Tragjedi në Turqi/ Përfshihet nga flakët një hotel në provincën Bolu, humbin jetën 66 pushues, plagosen 51 të tjerë, arrestohen 4 persona
66 viktima në Turqi/ "Kanë vdekur para syve tanë," zbardhen dëshmitë tronditëse për zjarrin në hotel: Dy...
66 viktima në Turqi/ "Kanë vdekur para syve tanë," zbardhen dëshmitë tronditëse për zjarrin në hotel: Dy...
"A do paraqiteshit në SPAK nëse merrni fletëthirrje për 21 Janarin"? Berisha: Mbështes çdo lloj hetimi të k...
14 vite nga protesta e 21 janarit, Rama: Drejtësia vonon po nuk harron, fëmijët e dëshmorëve po bëhen prindër...
Rikthehen reshjet e dëborës në Korçë, ARRSH apel shoferëve: Kujdes në këto akse rrugore! Pajisuni me g...
• Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në prezantimin e platformës “Transparent Albania”. • Gjatë fjalës së tij, Rama e konsideroi një sfidë të vërtetë duke marrë parasysh volumin e informacioneve që duhen përditësuar. • Ai ndër të tjera theksoi se me këtë platformë çdo qytetar mund t'i drejtohet çdo institucioni për informacion dhe do ndjeki vetë në kohë reale statusin e kërkesës që ka bërë. • Nga ana tjetër, Rama tha se kjo do jetë një sfidë përgjegjësie edhe për punonjësit e institucionit. Përmes platformës do të vlerësohet edhe performanca e tyre në shërbimin dhe kryerjen e punës, në kohë dhe me korrektësi. • Rama ndau lajmin se Shqipëria është kandiduar si vend mikpritës për World Law Congress, forum botëror me reputacion të jashtëzakonshëm.• Gjatë prezantimin të platformës online "Transparent Albania", Rama u shpreh se zgjidhja e Shqpërisë si një ndër kandidatët lidhet me imazhin tërësisht të ri të Shqipërisë. • Ai theksoi se shumë shpejt, Shqipëria nuk do jetë thejsht një vend kandidat, por do jetë vendi mikpritës. • Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato ka mbajtur fjalën e tij gjatë aktivitetit për prezantimin e platformës “Transparent Albania”. • Gonzato tha se integriteti është parakushti për besim, themel për institucione dhe shoqëri të shëndetshme. • Ai shtoi se korrupsioni dhe keqpërdorimi i burimeve shtetërore minon besimin te institucionet dhe dëmton reputacione dhe sjell mungesë efikasiteti në sistem duke penguar suksesin në të ardhmen. • Gonzato u shpreh se qeverisja transparente mbetet gur themeli për të ecur përpara. • Ai ka theksuar se BE do të mbetet i angazhuar për të mbështetur përpjekjet anti-korrupsion të Shqipërisë.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANA- Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu edhe batutat në fund të aktivitetit për prezantimin e platformën “Transparent Albania”. Rama iu drejtua Avokates së Popullit, Erinda Ballancës si njeriu më i rëndësishëm në sallë. Ai shtoi se Ballanca e gjitha e veshur me të kuqe i ndihmon që të arrijnë në horizontin tërësisht blu.
"Faleminderit njeriut më të rëndësishëm në këtë sallë, Avokates së Popullit, e cila është e gjitha e veshur me të kuqe dhe na ndihmon që të arrijmë në horizontin tërësisht blu", tha Rama.
TIRANË- Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato ka mbajtur fjalën e tij gjatë aktivitetit për prezantimin e platformës “Transparent Albania”. Gonzato tha se integriteti është parakushti për besim, themel për institucione dhe shoqëri të shëndetshme. Ai shtoi se korrupsioni dhe keqpërdorimi i burimeve shtetërore minon besimin te institucionet dhe dëmton reputacione dhe sjell mungesë efikasiteti në sistem duke penguar suksesin në të ardhmen.
Gonzato u shpreh se qeverisja transparente mbetet gur themeli për të ecur përpara. Ai ka theksuar se BE do të mbetet i angazhuar për të mbështetur përpjekjet anti-korrupsion të Shqipërisë.
“Do të forcojë nevojën për të përmirësuar ndërgjegjësimin e zyrtarëve publikë për standardet etike. Plane më specifike do të trajtojnë probleme strukturore në sektorë të cënueshëm që janë identifikuar në projekt-strategjinë e korrupsionit, e cila do të miratohet së shpejti.
Në vlerësimin e risqeve të korrupsionit në sektorë të cënueshëm, kjo strategji ka bërë një analizë të ciklit të prokurimit publik duke u zgjeruar në funksionimin e Kadastrës, pra një analizë që trajton disa nga çështjet më urgjente të vendit që duhet të trajtohen për të arritur standardet e integritetit.
Na duhet vullnet i fortë politik, transparencë dhe angazhim publik. Nuk mund të ketë ndryshim mendësie, sidomos për të luftuar korrupsionin në rast se nuk investojmë për t’i edukuar të rinjtë sa më herët dhe që të rrisim ndërgjegjësimin tek të gjithë brezat. Qeverisja transparente mbetet gur themeli për të ecur para me integritetin”, tha ai.
Gonzato konfirmoi përkushtimin e Bashkimit Europian për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE, duke theksuar se qeverisja transparente dhe digjitalizimi janë hapa thelbësorë në këtë drejtim.
"Nuk ka ndryshim mendësie nëse nuk investojmë për të edukuar të rinjtë. Qeverisja transparente tematika kryesore. Është baza e duhur për llogaridhënie. Ka hapësirë për të përmirësuar punën në institucionet përkatëse.
Përpjekje të tilla sjellin përmirësime dhe të mira afatgjata dhe zhvillime të qëndrueshme. Ecuria për digjitalizimin do plotësohet me procedura transparente të nivelit të dytë. Do sigurojnë që digjitalizimi të përforcohet në të gjitha nivelet. BE do vazhdojë të mbetet i përkushtuar për përpjekjet antikorrupsion të Shqipërisë. Kjo është rruga për në BE," tha ai.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ndau lajmin se Shqipëria është kandiduar si vend mikpritës për World Law Congress, forum botëror me reputacion të jashtëzakonshëm.
Gjatë prezantimin të platformës online "Transparent Albania", Rama u shpreh se zgjidhja e Shqpërisë si një ndër kandidatët lidhet me imazhin tërësisht të ri të Shqipërisë
Kreu i qeverisë theksoi se shumë shpejt, Shqipëria nuk do jetë thejsht një vend kandidat, por do jetë vendi mikpritës.
“Më lejoni të ndaj një lajm shumë të mirë që kemi marrë, që Shqipëria është kandiduar për të qenë vendi mikëpritës i World Law Congress, forum botëror me reputacion të jashtëzakonshëm. Ku zgjedhja e vendit mikpritës është padiskutim jo thjesht pjesë e nevojë për të pasur një infrastrukturë mikpritje të denjë, por lidhet edhe me çfarë vendim mikpritës përfaqëson. Dhe zgjedhja e Shqipërisë si një ndër kandidatët për të marrë mikpritjen lidhet me imazhin tërësisht të ri të Shqipërisë dhe vlerësimin botërisht konsensual të gjithçkaje që Shqipëria ka bërë këtë dekadë në drejtim të shtetit të së drejtës. Jam shpresëplotë se nuk jemi thjesht vend kandidat, por do të jemi vendi mikpritës i World Law Congress vitin e ardhshëm”, tha Rama.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në prezantimin e platformës “Transparent Albania”.
Gjatë fjalës së tij, Rama e konsideroi një sfidë të vërtetë duke marrë parasysh volumin e informacioneve që duhen përditësuar. Kreu i qeverisë, ndër të tjera theksoi se me këtë platformë çdo qytetar mund t'i drejtohet çdo institucioni për informacion dhe do ndjeki vetë në kohë reale statusin e kërkesës që ka bërë.
Nga ana tjetër, Rama tha se kjo do jetë një sfidë përgjegjësie edhe për punonjësit e institucionit. Përmes platformës do të vlerësohet edhe performanca e tyre në shërbimin dhe kryerjen e punës, në kohë dhe me korrektësi.
“Përditësimi i saj në kohë reale, duke marrë parasysh volumin e informacioneve, që duhet përditësuar, kjo do jetë një sfidë e vërtetë, por me siguri hap pas hapi do t’ia dalim që ta kthejmë përditësimin e çdo informacione në një rutinë. Tjetra, që është një risi, që është shumë e rëndësishëm e është interaktiviteti i saj, që do të thotë se deri sot, një qytetar apo një përfaqësues i medias, i drejtohet një institucioni të caktuar nuk merr përgjigje në kohë, pastaj i drejtohej komisionerit, pastaj komisioneri i drejtohet institucionit. Në 70% të rasteve jepet në sekondë. Behët fjalë për vonesa të lidhura pa asnjë qëllim, por nga nënvlerësimi dhe mungesën e këtij zakoni të administratës që të përgjigjet në kohë reale dhe në afate, ndërkohë 30% tjetër i mos përgjigjeve është më kompleks. Me platformën, do mund të ndjek vetë në kohë reale statusin e kërkesës, dhe nga ana tjetër, platforma ka një mekanizëm që sinjalizon institucionin se kjo kërkesë është duke shkuar drejt djegies së afateve dhe kështu vendos para përgjegjësisë këdo në atë institucion, që është zyra apo personi, që duhet të përgjigjet, por nga ana tjetër i jep institucionit dhe lidershipit në institucion pasqyrën e performancën në raport me këtë detyrim parësor dhe elementar të ekzekutivit ndaj qytetarëve. Kjo do të rrit shkallën e përgjegjësisë për tu përgjigjur dhe për të mos u vendosur përballë një pasqyre, që vihet në dyshim aftësia apo motivimi yt për të kryer detyrën, që mund të pasojat me sanksionet përkatëse, sipas ligjit të administratës."