LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tensionet në veri vazhdojnë, draft i Ramës për Asosacionin kundërshtohet nga Kosova dhe Serbia, kryeministri: Ju s'doni të humbni armikun

• Tensionet në veri të Kosovës po vazdojnë edhe sot dhe duket se nuk po marrin zgjidhje nga asnjëra palë. • Vazhdimi i situatës së tillë ka bërë që kryeministri Edi Rama të reagojë dhe të përgatisë një draft për Asociacionin e Komunave serbe në Veri të vendit. • Me këtë draft, Rama pretendon se propozon një zgjidhje për krizën në Kosovë. • Ky vendim nga ana e kreut të qeverisë ka shkaktuar reagime nga deputetë e figura politike në Kosovë. • Deputetë dhe politikantë të shumtë si nga qeveria por edhe nga opozita nuk e kanë mikëpritur mirë këtë vendim të Ramës. • Vetë kryeministri Albin Kurti theksoi se ai e ka dorëzuar një draft-statut për Asosacionin, por nuk ka marrë përgjigje nga Serbia. • Mirëpo mesa duket edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka dalë kundër draftit. Ai thotë se as Rama dhe as Kurti nuk kanë të drejtë të bëjnë një propozim për statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe. • Pas reagimeve kundërshtuese për Draftin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë, të propozuar nga shteti shqiptar, kryeministri Edi Rama ka reaguar duke thënë se këta zëra të cilët shajnë dhe e akuzojnë draftin, pa ua ditur përmbajtjen, janë të frikësuar nga humbja e një armiku. 

8 artikuj për këtë temë.

9 MUAJ ME PARE

Tensionet në veri/ Kurti për "Bloomberg": Beogradi të bëjë hapin e parë! Nuk është mirë të bullizosh Kosovën

Tensionet në veri vazhdojnë, draft i Ramës për Asosacionin
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dha një intervistë për agjencinë amerikane "Bloomberg". Gjatë bisedës telefonike Kurti kundërshtoi thirrjet nga aleatët kryesorë në SHBA dhe Evropë për të hequr dorë nga një konfrontim me Serbinë që ka çuar në dhunën më të keqe në një dekadë, duke këmbëngulur që Beogradi të bëjë hapin e parë.

'Serbia duhet të ndërpresë mbështetjen për milicinë që shkaktoi protesta në veri të Kosovës muajin e kaluar dhe përgjegjësit duhet të ndiqen penalisht përpara se qeveria të shqyrtojë lehtësimin e qëndrimit të saj. Ne nuk mund t’i nënshtrohemi si një republikë demokratike kësaj milicie të dhunshme. Duam që gjërat të zgjidhen sa më shpejt të jetë e mundur, por ju e dini se kjo nuk varet vetëm nga ne,"-tha Kurti.

Gjatë intervistës kryeministri i Kosovës, e bëri të qartë se qeveria e tij nuk tërhiqet, pavarësisht presionit në rritje nga SHBA dhe Evropa.

“Nuk është mirë të bullizosh Kosovën. Sa herë që Shtetet e Bashkuara kërkojnë diçka nga ne, ne nuk pyesim pse, por vetëm kur dhe si,” -shtoi ai, duke e quajtur përjashtimin nga stërvitjet ushtarake si ‘të padrejtë’.

9 MUAJ ME PARE

Opozita serbe për "New York Times": Kurti po e ndihmon Vuçiç, Serbia po trajtohet si palë e rëndësishme

Tensionet në veri vazhdojnë, draft i Ramës për Asosacionin

SERBI- Gazeta amerikan “The New York Times”  i ka kushtuar sësrish një artikull Serbisë, por këtë herë në fokus janë protestat masive të cilat po zhvillohen, të thirrura nga opozita serbe me sloganin “Serbia kundër dhunës”, kjo pas dy ngjarjeve tragjike që ndodhën në muajin e kaluar në Serbi.

Në artikullin e titulluar, “Në Serbi, një burrë i fortë nën zjarr e përshëndet veten si mbrojtës i kombit", përpos protestave në shkrim preket sërish situata në veri të Kosovës, ku serbët lokalë po kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në objektet komunale.

“Tensionet në Kosovë vetëm po e ndihmojnë Vuçiç-in duke ndezur pasionet për territorin që shumica e serbëve e shohin si pjesë të vendit të tyre”, -ka thënë për “The New York Times”, Milomar Mandiç, menaxheri i përgjithshëm i organizatës jo-qeveritare, Demostat në Serbi, duke komentuar kështu situatën e përshkallëzuar në Veri të Kosovës.

Në anën tjetër Pavle Grboviç, deputeti opozitar në parlamentin serb, ka folur për “The New York Times” se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po e ndihmon vazhdimisht Vuçiç’in.

“Askush në skenën politike serbe nuk ka bërë më shumë për pozitën e Serbisë në Kosovë dhe për Vuçiç se Kurti”, ka thënë ai.

Gjatë shkrimit theksohet se ndërsa diplomatët e lartë amerikanë dhe evropianë janë shqetësuat për atë që ata e shohin si provokim nga Kosova, Serbia është kënaqur që po trajtohet si një palë e rëndësishme. 

9 MUAJ ME PARE

Eurodeputeti holandez: Provokimet e Beogradit nuk kanë efekt te vendimi për heqjen e vizave me Kosovën

Tensionet në veri vazhdojnë, draft i Ramës për Asosacionin
Thijs Reuten

KOSOVË- Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten foli për rrjetin Al Jazeera për tensionet në veri dhe lidhjen e mundshme me vendimin për heqjen e vizave ndaj Kosovës.

“Nuk shoh asnjë arsye pse provokimet e fundit, incidentet e fundit në veri të Kosovës, të nxitura nga Beogradi, duhet të kenë efekt në lëvizjen e lirë pa viza. Kjo nuk ka asnjë lidhje me këtë, Kosova është një vend individual, ishte gati, përmbushi kushtet dhe tani e meriton të ketë lëvizje të lirë pa viza,” tha Reuten.

Sipas tij, provokimet e dhunshme në veri të Kosovës janë pasojë e politikave të lidershipit serb. Ai tha se presidenti Aleksandër Vuçiç është një autokrat që po destabilizon Ballkanin Perëndimor. Ndër të tjera si raportues special për liberalizimin e vizave me Kosovën, Reuten tha se nga 1 janari i vitit që vjen, kosovarët do të lëvizin pa viza. 

9 MUAJ ME PARE

Drafti për Asociacionin, reagon Konjufca: Rama gaboi me draftin, s’u ul të fliste me Kurtin

Tensionet në veri vazhdojnë, draft i Ramës për Asosacionin
Glauk Konjufca

KOSOVË- Kryeparlamentari Glauk Konjufca e ka cilësuar të gabuar veprimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili i ka dorëzuar një draft të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

'Jo nuk kemi interes, sepse mendoj që kjo është çështje e institucioneve të Kosovës. Kryeministri shqiptar tha se është sekret, por nënkryetari jonë tha se e ka parë. Shumë drafte kanë qarkulluar deri tash por asnjëri nuk ka pasUR efekt në Kosovë. Nuk besoj se nuk mund të paragjykoj për përmbajtjen. Në parim mendoj që është gabim pavarësisht përmbajtjes. Një defekt është në parim sepse kryeministri shqiptar nuk do të duhej të bënte veprime të tilla pa u ulur me kryeministrin e Kosovës edhe pa i sqaruar të gjitha këto probleme së bashku. Ata takohen shpesh mendoj por ky ishte një veprim i anshëm”,- tha ai.

9 MUAJ ME PARE

Asocacioni i propozuar nga Rama/ Qeveria e Kosovës i përgjigjet: Nga Shqipëria presim mbështetje, draft-statuti po shihet si propagandë

Tensionet në veri vazhdojnë, draft i Ramës për Asosacionin
foto ilustruese

KOSOVË- Qeveria e Kosovës i është përgjigjur propozimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Nga ekzekutivi thonë se nga Shqipëria zyrtare presin mbështetje pasi ndërmjetësues tashmë janë bërë shumë.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu në një përgjigje për KosovaPress thotë se qëllimi serb për Asociacionin shihet edhe së fundmi me nonpaper-in e Akademisë së Shkencave dhe të Artit të Serbisë ku flet për “Botën serbe”.

“Çështja e kryetarëve të katër komunave në veri të vendit është çështje e respektimit të kushtetutës, sundimit të ligjit dhe ofrimit të shërbimeve ndaj qytetarëve tanë, që për shkak të bojkotit të diktuar nga Serbia u kishin munguar për plot 6 muaj. Çështja e marrëveshjeve të mëhershme për Asociacionin e komunave me shumicë serbe është çështje e funksionalitetit të shtetit të Kosovës dhe kjo u dëshmua me draftin e prezantuar nga Ekipi Menaxhues që drejtohej nga deputetja e Vuçiqit që synonte një Republika Srpska në Kosovë dhe së fundmi me nonpaperin e Akademisë së Shkencave dhe e Artit e Serbisë që flet për ‘Botën serbe’. Në të dy rastet në pyetje është Kosova. Në të dy rastet rreziku është Serbia. Ata që janë të lirë në qëndrime dhe pa ndonjë ngarkesë, e kuptojnë këtë. Nga Shqipëria zyrtare presim mbështetje. Ndërmjetësues kemi shumë”, -thuhet në përgjigjen Kryeziut për KosovaPress.

9 MUAJ ME PARE

Tensionet në veri/ Haradinaj bën thirrjen e fundit: Kurti të kalojë në anën e duhur

Tensionet në veri vazhdojnë, draft i Ramës për Asosacionin
Ramush Haradinaj

KOSOVË- Kryetari i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka komentuar sërish tensionet në veri të Kosovës, ku sipas tij vendi po kalon momente të vështira, për shkak të “kryeneçësisë” së kryeministrit Albin Kurti dhe pavendosmërisë së presidentes së vendit, Vjosa Osmani.

Haradinaj ka thënë se kryeministri Kurti e ka momentin e fundit të kalojë në anën e duhur, dhe kjo është thirrja e tij e fundit për të.

'Hezitimi që të pranohen sugjerimet e partnerëve tanë strategjikë, posaçërisht ShBA-së, në një situatë kaq vendimtare, mund të kenë pasoja të rënda për vendin. Kryeministri e ka momentin e fundit të heqë dorë nga kursi i mosveprimit e të kalojë në anën e duhur. Vetëm kështu, e të koordinuar me Amerikën dhe BE-në, fitohet beteja e finale me Serbinë. Është thirrja ime e fundit që Kryeministri dhe Presidentja të rreshtohen me aleatët dhe ta mbyllim njëherë e përgjithmonë marrëveshjen me njohje reciproke me Serbinë. Mos e përjashtoni veten nga ky proces”,- ka shkruar ai.

9 MUAJ ME PARE

Besnik Bislimi 'godet' Lajçak: E ka lëshuar rolin e ndërmjetësuesit, i ka kontribuar ardhjes në këtë pikë ku jemi

Tensionet në veri vazhdojnë, draft i Ramës për Asosacionin
Besnik Bislimi

KOSOVË- Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka 'goditur' Emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, duke thënë se e ka lëshuar rolin e ndërmjetësuesit dhe se i ka kontribuar moszbatimit të marrëveshjes së Brukselit. Sipas Bislimit, Lajçak ka qenë personi i parë që ka hequr dorë nga kjo marrëveshje dhe ka kaluar nga marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve në marrëveshje për Asociacion.

“Nuk jemi të interesuar që ajo [marrëveshja] të jetë e vdekur, por të zbatohet. Frika ime është se ka një vetëdijesim në BE që me këtë president serb nuk mund të ketë zbatim të marrëveshjeve, dhe ajo që po bëhet është kontrolli i dëmeve. Kontrolli i dëmit nënkupton që në atë moment kur të konstatohet që marrëveshja ka vdekur, askush të mos drejtojë gishtin nga z. Lajçaku si ndërmjetësus. Ne mendojmë se Lajçak i ka kontribuar shumë ardhjes në këtë pikë ku jemi, të moszbatimit, me faktin se ai e ka lëshuar rolin e tij si ndërmjetësues dhe të merret me vendimmarrje që është shumë e rrezikshme dhe  gabueshme. Dhe me faktin që ai me mënyrën se si ka parapa hapat tutje, ka qenë personi i parë që ka heq dorë nga marrëveshja e Brukselit, apo kalimit nga një marrëveshje për normalizimit në një marrëveshje për Asociacion, që është shumë e rrezikshme,” ka thënë Bislimi.

Bislimi ka thënë se Kosova ia ka tërhequr në vazhdimësi vërejtjen atij që të kthehet në rolin e ndërmjetësuesit.

“Ne në vazhdimësi ia kemi tërheq vërejtjen, kthehu te roli yt si ndërmjetësues dhe ndërtoje një plan zbatimi që është plan i balancuar dhe i drejtë, e jo plan që i akomodon kërkesat apo bullizimin e Vuçiç”, tha Bislimi.

9 MUAJ ME PARE

Draft-statuti i Ramës, BE e prerë: Diskutimet për Asociacionin ndodhin vetëm në kuadrin e bisedimeve në Bruksel

Tensionet në veri vazhdojnë, draft i Ramës për Asosacionin
BE

BRUKSEL- Një zëdhënës i Bashkimit Evropian tha të premten se “çdo ndihmesë konstruktive në bisedimet e lehtësuar nga BE-ja, në kuadër të të cilit është duke u diskutuar edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, është e mirëseardhur”, por çështja mund të trajtohet vetëm në kuadër të këtyre bisedimeve.

Zëdhënësi Peter Stano i bëri këto komente pasi një ditë më parë kryeministri shqiptar Edi Rama, tha se i ka dorëzuar presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz një projekt statut për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”. Ai tha se për këtë e ka vënë në dijeni edhe Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, si dhe palën amerikane.

Zëdhënësi Stano që nuk foli për projektin apo përmbajtjen e tij, tha se ishte në plan që me 5 dhe 6 qershor të zhvillohej sesioni i parë i hartimit të projekt statusit në nivel të ekspertëve dhe të dyja palëve u ishin dërguar ftesat që më parë, por, për shkak të përshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës, i dërguari i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak, u desh të shkojë në Kosovë dhe në Serbi dhe ky takim nuk u zhvillua.

“Bashkimi Evropian si lehtësues i bisedimeve është gati të organizojë së shpejti seancën e hartimit të statutit dhe është në kontakt me të dyja palët”, tha zëdhënësi Stano.

Kryeministri Rama tha të enjten se dokumenti i ofruar prej tij është ‘konfidencial’ dhe nuk është konsultuar me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për këtë çështje.

Qeveria e Kosovës as të premten nuk e komentoi nismën e kryeministrit Rama, ndërsa opozita u paraqit me qëndrime të ndara. Një pjesë e saj e vlerësoi atë, kurse pjesa tjetër tha se hartimi i projektit të statutit të Asociacionit i takon vetëm qeverisë së Kosovës.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, i tha agjencisë së lajmeve Reuters të premten se “Kurti ka propozimin e tij për Asociacionin e Komunave Serbe, Rama ka propozimin e tij për Asociacionin, disa Organizata Joqeveritare kanë propozimin e tyre për Asociacionin, por asnjë prej tyre nuk ka të drejtë të bëjë propozime. Ai propozim është bërë nga serbët dhe ekipi menaxhues i përbërë nga serbët”.

Me 2 maj në Bruksel u paraqit një projekt statut i Asociacionit i hartuar nga një ekip menaxhues që përbëhej nga katër pjesëtarë të komunitetit serb, përfshirë një deputete të parlamentit të Serbisë.

Por ai u refuzua nga kryeministri i Kosovës, i cili e cilësoi të “papajtueshëm me kushtetutshmërinë, ligjshmërinë, të drejtat e njeriut, vlerat evropiane, të drejtat e pakicave sipas standardeve evropiane”. Në vend të tij ai tha se ka propozuar me një projekt pikëpamje se si do duhej të ishin vlerat dhe parimet që rregullojnë çështjen e komuniteteve pakicë në Kosovë.

Çështja e Asociacionit është Thembra e Akilit në procesin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

Palët në vitin 2013 u morën vesh për themelimin e Asociacionit, ndërsa në vitin 2015 u pajtuan për parimet e tij. Por po atë vit Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti se një pjesë e madhe e këtyre parimeve janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Serbia ngulë këmbë për themelimin e tij, ndërsa Prishtina ka hezituar gjatë të themelojë Asociacionin që e sheh si kërcënim për një ‘Republikë Serbe’ si ajo në Bosnje e Hercegovinë.

Shtetet e Bashkuara thanë se Asociacioni është mundësi për të ulur ndikimin e Beogradit në veri të Kosovës dhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar tha se nëse Kosova dëshiron të ecë përpara me integrimin evropian, duhet ta themelojë Asociacionin.

Zotimi për themelimin e tij u përtëri në marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit më herët gjatë këtij viti në një përpjekje perëndimore për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Thirrjet për themelimin e Asociacionit u shtuan pas krizës së fundit në veri të Kosovës bashkë me shqetësimet për ripërtëritje konfliktesh në rajon.

Marrë nga VOA

edi rama tensione në veri të kosovës aleksandër vuçiç albin kurti

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni