LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Stoltenberg: NATO do ndërhyjë! Vuçiç: Ata s’respektojnë marrëveshjen! Kurti: S’tërhiqemi

• Jens Stoltenberg takon në Bruksel liderët e Kosovës dhe Serbisë. Stoltenberg zhvilloi takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Pas secilit takim, mbajti konferencë për media. • Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoletenberg e tha hapur se do të ndërhyjnë në momentin që shohin se në Veri të Kosovës situata do të përshkallëzohet. Ai ia tha në sy Presidenit serb Aleksandër Vuçiç se NATO ka për qëllim të ulë tensionet. Stoltenberg tha se rreth 4 mijë trupa të KFOR-it janë të vendosura në Kosovë por që prania e forcave të KFOR-it në Veri do të rritet. • Vuçiç u shpreh se Kosova është ajo që nuk po respekton marrëveshjet bilaterale. Ai tha se Serbia nuk po shkakton asnjë provokim dhe se për të, paqja e stabiliteti janë të rëndësishme. Për takimin me Kurtin, Vuçiç tha se do të jetë i vështirë, pasi Serbia nuk bie dakord me kërkesat e Kosovës. • Por Kurti bëri të qartë se Kosova nuk do të tërhiqet nga reciprociteti. Ai shtoi se po zbatojnë Kushtetutën e vendit, si edhe marrëveshjet bilaterale që kanë me Serbinë. • Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u shpreh se ushtria e Kosovës është e gatshme të ruajë stabilitetin dhe se sipas tij, Serbia po vepron me një axhendë të qartë të Rusisë për të krijuar destabilizim në Kosovë dhe rajon. Kurti tha se qëllimi i Kosovës është që të bëhet pjesë e NATO-s. • Këto bisedimeve vijnë pas tensioneve në veri të Kosovës për zbatimin e marrëveshjes së reciprocitetit. Kurti vendosi që të shtyjë deri më 1 shtator zbatimin e vendimit për masat e reciprocitetit. Nesër, Kurti dhe Vuçiç, do të takohen në Bruksel për të vazhduar dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

8 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

Kurti: Në një anë kemi shtetin demokratik të Kosovës, në anën tjetër strukturat ilegale të Serbisë! Kemi nevojë për NATO-n

Stoltenberg: NATO do ndërhyjë! Vuçiç: Ata
Albin Kurti

BRUKSEL-  Ka përfunduar takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Bruksel.

Kurti foli për operacionet e zhvilluara nga Policia e Kosovës kundër grupeve kriminale ku sipas tij janë arrestuar dhjetëra kriminelë të të gjitha komuniteve. Ai u shpreh se Policia e Kosovës nuk i zgjedh kriminelët sipas përkatësisë etnike. 

Kurti akuzoi Serbinë për tensionet në veri të Koosvës duke u shprehur se nga njëra anë qëndron shteti demokrat i Koosvës ndërsa nga ana tjetër qëndrojnë struktura ilegale të Serbisë që kanë ngritur barrikada.

Albin KurtiNë një anë keni shtetin demokratik të Kosovës dhe policinë profesionale dhe në anën tjetër keni struktura ilegale të Serbisë që kanë ngritur barrikada. Në këtë sens s’mund të ketë tolerim për krimin e organizuar. Policia jonë ka ndërmarrë 39 operacione ku kanë arrestuar dhjetëra kriminelë të grupeve kriminale, të të gjitha komuniteteve. Policia jonë nuk i zgjedh kriminelët në bazë të përkatësisë së tyre etnike. Neve na nevojitet përkrahja nga BE dhe NATO dhe nga shtetet perëndimore.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg zhvilluan një takim në Bruksel një ditë para se të mbahet dhe dialogu Kosovë-Serbi i thërritur nga nga BE. Gjatë konferencës së përbashkët, Stoltenberg riipërsëriti se NATO është e gatshme të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti dhe siguria në Kosovë, duke theksuar se prezenca më e madhe ushtarake jashtë NATO-s ndodhet në Kosovë. Nga ana e tij Kurti u shpreh se është i gatshëm të punojë për stabilitet por Serbia është ajo që po mundohet të krijojë konflikte dhe të nxisë destabilitetin e Kosovës.

1 MUAJ ME PARE

Kurti: Vendimi për reciproritetin, i ligjshëm! Serbia do të krijojë destabilitet në Kosovë

Stoltenberg: NATO do ndërhyjë! Vuçiç: Ata

BRUKSEL- Ka përfunduar takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Bruksel.

Gjatë fjalës së tij, Kurti foli dhe për reciproritetin që është dhe "molla e sherrit" që për pak sa nuk përfundoi në një konflik pas provokimeve të Serbisë në veri të Kosvës. Kurti u shpreh se Serbia po kërcënon sigurinë e rajonit pasi kërkon destabilitet në Kosovë.

Albin Kurti: Kemi marrë një vendim me 29 gusht që të gjithë automjetet që kanë targën 1990 që ishte viti i Millosheviçit tu vendoset mbishkrimi i Republikës së Kosovës. Tani pas katër vjetësh po zbatojmë atë që është diçka brenda kushtetutës. Ne mendojmë që është në favor të të gjithëve që të bëjmë çdo gjë legale dhe të ligjshme. Me anë të konvertimit të targave qytetarët serbë do paguajnë më pak taksa. Serbia po mundohet që të krijojë destabilitet në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg zhvilluan një takim në Bruksel një ditë para se të mbahet dhe dialogu Kosovë-Serbi i thërritur nga nga BE. Gjatë konferencës së përbashkët, Stoltenberg riipërsëriti se NATO është e gatshme të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti dhe siguria në Kosovë, duke theksuar se prezenca më e madhe ushtarake jashtë NATO-s ndodhet në Kosovë. Nga ana e tij Kurti u shpreh se është i gatshëm të punojë për stabilitet por Serbia është ajo që po mundohet të krijojë konflikte dhe të nxisë destabilitetin e Kosovës.

1 MUAJ ME PARE

Stoltenberg: Në Kosovë ndodhet prezenca më e madhe ushtarake jashtë NATO-s, kemi treguar që mbrojmë stabilitetin

Stoltenberg: NATO do ndërhyjë! Vuçiç: Ata

BRUKSEL-  Ka përfunduar takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Bruksel.

Gjatë fjalës së tij Stoltenberg përsëriti qëndrimin e tij se NATO është e gatshme që të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti në Kosovë duke shtuar se prezenca më e madhe ushtarake jashtë NATO-s ndodhet në Kosovë.

Jens Stoltenberg: Veprimet tona do të jenë proporcionale. Ne do të sigurojmë që lëvizjen e qytetarëve dhe komuniteteve, ne kemi treguar se NATO mund t'i bëjë të gjitha. Në Kosovë ndodhet prezenca më e madhe ushtarake jashtë NATO-s. Do ndërhyjmë nëse është e nevojshme. Ne kemi treguar se veprojmë kur rrezikohet siguria. 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg zhvilluan një takim në Bruksel një ditë para se të mbahet dhe dialogu Kosovë-Serbi i thërritur nga nga BE. Gjatë konferencës së përbashkët, Stoltenberg riipërsëriti se NATO është e gatshme të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti dhe siguria në Kosovë, duke theksuar se prezenca më e madhe ushtarake jashtë NATO-s ndodhet në Kosovë. Nga ana e tij Kurti u shpreh se është i gatshëm të punojë për stabilitet por Serbia është ajo që po mundohet të krijojë konflikte dhe të nxisë destabilitetin e Kosovës.

1 MUAJ ME PARE

Çfarë u diskutua/ Vuçiç ndan foto nga takimi me Stoltenberg: Serbia i qëndron marrëveshjeve! Duam stabilitet

Stoltenberg: NATO do ndërhyjë! Vuçiç: Ata
Aleksandër Vuçiç dhe Jens Stoltenberg

BRUKSEL- Ka përfunduar takimi i Sekretarit të Prgjithshm të NATO-s, Jens SAtoltenberg me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Pas takimit presidenti serb ka ndarë dhe një album fotografik nga takimi me shefin e NATO-s në Bruksel ku në fokus të diskutimeve ishte situata e agravuar në veri të Kosovës. 

"Falenderoj Jens Stoltenberg që deshi të degjoj pozicionin e Serbisë. Paqja dhe stabiliteti janë vendimtare për Serbinë dhe ne do të bëjmë gjithçka për ruajtjen e tyre. Pozicioni i Serbisë është se ne do t’i përmbahemi ligjit ndërkombëtar, Kartës së OKB-së, Marrëveshjes së Brukselit dhe gjithçkaje të nënshkruar", shkruan Vuçiç në facebook.

Gjatë konferencës së përbashkët Vuçiç u shpreh se Serbia e respekton misionin e KFOR-it si dhe shpreson që të arrihet një kompromis për paqe e stabilitet dhe pse sipas tij i presin bisedime shumë të vështira.

"Roli i KFOR-it të cilin ne e respektojnë, është i rëndësishëm për ne, si dhe roli i NATO-s, të cilin ne po ashtu e respektojmë. Ne besojmë se gjithmonë do të jemi në gjendje të gjejmë mirëkuptimin e NATO-s për të siguruar paqen dhe stabilitetin. Nuk më pëlqen t’ia hedh fajin askujt tjetër. Ne duam që të shmangim çdo mundësi për eskalim apo konflikt”, u shpreh Vuçiç.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg hodhi akuza ndaj liderëve të Kosovës të cilët sipas tij nuk respektojnë marrëveshjet bilaterale. I pyetur në lidhje me futjen e trupave serbe në veri të Kosovës duke shkelur vijën administrative, ai u shpreh se kjo nuk ka ndodhur por tha se qeveria e Serbisë do të bëjë gjithçka duhet për të mbrojtur qytetarët e saj në veri.

1 MUAJ ME PARE

Vuçiç pas takimit me Stoltenberg: Kosova nuk i përmbahet marrëveshjes bilaterale

Stoltenberg: NATO do ndërhyjë! Vuçiç: Ata
Aleksandër Vuçiç

BRUKSEL-  Ka përfunduar takimi i Sekretarit të Përgjithshm të NATO-s, Jens Stoltenberg me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Vuçiq i pyetur nëse ushtria serbe ka kaluar vijën administrative të kufirit me Kosovën, Vuçiq tha se kjo s’ka ndodhur dhe s’do të ndodhë.

“Ushtria e Serbisë nuk e kanë kaluar vijën administrative, s’ka ndodhur dhe s’do të ndodhë që të ketë sulm nga ushtria serbe, Serbia ushtarakisht është shtet neutral dhe dëshiron të mbajë paqen. Kosova nuk i përmbahet marrëveshjes bilaterale. Serbia e siguron vetë paqen dhe nuk kia nevojë për ushtri", u shpreh Vuçiq.

 
1 MUAJ ME PARE

Stoltenberg ia thotë në sy Vuçiç-it: Nëse situata në Kosovë përshkallëzohet, do ndërhyjmë!

Stoltenberg: NATO do ndërhyjë! Vuçiç: Ata

BRUKSEL- Ka përfunduar takimi i Sekretarit t Prgjithshm t NATO-s, Jens SAtoltenberg me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Shefi i NATO-s u shpreh se aleanca ushtarake e NATO-s është e gatshme të ndërhyjë në çdo moment nëse rrezikohet stabiliteti dhe siguria në Kosovë. Ai u tregua mjaft i qartë në konferencën me presidentin serb Aleksandër Vuçiç teksa i kujtoj se aleanca është e gatshme të bëjë më shumë nëse siguria në rajon cënohet.

Ai vuri theksin tek dialogu si e vetmja zgjidhje.

“Prania jonë ushtarake në Kosovë ndihmon për të stabilizuar dhe për të ndaluar përshkallëzimin e situatës apo përplasjen. Ne kemi qenë në kontakt me autoritetet në Beograd por edhe në Prishtinë, kemi mbajtur kanalet e hapura të komunikimit. Jemi gati të reagojmë nëse do kemi situata problematike. Nëse do duhet ne do ti lëvizim këto trupa që kemi në Kosovë për ti çuar në zona problematike. Jemi gati të bëjmë më shumë nëse do të jetë e nevojshme. Ne kemi si qëllim që të ulim tensionet”, tha Stoltenberg.

"Përgjegjësia jonë është që të jemi neutral, siguria është pjesa kryesore e misionit tonë, siguria për të gjithë, të lehtësojmë edhe dialogun politik mesa palëve. Qëllimi i KFOR është kjo, të jetë aktor neutral dhe të sigurojë paqe dhe stabilitet", vijoi ai.

1 MUAJ ME PARE

Analiza e DW/ Kosovë-Serbi: Mediat serbe vazhdojnë t’i hedhin benzinë zjarrit

Stoltenberg: NATO do ndërhyjë! Vuçiç: Ata

Para takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel mediat serbe vazhdojnë t’i hedhin benzinë zjarrit në konfliktin për dokumentet e udhëtimit mes Kosovës e Serbisë. A mund të shkallëzohet sërish konflikti në rajon? 

“Ai po përgatit masakra në Kosovë”, kështu e titulloi gazeta bulevardeske “Informer” një shkrim të sajin, me foto të kryeministrit kosovar albin Kurti, Kurse sipas gazetës “Vecernje novosti” madje janë bërë gati edhe snajperë, që me gjasë do të eliminojnë politikanë drejtues të pakicës serbe në Kosovë. Si këto dy gazeta gati i gjithë shtypi i Beogradit nuhat luftën, pa pasur prova të qarta për këtë. Përjashtim përbëjnë vetëm pak media të pavarura, që nuk varen nga Vuçiqi.

Së fundmi tensionet mes Kosovës dhe Serbisë u shkallëzuan pas vendimit të qeverisë së Kosovës të zbatojë rregullore të reja për udhëtarët me pasaportë serbe dhe automjetet me targa serbe. Sipas saj, serbët kur të hynin në Kosovë do të pajiseshin me dokumente provizore kosovare, dhe automjetet me targa serbe brenda një afati duhej të zëvendësoheshin me ato kosovare. Serbia e praktikon këtë prej vitesh për qytetarët kosovarë. Kryeministri Kurti kishte kohë që këmbëngulte për të ashtuquajturin “reciprocitet”, pra që për të dyja palët të vlejnë rregullore të njëjta.

Frika se Rusia mund të ndezë situatën

Vërtet që këto masa u tërhoqën brenda një kohe të shkurtër, por situata është shumë e tensionuar. Disa vëzhgues madje shohin edhe rrezikun e vërtetë të luftës në Ballkan. Një argument që dëgjohet, është se Rusia mund t’i përdorë këto tensione dhe të hapë një front tjetër përmes Serbisë tradicionalisht aleate, për të larguar vëmendjen nga lufta agresore në Ukrainë. Serbia është i vetmi vend kandidat i BE që nuk ka vendosur sanksione kundër Moskës. Ky vend e dënoi sulmin rus dhe në rezolutat e OKB votoi kundër Rusisë. Por presidenti Vuçiq që qeveris gati i vetëm prej 10 vitesh njihet për akrobacitë e tij politike mes Lindjes e Perëndimit.

Sa realiste është një luftë e re, aty ku në vitet 90-të u rrëzua përgjakshëm Jugosllavia? Do t’i hynte Serbia vërtet rrezikut të përballej sërish me NATO-n, që është prezente në Kosovë dhe Bosnje, kurse Mali i Zi dhe Kroaca fqinje janë anëtare të aleancës transatlantike?

“Elitat politike në këtë rajon nxjerrin përfitime nga nacionalizmi dhe prodhojnë për këtë tensione të llogaritura”, thotë Mladen Lisanin nga Instituti serb për Studime Politike (IPS). Asnjëra palë nuk ka interes për luftë, por lufta me zjarrin mund të dalë nga kontrolli në çdo moment, thotë politologu.

Vërtet në mediat serbe paralajmërohet rregullisht për rreziqet për serbet dhe serbët thjesht sepse janë serbë. Këto rreziqe përgjojnë në Kroaci, në Bosnje, Mal të Zi, por më së shumti në Kosovë.

Konflikti aktual për dokumentet e udhëtimit dhe targat është për qeverinë Kurti një masë që duhej marrë prej kohësh, për shumë serbë një provokim i padurueshëm. Në fillim të gushtit serbët reaguan me barrikada, kur filloi zbatimi i reciprocitetit. Ushtria serbe rriti gatishmërinë, edhe pala kosovare dërgoi njësi të posaçme të policisë, u dëgjuan edhe të shtëna armësh. Një raund i ri i vringëllimit të rmëve, që mund të përsëritet rishtazi. Pas pezullimit të përkohshëm qeveria Kurti kërkon t’i rivendosë masat në fillim të shtatorit.

Të enjten më 18 gusht kryeministri Kurti dhe presidenti serb Vuçiq takohen në Bruksel më ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, por pritshmëritë nga ky takim nuk janë të mëdha. Edhe ndërmjetësimi i BE mes dy palëve ka sjellë shumë pak rezultate në vitet e fundit.

Marrëdhëniet e mira të Serbisë me NATO-n

“Kujtdo që i bie ndërmend të na sulmojë, ne do ta mbrojmë Serbinë, dhe që është më e rëndësishmja ne do të fitojmë”, tha Vuçiq së fundmi në një fjalim. Presidenti që qeveris gati pa kufizim thekson me dëshirë, se sa e fortë është bërë ushtria serbe, dhe se sa rol ka luajtur ai për këtë.

Zyrtarisht Serbia është neutrale nga ana ushtarake. Ushtria zhvillon në vitet e fundit manovra të rregullta me Rusinë, por edhe me shtetet e NATO-s. Në dy dekadat e fundit ushtria është ristrukturuar sipas modelit perëndimor dhe merr pjesë në iniciativën e NATO-s, “Partneritet për paqen”. Bashkëpunimi me NATO-n është i mirë. Më shumë se kaq nuk ka se ç’ kërkohet. “Anëtarësimi i Serbisë në NATO është komplet jo realist, shumica e popullit është kundër. Për elitat politike do ishte një rrezik i madh”, thotë Lisanin.

Sipas sondazheve, 80-90% e serbëve janë kundër anëtarësimit në NATO. Bombardimet e NATO-s në vitin 1999 nuk janë harruar nga shumë serbë, ato keqpërdoren shpesh nga mediat kryesore. “Politikanët serbë reagojnë me hipokrizi; përmes shtypit bulevardesk ata zhvillojnë një fushatë të pandalur kundër NATO-s, kurse në heshtje zgjerojnë bashkëpunimin me aleancën”, thotë Maja Bjelos nga Qendra e Beogradit për Sigurinë Politike”, BCBP. Megjithatë edhe në perëndim heshtet më shumë për bashkëpunimin e mirë me Serbinë.

Kosova dhe Serbia: Askush nuk do luftë

Bjelos nuk beson se mund të fillojë një luftë e re, ashtu si shumë ekspertë të tjerë. Në rajonin e Ballkanit Perëndimor politikanët qeverisës simulojnë rregullisht kriza për t’i çaktivizuar po vetë dhe kështu paraqiten si “faktorë stabiliteti”. BE e mbështet këtë politikë të “stabilokracisë”, thotë Bjelos. Kritikët e akuzojnë  Brukselin se kujdeset më shumë për stabilitetin se sa për demokracinë në rajon.

“Për këtë arsye mund të priten tensione në rajon, por jo konflikte të armatosura”, thotë Bjelos. Reagimi i përbashkët politik, diplomatik dhe ushtarak i perëndimit ndaj pushtimit rus të Ukrainës, i tregon politikanëve të Ballkanit, se çfarë çmimi do të paguajnë ata, nëse do të shkaktojnë një gjë të tillë.”

1 MUAJ ME PARE

Ndërhyrja e NATO-s para takimit në Bruksel, Stoltenberg takon sot Kurtin dhe Vuçiç

Stoltenberg: NATO do ndërhyjë! Vuçiç: Ata
Jens Stoltenberg, Albin Kurti dhe Aleksander Vucic

BRUKSEL- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të takojë ditën e sotme në Bruksel liderët e Kosovës dhe Serbisë. Stoltenberg do të zhvillojë takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Pas secilit takim, është paralajmëruar se do të ketë konferencë për media.

Fillimisht, Stoltenberg do të zhvillojë takim me Vuçiçin në orën 15:30, ndërsa takimi me Kurtin do të zhvillohet në orën 17:00.

Takimet në selinë e NATO-s vijnë një ditë para se Kurti dhe Vuçiç, po në Bruksel, do të takohen për të vazhduar dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Takimet në kryeqendrën evropiane mbahen në kohën e rritjes së tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë, pasi më 31 korrik dhe 1 gusht, serbët ngritën barrikada në veri të Kosovës për të kundërshtuar dy vendime të qeverisë Kurti.

Vendimi i parë ka të bëjë me lëshimin e dokumentit për hyrje-dalje për të gjithë shtetasit e Serbisë, me të hyrë në territorin e Kosovës. Dokument të tillë Serbia lëshon për shtetasit e Kosovës qe 11 vjet. Ndërsa vendimi i dytë ka të bëjë me riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia.

jens stoltenberg albin kurti aleksander vucic

Sondazh

Poll

Tiranë, bënin kontrabandë me veshje, pije, cigare dhe rroba, 3 të arrestuar në 2 operacione

Tiranë, bënin kontrabandë me veshje, pije, cigare dhe rroba, 3 të arrestuar në 2 operacione

Me 14 emigrantë në Morinë, arrestohet 19-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

Rrumbullaku ngre strukturë për emërimet në polici: Riformatim ekipeve që hetojnë krimin

Me dy kallashnikovë në shtëpi e municion luftarak, arrestohet 31-vjeçari në Dibër

"Porsche", "Maseratti" e 'Mercedes Benz", arrestohet 52-vjeçari që shiste mjetet e vjedhura në BE

Pellusha, rripa e çanta markash kontrabandë, arrestohet pronari i 5 dyqaneve në Tiranë e Durrës

Mandati i Xhaçkës, Bushka: Duam kohë për raportin. Alibeaj: Mos nxirrni sebepe

Dashnor Sula shpërndan "paund" në Kuvend, i lë ca para edhe Ramës tek vendi

Autor i 4 vjedhjeve në banesa dhe biznese, vihet në pranga 35-vjeçari në Tiranë

Aksident me vdekje në Korçë, zetori përplas motorin, dy persona të vdekur

PD kërkon përballje me Nanon:Trego ç’bisedove me Lamin për Martinajn. Naço:S’e lejon sekreti hetimor

“Ekstradoni kriminelët nga Dubai”, Noka shtron kërkesën. Naço: Na jep informacione nëse ke

Noka kërkon llogari për Martinajn, Kuko: Jam këtu për tjetër gjë, Deputeti:Po thërrasim Kulturën pra

Salianji: Ekstradoni kriminelët nga Dubai, këtu kërcet pushka, atje hapet shmapanja. Kuko:I takon MD

Salianji: Në Shqipëri kërcet pushka, në Dubai hapet shampanjë! Krerët e grupeve kriminale të lirë

Ka shkuar mirë? Rama del i qeshur nga "Vila 30", i hedh dorën në qafë Kurtit

E PAPRITUR! Rama zhvillon takim 'kokë më kokë' me Kurtin në Tiranë

'RING'/ Kontrabandë nga Libia në Durrës, sekuestrohen 2275 ton naftë, arrestohen 4 persona

Marrëveshja Shqipëri-Emirate të Bashkuara, Alibeaj: Kush kryen krime është në Dubai

Shqiptarët me gomone drejt Anglisë, Ministria e Brendshme: Nuk është fenomen i panjohur

Noka kërkon 'llogari' për zhdukjen e Martinajn: A ka informacion Qeveria? Thonë e gjeti hasmi

Bushka- Alibeajt: Ti je anatemuar në publik. Deputeti: Po e di, merr masë nëse shkela etikën

Çantën e mbushur me detonatorë e C4, arrestohet sa zbret nga urbani 44-vjeçari në Shijak

'Po u thonë diçka politikës shqiptare'/ Alibeaj: Çunat e Londrës vijnë në Bllok me makina angleze

Shqiptarët drejt Britanisë, Alibeaj: Largohen për të qëndruar në shtëpi bari, sa të rinj janë atje?

'Ligjet'/ Memorandumi Shqipëri-Britani e Madhe për emigracionin, Sula: Pse u miratua me urgjencë?

'Territorialja'/ PS kundërshton propozimin e PD, Balla: I qëndrojmë ndarjes aktuale me 61 Bashki

Balla: Bashkëpuntorët e sigurimit të shtetit sillen sikur nuk u ka hyrë asgjë në këmbë

'Të hetohet Berisha', Balla: Dua përgjigje nga SPAK, PS qëndron ndarjes aktuale të Bashkive

Xhixho përplaset me kryebashkiakun Suli për shkollën "Ibrahim Basha": Pse s'është ndërtuar?

Transportonte 17 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 35-vjeçari në Qafë-Botë

Hajdari: Të dalim në protesta, një grup njerëzish me në krye Ramën po uzurpojnë pushtetet

Përkujtimohet Azem Hajdari,djemtë i shkojnë me nuset për dore,Rudina merr të bijën, s'mungon Berisha

Veliaj s'përmbahet përballë gjimnazistëve/ Tregon idenë e tij për një shkollë të mirë: Si hotel

24 vite nga vrasja e Hajdarit/ Berisha: Hyri në histori, për 3 ditë rrëzoi regjimin

Shqiptarët dynden drejt Britanisë, ambasadori: Pasurimi i shpejtë ju çon drejt drogës

Deputetja i kthehet keq ish-zv.kryeministrit: Ahmetaj po deshe ta liroj vendin ta drejtosh

Sulmi ndaj sistemeve/ Salianji dhe Noka kërkesë AKSHI-t: Pse nuk u garantua siguria?

Arsimimi në Shqipëri, Yuri Kim: Faktor kyç, ndikon në përparimin tuaj

'Fëmijët kanë mundësi të punësohen'/ Rama: 11-vjeçarja në Shenavlash mbante shtëpinë me para

Abetarja e unifikuar/ Rama: Maqedonia parimisht dakord, diskutuam me Malin e Zi dhe Serbinë

Dëgjohet muzikë në Kongres, Rama: Jetojnë me ‘radio’ në xhep, njëri më tha është zilja e gruas

Kongresi, Rama: Kërcënimi ndaj gjuhës është i madh, do diskutojmë futjen e saj në çdo nivel arsimi

Rama mbledh Kongresin e Arsimit, Yuri Kim ende përgjumshëm

Dita e parë e shkollës, Rama këshillon të vegjëlit: Bëni qef dhe punë

Shtëpinë e kishte kthyer në “dyqan”, arrestohet i riu në Fier, e spiunuan për "Zastava"

Hakerat e Iranit futen në sistemin e kamerave të kufijve shqiptarë! Publikojnë videon

Sulmi kibernetik, radhë të gjata në doganën e Bllatës

Probleme me sistemin TIMS në Kapshticë, po punohet me regjistra

Berisha: Rama firmos kontratat korruptive! Rrugën Korçë-Kolonjë e mori në dorë një ish-deputet i PS