Tragjedi në Turqi/ Përfshihet nga flakët një hotel në provincën Bolu, humbin jetën 66 pushues, plagosen 51 të tjerë, arrestohen 4 persona
66 viktima në Turqi/ "Kanë vdekur para syve tanë," zbardhen dëshmitë tronditëse për zjarrin në hotel: Dy...
66 viktima në Turqi/ "Kanë vdekur para syve tanë," zbardhen dëshmitë tronditëse për zjarrin në hotel: Dy...
"A do paraqiteshit në SPAK nëse merrni fletëthirrje për 21 Janarin"? Berisha: Mbështes çdo lloj hetimi të k...
14 vite nga protesta e 21 janarit, Rama: Drejtësia vonon po nuk harron, fëmijët e dëshmorëve po bëhen prindër...
Rikthehen reshjet e dëborës në Korçë, ARRSH apel shoferëve: Kujdes në këto akse rrugore! Pajisuni me g...
•Autoritetet policore në Kosovë dhe Shqipëri kanë zhvilluar një operacion të përbashkët për të goditur trafikun e armëve. •Kontrollet janë zhvilluar në Tiranë, Ferizaj dhe Prishtinë. •Nga ky operacion janë sekuestruar rreth 60 armë zjarri, të cilat janë të llojeve të ndryshme pistoletash dhe automatikësh. •Janë gjetur 22 armë zjarri ‘Zoraki’, një armë zjarri Ak 47, një granatë dore dhe 470 fisheke të llojeve të ndryshme. •Gjithashtu u janë kapur edhe 3 automjete dhe shuma të konsiderueshme parash e 10 aparate celulare. •Në pranga kanë rënë 16 persona, 6 në Shqipëri dhe 10 në Kosovë. •Mësohet se më datën 11 dhjetor janë arrestuar 8 persona, ku 6 janë nga Kosova dhe dy nga Shqipëria. •Në njoftim për shtyp thuhet përmes bashkëpunimit të dy prokurorive, pas mbi nëntë muaj hetime, u shkatërrua një grup kriminal të trafikut të armëve, aktiv në të dy shtetet.
6 artikuj për këtë temë.
KOSOVA- Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se në bashkëpunim me autoritetet e drejtësisë në Shqipëri, kanë shkatërruar një grup kriminal të trafikimit të armëve, që ka qenë aktiv në të dyja shtetet. Pas hetimeve mbi nëntë muaj, autoritetet kanë arrestuar 14 persona të dyshuar.
Tetë persona janë arrestuar në Kosovë, gjashtë shtetas të Kosovës dhe dy shtetas të Shqipërisë, me inicialet: V.O., K.K., S.H., Sh.J., A.H., Z.A., A.D., B.A. Gjashtë persona janë arrestuar në Shqipëri, me inicialet E.M. E.P. A.M. G. Ll. K.M. dhe T.Sh.
Autoritetet e të dyja vendeve kanë thënë se rasti është duke u hetuar dhe janë të hapura të gjitha dyshimet, përfshirë mundësinë e trafikimit të armëve për treg ndërkombëtar apo vendor, në Kosovë dhe Shqipëri.
Pas kryerjes së kontrolleve në nëntë lokacione, Prokuroria ka bërë të ditur se në Kosovë janë gjetur dhe sekuestruar 29 pistoleta, tri armë të gjata, 2.635 fishekë të modeleve të ndryshme, dy automjete dhe pajisje tjera. Në Shqipëri janë gjetur 22 armë zjarri ‘Zoraki’, një armë zjarri Ak 47, një granatë dore ofensive dhe 470 fishekë të llojeve të ndryshme.
Në një konferencë për media, zyrtarë të Policisë së Kosovës, dhe Policisë së Shtetit të Shqipërisë, kanë thënë se hetimet për këtë rast kanë nisur qysh prej prillit, pasi kanë pranuar informacione se disa njerëz janë duke u marrë me import, eksport, furnizim, transportim, ndërmjetësim dhe shitje të paautorizuar të armëve apo materialeve plasëse.
Dy vendet kanë nënshkruar marrëveshje për krijim të një ekipi të përbashkët hetimor, ndërsa në këtë operacion, të titulluar “Çmontimi”, ka ndihmuar edhe Agjencia e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EUROPOL)./ REL
MORINË-Të tjera detaje kanë dalë gjatë konferencës së përbashkët për shtyp nga Morina mes Policisë shqiptare dhe Policisë së Kosovës, për finalizimin e një operacioni kundër trafikimit të armëve. Autoritetet njfotuan se disa persona kanë kryer shit-blerje të armëve, kryesisht të modelit zaraki. Bëhet me dije se më datën 11 dhjetor janë arrestuar 8 persona, ku 6 janë nga Kosova dhe dy nga Shqipëria. Po ashtu mësohet se janë kryer kontrolle të shumta dhe janë sekuestruar 32 armë pistoleta.
“Disa persona kanë kryer shit-blerje të armëve, kryesisht të modelit zaraki. Është kapur rasti bazuar në nenin 364 bazuar në shitjen e paautorizuar të armëve. Në vijim të hetimeve të bazuara nga policia, në muajin tetor është arrestuar një person me inciale A.K të cilit iu sekuestruan 4 pistoleta. Rastet e proceduara më lart na bindit që hetimet duhet të vazhdojnë. Për këtë u nënshkrua marrëveshja mes autoriteteve të Shqipërisë dhe Kosovës.
Në bazë të kësaj marrëveshje, u zhvillua një hetim i përbashkët, ku përfshiheshin dhe masa të fshehta. Për këtë më datën 10 dhjetor. U organizua operacioni i perbashket ku u arrestuan 8 persona, 6 të Kosovës dhe 2 të Shqipërisë për shitje të armëve. U kryen kontrolle dhe bastistje, u sekuestruan 32 armë pistoleta, pjesë të ndryshme të armëve”, njoftoi policia.
PRISHTINË- Policia e Kosovës dhe e Shqipërisë kanë ndërmarrë një operacion të përbashkët në luftën kundër trafikut të armëve, teksa janë bërë publike disa detaje.
Mësohet se në këtë operacion janë sekuestruar rreth 60 armë zjarri, të cilat janë të llojeve të ndryshme pistoletash dhe automatikësh.
Bëhet me dije se janë arrestuar 16 persona, 6 në Shqipëri dhe 10 në Kosovë.
Ndërkohë, pritet detaje të reja edhe konferenca e Policisë së Kosovë.
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me operacionin e kryer për goditjen e trafikut të armëve Kosovë-Shqipëri.
Bëhet me dije se hetimet për goditjen e grupit kriminal kanë nisur prej 9 muajsh dhe se gjithashtu janë lëshuar 14 urdhërarreste, ku 8 persona janë arrestuar në Kosovë dhe 6 në Shqipëri. Në pranga në vendin tonë janë vënë shtetasi: Euxhenio Manushi, 20-vjeç; Endri Papa, 34-vjeç; Aurel Manreka, 28 vjeç; Gersi Llozha, 22 vjeç; Kleo Muçalliu 26-vjeç dhe Tonin Shkambi, 53-vjeç.
Gjatë këtij operacioni u sekuestruan 22 armë zjarri ‘Zoraki’, një armë zjarri Ak 47, një granatë dore ofensive dhe 470 fisheke të llojeve të ndryshme. Gjithashtu u sekuestruan edhe 3 automjete dhe shuma të konsiderueshme parash e 10 aparate celulare.
NJOFTIMI I POLICISË:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës dhe me ndihmën e EUROPOL shkatërruan pas mbi nëntë muaj hetime, një grup kriminal të trafikut të armëve, aktiv në të dy shtetet.
Hetimet datojnë në muajin shkurt të këtij viti, ku pas informacioneve të grumbulluara ne rrugë operative nga ana e Seksionit Për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policise Tiranë për dyshimin se shtetesi V.O. në bashkëpunim me persona të tjera, shtetas Shqiptarë dhe Kosovarë, kryejnë aktivitetin e paligjshëm të trafikimit të amrëve të zjarrit nga Kosova në drejtim të Shqipërisë si dhe trafikimin e lëndëve narkotike kryesisht kokainë nga Shqipëria në Kosovë, u regjistrua procedimi penal nr.1167 për veprën penale ‘Trafikimi i armëve dhe i municionit’ kryer në bashkëpunim dhe ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit’ parashikuar nga nenet 278 dhe 278/a/2 të Kodit Penal.
Nga hetimet e deritanishme, rezulton se të dyshuarit ishin përgjegjës për furnizimin, transportin dhe shitjen e armëve ose materialeve shpërthyese, duke krijuar një rrugë të ndërlikuar importi dhe eksporti.
Duke qenë se ky grup përbëhej nga shtetas nga Kosova dhe Shqipëria, institucionet e dy shteteve nënshkruan në qershor të këtij viti ‘Marrëveshjen për Themelimin e Ekipit të Përbashkët Hetimor’, mbështetur nga EUROPOL dhe nga Projekti i EUROJUST për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe midis rajonit dhe BE-së në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit. Nëpërmjet këtij ekipi, autoritetet shqiptare dhe kosovare mundën të bashkëpunonin shpejt dhe lehtë, duke shkëmbyer informacione në kohë reale.
Në vijim të hetimeve, më datë 10.12.2024 rreth orës 21:00 dhe në vijim Policia e Kosovës në funksion të procedimit të përbashkët ka zhvilluar operacione policore ku ndër të tjera janë gjetur dhe sekuestruar: 29 pistoleta dhe 3 armë të gjata të modeleve të ndryshme, 2635 fishekë/municion të modelit të ndryshëm, 2 automjete dhe pajisje tjera TIK. Ndërkohë që gjatë këtyre operacioneve u ndaluan/arrestuan 8 persona. Konkretisht shtetasit V.O., K.K., S.H., Sh.J., A.H., Z.A., A.D., dhe B.A.
Në koordimin me Policinë e Kosovës menjeherë rreth orës 03.00 e në vijim të datës 11.12.2024 nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në funksion të këtij procedimi u zhvillua operacioni për ekzekutimin e urdhrave të ndalimit për 6 persona dhe kontrolli i banesave për 7 vende. Gjatë këtij operacioni u ndaluan për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit” e kryer në bashkepunim dhe “Trafikimi i armëve dhe municionit” e kryer në bashkepunim të parashikuar nga neni 278/5/ dhe 278/a/2 i K.Penal të 6 personave:
E.M 20-vjeç
E.P. 34-vjeç
A.M. 28 vjeç
G. Ll 22 vjeç
K.M. 26-vjeç; dhe
T.Sh., 53-vjeç
Gjatë këtij operacioni u sekuestruan 22 armë zjarri ‘Zoraki’, një armë zjarri Ak 47, një granatë dore ofensive dhe 470 fisheke të llojeve të ndryshme. Gjithashtu u sekuestruan edhe 3 automjete dhe shuma të konsiderueshme parash e 10 aparate celulare.
KOSOVA- Autoritetet e Kosovës kanë reaguar lidhur me operacionin e raportuar që u zhvillua në bashkë punim me autoritetet shqiptare. Në njoftim për shtyp thuhet se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas mbi nëntë muaj hetime, shkatërruan një grup kriminal të trafikut të armëve, aktiv në të dy shtetet.
Në njoftim shtohet se me urdhër të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës ka zhvilluar në terren një plan operativ, me ku janë kryer kontrolle në nëntë lokacione, pronë e të dyshuarve. Gjithashu autoritete e Kosovës thonë se gjatë kontrolleve janë sekuestruar 29 pistoleta dhe 3 armë të gjata të modeleve të ndryshme të konfiskuar, 2635 fishek /municion të modelit të ndryshëm; dy automjete dhe pajisje tjera. Po ashtu njoftimi shton se 8 persona të dyshuar janë arrestuar, 6 prej tyre nga Kosova ndërsa 2 nga Shqipëria.
Njoftimi:
Prishtinë, 12 dhjetor 2024 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas mbi nëntë muaj hetime, shkatërruan një grup kriminal të trafikut të armëve, aktiv në të dy shtetet.
Me urdhër të Prokurorisë Speciale, më 10 dhjetor 2024, Policia e Kosovës ka zhvilluar në teren një plan operativ, me ç’rast janë kryer urdhërkontrollë në nëntë (9) lokacione pronë e të dyshuarve.
Gjatë urdhërkontrollit në këto lokacione, përfshirë zbatimin e urdhëresave për masat e veçanta teknike të hetimit, ndër të tjera janë gjetur dhe sekuestruar: Njëzet e nëntë (29) pistoleta dhe tri (3) armë të gjata të modeleve të ndryshme të konfiskuar,; Dymijë e gjashtëqind e tridhjetë e pesë (2635) fishek /municion të modelit të ndryshëm; Dy automjete dhe pajisje tjera.
Tetë (08) persona të dyshuar janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje, gjashtë prej tyre shtetas kosovarë, ndërsa dy prej të cilëve shtetas të Republikës së Shqipërisë. Personat e arrestuar janë: V.O., K.K., S.H., Sh.J., A.H., Z.A., A.D., B.A.
Në koordinim me PSRK-në dhe me Policinë e Kosovës më datën 11.11.2024 nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në funksion të këtij procedimi u zhvillua operacioni për ekzekutimin e urdhrave të ndalimit për 6 persona dhe kontrolli i banesave për 7 vende. Gjatë këtij operacioni u ndaluan për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit” e kryer në bashkëpunim dhe “Trafikimi i armëve dhe municionit” e kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 278/5/ dhe 278/a/2 i K.Penal të 6 personave: E.M. E.P. A.M. G. Ll. K.M. dhe T.Sh.
Gjatë këtij operacioni u sekuestruan 22 armë zjarri ‘Zoraki’, një armë zjarri Ak 47, një granatë dore ofensive dhe 470 fisheke të llojeve të ndryshme. Gjithashtu u sekuestruan edhe 3 automjete dhe shuma të konsiderueshme parash e 10 aparate celulare.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës lidhur me këtë rast njofton opinionin publik se në prill të këtij viti, kishte pranuar informacione lidhur me dyshimet se disa persona shtetas të Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Shqipërisë, janë duke u marrë me import, eksport, furnizim, transportim, ndërmjetësim dhe shitje të paautorizuar të armëve apo materialeve plasëse.
Pas pranimit të këtyre informacioneve PSRK kishte autorizuar Policinë e Kosovës, për ndërmarrjen e veprimeve hetimore, me qëllim mbledhjen e provave. Nga hetimet e zhvilluara përmes masave të veçanta të hetimit janë dokumentuar raste të shitjes së armëve të zjarrit kryesisht pistoleta ‘Zoraki” të trafikuara nga Kosova drejt Shqipërisë.
Në kuadër të autorizimeve ligjore dhe në koordinim me Policinë dhe Prokurorinë kompetente të Republikës së Shqipërisë, hetimet janë zhvilluar në të dyja shtetet, ndërsa me datë 28.06.2024 është nënshkruar Marrëveshje për Themelimin e Ekipit të Përbashkët Hetimor, mbështetur nga Projekti i EUROJUST për vendet e Ballkanit Perëndimor. Hetimet po ashtu janë mbështetur dhe nga EUROPOL.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe shkëmbimeve të informacioneve grupet hetimore të përbashkëta kanë zhvilluar disa takime operacionale në funksion të këtij procedimi. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës do të vendosë për veprime të tjera, në koordinim me autoritetet kompetente të Republikës së Shqipërisë, varësisht nga raportet të cilat do të rezultojnë nga këto bastisje.
TIRANA- Një grup i trafikut të armëve Kosovë Shqipëri është shkatërruar nga një operacion i zhvilluar në bashkëpunim mes autoriteteve. Paraprakisht mësohet se kanë rënë në pranga 15 persona dhe janë kapur afro 50 armë.