme pa opozitë dhe bëhen bashkë për një amnisti që amnison të korruptusarit por jo protestuesit e opozitës. Nga një anë duan t’i imponohen PD, Ramës i intereson të bëjë pis PD dhe përdor këto pazarxhinj.

Ajo që ndodhi me Xhaçkën është e rakorduar. Tani thonë do ta dërgojmë në Kushtetuese, por Kushtetuesja foli. Le të bllokojnë foltoren. Bubat e Nikollës ju mashtrojnë, lehjet e tyre kanë qenë për të ngrënë. E kanë ngrënë lugën e çorbës së prishur”, tha ai.

1 MUAJ ME PARE

Mblidhet sot Kuvendi, deputeti socialist Nasip Naço interpelancë me ministrin Peleshi

Seanca plenare/ Bardhi: Po i bëni avokaturën Olsi Ramës.
Kuvendi

TIRANË- Ditën e sotme do të mblidhet Kuvendi. Në seancën e sotme plenare si pikë e parë e rëndit të ditës është interpelanca me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi. Kjo çështje do të trajtohet pas kërkesës së deputetit socialist Nasip Naço.

Naço ka ngritur një sërë pyetjesh, ku mes tyre nëse është menduar riprodhimi i municionit ushtarake, deri tek rijetëzimi i infrastrukturës së vjetër ushtarake, duke pyetur nëse ka pasur interes nga kompani të huaja. Ministri Peleshi një ditë më parë konfirmoi se kompani të huaja kanë kryer inspektime në infrastrukturë tonë ushtarake me qëllim kthimin e tyre në punë

Kuvendi sot gjithashtu do të diskutojë sot projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 107/2016, “Për prefektin e qarkut”. Në seancën e sotme do të diskutohet edhe projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.59/2014,“Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Në rend dite është caktuar që Kuvendi të diskutojë edhe projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.82/2021, “Për përkthimin zyrtar dhe profesionin e përkthyesit zyrtar”. Në rendin e ditës të seancës së sotme është edhe projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kolegjit të Evropës, për hapjen e degës së Kolegjit të Evropës në Tiranë”.

Seanca plenare/ Bardhi: Po i bëni avokaturën Olsi Ramës.

seanca plenare 18 prill 2024

Sondazh

Poll

Nis fuqishëm protesta para Bashkisë Tiranë, qytetarët hedhin molotov para godinës

Nis fuqishëm protesta para Bashkisë Tiranë, qytetarët hedhin molotov para godinës

Të pranishëm në protestë, akti fisnik i qytetarëve, u japin ujë efektivëve të policisë

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat