LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Trazirat në veri/ Ndërkombëtarët me 'sytë' nga Kosova, KFOR "i bie" të dy palëve: Mbani përgjegjësi! (REAGIMET)

•Situata në veri të Kosovës vijon të jetë e tensionuar. Qytetarët serbë kanë dalë sot sërish në protestë për të ndaluar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në selitë e komunave në veri Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. •KFOR dhe Policia e Kosovës kanë ngritur barrikada sigurie rreth ndërtesave shtetërore për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Konflikti mes palëve që është përshkallëzuar në dhunë ka shkaktuar shqetësim te ndërkombëtarët. •SHBA, Franca, Zvicra, Gjermania, Britania, Italia kanë dënuar ashpër dhunën ndaj Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe gazetarëve. •Ndërsa u kanë bërë thirrje palëve të parandalojnë përshkallëzimin e tensioneve dhe të fokusohen te procesi i dialogut dhe marrëveshja për normalizimin e marrdhënieve. Ngjarja është në zhvillim. 

25 artikuj për këtë temë.

3 MUAJ ME PARE

PDK: Kurti po rrezikon raportet e Kosovës me SHBA-në, të ndryshojë urgjentisht qasjen dhe pozicionin e tij

Trazirat në veri/ Ndërkombëtarët me 'sytë'
Partia Demokratike e Kosovës

KOSOVË- Partia Demokratike e Kosovës është e shqetësuar me zhvillimet e fundit që e kanë sjellë Kosovën në përballje të rrezikshme me aleatët tanë, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të rimendojë dhe të ndryshojë urgjentisht qasjen e saj. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PDK-së, u shpreh i shqetësuar me zhvillimet e fundit në vend dhe me drejtimin e përgjithshëm që ka marrë Kosova nën drejtimin e Kryeministrit Albin Kurti.

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës shpreh zhgënjimin e thellë për veprimet e pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës me aleatët strategjikë të vendit tonë, që tashmë kanë filluar të rezultojnë me ndëshkime të drejtpërdrejta, pasi Kosova u përjashtua nga stërvitja më e madhe ndërkombëtare e NATO-s në rajonin e Ballkanit, “Defender Europe 2023”.

“Ky përjashtim është shenjë konkrete e përkeqësimit të raporteve të Kosovës me SHBA-në dhe NATO-s dhe është paralajmërim për pasoja të tjera, nëse Qeveria e Republikës së Kosovës nuk fillon të sillet në mënyrë të përgjegjshme”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës e dënon fuqishëm dhunën e grupeve kriminale të drejtuar kundër pjesëtarëve të KFOR-it, por edhe Policisë së Kosovës, dhe veçanërisht kundër përfaqësuesve të mediave, të cilët janë penguar dhe sulmuar në kryerjen e detyrës së tyre në shërbim të informimit të qytetarëve. Anëtarët e Kryesisë shprehën mbështetje të plotë për kryetarët e komunave të Zubin Potokut dhe Zveçanit, që vijnë nga radhët e PDK-së, të cilët me përgjegjshmëri kanë treguar gatishmëri për t’ju shërbyer të gjithë qytetarëve, pa dallim, por edhe bëjnë thirrje për rikthimin e normalitetit për të mundësuar zbatimin e mandateve të tyre.

“Edhe një herë, duke pasur parasysh peshën dhe kompleksitetin e situatës si dhe tensionet e ngritura në pjesën veriore të vendit, Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës i bën thirrje Presidentes dhe Kryeministrit që të mbledhin urgjentisht Këshillin e Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Si paraqitet situata në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë dalë sot sërish në protestë në veri të Kosovës për të ndaluar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në selitë e komunave në veri Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Protesta ka nisur pa incidente, ndërsa KFOR dhe Policia e Kosovës kanë ngritur barrikada sigurie rreth ndërtesave shtetërore për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Ndërkohë, kryekomunarët kanë njoftuar se për shkak të situatës, ata sot nuk do të paraqiten në zyrat e punës. KFOR ka bërë thirrje për uljen e tensioneve nga dy palët e konfliktit Kosovë-Serbi, ndërsa ka kërkuar që të mbahet përgjegjësi për ushtarët e plagosur. Ngjarja është në zhvillim.

3 MUAJ ME PARE

Dodik: KFOR-i nuk garanton sigurinë e serbëve në Kosovë

Trazirat në veri/ Ndërkombëtarët me 'sytë'
Milorad Dodik

KOSOVË- Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik ka regauar për situatën e tensionuar në veri. Dodik deklaroi se prania e pjesëtarëve të KFOR-it nuk garanton sigurinë e popullit serb në Kosovë, duke e quajtur ndërhyrjen e tyre të papërshtatshme.

“Reagimi krejtësisht i papërshtatshëm i pjesëtarëve të KFOR-it ndaj popullit serb që po mbron të drejtën e tij për të jetuar në Kosovë. Sjellja e tyre tregon se prania e tyre nuk garanton sigurinë e popullit serb. Republika Srpska i jep mbështetje të plotë popullit tonë në kërkesat e tyre për t’u siguruar atyre një jetë normale dhe paqësore,”, shkroi Dodik në Twitter.

 

3 MUAJ ME PARE

Tensionet në Kosovë/ Sekretarja e OSBE-së dënon dhunën e djeshme në veri

Trazirat në veri/ Ndërkombëtarët me 'sytë'
Helga Maria Schmid

KOSOVË- Sekretarja e përgjithshme e OSBE-së, Helga Maria Schmid, ka dënuar dhunën e djeshme që ndodhi në veri të Kosovës.

Gjatë reagimit të saj, Helga Maria Schmid ka kërkuar ti jepet përparësi dialogut Kosovë-Serbi.

‘Dënoj fuqishëm aktet e dhunës që kanë ndodhur në veri të Kosovës. I uroj shërim të plotë të lënduarve, si ushtarëve të KFOR-it ashtu edhe civilëve. Është thelbësore t’i jepet përparësi dialogut dhe të kërkohen zgjidhje paqësore për të gjithë rajonin’,- ka shkruar ajo në Twitter.

3 MUAJ ME PARE

Tensionet në Veri/ Reagon Haradinaj: Kurti dhe Osmani e kthyen vendin 10 vite pas, kryeministri të japë dorëheqjen

Trazirat në veri/ Ndërkombëtarët me 'sytë'

KOSOVË- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është treguar i ashpër me kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten e vendit Vjosa osmani, në një reagim në lidhje tensionet e fundit në veri të Kosovës dhe pasojat që një situatë e tillë ka sjellë në marrëdhëniet me ndërkombëtarët.

Haradinaj është shprehur se Kurti ka në dorë të bëjë vetëm një gjë të mirë për Kosovës, që është të japë dorëheqjen.

Postimi i plotë:

Albin Kurti e Vjosa Osmani për më pak se tre vjet në pushtet, nuk kanë lënë sukses pa e kthyer përmbys. Ata për kaq pak kohë e kanë kthyer Kosovën dhjetë vjet mbrapa.
Përjashtimi i Kosovës nga ushtrimi i NATO-s “Defender Europe 2023” është alarm për sigurinë tonë nacionale. Duhet të jesh shumë dritëshkurtër që në këtë kohë kaq delikate, të armiqësohesh me krejt botën demokratike?
Shtetet investojnë me dekada për të krijuar miqësi dhe aleanca. Në rastin tonë, del një Albin Kurti e tenton t’i rrëzojë ato. Ka pasur edhe të tjerë në historinë tonë që kanë dashur t’i përmbysin këto aleanca, por Kosova ka qenë më e madhe se sa vogëlsia e tyre dhe ka triumfuar. Ajo nuk ka alternativë tjetër përpos të triumfojë edhe këtë herë.
Populli i Kosovës që është populli më properëndimor i kontinentit, do të dijë t’i ruajë miqtë dhe orientimin e vet. Është i vogël Albin Kurti t’ia nderrojë orientimin Kosovës dhe popullit të saj.
Ai e ka vetëm një shans, që njëherë në jetën e tij t’ia bëjë një të mirë Kosovës! Të japë dorëheqje qysh sot!

Si paraqitet situata në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë dalë sot sërish në protestë në veri të Kosovës për të ndaluar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në selitë e komunave në veri Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Protesta ka nisur pa incidente, ndërsa KFOR dhe Policia e Kosovës kanë ngritur barrikada sigurie rreth ndërtesave shtetërore për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Ndërkohë, kryekomunarët kanë njoftuar se për shkak të situatës, ata sot nuk do të paraqiten në zyrat e punës. KFOR ka bërë thirrje për uljen e tensioneve nga dy palët e konfliktit Kosovë-Serbi, ndërsa ka kërkuar që të mbahet përgjegjësi për ushtarët e plagosur. Ngjarja është në zhvillim.

3 MUAJ ME PARE

Tensionet në Veri të Kosovës/ Reagon sërish Rusia: NATO po mbështet spastrimin etnik të serbëve nga Kosova

Trazirat në veri/ Ndërkombëtarët me 'sytë'
Maria Zakharova

MOSKË- Një tjetër reagim ka ardhur nga Moska lidhur me situatën e krijuar në Veri të Kosovës.

"Tensioni në Kosovë vazhdon të rritet dhe trazirat e djeshme në veri të krahinës autonome serbe erdhën nga një pikë kritike, edhe pse është një situatë që mund të ishte zgjidhur plotësisht me kompromis,”-kështu u shpreh sot zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova.

Sipas saj, KFOR-i jo vetëm që tregoi joprofesionalizëm, por edhe u bë burim i dhunës së panevojshme dhe faktor që çoi në përshkallëzimin e situatën.

“Në fund, ata që kanë për obligim mbrojtjen e popullatës vendase serbe nga arbitrariteti i kosovarëve, por kësaj here u vunë në anën e Prishtinës ksenofobike dhe në fakt u bënë bashkëpunëtorë të terrorit në formën e truprojave për mashtruesit shqiptarë të Kosovës. Si rezultat, dhjetëra njerëz u shtruan në spital, disa prej të cilëve janë në gjendje të rëndë,"- tha Zakharova.

Ajo theksoi se respektimi selektiv i Rezolutës 1244 të OKB-së çoi në keqinterpretimin e NATO-s për rolin e KFOR-it në Kosovë, dhe për këtë arsye gjendja nuk është neutrale sot, siç duhet të jetë. Në kushte të tilla, siç u shpreh ajo më tej, “nuk mund të bëhet fjalë për besim”, Perëndimi duhet të kishte menduar shumë më herët përpara se të “shpërndante ‘kryetarët’ shqiptarë në katër komuna që nuk përfaqësojnë asgjë”, megjithatë shton se ka ende kohë për të ndryshuar situatën nëse perëndimorët janë "me të vërtetë të interesuar për paqen dhe stabilitetin".

Sipas Rusisë, situata zgjidhet, mjafton që SHBA-ja dhe BE-ja të kërcënojnë me sanksione kryeministrin Albin Kurti. 

Si paraqitet situata në veri të Kosovës? 

Qytetarët serbë kanë dalë sot sërish në protestë në veri të Kosovës për të ndaluar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në selitë e komunave në veri Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Protesta ka nisur pa incidente, ndërsa KFOR dhe Policia e Kosovës kanë ngritur barrikada sigurie rreth ndërtesave shtetërore për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Ndërkohë, kryekomunarët kanë njoftuar se për shkak të situatës, ata sot nuk do të paraqiten në zyrat e punës. KFOR ka bërë thirrje për uljen e tensioneve nga dy palët e konfliktit Kosovë-Serbi, ndërsa ka kërkuar që të mbahet përgjegjësi për ushtarët e plagosur. Ngjarja është në zhvillim.

3 MUAJ ME PARE

Tensionet në Veri, Ministrja austriake: Duhet depërshkallëzim i situatës, të rritet siguria në Kosovë

Trazirat në veri/ Ndërkombëtarët me 'sytë'
Claudia Tanner

AUSTRI- Ministrja austriake e Mbrojtjes Claudia Tanner dënoi sot dhunën në veri të Kosovës dhe u bëri thirrje të dyja palëve që të de-përshkallëzojnë. Austria aktualisht po merr pjesë në misionin e KFOR-it me 273 ushtarë. Në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes, theksohet se nga dhuna e mëparshme nuk është lënduar asnjë ushtar austriak.

"Për shkak të afërsisë gjeografike të Austrisë, ne jemi veçanërisht të interesuar për zhvillimin paqësor dhe të qëndrueshëm të të gjithë Ballkanit. Austria i ka vendosur vetes si qëllim që të mbështesë vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt BE-së dhe të neutralizojë të gjitha ndikimet e mundshme negative. Sidomos në Kosovë, rritja e sigurisë dhe stabilitetit politik është absolutisht e rëndësishme dhe për këtë arsye u bëj thirrje të dyja palëve të de-përshkallëzojnë”, tha Tanner në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes.

Kontingjenti austriak thuhet se ka rritur masat e sigurisë dhe po monitoron zhvillimet e mëtejshme me automjete të blinduara dhe pajisje të përshtatshme të sigurisë personale. Ministria nënvizon se prioritet i ushtarëve të KFOR-it është që të kontribuojnë në deeskalimin e situatës dhe krijimin e një ambienti të sigurt, si dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë.

3 MUAJ ME PARE

​Eurodeputeti Waitz dënon sulmet në veri: Rezultat i politikave etno-nacionaliste të Vuçiçit

 

Trazirat në veri/ Ndërkombëtarët me 'sytë'
Thomas Waitz

 

Eurodeputeti Thomas Waitz dënon sulmet e djeshme kundër gazetarëve dhe ushtarëve të KFOR-it nga protestuesit serbë. Sipas tij, këto janë rezultat i politikave ento-nacionaliste të Aleksandër Vuçiçit. Waitz theksoi se kriza aktuale në veri të Kosovës mund të shpërqendrojë nga problemet e Vuçiçit në vend, ndërsa ka shtuar se nga kjo nuk do të përfitojë as Serbia dhe as Kosova në planin afatgjatë. 

“Sulmet e djeshme kundër gazetarëve dhe KFOR-it nga serbët etnikë në veri të Kosovës janë krejtësisht të papranueshme. Përshkallëzimi duhet të përfundojë menjëherë. Ne kemi nevojë për paqe dhe zgjidhje politike për krizën në veri të Kosovës. BE-ja do të vazhdojë të mbështesë Dialogun Beograd/Prishtinë”, ka shkruar ai.

Eurodeputeti ka apeluar edhe Partinë Popullore Evropiane (EPP) që t’i japë fund bashkëpunimit me Vuçiçin. Ai bën të ditur se BE tashmë po diskuton një ngrirje të bisedimeve të pranimit me Serbinë. 

Si paraqitet situata në veri të Kosovës? 

Qytetarët serbë kanë dalë sot sërish në protestë në veri të Kosovës për të ndaluar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në selitë e komunave në veri Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Protesta ka nisur pa incidente, ndërsa KFOR dhe Policia e Kosovës kanë ngritur barrikada sigurie rreth ndërtesave shtetërore për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Ndërkohë, kryekomunarët kanë njoftuar se për shkak të situatës, ata sot nuk do të paraqiten në zyrat e punës. KFOR ka bërë thirrje për uljen e tensioneve nga dy palët e konfliktit Kosovë-Serbi, ndërsa ka kërkuar që të mbahet përgjegjësi për ushtarët e plagosur. Ngjarja është në zhvillim.

 

3 MUAJ ME PARE

Tensionet në Kosovë, Moska mban anën e Serbisë: Perëndimi të mos fajësojë serbët

Trazirat në veri/ Ndërkombëtarët me 'sytë'
Moska

TIRANË- Rusia deklaron se për t’i ulur tensionet në Kosovë, duhen “hapa vendimtarë”.

“Ne i bëjmë thirrje Perëndimit që përfundimisht ta ndalë propagandën e tij të rreme dhe, për incidentet në Kosovë, të ndalojë së fajësuari serbët, të cilët janë paqësorë, të paarmatosur dhe bëjnë përpjekje t’i mbrojnë të drejtat dhe liritë e tyre legjitime”, tha Ministria e Jashtme e Rusisë, transmeton Reuters.

Protestuesit serbë u përplasën me paqeruajtësit e KFOR-it në Zveçan. Tridhjetë ushtarë të KFOR-it dhe mbi 50 protestues u plagosën në përleshje. KFOR-i tha se tre ushtarë të tij janë plagosur nga përdorimi “i armëve të zjarrit” gjatë përplasjeve me protestuesit serbë.

Një ditë më herët, ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha se situata në Kosovë është alarmante dhe se mund të provokojë një tjetër konflikt në qendër të Evropës.

Rusia, e cila ka nisur pushtimin e fqinjit të saj, Ukrainës, në shkurt të vitit të kaluar, është aleate e Serbisë dhe mbështet vazhdimisht veprimet e saj kundër shtetësisë së Kosovës./REL

3 MUAJ ME PARE

Tensionet në veri/ Borrell: Jam duke punuar për të një takim urgjent Kurti-Vuçiç

Trazirat në veri/ Ndërkombëtarët me 'sytë'
Josep Borrell

KOSOVË- Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell deklaron se është duke u përpjekur të organizojë një takim urgjent mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiç pas ngjarjeve në Veri.

“Presim nga palët që të veprojnë me përgjegjshmëri dhe të angazhohen menjëherë në dialogun e lehtësuar për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme të situatës dhe të garantojnë siguri për të gjithë qytetarët.  Për këtë jam duke punuar në organizimin e një takimi urgjent të nivelit të lartë”, tha ai në një konferencë për media pas takimit me presidentin malazez, raporton Gazeta Express.

Në një konferencë për mediat me presidentin e Malit të Zi, Borrell tha se BE dënon dhunën në veri nga protestat e dy ditëve të fundit. 

Si paraqitet situata në veri të Kosovës? 

Qytetarët serbë kanë dalë sot sërish në protestë në veri të Kosovës për të ndaluar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në selitë e komunave në veri Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Protesta ka nisur pa incidente, ndërsa KFOR dhe Policia e Kosovës kanë ngritur barrikada sigurie rreth ndërtesave shtetërore për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Ndërkohë, kryekomunarët kanë njoftuar se për shkak të situatës, ata sot nuk do të paraqiten në zyrat e punës. KFOR ka bërë thirrje për uljen e tensioneve nga dy palët e konfliktit Kosovë-Serbi, ndërsa ka kërkuar që të mbahet përgjegjësi për ushtarët e plagosur. Ngjarja është në zhvillim.

3 MUAJ ME PARE

Borrell: Autoritetet e Kosovës të pezullojë operacionet policore në veri

Trazirat në veri/ Ndërkombëtarët me 'sytë'
Josep Borrell

KOSOVË- Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell njofton se zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, lidhur me situatën në veri të vendit. Në një konferencë me presidentin e Malit të Zi, Borrell tha se autoritetet e Kosovës  duhet të pezullojnë operacionet policore në veri. Poashtu Borrell zbuloi se u ka kërkuar të dyja palëve që të ndërmarrin masa për të depërshkallëzuar tensionet menjëherë dhe pa kushte.

Ju kërkova të dyja palëve që të ndërmarrin masa për të depërshkallëzuar tensionet menjëherë dhe pa kushte. Dhe hapat e mëtejmë të njëanshëm duhet të shmangën dhe qetësia të rivendoset. Si hap i parë, pres nga autoritetet e Kosovës që të supsendojnë operacionet policore të fokusuara në objektete komunale në veri dhe protestat e dhunshme të ndalen", tha ai. 

Si paraqitet situata në veri të Kosovës? 

Qytetarët serbë kanë dalë sot sërish në protestë në veri të Kosovës për të ndaluar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në selitë e komunave në veri Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Protesta ka nisur pa incidente, ndërsa KFOR dhe Policia e Kosovës kanë ngritur barrikada sigurie rreth ndërtesave shtetërore për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Ndërkohë, kryekomunarët kanë njoftuar se për shkak të situatës, ata sot nuk do të paraqiten në zyrat e punës. KFOR ka bërë thirrje për uljen e tensioneve nga dy palët e konfliktit Kosovë-Serbi, ndërsa ka kërkuar që të mbahet përgjegjësi për ushtarët e plagosur. Ngjarja është në zhvillim.

3 MUAJ ME PARE

Sulmi i serbëve ndaj ushtarëve të KFOR/ Raportuesi për Ballkanin në Bundestag: Dënim i ashpër për përgjegjësit

Trazirat në veri/ Ndërkombëtarët me 'sytë'
Adis Ahmetiç

KOSOVË- Deputeti i Bundestagut, Adis Ahmetoviç, i cili është edhe raportues për Ballkanin Perëndimor në Parlamentin gjerman, tha se sulmet e paprovokuara ndaj forcës paqeruajtëse të NATO’s në Kosovë duhet të dënohen ashpër. 

Në këtë drejtim, ai tha se duhet të shqyrtohet mundësia që të shtohet numri i trupave të KFOR’it në Kosovë në hijen e situatës aktuale. 

“Ngjarjet dhe sulmet e fundit ndaj ushtarëve të KFOR/NATO-s si dhe ndaj civilëve në qytetet veriore të Kosovës janë të papërgjegjshme dhe përfaqësojnë një nivele të reja të ulëta në marrëdhëniet e acaruara të Serbisë dhe Kosovës. Sulme të tilla të paprovokuara ndaj forcës paqeruajtëse duhet të dënohen në termat më të ashpër të mundshëm”, tha ai. 

Në të njëjtën kohë, ai thotë se këto tensione janë dëshmi e mëtejshme se të gjitha palët e përfshira më në fund duhet të kthehen në tryezën e bisedimeve për t’i dhënë fund spirales së dhunës që është përshkallëzuar sërish gjatë vitit të kaluar. Deputeti boshnjak i Bundestagut thotë se të dy vendet po kërkojnë anëtarësimin në BE, por pa një marrëveshje themelore kjo do të mbetet e kotë për të dyja shtetet.

Sulmet e djeshme gjithashtu bëjnë të qartë se KFOR-i është ende i nevojshëm pas 24 vitesh për të ofruar stabilitet dhe siguri. Një rritje në kontigjentin ekzistues të trupave duhet gjithashtu të shqyrtohet në dritën e situatës aktuale, në mënyrë që të jetë në gjendje të ndërhyjë më me vendosmëri në rast emergjence. Duke vepruar kështu, misioni i KFOR-it është dhe mbetet i paanshëm në misionin e tij për demokraci dhe siguri dhe nuk njeh ngjyrën e lëkurës, fenë apo përkatësinë etnike”, ka thënë ai në një komunikatë të lëshuar për media. 

Si paraqitet situata në veri të Kosovës? 

Qytetarët serbë kanë dalë sot sërish në protestë në veri të Kosovës për të ndaluar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në selitë e komunave në veri Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Protesta ka nisur pa incidente, ndërsa KFOR dhe Policia e Kosovës kanë ngritur barrikada sigurie rreth ndërtesave shtetërore për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Ndërkohë, kryekomunarët kanë njoftuar se për shkak të situatës, ata sot nuk do të paraqiten në zyrat e punës. KFOR ka bërë thirrje për uljen e tensioneve nga dy palët e konfliktit Kosovë-Serbi, ndërsa ka kërkuar që të mbahet përgjegjësi për ushtarët e plagosur. Ngjarja është në zhvillim.

 

3 MUAJ ME PARE

Përshkallëzimi në dhunë i protestave në veri/ BE: Të dyja palët janë përgjegjëse

Trazirat në veri/ Ndërkombëtarët me 'sytë'
Peter Stano

KOSOVË-  Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka refuzuar që të përgjigjet në pyetjen e gazetarëve se kush i ka sulmuar ushtarët e KFOR-it më 29 maj në Zveçan, në veri të Kosovës, por tha se përgjegjëse për dhunën në veri janë Kosova dhe Serbia.

Gjatë një konference për media, Stano, duke iu përgjigjur pyetjes se pse shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, në deklaratën e tij, përmes së cilës ka dënuar dhunën në veri të Kosovës, nuk ka folur lidhur me atë se kush i ka sulmuar ushtarët e KFOR-it, Stano tha se të dyja palët janë përgjegjëse. 

“Përfaqësuesi i lartë [Josep Borrell] është përfaqësues për politikë të jashtme dhe siguri, dhe ai nuk është aty për të konstatuar se kush, kë e ka sulmuar. Ai ka rol për të siguruar që gjithçka të ndërmerret për të ulur tensionet dhe qetësuar situatën. Prandaj, edhe ai po angazhohet për të ulur tensionet. Kjo situatë nuk ka ardhur vetvetiu, por është pasojë e rrethanave dhe zhvillimeve për të cilat janë përgjegjëse të dyja palët”, tha ai. 

Gjatë përleshjeve midis protestuesve serbë dhe trupave të KFOR-it, janë plagosur 30 ushtarë ndërkombëtarë, tre prej të cilëve kanë marrë plagë nga armët e zjarrit.

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka thënë se dhuna e shkaktuar të hënën në Zveçan nga “turma agresive” ka qenë “e paprovokuar”. Një ditë pas kësaj ngjarjeje, Borrell kërkoi nga Kosova që “menjëherë dhe pa kushte” të shtensionojë situatën.

“Përshkallëzimin po e shohim që nga e premtja [26 maj], prandaj edhe Borrell dhe shtetet anëtare e kanë dënuar dhunën dhe kanë ftuar për uljen e tensioneve. U kanë thënë të dyja palëve”, tha Stano.

I pyetur nëse tensionet në veri nënkuptojnë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë – që ndërmjetësohet nga BE-ja – ka dështuar, Stano tha se “jo, dialogu vazhdon. Përpjekjet madje janë shtuar dhe dialogu tash është i rëndësishëm se kurrë”.

Që nga 26 maji, tensionet në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, janë rritur, pas hyrjes në objektet komunale të kryetarëve të rinj shqiptarë të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut.

Serbët po protestojnë edhe të martën për të kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë, por edhe për të kërkuar tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu.

Kryetarët e rinj shqiptarë u zgjodhën në zgjedhjet e parakohshme të 23 prillit. Këto zgjedhje u mbajtën pas dorëheqjes së kryetarëve të mëparshëm komunalë nëntorin e kaluar. Kryetarët e mëparshëm vinin nga Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë – e cila nuk mori pjesë në zgjedhje dhe procesi u bojkotua nga serbët lokalë./REL

3 MUAJ ME PARE

Plagosja e ushtarëve hungarezë në KFOR, reagon kryediplomati hungarez: Janë mirë, po marrin mjekimet

Trazirat në veri/ Ndërkombëtarët me 'sytë'
Peter Szijjarto

KOSOVË- Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Szijjarto Peter, ka reaguar pasi disa nga ushtarët e lënduar të KFOR’it në Zveçan u plagosën nga protestuesit serbë. Ai njoftoi se ata kanë marrë ndihmën mjekësore dhe se janë nën komandën italiane. 

“Ushtarët hungarezë që shërbejnë në KFOR në Kosovë nën komandën italiane janë vendosur në komunën e Zveçanit. Ushtarët hungarezë kryen detyrën sipas urdhrit që morën, gjatë së cilës disa prej tyre u plagosën. Kujdesi mjekësor për ushtarët hungarezë të plagosur ofrohet nga KFOR-i dhe Forcat e Armatosura Hungareze”, tha ai. 

Peter tha se arsyeja se pse ushtarë të këtij vendi shërbejnë në Kosovë është për shkak se Hungaria është e interesuar për paqe në vendet fqinje.

Hungaria është e interesuar për paqen dhe qetësinë në fqinjësinë tonë, në Ballkanin Perëndimor. Kjo është arsyeja pse ne e bëjmë këtë, pasi qindra ushtarë tanë janë duke shërbyer në Kosovë dhe Bosnje-Hercegovinë”, ka shkruar ai në Facebook.

Si paraqitet situata në veri të Kosovës? 

Qytetarët serbë kanë dalë sot sërish në protestë në veri të Kosovës për të ndaluar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në selitë e komunave në veri Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Protesta ka nisur pa incidente, ndërsa KFOR dhe Policia e Kosovës kanë ngritur barrikada sigurie rreth ndërtesave shtetërore për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Ndërkohë, kryekomunarët kanë njoftuar se për shkak të situatës, ata sot nuk do të paraqiten në zyrat e punës. KFOR ka bërë thirrje për uljen e tensioneve nga dy palët e konfliktit Kosovë-Serbi, ndërsa ka kërkuar që të mbahet përgjegjësi për ushtarët e plagosur. Ngjarja është në zhvillim.

3 MUAJ ME PARE

Tensionet duhet të SHUHEN! BE do takim Kurti-Vuçiç në Bratisllavë, negociatat i ka marrë përsipër Miroslav Lajçak

Trazirat në veri/ Ndërkombëtarët me 'sytë'
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është duke bërë përpjekje që të organizojë një takim ad hoc mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë, mëson Radio Evropa e Lirë. Takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, po përpiqet të organizohet në Bratislavë të Sllovakisë.

Sipas burimeve diplomatike, “kjo është një ide dhe një përpjekje” dhe se “ende nuk ka konfirmime nga palët se a janë të gatshme për një takim të tillë”. Kryeqyteti sllovak është përmendur si vend i mundshëm ku do të mund të takoheshin të dy bartësit e dialogut, për shkak se që të dy janë ftuar të marrin pjesë në konferencën për siguri globale, Globsec, që po zhvillohet në Sllovaki.

Kryeministri Kurti kishte paralajmëruar se do të merrte pjesë në një panel të martën pasdite me me temën: “E shkrirë – Ballkani Perëndimor dhe rruga drejt BE”-së. Por, nga Qeveria e Kosovës i thanë Radios Evropa e Lirë se pjesëmarrja e Kurtit në këtë konferencë në Sllovaki, mund të anulohet.

"Ka qenë e planifikuar [që Kurti] të shkojë. Por, për shkak të zhvillimeve në vend është shtyrë pjesëmarrja. Nuk është definitive ende nëse do të marrë pjesë ose jo,"- thanë nga Qeveria e Kosovës.

Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është paraparë të marrë pjesë në një panel të mërkurën, me temën: “Rruga e hapur – Ballkani Perëndimor kthehet në punë”. Në këtë panel do të jetë i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Prania e Kurtit dhe Vuçiçit, si dhe e Lajçakut në këtë konferencë, është parë si mundësi që të organizohet një takim i përbashkët i tyre. Për një takim të tillë, sipas burimeve diplomatike, Lajçak e ka edhe mbështetjen e disa prej shteteve më të rëndësishme perëndimore. Një takim i tillë po shihet edhe si përpjekje për të ulur tensionet në veriun e Kosovës, zonë ku serbët lokalë po protestojnë kundër kryetarëve të rinj shqiptarë dhe po kërkojnë tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu.

Më 29 maj, protestuesit serbë në Zveçan u përleshën me trupat e misionit të KFOR-it. Ky mision tha se tre ushtarë janë plagosur nga armët e zjarrit, ndërkaq edhe 27 të tjerë kanë pësuar lëndime të ndryshme. Pas përleshjeve të së hënës, Bashkimi Evropian dhe NATO kanë kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të angazhohen për “uljen e menjëhershme” të tensioneve./REL

3 MUAJ ME PARE

Presidentja e Asamblesë Parlamentare të NATO-s: Dënoj fuqishëm sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it

Trazirat në veri/ Ndërkombëtarët me 'sytë'
Asambleja

KOSOVË- Presidentja e Asamblesë Parlamentare të NATO-së, Joëlle Garriaud-Maylam, ka reaguar pas situatës së krijuar në Veri të Kosovës. Ajo ka dënuar fuqishëm sulmin e përfaqësuesve të strukturave paralele në Zveçan ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, të cilët po ndalonin turmën të futej në zyrat e objektit komunal.

“I uroj shërim të shpejtë personelit të lënduar dhe përcjell mbështetjen tonë të plotë për misionin e KFOR-it. Vazhdoj të bëj thirrje për uljen e tensionit dhe kthimin në dialog”, ka shkruar ajo në rrjetin e saj social në Twitter.

Si paraqitet situata në veri të Kosovës? 

Qytetarët serbë kanë dalë sot sërish në protestë në veri të Kosovës për të ndaluar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në selitë e komunave në veri Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Protesta ka nisur pa incidente, ndërsa KFOR dhe Policia e Kosovës kanë ngritur barrikada sigurie rreth ndërtesave shtetërore për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Ndërkohë, kryekomunarët kanë njoftuar se për shkak të situatës, ata sot nuk do të paraqiten në zyrat e punës. KFOR ka bërë thirrje për uljen e tensioneve nga dy palët e konfliktit Kosovë-Serbi, ndërsa ka kërkuar që të mbahet përgjegjësi për ushtarët e plagosur. Ngjarja është në zhvillim./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Tensionet në veri të Kosovës, Lajçak tenton të organizojë takim mes Kurtit e Vuçiç

Trazirat në veri/ Ndërkombëtarët me 'sytë'
Mirosllav Lajçak

BRUKSEL- I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, është duke bërë përpjekje të organizojë një takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në Bratislav.

Sipas tyre, “kjo është ende një ide dhe një përpjekje” dhe “nuk ka konfirmime nga palët nëse janë apo jo të gatshme për një takim të tillë”.

Bratislava është përmendur si vend i mundshëm për takim, pasi dy udhëheqësit janë të ftuar të marrin pjesë në një konferencë për sigurinë globale që po zhvillohet në këtë vend.

Si paraqitet situata në veri të Kosovës? 

Qytetarët serbë kanë dalë sot sërish në protestë në veri të Kosovës për të ndaluar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në selitë e komunave në veri Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Protesta ka nisur pa incidente, ndërsa KFOR dhe Policia e Kosovës kanë ngritur barrikada sigurie rreth ndërtesave shtetërore për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Ndërkohë, kryekomunarët kanë njoftuar se për shkak të situatës, ata sot nuk do të paraqiten në zyrat e punës. KFOR ka bërë thirrje për uljen e tensioneve nga dy palët e konfliktit Kosovë-Serbi, ndërsa ka kërkuar që të mbahet përgjegjësi për ushtarët e plagosur. Ngjarja është në zhvillim./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Diplomati suedez mban anën e Serbisë: Faji për përshkallëzimin e dhunës është i Kurtit

Trazirat në veri/ Ndërkombëtarët me 'sytë'
Karl Blit

KOSOVË- Në veri të Kosovës është duke u mbajtur dita e tretë e protestave. Ndërkohë reagimet lidhur me situatën dhe tensionet mes palëve janë të shumta. Diplomati suedez Karl Bilt shprehet se hapat e parë drejt përshkallëzimit në dhunë të protestës erdhën nga Kosova. 

"Hapat e parë që nisën ciklin e përshkallëzimit u hodhën nga pala prishtinase. Pastaj shkoi tatëpjetë. Dhe tani është vërtet keq", ka shkruar Bilt. 

Si paraqitet situata në veri të Kosovës? 

Qytetarët serbë kanë dalë sot sërish në protestë në veri të Kosovës për të ndaluar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në selitë e komunave në veri Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Protesta ka nisur pa incidente, ndërsa KFOR dhe Policia e Kosovës kanë ngritur barrikada sigurie rreth ndërtesave shtetërore për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Ndërkohë, kryekomunarët kanë njoftuar se për shkak të situatës, ata sot nuk do të paraqiten në zyrat e punës. KFOR ka bërë thirrje për uljen e tensioneve nga dy palët e konfliktit Kosovë-Serbi, ndërsa ka kërkuar që të mbahet përgjegjësi për ushtarët e plagosur. Ngjarja është në zhvillim.

3 MUAJ ME PARE

Deputetja britanike bën deklaratën e fortë: Serbia furnizon bandat, armët fshihen në kisha dhe zhvendosen me ambulanca

 

Trazirat në veri/ Ndërkombëtarët me 'sytë'
Ushtarët në Kosovë

 

KOSOVË-  Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme në Parlamentin britanik, Alicia Kearns, deklaron se Serbia po furnizon me armë grupet kriminale në veri të Kosovës. Përmes një postimi në “Twitter”, Kearns duke komentuar në postimin e ambasadorit të Kosovës Petrit Selimi, shkruan se armët po zhvendosen me ambulanca dhe madje këto armë fshihen në kisha. 

“NATO, KFOR luan një rol jetik, neutral në ruajtjen e paqes dhe mbrojtjen e civilëve në Kosovë. Sulmet ndaj tyre dhe gazetarëve duhet të ndalen. Furnizimi me armë në veri të Kosovës nga Serbia për të armatosur bandat në punësimin e elementëve në Beograd janë të papranueshme dhe thellësisht shqetësuese. Armët po zhvendosen në ambulanca, madje ruhen në kisha për të fshehur armatimin e milicisë”, shkruan deputetja britanike. 

 

Trazirat në veri/ Ndërkombëtarët me 'sytë'
Postimi në Twitter

 

Si paraqitet situata në veri të Kosovës? 

Qytetarët serbë kanë dalë sot sërish në protestë në veri të Kosovës për të ndaluar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në selitë e komunave në veri Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Protesta ka nisur pa incidente, ndërsa KFOR dhe Policia e Kosovës kanë ngritur barrikada sigurie rreth ndërtesave shtetërore për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Ndërkohë, kryekomunarët kanë njoftuar se për shkak të situatës, ata sot nuk do të paraqiten në zyrat e punës. KFOR ka bërë thirrje për uljen e tensioneve nga dy palët e konfliktit Kosovë-Serbi, ndërsa ka kërkuar që të mbahet përgjegjësi për ushtarët e plagosur. Ngjarja është në zhvillim.

3 MUAJ ME PARE

Tensionet në veri/ Reagon Franca: Dënojmë dhunën! Kjo është një çështje e sigurisë europiane

Trazirat në veri/ Ndërkombëtarët me 'sytë'
Franca reagon për tensionet në veri

KOSOVË- Ministria e Punëve të Jashtme e Francës ka reaguar për tensionet në Veri të Kosovës e cila thotë se kjo është çështje e sigurisë europiane dhe se Kosova dhe Serbia duhet t’i kthehen tryezës së dialogut. Poashtu, MPJ e Francës u bën thirrje palëve, veçanërisht Qeverisë së Kosovës, që të ndërmarrin menjëherë masat e nevojshme për uljen e tensioneve.

“Franca shpreh solidaritetin e saj të plotë me ushtarët e misionit të KFOR-it, disa pjesëtarë të të cilit u plagosën gjatë përleshjeve në veri të Kosovës kur ata ndërhynë, në ushtrimin e misionit të tyre, ndërmjet demonstruesve serbë dhe forcave të policisë së Kosovës. Është më thelbësore se kurrë që Prishtina dhe Beogradi të tregojnë përgjegjësi duke u rikthyer në tryezën e bisedimeve me një qëndrim kompromisi në shërbim të paqes dhe prosperitetit të qytetarëve serbë dhe kosovarë. Stabiliteti rajonal nuk mund të tolerohet në një kontekst kaq kritik ndërkombëtar. Kjo është një çështje e sigurisë europiane”, thuhet në komunikatë. 

 Si paraqitet situata në veri të Kosovës? 

Qytetarët serbë kanë dalë sot sërish në protestë në veri të Kosovës për të ndaluar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në selitë e komunave në veri Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Protesta ka nisur pa incidente, ndërsa KFOR dhe Policia e Kosovës kanë ngritur barrikada sigurie rreth ndërtesave shtetërore për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Ndërkohë, kryekomunarët kanë njoftuar se për shkak të situatës, ata sot nuk do të paraqiten në zyrat e punës. KFOR ka bërë thirrje për uljen e tensioneve nga dy palët e konfliktit Kosovë-Serbi, ndërsa ka kërkuar që të mbahet përgjegjësi për ushtarët e plagosur. Ngjarja është në zhvillim.

3 MUAJ ME PARE

Protesta në veri/ Zvicra dhe Franca dënojnë dhunën nga serbët, bëjnë thirrje për uljen e tensioneve

Trazirat në veri/ Ndërkombëtarët me 'sytë'
Tensionet në veri të Kosovës

KOSOVË- Vijon pa incidente protesta në veri të Kosovës. Ndërkohë ndërkombëtarët bëjnë thirrje për ulje të tensioneve mes palëve. Franca dhe Zvicra kanë dënuar dhunën e protestuesve ndërsa u kanë bërë thirrje palëve që të mos përshkallëzojnë situatën. 

“Zvicra dënon fuqishëm sulmet e dhunshme në Zveçan kundër NATO, KFOR. Trupat janë atje për të ruajtur paqen dhe një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm. Bëjmë thirrje për kthimin e qetësisë në veri të Kosovës. Çdo akt provokimi duhet të shmanget nga të gjithë”, vijon reagimi.

Në reagimin e bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Francës thuhet se, palët duhet të marrin menjëherë masat e nevojshme për uljen e tensioneve. 

“Franca shpreh solidaritetin e saj të plotë me ushtarët e misionit të KFOR-it, disa pjesëtarë të të cilit u plagosën gjatë përleshjeve në veri të Kosovës kur ata ndërhynë, në ushtrimin e misionit të tyre, ndërmjet demonstruesve serbë dhe forcave të policisë së Kosovës. Franca dënon këtë dhunë në termat më të ashpër dhe u bën thirrje palëve, veçanërisht qeverisë së Kosovës, që të ndërmarrin menjëherë masat e nevojshme për uljen e tensioneve”, thotë reagimi. 

Si paraqitet situata në veri të Kosovës? 

Qytetarët serbë kanë dalë sot sërish në protestë në veri të Kosovës për të ndaluar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në selitë e komunave në veri Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Protesta ka nisur pa incidente, ndërsa KFOR dhe Policia e Kosovës kanë ngritur barrikada sigurie rreth ndërtesave shtetërore për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Ndërkohë, kryekomunarët kanë njoftuar se për shkak të situatës, ata sot nuk do të paraqiten në zyrat e punës. KFOR ka bërë thirrje për uljen e tensioneve nga dy palët e konfliktit Kosovë-Serbi, ndërsa ka kërkuar që të mbahet përgjegjësi për ushtarët e plagosur. Ngjarja është në zhvillim.

3 MUAJ ME PARE

Situata në veri/ Gjermania dënon dhunën, thirrje Kosovës dhe Serbisë: Mos humbi kohë! Angazhohni në procesin e dialogut

Trazirat në veri/ Ndërkombëtarët me 'sytë'
Gjermani

KOSOVË- Lidhur me situatën në veri të Kosovës, ka reaguar edhe Gjermania. Zyra e Jashtme Federale e Gjermanisë përmes një deklarate për shtyp dënon sulmet e dhunshme në veri të vendit, ku u plagosën dhjetëra ushtarë të KFOR-it dhe NATO-s.

Dënojmë me shprehjet më të forta sulmet e dhunshme të papranueshme në veri të Kosovës pasditen e sotme, duke shkaktuar plagosjen e dhjetëra ushtarëve të KFOR/NATO-s dhe disa civilëve”, shkruhet në deklaratë. 

Gjermania u bën thirrje palëve të konfliktit Kosovë-Serbi që të angazhohen në bisedime për procesin e dialogut dhe normalizimin e marrëdhënieve, shkruan euronews.rs. 

“Mendimet tona janë me të lënduarit, të cilëve u urojmë shërim të shpejtë. Po ashtu bën thirrje për ndalimin e menjëhershëm të çdo dhune dhe të çdo veprimi që ndez tensionet.De-përshkallëzimi tani nevojitet urgjentisht. Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në bisedime për këtë qëllim pa ndonjë vonesë të mëtejshme dhe të vazhdojnë të punojnë në zbatimin e Marrëveshjes për normalizim, të arritur në shkurt dhe mars, duke përfshirë edhe Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe”, thuhet në deklaratën e Zyrës së Jashtme Federale të Gjermanisë.

Përmes kësaj deklarate Gjermania thotë se e mbështet plotësisht Përfaqësuesin Special të BE-së Miroslav Lajçak në përpjekjet e tij për të ulur tensionet.

Si paraqitet situata në veri të Kosovës? 

Qytetarët serbë kanë dalë sot sërish në protestë në veri të Kosovës për të ndaluar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në selitë e komunave në veri Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Protesta ka nisur pa incidente, ndërsa KFOR dhe Policia e Kosovës kanë ngritur barrikada sigurie rreth ndërtesave shtetërore për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Ndërkohë, kryekomunarët kanë njoftuar se për shkak të situatës, ata sot nuk do të paraqiten në zyrat e punës. KFOR ka bërë thirrje për uljen e tensioneve nga dy palët e konfliktit Kosovë-Serbi, ndërsa ka kërkuar që të mbahet përgjegjësi për ushtarët e plagosur. Ngjarja është në zhvillim.

3 MUAJ ME PARE

'Kjo sjellje ka kosto për raportet Kosovë-SHBA'/ Kupchan: Serbia dhe Kosova të shikojnë me detaje marrëveshjen

 

Trazirat në veri/ Ndërkombëtarët me 'sytë'
Charles Kupchan

 

KOSOVË-  Charles Kupchan, nga Këshilli amerikan për Marrëdhënie me Jashtë, thotë se Qeveria e Kosovës duhet të tërhiqet nga përpjekjet për instalimin e kryetarëve shqiptarë në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës. Sipas tij, këto janë veprime që, në afat të gjatë, janë të padobishme dhe kundërproduktive.

“Mendoj se duhet të shohim që Qeveria e Serbisë dhe ajo e Kosovës ulen bashkë dhe përpiqen t’i përpunojnë detajet e marrëveshjes [për normalizimin e marrëdhënieve]. Vetëmenaxhimi për komunitetin serb duket të jetë një prej pengesave kryesore. Mendoj se ajo që po ndodh tani në veri, është një shpërqendrim nga ky hap i rëndësishëm i marrëveshjes”, thotë Kupchan

Sipas tij, problemi i veriut të Kosovës mund të zgjidhet vetëm me një marrëveshje të gjerë midis Prishtinës dhe Beogradit. Kupchan thotë se Qeveria në Prishtinë është duke luajtur një lojë taktike që mund të jetë e dobishme politikisht, por, nga aspekti strategjik, nuk është e mençur.

Radio Evropa e Lirë: Skena të dhunshme u panë sërish të hënën në veri të Kosovës, sidomos në Zveçan. KFOR-i ndërhyri pasi popullata lokale refuzoi të tërhiqej nga protesta. Mes ushtarëve të KFOR-it ka të plagosur, e po ashtu mes protestuesve. Kjo ndodhi pasi autoritetet e Kosovës morën ndërtesat komunale në veri. Si i komentoni këto zhvillime?

Charles Kupchan: Mendoj se është një zhvillim shumë shqetësues, sepse dhuna është rikthyer sërish në Kosovë, sidomos në marrëdhëniet midis serbëve në veri të vendit dhe shqiptarëve.

Unë, po ashtu, mendoj se jemi në një moment kur normalizimi [i marrëdhënieve] midis Serbisë dhe Kosovës ka një shans të mirë për të ecur përpara, kemi një kornizë [propozim] të BE-së që po diskutohet… dhe ky lloj i dhunës është i padobishëm.

Mendoj se Qeveria në Prishtinë është duke luajtur një lojë taktike që mund të jetë e dobishme politikisht, por, nga aspekti strategjik, nuk është e mençur.

Veprimet provokuese, si instalimi i kryetarëve shqiptarë në veri përkundër bojkotimit të zgjedhjeve nga popullata serbe, pastaj ndërrimi i targave të makinave… Këto janë çështje që shkaktojnë telashe dhe i rrisin tensionet në kohën kur ne duhet t’i shohim të dyja palët të qeta dhe të bëjnë përparim drejt një marrëveshjeje më të gjerë. Kështu që, unë mendoj se ky është një zhvillim fatkeq.

Radio Evropa e Lirë: Përkundër thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar që të mos e përdorë forcën, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dërguar policinë që t’i ndihmojë kryetarët të hyjnë në objektet komunale. Si e komentoni këtë vendim të tijin?

Charles Kupchan: Mendoj se të dyja palët duhet t’i shmangin veprimet që shkaktojnë telashe, që krijojnë mundësi për dhunë, që ngjallin zemërim te të dyja anët… sepse edhe Serbia i ka vënë forcat e saj në gjendje të gatishmërisë së lartë. Pra, edhe pse Qeveria e Kosovës mund të justifikohet, sepse i ka mbajtur zgjedhjet, këto janë veprime që, në afat të gjatë, janë të padobishme dhe kundërproduktive.

Siuata në veri, shpërqendrim nga marrëveshja me Serbinë

Radio Evropa e Lirë: Çfarë do të duhej të bënte Qeveria e Kosovës tani, sipas jush?

Charles Kupchan: Mendoj se zgjidhje është të tërhiqet nga përpjekja për t’i instaluar kryetarët e komunave dhe të marrë frymë thellë. Sepse, siç e thashë, ekziston një mundësi për të përfituar nga marrëveshja që ka ofruar Bashkimi Evropian. Mendoj se kjo ka potencial, dhe jo të shohim KFOR-in duke u konfrontuar me serbë të zemëruar në veri të vendit.

Mendoj se duhet të shohim që Qeveria e Serbisë dhe ajo e Kosovës ulen bashkë dhe përpiqen t’i përpunojnë detajet e marrëveshjes. Vetëmenaxhimi për komunitetin serb duket të jetë një prej pengesave kryesore. Mendoj se ajo që po ndodh tani në veri, është një shpërqendrim nga ky hap i rëndësishëm i marrëveshjes.

Radio Evropa e Lirë: Por, të dyja vendet duket se po shkojnë në drejtime të ndryshme, sa i përket normalizimit. Pse?

Charles Kupchan: Politikat e brendshme janë jashtëzakonisht të vështira te të dyja palët. Si pasojë e tyre, një ditë ndodh që Kurti dhe [presidenti i Serbisë, Aleksandër] Vuçiç, janë duke shkuar në drejtim të duhur. Ditën tjetër, pastaj, Vuçiq thotë: jo, nuk ka shpresë këtu, ndërsa Kurti bën diçka që është provokuese.

Pra, tani për tani, jemi në një situatë ku në teori, në parim, ekziston skica e një marrëveshjeje, por situata politike në të dyja anët shkon në drejtim të gabuar.

Radio Evropa e Lirë: Dua të kthehem në veri. Serbët lokalë refuzojnë ta pranojnë Policinë e Kosovës në terren. A është kjo çështje e negociueshme?

Charles Kupchan: Mendoj se situata në veri duhet të jetë pjesë e një zgjidhjeje apo diskutimi më të gjerë. Dhe, ndërkohë, do të doja ta inkurajoja Qeverinë në Prishtinë që t’i shmangë hapat e atillë që ka marrë ditëve të fundit. Ata e kanë provokuar popullatën serbe që jeton mbi lum, për të protestuar dhe për të përfunduar në konfrontime me KFOR-in – gjë që ka rezultuar në dhunë dhe të plagosur në të dyja anët.

Radio Evropa e Lirë: E përmendët edhe ju, Serbia ka rritur gatishmërinë e saj ushtarake dhe ka thënë se është duke dislokuar trupa afër kufirit. Kah është duke shkuar situata?

Charles Kupchan: Nuk mendoj se ka gjasa që forcat serbe të hyjnë në Kosovë, pjesërisht për faktin se do të konfrontoheshin me forcat e NATO-s. Kjo e vendos Serbinë dhe NATO-n në një pozitë shumë të vështirë, në një kohë kur po përpiqemi ta avancojmë integrimin e Serbisë në institucionet transatlantike dhe evropiane. Pra, nuk pres të shoh konflikt ushtarak si rezultat i hyrjes së ushtrisë serbe në veri të Kosovës.

Radio Evropa e Lirë: Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka paralajmëruar kryeministrin Kurti se kjo situatë [në veri] mund t’i ndikojë marrëdhëniet midis Kosovës dhe SHBA-së. Ju, si mendoni?

Charles Kupchan: E mbështes deklaratën e sekretarit Blinken se ky lloj sjelljeje mund të ketë kosto në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Radio Evropa e Lirë: Sa përfiton Rusia nga kjo situatë? Kemi pasur sot një reagim të ministrit të Jashtëm rus për situatën në veri të Kosovës.

Charles Kupchan: Mendoj se çdo sjellje ngatërrestare në rajon shkon në dobi të Rusisë – qofshin ato deklarata të [udhëheqësit serb të Bosnjës, Millorad] Dodik, qoftë situata e vështirë politike në Mal të Zi, qofshin konfrontimet me KFOR-in… Rusët përpiqen të përfitojnë nga përçarjet, ndarjet dhe mosmarrëveshjet politike. Sa herë që shfaqen çarje, Rusia përpiqet t’i shfrytëzojë ato për të rritur ndikimin në rajon dhe për të penguar integrimin e rajonit të Ballkanit në institucionet evropiane dhe atlantike.

Unë mendoj se pushtimi rus i Ukrainës u dërgon një mesazh vendeve të rajonit se Rusia, në planin afatgjatë, nuk është një partner i besueshëm. Agresioni i saj kundër Ukrainës duhet ta bindë Serbinë, për shembull, se ajo duhet të shikojë më qartë dhe të jetë më e gatshme për të ecur drejt integrimit në Evropë. Por, nuk jemi ende atje. Jemi ende në një situatë në të cilën Rusia ka hapur gropa në rajon dhe përfiton nga mosmarrëveshjet rajonale, në përpjekje për të rritur ndikimin e saj.

Radio Evropa e Lirë: Dhe, në fund, veriu i Kosovës është problematik me vite. Si e shihni zgjidhjen e këtij problemi?

Charles Kupchan: Mendoj se është një nga çështjet më të vështira në një grumbull shumë të ndërlikuar problemesh rajonale. Kjo, për shkak se ju keni një shumicë të serbëve etnikë brenda një vendi, që ata mendojnë se nuk i përkasin. Ata kanë besnikëri më të madhe ndaj Serbisë sesa Kosovës. Mendoj se zgjidhje për këtë është që të arrihet një marrëveshje paketë, një marrëveshje e gjerë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, që i jep pakicës serbe në Kosovë sigurinë për të qëndruar në vend dhe ndjenjën që i përket atij. Se si do të arrihet kjo, nuk e dimë ende. Mendoj se është një nga pjesët më të vështira të bisedimeve që po zhvillohen mes Kosovës dhe Serbisë. Por, mua më duket se mund të zgjidhet vetëm si pjesë e një pakete më të gjerë marrëveshjesh, që përfundimisht i çon Kosovën dhe Serbinë drejt normalizimit të marrëdhënieve.

3 MUAJ ME PARE

Tensione në veri/ Kryeministrja italiane reagon për plagosjen e ushtarëve italianë: S’do të tolerojmë sulme të tjera ndaj KFOR-it

Trazirat në veri/ Ndërkombëtarët me 'sytë'
Ushtari i plagosur

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka reaguar lidhur me situatën e tensioneve në veri të Kosovës ku 25 ushtarë të KFOR-it, prej tyre 11 italianë, janë plagosur pasi u sulmuan nga protestuesit serbë. Ajo ka dënuar sulmin ndaj misionit të KFOR-it pjesë e së cilës janë edhe ushtarë nga kombe të tjera, duke shtuar se nuk do të tolerojnë sulme të mëtejshme ndaj KFOR-it, shkruajnë mediat italiane.

“Kjo që po ndodh është absolutisht e papranueshme dhe e papërgjegjshme. Ne nuk do të tolerojmë sulme të mëtejshme ndaj KFOR-it. Angazhimi i qeverisë italiane për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor është maksimal dhe ne do të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë. Konfirmoj afërsinë time me ushtrinë italiane dhe mirënjohjen e fortë të qeverisë për profesionalizmin e jashtëzakonshëm dhe shpirtin e lavdërueshëm të shërbimit që ata tregojnë në të gjitha rrethanat”, tha Meloni. 

KFOR-i ka njoftuar se rreth 25 ushtarë të këtij misioni janë plagosur në Zveçan gjatë protestave nga qytetarët serbë. Ushtarët e plagosur janë nën vëzhgim nga personeli mjekësor i cili po vlerëson gjendjen e tyre.

3 MUAJ ME PARE

Tensionet në veri/ Kongresisti amerikan: SHBA duhet të jetë me Kosovën

Trazirat në veri/ Ndërkombëtarët me 'sytë'
Ritchie Torres

KOSOVË- Kongresisti amerikan, Ritchie Torres ka reaguar sot rreth zhvillimeve të fundit në veri dhe plagosjes së 25 pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan nga protestuesit serbë. Torres në një postim në Twitter shprehet se SHBA-të duhet të qëndrojnë me Kosovën, ndërkaq që ngre pyetjen pse sekretari Antony Blinken po e dënon në mënyrë të njëanshme Kosovën, aleate të ngushtë ndërkohë që hesht për provokimet e Serbisë, aleate e Rusisë? 

“25 paqeruajtës të NATO-s janë plagosur nga përfaqësuesit e qeverisë serbe. Pse Sekretari Blinken po e dënon në mënyrë të njëanshme Kosovën, aleate të ngushtë të SHBA-së, ndërkohë që hesht për provokimet e Serbisë, aleate e ngushtë e Rusisë? SHBA duhet të qëndrojë me Kosovën", shkruan ai. 

Situata në veri të Kosovës paraqitet e tensionuar, pas vendosjes së kryetarëve të rinj shqiptarë në objektet komunale të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviçit. KFOR ka bërë të ditur se rreth 25 pjestarë të ushtrisë kanë mbetur të plagosur gjatë përplasjes së tyre me protestuesit në komunën e Zveçanit. 

3 MUAJ ME PARE

Tensionet në Veri të Kosovës, Borrell: BE-ja dënon dhunën në Zveçan në termat më të ashpër

Trazirat në veri/ Ndërkombëtarët me 'sytë'
Josep Borrell

KOSOVË- Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell ka reaguar për situatën në veri të Kosovës duke i kërkuar Kosovës që të shtensionojë menjëherë situatën. Borrell deklaron se aktet janë të papranueshme.

“Aktet e dhunshme, të kryera ndaj trupave të KFOR-it, mediave, civilëve dhe policisë janë absolutisht të papranueshme.

BE-ja u kërkon autoriteteve të Kosovës dhe protestuesve që menjëherë dhe pa kushte të ndalin përshkallëzimin situatën.  Ne presim që palët të veprojnë me përgjegjësi dhe të gjejnë menjëherë një zgjidhje politike përmes dialogut”, shkroi Borrell në Twitter.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?

Shoqata e Biznesit: Rënia e euros po na falimenton, BSH po fsheh atë që po ndodh!

Vasili në SPAK/ Meta: Asnjë shqetësim me drejtësinë, por afera e inceneratorëve

'Jemi pro protestave'/ Takoi Berishën, Meta: Do bashkëpunojmë për sezonin e ardhshëm parlamentar

Proteste per guroren

Tragjedi në Gramsh! Mbyten në Liqenin e Banjës, polumbarët nxjerrin trupat e babait dhe 2 djemve

“Rama ik” thirrje ne Rogozhine

Veliaj shthur gojën për kandidatin e Rrogozhinës: Ik o bixhozxhi, për sumën tate paske lekë!

VIDEO/ Veliaj shthur gojën për kandidatin e Rrogozhinës: Ik o bixhozxhi, për sumën tate paske lekë!

Newsroom 8 | MJEKU: EDHE UNË BËRA THIRRJE TË FIKEJ TV

Newsroom 8 | FJONA ÇELA: MEDIAT OPOZITARE U DISKRIMINUAN