Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, në rubrikën Sy m’sy’, u është përgjigjur komentuesve që ankohen për çmimet e larta, duke thënë se ata që vijnë në vendin tonë thonë të kundërtën. Rama gjithashtu tha se çmimet i vendos sektori privat, jo qeveria dhe se detyra e kabinetit është të rrisë fuqinë blerëse duke rritur pagat, pensionet dhe bonuset për pensionistët. Kryeministri gjithashtu tha se nuk është në të gjitha kategoritë dhe për të gjitha shtresat, por ama është rritja hap pas hapi që bëjnë.
“Si shpjegohet që gjithë ata që vijnë këtu thonë Shqipëria është më mirë. Sepse ne nuk mund të bëjmë krahasim. Mund të jenë disa artikujt në supermarketet më të shtrenjta. Në përgjithësi, as nuk bëhet fjalë fare. Ne do ta shohim me fuqinë tonë blerëse. Natyrisht, ajo që qeveria bën është të rrisë pagat, të rrisë mundësinë për rritjen e pagave në sektorin privat, të rrisë në mënyrë graduale dhe të japë bonueset për pensionistët. Çmimet i vendos sektori privat, jo shteti. Ajo që ne bëjmë është të rrisin fuqinë blerëse. Nuk është në të gjitha kategoritë, nuk është për të gjitha shtresat, por ama është rritja hap pas hapi që bëjmë”, tha Rama.
Një tjetër komentues thotë: “40 mijë apartamente bosh thonë specialistët?”
Rama u përgjigj duke thënë se nuk merren socialistët me ta, sepse atyre u intereson të dyndin shqiptarët me gjysmë të vërteta, sesa tu japë mendimin e socialistëve.
"Cilët specialistë, të portaleve apo kanaleve? Nuk merren socialistët me ta, sepse atyre u intereson të dyndin shqiptarët me gjysmë të vërteta, sesa t’u japë mendimin e socialistëve. Mendimi i socialistëve është i veshtirë për të lexuar, nuk është spektakël," tha Rama.