LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Shkatërrimi i digës/ OKB: Ukraina në krizë humanitare! Rusia vazhdon luftën në jug të vendit, Zelenskyy: Kundërofensiva ka filluar

• Numri i të vdekurve u rrit në pesë të premten në rajonet e përmbytura të kontrolluara nga Ukraina, të prekura nga shembja e digës Nova Kakhovka. •OKB ka deklaruar se Ukraina po përballet me krizë humanitare, si pasojë e përmbytjeve ku shumë vendbanime kanë mungesë të ujit të pijshëm dhe ushqimeve.•Është ende e paqartë nëse diga u shemb sepse ishte shënjestruar qëllimisht ose pësoi dështim strukturor. • Banorët janë të varur nga donacionet për ujë të pastër dhe për ushqime ndërsa çështjet e ujitjes mund të rrënojnë industrinë e bujqësisë në vend për vite me rradhë. •Zyrtarët kanë paralajmëruar se minat tokësore mund të jenë zhvendosur dhe mund të kërcënojnë vijën bregdetare të Ukrainës. • Një zyrtar i mbështetur nga Kremlini në rajonin e Zaporizhzhia tha për mediat shtetërore ruse se ka lufta të ashpra në frontin jugor të Ukrainës, mes pyetjeve nëse një ofensivë ukrainase është duke u zhvilluar atje. •Presidenti ukrainas ka konfirmuar se kundërofensiva ka filluar dhe forcat ukrainase në Bakhmut kanë njoftuar se fituan 1.4 km terren. Ndërkohë një paralajmërim ka ardhur nga presidenti i SHBA-së Joe Biden për hologun e tij rus Vladimir Putin, se do ketë pasoja nëse do prekë vendet e tjera demokratike.

9 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Kundërofensiva/ Ushtria e Ukrainës rifiton deri në 1.4 km terren pranë Bakhmut

Shkatërrimi i digës/ OKB: Ukraina në krizë humanitare! Rusia
Bakhmut

UKRAINË- Forcat ukrainase thonë se kanë avancuar deri në 1.4 km në disa seksione të vijës së frontit pranë Bakhmut gjatë ditës së kaluar, shkruajnë mediat e huaja.

"Ne po përpiqemi... të kryejmë sulme kundër armikut, po kundërsulmojmë. Ne kemi arritur të përparojmë deri në 1400 metra në seksione të ndryshme të frontit," tha Serhiy Cherevati, zëdhënës i komandës ushtarake lindore.

Ndër të tjera Cherevati tha se forcat e Moskës filluan një kundërsulm, i cili dështoi duke sjellë viktima dhe dëmtime të pajisjeve ushtarake.

1 VITE ME PARE

LUFTA/ Kancelari Scholz: Shumë shpejt mund të komunikoj me presidentin Putin

Shkatërrimi i digës/ OKB: Ukraina në krizë humanitare! Rusia
Scholz

GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz ka theksuar se shumë shpejt mund të zhvillojë një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin.

'Unë planifikoj të flas përsëri me të së shpejti,” -është shprehur Scholz duke folur në Kongresin e 38-të të Protestantizmit Gjerman.

Kancelari gjerman kishte përshkruar më herët parimet e qëndrimit të Berlinit ndaj luftës në Ukrainë , duke vënë në dukje se përshkallëzimi i armiqësive duhet të parandalohet.

1 VITE ME PARE

Biden paralajmëron Putin: Po prekët demokacitë e tjera, do keni punë me ne

Shkatërrimi i digës/ OKB: Ukraina në krizë humanitare! Rusia
Joe Biden dhe Vladimir Putin

SHBA- Presidenti i SHBA-ve Joe Biden ka paralajmëruar Vladimir Putin në lidhje me agresionin rus. "Kërcënimi" i Biden vjen përpara takimit të tyre të parë në Gjenevë javën e ardhshme. 

“Ne nuk kërkojmë konflikt me Rusinë. Ne duam një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të parashikueshme me të. Por unë kam qenë i qartë: Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen në mënyrë të fortë dhe të kuptimtë kur qeveria ruse të angazhohet në aktivitete dëmtuese. Ne e kemi dëshmuar me fakte një gjë të tillë. Do t`ia bëjmë të qartë palës tjetër se ka pasoja për dhunimin e sovranitetit të demokracisë në Shtetet e Bashkuara, Europë e gjetkë”,- tha Biden.

Samiti i Bidenit dhe Putinit në 16 qershor pritet të jetë i tensionuar, me dy liderët që janë përplasur tashmë në distancë për çështje të ndryshme duke nisur nga ndërhyrja e supozuar ruse në zgjedhjet amerikane, siguria kibernatike, Ukraina e sanksionet amerikane.

1 VITE ME PARE

Sulmi i digës/ Mbretëria e Bashkuar miraton 16 milionë paund ndihmë humanitare për Ukrainën

Shkatërrimi i digës/ OKB: Ukraina në krizë humanitare! Rusia
përmbytjet

UKRAINË- Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar një ndihmë humanitare prej 16 milionë paund për Ukrainën në mes të pasojave të përmbytjeve të shkaktuara nga shkatërrimi i digës së Kakhovës, shkruajnë mediat e huaja. 

Lëvizja e Kryqit të Kuq do të marrë 10 milion paund, ndërsa Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Njerëzore (OCHA) do t’i jepen 5 milion paund dhe Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) 1 milion paund.

Fondet shtesë janë si shtesë e një zotimi prej 220 milion paund të shpallur vitin e kaluar.

1 VITE ME PARE

Shkatërrimi i digës, OKB: Ukraina po përballet me krizë humanitare

Shkatërrimi i digës/ OKB: Ukraina në krizë humanitare! Rusia
Martin Griffiths

UKRAINË- Zyrtari i lartë i OKB-së, Martin Griffiths, pas shkatërimit të digës ka paralajmëruar se Ukraina po përballet me një situatë humanitare “shumë më të keqe” se më parë, shkruajnë mediat e huaja.

Griffiths tha se 700,000 njerëz kanë nevojë për ujë të pijshëm dhe përmbytja e tokave bujqësore do të shkaktojë një “kaskadë problemesh”, duke përfshirë eksportet më të ulëta të drithërave, çmimet më të larta të ushqimeve në mbarë botën dhe miliona njerëz në nevojë do të vuajnë nga uria.

Në të gjithë zonat e Khersonit të kontrolluara nga Ukraina, gati 40 fshatra dhe qytete janë prekur rëndë nga përmbytjet me më shumë se 3,620 shtëpi të regjistruara si të dëmtuara deri më tani, tha OCHA, në raportin e saj të fundit të situatës të publikuar vonë të premten pasdite.

1 VITE ME PARE

Rusia nis sulme të reja në Ukrainë, Zelenskyy: Beteja e vështirë

Shkatërrimi i digës/ OKB: Ukraina në krizë humanitare! Rusia
Zelenskyy

UKRAINË- Pasi Rusia nisi një valë të re sulmesh me raketa dhe dronë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy foli për “beteja veçanërisht të vështira”. Mediat e huaja raportojnë se shqetësimet po rriten gjithashtu për sigurinë në jug të vendit, pas përmbytjeve nga shpërthimi i digës.

Zelenskyy u takua me komandën e lartë të Ukrainës për të diskutuar veprimet mbrojtëse, veprimet sulmuese dhe përfitimet në vijat e frontit.

 “Ne po përqendrojmë vëmendjen tonë në të gjitha drejtimet ku nevojiten veprimet tona dhe ku armiku mund të pësojë disfata”, tha ai.

1 VITE ME PARE

Ukraina në kundërofensivë?

Shkatërrimi i digës/ OKB: Ukraina në krizë humanitare! Rusia
Ushtaret

UKRAINË- Pas publikimeve të ndryshme për fillimin me gjasë të kundërofensivës ukrainase, kreu i shtetit ukrainas, Volodymyr Zelensky ka bërë fjalë për "beteja veçanërisht të vështira". Ai falënderoi të gjithë ushtarët që marrin pjesë aty dhe i lëvdoi ata për "heroizmin". "Ne e fokusojmë vëmendjen tonë në të gjitha drejtimet, ku kërkohet veprimi ynë dhe ku armiku të pësojë dështim", tha presidenti ukrainas në një fjalim me video.

Pak orë më parë ishte presidenti rus, Vladimir Putin që kishte pohuar, se kundërofensiva e shumëpritur e Ukrainës ka filluar, në një intervistë të publikuar në Telegram me një televizion shtetëror rus. Ka prej disa ditësh "luftime intensive", ishte shprehur Putin dhe se ukrainasit në asnjë nga segmentet e frontit nuk i kanë arritur qëllimet e tyre. Të gjitha këto të dhëna nuk mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur. Lidershipi në Kiev aktualisht shprehet i rezervuar.

Së fundmi ka qenë disa ekspertë ushtarakë perëndimorë që kanë hamendësuar, se ofensiva e ushtrisë ukrainase është në veprim e sipër. Instituti Amerikan, Institute for the Study of War ka bërë të ditur, se ka disa tregues për këtë. Edhe "New York Times" duke iu referuar tre përfaqësuesve të lartë amerikanë ka pohuar, se kundërofensiva ka filluar ndërkohë. Televizioni NBC News duke iu referuar ushtarakëve amerikanë, pa përmendur emrat, ka konfirmuar se ofensiva ka filluar. Por ushtria ukrainase nuk i pranoi këto njoftime. "Ne nuk kemi informacione të tilla", tha një zëdhënës i shtabit të përgjithshëm ukrainas dhe nuk pozicionohemi ndaj burimeve anonime.

Rezervuari i Zaporishjas në fokus

Sipas të dhënave të Agjencisë Ndërkombëtare Atomike, IAEA rezervuari që përdoret për ftohjen e centralit atomik, Zaporishja ndodhet në kushte jo të mira. Pas shpërthimit të digës në Dnjipro, vëmendja është fokusuar tek rezervuari. Sipas IAEA presioni mbi digën përreth rezervuarit rritet së brendshmi për shkak se ka rënë ndjeshëm niveli i jashtëm i ujërave në lum, u shpreh IAEA në Vjenë. Ky autoritet që ka stacionuar vëzhgues në zonën e centralit të pushtuar nga rusët, po e vëzhgon me kujdes gjendjen, është shprehur kreu i Agjencisë Rafael Grossi. Centrali atomik nuk është në rrezik akut, por shkatërrimi i digës së Kahovkas dhe rritja e aktiviteteve ushtarake po sjellin "vështirësi të reja të mëdha", ka thënë Grossi.

Marrë nga DW

1 VITE ME PARE

‘Dua të kthehem në Rusi para ditëlindjes sime të 75-të’, violonçelisti ruso-armen i dëbuar për 50 vjet

Shkatërrimi i digës/ OKB: Ukraina në krizë humanitare! Rusia
Gago Makichyan

RUSI- Violonçelisti rus, Gago Makichyan, i cili ka prejardhje armene i është shmangur plotësisht aktivitetit politik edhe pas pushtimit rus të Ukrainës. Kjo bëri që të ketë dallim të madh me vëllain e tij, i cili është njëherësh edhe muzikant, Arshak Makichyan. Arshak njihet si një aktivist politik dhe aktivist për mbrojtjen e mjedisit nga ngrohja globale. Ai ka protestuar, gjithashtu, publikisht kundër pushtimit të Ukrainës nga shteti rus i udhëhequr nga Vlladimir Putin.

“Unë e mbështes punën e aktivistëve, por aktiviteti thjesht nuk është për mua... Unë e kuptoj vendimin e Arshakut që të zgjedhë rrugën e aktivizimit dhe të lërë pas karrierën muzikore. Unë e kuptoj se sa e vështirë ka qenë për të që ta marrë këtë vendim”, tha Gago në një intervistë për Shërbimin rus të Radios Evropa e Lirë.

Ky dallim mes vëllezërve nuk është që ka shumë rëndësi për autoritetet ruse, pasi që të dy vëllezërve dhe babait të tyre u janë konfiskuar pasaportat ruse dhe janë përjashtuar nga vendi për 50 vjet, pasi u konsideruan si kërcënim ndaj sigurisë kombëtare ruse.

Përjashtimi dhe humbja e nënshtetësisë ruse, ku vëllezërit pohojnë se erdhi si pasojë e aktivitetit të Arshak Makichyanit, i la këta “pa shtet” duke i detyruar të krijojnë një jetë të re në mërgim.

“Unë nuk kam besuar deri në fund se do të kërkohej nga ne që të largohemi nga vendi. Unë pata planifikuar të jetoj në Rusi edhe pas statusit të dhënë ‘pa shtet’. Unë kam lindur në Moskë dhe jam i martuar me një shtetase rus. Unë asnjëherë nuk kam marrë pjesë në aktivitete kundër vendit. Unë jam shumë i sigurt se nuk ka asnjë arsye paraprake për të më larguar mua nga Rusia”, i tha Gago Shërbimit rus të Radios Evropa e Lirë.

Makichyans e kundërshtuan por pa sukses anulimin e nënshtetësisë së tyre, të cilën gjykata e bazoi në falsifikimin e supozuar të dokumenteve të nënshtetësisë më shumë se 15 vjet më parë.

Muzikanti 25-vjeçar dhe babai i tij, në muajin shkurt u detyruan të largohen nga Rusia pas dëbimit për 50 vjet, pasi Shërbimi Federal i Sigurisë kishte vendosur se ata janë kërcënim ndaj sigurisë kombëtare ruse, sipas dokumenteve të shikuara nga Radio Evropa e Lirë.

“Me siguri ne jemi dëbuar nga Rusia për shkak të aktivitetit të vëllait tim—nuk shoh tjetër shpjegim për këtë situatë”, tha Gago.

Aktivisti 29-vjeçar, Arshak Makichyan, punon së bashku me lëvizjen ndërkombëtare Fridays for Future, e themeluar nga aktivistja suedeze, Greta Thunberg. Ai ishte arrestuar disa herë në Rusi për organizime mjedisore të paligjshme dhe që filloi të protestonte hapur kundër luftës në Ukrainë menjëherë pas pushtimit të plotë në shkurt të vitit 2022.

Ishte tetori i vitit 2022, pasi Arshak la Rusinë për Gjermaninë, gjykata në vendin e tij ia largoi nënshtetësinë atij dhe vëllait e babait të tij.

“Unë jam ruso-armen dhe nuk jam fashist, prandaj ata janë duke ma larguar nënshtetësinë ruse. Le të luftojmë së bashku për një vend që do të jetë për të gjithë ne, jo vetëm për vrasësit që janë të etur për gjak e që duhet të jenë në burgje,” shkroi Arshak në rrjetin social Facebook.

Po të njëjtën ditë në shkurt, zyrtarët e Shërbimit të Sigurisë ndaluan babanë dhe Gagon në Moskë dhe i informuan ata se e kishin të ndaluar qëndrimin në Rusi për 50 vjet, sipas Gagos, një i diplomuar në Konservatorin Shtetëror të Moskës.
“Më është kërkuar në mënyrë të sjellshme të largohem nga Rusia menjëherë. Unë e shfrytëzova këtë mundësi dhe e lashë vendin po të njëjtën ditë”, tha Gago për Shërbimin rus të Radios Evropa e Lirë.

Një video për Arshakun u postua më vonë në një kanal propagandistik të Kremlinit në Telegram, duke bërë të ditur se shërbimet ruse të sigurisë kishin nën vëzhgim dasmën e Gagos në Moskë një muaj më parë. Ky informacion e forcoi rastin se Mkichyanët ishin në shënjestër për shkak të aktivitetit politik të Arshakut dhe jo për parregullsi të supozuara në pasaportë më shumë se dhjetë vjet më parë.

“Me sa duket ata kishin organizuar përgjim ndaj meje”, tha Gago. "E kuptova kur e pashë. Kishte pamje nga dasma ime që u zhvillua në janar të këtij viti – që ishte shumë modeste, pa të ftuar".

Gago Makichyan, një violonçelist që nga mosha 6-vjeçare, pohon se planet e tij për projekte solo – duke përfshirë publikimin e një albumi – u pezulluan prej kur ai u dëbua nga Rusia.

Ai në një postim në Facebook nga java e kaluar tha se pasi u dëbua, udhëtoi menjëherë për në Armeni, ku arriti të merrte një pasaportë udhëtimi që do t'i lejonte të vendosej në Berlin, si dhe një vizë humanitare për në Gjermani.

I pyetur nëse raporti i tij me vëllain kishte ndryshuar që nga largimi i detyruar, Gago tha se më parë ata të dy “shpesh nuk kishin kohë të mjaftueshme për njëri-tjetrin”.

"Por, ne kemi një raport të ngushtë, gjithmonë e kemi mbështetur njëri-tjetrin. Tani pas migrimit dhe gjithçka që përjetuam, jemi afruar edhe më shumë me njëri-tjetrin", tha ai.

Gago i tha Shërbimit rus të Radios Evropa e Lirë, se ai nuk kishte urrejtje ndaj kombit që e kishte deportuar dhe që ia ka ndaluar të kthehej për pesëdhjetë vjet në Rusi.

“Nuk ishte Rusia ajo që më trajtoi kështu, por vetëm një strukturë e vogël e sistemit shtetëror... Unë u shënjestrova, por kjo nuk do të thotë se tani do të kem një qëndrim të keq ndaj Rusisë”, tha ai.

"Dua të kthehem atje sa më shpejt që të kem mundësi. Shpresoj që të kthehem para ditëlindjes sime të 75-të", shtoi ai.

Marrë nga REL

1 VITE ME PARE

Vazhdojnë sulmet në Ukrainë, dronët rusë vrasin tre civilë në Odesa

Shkatërrimi i digës/ OKB: Ukraina në krizë humanitare! Rusia
Odesa

UKRAINË- Tre civilë u vranë gjatë një sulmi rus me dronë në qytetin Odesa të Detit të Zi në orët e para të së shtunës pasi pjesë të dronit ranë në një bllok apartamentesh duke shkaktuar zjarr, tha ushtria ukrainase. Mbrojtja ajrore në rajonin e Odesa rrëzoi tetë dronë "Shahed" dhe dy raketa në serinë e fundit të sulmeve ruse me dronë në javët e fundit, tha një zëdhënës i komandës ushtarake jugore.

“Si rezultat i përplasjes ajrore, pjesët e njërit prej dronëve ranë në një apartament shumëkatësh, duke shkaktuar një zjarr”, tha në një deklaratë zyrtarja ushtarake, Natalia Humeniuk.

Shërbimet e urgjencës thanë se 27 persona, përfshirë tre fëmijë, u plagosën, por se zjarri u shua shpejt dhe 12 persona u shpëtuan nga ndërtesa.

Marrë nga REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Situatë alarmante në Vlorë! Rrjedha e ujit merr para një qytetare

Situatë alarmante në Vlorë! Rrjedha e ujit merr para një qytetare

Berisha: Unë do të jem i pranishëm edhe njëherë në krah të çdo protestuesi

Mesazhet në telefonin e Bardhit/ Berisha: Fabrikim i nisur nga SPAK dhe zyrat e Ramës!

Refuzimi i komisionit ‘Xhafaj’ nga institucionet e drejtësisë/ Berisha: Luftë klanesh

Berisha: SPAKU i partisë është shndërruar në instrumentin më të shëmtuar të narkoshtetit shqiptar

"Qëllimet tona janë qëllimet demokratike"/ Berisha: Beteja jonë gjer në krijimin e qeverisë teknike

21 janari u ndërtua mbi një mashtrim/ Berisha:7 tetori, dita për të hapur dyert e zgjedhjeve të lira

Protesta e 7 tetorit/ Berisha drejtuar policisë: Mjerë ai që provokon qytetarët dhe zemërimin e tyre

Qeveria teknike/ Berisha: Ne jemi të bindur se Rama nuk e do këtë, por ne nuk do heqim kurrë dorë

Berisha: Të bashkohemi në Tiranë në marshimin tonë për qeveri teknike, zgjedhje të lira

Protesta e 7 tetorit/ Berisha: Të gjithë marshim në Tiranë për të drejtat tona më themelore

Deputetët e opozitës sjellin manekinë me fotot e Olsi Ramës dhe Geron Xhafës të veshur si të burgos

Manekinë me foto e vëllezërit Rama dhe Xhafaj të veshur si të burgosur, Noka u vendos flakën

Gjithçka me votat e mazhorancës, mbyllet seanca plenare në Kuvend brenda pak minutave

Opozita u la jashtë!71deputetë të pranishëm në Kuvend, mazhoranca voton dy projektligje në rend dite

“Nuk meritojnë të trajtohen në atë mënyrë”/ Spiropali shpreh mirënjohje për Gardën

Salla gjysëm e boshatisur, nis seanca plenare në Kuvend

U godit me këmbën e karriges, Spiropali: Më ruajti fati dhe paaftësia e goditësit

Deputeti socialist shfrenon gojën: Nuk ka bir kurve të më ndalojë mua

Peleshi futet në Kuvend, Noka dhe Bardhi: Keni shpallur armik opozitën!

"Mos më prek me dorë!' Përplasje fizike mes Gardës dhe deputetëve të PD-së para Kuvendit

“Tmerr ka Rama nga opozita", dyert e Kuvendit me zinxhirë, Noka: Bunkerizohet parlamenti

Garda bllokon hyrjen, deputetët e PD-së mblidhen përballë tyre, Toni Gogu pret në radhë

Rama në takimin me kandidatë e rinj për deputetë: Bora u bë e famshme se u bë meme si fillim

Djegia e karrigeve nga opozita dhe kaosi në Kuvend, Rama: Shenjë revolte kundër një vendimi gjykate

Kaosi në Kuvend, momenti kur gardisti shpëton Spiropalin nga sendet e hedhura drejt saj

Bardhi godet Spiropalit me këmbën e karriges, punonjësi i gardës i del në mbrojtje

"Zjarri opozitar do të duhet të nisë sot", Sula: Rama dhe Xhafaj kanë bërë hakmarrje primitive

"Ka shitur Shqipërinë "/ Çupi: Nuk ka asnjë lloj normaliteti me Edi Ramën

Gjekmarkaj: Në 7 tetor do të jemi në rrugët e Tiranës për të mbrojtur demokracinë!

"Sa herë të ketë parlament e njëjta panoramë do të jetë", Noka: Pa qeveri teknike, nuk ka qetësi

Çfarë ndodhi në sallën e Kuvendit, përplasja fizike mes Flamur Nokës dhe Petro Koçit

Kaosi në Kuvend, Spiropali ndërpret seancën plenare

Spiropali lexon vendimin për Salianjin, deputetët e PD-së hedhin sende drejt kryetares së Kuvendit

Nis seanca plenare, deputetët e opozitës mblidhen te foltorja

Rikthehet kaosi në Kuvend, mbyllet seanca plenare

Deputetët e PD-së djegin karriget e tyre jashtë Kuvendit: Edi Rama ka djegur shtetin

Seanca nis me përplasje dhe tension, deputetët e PD-së nxjerrin karriget jashtë Kuvendit

Berisha fton qytetarët në mosbindje civile:7tetor në ora6,Tirana do jetë vrima e miut e qeveritarëve

Berisha: Beteja më 7 tetor është beteja e jetës sonë! Do jetë dita e drejtësisë, e triumfit

Kryesia e PD-së ndryshon datën e protestës, miraton datën 7 tetor: Mospajtimi me të keqen

Berisha: Më 6 tetor, çdo opozitar, çdo shqiptar të largojë flamujt partiakë!

Berisha: Shqiptarët sot kanë kundër tyre qeverinë, presidentin, drejtësinë, narkoshtetin

Berisha: E vërteta është se me burgosjen e Salianjit, Rama nisi fushatën e terrorit ndaj opozitës

Berisha: Ervin Salianji u burgos sepse guxoi të bëjë detyrën e tij!

Cili do të jetë drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit pas burgosjes së Salianji?Përgjigjet Berisha

Berisha: Deputetët e opozitës do të jenë në udhëheqje të mosbindjes civile edhe në parlament

Berisha: Salianji u tregoi shqiptarëve se vëllezërit Xhafa vazhdonin trafikun e drogës

Salianji mbërrin në burgun e Fierit, deputeti i PD-së: Do të jemi pranë tij

"Shqipëria me burgje politike"/ Berisha: Të bashkohemi në betejën për qeverinë teknike