LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

TRUMP flet pas vendimit të gjykatës! Intervista për CNN, hedh poshtë pretendimet për abuzim seksual, mbron kauzën e 6 janarit, s'pranon humbjen me Biden

•Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka dhënë një intervistë për CNN pas vendimit të gjykatës, e cila e shpalli fajtor për abuzim seksual. • Trump kritikoi shkrimtaren E. Jean Carroll për akuzën e saj për përdhunim, refuzoi të thoshte se ai humbi ndaj Joe Biden në zgjedhjet e vitit 2020 dhe mbrojti mbështetësit e tij që u shfaqën në Capitol. •Gjatë intervistës 70-minutësh, ai e quajti  6 janarin një "ditë të bukur", këmbënguli se kishte "të gjithë të drejtën" për të çuar dokumente të klasifikuara në Mar-a-Lago, mirëpo nuk tha asgjë për luftën në Ukrainë. • Trump shpenzoi pak kohë duke folur për Biden ose ndonjë nga rivalët e tij të mundshëm për nominimin presidencial të GOP, përfshirë Ron DeSantis.  •Ai vazhdimisht refuzoi të thoshte se humbi nga Biden në vitin 2020, por tha se do t'i pranonte rezultatet vetëm në 2024 nëse zgjedhjet do të ishin 'të ndershme'.

3 artikuj për këtë temë.

10 MUAJ ME PARE

U dënua për ngacmimin seksual ndaj shkrimtareve, Trump betohet për 'kokën e fëmijëve'

TRUMP flet pas vendimit të gjykatës! Intervista për CNN, hedh
Donald Trump

SHBA- Donald Trump është betuar për fëmijët e tij, se ai nuk ka asnjë njohje me shkrimtaren Jean Carrol, e cila e akuzoi ish-presidentin për ngacmim seksual. Për vendimin e gjykatës, Trump tha se nuk priste që kishte një gjykim të drejtë në Nju Jork apo në Uashington.

Nuk e kam idenë se kush është ajo, betohem për fëmijët e mi. Kjo është një histori e rreme, e krijuar me qëllim. Nuk ka një gjyq të drejtë në Nju Jork apo Uashington” , ka thënë Trump në një intervistë për CNN ku konfirmon rikandimin e tij për në krye të shtëpisë së Bardhë.

Debati që shënoi edhe kthimin e zotit Trump në CNN ishte i tensionuar. Ish-presidenti Trump e ka sulmuar vazhdimisht rrjetin dhe në debatin e mërkurës së ofendoi gazetaren Collins disa herë./Dosja.al

10 MUAJ ME PARE

A është Putin KRIMINEL LUFTE? Përgjigja e Trump i habit të gjithë: Duhet diskutuar (VIDEO)

TRUMP flet pas vendimit të gjykatës! Intervista për CNN, hedh
Donald Trump

SHBA- Ish-presidenti Donald Trump dha një intervistë për CNN vetëm një ditë pasi një juri federale në Manhattan zbuloi se ai kishte sulmuar seksualisht E. Jean Carroll në dhomën e zhveshjes së një dyqani luksoz në vitin 1996. Intervista u mbajt në një bashki në New Hampshire para votuesve.

Trump u shfaq në CNN për herë të parë që nga viti 2016, gjatë një bisede me votuesit e organizuar nga CNN. Trump refuzoi të përgjigjet nëse dëshiron që Ukraina të fitojë luftën kundër Rusisë, si dhe nëse "Presidenti rus Vladimir Putin është një kriminel lufte" në kontekstin e luftës së Rusisë në Ukrainë.

Kur gazetari e pyeti për herë të dytë nëse donte që Ukraina të fitonte, Trump nuk u përgjigj drejtpërdrejt, por tha se donte që “të gjithë të mos vdesin”.

'Rusët dhe ukrainasit, dua që ata të mos vdesin. Dhe do ta bëj për 24 orë... Do të them këtë: dua që Evropa të investojë më shumë para'- theksoi ai. 

Kur u pyet nëse "Putini është kriminel lufte", ai tha se "kjo është diçka që duhet diskutuar më vonë". Megjithatë, ai pranoi se mendon se "Putini e kishte gabim".

'Nëse thua se është kriminel lufte, do të jetë shumë më e vështirë të bësh një marrëveshje për ta ndalur këtë gjë. Nëse ai do të jetë një kriminel lufte, njerëzit do ta kapin dhe do ta ekzekutojnë, ai do të luftojë shumë më fort se sa në rrethana të tjera. Kjo është diçka për të cilën do të diskutojmë më vonë.

Gabimi i tij ishte hyrja. Ai nuk do të kishte hyrë kurrë nëse do të isha president. Ai gjithashtu nuk ka dhënë një përgjigje të qartë në pyetjen nëse dëshiron që Rusia apo Ukraina të fitojnë luftën. Nuk mendoj për fitore dhe humbje. E kam fjalën për ta rregulluar atë në mënyrë që të ndalojmë vrasjen e të gjithë atyre njerëzve – tha Trump./Dosja.al

10 MUAJ ME PARE

Akuzat për abuzim seksual/ Trump rikonfirmon qëndrimin për zgjedhjet, minimizon dhunën e 6 janarit, refuzon të shprehet për luftën

TRUMP flet pas vendimit të gjykatës! Intervista për CNN, hedh
Donald Trump

SHBA- Ish-presidenti Donald Trump këmbënguli në qëndrimin e tij për zgjedhjet e vitit 2020, minimizoi dhunën e 6 janarit 2021, refuzoi të shprehet qartë për luftën në Ukrainë dhe sfidoi përfundimin e jurisë këtë javë se ai ishte përgjegjës për abuzim seksual ndaj ish-gazetares E. Jean Carroll.

Në një debat në shtetin Nju Hampshër të organizuar nga televizioni CNN, drejtuar nga gazetarja Kaitlan Collins dhe me një audiencë republikane dhe të pavendosurish, ish-presidenti vazhdoi të këmbëngulte se zgjedhjet kishin qenë “të manipuluara”, edhe pse zyrtarët e zgjedhjeve shtetërore dhe federale, zyrtarët e fushatës së tij, dhe shumë gjykata i kanë hedhur poshtë akuzat e tij.

Trump gjithashtu minimizoi në mënyrë të përsëritur dhunën e shkaktuar nga turma e mbështetësve të tij që sulmuan Kapitolin më 6 janar në një përpjekje për të ndaluar certifikimin e fitores së Presidentit Joe Biden.

Përkundrazi, ai tha se ishte i prirur të falte "një pjesë të madhe" të të pandehurve të 6 janarit nëse rizgjidhet.

Ai gjithashtu tha se nuk kishte pse t'i kërkonte falje ish-nënpresidentit të tij, Mike Pence, i cili ishte vendosur në shënjestër të turmës.

"Unë mendoj se ai ishte në rrezik," tha ai duke shtuar se në fakt ishte zoti Pence që "kishte gabuar".

Zoti Trump përsëri këmbënguli në diskutimin e së mërkurës se nuk e njihte zonjën Carroll, megjithëse e sulmoi atë ashpër.

Zoti Trump refuzoi në mënyrë të përsëritur të thoshte nëse do të nënshkruante një ndalim federal të abortit nëse do t’i takonte atij të nënshkruante, duke thënë se ai do të "negocionte" në mënyrë që "njerëzit të jenë të kënaqur".

"Unë kërkoj një zgjidhje funksionale," tha ai.

Zoti Trump refuzoi gjithashtu të thoshte nëse dëshironte që Ukraina të fitonte luftën ndaj Rusisë.

Moderatorja Collins e pyeti zotin Trump nëse ai e mbështeste Ukrainën.

“Unë nuk mendoj se kush fiton dhe kush humbet. Unë mendoj se si ta zgjidhim në mënyrë që të ndalim vrasjet”, tha ai.

Debati që shënoi edhe kthimin e Trump në CNN ishte i tensionuar. Ish-presidenti Trump e ka sulmuar vazhdimisht rrjetin televiziv dhe në debatin e së mërkurës e ofendoi gazetaren Collins

Megjithatë ekipi i Trump e pa ftesën nga CNN si një mundësi për të tërhequr një grup më të gjerë votuesish./Marre nga VOA

donald trump

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni