Tragjedi në Turqi/ Përfshihet nga flakët një hotel në provincën Bolu, humbin jetën 66 pushues, plagosen 51 të tjerë, arrestohen 4 persona
66 viktima në Turqi/ "Kanë vdekur para syve tanë," zbardhen dëshmitë tronditëse për zjarrin në hotel: Dy...
66 viktima në Turqi/ "Kanë vdekur para syve tanë," zbardhen dëshmitë tronditëse për zjarrin në hotel: Dy...
"A do paraqiteshit në SPAK nëse merrni fletëthirrje për 21 Janarin"? Berisha: Mbështes çdo lloj hetimi të k...
14 vite nga protesta e 21 janarit, Rama: Drejtësia vonon po nuk harron, fëmijët e dëshmorëve po bëhen prindër...
Rikthehen reshjet e dëborës në Korçë, ARRSH apel shoferëve: Kujdes në këto akse rrugore! Pajisuni me g...
• Një konflikt mes disa adoleshentëve te pallati i sportit "Asllan Rusi" ka përfunduar në plagosje. • Në konflikt mësohet se janë përfshirë 5 adoleshentë. • Ngjarja ka ndodhur pas një ndeshje basketbolli. • Një prej tyre ka mbetur i plagosur ndërsa 4 të tjerë janë shoqëruar në komisariat. • Mësohet se nga ky konflikt ka mbetur i plagosur një 13-vjeçar. • I mituri ndodhet në spital nën kujdesin e mjëkëve. • Ndërkohë bëhet me dije se i plagosuri është gjendje të stabilizuar te spitali i Traumës. • I mituri ka marrë goditje kryesisht në kokë. • 13-vjeçari ka marrë hematoma të ndryshme në trup, kryesisht në kokë, dhe tek njëri sy.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Ditën e sotme është regjistruar një plagosje e një 13-vjeçari pas një sherri në kryeqytet. Ngjarja ndodhi pas një sherri me bashkëmoshatarët pranë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”. Ndërkohë bëhet me dije se i plagosuri është gjendje të stabilizuar te spitali i Traumës.
I mituri mësohet se ka marrë goditje kryesisht në kokë. 13-vjeçari ka marrë hematoma të ndryshme në trup, kryesisht në kokë, dhe tek njëri sy. Ai ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve. Sipas raportimeve sherri ka ndodhur pas përfundimit të një ndeshjeje basketbolli. Në konflikt janë përfshirë pesë adoleshentë. Gjithashtu mësohet se 4 adoleshentët që u përfshinë në konflikt janë shoqëruar në komisariat.
TIRANA- Një konflikt mes 5 adoleshentëve ka ndodhur ditën e sotme pranë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë. Mësohet se nga ky konflikt ka mbetur i plagosur një 13-vjeçar.
Bëhet me dije se konflikti ka nisur pas një ndeshje basketbolli, teksa ndërhynë dhe forcat e policië. Gjithashtu mësohet se 4 adoleshentët e përfshirë në konflikt janë shoqëruar në komisariat.
TIRANA- Ditën e sotme është regjistruar një konflikt mes disa të rinjve te pallati i sportit "Asllan Rusi". Momentalisht mësohet se policia ka ndërhyrë për të shuar konfliktin. Ndërkohë në konflikt dyshohet se janë përfshirë 5 adoleshentë, një në spital 4 të tjerë janë shoqëruar në komisariat. Gjithashtu raportohet se sherri mes tyre ka ndodhur pas përfundimit të një ndeshje basketbolli.