LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Molotovë, flakadanë dhe gaz lotsjellës, protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, Balliu: Këta nuk janë qeveri, janë një bandë hajdutësh

• Opozita ka zhvilluar sot protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës. • Para godinës u vendosën gardhe metalike, që kanë rrethuar bashkinë. • Protestuesit kanë tërhequr mbrojtëset metalike dhe të betonit si dhe kanë hedhur flakadanë. • Po ashtu protestuesit kanë hedhur bomba molotov drejt godinës së bashkisë. • Gjithashtu ashtu si protestat e tjera ata kanë mbledhur goma të cilat pritet të digjen. • Në këtë protestë të 12 ka marrë pjesë edhe vajza e liderit të PD-së, Argita Malltezi. • Gjatë fjalës së tij sot, aktori Mehdi Malkaj tha se do të jetë protestues deri sa të ketë jetën. • Ai shtoi se ata janë në rrugë të mbarë.• Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e opozitës para Bashkisë. • Këlliçi gjatë fjalës së tij i ka drejtuar një paralajmërim të hapur Policisë së Shtetit nga protesta para Bashkisë së Tiranës.•  Ai u shpreh se nëse ata do të prekin qytetarët do të thotë se e kanë personale me PD.• Shefi i organizimit të PD-së, Klevis Balliu, tha sot nga protesta para Bashkisë së Tiranës, se kjo parti është më e fortë se kurrë, më e bashkuar se kurrë.• Ai tha se ka ardhur koha për të vepruar dhe për t'i larguar, ata të cilët flasin kur digjet goma dhe e quajnë dhunë.• Avokatja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Adriana Kalaja ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e radhës të opozitës para bashkisë së Tiranës.• Gjatë fjalës së saj Kalaja kërkoi të zbardhet se cila është puna që I ka kryer Nuredin Dumani ministres Olta Xhacka ku e cila në këmbim i mori në punë familjaren e tij.• Kalaja shtoi se Altin Dushmani vazhdon dhe i shërben pushtetit më i rrezikshëm se ai Dumani tjetër. Sipas saj ai krimineli ka thënë se i bëra ca punë Olta Xhaçkës, dhe si shpërblim më mori të afërmen në punë.

12 artikuj për këtë temë.

11 MUAJ ME PARE

Mbyllet protesta e sotme e opozitës para Bashkisë së Tiranës

Molotovë, flakadanë dhe gaz lotsjellës, protesta e opozitës
Foto nga protesta

TIRANA- Është mbyllur dhe protesta e 12 e opozitës para Bashkisë së Tiranës. Si në tubimet e tjera, dhe protesta e sotme u shoqërua nga fjalimet e organizatorëve, por edhe nga përplasjet e protestuesve me policinë.

Nuk kanë munguar po ashtu as bombat molotov në drejtim të godinës së Bashkisë, por edhe djegia e gomave dhe hedhja e flakadanëve.

Ndërkohë protesta e ardhshme e opozitës para Bashkisë së Tiranës do të mbahet ditën e premte në orën 11:00.

11 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ Protestuesit ndezin gomat para bashkisë, policia tenton të shuajë flakët

Molotovë, flakadanë dhe gaz lotsjellës, protesta e opozitës
Djegia e gomave

TIRANË- Protesta e sotme para Bashkisë së Tiranës ka nisur me tensione. Protestuesit pasi kanë hedhur bomba molotov drejt godinës së bashkisë kanë ndezuar goma. Më pas policia ka tentuar të shuajë flakët por ky veprim ka irrituar protestuesit. Siç shihet edhe nga pamjet një tym i zi ka "pushtuar" vendin ndërsa portestuesit kanë bërë thirrje që të futen brenda godinës.

Qytetarët gjithashtu kanë hedhur flakadanë drejt policisë ndërsa kjo është protesta e 12 e regjistruar para bashkisë ndërsa ata kërkojnë largimin nga detyra te kryebashkiakut Vleiaj pas arrestimit të drejotrëve të bashkisë në lidhje me dosjen 5D.

11 MUAJ ME PARE

Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, Balliu: Këta nuk janë qeveri, janë një bandë hajdutësh

Molotovë, flakadanë dhe gaz lotsjellës, protesta e opozitës
Klevis Balliu

TIRANA- Shefi i organizimit të PD-së, Klevis Balliu, tha sot nga protesta para Bashkisë së Tiranës, se kjo parti është më e fortë se kurrë, më e bashkuar se kurrë. Ai tha se ka ardhur koha për të vepruar dhe për t'i larguar, ata të cilët flasin kur digjet goma dhe e quajnë dhunë.

“Nëse jeni në shërbim të shtetit dilni dhe bashkohuni me qytetarët kundër Edi Ramës, Erion Veliajt, nëse jeni në shërbim të partisë, rrini aty ku jeni.

Një herë në dy javë dalin takimet e Edi Ramës me njerëzit e krimit. Këta nuk janë qeveri, janë një bandë hajdutësh.

Koha ka ardhur për të vepruar dhe për t'i larguar, ata të cilët flasin kur digjet goma dhe e quajnë dhunë, por kur shembin shtëpitë e qytetarëve që Erion Veliaj të bëjë dy pallate, çfarë quhet”, tha Balliu.

11 MUAJ ME PARE

Protesta para bashkisë së Tiranës/ Këlliçi: Guxoni prekni qytetarët, do e keni personale me Partinë Demokratike!

Molotovë, flakadanë dhe gaz lotsjellës, protesta e opozitës
Belind Këlliçi

TIRANË-  Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi ka marrë një ditë të sotme në protestën e opozitës para Bashkisë. Këlliçi gjatë fjalëve të tij ka një paralajmërim të hapur të shtetit nga protesta para Bashkisë së Tiranës. Ai u shpreh se nëse ata do të prekin, do të thotë se e kanë personale me PD.


“Guxoni prekni, jeta është shumë e gjatë. Do e keni personale me gjuhën dhe Partinë Demokratike, qoftë ti Met Rrumbullaku qoftë ti Tonin Vocaj, qoftë ai hajduti i bashkisë ”, tha Këlliçi.

Ai u shpreh se beteja do të vijojë deri në fund dhe nuk do të tërhiqen. Ai shtoi se në Bashkinë e Tiranës është një hajdut, një fondacion si Erion Veliaj, i cili do të marrë faturën që i takon.

“Demokratë mos u mërzisni, me luftën tuaj, me qëndresën tuaj, ia dolëm të shembim planin e Edi Ramës që donte të linte vend pa o vendos.  Për një të vërtetë të madhe që ju ftojmë të qëndroni, në Bashkinë e Tiranës është një hajdut, një fondacion si Erion Veliaj, i cili do të marrë faturën që i takon ”, tha Këlliçi.

Ai u shpreh kushdo që ka prekur taksat e tyre të Tiranës, që ka grabitur.

11 MUAJ ME PARE

Protesta e opozitës, Malkaj: Do jem protestues i përjetshëm, kështu jam edukuar

Molotovë, flakadanë dhe gaz lotsjellës, protesta e opozitës
Mehdi Malkaj

TIRANA- Opozita ka nisur protestën e 12 para Bashkisë së Tiranës. Gjatë fjalës së tij sot, aktori Mehdi Malkaj tha se do të jetë protestues deri sa të ketë jetën. Ai shtoi se ata janë në rrugë të mbarë.

“Edhe po mbaroi kjo protestë unë do vete te tjera, kështu jam unë kështu më kanë edukuar mua. Erion Veliaj, hajde dil këtu, nuk të prek njeri me dorë se nuk duan të bëjë njeri duart pis me ty.

Jemi në një rrugë të mbarë, do ecim gjatë, do ecim bashkë, pa këta, pa ata, edhe pa atë këlyshin e kurvës që është në kryeministri”, tha Malkaj.

11 MUAJ ME PARE

FOTO/ Protesta e 12-të para bashkisë, e pranishme edhe Argita Malltezi

Molotovë, flakadanë dhe gaz lotsjellës, protesta e opozitës
Argita Malltezi

TIRANË- Ditën e sotme qytetarët janë mbledhur në protestë par abashksië së Tiranës për dosjen 5D. Në këtë protestë të 12 ka marrë pjesë edhe vajza e liderit të PD-së, Argita Malltezi.

Ashtu si protestat e tjera Malltezi ka marrë me vetë një mesazh për lirimin e liderit të PD-së. Ndryshe nga herët e tjera që kishte veshur një bluzë të stampuar me shkrimin "Free Berisha" sot ajo ka vendosur në veshje një ngjitëse me të njëjtin mesazh.

Protesta e sotme para Bashkisë së Tiranës ka nisur me tensione. Protestuesit kanë hedhur bomba molotov drejt godinës së bashkisë. Gjithashtu ashtu si protestat e tjera protestuesit kanë mbledhur goma të cilat pritet të digjen. Ata kanë tentuar të heqin mbrojtëset metalike të vendosur para bashkisë.

 

11 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ Molotovë, flakadanë dhe heqje mbrojtësesh metalike, çfarë po ndodh në protestën e opozitës?

Molotovë, flakadanë dhe gaz lotsjellës, protesta e opozitës
Foto nga protesta

TIRANA- Protesta e sotme e opozitës para Bashkisë Tiranë është shoqëruar sërish me tensione mes protestuesve dhe policisë, e cila ka rrethuar godinën. Protestuesit kanë hedhur bomba molotov tek dera e institucionit, ndërsa kanë ndezur flakadanë.

Ata janë përplasur me efektivët teksa kanë tentuar të çajnë kordonin policor. Protestuesit mbajnë në duar flamurin e Partisë Demokratike, pasi gjykata i dha vulën kryetarit të PD-së, Sali Berisha.

11 MUAJ ME PARE

Protestuesit hedhin bomba molotov drejt bashkisë së Tiranës

Molotovë, flakadanë dhe gaz lotsjellës, protesta e opozitës
Protesta

TIRANË- Protesta e sotme para Bashkisë së Tiranës ka nisur me tensione. Protestuesit kanë hedhur bomba molotov drejt godinës së bashkisë. Gjithashtu ashtu si protestat e tjera protestuesit kanë mbledhur goma të cilat pritet të digjen. Ata kanë tentuar të heqin mbrojtëset metalike të vendosur para bashkisë.

Qytetarët gjithashtu kanë hedhur flakadanë drejt policisë ndërsa kjo është protesta e 12 e regjistruar para bashkisë ndërsa ata kërkojnë largimin nga detyra te kryebashkiakut Vleiaj pas arrestimit të drejotrëve të bashkisë në lidhje me dosjen 5D.

 

11 MUAJ ME PARE

Protesta e opozitës, qytetarët largojnë mbrojtëset metalike dhe hedhin flakadanë

Molotovë, flakadanë dhe gaz lotsjellës, protesta e opozitës
Foto nga protesta

TIRANA- Ka nisur protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj. Para godinës janë vendosur gardhe metalike, që kanë rrethuar bashkinë.

Protestuesit kanë tërhequr mbrojtëset metalike dhe të betonit si dhe kanë hedhur flakadanë. 

Sipas njoftimit të policisë, duke nisur nga ora 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerohet që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

11 MUAJ ME PARE

Nis protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës

Molotovë, flakadanë dhe gaz lotsjellës, protesta e opozitës
Foto nga protesta

TIRANA- Ka nisur protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj. Para godinës janë vendosur gardhe metalike, që kanë rrethuar bashkinë.

Po ashtu, sipas njoftimit të policisë, duke nisur nga ora 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.

Për këtë arsye sugjerohet që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

11 MUAJ ME PARE

Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, vendosen mbrojtëse metalike në hyrje të godinës

Molotovë, flakadanë dhe gaz lotsjellës, protesta e opozitës
Bashkia e Tiranës

TIRANA- Policia është vendosur para Bashkisë së Tiranës teksa pritet të nisë dhe protesta e opozitës. Mësohet se para godinës janë vendosur gardhe metalike, që kanë rrethuar bashkinë.

Po ashtu, sipas njoftimit të policisë, duke nisur nga ora 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerohet që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Prej disa javësh opozita po proteston para bashkisë së Tiranës, në shenjë revolte pas arrestimeve që u bënë me urdhër të SPAK ndaj disa ish-drejtorëve. 

11 MUAJ ME PARE

Protesta e opozitës sot para Bashkisë së Tiranës, Policia: Ja rrugët që do të bllokohen

Molotovë, flakadanë dhe gaz lotsjellës, protesta e opozitës
Foto ilustruese

TIRANA- Opozita do të zhvillojë sot protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës dhe në këtë kuadër, policia njofton se ka ndërmarrë një seri masash për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë.

Sipas njoftimit, duke nisur nga ora 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.

Për këtë arsye sugjerohet që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Njoftimi:

Tiranë

Policia e Shtetit bën me dije se, ka marrë masa organizative dhe operacionale për garantimin e rendit publik dhe sigurisë gjatë zhvillimit të një tubimi të kërkuar nga "Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit", ditën e sotme, më datë 14 qershor 2024, ora 10:00, pranë Bashkisë së Tiranës.

Në zbatim të planit të masave, Policia e Shtetit njofton se, sot, prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerojmë që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Gjatë disa tubimeve të mëparshme, të zhvilluara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në sheshin para Bashkisë Tiranë, janë evidentuar raste të përsëritura të kundërshtimit të forcave të policisë, përdorimit dhe hedhjes së molotovëve e sendeve të tjera, në drejtim të Bashkisë Tiranë, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e punonjësve të policisë dhe vetë pjesëmarrësve në tubime.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe marrë pjesë në tubime paqësore.

Policia u përsërit thirrjen organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime për të respektuar ligjin dhe për t'u distancuar nga çdo akt dhune.

protesta e opozites para bashkise

Sondazh

Poll

"Krimi futi në parlament 28 deputetë"/ Berisha denoncon me emra

"Krimi futi në parlament 28 deputetë"/ Berisha denoncon me emra

Berisha: Komuniteti ndërkombëtar i shpalli të vdekura zgjedhjet 10 ditë përpara se të zhvilloheshin

Skena si nëpër filma në mes të Tiranës/ Përplasi makinën e policisë e disa automjete të tjera

Olta Xhaçka përqafon Gjylametin teksa ka fituar garën

"A keni komunikuar me LaCivita në 72 orët e fundit?", Berisha: Po mjaftohem me falenderimet...

Berisha: Alimehmeti është luftëtar i çmuar i PD-së, nuk është vetëm parlamenti për përfaqësim

Berisha: Mediat kanë dhënë kontribut të çmuar në denoncimin e farsës elektorale

Vota e diasporës/ Berisha: Vota e tyre është e manipuluar si në Korenë e Veriut

Deputeti më i vjetër në kuvend, a do e drejtojë seancën e parë? Berisha: S'do lejojmë të ndodhë

Berisha: Në krye të amnistisë elektorale qëndron vetë Altin Dumani, shërbëtori i Ulsi Manjës

Berisha publikon dokumentin e prokurës: Kjo vërteton që Irena me 5 mbiemra është dënuar

Berisha në SPAK: Qëndrimi mbrojtës ndaj krimit elektoral i Dumanit përbën krim antikushtetues

Samiti Ekonomik Ndërkombëtar në Tiranë/ Jared Kushner nuk vjen në Shqipëri por dërgon video-mesazh

"Zoti e shpëtoi Trump sepse ka një plan edhe për Europën", Rama: Një epokë e re mund të vijë

Linda Rama: Shqiptarët i besuan Edit një mandat me përgjegjësi të jashtëzakonshme!

Ritja e buxhetit për NATO-n, Rama: I kemi përmbushur detyrimet ndaj aleancës!

Macron në Tiranë: Rifillimi i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, i rëndësishëm për të gjithë

Macron: Përballë cinizmit të Putin, jam i sigurt që Trump do të reagojë

Macron uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve: Ky mandat i rëndësishëm dhe për ne!

Rama: Kemi diskutuar me Macron përfshirjen e Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë!

Rama konferencë me Macron: Marrëdhëniet e Francës me Shqipërinë kanë hyrë në një fazë të re

Frederiksen: Disa vende kanë bërë punë vërtet të mirë!

"Nuk jam socialiste", kryeministrja e Danimarkës nxjerr blof Ramën gjatë konferencës për shtyp

Protesta e PD, demokratët u bëjnë presion gazetarëve: Do fakte ti? I ke brenda

Përfundon protesta e PD/ Këlliçi: Ky është akti i parë

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike në bulevardin "Zogu i Parë"

PAMJE nga protesta/ Qytetarët: Edi Rama o hajdut votat tona ku i ke fut

Merz në Tiranë: Duhet të bëjmë çdo përpjekje që amerikanët t’i kemi në anën tonë

Merz: Lufta në Ukrainë është e drejtuar ndaj të gjithë rendit dhe të gjithë kontinentit

Çfarë ka aty vallë? Kryeministri i Belgjikës vjen me valixhe në Samit

"Kenaqësi që jam kryeministri i parë që vi në Shqipëri"/ Starmer: Kemi shumë sfida si emigracioni

Samiti i Komunitetit Politik Evropian/ Starmer: Kemi intensifikuar partneritetin me BE-në

Keir Starmer i përgjigjet Ramës për motin: Kur erdha dje ishte diell

Macron në Tiranë: Të ngrihet sekretariati i Komunitetit Politik Evropian

Meloni: Ajo që ndodhi dje tregoi se kush bën propagandë për paqe dhe kush e do vërtetë paqen

"Moti i keq ka ardhur nga delegacioni britanik"/ Batutat e Ramës: Kur le Evropën fillon qan

Meloni: Europën e re në një botë të re nuk mund ta bëjmë pa Ballkanin Perëndimor

Erdogan në Tiranë: Europa të shfaqë interesin e duhur për vendosjen e armëpushimit në Gazë

Erdogan në Tiranë: Duhet të krijohet një arkitekturë e re dhe e drejtë e qeverisjes globale

Zelensky: Duhet të bashkëpunojmë me SHBA-në, mbështetja e saj thelbësore

Zelensky në Tiranë: Putin nuk ra dakord për asgjë, presioni duhet të rritet

Macron: Të ndërtojmë një koalicion shtetesh dhe organizatash për të luftuar krimin dhe trafikimin

Macron në Tiranë:Mbështesim armëpushimin në Ukrainë,duhet të këmbëngulim për një paqe të qëndrueshme

Antonio Costa në Tiranë: Agresioni rus kundër Ukrainës solli luftën e madhe

Antonio Costa në Tiranë: Nëse nuk sjellim siguri, autoriteti i BE-së do të jetë në rrezik

Rama: Përse të mos imagjinojmë një Aleancë Ndërkombëtare, përtej armatimit?

Rama: Po përballemi me forca që kërcënojnë themelet tona

Rama në Samit: Jeni rrethuar nga ëndrrat e fëmijëve shqiptarë për Evropën

Rama flet për zgjedhjet e 11 majit: Fushata u përqendrua te fjala Europë, fituam më shumë se 52%

Liderët e shteteve dhe organizatave europiane realizojnë foton familjare