LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"U diktuan nga krimi!" Berisha nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve, lajmëron protestë më 16 maj, ditën e Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë: Do të jetë paqësore

• Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë sot në një konferencë për shtyp ku mbajti hapur qëndrimin e mosnjohjes së zgjedhjeve të 11 maj. • Ai deklaroi se zgjedhjet u diktuan nga krimi dhe bandat e qeverisë që sipas tij ishin aktive në 10 qarqe të Shqipërisë, në 20 bashki dhe ato patronuan 30 deputetë të mazhorancës. • Berisha tha sot se zgjedhjet e 11 majit u karakterizuan nga blerja publike më masive në tërë historinë. • Ai tha para mediave se janë dhënë zarfe me 100 euro. Sipas kryedemokratit zgjedhjet u sunduan nga vrasës, serial killer, trafikantë dhe dhunues.• Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar sot se më 16 maj, ora 17:00, PD do të zhvillojë një protestë në Tiranë pas daljes së rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit. • Data e protestës përkon me ditën kur në Tiranë do të zhvillohet edhe samiti i Komunitetit Politik Evropian (KPE). • Berisha tha se protesta do të jetë paqësore dhe se garanton se nuk do ketë probleme që të cënojnë në shkallën më të vogël sigurinë e liderëve europianë që pritet të mbërrijnë në kryeqytet. • Berisha u pyet sot nga gazetarët nëse betejën e votës së lirë të shqiptarëve që kërkon ai do e udhëheqë vetë në krye të PD-së apo një lidership i ri. • Për këtë duket se Berisha është i qartë duke nënkuptuar me anë të përgjigjes së tij se nuk do të largohet nga posti.

5 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

"99% e të dënuarve votojnë PS, thonë rroftë partia që na burgosi!" Berisha ironizon Ervin Hoxhën: Ministri i Brendshëm votohet si ylli i burgut

 

"U diktuan nga krimi!" Berisha nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve,
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, doli sot në një konferencë për mediat nga ku foli për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit. Berisha ironizoi ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha teksa tha se ky i fundit është më i preferuari mes të burgosurve, pasi mori shumicë votash nga votuesit e burgjeve. Ai shtoi se këto zgjedhje dëshmojnë se sa më shumë vjedhin kryeministri Edi Rama me grupin e tij, aq më i fortë bëhet rezultati sepse krimi shndërrohet në votë dhe vota në krim.

"Unë kam sulmuar dhe do sulmoj dhe do shpall terroriste ato banda të cilat merren me rrëmbimin e votës. Nuk kam pasur asnjë të dhënë, se nuk kursej unë asnjë prej tyre. Por ama, për të sulmuar pa bazë, nuk sulmoj njeri. Dhe në qoftë se ndodh nga mosinformimi, unë të nesërmen kërkoj ndjesë. Unë nuk kam asnjë të dhënë, kam bërë fushatë atje dhe nuk kam pasur asnjë të dhënë se ata kanë shkuar me satër për t’u thënë që do u pres kokën nëse nuk bën këtë apo atë. Ka edhe të tjera banda në Shqipëri që nuk kanë pasur aktivitet elektoral.

A e morët vesh ju sa votuan në burgje? Ministri i brendshëm të gjitha votat me Ermonela Felajn në burg. A ka vend në botë që votohet ministri i brendshëm përveçse në Shqipëri? Se është bandit si ata se nuk ka mundësi. Kjo duhet të jetë temë në të gjitha studiot. Ministri i brendshëm votohet në burg si ylli i burgut. 99 përqind e të burgosurve votojnë për PS-në. Rroftë partia që na burgosi.

A e kuptoni ju se çfarë zgjedhjesh janë këto? Kjo është Koreja e Veriut. Prisni se do dëgjoni, por ama beteja për votën e shqiptarëve është betejë absolute. Do jetë betejë fitimtare. Edhe njëherë, thirrje popullit opozitar në protestë kundër këtyre zgjedhjeve të grabitura më shumë se kurrë ndonjëherë. Këto zgjedhje dëshmojnë se sa më shumë vjedhin Edi Rama me grupin e tij, aq më i fortë bëhet rezultati sepse krimi shndërrohet në votë dhe vota në krim", tha Berisha.

1 MUAJ ME PARE

Do të japë dorëheqjen apo do të qëndrojë në krye të PD-së? Berisha: Këtë betejë kush e nisi do e bitisi!

"U diktuan nga krimi!" Berisha nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve,
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u pyet sot nga gazetarët nëse betejën e votës së lirë të shqiptarëve që kërkon ai do e udhëheqë vetë në krye të PD-së apo një lidership i ri. Për këtë duket se Berisha është i qartë duke nënkuptuar me anë të përgjigjes së tijse nuk do të largohet nga posti.

"Këtë betejë gjerë në fitore kush e nisi do e bitisi", tha ai.

 

1 MUAJ ME PARE

Rezultati i zgjedhjeve/ Berisha lajmëron protestë më 16 maj, ditën e Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë: Do të jetë paqësore

"U diktuan nga krimi!" Berisha nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve,
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar sot se më 16 maj, ora 17:00, PD do të zhvillojë një protestë në Tiranë pas daljes së rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit. Data e protestës përkon me ditën kur në Tiranë do të zhvillohet edhe samiti i Komunitetit Politik Evropian (KPE). Berisha tha se protesta do të jetë paqësore dhe se garanton se nuk do ketë probleme që të cenojnë në shkallën më të vogël sigurinë e liderëve europianë që pritet të mbërrijnë në kryeqytet.

"Libri i zi i këtyre zgjedhjeve shkruhet me datën 16 në ora 17:00 në Bulevardin e Parë për të sensibilizuar opinionin publik botëror mbi krimet monstruoze të përbindëshit elektoral Edi Rama, që nuk respekton asnjë rregull, asnjë ligj kombëtar dhe ndërkombëtar për zgjedhjet. Protesta do të jetë paqësore. Ne garantojmë se nuk do ketë probleme që të cenojnë në shkallën më të vogël sigurinë e dinjitarëve që vijnë, por duam që ata të mësojnë se kanë qenë të ftuar nga një narkodiktator që nuk njeh ligj as moral për votën dhe vullnetin e qytetarëve të tij", tha Berisha.

 

1 MUAJ ME PARE

"Janë dhënë zarfe me 100 euro!" Berisha: Zgjedhjet e 11 majit u karakterizuan nga blerja publike më masive në tërë historinë

"U diktuan nga krimi!" Berisha nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve,
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se zgjedhjet e 11 majit u karakterizuan nga blerja publike më masive në tërë historinë. Ai tha para mediave se janë dhë zarfe me 100 euro. Sipas kryedemokratit zgjedhjet u sunduan nga vrasës, serial killer, trafikantë dhe dhunues.

"Zgjedhjet janë më të grabitura, më të dhunuara në Shqipërinë pluraliste. Kurrë ndonjëherë bandat nuk kanë sjellë kaq shumë përfaqësues së tyre në parlament sa në këtë Kuvend. Në rrethin e Durrësit, bandat punonin për deputetë të veçantë, tjetër Dyrmishi, tjetër ky e tjetër ai.

Jo më pak në Elbasan, Fier, Mallakastër. Zgjedhjet u sunduan nga vrasës, serial killer, trafikantë, dhunues, përdhunues. Zgjedhjet e 11 majit u karakterizuan nga blerja publike më masive në tërë historinë e zgjedhjeve në Shqipëri. Janë dhënë zarfe me 100 euro", tha  Berisha.

1 MUAJ ME PARE

Berisha nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve: U diktuan nga krimi dhe bandat e qeverisë

"U diktuan nga krimi!" Berisha nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve,
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë sot në një konferencë për shtyp ku mbajti hapur qëndrimin e mosnjohjes së zgjedhjeve të 11 maj. Ai deklaroi se zgjedhjet u diktuan nga krimi dhe bandat e qeverisë që sipas tij ishin aktive në 10 qarqe të Shqipërisë, në 20 bashki dhe ato patronuan 30 deputetë të mazhorancës.

"Zgjedhjet e 11 majit u diktuan të gjitha nga krimi, bandat e qeverisë ishin aktive në 10 qarqe të Shqipërisë, në 20 bashki dhe ato patronuan 30 deputetë të mazhorancës kriminale. Skenat që ju patë në Vorë ku banda e Xhbaftit diktoi në mënyrë të dhunshme vullnetin e qytetarëve të Vorës në të cilat kryebanditi Blendi Xhabafti mori vot amë shumë se kandidati i dytë në listë.

Kuptoni vetë se si janë zhvilluar zgjedhjet. Po skena si Vora ishin të zakonshme në një seri qarqesh të tjera Durrës, Peshkopi, Elbasan,Fier dhe zona të tjera. Pra, në çdo aspekt, këto ishin zgjedhjet më të grabitura, më të plaçkitura dhe më të dhunuara në tërë historinë elektorale të Shqipërisë", tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

Do u jap mësime deputetëve të rinj/ Xhafajt nuk i pëlqen etiketimi profesor nga gazetarët

Do u jap mësime deputetëve të rinj/ Xhafajt nuk i pëlqen etiketimi profesor nga gazetarët

34-vjetori i Partisë Socialiste, Rama:Procesi i anëtarësimit nuk është një proces thjesht i qeverisë

Rama batuta në ditëlindjen e PS: Shqetësohuni kur Gramozi të mos jetë më në këtë oborr

Rama: Kemi ekip mbështetës dhe premtues në të gjitha zonat

34-vjetori i PS, Rama: Kjo është ditëlindje e veçantë, vjen pas një fitoreje domethënëse

Ditëlindja e PS-së/ Klosi: Ky mandat do jetë ai i integrimit në Bashkimin Evropian

Çfarë ndodhi? Rama debaton me Kryebashkiakun e Vlores

Berisha: Raporti për farsën elektorale është gati, do publikojmë dhe fakte të tjera në vazhdim

Berisha: Rinumërimin e votave e kanë kërkuar qytetarët. Ne po kontrollojmë legjitimitetin e procesit

Berisha për gjendjen e tij shëndetësore: Kisha një gjendje virale, kaloi pa asnjë ndërlikim

Berisha:Kompanitë e kartelit të Troplinëve vazhdojnë punën pa u shqetësuar

Berisha: Deputeti Arkend Balla u punësua në kompaninë e kartelit të Troplinëve

"PS po shkon në Kishën e Laçit, luten që PD të vazhdojë kështu!" Sula i drejtohet opozitës në Kuvend

Sula në Kuvend: Deri në qershor duhet të dalin të gjitha vendimet dhe rezolutat

Tabaku: Parlamenti ka nevojë që të ketë debat për raportin mbi zgjedhjet

Noka-Spiropalit: Turet tuaja turistike për të bërë selfie, nuk mund të bllokojnë axhendën e Kuvendit

Peleshi-opozitës:Me ju apo pa ju ne do ta mbyllim me shumë sukses Kuvendin për të filluar në shtator

"Kështu vepruat edhe për gjenocidin në Kosovë!" Shehu në Kuvend: Sillni projektligjet t'i miratojmë

"Më vjen mirë që më ndjek," Spiropali i përgjigjet Bardhit: Seanca u shty se kishte mungesa

Bardhi-Spiropalit: Nuk ishit në Ukrainë, por duke ngrënë drekë në Greqi

Spiropali, replikë me Vokshin: Ndoshta ju jeni një nga arsyet kryesore që PD ka marrë këtë rezultat

Rama i rikthehet "Sy m'Sy:Po presim lajmin për hapjen e një tjetër grupkapitulli në negociatat me BE

Brunilda Laboviti pas debatit me Valbona Treska merr Policinë në telefon: Nuk më lirojnë zyrën

Berisha: Misioni im historik është rikthimi i votës së lirë për shqiptarët

"Është vetëm fillimi"/ Berisha: Këta kriminelë elektorale do ta paguajnë atë që u bënë shqiptarëve

Berisha: Kush e shtron sot problemin se ku është narkoshteti, është ushtar i Pojës

Berisha denoncon blerjen e votave në Tiranë: Ky është momenti kriminal i ndarjes së parave

Berisha: Këto fakte të pakundërshtueshme delegjitimojnë plotësisht qeverinë e dalë nga zgjedhjet

Tensione në Kuvend, Spiropali përjashton Nokën nga seanca: Nuk lejoj këtu zaptim të foltores!

Zhupa: PS i mbushi listat e kandidatëve me emra që s’dinin se si të fillonin dhe mbaronin një fjali

Spiropali i përgjigjet Vokshit: As kam takuar dhe as njoh njerëz me precedentë penalë

Gogu: Zoti ta ruajë Shqipërinë nga ata që janë gati ta djegin se nuk e qeverisin dot

Gjekmarkaj: Në të vërtetë keni humbur, jeni bërë viktima të urdhrit të nënshtrimit!

Bardhi: Nuk e tha opozita se zgjedhjet u morën peng, e ka thënë shefi i delegacionit të PE!

Balla-opozitës: Zgjedhjet kanë përfunduar, gjeni vetë votat tuaja ku kanë shkuar

Noka-mazhorancës: Themelet e pushtetit tuaj qëndrojnë mbi votën e blerë

Bardhi dhe Noka i drejtohen Spiropalit: Nuk niset mbledhja e Kuvendit pa kuorumin e nevojshëm

Goditet grupi kriminal në Finlandë/ Dumani: Merreshin me drogërave sintetike

Operacioni antidrogë/ Për ekzekutimin e 11 masave të sigurisë u angazhuan 110 policë

Prokurori Shehu jep detaje: Aksioni antidrogë në orët e para të mëngjesit! 11 urdhër arreste

Grupi kriminal i drogës në Finlandë/Kraja: Përfshirje nga Shqipëria dhe Spanja drejt Finlandës

Prokurori finlandez: Droga trafikohej nga Spanja, aktiviteti kriminal drejtohet nga shqiptarë

Operacioni i përbashkët me autoritetet finlandeze, Dumani: Janë goditur disa grupe kriminale

Maska me fytyrë njeriu, uniforma policie...Publikohen pamjet e operacionit ku u arrestuan 4 persona!

Zhupa: Ministrja e Arsimit duhet të vijë të japë llogari për çështjen e Gramshit!

Dogjani përplaset me Bushkën në Komisionin e Ligjeve: Zgjedhjet u manipuluan

Korrupsioni me fondet e IPARD/Berisha: Dosjen e mban të bllokuar Altin Dumani me urdhër të Edi Ramës

Berisha: Licencat e kanabisit i kanë marrë njerëzit e lidhur me Edi Ramën dhe partinë e krimit!

Finalja e Champions League/ Berisha: Rama me çarter dhe me bileta 30-40 mijë euro ndoqi ndeshjen!

Berisha: Rama bleu qindra mijëra vota duke kanabizuar tërësisht farsën elektorale