LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Takimi i Komitetit të Politikës së Jashtme të Internacionales Socialiste, Rama: E dhimbshme kur sheh njerëz që i njeh të vihen para drejtësisë! Shqipëria mundësi reale për në BE

• Ditën e sotme në Tiranë është mbajtur takimi i Komitetit të Politikës së Jashtme të Internacionales Socialiste. • I pranishëm në takim ishte edhe kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kreu i Partisë Socialiste të Shqipërisë. • Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal tek rëndësia e procesit të integrimit europian, ku tha se që nga prej daljes nga diktatura, Shqipëria ka për herë të parë shansin real për të hyrë në BE. • Teksa një pjesë e zyrtarë dhe ish-zyrtarëve socialistë ndodhen nën hetim apo në burg, Rama u shpreh se nga pikëpamja njerëzore nuk është mirë të shohësh njerëz që i njeh prej kohësh të dalin para drejtësisë. • Por shtoi gjithashtu se shpata e ndëshkimit ka kaluar nga pushteti ekzekutiv te drejtësia. • Kryesocialisti tha se duhet bërë investim te shkollat politike që të ndihmojmë brezin e ri të kuptojë se politika nuk është e keqja. • Rama është ndalur edhe tek mediat sociale. • Ai tha se ato janë kthyer në një instrument që kanë shkatërruar shumë gjëra, ndër to edhe idenë e politikës.

3 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

"Brezi i ri duhet të kuptojë se politika nuk është e keqja", Rama: Mediat sociale janë kthyer në një instrument që kanë shkatërruar shumë gjëra

Takimi i Komitetit të Politikës së Jashtme të
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në takimin e Komitetit të Politikës së Jashtme të Internacionales Socialiste tha se duhet bërë investim te shkollat politike që të ndihmojmë brezin e ri të kuptojë se politika nuk është e keqja. 

Rama është ndalur edhe tek mediat sociale. Ai tha se ato janë kthyer në një instrument që kanë shkatërruar shumë gjëra, ndër to edhe idenë e politikës.

“Të gjithë duhet të investojmë në shkolla politike, të ndihmojmë brezin e ri të kuptojë që politika nuk është e keqja, por është një instrument që njerëzim nuk mund të përballojë ta humbë, në të kundërt do të shkojmë drejt një jete mjaft të egër. Nuk ka asnjë vendim politik për të financuar edukimin politik për të ndihmuar të rinjtë që duan të merren me politikë të kuptojnë se çfarë është. Pa politikë njerëzit nuk mund të bëjnë asgjë, përveçse të vrasin e luftojnë njëri-tjetrin.

Ajo çfarë po ndodh me median sociale është një shkatërrim i shumë gjërave, shkatërrimi i idesë së politikës. Jetojmë në një kohë kur kemi parë që antipolitika nuk mund të bëjë shumë, që ato që formohen nga urrejtja dhe nga tërbimi, cinizmi, por kanë pasur mundësi si parti që të vijnë në pushtet, kanë bërë gjëra të këqija. Është pikëpyetje e madhe se kush do ta ndryshojë këtë gjë sa i takon edukimit të brezit të ri me idenë e politikës dhe pastaj mund të zgjedhin të djathtën, të majtën apo PS fituese.”

1 MUAJ ME PARE

"Nuk është mirë të shohësh njerëz që i njeh prej kohësh të vihen në hetim", Rama: Kemi kaluar shpatën e ndëshkimit te drejtësia

Takimi i Komitetit të Politikës së Jashtme të
rama

TIRANË- Sot në Tiranë është mbajtur takimi i Komitetit të Politikës së Jashtme të Internacionales Socialiste. Gjatë fjalës së tij në takim, kryeministri Edi Rama u shpreh se nga pikëpamja njerëzore nuk është mirë të shohësh njerëz që i njeh prej kohësh të dalin para drejtësisë. Por shtoi gjithashtu se shpata e ndëshkimit ka kaluar nga pushteti ekzekutiv te drejtësia. Rama tha se në të gjitha fushat është bërë shumë punë por shtoi se ka akoma vend për tu përmirësuar. 

Rama: Po luftojmë kundër të gjitha shanseve kur vjen fjala për barazinë para ligjit. Është e dhimbshme që për herë të parë në historinë tonë të shtetit që në 1912, kur shpallëm pavarësinë,  shohim njerëz të fuqishëm të lidhur me shtetin politik, qeveri a në opozitë, që japin llogari para prokurorëve të pavarur. Nuk mund t’jua fsheh që në pikëpamjen njerëzore nuk është gjëja më e mirë të shohësh njerëz që i njeh për një kohë të gjatë që çohen përpara drejtësisë për t’u përgjigjur për gjëra të ndryshme. Dhe duke qenë se janë të pafajshëm derisa të provohen fajtorë, këto janë procese që kërkojnë kohën e tyre. Ajo që është e re në Shqipëri, dhe mjaft revolucionare, është që kemi pastruar procesin e drejtësisë përmes një procesi verifikimi dhe kemi dorëzuar shpatën e ndëshkimit nga pushteti ekzekutiv te pushteti gjyqësor. Kjo po ndihmon shumë. Edhe fakti që ne po rritemi në mënyrë të qëndrueshme. Kemi bërë shumë punë në të gjitha fushat. Kemi një numër të lartë turistësh. Ne gjithsesi duhet të ecim përpara. Janë arritje që duhen marrë si arsyeje që të punojmë akoma edhe më shumë. Të përmirësohemi gjithmonë. Kjo është ajo që po përpiqemi të bëjmë. 

1 MUAJ ME PARE

Komiteti i Politikës së Jashtme të Internacionales Socialiste, Rama: Që nga dalja prej diktaturës, për herë të parë shohim mundësi reale për tu bashkuar me BE

Takimi i Komitetit të Politikës së Jashtme të
edi rama

TIRANË- Ditën e sotme në Tirannë është mbajtur takimi i Komitetit të Politikës së Jashtme të Internacionales Socialiste. I pranishëm në këtë takim, ishte edhe kryeministri Edi Rama. Gjatë fjalës së tij Rama u ndal tek rëndësia e procesit të integrimit europian.

Kryeministri tha se Shqipëria ka shansin më të mirë për të hyrë në BE që nga dalja prej diktaturës. Rama më tej theksoi se të gjitha vendet e BP duan të bashkohen me Bashkimin Europian.

Edi Rama: Tirana është mjaft e gjallë, dhe është një qytet që ndryshon dita ditës. Jemi në fund të mandatit të tretë qeverisës dhe presim me padurim një fushatë tërheqëse zgjedhore për të marrë mandatin e katërt. Dhe për përmbushur misionin, të çojmë Shqipërinë në BE. Jemi bekuar që kemi lindur në zemër të Evropës, por gjithashtu ishim të mallkuar se ishim të shkëputur nga Europa për një kohë kaq të gjatë. Qëkur dolëm nga diktatura komuniste, kjo është hera e parë që shohim mundësi reale për tu bashkuar me BE. Yjet tani janë radhitur si duhet. Të gjitha vendet e BP duan të bashkohen me Bashkimin Europian. Kemi punuar fort, teksa prisnim që negociatat të ecnin përpara. Ajo çfarë shoh tani është që mund të jemi në BE. 

edi rama komiteti i politikës së jashtme të internacionales socialiste

Sondazh

Poll

Rama: Është status dinjiteti dhe qytetarie europiane që ky popull nuk e ka patur kurrë

Rama: Është status dinjiteti dhe qytetarie europiane që ky popull nuk e ka patur kurrë

Rama në Shkodër: Më vinte t’ju ulesha në gjunjë për t’ju kërkuar besimin

Rama: Sot kur erdha nuk u ndjeva sikur po hyja në Kandahar...

Rama në Shkodër: Gjysma e burrave, të rinjtë dhe shumica e grave mbështesin PS-në

Rama takim me gratë dhe vajzat në Shkodër: Përpiqen tani të më fusin në sherr me të gjithë burrat!

Pamjet e sherrit mes Xhelal MziuT, nipit të tij dhe punonjësit të bashkisë Bulqizë

Berisha: Aty zbulova se e-Albania ishte kthyer në një kurth të tmerrshëm

Rama-bizneset 3

Incidenti në Dibër, Berisha: Ishte provokacion i ulët i Klosit dhe militantëve socialist ndaj Mziut

Rama në Shkodër: Para pak ditësh, arkivi i Marubit u vulos si pasuri botërore

"Deri në 2029 biznesi i vogël ka zero taksë", Rama: Tavani nuk do të ndryshohet

Rama-bizneset 2

Rama për bizneset

Oratoria e kandidates socialiste në Belsh

"Pensionet janë qesharake"/ Berisha nga Saranda: Shqiptarët janë vjedhur si askush tjetër në Europë

Zhupa në Sarandë: Kemi një program nga më të mirët, Rama do ta marrë përgjigjen e merituar në 11 maj

Rama nga Gramshi: Dikur ai ishte i çarmatosur, sot po vendos drejtësi me “shpatën” që i dhamë ne!

Rama nga Gramshi: Duhet të bëjmë përpjekje që sa më shumë njerëz të na bashkohen

Integrimi në BE/ Rama në Belsh: Po zbatojmë profecinë e Skëndërbeut dhe amanetin e rilindasve

Rama e mbyll me batuta me të riun në Belsh: Do Zoti të është futur ndonjë gjë në kokë se pashë...

Rama nga Belshi: 11 maji historike për BE! Nëse nuk kapet 2027 për negociatat

"Unë e shijoj një vajzë se ma ka sjellë gruaja!" Këngëtarja-Ramës: Më vjen keq që nuk keni vajzë

Rama batuta me të rinjtë në Belsh: S’e kishte mendjen se po dëgjonte çfarë po i thoshte zoçka!

Rama takim me të rinjtë në Belsh: Vetëm një tifoz i një partie s’mund t’i shikojë…

Berisha: Edi Rama ngjason me atë hajdutin që vjen dhe të bën për të qeshur

Berisha: 4-vjeçari që vjen në mënyrë absolute do e çojë pronën tek i zoti

Rama takim me bizneset: Me rrëzimin e taksës së sheshtë, kemi kursyer 140 milionë euro çdo vit!

Rama në Elbasan: Fiskalizimit do t’i mbivendoset Inteligjenca Artificiale

Ministrja Ibrahimaj tregon tre pikat ku bazohet paketa "Paqja Fiskale"

Rama i drejtohet Llatjas: Mos i bëj presion me sy, duhet ta kishe bërë atë

"Altin Dumani nuk thërriste dot njeri se nuk e kishte shpatën", Rama: Drejtësinë e armatosëm ne

Rama: Nuk kam ofenduar asnjë burrë dibran, përkundrazi do i shikoni në zgjedhje

"Beteja politike është dyluftim me mjete paqësore",Rama:Politika bëhet me fjalë dhe me gjuhën shpatë

Rama: Fushata jonë e ka një çështje thelbësore, anëtarësimin në BE

"Nuk pyetën këta për fëmijët kur më nxorën mua lakuriq",Rama:Ilir Vrenozi,lideri i vërtetë i kënetës

Rama: Këta që thonë se fushata e PS është tallava janë përbuzës të kulturës shqiptare

"Flitet për gjuhën time", Rama: Ka vetëm një gjë që thashë gabim dhe kam kërkuar ndjesë!

Ezani i ndërpret fjalën/ Rama ndalon: Ta respektojmë!

"Vetëm me gratë po e mund Rama kënetën"/ Kryeministri nga Berati: Kaq sa jeni ju këtu

Rama nga Poliçani:Thonë "e ka gjysmën e qeverisë në qeli"! Ju kujtohet kur ju thoja ma jepni timonin

Rama: Do të krijohet një unazë që do të sjell më tepër investime dhe turizëm

Rama ironizon partitë e reja: Këta më kujtojnë Suden, Xhaferrin dhe Vehbiun!

"Ilir Vrenozi lideri i vërtet i PD-së"/ Rama: E ekzaltoi gjithë sallën kur përmendi erotizmin tim

Rama nga Skrapari: Dera e BE-së nuk hapet kollaj

"Altin Dumani nuk erdhi dje nga materniteti!" Rama në Skrapar: Ju këtu jeni specialistë për politikë

Rama nga Skrapari: Reformën në drejtësi e donim dhe e sollëm ne...

"Të thajmë kënetën që është bërë një pengesë!" Rama në Skrapar:Më 11 maj të shtyjmë Shqipërinë në BE

Rama në Skrapar: Shiu, oguri i bereqetit për mandatin e katërt

Berisha: Siguria në shkolla prioritet, orari në shkolla do të jetë 8 orë, që fëmijët të ushqehen

Berisha: Ne do e ndryshojmë atë dhe reformën territoriale