Tragjedi në Turqi/ Përfshihet nga flakët një hotel në provincën Bolu, humbin jetën 66 pushues, plagosen 51 të tjerë, arrestohen 4 persona
66 viktima në Turqi/ "Kanë vdekur para syve tanë," zbardhen dëshmitë tronditëse për zjarrin në hotel: Dy...
66 viktima në Turqi/ "Kanë vdekur para syve tanë," zbardhen dëshmitë tronditëse për zjarrin në hotel: Dy...
"A do paraqiteshit në SPAK nëse merrni fletëthirrje për 21 Janarin"? Berisha: Mbështes çdo lloj hetimi të k...
14 vite nga protesta e 21 janarit, Rama: Drejtësia vonon po nuk harron, fëmijët e dëshmorëve po bëhen prindër...
Rikthehen reshjet e dëborës në Korçë, ARRSH apel shoferëve: Kujdes në këto akse rrugore! Pajisuni me g...
• Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Cakran në Fier nga ku mësohet se një 17-vjeçar ka goditur me mjet prerës në krah bashkëmoshatarin e tij nga e njëjta shkollë. • Bëhet me dije se i plagosuri u transportua në spitalin Rajonal Fier, për ndihmë mjeksore ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. • Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar, në Komisariat për veprime të mëtejshme autorin e dyshuar dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale thikën. • Sipas raportimeve paraprake autori ka dëshmuar se shkak për sherrin është bërë një debat mes të rinjve për një postim në rrjetin social Snapchat mbrëmjen e djeshme dhe ata janë konfliktuar sapo kanë hyrë në oborrin e shkollës. • Sipas raportimeve paraprake autori ka dëshmuar se shkak për sherrin është bërë një debat mes të rinjve për një postim në rrjetin social Snapchat mbrëmjen e djeshme dhe ata janë konfliktuar sapo kanë hyrë në oborrin e shkollës. • Lidhur me sherrin mes dy 17-vjeçarëve në një gjimnaz të Fierit, ku njëri prej tyre mbeti i plagosur, ka reaguar edhe prokurorja e rastit, Oliana Gjergjefi. • Kjo e fundit ka deklaruar për mediat se janë marrë dëshmitë e dy mësueseve që ishin të pranishme gjatë momentit të konfliktit.• Ajo shtoi se është kryer edhe kqyrja e vendit të ngjarjes.
4 artikuj për këtë temë.
FIERI- Disa prej banorëve në zonën e Cakranit të Fierit kanë reaguar për mediat pas sherrit të mëngjesit të sotëm në gjimnazin e zonës, ku një 17-vjeçar plagosi me thikë një bashkëmoshatar. Një banor tregoi se ngjarja është shumë shqetësuese dhe se situata është tepër e rrezikshme. Një tjetër tregoi se kjo nuk është hera e parë që në zonë ndodhin konflikte të tilla. Ai tregoi se ka pasur raste edhe më ekstreme kur grupe nxënësish kanë dhunuar mësues të shkollës.
“Kjo na shqetëson shumë. Unë dëgjova sikur kishte ardhur policia dhe kishte thirrur prindërit dhe s’ka ndodhur gjë. Kjo e vë situatën shumë në rrezik. Këtu nuk ka pasur raste të tilla më parë”, tha një banor.
“Nuk është hera e parë që ndodhin të tilla raste, por nuk janë bërë publike. Kanë rrahur edhe mësuesit, janë bërë bashkë 3 ose 4 çuna dhe kanë rrahur mësuesin. Unë e kam shtëpinë këtu afër shkollës dhe informohen për ato që ndodhin”, tha një banor tjetër.
FIERI- Lidhur me sherrin mes dy 17-vjeçarëve në një gjimnaz të Fierit, ku njëri prej tyre mbeti i plagosur, ka reaguar edhe prokurorja e rastit, Oliana Gjergjefi. Kjo e fundit ka deklaruar për mediat se janë marrë dëshmitë e dy mësueseve që ishin të pranishme gjatë momentit të konfliktit. Ajo shtoi se është kryer edhe kqyrja e vendit të ngjarjes.
“Kam pyetur dëshmitarët okularë, dy mësuese të cilat kanë qenë të pranishme gjatë konfliktit. Ngjarja është e rëndë dhe garantojmë një hetim të plotë e të gjithanshëm,” tha prokurorja.
FIERI- Një ngjarje e rëndë në Fier, ku dy adoleshentë janë përfshirë në një sherr. Nga kjo ngjarje mësohet se njëri prej tyre ka përfunduar në spital pasi është goditur me thikë, ndërsa tjetri është arrestuar.
Sipas raportimeve paraprake autori ka dëshmuar se shkak për sherrin është bërë një debat mes të rinjve për një postim në rrjetin social Snapchat mbrëmjen e djeshme dhe ata janë konfliktuar sapo kanë hyrë në oborrin e shkollës.
FIER- Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Cakran në Fier nga ku mësohet se një 17-vjeçar ka goditur me mjet prerës në krah bashkëmoshatarin e tij nga e njëjta shkollë. Bëhet me dije se i plagosuri u transportua në spitalin Rajonal Fier, për ndihmë mjeksore ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar, në Komisariat për veprime të mëtejshme autorin e dyshuar dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale thikën.
Njoftimi:
Rreth orës 08:30, në fshatin Cakran, Fier, në ambjentet e shkollës së mesme Cakran, gjatë një konflikti të çastit mes dy nxënësve, njëri prej tyre shtetasi, B. D.,17 vjeç, ka goditur me mjet prerës në krah bashkëmoshatarin shtetasin Y. Xh, të (dy nxënës të kësaj shkolle).
Shtetasi Y. Xh., u transportua në spitalin Rajonal Fier, për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar, në Komisariat për veprime të mëtejshme shtetasin B. D, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë).
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Ngjarja e rëndë në Fier vjen pas tragjedisë së disa javëve më parë të ndodhur në Tiranë ku humbi jetën 14-vjeçari Martin Cani. Ai u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Përlleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare 'Fan Noli'.
Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj. Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani. Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës.
Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, Luis Meçe i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli. I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili mori dëmtime në dorë dhe u trajtua në spital privat për disa ditë pas ngjarjes së rëndë.
Rasti i sotëm në Fier nuk është i vetmi që vjen pas humbje së Martinit. Ditët e fundit janë raportuar sherre mes të rinjsh në shkolla dhe pranë tyre, qoftë edhe duke poseduar mjete prese në disa zona të vendit si në Tiranë e Peshkopi.