LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Ukrainë/ Putin viziton zonat e pushtuara në Kherson, ish-gjenerali i ushtrisë amerikane: Forcat ruse s'kanë organizim

•Zhvillime të reja nga lufta në Ukrainë në ditën e 419. • Presidenti rus Vladimir Putin ka vizituar territoret e pushtuara të rajonit ukrainas Kherson dhe Luhansk lindor. •Putin mori pjesë në një takim të komandës ushtarake në rajonin Kherson për të dëgjuar raporte nga komandantët dhe për të folur me oficerë të tjerë të lartë mbi situatën në rajonet Kherson. • Rustyam Abushayev, kryebashkiaku i zonës Primorsky Krai, i kërkuar për akuza mashtrimi ka pohuar se i është bashkuar trupave ruse që luftojnë në Ukrainë. •Në ditë e Pashkë Ortodokse 130 të burgosur lufte ukrainas janë liruar dhe janë kthyer në shtëpi.•Forcat ukrainase dhe ruse kanë shkëmbyer të burgosurit me Rusinë, muajt e fundit. •Presidenti i Zvicrës, Alain Berset tha se vendit nuk mund t'i kërkohet të shkelë ligjet, teksa diskutonte nëse armët zviceriane mund të rieksportohen në Ukrainë. •Rusia ka hapur një tjetër çështje penale ndaj liderit të opozitës dhe njëkohësisht kritikut të presidentit rus Vladimir Putin, Alexei Navalny. •Lajmi u njoftua nga zëdhënësja e tij duke denoncuar se është një provokim nga autoritetet e burgut. Dyshohet se shkak këtë herë janë bërë akuzat ndaj Putinit për helmim. •Navalny aktualisht ndodhet në burg, pasi është dënuar me 9 vite heqje lirie. •Gazetari i 'Wall Street Journal', Evan Gershkovich i cili është vënë në pranga nga autoritetet në Moskë me akuzën për spiunazh ka dalë sot para gjykatës për seancën e tij të apelit kundër paraburgimit. •Por Gjykata ruse ka refuzuar ankesën e tij duke e lënë në burg.  

14 artikuj për këtë temë.

11 MUAJ ME PARE

“Vajza e Donbasit”, kush është 37-vjeçarja që përhap propagandën ruse në rrjete sociale

Ukrainë/ Putin viziton zonat e pushtuara në Kherson, ish-gjenerali i
Donbas Girl

UKRAINË- Për ndjekësit e saj, personi që qëndron pas llogarisë së mediave sociale të quajtur "Donbas Devushka", ose 'Vajza Donbas' është një grua ruse nga qyteti i pushtuar i Luhansk.

Ajo ka përhapur në mënyrë aktive dezinformata rreth luftës në Ukrainë që nga fillimi i saj në shkurt 2022. Por në realitet, personi që qëndron pas llogarisë pro-Kremlinit doli të ishte një grua 37-vjeçare amerikane e quajtur Sarah Bils, shkruajnë mediat e huaja. 

Bils është një ish -nënoficer i marinës amerikane, i cili së fundmi u lirua nga detyra aktive dhe me qendër në shtetin e Uashingtonit. Ajo u ekspozua për herë të parë nga aktivistët pro-ukrainas të inteligjencës me burim të hapur të njohur si NAFO.

Sarah Bils krijoi një ndjekës në rrjetet sociale me më shumë se 135,000 njerëz në Twitter, Telegram dhe YouTube. Ajo mblodhi para për kauzën ruse dhe u tall me vdekjen e ushtarëve ukrainas në llogaritë e saj. Në rrjetet sociale, Donbass Devushka postoi foto të saj, duke pretenduar se quhej Mila Medvedev dhe foli me një theks të detyruar rus gjatë podkasteve të saj. 

11 MUAJ ME PARE

Presidenti zvicerian: Nuk mund të na kërkohet të shkelim ligjet tona duke dërguar armë në Ukrainë

Ukrainë/ Putin viziton zonat e pushtuara në Kherson, ish-gjenerali i
Alain Berset

ZVICËR- Presidenti i Zvicrës, Alain Berset tha se vendit nuk mund t'i kërkohet të shkelë ligjet, teksa diskutonte nëse armët zviceriane mund të rieksportohen në Ukrainë. Berset trajtoi çështjen e neutralitetit në një konferencë të përbashkët shtypi në Berlin me kancelarin gjerman Olaf Scholz, shkruajnë mediat e huaja. 

Zvicra ka qenë një vend neutral që nga viti 1815, me kornizën e saj ligjore që siguron që ajo të mos dërgojë armë drejtpërdrejt ose tërthorazi në shtetet ndërluftuese. 

Që nga fillimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës, vendi është përballur me presion në rritje nga fqinjët e tij evropianë për të miratuar rieksportin e armëve në Ukrainë.

11 MUAJ ME PARE

Drejtësia ruse hap një tjetër çështje penale ndaj liderit të opozitës, Alexei Navalny

Ukrainë/ Putin viziton zonat e pushtuara në Kherson, ish-gjenerali i
Alexei Navanly

RUSI- Rusia ka hapur një tjetër çështje penale ndaj liderit të opozitës dhe njëkohësisht kritikut të presidentit rus Vladimir Putin, Alexei Navalny. Lajmi u njoftua nga zëdhënësja e tij duke denoncuar se është një provokim nga autoritetet e burgut. Dyshohet se shkak këtë herë janë bërë akuzat ndaj Putinit për helmim. Navalny aktualisht ndodhet në burg, pasi është dënuar me 9 vite heqje lirie, shkruajnë mediat e huaja. 

Një çështje e re penale është hapur kundër Alexei Navalny,” shkroi Kira Iarmych në Twitter. 

Mbështetësit e tij i shohin akuzat si një dënim për sfidën ndaj Vladimir Putin. Pak ditë më parë zëdhënësja e tij hodhi dyshimet se ai mund të jetë helmuar pas disa probleme shëndetësore që shfaqi.

11 MUAJ ME PARE

Kundërshtuan burgosjen e liderit të opozitës, Moska thërret ambasadorët amerikanë, britanikë dhe kanadezë

Ukrainë/ Putin viziton zonat e pushtuara në Kherson, ish-gjenerali i
Kremlini

RUSI- Ministria e Jashtme ruse thirri sot ambasadorët e SHBA-së, Britanisë dhe Kanadasë për të dënuar ndërhyrjen e tyre në punët e brendshme të Rusisë. Të tre vendet dënuan dje Rusinë për burgosjen e liderit të opozitës Vladimir Kara-Murza për 25 vjet.

Ndërsa kërkuan edhe lirimin e gazetarit të burgosur amerikan Evan Gerskovich, i cili akuzohet për spiunazh. Dje, një gjykatë në Moskë e dënoi Kara-Murza, i cili mban pasaporta ruse dhe britanike, me 25 vjet burg pasi e shpalli fajtor për tradhti në një gjyq që ai dhe Perëndimi thanë se ishte i motivuar politikisht. Ky është dënimi më i rëndë i këtij lloji që kur Rusia pushtoi Ukrainën. Nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga tre ambasadat.

11 MUAJ ME PARE

'Nuk e dija'/ Musk: Qeveria amerikane kishte akses të plotë në të dhënat e përdoruesve në Twitter

Ukrainë/ Putin viziton zonat e pushtuara në Kherson, ish-gjenerali i
Elon Musk

SHBA- Shefi ekzekutiv i 'Twitter', Elon Musk ka pohuar se qeveria amerikane kishte qasje të plotë në të dhënat e përdoruesve të platformës së mediave sociale, duke përfshirë mesazhet e drejtpërdrejta private (DM). Në një intervistë me prezantuesin e Fox News, Musk tha se ishte i tronditur kur mësoi për aftësinë e qeverisë për të lexuar mesazhet e drejtpërdrejta të përdoruesve në platformën e tij, shkruajnë mediat e huaja. 

Shkalla në të cilën agjencitë qeveritare kishin në mënyrë efektive akses të plotë në gjithçka që po ndodhte në Twitter, më shpërtheu mendjen. Unë nuk kam qenë në dijeni për këtë,” tha ai. 

Kur u pyet nga Carlson nëse aksesi i plotë përfshinte "DM-të e njerëzve", Musk u përgjigj "Po". Musk bleu Twitter tetorin e kaluar në një marrëveshje të profilit të lartë 44 miliardë dollarë pas muajsh negociatash.

11 MUAJ ME PARE

Akuzohet për spiunazh/ Gazetari amerikan lihet në burg nga Gjykata në Moskë, shfaqet i buzëqeshur gjatë seancës

Ukrainë/ Putin viziton zonat e pushtuara në Kherson, ish-gjenerali i
Evan Gershkovich

RUSI- Gazetari i 'Wall Street Journal', Evan Gershkovich i cili është vënë në pranga nga autoritetet në Moskë me akuzën për spiunazh ka dalë sot para gjykatës për seancën e tij të apelit kundër paraburgimit. Por Gjykata ruse ka refuzuar ankesën e tij duke e lënë në burg. 

Gazetari është shfaqur për herë të parë në sallën e gjyqit ku shihet i buzëqeshur. Ai do të mbahet në burgun famëkeq Lefortovo të ish-KGB-së në Moskë, me akuzën për spiunazh. 

Ukrainë/ Putin viziton zonat e pushtuara në Kherson, ish-gjenerali i
Gazetari Evan Gershkovich

Arrestimi i Evan Gershkovich 

Gazetari Evan Gershkovich u arrestua në fund të marsit në Yekaterinburg për një rast spiunazhi. FSB pretendon se ai dyshohet se ka mbledhur informacione sekrete për një nga ndërmarrjet e kompleksit ushtarak-industrial rus. Para arrestimit, Gershkovich udhëtoi për në Nizhny Tagil, ku ndodhet uzina e mbrojtjes Uralvagonzavod. Iniciativa për arrestimin e Gershkovich erdhi nga zyrtarë të lartë të shërbimeve të inteligjencës ruse, Megjithatë, gazetarët e agjencisë janë të bindur se vendimi përfundimtar për arrestimin e gazetarit të Wall Street Journal është marrë personalisht nga presidenti rus Vladimir Putin.

11 MUAJ ME PARE

Ish-Gjenerali i ushtrisë amerikane: Forcat ruse nuk kanë organizim

Ukrainë/ Putin viziton zonat e pushtuara në Kherson, ish-gjenerali i
Foto ilustruese

Gjenerali i pensionuar i ushtrisë amerikane, David Petraeus, pret që ofensiva që po përgatisin ukrainasit për fund të pranverës ose fillim të verës, të jetë “shkatërruese” për ushtrinë ruse, sidomos në disa zona. Duke folur në një intervistë për Shërbimin gjeorgjian të Radios Evropa e Lirë, ai thotë se njësitet ukrainase po stërviten në Gjermani, Poloni, Mbretëri të Bashkuar dhe gjetkë, dhe do të aftësohen për operacione të kombinuara në fushëbetejë.

Sipas tij, rusët, thjesht, “i hedhin ushtarët, nuk kanë koherencë, nuk kanë organizim”.

Ushtria ruse “nuk është një organizatë që mëson, ajo nuk i pranon paraprakisht mangësitë”, thotë Petraeus, i cili ka shërbyer si komandant i forcave amerikane në Irak dhe Afganistan dhe si drejtor i CIA-s.

Radio Evropa e Lirë: Në cilën pikë gjendet lufta në Ukrainë?

David Petraeus: Jemi në pritje të ofensivës së Ukrainës – në fund të pranverës ose fillim të verës – e cila do të përfshijë tanke perëndimore dhe njësite të trajnuara, që do t’i mundësojnë Ukrainës, për herë të parë, të realizojë operacione të kombinuara. E kam fjalën për përdorimin e tankeve së bashku me këmbësorinë. Forca të reja ukrainase janë duke u trajnuar dhe pajisur në Gjermani, Poloni, Mbretëri të Bashkuar.

Radio Evropa e Lirë: Cili do të jetë rezultati përfundimtar i kundërofensivës ukrainase?

David Petraeus: Mendoj se do të jetë i dyfishtë. Së pari do të sigurohet që rusët të mos jenë në gjendje ta përforcojnë ose ta rifurnizojnë Krimenë përmes pjesës juglindore të Ukrainës – pra ta shkëpusin atë linjë tokësore të komunikimit – dhe, së dyti, do t’i shkatërrojnë forcat ruse në një zonë më të gjerë të Ukrainës jugore.

Radio Evropa e Lirë: Më lejoni t’ju pyes konkretisht për Bahmutin – gjenerali amerikan, Mark Milley, ka thënë se ukrainasit e kanë kthyer atë në një thertore për rusët. A mund të ketë qenë ky plani ukrainas gjatë gjithë kohës?

David Petraeus: Nuk e di nëse ka qenë gjatë gjithë kohës, por me kalimin e kohës është bërë e qartë. Në fillim, besoj se edhe ukrainasit kanë vlerësuar se Bahmuti nuk ka rëndësi gjeografike. Nuk është një qendër e madhe hekurudhore apo rrugore, siç janë disa vende të tjera. Por, më vonë, mendoj se kanë arritur ta shohin vlerën e mbrojtjes së një zone urbane kundër një force që ka qenë shumë joprofesionale. Humbjet kanë qenë marramendëse. Fitimet kanë qenë në rritje, por tepër të kushtueshme.

Gjithashtu, mendoj se me kalimin e kohës, presidenti [i Ukrainës, Volodymyr] Zelensky e ka kuptuar qartë nevojën për të mos i dhënë Rusisë asgjë që mund ta portretizojë si fitore.

Radio Evropa e Lirë: A është kjo arsyeja përse rusët këmbëngulin ende atje?

David Petraeus: Kur dërgoni ushtarë valë pas vale, ata nuk kanë alternativë. Ata [rusët] nuk kanë forca të trajnuara mirë, nuk kanë më forca të pajisura mirë, nuk kanë stërvitje kolektive të njësive, siç kanë forcat ukrainase.

Mendoj se është shumë e rëndësishme që vëzhguesit të kuptojnë se forcat ukrainase që do të udhëheqin ofensivën këtë pranverë dhe verë, nuk janë të angazhuara tani në vijën e frontit në Ukrainë. Ato po stërviten në Gjermani, Poloni, Mbretëri të Bashkuar dhe gjetkë. Dhe, me kalimin e kohës, do të arrihen kushtet për operacione të kombinuara. Rusët nuk e kanë bërë këtë. Ata, thjesht, i hedhin ushtarët, nuk kanë koherencë, nuk kanë organizim.

Radio Evropa e Lirë: Ju keni udhëhequr një pushtim… Nga perspektiva e pushtimit, cilat janë tri gabimet e mëdha që i ka bërë Rusia në këtë luftë?

David Petraeus: Në nivelin më të lartë, ata [rusët] i kanë nënvlerësuar plotësisht kapacitetet e Ukrainës. Ata nuk kanë arritur të krijojnë një fushatë të duhur dhe ta përgatisin forcën e tyre për ta realizuar atë fushatë. Përtej kësaj, nuk kanë pasur sisteme moderne komunikimi. Prandaj, gjeneralët janë vrarë vazhdimisht. Ata nuk i kanë trajnuar forcat e tyre. Ne e kemi ditur gjithmonë se atyre u mungon Korpusi i nënoficerëve profesionistë, që janë shtylla kurrizore e forcave tona në perëndim.

Radio Evropa e Lirë: Ekziston një besim se rusët gjithmonë fillojnë keq dhe më pas përmirësohen. Në tetor, ju keni thënë se realiteti me të cilin përballet [presidenti rus, Vladimir] Putin në fushën e betejës, është i pakthyeshëm. Gjashtë muaj më vonë – a ka ende shanse për Rusinë që të kthejë gjithçka, të mësojë dhe të përshtatet?

David Petraeus: Ushtria ruse nuk është një organizatë që mëson. Kur kam pasur privilegjin t’i komandoj forcat tona [amerikane] në Irak, në Afganistan dhe në Lindjen e Mesme, ne kemi vendosur të jemi një organizatë që mëson, kemi dalë me ide, strategji, taktika e kështu me radhë. Pra, duhet të ndërtoni një kulturë të të mësuarit. Kjo bëhet në shumicën e vendeve të NATO-s. Rusia, qartazi, nuk e ka bërë këtë. Ajo nuk është një organizatë që mëson. Ajo nuk i pranon paraprakisht mangësitë.

Unë, thjesht, nuk shoh se rusët mësojnë. Shoh ukrainasit që mësojnë, zhvillohen dhe bëhen gjithnjë e më të mirë. Dhe, kjo është arsyeja përse unë them se ata do të bëjnë atë që rusët nuk kanë arritur ta bëjnë: operacione të kombinuara.

Tani, ajo që duhet të theksoj është se Vladimir Putin ende nuk është i bindur se rusët nuk do të mund ta tejkalojnë Perëndimin. Ai ende mendon ashtu siç e thatë edhe ju, se rusët kanë pasur një fillim të tmerrshëm… Nazistët i kanë zmbrapsur, ushtria e Napoleonit i ka dëbuar, por në fund kanë fituar. Ai ende mendon se mund t’ia dalë me ukrainasit, evropianët dhe amerikanët në atë mënyrë si me ushtrinë e Napoleonit dhe nazistët. Ne duhet të sigurojmë që ukrainasit do t’ia dëshmojnë se ai e ka gabim.

Radio Evropa e Lirë: Në termat politikë, a mund të themi se Rusia po e humb këtë luftë?

David Petraeus: Lufta nuk ka përfunduar ende. Është në vazhdim e sipër. Ukraina ka shënuar disa fitore të jashtëzakonshme, por rusët ende kontrollojnë pothuajse 20% të territorit, kështu që kjo është ende në vazhdim. Kërkon mbështetje të vazhdueshme, vendosmëri të vazhdueshme, jo vetëm nga ana e ukrainasve, por edhe nga ana e atyre që po i ndihmojnë ata./REL

11 MUAJ ME PARE

Polonia dhe Ukraina rinisin bisedimet për transitin e drithërave

Ukrainë/ Putin viziton zonat e pushtuara në Kherson, ish-gjenerali i
Foto ilustruese

Ukraina do të tentojë të zhbllokojë eksportet e ushqimeve dhe drithërave përmes Polonisë, gjatë ditës së dytë të bisedimeve në Varshavë, pasi një ditë më parë disa shtete evropiane vendosën ndalesa ndaj produkteve të Kievit. Polonia, Hungaria dhe Sllovakia së fundi kanë vendosur ndalesa në importet e drithërave dhe produkteve ukrainase, me qëllim që të mbrojnë tregjet e tyre nga fluksi i furnizimeve më të lira.

Eksportet ukrainase përmes këtyre shteteve janë rritur për shkak të pushtimit rus, pasi Moska ka bllokuar disa nga portet e Ukrainës në Detin e Zi.

Vonesat e shkaktuara për shkak të dërgesave të ngadalta apo për shkak të mungesës së transportuesve, kanë rritur problemet, duke bërë që në Evropën Qendrore të ketë sasi të mëdha të drithërave ukrainase, që kanë çmime më të lira. Kjo gjë ka dëmtuar shitjet e fermerëve lokalë, gjë që ka shtuar presionin te qeveritë.

Partia në pushtet në Poloni, Ligj dhe Drejtësi përballet me zgjedhje gjatë këtij viti dhe llogaritë në mbështetjen e banorëve që jetojnë në zonat rurale.

Ukraina dhe Polonia nisën bisedimet të hënën pas ndalesës së Varshavës, që shkojë përtej ndalesave nga shtetet e tjera, duke ndaluar transitin e drithërave dhe ushqimeve ukrainase.

Ministri polak i Bujqësisë, Robert Telus, i tha radios publike PR1 të martën se bisedimet janë paraparë që të vazhdojnë.

“Ne po bisedojmë edhe me BE-në, por edhe me Ukrainën, për të gjetur një zgjidhje. Ne dëshirojmë që këto produkte të shkojnë në Evropë, por të shkojnë më thellë në Evropë”, tha Telus.

“Sot do të zhvillojmë bisedime. Këto zakonisht janë bisedime teknike që synojnë gjetjen e një zgjidhjeje që këto produkte të kalojnë transit në Evropë”, shtoi ai.

Në Hungari, zyrtarët po kontrollojnë në kufi dërgesat me drithërat ukrainase, duke lejuar hyrjen vetëm të dërgesave që kalojnë transit, raportoi agjencia e lajmeve MTI, që citoi Ministrinë e Bujqësisë. Hungaria dhe shtetet e tjera në Evropën Qendrore janë bashkuar për të gjetur një zgjidhje brenda BE-së për këtë çështje.

BE-ja ka kritikuar Poloninë, Hungarinë dhe Sllovakinë që kanë vendosur ndalesa individuale. Për këtë çështje, të dërguarit e BE-së pritet të bisedojnë më 19 prill. Ndalesat ndaj drithërave ukrainase vijnë në kohën kur marrëveshja eksportet e miliona tonë drithërave ukrainase, që transportohen përmes Detit të Zi, pritet të skadojë më 18 maj./REL

11 MUAJ ME PARE

REL: Ministrat e G7-s kritikojnë Rusinë dhe Kinën

Ukrainë/ Putin viziton zonat e pushtuara në Kherson, ish-gjenerali i
Foto ilustruese

Ministrat e Grupit të 7 shteteve më të industrializuara (G7) thanë se janë më të bashkuar se kurrë, teksa kritikuan presionin e shtuar të Kinës ndaj Tajvanit dhe kërcënimin e Rusisë se do të dislokojë armë bërthamore në Bjellorusi në kohën kur Moska po vazhdon luftën në Ukrainë.

“Fuqia e solidaritetit në mesin e ministrave të Jashtëm të G7-s është në një nivel që nuk është parë më parë,”- tha ministri i Jashtëm i Japonisë, Yoshimasa Hayashi, gjatë një konference për media pasi ishte nikoqir i takimit të G7-s në qytetin japonez Karuizava.

Shfaqja e solidaritetit vjen pasi gjatë këtij muaji presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se Bashkimi Evropian duket të ulë varësinë e tij nga Shteteve të Bashkuara dhe të jetë i kujdesshëm që të mos përfshihet në krizën e Tajvanit.

Pekini e sheh Tajvanin si territor kinez dhe nuk ka hequr dorë nga përdorimi i forcës për të marrë nën kontroll këtë ishull vetëqeverisës. Presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-wen, ka thënë se vetëm populli i këtij ishulli mund të vendosë për të ardhmen e tij.

Në deklaratën e G7-s u tha se në agjendën treditore të takimeve ka qenë ndërhyrja ushtarake ruse dhe frika për veprime të ngjashme nga Kina ndaj Tajvanit.

Grupi, që përbëhet nga Shtetet e Bashkuara, Japonia, Gjermania, Britania, Franca, Italia dhe Kanadaja, tha se kërcënimi i Rusisë për të vendosur armë bërthamore në Bjellorusi ishte “i papranueshëm”. G7 tha se “çdo përdorim i armëve kimike, biologjike apo bërthamore në Ukrainë do të përballet me pasoja shumë të rënda”.

Presidenti rus, Vladimir Putin, muajin e kaluar tha se Rusia do të vendosë në Bjellorusi armë bërthamore taktike sepse aleanca ushtarake e NATO-s po zgjerohet drejt kufijve të Rusisë. Kjo ishte hera e parë që kur ka përfunduar Lufta e Ftohtë tri dekada më parë që Rusia ka sugjeruar se do të vendosë forca bërthamore në një shtet tjetër, duke rritur tensionet me Perëndimin lidhur me Ukrainën.

Ministrat e G7-s po ashtu janë pajtuar se paqja dhe siguria në Ngushticën e Tajvanit janë kritike dhe kanë kundërshtuar militarizimin në Detin Jugor të Kinës. Ata i kanë bërë thirrje Pekinit që të veprojë si një anëtar i përgjegjshëm i komunitetit ndërkombëtar./REL

11 MUAJ ME PARE

U arrestua për spiunazh në Rusi, Evan Gershkovich apelon kundër vendimit

Ukrainë/ Putin viziton zonat e pushtuara në Kherson, ish-gjenerali i
Evan Gershkovich

RUSI- Gazetari i Wall Street Journal Evan Gershkovich, i cili akuzohet për spiunazh do të apelojë kundër arrestimit dhe ndalimit të tij në Moskë. Mediat e huaja raportojnë se një gjykatë ruse do të dëgjojë të martën një ankesë të paraqitur nga Gershkovich kundër vendimit për ta mbajtur atë në paraburgim në burgun Lefortovo ndërsa çështja është ende në hetim.

Muajin e kaluar, Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) tha se kishte arrestuar Gershkovich dhe kishte hapur një çështje spiunazhi kundër tij për mbledhjen e sekreteve shtetërore rreth kompleksit industrial ushtarak. Dokumentet e gjykatës nuk jepnin asgjë më shumë se detaje elementare rreth çështjes.

Uashingtoni dhe gazeta Wall Street Journal kanë mohuar se ai ishte i përfshirë në spiunazh.

11 MUAJ ME PARE

Kërkohet për mashtrim, kryebashkiaku i arratisur i bashkohet ushtrisë ruse: Dua të mbroj vendin dhe popullin tim

Ukrainë/ Putin viziton zonat e pushtuara në Kherson, ish-gjenerali i
Rustyam Abushayev

UKRAINË- Një kryebashkiak rus i kërkuar për akuza mashtrimi ka pohuar se i është bashkuar trupave ruse që luftojnë në Ukrainë. Mediat e huaja raportojnë se Rustyam Abushayev me anë të video ka njoftuar vendimin e tij për të marrë pjesë në luftë dhe të mbrojë popullin e tij.

“Vendimin për të ardhur këtu e kam marrë shumë kohë më parë, por veçanërisht ndjeva nevojën urgjente kur mora pjesë në ngjarjet për familjet e të mobilizuarve. Ky është atdheu ynë, populli ynë dhe unë dua të mbroj vendin dhe popullin tim. Nëse djemtë tanë nuk do të kishin mbrojtur interesat e atdheut tonë këtu, armiku do të kishte qenë shumë kohë më parë afër Smolensk, afër Moskës, dhe madje, ndoshta, në Vladivostok,"- u shpreh Abushayev.

Rustyam Abushayev, kryebashkiaku i zonës Primorsky Krai në Lindjen e Largët të Rusisë, ka qenë në listën federale të kërkimit të Kremlinit që nga muaji i kaluar për kryerjen e mashtrimit. Zyrtarët rusë kanë njoftuar se kryebashkiaku rus është ende në listën e kërkuar të Rusisë.

11 MUAJ ME PARE

Lufta në Ukrainë/ Putin viziton rajonin e pushtuar Kherson, takon komandantët: Të shkëmbejmë informacione (VIDEO)

Ukrainë/ Putin viziton zonat e pushtuara në Kherson, ish-gjenerali i
Vladimir Putin

UKRAINË- Presidenti Vladimir Putin ka vizituar pjesët e pushtuara të rajonit ukrainas Kherson, sipas Kremlinit. BBC raporton se Putin vizitoi gjithashtu selinë e Gardës Kombëtare në rajonin e Luhanskut, një pjesë tjetër e Ukrainës të cilën Moska e aneksoi vitin e kaluar.

Udhëheqësi rus mori pjesë në një takim të komandës ushtarake në rajonin Kherson për të dëgjuar raporte nga komandantët dhe për të folur me oficerë të tjerë të lartë mbi situatën në Kherson dhe Zaporizhzhia, të cilat Moska i ka shpallur pjesë të Rusisë.

"Është e rëndësishme për mua të dëgjoj mendimin tuaj se si po zhvillohet situata, të shkëmbejmë informacione",-u shpreh Putin.

Nëntorin e kaluar, trupat rusë u urdhëruan të tërhiqeshin nga qyteti Kherson dhe zonat përreth në jug të Ukrainës. Njoftimi shënoi një nga tërheqjet më të rëndësishme të Rusisë dhe një tjetër pengesë poshtëruese për Putin.

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni