LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Skandali i salmonelës u soll nga njeriu i qeverisë", Berisha prezanton programin e PD: Do bëjmë gjithçka për rivendosjen e sigurisë ushqimore!

• Partia Demokratike ka prezantuar sot programin qeverisës për "Sigurinë ushqimore", ku i pranishëm ishte dhe kreu i PD-së, Sali Berisha. • Gjatë fjalës së tij ai tha se kontrolli i sigurisë së ushqimeve është në duart e asaj qe e quajti "mafia shtetërore". • Berisha tha se në vend janë futur substanca që përdoren në bujqësi, në fusha të ndryshme, të cilat me ligj klasifikohen si kancoregjene dhe të rrezikshme. • Ai foli edhe për skandalin e pranisë së salmonelës në mishin, ku tha se kjo u zbulua vetëm kur u sëmur kryeministri Edi Rama. • Sipas tij ky ishte dhe shkaku që drejtori i AKU-së dha dorëheqjen. • Berisha u shpreh më tej se teksa jemi në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian, nuk plotësojmë asnjë standard të tyre. • Ai deklaroi se do të bëhet gjithçka për rivendosjen e sigurisë ushqimore në vend, ndërsa shtoi se kjo do të arrihet duke bërë një luftë të vendosur dhe me zero tolerancë ndaj korrupsionit. • Gjatë fjalës së tij në takimin për sigurinë ushqimore, ai theksoi nevojën e një bashkëpunimi të ngushtë ndërkombëtar dhe të krijimit të kushteve të përshtatshme për kontrollin e ushqimeve në të gjitha pikat doganore të Shqipërisë. • Berisha tha se programi i koalicionit "PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore" është transformues për bujqësinë dhe blegtorinë, dhe synon sigurinë ushqimore si për tregun e brendshëm, ashtu edhe për eksportin. • Lideri demokrat tha se siguria ushqimore duhet të trajtohet si çështje qendrore e sigurisë kombëtare dhe kërkoi reformim të thellë të sektorit. • Berisha tha se Agjencia e Sigurisë Ushqimore do të pajiset me kompetenca të plota ekzekutive dhe laboratorët e saj do të jenë ndër më modernët në rajon.

3 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

Berisha: Agjencia e Sigurisë Ushqimore do ketë të gjithë kompetencat ekzekutive, laboratorët do jenë më modernët

"Skandali i salmonelës u soll nga njeriu i qeverisë",
sali berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh sot se siguria ushqimore duhet të trajtohet si çështje qendrore e sigurisë kombëtare dhe kërkoi reformim të thellë të sektorit. Berisha tha se Agjencia e Sigurisë Ushqimore do të pajiset me kompetenca të plota ekzekutive dhe laboratorët e saj do të jenë ndër më modernët në rajon.

Ndër të tjera, tha se PD do të dy ose trefishojë buxhetin në këtë fushë. Ai tha se ligji duhet të parashikojë që asnjë produkt që nuk shitet në dy vende të BE dhe që ka përdorim në bujqësi të mos hyjë në Shqipëri.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Ndaj dhe një reformë e thellë e këtij sektori është e domosdoshme. Ky duhet të jetë një sektor qendror në fushën e sigurisë kombëtare. Pra, jo vetëm që siguria ushqimore duhet të jetë çështje e sigurisë kombëtare, por duhet të jetë edhe sektor qendror. Dhe kur them këtë, ky sektor që është në fakt multidisiplinor, duhet të ketë të gjithë mbështetjen dhe financimin, të gjithë transformimin. E thatë ju, që mjekët nuk paguhen. Po të rrinë pa veterinerë ata, kush do i kryejë detyrat? Pra, ne duhet ta marrim në themel këtë sektor.

Janë krijuar disa institucione. Së pari, qendror do jetë institucioni i sigurisë ushqimore, agjencia. Kjo agjenci do të ketë të gjitha kompetencat ekzekutive. Se ai dha dorëheqjen, se tha se nuk kishte kompetenca. Se a kishte kompetenca apo jo, nuk mund të them, por të mbash institucionin qendror pa kompetenca është e papërgjegjshme. Ndaj ky institucion duhet të fitojë të gjithë fuqinë ekzekutive për të përmbushur detyrën e vet.

Ky institucion duhet të dalë jashtë çdo politizimi. Vartësia mund të jetë e kryeministrit, e parlamentit, por ky është institucion qendror për shtetin dhe për kombin. Laboratorët e tij duhet të jenë laboratorët më modernë. Dhe unë u garantoj se do të dy-trefishojmë buxhetin në këtë fushë. Po, nuk ka asgjë më serioze. Siguria e ushqimeve, siguria e ilaçeve. E thatë ju, jam plotësisht dakord që ligji të parashikojë që asnjë produkt që nuk shitet në dy vende të BE dhe që ka përdorim në bujqësi të mos hyjë në Shqipëri.

Jo. Unë nuk them se bota tjetër është e pasigurt, por Europa është më e sigurt. Unë i ndjek dhe konstatohet se Europa në këtë aspekt është më e sigurt. Është më e kushtueshme, por ia vlen. Kjo është për sigurinë. Ndaj dhe përveç kësaj, ne sigurisht jemi për liberalizimin e tregut, por laboratorët shtetërore të përgjegjësisë direkte zyrtare do të jenë të pajisur dhe nuk do të ndodhë... Se edhe sot ne kemi mjekësinë, por çfarë po ndodh? E paimagjinueshme, batërdi. Tre ciklotronë të prishuë dhe për diagnozë dhe për mjekim duhet të shkojnë tek privati. Nuk rregullohen sepse qytetari duhet të paguajë te privati. Kjo ndodh tani. E bënë rrugë këta. Jo, shteti do përgjigjet më laboratorët më moderne.

1 MUAJ ME PARE

Berisha: Do bëjmë gjithçka për rivendosjen e sigurisë ushqimore, zero tolerancë ndaj korrupsionit

"Skandali i salmonelës u soll nga njeriu i qeverisë",
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se do të bëhet gjithçka për rivendosjen e sigurisë ushqimore në vend. Berisha tha se kjo do të arrihet duke bërë një luftë të vendosur dhe me zero tolerancë ndaj korrupsionit.

Gjatë fjalës së tij në takimin për sigurinë ushqimore, ai theksoi  nevojën e një bashkëpunimi të ngushtë ndërkombëtar dhe të krijimit të kushteve të përshtatshme për kontrollin e ushqimeve në të gjitha pikat doganore të Shqipërisë.

Berisha tha se programi i koalicionit "PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore" është transformues për bujqësinë dhe blegtorinë, dhe synon sigurinë ushqimore si për tregun e brendshëm, ashtu edhe për eksportin.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Do ketë kushte të përshtatshme, të kontrolluara në të gjitha pikat e hyrjes në doganat në Shqipëri, të cilat janë të domosdoshme dhe që sot pothuajse ekzistojnë formalisht ose nuk ekzistojnë. Bashkëpunimi ndërkombëtar është shumë i domosdoshëm, binjakëzimi me agjencitë prestigjioze. Ka një problem, ky institucion siç e kemi ngritur ne, nuk ka një traditë të hershme siç e kanë vendet e tjera që e kanë 50-vjeçare apo 80-vjeçare. Është e domosdoshme që edhe ne këtu të bashkëpunojmë me institucionet analoge të Gjermanisë, Kroacisë, të këtyre vendeve që kemi përreth për ta bërë institucion sa më performues dhe sa më serioz.

Ne siç kemi shpallur, kemi një program transformues për bujqësinë dhe blegtorinë, por ky program kërkon me çdo kusht transformimin më sigurinë ushqimore, qoftë për tregun e brendshëm, qoftë për eksportin. Se lajm më të keq nuk ka për tregun se sa të kthehen eksportet tona. Kthimi i eksporteve është goditje e besimit ndaj prodhimeve shqiptare, të cilat janë shumë të mira. Siç ndodhi me turistët, le ç’thonë shifra këta, por vjet absolutisht gjer në fund të gushtit plazhet e Shqipërisë nuk kanë pasur kurrë as një të tretën se kërcitën çmimet e larta. Se u përhap ajo dhe hajde riktheje mendimin. Se del njëherë Shqipëria, dy herë, tre herë, lëre thonë, mos blej aty.

Vërejtjet dhe sugjerimet tuaja shumë të drejta departamenti do i përfshijë në projekt dhe ne do bëjmë gjithçka për rivendosjen e sigurisë ushqimore duke bërë një luftë me zero tolerancë ndaj korrupsionit. Dhe duke e vendosur këtë fushë në transparencë të plotë, në administrim të njerëzve kompetentë, të specialistëve të shquar. Në këtë mënyrë ne bëjmë jetën e qytetarëve shqiptarë më të sigurt, bëjmë gjithashtu edhe prodhimet shqiptare më të pranueshme nga tregu shqiptar dhe tregu botëror. Made in Albania është krenaria jonë kombëtare për një Shqipëri Madhështore.

1 MUAJ ME PARE

"Epidemia e salmonelës u mor vesh vetëm kur u sëmur Rama", Berisha: Në vend futen substanca kancerogjene nga mafia

"Skandali i salmonelës u soll nga njeriu i qeverisë",
sali berisha

TIRANË- Partia Demokratike ka organizuar sot takimin me temë "Siguria Ushqimore", ku i pranishëm ishte dhe kreu i PD-së, Sali Berisha.  Gjatë fjalës së tij ai tha se kontrolli i sigurisë së ushqimeve është në duart e asaj qe e quajti "mafia shtetërore".

Berisha tha se në vend janë futur  substanca që përdoren në bujqësi, në fusha të ndryshme, të cilat me ligj klasifikohen si kancoregjene dhe të rrezikshme.

Ai foli edhe për skandalin e pranisë së salmonelës në mishin, ku tha se kjo u zbulua vetëm kur u sëmur kryeministri Edi Rama. Sipas tij ky ishte dhe shkaku që drejtori i AKU-së dha dorëheqjen. Berisha u shpreh më tej se teksa jemi në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian, nuk plotësojmë asnjë standard të tyre. 

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Mirëdita, ju përshëndes përzemërsisht ju. Përshëndes drejtuesit e departamentit për punën e shkëlqyer që kanë bërë për programin që kanë përgatitur, për një çështje e cila është çështje themelore e sigurisë, e shëndetit të çdo populli, të çdo vendi. Për një çështje e cila, të jemi realë, si kontroll është në duart e mafies. Është mafia shtetërore dhe ajo tjetra e lidhur me shtetëroren që kanë në dorë tërësisht këtë siguri që është siguria më e rëndësishme. Shqipëria sigurisht ka sigurinë kombëtare, por ama e ka të garantuar me NATO-n dhe askush nuk mund ta sulmojë Shqipërinë pa u përballur me NATO-n. Shqipëria ka sigurinë juridike, e kanë zhdukur për sa kohë që qytetari pret 15 vite për një proces gjyqësor, nuk ka më siguri juridike dhe nuk funksionon dot si shtet ligjor.

Shqipëria, të lidhur direkt me shëndetin e njerëzve, ka sigurinë ushqimore, ka sigurinë e medikamenteve dhe këto që kur kontrolli është në kthetrat e mafies, urdhëro, laboratorit shtetëror, ministri ia merr kompetencat dhe ia jep një laboratori privat në shembullin e atyre PPP-ve të shëndetësisë për të ndarë paratë me të. Shqipëria ka specialistë shumë të mirë, por ata janë të skajuar dhe e vërteta është që gjithçka përcaktohet nga mafia. Ne themi se po ecim drejt BE. Asnjë standard të BE nuk plotësojmë ne. Në qoftë se ulet specialisti dhe i merr një më një standardet e fushës së tij në Shqipëri dhe krahasuar me BE, u garantoj se nuk ekziston më asnjë krahasim, në një kohë kur ato duhet të jenë kushtet më pozitive për qytetarët shqiptarë në mënyrë që të afrohen me qytetarët europianë.

Dje INSAT ka dhënë një të dhënë shumë interesante. 99.6 përqind e të gjitha prokurimeve janë më shqiptarë, të ndaluar me të huaj, në një kohë kur marrëveshja e firmosur me BE, e detyron Shqipërinë të jetë e hapur për investitorët shqiptarë dhe europianë dhe kjo në interesin më të mirë të qytetarëve shqiptarë sepse punërat u kushtojnë më lirë dhe bëhen me më cilësi. Por këta i fshinë nga faqja e dheut. Kanë vënë rregullin sipas të cilit duhet të dorëzosh dokumentet për 34 ditë, duhet t’i dorëzosh me e-Albania, e cila kërkon 38 ditë dhe çdo i huaj që i dorëzon me e-Albania paraqitet pasi është firmosur prokurimi. Unë u dhashë këtë shembull për të dhënë se absolutisht në çdo fushë ky është raporti ynë me standardin evropian. Po ka një fushë ku e paguajmë më shumë se çdo fushë tjetër dhe kjo është siguria ushqimore se ajo lidhet direkt me shëndetin. Dihet se ushqimet nga burim shëndeti mund të bëhen shkaqe sëmundjesh ndër më të rrezikshmet. Asnjë serioz serioz nuk është më.

Këtu futen inpute, futen substanca që përdoren në bujqësi, në fusha të ndryshme me ligj si kancoregjene dhe të rrezikshme. Mjaftojnë të paguajnë këtu dhe aty dhe ryshfeti tani nuk ndalet më tek drejtori. Ryshfeti ka marrë tani një karakter vertikal të pamëshirë. Kështu që shkon gjer te ministri, garantohet dhe vazhdon pa asnjë shqetësim. E marrim vesh vetëm kur produktet tona kthehen dhe bëjmë lajme shumë të këqija që kërcënojmë kombet e tjera, shoqëritë e tjera me prodhimet tona që i eksportojnë. Dhe ata na i kthejnë sepse i gjejnë me helme që nuk mund të tregtohen ose kur krijojnë epidemi salmonelash dhe atëherë merret vesh vetëm kur sëmurët kryeministri me salmonelë. Se gjer atëherë ajo nuk u mor vesh. Dhe gjer atëherë nuk mbajti përgjegjësi askush dhe pas kësaj doli ai i AKU dhe dha do jap dorëheqjen. Kush i kishte këto? Këto i solli një njeri i qeverisë dhe afër qeverisë, ndaj dhe asnjë hetim, asnjë përgjegjësi. Dhe ky dha dorëheqjen se u sëmur Edi Rama, që tha e kam nga breshkat. Por absolutisht nga pulat. E sigurt. Por çështjet e tij shëndetësore i zgjidh vetë, qytetarët duhet të zgjidhin çështjet e tyre shëndetësore.

sali berisha programi i pd per sigurine ushqimore

Sondazh

Poll

Olta Xhaçka përqafon Gjylametin teksa ka fituar garën

Olta Xhaçka përqafon Gjylametin teksa ka fituar garën

"A keni komunikuar me LaCivita në 72 orët e fundit?", Berisha: Po mjaftohem me falenderimet...

Berisha: Alimehmeti është luftëtar i çmuar i PD-së, nuk është vetëm parlamenti për përfaqësim

Berisha: Mediat kanë dhënë kontribut të çmuar në denoncimin e farsës elektorale

Vota e diasporës/ Berisha: Vota e tyre është e manipuluar si në Korenë e Veriut

Deputeti më i vjetër në kuvend, a do e drejtojë seancën e parë? Berisha: S'do lejojmë të ndodhë

Berisha: Në krye të amnistisë elektorale qëndron vetë Altin Dumani, shërbëtori i Ulsi Manjës

Berisha publikon dokumentin e prokurës: Kjo vërteton që Irena me 5 mbiemra është dënuar

Berisha në SPAK: Qëndrimi mbrojtës ndaj krimit elektoral i Dumanit përbën krim antikushtetues

Samiti Ekonomik Ndërkombëtar në Tiranë/ Jared Kushner nuk vjen në Shqipëri por dërgon video-mesazh

"Zoti e shpëtoi Trump sepse ka një plan edhe për Europën", Rama: Një epokë e re mund të vijë

Linda Rama: Shqiptarët i besuan Edit një mandat me përgjegjësi të jashtëzakonshme!

Ritja e buxhetit për NATO-n, Rama: I kemi përmbushur detyrimet ndaj aleancës!

Macron në Tiranë: Rifillimi i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, i rëndësishëm për të gjithë

Macron: Përballë cinizmit të Putin, jam i sigurt që Trump do të reagojë

Macron uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve: Ky mandat i rëndësishëm dhe për ne!

Rama: Kemi diskutuar me Macron përfshirjen e Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë!

Rama konferencë me Macron: Marrëdhëniet e Francës me Shqipërinë kanë hyrë në një fazë të re

Frederiksen: Disa vende kanë bërë punë vërtet të mirë!

"Nuk jam socialiste", kryeministrja e Danimarkës nxjerr blof Ramën gjatë konferencës për shtyp

Protesta e PD, demokratët u bëjnë presion gazetarëve: Do fakte ti? I ke brenda

Përfundon protesta e PD/ Këlliçi: Ky është akti i parë

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike në bulevardin "Zogu i Parë"

PAMJE nga protesta/ Qytetarët: Edi Rama o hajdut votat tona ku i ke fut

Merz në Tiranë: Duhet të bëjmë çdo përpjekje që amerikanët t’i kemi në anën tonë

Merz: Lufta në Ukrainë është e drejtuar ndaj të gjithë rendit dhe të gjithë kontinentit

Çfarë ka aty vallë? Kryeministri i Belgjikës vjen me valixhe në Samit

"Kenaqësi që jam kryeministri i parë që vi në Shqipëri"/ Starmer: Kemi shumë sfida si emigracioni

Samiti i Komunitetit Politik Evropian/ Starmer: Kemi intensifikuar partneritetin me BE-në

Keir Starmer i përgjigjet Ramës për motin: Kur erdha dje ishte diell

Macron në Tiranë: Të ngrihet sekretariati i Komunitetit Politik Evropian

Meloni: Ajo që ndodhi dje tregoi se kush bën propagandë për paqe dhe kush e do vërtetë paqen

"Moti i keq ka ardhur nga delegacioni britanik"/ Batutat e Ramës: Kur le Evropën fillon qan

Meloni: Europën e re në një botë të re nuk mund ta bëjmë pa Ballkanin Perëndimor

Erdogan në Tiranë: Europa të shfaqë interesin e duhur për vendosjen e armëpushimit në Gazë

Erdogan në Tiranë: Duhet të krijohet një arkitekturë e re dhe e drejtë e qeverisjes globale

Zelensky: Duhet të bashkëpunojmë me SHBA-në, mbështetja e saj thelbësore

Zelensky në Tiranë: Putin nuk ra dakord për asgjë, presioni duhet të rritet

Macron: Të ndërtojmë një koalicion shtetesh dhe organizatash për të luftuar krimin dhe trafikimin

Macron në Tiranë:Mbështesim armëpushimin në Ukrainë,duhet të këmbëngulim për një paqe të qëndrueshme

Antonio Costa në Tiranë: Agresioni rus kundër Ukrainës solli luftën e madhe

Antonio Costa në Tiranë: Nëse nuk sjellim siguri, autoriteti i BE-së do të jetë në rrezik

Rama: Përse të mos imagjinojmë një Aleancë Ndërkombëtare, përtej armatimit?

Rama: Po përballemi me forca që kërcënojnë themelet tona

Rama në Samit: Jeni rrethuar nga ëndrrat e fëmijëve shqiptarë për Evropën

Rama flet për zgjedhjet e 11 majit: Fushata u përqendrua te fjala Europë, fituam më shumë se 52%

Liderët e shteteve dhe organizatave europiane realizojnë foton familjare

Liderët perëndimore lënë "autografet" e tyre në "yllin europian" të Ramës

Negociatat për paqen Rusi-Ukrainë, Starmer në Tiranë: Putin nuk e do seriozisht paqen

Do ta vizitoni sot qendrën në Gjadër? Meloni në Tiranë: Nuk kam kohë, por atje puna vazhdon