LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

TENSIONET në veri/ NATO:Kosova të shtensionojë situatën! Serbia mbledh Këshillin e Sigurisë, Kurti: Banorët serbë të bashkëpunojnë

•Një ditë nga tensionet në veri të Kosovës, situata është qetësuar. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti me një mesazh drejtuar qytetarëve ka raportuar se të gjitha rrugët për në veri janë të lira. •Gjithashtu Kurti ka ftuar banorët serbë në veri të Kosovës të bashkëpunojnë me kryetarët e rinj të komunave. •Një reagim ka ardhur edhe nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla pas deklaratave kritike nga SHBA. •Sipas tij SHBA, duke fajësuar Kosovën për situatën në veri, po inkurajoni Radojçiçin për të sulmuar policët. •NATO ka bërë thirrjet që të dyja palët të zgjidhin situatën përmes dialogut. •Ndërkohë i dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin është takuar me komandantin e KFOR, ku ka kërkuar vetëpërmbajtje dhe përkushtim nga Kosova e Serbia. •Gjithashtu Serbia ka mbledhur sot Këshillin e Sigurisë, ku në mbyllje të seancës dolën në përfundimin që NATO nuk e ka kryer misionin e saj. •Nga ana tjetër Lista Serbe ka kërkuar të ndërpritet dialogu Kosovë-Serbi.•Një reagim ka ardhur edhe nga Rusia, e cila ka fajësuar SHBA-në dhe BE-në për përshkallëzimin esituatës snë Kosovë. Një ditë më parë qytetarët serbë u grumbulluan para objektit komunal në Zveçan. •Policia përdori gaz lotësjellës për të shpërndarë turmën, ndërsa u dëgjuan edhe të shtëna. •Pas përshkallëzimit të situatës, disa qytetarë kanë nisur të largohen. •Një makine policie i është vënë flaka, ndërsa serbët kanë rrethuar komunën. •Raportohet se disa kamionë janë të parkuar në mes të rrugëve në hyrje dhe dalje të Leposaviçit. Agravimi i situatës ka sjellë edhe shtimin e forcave të policisë në komuna, ku 5 prej tyre kanë mbetur të plagosur. •Megjithë rezistencën nga qytetarët serbë, kryetarët arritën të hyjnë nëpër komuna, duke u asistuar nga Policia e Kosovës. Lidhur me ngjarjen, reagime kanë ardhur nga SHBA dhe BE. Sekretari i SHBA, Antony Blinken ka bërë përgjegjëse në mënyrë indirekte Qeverinë e Kosovës që sipas tij po përshkallëzojnë tensionet dhe po shtojnë destabilitetin.

25 artikuj për këtë temë.

10 MUAJ ME PARE

Daçiç: Ngritja e gatishmërisë ushtarake s’do të thotë përgatitje për ndërhyrje në Kosovë

TENSIONET në veri/ NATO:Kosova të shtensionojë situatën!
Ivica Daçiç

SERBI- Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë sot se Serbia me ngritjen e nivelit të gatishmërisë luftarake nuk po përgatitet për ndërhyrje në Kosovë, por që të jetë e gatshme për të gjithë skenarët.

“Ne sigurisht që do ta mbrojmë popullin tonë, shpresojmë që të mos vijë deri te nevoja për ndërhyrje ushtarake”, tha Daçiç.

Duke komentuar tensionet e djeshme në veri të Kosovës të Daçiç ka thënë se mund të jetë ndoshta një nga situatat më të rrezikshme.

“Ata sulmojnë atë që është baza e mbijetesës së popullit serb në veri të Kosovës, që është pushteti lokal që duhet ta mbajmë. Aty nuk ka popullsi të përzier, që të thoni se aty ka shqiptarë. Trembëdhjetë serbë votuan në të ashtuquajturat zgjedhjet. Tani keni disa këshilltarë dhe kryetarë komunash të rinj apo kryebashkiakë dhe që në fillim kemi thënë se kjo lëvizje mund të shkaktojë konflikte të mëdha dhe e kemi paralajmëruar bashkësinë ndërkombëtare”, tha Daçiç.

Dacic pretendon se kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, vazhdimisht po merret me krijimin e krizave dhe se pozita e popullit serb në Kosovë po përkeqësohet gjithnjë e më shumë.

“Ne nuk jemi për konflikte, jemi për zgjidhje paqësore të të gjitha çështjeve, por të gjithë duhet ta dinë se e gjithë Serbia qëndron prapa popullit tonë në Kosovë, prandaj presidenti serb Aleksandar Vuçiq urdhëroi që të ngrihet niveli i gatishmërisë luftarake, jo sepse po përgatitemi të ndërhyjmë, por të jemi të gatshëm për të gjithë skenarët”, tha Daçiç.

Çfarë ndodhi në Veri të Kosovës?

Një ditë para në të 4 komunat me shumicë serbë në veri të Kosovës, u dëgjuan sirena alarmi, ku para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç u mblodhën edhe qytetarë. Situata u agravua ndërsa u dëgjuan të shtëna me armë zjarri dhe u hodh gaz lotsjellës nga policia për të shpërndarë protestuesit të cilët dogjën edhe makina. Protesta u zhvillua në shenjë revolte nga protestuesit serb kundrejt kryetarëve të rinj shqiptarë të zgjedhur në katër komunat me shumicë serbe. 

10 MUAJ ME PARE

Von Cramon: Dënoj dhunën dhe aksionet e djeshme në Veri të Kosovës

TENSIONET në veri/ NATO:Kosova të shtensionojë situatën!
Viola Von Cramon

GJERMANI- Viola Von Cramon ka qëndruar për një vizitë në veri të vendit ku ka takuar pjesëtarë të shoqërisë civile e mediave për t’u njoftuar më detajisht për situatën atje. Ajo ka thënë se dënon dhunën dhe aksionet e djeshme në veri.

Sipas saj duhet të ketë përmbajtje nga të gjitha palët dhe se është i nevojshëm përkushtim i plotë ne dialogun e drejtuar nga Bashkimi Evropian. Sipas politikanes gjermane duhet edhe implementim i menjëhershëm i marrëveshjeve të arritura.

Postimi i Plotë:

Dënoj dhunën dhe veprimet në veri. Nevojitet përmbajtja nga të gjitha palët dhe angazhimi i plotë ndaj Dialogut të udhëhequr nga BE, si dhe zbatimi i menjëhershëm i marrëveshjeve të arritura. Mbështetje e plotë për Miroslav Lajcak në përpjekjet e tij.

Çfarë ndodhi në Veri të Kosovës?

Një ditë para në të 4 komunat me shumicë serbë në veri të Kosovës, u dëgjuan sirena alarmi, ku para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç u mblodhën edhe qytetarë. Situata u agravua ndërsa u dëgjuan të shtëna me armë zjarri dhe u hodh gaz lotsjellës nga policia për të shpërndarë protestuesit të cilët dogjën edhe makina. Protesta u zhvillua në shenjë revolte nga protestuesit serb kundrejt kryetarëve të rinj shqiptarë të zgjedhur në katër komunat me shumicë serbe. 

10 MUAJ ME PARE

Tensionet në tre komunat e Kosovë, themelohet ekipi për vlerësimin e veprimeve policore në veri

TENSIONET në veri/ NATO:Kosova të shtensionojë situatën!
IPK

KOSOVË- Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka themeluar ekipin e përbashkët për vlerësimin e veprimeve policore gjatë asistimit të tre kryetarëve të komunave në veri të vendit për të ushtruar të drejtën e tyre në punë në objektet zyrtare të komunave. Inspektoriati në koordinim me Ministrin e Punëve të Brendshme, ka krijuar një ekip të përbashkët për të vlerësuar veprimet policore gjatë operacionit policor të ditës së djeshme në tre komunat veriore të Kosovës.

“Qëllimi i punës së këtij ekipi është që të sigurojmë që Policia e Kosovës ka kryer detyrat konform standardeve dhe autorizimeve kushtetuese e ligjore, drejt krijimit të një mjedisi të sigurt për qytetarët pa dallim. Po ashtu, ekipi synon të identifikojë nëse gjatë këtij operacioni ka pasur tejkalim të autorizimeve policore. IPK siguron se varësisht nga gjetjet e punës së këtij ekipi, konform autorizimeve ligjore dhe në koordinim me Policinë e Kosovës dhe Prokurorin e Shtetit do të adresojë çështjet e ngritura. IPK do të mbajë të informuar opinionin publik me rezultatet e punës së këtij ekipi”, thuhet në njoftim.

Çfarë ndodhi në Veri të Kosovës?

Një ditë para në të 4 komunat me shumicë serbë në veri të Kosovës, u dëgjuan sirena alarmi, ku para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç u mblodhën edhe qytetarë. Situata u agravua ndërsa u dëgjuan të shtëna me armë zjarri dhe u hodh gaz lotsjellës nga policia për të shpërndarë protestuesit të cilët dogjën edhe makina. Protesta u zhvillua në shenjë revolte nga protestuesit serb kundrejt kryetarëve të rinj shqiptarë të zgjedhur në katër komunat me shumicë serbe. 

10 MUAJ ME PARE

Kongresmeni Torres mbron Kosovën: Zhgënjyese që Sekretari Blinken sulmoi publikisht një aleat të Amerikës

TENSIONET në veri/ NATO:Kosova të shtensionojë situatën!
Richie Torres

SHBA- Kongresmeni amerikan, Richie Torres, ka mbetur i zhgënjyer nga Sekretari i Shtetit të tij, Antony Blinken, që dënoi veprimin e institucioneve të Kosovës për ngjarjet e djeshme në Veri. Ai tha se Kosova është aleat i SHBA-së dhe se ishte ndër vendet e para që pranoi refugjatët afganë kur kjo iu desh SHBA-së.

“Kosova është një aleat i palëkundur i SHBA-së. Kur SHBA-së i duheshin vende për të pranuar refugjatët afganë, Kosova ishte e para dhe ndër të paktat që u pranoi në këtë rast. Është zhgënjyese për mua dhe për votuesit e mi shqiptarë të shoh Sekretarin Blinken të sulmojë publikisht një aleat të SHBA-së”, ka shkruar ai.

Çfarë ndodhi në Veri të Kosovës?

Një ditë para në të 4 komunat me shumicë serbë në veri të Kosovës, u dëgjuan sirena alarmi, ku para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç u mblodhën edhe qytetarë. Situata u agravua ndërsa u dëgjuan të shtëna me armë zjarri dhe u hodh gaz lotsjellës nga policia për të shpërndarë protestuesit të cilët dogjën edhe makina. Protesta u zhvillua në shenjë revolte nga protestuesit serb kundrejt kryetarëve të rinj shqiptarë të zgjedhur në katër komunat me shumicë serbe. 

10 MUAJ ME PARE

Tensionet në veri, deputeti gjerman: Kosova po zbaton të drejtat

TENSIONET në veri/ NATO:Kosova të shtensionojë situatën!
Knut Abraham

GJERMANI- Ngjarjet që ndodhen dje me tensione në Veri të vendit, bëri që të ketë reagime të ndërkombëtarve, ku edhe dënuan veprimet e institucioneve të Kosovës. Deputeti gjerman, Knut Abraham, edhe pse i justifikon këto reagime, ai tha se s’duhet të harrohet edhe përpjekja e Kosovës për të vendosur ligjin.

“Përkundër të gjitha kritikave të justifikuara për veprimet e autoriteteve kosovare, nuk duhet harruar se një shtet po përpiqet të zbatojë të drejtat e tij në territorin e tij kundër pengesave dhe ndikimeve të shumta nga jashtë”, ka shkruar ai në Twitter.

Çfarë ndodhi në Veri të Kosovës?

Një ditë para në të 4 komunat me shumicë serbë në veri të Kosovës, u dëgjuan sirena alarmi, ku para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç u mblodhën edhe qytetarë. Situata u agravua ndërsa u dëgjuan të shtëna me armë zjarri dhe u hodh gaz lotsjellës nga policia për të shpërndarë protestuesit të cilët dogjën edhe makina. Protesta u zhvillua në shenjë revolte nga protestuesit serb kundrejt kryetarëve të rinj shqiptarë të zgjedhur në katër komunat me shumicë serbe. 

10 MUAJ ME PARE

Kryetari i Leposaviçit: Të hënën do shkoj në zyrë, s’mund të na ndalojë dikush që gjuan gurë

TENSIONET në veri/ NATO:Kosova të shtensionojë situatën!
Lulëzim Hetemi

KOSOVË- Kryetari i Leposaviqit, Lulëzim Hetemi, ka paralajmëruar se të hënën do të shkojë në zyrë. Hetemi për Klan Kosova tha se pavarësisht situatës, ai përsëri do të hyjë në zyrë. Hetemi dje hyri në zyrën e tij me asistim nga Policia e Kosovës, të cilët u detyruan të largonin protestuesit serbë nga objekti komunal që ishin vendosur për të penguar hyrjen e tij. 

“Do të dal në zyrë të hënën. Edhe nëse situata e njëjtë përsëritet prapë, ne do të hyjmë në zyra. S’mund të na ndalojë të hyjmë në objekte të shtetit kushdo që gjuan gurë”, tha ai.

Çfarë ndodhi në Veri të Kosovës?

Një ditë para në të 4 komunat me shumicë serbë në veri të Kosovës, u dëgjuan sirena alarmi, ku para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç u mblodhën edhe qytetarë. Situata u agravua ndërsa u dëgjuan të shtëna me armë zjarri dhe u hodh gaz lotsjellës nga policia për të shpërndarë protestuesit të cilët dogjën edhe makina. Protesta u zhvillua në shenjë revolte nga protestuesit serb kundrejt kryetarëve të rinj shqiptarë të zgjedhur në katër komunat me shumicë serbe. 

10 MUAJ ME PARE

Kurti bisedon me Peach për zhvillimet në veri: Qëllimi jonë është që të sigurojmë akses në zyrat për kryetarët e komunave veriore

TENSIONET në veri/ NATO:Kosova të shtensionojë situatën!
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka biseduar me të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, me të cilin tha se ka folur për zhvillimet e fundit në veri të vendit. Kurti përmes një statusi në Twitter ka shkruar se qëllimi i qeverisë që ai e drejton është të sigurojë akses në zyrat për kryetarët e zgjedhur të komunave veriore.

“Pata një telefonatë me Lordin Stuart Peach për zhvillimet më të fundit. Theksova se qëllimi i vetëm i qeverisë sonë është të sigurojë akses në zyrat për kryetarët e zgjedhur të komunave dhe shpreha angazhimin tim për të punuar me Mbretërinë e Bashkuar dhe aleatët e QUINT-it për zbatimin e menjëhershëm të Marrëveshjes Bazë”, ka shkruar Kurti në Twitter.

10 MUAJ ME PARE

Sarrazin: S’do lejojmë të hidhet poshtë Marrëveshja e Ohrit për shkak të një budallallëku

TENSIONET në veri/ NATO:Kosova të shtensionojë situatën!
Manuel Sarrazin

KOSOVË- I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, gjatë vizitës në Kosovë ka thënë se bashkësia ndërkombëtare nuk do të lejojë që për ndonjë “budallallëk” të hidhen poshtë të arriturat nga Marrëveshja e Ohrit. Sarrazin para mediave tha se marrëveshja e arritur në Ohër me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, përfaqësuesit të jashtëm Borrell dhe emisarit Lajcak është mundësi e mirë për gjithë rajonin e sidomos Kosovën dhe Serbinë për paqe dhe qetësi.

“Mesazhi im për sot është që ne nuk do të lejojmë që marrëveshja e Ohrit që ofron mundësi, të hidhen poshtë për shkak të një budallallëku. E kuptoj se për shumë njerëz në Republikën e Kosovës, deklaratat për marrëveshjen e Ohrit e ardhura nga Beogradi janë të papranueshme dhe vështirë të kuptueshme. Por çdo politikan në këtë vend dhe rajon ka përgjegjësi për veprimet e veta dhe natyrisht se ndjenja e ndonjërit prej tyre është se gjërat nuk po shkojnë si duhet, nuk mund të merren vendime të pamatura”, ka thënë ai.

Çfarë ndodhi në Veri të Kosovës?

Një ditë para në të 4 komunat me shumicë serbë në veri të Kosovës, u dëgjuan sirena alarmi, ku para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç u mblodhën edhe qytetarë. Situata u agravua ndërsa u dëgjuan të shtëna me armë zjarri dhe u hodh gaz lotsjellës nga policia për të shpërndarë protestuesit të cilët dogjën edhe makina. Protesta u zhvillua në shenjë revolte nga protestuesit serb kundrejt kryetarëve të rinj shqiptarë të zgjedhur në katër komunat me shumicë serbe. 

10 MUAJ ME PARE

Grenell i sulet Kurtit: Rrënuat lidhjen SHBA-Kosovë, lideri i parë që dënohet njëzëri nga demokratët dhe republikanët

TENSIONET në veri/ NATO:Kosova të shtensionojë situatën!
Kurti dhe Grenell

SHBA- Ish i dërguari i posaçën amerikan për Kosovën Richard Grenell, i ka reaguar ashpër Krymeinistrit të Kosovës, Albin Kurtit pas tensioneve të djeshme në veri të Kosovës. 

Me anë të një postimi në Twitter, Grenell shkruan se Kurti është lideri i parë që dënohet njëzëri nga Demokratët dhe Republikanët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po ashtu Grenell u shpreh se Kurti ka rrënuar lidhjen e fortë mes SHBA-së dhe Kosovës. Grenell quajti problem dhe heshtjen e Presidentes Vjosa Osmani, të cilën e konsideroi si pohim. 

“Ndihma nga jashtë nuk është e drejtë, megjithatë. Shtetet e Bashkuara mbështesin ata që ne besojmë se po bëjnë përparim në vlerat ameirkane. Ju rrënuat lidhjen e fortë Kosovë-ShBA. Ju jeni lideri i parë që dënoheni njëzëri edhe nga Demokratët edhe Republikanët. Heshtja e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, përbën problem. Hashim Thaçi, kemi nevojë për ty tani”, shkruan Grenell.

Çfarë ndodhi në Veri të Kosovës?

Një ditë para në të 4 komunat me shumicë serbë në veri të Kosovës, u dëgjuan sirena alarmi, ku para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç u mblodhën edhe qytetarë. Situata u agravua ndërsa u dëgjuan të shtëna me armë zjarri dhe u hodh gaz lotsjellës nga policia për të shpërndarë protestuesit të cilët dogjën edhe makina. Protesta u zhvillua në shenjë revolte nga protestuesit serb kundrejt kryetarëve të rinj shqiptarë të zgjedhur në katër komunat me shumicë serbe. 

10 MUAJ ME PARE

Kurti-Sarrazinit: Shkuarja e kryetarëve në zyrat e tyre duhet të trajtohen si gjë normale

TENSIONET në veri/ NATO:Kosova të shtensionojë situatën!

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, mirëpriti sot në takim Përfaqësuesin Special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin. Në takim u diskutua për procesin pas zgjedhjeve në katër komunat në veri të vendit, përfshirë këtu betimin dhe ditën e parë në punë të kryetarëve të zgjedhur.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Kurti theksoi rëndësinë e respektimit të rezultateve të zgjedhjeve demokratike, duke shtuar se shkuarja e kryetarëve të komunës në zyrat e tyre të punës dhe ofrimi i shërbimeve bazike për qytetarë duhet të trajtohen si gjë normale.​

Sarrazin është takuar edhe me presidenten Vjosa Osmani, e cila ka thënë se veprimet e Policisë së Kosovës kundër grupeve kriminale të Vuçiç janë legjitime. Ndërkaq, Sarrazin iu tha sot gazetarëve se arsyeja pse është sot në Kosovë është për të përçuar mesazhin se nuk lejojnë të hidhet poshtë Marrëveshja e Ohrit për veprime të pa menduara.

Çfarë ndodhi në Veri të Kosovës?

Një ditë para në të 4 komunat me shumicë serbë në veri të Kosovës, u dëgjuan sirena alarmi, ku para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç u mblodhën edhe qytetarë. Situata u agravua ndërsa u dëgjuan të shtëna me armë zjarri dhe u hodh gaz lotsjellës nga policia për të shpërndarë protestuesit të cilët dogjën edhe makina. Protesta u zhvillua në shenjë revolte nga protestuesit serb kundrejt kryetarëve të rinj shqiptarë të zgjedhur në katër komunat me shumicë serbe. 

10 MUAJ ME PARE

Presidentja Osmani takohet me Sarrazin: Veprimet ndaj strukturave ilegale e kriminale të Vuçiç janë legjitime

TENSIONET në veri/ NATO:Kosova të shtensionojë situatën!
Manuel Sarrazin dhe Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të dërguarin e posaçëm të Republikës Federale të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin. Presidenca njofton se, në takim është biseduar për zhvillimet e fundit në veri të Republikës së Kosovës.

“Presidentja ka theksuar se veprimet kriminale në veri të orkestruara nga struktura ilegale të mbështetura nga Beogradi, kanë për qëllim moslejimin e kryetarëve të ri të komunave në veri të vendit të ushtrojnë detyrat sipas ligjit dhe kushtetutës dhe instrumentalizimin e popullatës lokale serbe për të krijuar vakuum institucional, klimë të përgjithshme frike dhe pasigurie. Pavarësisht këtyre përpjekjeve, Kosova ka ndërmarrë veprime muajt e fundit për të shtensionuar situatën pas dorëheqjes së kryetarëve të komunave në veri të vendit në nëntor te vitit te kaluar dhe proceset demokratike e ligjore kanë vazhduar në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Presidentja Osmani ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së aleatëve ndërkombëtar dhe koordinimit të vazhdueshëm me ta në përpjekje për paqe, siguri dhe stabilitet të qëndrueshëm.

“Presidentja Osmani ka përsëritur se veprimet e Policisë së Kosovës ndaj strukturave ilegale e grupeve kriminale të Vuçiqit janë legjitime, në realizim të detyrave të tyre kushtetuese dhe në mbrojtje të të gjithë qytetarëve, pa dallim”, vijon reagimi.

Tutje, në njoftim thuhet se, Kosova mbetet e përkushtuar ndaj vlerave evropiane të funksionimit si shtet qytetar duke ruajtur karakterin multietnik të saj dhe institucioneve të saj.

Çfarë ndodhi në Veri të Kosovës?

Një ditë para në të 4 komunat me shumicë serbë në veri të Kosovës, u dëgjuan sirena alarmi, ku para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç u mblodhën edhe qytetarë. Situata u agravua ndërsa u dëgjuan të shtëna me armë zjarri dhe u hodh gaz lotsjellës nga policia për të shpërndarë protestuesit të cilët dogjën edhe makina. Protesta u zhvillua në shenjë revolte nga protestuesit serb kundrejt kryetarëve të rinj shqiptarë të zgjedhur në katër komunat me shumicë serbe. 

10 MUAJ ME PARE

"Vuçiç i lig, Kurti i papërgjegjshëm"/ Analisti amerikan ngre pyetjen: Çfarë do të ndodhte nëse do të vritej një shqiptar apo serb?

TENSIONET në veri/ NATO:Kosova të shtensionojë situatën!
Edward Joseph

SHBA- Analisti amerikan, Edward Joseph, i ka cilësuar të ngutura reagimet për deklaratën e SHBA-së që dënoi veprimet e Kosovës në Veri, duke shtruar një pyetje.

“Në nxitimin për të dënuar SHBA-në që dënoi veprimit e Kosovës në veri sot, neglizhohet 1 pyetje: po sikur dikush serb apo shqiptar të vritet? Më kujtohet mirë në vitin 2011, aksioni i pakoordinuar i Prishtinës në veri që la të vdekur një oficer të Policisë Speciale kosovare”, ka shkruar ai në Twitter.

Ai tha se rezultati qe erdhi nga ky rast ishte tragjedi për familjen e oficerit të vrarë nga sulmuesi serb, atmosferë e ngarkuar e muaj me barrikada serbe dhe më shumë dhunë nga serbët, duke plagosur ushtarë të KFOR-it.

“Çështja është se dy gjëra mund të jenë të vërteta: Vuçiç mund të jetë i keq dhe Kurti i papërgjegjshëm. Po, fajin e ka Beogradi: regjimi kriminal në veri sabotoi zgjedhjet e 23 prillit vazhdimi i bojkotit të institucioneve të Kosovës; përmbysja flagrante e Marrëveshjes ligjërisht të detyrueshme të Ohrit. Destruktiviteti i Beogradit do të thotë se SHBA-ja ka tejkaluar reagimin duke kërcënuar “pasojat për marrëdhëniet” me Prishtinën. Cilat janë pasojat për marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë? Vulin (dhe Dodik) në Moskë simbolizojnë një politikë të Vuçiçit shumë më të dëmshme sesa manovra e pamatur e Kurtit. Mosbalancimi ndërmjet qëndrimit të SHBA-së në Beograd dhe Prishtinë nuk është më i qëndrueshëm”, -thotë ai.

Çfarë ndodhi në Veri të Kosovës?

Një ditë para në të 4 komunat me shumicë serbë në veri të Kosovës, u dëgjuan sirena alarmi, ku para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç u mblodhën edhe qytetarë. Situata u agravua ndërsa u dëgjuan të shtëna me armë zjarri dhe u hodh gaz lotsjellës nga policia për të shpërndarë protestuesit të cilët dogjën edhe makina. Protesta u zhvillua në shenjë revolte nga protestuesit serb kundrejt kryetarëve të rinj shqiptarë të zgjedhur në katër komunat me shumicë serbe. 

10 MUAJ ME PARE

Sveçla i shkon në zyrë kryetarit të ri të Leposaviçit: Bashkë do t’i kalojmë të gjitha sfidat

TENSIONET në veri/ NATO:Kosova të shtensionojë situatën!
Xhelal Sveçla dhe Lulzim Hetemi

KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla i ka shkuar në zyrë kryetarit të ri të komunës së Leposaviçit, Lulzim Hetemi.  Svelça i ka ofruar mbështetje kryetarit të ri të komunës dhe tha se së bashku do të vazhdojnë angazhimet për të mirën e qytetarëve.

“Sot pata nderin të pritem në zyren e tij nga Lulzim Hetemi, Kryetari Komunës së Leposaviçit. I urova punë të mbarë dhe i ofrova gjithë mbështetjen time në ushtrimin e funksionit të tij, sipas mandatit të përcaktuar nga ligjet e Republikës së Kosovës. Bashkë do t’i kalojmë të gjitha sfidat e do të vazhdojmë angazhimin për të mirën e gjithë qytetarëve tanë”, shkruan Sveçla në Facebook.

Çfarë ndodhi në Veri të Kosovës?

Një ditë para në të 4 komunat me shumicë serbë në veri të Kosovës, u dëgjuan sirena alarmi, ku para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç u mblodhën edhe qytetarë. Situata u agravua ndërsa u dëgjuan të shtëna me armë zjarri dhe u hodh gaz lotsjellës nga policia për të shpërndarë protestuesit të cilët dogjën edhe makina. Protesta u zhvillua në shenjë revolte nga protestuesit serb kundrejt kryetarëve të rinj shqiptarë të zgjedhur në katër komunat me shumicë serbe. 

10 MUAJ ME PARE

Tensionet në Veri/ Lista Serbe kërkon ndërprerjen e dialogut Kosovë-Serbi

TENSIONET në veri/ NATO:Kosova të shtensionojë situatën!
Goran Rakiç

SERBI- Lista Serbe i ka kërkuar Serbisë të ndërpresë dialogun me Prishtinën derisa të tërhiqen të gjitha forcat speciale policore nga veriu Kosovës dhe kryetarët shqiptarë të largohen nga komunat serbe. 

Sipas Goran Rakiç Lista Serbe beson se çdo bisedë e mëtejshme me Prishtinën në rrethanat aktuale nuk është vetëm e palogjikshme, por edhe kundërproduktive.

'Ne, përfaqësuesit politikë të popullit serb nga Kosova si dhe i gjithë populli serb, i dërgojmë një kërkesë presidentit tonë Vuçiç dhe gjithë lidershipit shtetëror që menjëherë të pezullojë çdo pjesëmarrje të mëtejshme të Beogradit në dialogun me Prishtinën,- tha kryetari i Listës Serbe Goran Rakiç në konferencën për media citon agjencia serbe e lajmeve Tanjug.

Çfarë ndodhi në Veri të Kosovës?

Një ditë para në të 4 komunat me shumicë serbë në veri të Kosovës, u dëgjuan sirena alarmi, ku para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç u mblodhën edhe qytetarë. Situata u agravua ndërsa u dëgjuan të shtëna me armë zjarri dhe u hodh gaz lotsjellës nga policia për të shpërndarë protestuesit të cilët dogjën edhe makina. Protesta u zhvillua në shenjë revolte nga protestuesit serb kundrejt kryetarëve të rinj shqiptarë të zgjedhur në katër komunat me shumicë serbe. 

10 MUAJ ME PARE

Tensionet në Veri/ Mediat serbe publikojnë pamjet: Shikoni si forcat e Kurtit mbajnë nën kërcënimin e armëve njerëzit

TENSIONET në veri/ NATO:Kosova të shtensionojë situatën!
veriu i Kosovës

KOSOVË- Media serbe Alo.rs ka publikuar disa pamje nga tensionet në veri të Kosovës, ku shihet se forca policore mbajnë nën kërcënimin e armëve protestuesit serbë të cilët ndodheshin para zyrave të kryetarit të komunës në Zveçan.

Duke i quajtur komunat në veri pjesë të serbisë artikulli fillion: Terroristët e Kurtit pushtuan dje komunat serbe me armë.

'Policët shqiptarë me tyta të gjata, nën kontrollin e Albin Kurtit, mbanin nën kërcënimin e armëve serbët për orë të tëra, ndërsa ata tentonin të hynin në ndërtesat e komunës dhe të vendosnin kryetarët shqiptarë,"-shkruhet më tej në artikullin e medias serbe.

Çfarë ndodhi në Veri të Kosovës?

Një ditë para në të 4 komunat me shumicë serbë në veri të Kosovës, u dëgjuan sirena alarmi, ku para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç u mblodhën edhe qytetarë. Situata u agravua ndërsa u dëgjuan të shtëna me armë zjarri dhe u hodh gaz lotsjellës nga policia për të shpërndarë protestuesit të cilët dogjën edhe makina. Protesta u zhvillua në shenjë revolte nga protestuesit serb kundrejt kryetarëve të rinj shqiptarë të zgjedhur në katër komunat me shumicë serbe. 

10 MUAJ ME PARE

Qetësohet situata në veri të Kosovës/ Largohet një kamion-barrikadë në Zveçan

TENSIONET në veri/ NATO:Kosova të shtensionojë situatën!
veriu i Kosovës

KOSOVË- Situata në komunën e Zveçanit, në veri të Kosovës, aktualisht është e qetë. Mësohet se para pak çastesh është larguar një kamion-barrikadë nga forcat e Policisë.

Ndërkohë forcat e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës janë duke qëndruar përreth objektit të komunës së Zveçanit.

Çfarë ndodhi në Veri të Kosovës?

Një ditë para në të 4 komunat me shumicë serbë në veri të Kosovës, u dëgjuan sirena alarmi, ku para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç u mblodhën edhe qytetarë. Situata u agravua ndërsa u dëgjuan të shtëna me armë zjarri dhe u hodh gaz lotsjellës nga policia për të shpërndarë protestuesit të cilët dogjën edhe makina. Protesta u zhvillua në shenjë revolte nga protestuesit serb kundrejt kryetarëve të rinj shqiptarë të zgjedhur në katër komunat me shumicë serbe. 

10 MUAJ ME PARE

Mbyllet seanca e Këshillit të sigurisë në Serbi/ Konkluzioni: NATO nuk ka përmbushur misionin

TENSIONET në veri/ NATO:Kosova të shtensionojë situatën!
Këshilli i Sigurisë

SERBI- Është mbajtur sot seanca e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, kushtuar zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës. Blic.rs raporton se në seancë u theksua që komandanti i KFOR, nuk e ka kryer detyrën e tij në përputhje me aktet përkatëse të OKB-së dhe të mbrojë serbët në Kosovë dhe Metohi.

Gjatë takimit u theksua se misioni i NATO-s në Kosovë KFOR-i, nuk e ka kryer punën e tij në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Marrëveshjen Ushtarako-Teknike nga Kumanova. 

'Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjenerali Milan Mojsiloviç, është i autorizuar të mbajë kontakte të drejtpërdrejta me komandantin e KFOR-it, në përpjekje për të siguruar që misioni të përmbushë funksionin dhe mandatin e tij, në përputhje me aktet përkatëse të OKB-së dhe të mbrojë serbët në Kosovë dhe Metohi. Republika e Serbisë do të jetë e vendosur dhe e palëkundur në mbrojtjen e popullit të saj,' theksohet në njoftim.

Çfarë ndodhi në Veri të Kosovës?

Një ditë para në të 4 komunat me shumicë serbë në veri të Kosovës, u dëgjuan sirena alarmi, ku para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç u mblodhën edhe qytetarë. Situata u agravua ndërsa u dëgjuan të shtëna me armë zjarri dhe u hodh gaz lotsjellës nga policia për të shpërndarë protestuesit të cilët dogjën edhe makina. Protesta u zhvillua në shenjë revolte nga protestuesit serb kundrejt kryetarëve të rinj shqiptarë të zgjedhur në katër komunat me shumicë serbe. 

10 MUAJ ME PARE

Ministri serb 'kërcënon' Kosovën: Të gjitha opsionet në tryezë, do mbrojmë vendin!

TENSIONET në veri/ NATO:Kosova të shtensionojë situatën!
Milosh Vuçeviç

SERBI- Pasi presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dha urdhër për ngritjen e gatishmërisë luftarake të Ushtrisë së Serbisë në nivelin më të lartë, një ragim ka ardhur nga Ministri serb i Mbrojtjes, Milosh Vuçeviç. Ai pohoi për Radio Televizionin e Serbisë (RTS) se ushtria është duke u dislokuar në pozicione drejt kufirit me Kosovën. Në deklaratën e tij, Vuçevic e quan kufirin me Kosovën “vijë administrative”, sepse Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

"Ushtria “i merr pozitat e saj, të cilat, në dokumentet ushtarake, janë të specifikuara si pozicionet e Ushtrisë së Serbisë, në situata të tilla”,-tha ai.

Vuçevic deklaroi se “është duke u zhvilluar përpjekja për të pushtuar të gjitha komunat në veri të Kosovës nga të ashtuquajturit liderë komunalë, absolutisht jolegjitimë dhe të zgjedhur ilegalisht”. Ai u ankua se reagimi i KFOR-it (Misioni i NATO-s në Kosovë) dhe EULEX-it (Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit) ishte i butë.

10 MUAJ ME PARE

NATO thirrje për dialog: Institucionet në Kosovë të shtensionojë situatën

TENSIONET në veri/ NATO:Kosova të shtensionojë situatën!
foto ilustruese

KOSOVË- Aleanca ushtarake e NATO-s i bëri thirrje institucioneve të Kosovës që të shtensionojnë menjëherë situatën në veri të shtetit, një ditë pas përplasjeve mes Policisë së Kosovës dhe grupeve lokale të serbëve.

“Ne u bëjmë thirrje institucioneve në Kosovë të shtensionojnë menjëherë situatën dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të zgjidhin situatën përmes dialogut. Misioni i NATO-s, KFOR, vazhdon të jetë vigjilent dhe të ofrojë mjedis të sigurt”, shkroi në Twitter, zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu.

Çfarë ndodhi në Veri të Kosovës?

Një ditë para në të 4 komunat me shumicë serbë në veri të Kosovës, u dëgjuan sirena alarmi, ku para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç u mblodhën edhe qytetarë. Situata u agravua ndërsa u dëgjuan të shtëna me armë zjarri dhe u hodh gaz lotsjellës nga policia për të shpërndarë protestuesit të cilët dogjën edhe makina. Protesta u zhvillua në shenjë revolte nga protestuesit serb kundrejt kryetarëve të rinj shqiptarë të zgjedhur në katër komunat me shumicë serbe. 

10 MUAJ ME PARE

Situata në veri të Kosovës/ Serbia mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

TENSIONET në veri/ NATO:Kosova të shtensionojë situatën!
këshilli i sigurisë

SERBI- Në Beograd po mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku po merr pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç si dhe kryeministrja Ana Bërnabiç.

Kjo seancë po zhvillohet një ditë pas përleshjeve mes Policisë së Kosovës dhe serbëve lokalë në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

10 MUAJ ME PARE

Veriu i Kosovës/ KFOR: Situatë tejet e rrezikshme

TENSIONET në veri/ NATO:Kosova të shtensionojë situatën!
veriu i Kosovës

KOSOVË- Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, e ka cilësuar tej mase të rrezikshme situatën që ka mbizotëruar të premten në veri të Kosovës, pas tensioneve që përcollën futjen e kryetarëve të rinj të komunave veriore në objektet e komunave. Në një komunikatë për media në mbrëmje, KFOR-i ka dënuar “veprimet e njëanshme” dhe ka bërë thirrje për përmbajtje, shkruan Kosovapress.

“KFOR-i është duke e monitoruar me kujdes situatën në komunat në veri të Kosovës, ku një seri përplasjesh janë shkaktuar nga hyrja me forcë e kryetarëve të sapozgjedhur në ndërtesat e komunave. Kjo është tej mase e rrezikshme për procesin e normalizimin dhe rrezikon përshkallëzim të mëtejmë të tensioneve. KFOR-i dënon me vendosmëri këto veprime të njëanshme dhe u bën thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga dhuna që mund të kërcënojë sigurinë në Kosovë. Koordinimi midis të gjithë aktorëve është thelbësor për ta shmangur përshkallëzimin e mëtejmë. Prioritet i parë i KFOR-it mbetet sigurimi i një mjedisi të sigurt, në përputhje me mandatin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Dialogu dhe diplomacia janë e vetmja rrugë drejt paqes dhe sigurisë së qëndrueshme në Kosovë”, thuhet në reagim.

Çfarë ndodhi në Veri të Kosovës?

Një ditë para në të 4 komunat me shumicë serbë në veri të Kosovës, u dëgjuan sirena alarmi, ku para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç u mblodhën edhe qytetarë. Situata u agravua ndërsa u dëgjuan të shtëna me armë zjarri dhe u hodh gaz lotsjellës nga policia për të shpërndarë protestuesit të cilët dogjën edhe makina. Protesta u zhvillua në shenjë revolte nga protestuesit serb kundrejt kryetarëve të rinj shqiptarë të zgjedhur në katër komunat me shumicë serbe. 

10 MUAJ ME PARE

Serwer: SHBA po mban anën e Serbisë, sulmi ndaj Kurtit nuk ka logjikë

TENSIONET në veri/ NATO:Kosova të shtensionojë situatën!
Daniel Serwer

KOSOVË- Profesori amerikan, Daniel Serwer, ka kritikuar reagimin e ashpër të SHBA-së ndaj Qeverisë së Kosovës për veprimet e fundit në veri. Në një analizë të tij, ai ka vlerësuar se SHBA-ja ka braktisur neutralitetin në raport me Kosovën dhe Serbinë. Sipas tij, tani SHBA-ja po ia mban anën Serbisë.

Dënojmë fuqishëm veprimet e Qeverisë së Kosovës që po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po shtojnë jostabilitetin. I bëjmë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që të ndalojë menjëherë këto masa të dhunshme dhe të rifokusohet në dialogun e lehtësuar nga Bashkimin Evropian”. Kështu e ka nisur analizën e tij, profesori amerikan, Daniel Serwer, i cili i është referuar reagimit të shefit të diplomacisë amerikane, Anthony Blinken pas zhvillimeve në veri të Kosovës.

“Ky dënim ishte një kundërpërgjigje ndaj Qeverisë së Kosovës që vendosi kryetarë të zgjedhur të komunave në katër komuna me shumicë serbe në veri të Kosovës. Popullsia serbe pothuajse tërësisht i bojkotoi zgjedhjet, nën presionin e Beogradit. Amerikanët i kishin mbështetur zgjedhjet pa kritikuar Beogradin, por më pas kundërshtuan marrjen e detyrës nga kryetarët (shqiptarë). Ndërsa senatori Murphy ka pohuar se lëvizja e Kurtit ishte e papritur, kryeministri e bëri të ditur këtë dy ditë më parë”, pohoi profesori i Universitetit Johns Hopkins School.

Ai më tej ka folur rreth lëvizjeve të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, i cili ka mbajtur një tubim në Beograd dhe ka bartur me autobusë qytetarët serbë të Kosovës dhe kjo nuk u dënua prej amerikanëve. “Autobusët po transportonin serbët nga Kosova për në Beograd, pa pengesa, për tubimin e presidentit Vuçiq. Në të njëjtën kohë, Beogradi i ka vënë forcat e saja të armatosura në gatishmëri, në kundërshtim të qartë me marrëveshjen e normalizimit të sponsorizuar nga BE-ja që supozohet se e ka pranuar. Ajo gjithashtu ka mobilizuar banditë e saj në veri të Kosovës për të penguar fizikisht ardhjen e kryetarëve të zgjedhur atje”, pohoi ai. Analisti ka deklaruar se SHBA-ja nuk i dënoi këto lëvizje të shtetit serb, por vetëm të autoriteteve kosovare.

Nuk ka pasur asnjë dënim të SHBA-së për lëvizjet e Serbisë, por vetëm të Kosovës. Uashingtoni në thelb ka braktisur çdo pretendim të neutralitetit dhe ka miratuar disa nga prioritetet e Beogradit si të tijat. Kjo nuk është e vërtetë vetëm për vendosjen e kryetarëve të komunave, por edhe për Asociacionin e propozuar të Komunave me Shumicë Serbe brenda Kosovës dhe iniciativën e Ballkanit të Hapur që Serbia po promovon për të zgjeruar kontrollin e saj mbi serbët në vendet fqinje. Mbështetja e synimeve etno-nacionaliste të ‘botës serbe’ të Beogradit është bërë politika e Uashingtonit për Ballkanin.

Kurti e ka logjikën, por a ka aftësi?

Nuk jam i vetëdijshëm për mendimin aktual të kryeministrit Kurti për çështjen specifike të kryetarëve të komunave. Por, ai është një liberal demokrat i vdekur që beson në të drejta të barabarta sipas ligjit. Ai është gjithashtu ajo që unë do ta quaja një “sovranist”. Kurti beson se Kosova është dhe duhet të veprojë si një shtet sovran. Këto dy karakteristika e bëjnë vendosjen e kryetarëve të bashkive një lëvizje logjike, deklaron ai.

“Megjithatë, logjika e vetme nuk mund të diktojë politikën. Aftësia gjithashtu ka rëndësi. Ai është i kufizuar në dy mënyra: Kosova ka forca të kufizuara policore në dispozicion për t’u marrë me dhunën serbe kundër kryetarëve të komunave dhe padyshim që ka shumë të kufizuar mbështetjen ndërkombëtare për instalimin e tyre. Një vend i vogël si Kosova nuk mund të përballojë të veprojë pa vetëdije për kufizimet e veta”, pohoi profesori amerikan.

“Amerikanët mund t’ia vështirësojnë jetën Kurtit. Por, pozicioni i tyre mungon në logjikë. Si i mbështesni zgjedhjet dhe jo rezultatet e tyre legjitime? Si i përkrahni të drejtat e barabarta, por si e kundërshtoni vendosjen e zyrtarëve të zgjedhur për shkak të përkatësisë së tyre etnike? Si e dënoni veprimin e policisë për të mbrojtur kryetarët e zgjedhur, por jo rebelët që i sulmuan? Si pretendoni se marrëveshja e normalizimit, e cila përfshin një zotim për të mos përdorur forcën ushtarake, është ligjërisht e detyrueshme, por nuk e pengon mobilizimin serb të forcave të saj të armatosura në përgjigje të një konflikti politik brenda Kosovës?”, ka pyetur Serwer. “Shtetet e Bashkuara pretendojnë se mbështesin të drejta të barabarta dhe respekt për sovranitetin dhe integritetin territorial të të gjitha shteteve ekzistuese në Ballkan. Duhet të nxjerrë përfundime logjike”, përfundoi ai.

10 MUAJ ME PARE

Kurti i drejtohet serbëve në veri: Bashkëpunoni me kryetarët e rinj të komunave

TENSIONET në veri/ NATO:Kosova të shtensionojë situatën!
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ftuar qytetarët serbë në veri të vendit, që të bashkëpunojnë me kryetarët e rinj të komunave. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti u shpreh se marrja e detyrës dhe hyrja në objektet e komunave në veri, do të dduhet të ishte gjëja më normale e mundshme.

'Ne jemi të vetëdijshëm dhe i kuptojmë shqetësimet e ngritura nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Por, çdo opsion tjetër, do të ishte mos përmbushje e obligimeve kushtetuese të Qeverisë sonë ndaj kryetarëve të rinj; do të ishte mos përmbushje e obligimeve dhe detyrimeve të kryetarëve të rinj ndaj qytetarëve të Republikës; dhe, do të pamundësonte ofrimin e shërbimeve bazike komunale për qytetarë. Andaj, si Kryeministër i të gjithë qytetarëve, ftoj të gjithë, veçanërisht qytetarët serbë të Kosovës, që të bashkëpunojnë me kryetarët e rinj dhe kabinetet e tyre, të cilat do të jenë multi-etnike, multi-kulturore, multi-gjuhësore dhe multi-partiake. Ata janë të zgjedhur dhe nuk janë kundër askujt, por në shërbim të të gjithëve,-shkruan Kurti.

Çfarë po ndodh në Veri të Kosovës?

Mesditën e sotme në të 4 komunat me shumicë serbë në veri të Kosovës, u dëgjuan sirena alarmi, ku para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç u mblodhën edhe qytetarë. Situata është agravuar ndërsa janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, është hedhur gaz lotsjellës nga policia për të shpërndarë protestuesit të cilët kanë djegur edhe makina. Kjo protestë po bëhet në shenjë revolte nga protestuesit serb kundrejt kryetarëve të rinj shqiptarë të zgjedhur në katër komunat me shumicë serbe./Dosja.al

10 MUAJ ME PARE

Tensionet në Veri/ Kurti mesazh qytetarëve: Të gjitha rrugët për në Veri të lira!

TENSIONET në veri/ NATO:Kosova të shtensionojë situatën!

KOSOVË- Kurti në një postim në Facebook bën të ditur se të gjitha rrugët që dërgojnë në veri të vendit janë të lira. Ai theksoi se shkuarja e kryetarit të komunës në vendin e tij të punës do duhej të ishte gjëja më normale e mundshme dhe se objekti i ndërtesës së komunës është vendi ku u shërbehet qytetarëve mbi bazën e ligjit e kushtetutës.

Mesazhi:

Mirëmëngjesi të dashur qytetarë,
Pas betimit të tyre të enjten, dje, tre kryetarët e zgjedhur në zgjedhjet e 23 prillit në katër komunat në veri të Kosovës, e kanë pasur ditën e parë të punës. Shkuarja e kryetarit të komunës në vendin e tij të punës do duhej të ishte gjëja më normale e mundshme. Objekti i ndërtesës së komunës është vendi ku u shërbehet qytetarëve mbi bazën e ligjit e kushtetutës. Ai i takon Republikës prandaj edhe nuk është marrë dje e nuk do të merret asnjë ditë tjetër.

Ne jemi të vetëdijshëm dhe i kuptojmë shqetësimet e ngritura nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Por, çdo opsion tjetër, do të ishte mos përmbushje e obligimeve kushtetuese të Qeverisë sonë ndaj kryetarëve të rinj; do të ishte mos përmbushje e obligimeve dhe detyrimeve të kryetarëve të rinj ndaj qytetarëve të Republikës; dhe, do të pamundësonte ofrimin e shërbimeve bazike komunale për qytetarë.

Andaj, si Kryeministër i të gjithë qytetarëve, ftoj të gjithë, veçanërisht qytetarët serbë të Kosovës, që të bashkëpunojnë me kryetarët e rinj dhe kabinetet e tyre, të cilat do të jenë multi-etnike, multi-kulturore, multi-gjuhësore dhe multi-partiake. Ata janë të zgjedhur dhe nuk janë kundër askujt, por në shërbim të të gjithëve.

Dëshiroj të falenderoj pjesëtarët e Policisë së Republikës së Kosovës për qëndrimin e tyre profesional, shtetëror dhe në mbrojtje të sundimit të ligjit. Ata, siç dëshmojnë çdo ditë, e dëshmuan edhe dje, që janë të gatshëm për t’i shërbyer rendit, ligjit e Republikës si profesionistë, të patrembur e dinjitozë, në afirmimin e një ambienti multi-etnik të sigurisë, pavarësisht kushteve të rënda që shkaktuan grupet e menaxhuara nga struktura parapolitike në atë pjesë të vendit. Rendi dhe ligji, demokracia dhe lëvizja e lirë, siguria dhe paqja, mund dhe duhet të ecin krah për krah. Për këto angazhohemi çdo ditë dhe në përpikëri. Rrugët në veri janë që të gjitha të hapura e të qarkullueshme për qytetarët. Komunat dhe kryetarët duhet të punojnë shumë sepse kemi shumë punë për të bërë për qytetarët. Ju dëshiroj të gjithëve një fundjavë të këndshme!

Çfarë po ndodh në Veri të Kosovës?

Mesditën e sotme në të 4 komunat me shumicë serbë në veri të Kosovës, u dëgjuan sirena alarmi, ku para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç u mblodhën edhe qytetarë. Situata është agravuar ndërsa janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, është hedhur gaz lotsjellës nga policia për të shpërndarë protestuesit të cilët kanë djegur edhe makina. Kjo protestë po bëhet në shenjë revolte nga protestuesit serb kundrejt kryetarëve të rinj shqiptarë të zgjedhur në katër komunat me shumicë serbe. 

10 MUAJ ME PARE

Tensione në veri të Kosovës/ Reagon Sveçla:Po inkurajoni Radojçiçin për të sulmuar policët e Kosovës

TENSIONET në veri/ NATO:Kosova të shtensionojë situatën!
Xhelal Sveçla

KOSOVË- Pas deklaratave kritikuese për Kosovën, si pasojë e tensioneve në veri të vendit nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ka reaguar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sipas ministrit Sveçla etiketimi i veprimeve të ligjshme të policisë si “të dhunshme” dhe operacionit të saj si “dhunë”, është “ftesë” për Radojçiqin për të sulmuar policët e Kosovës, shkruan Kosovapress.

Cilësimi i veprimeve të ligjshme dhe të civilizuara të Policisë së Kosovës si ‘të dhunshme’ dhe operacionit të saj të zbatimit të ligjit si ‘dhunë’ është një ‘ftesë’ për Milan Radojçiçin e futur në listën e zezë të SHBA-së për të komanduar mashtruesit e tij për të sulmuar policët e Kosovës”, ka shkruar Sveçla në Twitter.

Ai ka thënë se keqinterpretimi i realitetit në këtë situatë mund të rezultojë me kosto njerëzore.

Çfarë po ndodh në Veri të Kosovës?

Mesditën e sotme në të 4 komunat me shumicë serbë në veri të Kosovës, u dëgjuan sirena alarmi, ku para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç u mblodhën edhe qytetarë. Situata është agravuar ndërsa janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, është hedhur gaz lotsjellës nga policia për të shpërndarë protestuesit të cilët kanë djegur edhe makina. Kjo protestë po bëhet në shenjë revolte nga protestuesit serb kundrejt kryetarëve të rinj shqiptarë të zgjedhur në katër komunat me shumicë serbe. 

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni