LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Turizmi ka marrë hov të shtuar", Rama në Lezhë: 11 maji, mundësi zgjedhjeje për shqiptarët! Shqipëria nuk shkon me asnjë tjetër në BE

• Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me gratë dhe vajzat në qytetin e Lezhës. •  Rama gjatë fjalës së tij tha se Shqipëria ka ndryshuar falë Partisë Socialiste duke shtuar se kjo gjë vihet re në pjesëmarrjen e grave në vendimmarrje. • Ai shtoi më tej se gratë e vajzat shqiptare nuk 'janë më pas dere' por janë pjesë e qendrës së vendimmarrjes dhe pjesë e jetës së përditshme të PS. • Kryeministri theksoi se shumë vite më pare ishte e paimagjinueshme një pjesëmarrje e tillë nga gratë që ndajnë bindjet. • Rama, nuk i ka kursyer batutat teksa theksoi se janë mërzitur një pjesë e burrave pse i ka quajtur “çyrykë”. • Ai shtoi se e ka vetëm me ata burra që hidhen me kokë në kënetë. • Kryeministri me batuta theksoi se PS ka mbështetjen më të madhe të grave dhe vajzave dhe të të rinjve dhe do t’i mjaftonin vetëm gjysma e burrave për të fituar. • Ai tha se vendi ynë renditet në listën e OKB-së në vendin e pestë për pjesëmarrjen e grave në vendimmarrje. • Ai shtoi se Shqipëria është e 23 në formonin ekonomik botëror për pjesëmarrjen e grave dhe vajzave.  • Rama para takimit me gratë zhvilloi takime edhe me përfaqësues të bizneseve në Lezhë.  • Ai theksoi se turizmi po përjeton një hov të madh.  • Rama tha se gara është për cilësinë dhe përthithjen e turistëve, të cilët kanë mundësi të konsumojnë më shumë.  • Kryeministri shtoi se këtë investime do ta kthejnë bregdetin e Lezhës në një prej oazeve më të frekuentuara në Mesdhe. • Rama tha se rritja e vlerës së pasurisë do të jetë gjithmonë edhe më e madhe dhe me hyrjen në BE vlera e pasurisë së patundshme dyfishohet menjëherë.  • Gjithashtu Kryeministri tha se të gjitha ato biznese që nuk kanë bërë deklarim të të ardhurave të deklarojnë të ardhurat e para 5 viteve duke mos marrë asnjë penaliteti dhe duke paguar 5% për këto të ardhura.

7 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

"Gjyshi rrotullohet në varr kur sheh nipin që voton..."/ Rama nga Lezha: Bufi i kënetës për vite te tëra ka qenë buf i Partisë së Punës

"Turizmi ka marrë hov të shtuar", Rama në Lezhë:

LEZHË-Kryeministri Edi Rama takimit me gratë socialiste nuk la pa ironizuar Kryedemokratin Sali Berishën, të cilin e quan “buf të kënetës”. Gjatë fjalës së tij ai tha se Bufi i kënetës për vite te tëra ka qenë buf i Partisë së Punës. Ndër të tjera Rama theksoi se Kalaja nga brenda merret vetëm me gratë. Po ashtu nuk munguan as batuta nga Rama i cili tha se gjyshi rrotullohet në varr kur sheh nipin që voton për bufin e kënetës. 

"Bufi i kënetës, buf i Partisë së Punës, vite e vite të tëra. Ata e kanë kollaj që ta shohin në rregull për gjyshin. Po nuk e di që gjyshi i shkretë atje rrotullohet në varr kur shikon nipin që shkon voton për bufin e kënetës.

Ajo që duhet nga ju, na duhet që të flisni dhe mos i ndaheni gjithë rrethit familjar, kunatave sidomos se ato janë të rrezikshme. Mos iu ndani rrethit familjar, mos iu ndani shoqeve qe keni në punë dhe duhet të organizoni komplotin më të madh që i është burrave ndonjëherë. Se burrat socialiste e dinë vetë, puna është tju marrin kalanë nga brenda atyre të tjerëve. Kalaja nga brenda merret vetëm me gratë," tha Rama. 

1 MUAJ ME PARE

"11 maji, mundësi zgjedhjeje për shqiptarët"/ Rama: Nëse nuk është PS dhe nëse nuk jam unë në detyrë, Shqipëria nuk shkon me asnjë tjetër në BE

"Turizmi ka marrë hov të shtuar", Rama në Lezhë:
Edi Rama

LEZHË- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me gratë socialiste në Lezhë tha se vetëm Partia Socialiste mund t’i mbyllë negociatat për anëtarësim në BE në vitin 2027. Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se 11 maji është mundësi zgjedhjeje për shqiptarët, nëse do jenë me PS në BE, apo me kënetën. Sipas tij nëse nuk është PS dhe nëse nuk është vetë në detyrë, Shqipëria nuk shkon me asnjë tjetër në BE. 

“Ne kemi shumë rrugë për të bërë, por ka shumë rëndësi që gratë shqiptare të kuptojnë sesa themelore është që më 11 maj populli shqiptat t’i kapërcejë kufijtë që ndajnë njerëzit në zgjedhje. 11 maji është takimi i dytë me historinë i shqiptarëve. Takimi i parë ka qenë 1991-1992, ku shqiptarët, në mënyrë dërrmuese, votuan PD. Në mars, nëz gjedhjet e përgjithshme, populli kuptoi që ai ishte momenti.

Ky ishte 22 marsi. Sot, 11 maj është momenti, vendi ku populli të marrë një vendim, për t’i vazhduar pa mdalur, pa ndërprerë negociatat për anëtarësim, apo për të ngatërruar mes nesh, popullit shqiptar dhe BE, kënetën dhe moçalet, që janë një mundësi zgjedhjeje në 11 maj. Këtë duhet të ndajnë njerëzit. Nëse nuk është PS dhe nëse nuk jam unë në detyrë, Shqipëria nuk shkon me asnjë tjetër në BE, për një kohë më të gjatë nga sa mendojmë ne sot”, theksoi ai.

1 MUAJ ME PARE

"Sot gratë dhe vajzat nuk janë më diku ne cep, por janë qendër e vendimmarrjes dhe pjesë e PS"/ Rama: Sipas OKB Shqipëria në vend të 5 për pjesëmarrjen e grave

"Turizmi ka marrë hov të shtuar", Rama në Lezhë:
Edi Rama

LEZHË- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me gratë dhe vajzat në Lezhë tha se vendi ynë renditet në listën e OKB-së në vendin e pestë për pjesëmarrjen e grave në vendimmarrje. Gjatë fjalës së tij Kryeministri tha se sipas OKB Shqipëria është në vend të pestë për pjesëmarrjen e grave. Gjithashtu Rama tha se Shqipëria është e 23 në formonin ekonomik botëror për pjesëmarrjen e grave dhe vajzave.

Kjo pamje këtu ishte e paimagjinueshme. Ishte e paimagjinueshme që PS të kishte një prani të tillë grash. Kishte shumë zona kur më bën shumë përshtypje se nuk kishte gra. Por, hapë pas hapi kemi arritur që të bëjmë diçka historike dhe për mua është arsyeja më e madhe për të qenë krenar. Sot gratë dhe vajzat nuk janë më diku ne cep apo pasdere, por janë qendër e vendimmarrjes dhe pjesë e PS.

E kemi nisur dikur me 10-12% në Këshillin Bashkiak dhe zgjedhje pas zgjedhjesh arritëm që të kishim 50% dhe këtë gjë arritëm që ta imponojmë me ligj. Prej disa vitesh e kemi Shqipërinë në 5 e parë të OKB-së për nivelin e lartë të numrit të grave.

Shqipëria është e 23 në formonin ekonomik botëror për pjesëmarrjen e grave dhe vajzave. Rezultatet që kemi janë arritur për këtë fakt se i kemi angazhuar shumë gratë, dhe negociatat për BE i drejtojnë dy gra. Pjesa më e madhe e negociatorëve janë gra dhe qershia mbi tortë është skuadra që kemi këtë vit, kemi 71 gra në skuadër. Në listën e mbyllur 52 gra”, tha Rama.

1 MUAJ ME PARE

“Unë pa gruan jam ndërtim pa leje”, Rama batuta në Lezhë: Na ishin mërzitur pse u thashë burrave çyrykë!

"Turizmi ka marrë hov të shtuar", Rama në Lezhë:
Edi Rama

LEZHË- Kryeministri Edi Rama, nuk i ka kursyer batutat gjatë takimit me gratë në Lezhë. Gjatë fjalës së tij Rama tha se janë mërzitur një pjesë e burrave pse i ka quajtur “çyrykë”, ndërsa shtoi se e ka vetëm me ata burra që hidhen me kokë në kënetë. Kryeministri me batuta theksoi se PS ka mbështetjen më të madhe të grave dhe vajzave dhe të të rinjve dhe do t’i mjaftonin vetëm gjysma e burrave për të fituar.

“Janë mërzit si u thotë Rama gjysmat e burrave janë çyryk, mbase janë më shumë, por unë them gjysmat. Nëse S’do ishin çyrykë e di ku ishte Shqipëria sot? Se burrat e kanë pas në dorë për një kohë shumë të gjatë. A është normal një burrë që shkon dhe hidhet në kënetë me kokë? Kush thotë se nuk është çyryk, duket të deklarojë se nuk është me kënetën por me BE.

Nëse thotë që jam me kënetën e ka thënë me fjalët e veta që është çyryk. Tani do t’u vijë keq? Ç’a të them unë. Këta nuk e pranojnë humorin, janë një gjendje të të marrin me libër shpie, dhe u duket një gjë normale, po t’ua kthesh me të njëjtën mënyrë nuk është se u bën shumë përshtypje, por po të bësh humor me ta çmenden. Kështu ua dhashë recetën sesi ta diagnostikoni nëse është çyryk apo jo. Këta as nuk e pranojnë. Unë e pranoj, unë pa gruan time jam ndërtim pa leje”, tha Rama.

1 MUAJ ME PARE

“Edhe Kurbini që është burrë bëri hajër vetëm me një grua”/ Rama nga Lezha: Sot gratë dhe vajzat nuk janë më pas dere, por janë pjesë e vendimmarrjes!

"Turizmi ka marrë hov të shtuar", Rama në Lezhë:
Edi Rama

LEZHË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me gratë dhe vajzat në qytetin e Lezhës ditën e sotme. Teksa mbante fjalimin e tij, Rama tha se Shqipëria ka ndryshuar falë Partisë Socialiste duke shtuar se kjo gjë vihet re në pjesëmarrjen e grave në vendimmarrje. 

Rama tha më tej se gratë e vajzat shqiptare nuk 'janë më pas dere' por janë pjesë e qendrës së vendimmarrjes dhe pjesë e jetës së përditshme të PS. Kryeministri shtoi se shumë vite më pare ishte e paimagjinueshme një pjesëmarrje e tillë nga gratë që ndajnë bindjet.

PJESË NGA FJALIMI: 

“E vërtetë është që Shqipëria është grua Europa është grua, edhe në Lezhë më shumë gra ka, përveç Kurbinit që është burrë. Por edhe Kurbini që është burrë, hajër pa vetëm me një grua. Ju falenderoj shumë për këtë pamje të bukur, por këtu ka disa që kanë qenë në rrugëtimin tonë qysh kur unë erdha në krye të PS, dhe jam i bindur që e ndajnë me mua bindjen se jo shumë vite më parë, kjo pamje këtu ishte e paimagjinueshme.

Ishte e pamigjinueshme që PS dhe kur nuk e bënte dot PS të tjerët as nuk llogariten fare të kishte një prani të tillë grash. Kur e kemi nisur këtë rrugëtim kur u zgjodha kryetar i PS dhe bëja vizitat e para nëpër organizata kishte zona të tëra ku më bënte përshtypje mungesa totale e grave. Kur i pyesja ku janë gratë më thoshin s’ka gra kënej. Dhe unë që nuk duroja u thosha po juve kush ju ka pjellë mor burra.

Edhe kështu hap pas hapi ne arritëm të bëjmë diçka që në këndvështrimin tim është historike. Ka shumë arsye për të qenë krënar për këtë që keni bërë së bashku për PS. Arsyeja më e madhe e krenarisë time është fakti që sot gratë dhe vajzat nuk jan më mbas dere, por janë pjesë e qendrës së vendimmarrjes dhe pjesë e jetës së përditshme të PS”, tha Rama.

1 MUAJ ME PARE

"Rritja e vlerës së pasurisë këtu do të jetë gjithmonë edhe më e madhe"/ Rama nga Lezha: Me hyrjen në BE vlera e pasurisë së patundshme dyfishohet menjëherë

"Turizmi ka marrë hov të shtuar", Rama në Lezhë:
edi rama

LEZHË- Kryeministri Edi Rama, gjatë takim me përfaqësues të bizneseve në Lezhë tregoi planet e ardhshme të qeverisë. Gjatë fjalës së tij Rama tha se rritja e vlerës së pasurisë do të jetë gjithmonë edhe më e madhe dhe me hyrjen në BE vlera e pasurisë së patundshme dyfishohet menjëherë. Gjithashtu Kryeministri tha se të gjitha ato biznese që nuk kanë bërë deklarim të të ardhurave të deklarojnë të ardhurat e para 5 viteve duke mos marrë asnjë penaliteti dhe duke paguar 5% për këto të ardhura.

“Rritja e vlerës së pasurisë këtu do të jetë gjithmonë edhe më e madhe. Me hyrjen në BE vlera e pasurisë së patundshme dyfishohet menjëherë. Qasja ndaj pronës ndryshon për shkak se ata që janë pjesë e BE-së bëhen më të interesuar të investojnë.

Për pak ditë do kemi një aktivitet me biznes, për të shpjeguar një plan për paqen fiskale, që nënkupton një marrëveshje mes qeverisë dhe biznesit për kontributin. Nëse biznesi dhe qeveria bien dakord që për vitet e ardhme unë si biznes do paguaj këtë që kam punuar vitin e kaluar plus rritjen ekonomike, atëherë institucionet marrin përsipër që nuk do kesh asnjë kontroll burokratik.

Deklarimi i të ardhurave prej 5 vitesh, ti deklarojnë pa marrë asnjë lloj penaliteti dhe duke paguar vetëm 5% mbi ato të ardhura. Kjo është një iniciativë  e fortë për biznesin, por dhe për shtetit që të gjitha të ardhurat të dalin në dritë. Janë dhe disa elemente që do diskutohen për gjobat e prapambetura etj. Nuk është për këtë muaj dhe në Qershor do fillojmë procesin”, tha kryeministri Rama.

1 MUAJ ME PARE

"Turizmi ka marrë hov të shtuar"/ Rama: Bregdetin e Lezhës do e kthejmë në një nga bregdetet më të frekuentuara të Mesdheut

"Turizmi ka marrë hov të shtuar", Rama në Lezhë:
Edi Rama

LEZHË- Kryeministri Edi Rama, gjatë takim me përfaqësues të bizneseve në Lezhë theksoi se turizmi po përjeton një hov të madh. Gjatë fjalës së tij Rama tha se gara është për cilësinë dhe përthithjen e turistëve, të cilët kanë mundësi të konsumojnë më shumë. Kryeministri tha gjithashtu se këtë investime do ta kthejnë bregdetin e Lezhës në një prej oazeve më të frekuentuara në Mesdhe.

Në dy vite e fundit, sidomos, posaçërisht vitin e fundit ne po shohim projekte ambicioze që po na vijnë ne në Këshillin Kombëtar të Territorit dhe me iniciativë të njerëzve të këtyre territoreve. Trashëguam një model turizmi të prapambetur dhe problematik. Tani po i lë vendin një modeli tjetër, ku bazohet me ide dhe investime cilësore. Vlera e këtij bregdeti, vlera e gjithë këtyre territoreve, por edhe vlera e shtuar që do të sjellë turizmi do jetë ku e ku më e lartë se sa sot.

Gara jonë sot dhe për të nesërmen është por cilësinë, jo për sasinë. Ne arritëm vjet në 12 milionë turistë. Kjo është një shifër, që do të rritet ende.  Ne na duhet që këtë sasi të mbajmë dhe ta fuqizojmë nga pikëpamja e vlerës që na sjellë më shumë cilësi. Duhet të krijojmë hapësira për turistët që konsumojnë më shumë dhe në këtë bregdet janë mundësitë për ti harmonizuar që të dyja. 

Jam i bindurit  se këtë bregdet ta kthejmë në një nga bregdetet më të frekuentuara, por edhe në një bregdet me vlerë të shtuar të Mesdheut. Turizmi ka marrë hov të shtuar," tha Rama. 

rama

Sondazh

Poll

Olta Xhaçka përqafon Gjylametin teksa ka fituar garën

Olta Xhaçka përqafon Gjylametin teksa ka fituar garën

"A keni komunikuar me LaCivita në 72 orët e fundit?", Berisha: Po mjaftohem me falenderimet...

Berisha: Alimehmeti është luftëtar i çmuar i PD-së, nuk është vetëm parlamenti për përfaqësim

Berisha: Mediat kanë dhënë kontribut të çmuar në denoncimin e farsës elektorale

Vota e diasporës/ Berisha: Vota e tyre është e manipuluar si në Korenë e Veriut

Deputeti më i vjetër në kuvend, a do e drejtojë seancën e parë? Berisha: S'do lejojmë të ndodhë

Berisha: Në krye të amnistisë elektorale qëndron vetë Altin Dumani, shërbëtori i Ulsi Manjës

Berisha publikon dokumentin e prokurës: Kjo vërteton që Irena me 5 mbiemra është dënuar

Berisha në SPAK: Qëndrimi mbrojtës ndaj krimit elektoral i Dumanit përbën krim antikushtetues

Samiti Ekonomik Ndërkombëtar në Tiranë/ Jared Kushner nuk vjen në Shqipëri por dërgon video-mesazh

"Zoti e shpëtoi Trump sepse ka një plan edhe për Europën", Rama: Një epokë e re mund të vijë

Linda Rama: Shqiptarët i besuan Edit një mandat me përgjegjësi të jashtëzakonshme!

Ritja e buxhetit për NATO-n, Rama: I kemi përmbushur detyrimet ndaj aleancës!

Macron në Tiranë: Rifillimi i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, i rëndësishëm për të gjithë

Macron: Përballë cinizmit të Putin, jam i sigurt që Trump do të reagojë

Macron uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve: Ky mandat i rëndësishëm dhe për ne!

Rama: Kemi diskutuar me Macron përfshirjen e Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë!

Rama konferencë me Macron: Marrëdhëniet e Francës me Shqipërinë kanë hyrë në një fazë të re

Frederiksen: Disa vende kanë bërë punë vërtet të mirë!

"Nuk jam socialiste", kryeministrja e Danimarkës nxjerr blof Ramën gjatë konferencës për shtyp

Protesta e PD, demokratët u bëjnë presion gazetarëve: Do fakte ti? I ke brenda

Përfundon protesta e PD/ Këlliçi: Ky është akti i parë

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike në bulevardin "Zogu i Parë"

PAMJE nga protesta/ Qytetarët: Edi Rama o hajdut votat tona ku i ke fut

Merz në Tiranë: Duhet të bëjmë çdo përpjekje që amerikanët t’i kemi në anën tonë

Merz: Lufta në Ukrainë është e drejtuar ndaj të gjithë rendit dhe të gjithë kontinentit

Çfarë ka aty vallë? Kryeministri i Belgjikës vjen me valixhe në Samit

"Kenaqësi që jam kryeministri i parë që vi në Shqipëri"/ Starmer: Kemi shumë sfida si emigracioni

Samiti i Komunitetit Politik Evropian/ Starmer: Kemi intensifikuar partneritetin me BE-në

Keir Starmer i përgjigjet Ramës për motin: Kur erdha dje ishte diell

Macron në Tiranë: Të ngrihet sekretariati i Komunitetit Politik Evropian

Meloni: Ajo që ndodhi dje tregoi se kush bën propagandë për paqe dhe kush e do vërtetë paqen

"Moti i keq ka ardhur nga delegacioni britanik"/ Batutat e Ramës: Kur le Evropën fillon qan

Meloni: Europën e re në një botë të re nuk mund ta bëjmë pa Ballkanin Perëndimor

Erdogan në Tiranë: Europa të shfaqë interesin e duhur për vendosjen e armëpushimit në Gazë

Erdogan në Tiranë: Duhet të krijohet një arkitekturë e re dhe e drejtë e qeverisjes globale

Zelensky: Duhet të bashkëpunojmë me SHBA-në, mbështetja e saj thelbësore

Zelensky në Tiranë: Putin nuk ra dakord për asgjë, presioni duhet të rritet

Macron: Të ndërtojmë një koalicion shtetesh dhe organizatash për të luftuar krimin dhe trafikimin

Macron në Tiranë:Mbështesim armëpushimin në Ukrainë,duhet të këmbëngulim për një paqe të qëndrueshme

Antonio Costa në Tiranë: Agresioni rus kundër Ukrainës solli luftën e madhe

Antonio Costa në Tiranë: Nëse nuk sjellim siguri, autoriteti i BE-së do të jetë në rrezik

Rama: Përse të mos imagjinojmë një Aleancë Ndërkombëtare, përtej armatimit?

Rama: Po përballemi me forca që kërcënojnë themelet tona

Rama në Samit: Jeni rrethuar nga ëndrrat e fëmijëve shqiptarë për Evropën

Rama flet për zgjedhjet e 11 majit: Fushata u përqendrua te fjala Europë, fituam më shumë se 52%

Liderët e shteteve dhe organizatave europiane realizojnë foton familjare

Liderët perëndimore lënë "autografet" e tyre në "yllin europian" të Ramës

Negociatat për paqen Rusi-Ukrainë, Starmer në Tiranë: Putin nuk e do seriozisht paqen

Do ta vizitoni sot qendrën në Gjadër? Meloni në Tiranë: Nuk kam kohë, por atje puna vazhdon