LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

VIDEO/ Rrëzohet helikopteri i Presidentit iranian, 40 ekipe kërkimi në terren, ende asnjë gjurmë nga Ebrahim Raisi. Kush ishte tjetër në bord me të

• Një helikopter është rrëzuar pasditen e kësaj të diele në të cilin po udhëtonin presidenti i Iranit Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian. • Sipas raporteve të mediave vendase helikopteri - një nga tre që udhëtonte në një kolonë - bëri një "ulje të vështirë" pasi u gjend në vështirësi për shkak të mjegullës së rëndë që kishte përfshirë vendin. • 40 ekipe shpëtimi janë angazhuar në gjetjen e presidentit iranian, por deri më tani ende nuk asnjë gjurmë prej tij. • Ministri i Brendshëm Ahmad Vahidi tha se ekipet e shpëtimit po përpiqeshin të arrinin në vend por puna është vështirësuar për shkak të kushteve të këqija atmosferike. • Raportohet se përveç presidentit, në bord ishin: Mohammad Ali Al Hashem, imam i Tabrizit; Hossein Amirabdollahian, Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike; Malik Rahmati, guvernator i Azerbajxhanit Lindor; piloti, një bashkë-pilot, kreu i ekipit të mbrojtjes dhe një nga rojet. • Komisioni Evropian ka aktivizuar shërbimin e tij të hartës satelitore për të ndihmuar në kërkimin dhe gjetjen e tij. • Presidenti Raisi po shkonte për në qytetin e Tabrizit, në veriperëndim të Iranit, pasi u kthye nga një zonë kufitare Iran-Azerbajxhan, sipas mediave lokale.

7 artikuj për këtë temë.

3 JAVE ME PARE

"Do të ketë pasoja të mëdha"/ Analiza: Çfarë ndodh në rast se konfirmohet vdekja e presidentit të Iranit?

VIDEO/ Rrëzohet helikopteri i Presidentit iranian, 40 ekipe kërkimi
Ebrahim Raisi

IRAN - Fati i presidentit të Iranit, Ebrahim Raisi i cili u përfshi në një incident ajror pasditen e sotme, nuk dihet ende. Nëse konfirmohet se presidenti i Iranit Ebrahim Raisi është vrarë në helikopterin që po e transportonte nga Azerbajxhani për në Iran, atëherë pasojat do të jenë të rënda, shkruan Sky News. Nën frikën për fatet e liderëve të vendit, ngrihet pikëpyetja se çfarë do të ndodhë në rast se presidenti Raisi ka ndërruar jetë.

Analiza e SKY News

“Ky është një moment delikat për Iranin. Presidenti Raisi është personi i dytë më i rëndësishëm në Iran, pas liderit suprem Ayatollah Ali Khamenei.

Vdekja e tij, nëse konfirmohet, do të ketë pasoja të mëdha. Në të ardhmen e afërt, nënpresidenti Mohammad Mohbar do të marrë kontrollin dhe zgjedhjet do të mbahen brenda 50 ditëve.

Ka gjithashtu shumë grupe disidente në Iran, duke përfshirë një degë të Shtetit Islamik, të cilët do të kërkojnë të përfitojnë nga kjo situatë.

Raissi u bë president në vitin 2021 me një pjesëmarrje të dytë dhe vetëm 41%, më e ulëta që nga revolucioni i vitit 1979, pasuesi i tij ka të ngjarë të jetë kandidati i zgjedhur i liderit suprem dhe sigurisht një tjetër ekstremist ultra-konservator.

Në planin afatgjatë, vdekja e Raisit do të kishte pasoja për liderin suprem. Sfida me të cilën përballen ekipet e kërkim-shpëtimit është e madhe, me mjegull të dendur, shi dhe errësirë. Shpresa zbehet.

Për iranianët fetarë dhe konservatorë, vdekja e Raisit do të jetë e papërballueshme. Por për shumë, do të jetë vdekja e një njeriu që kishte gjak në duart e tij.”

Kujtojmë se helikopteri i presidentit bëri një ulje të detyruar dhe te vështirtë për shkak të kushteve të këqija atmosferike. Agjencitë iraniane të lajmeve thanë se arsyeja e kësaj uljeje ishte pasi ndërsa Raisi po kthehej nga një vizitë në Azerbajxhan, helikopteri po fluturonte mbi një zonë malore me mjegull të dendur.

Mediat e huaja shkruajnë se trupat ndihmëse ushtarake dhe policore kanë nisur një operacion në shkallë të gjerë me 20 ekipe shpëtimi dhe drone për të kërkuar helikopterin e presidentit Iranian fati i të cilit nuk dihet.

63-vjeçari Raisi u rizgjodh në postin e presidentit në vitin 2021. Që nga marrja e detyrës, ai ka urdhëruar një shtrëngim të ligjeve të moralit dhe shtypjen e përgjakshme të protestave antiqeveritare. Ai ka bërë përpjekje të forta në rrafshin ndërkombëtar lidhur me aspiratat bërthamore të Teheranit.

3 JAVE ME PARE

Rrëzimi i helikopterit të presidentit iranian, VOA: Incidenti një muaj pas sulmit kundër Izraelit. Situata është delikate

VIDEO/ Rrëzohet helikopteri i Presidentit iranian, 40 ekipe kërkimi
Ebrahim Raisi

IRAN - Një helikopter me të cilin po udhëtonte presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe Ministri i Jashtëm u rrëzua të dielën ndërsa po fluturonte në një mjegull të dendur mbi një territor malor, tha një zyrtar iranian për agjencinë e lajmeve Reuters. Ekipet e kërkim shpëtimit po përpiqen të gjejnë vendin ku ka rënë helikopteri në pjesën veriore të Iranit. Zoti Raisi po kthehej nga një vizitë në Azerbajxhan dhe në helikopter ndodheshin edhe zyrtarë të tjerë.

Rrëzimi i mundshëm i helikopterit vjen një muaj pasi Irani, nën drejtimin e Presidentit Raisi dhe udhëheqësit suprem Ayatollah Ali Khamenei, ndërmori një sulm të paprecedentë me dronë dhe raketa kundër Izraelit dhe ka shtuar pasurimin e uraniumit pranë nivelit të një arme bërthamore.

Për vite të tëra Irani është përballur me protesta masive kundër qeverisë, mes një ekonomie të rrënuar dhe kërkesave të shtuara për të drejtat e grave. Rrëzimi i helikopterit me të cilin udhëtonte presidenti iranian u shtohet problemeve të shumta me të cilat përballet Irani, një situatë delikate për Teheranin dhe të ardhmen e vendit ndërsa lufta e Izraelit kundër Hamasit rrezikon të përhapet më gjerë në rajon.

Me Presidentin Raisi udhëtonin edhe Ministri i Jashtëm i Iranit Hossein Amirabdollahian, guvernatori i provincës së Azerbajxhanit Lindor të Iranit, zyrtarë të tjerë dhe truproja, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve IRNA. Një zyrtar i qeverisjes vendore përdori fjalën "përplasje", por të tjerët përdorën terma si "ulje e vështirë" ose "incident". Media iraniane ende nuk ka dhënë ndonjë informacion mbi gjendjen e Presidentit Raisi.

Megjithatë, udhëheqësit e vijës së ashpër i bënë thirrje popullit që të lutej për të. Televizioni shtetëror transmetoi pamje të besimtarëve duke u lutur në faltoren e Imam Rezait në qytetin e Mashhadit, një nga vendet më të shenjta të sektit Shiit, si dhe në Qom dhe vende të tjera anembanë Iranit. Kanali kryesor i televizionit shtetëror transmetoi pa pushim pamje nga lutjet.

Ministri i Brendshëm i Iranit, Ahmad Vahidi, tha në komentet e transmetuara në televizionin shtetëror se: “Ekipe të ndryshme shpëtimi janë nisur drejt rajonit, por mund të duhet shumë kohë për të arritur vendngjarjen për shkak të motit të keq dhe mjegullës së dendur”.

“Rajoni është i thyer dhe është e vështirë të vendosësh kontakte”, shtoi ai. “Jemi duke pritur që ekipet e shpëtimit të arrijnë në vendin e uljes dhe të na japin më shumë informacione”.

Televizioni shtetëror iranian tha se ‘ulja e dhunshme’ e helikopterit ndodhi pranë qytetit Jolfa, në kufi me Azerbajxhanin, rreth 500 kilometra në veri të Teheranit. Njoftimet e medias iraniane kanë qenë kontradiktore.

Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA tha se vendndodhja ishte një ‘pyll’ malor. Televizioni shtetëror transmetoi pamje të makinave që nxitonin nëpër një zonë të pyllëzuar, ndërsa tha se përpjekjet po pengoheshin nga kushtet e këqija të motit, përfshirë shiun e dendur dhe erën e fortë.

Një helikopter shpëtimi u përpoq të arrinte në zonën ku autoritetet besojnë se ishte helikopteri i zotit Raisi, por nuk mundi të ulej për shkak të mjegullës së madhe, tha për agjencinë IRNA zëdhënësi i shërbimeve të urgjencës, Babak Yektaparast.

Ndërkohë, lajmi për rrëzimin e helikopterit me të cilin udhëtonte zoti Raisi ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, u tha gazetarëve në bordin e avioni presidencial “Air Force One” se Presidenti Biden ishte informuar për situatën. Ajo nuk dha detaje. Departamenti i Shtetit njoftoi se po ndiqte nga afër njoftimet lidhur me një ulje të sforcuar të helikopterit të presidentit iranian.

Katari, Turqia dhe Iraku kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar në përpjekjet e kërkim shpëtimit.

63-vjeçari Raisi u zgjodh në postin e presidentit në vitin 2021 pas një përpjekjeje të dytë. Që nga marrja e detyrës, ai ka urdhëruar një shtrëngim të ligjeve të moralit dhe shtypjen e përgjakshme të protestave antiqeveritare. Ai ka bërë përpjekje të forta në rrafshin ndërkombëtar lidhur me aspiratat bërthamore të Teheranit.

Në bazë të sistemit politik iranian, i ndarë mes strukturës klerike dhe qeverisë, fjala e fundit për çështje madhore i takon udhëheqësit suprem të vendit dhe jo presidentit.

Por Presidenti Raisi shihet si një pretendent i fortë për të pasuar mentorin e tij, Udhëheqësin Suprem Ayatollah Ali Khamenei, i cili ka mbështetur fuqishëm politikat kryesore të Raisit./VOA

3 JAVE ME PARE

Iran/ Ende asnjë gjurmë nga presidenti Raisi, Komisioni Evropian aktivizon shërbimin e hartës satelitore për të ndihmuar në gjetjen e tij

VIDEO/ Rrëzohet helikopteri i Presidentit iranian, 40 ekipe kërkimi
Ebrahim Raisi

IRAN - Komisioni Evropian ka aktivizuar shërbimin e tij të hartës satelitore për të ndihmuar në kërkimin e presidentit të Iranit, i cili u përfshi në një aksident ajror pasditen e sotme dhe helikopteri me të cilin ai udhëtonte u rrëzua në një zonë pyjore.

Komisioneri i menaxhimit të krizave Janez Lenarcic tha në X se shërbimi po aktivizonte “shërbimin e tij të hartës së reagimit të shpejtë në funksion të aksidentit të helikopterit”. Ai tha se vendimi për të aktivizuar shërbimin erdhi pas një kërkese për ndihmë nga Irani.

Ekipet e shpëtimit nuk kanë arritur në vendin e rrëzimit me të cilin po udhëtonte Raisi pasi moti i keq me mjegull dhe shi si dhe terreni i vështirë kanë vështirësuar punën. Ende nuk dihet fati i presidentit të Iranit, Ebrahim Raisi..

3 JAVE ME PARE

Rrëzimi i avionit në Iran/ Zëdhënësi i qeverisë: Nuk kemi ende informacion për presidentin Raisi. Jemi në situatë të vështirë

VIDEO/ Rrëzohet helikopteri i Presidentit iranian, 40 ekipe kërkimi
Ali Bahadori Jahromi

IRAN - Zëdhënësi i qeverisë iraniane Ali Bahadori Jahromi, thotë se ende nuk ka lajme në lidhje me aksidentin që ndodhi pasditen e sotme ku helikopteri me të cilin po udhëtonte presidentit Ebrahim Raisi, u rrëzua në një pyll. Në një postim në rrjetin sociale X, Jahromi shkruan se për shkak të koordinatave të vendit të rrëzimit dhe kushteve të këqija të motit kërkimi është bërë i vëshitrë dhe nuk ka ende asnjë gjurmë nga presidenti Raisi.

‘Jemi duke përjetuar situatë të vështirë dhe të komplikuara! Është e drejta e njerëzve dhe e mediave të dinë lajmet më të fundit për rrëzimin e helikopterit të presidentit, por për shkak të koordinatave të vendit të rrëzimit dhe kushteve të motit deri tani nuk ka. Nuk ka lajme të reja në këto momente, durimi, lutja dhe besimi në grupet e shpëtimit janë rruga përpara."- tha zëdhënësi i qeverisë iraniane Ali Bahadori Jahromi shkroi këtë në X.

 

3 JAVE ME PARE

Rrëzimi i helikopterit në Iran, ende asnjë gjurmë nga presidenti Ebrahim Raisi. Moti i keq vështirëson kërkimet

VIDEO/ Rrëzohet helikopteri i Presidentit iranian, 40 ekipe kërkimi
Pamje nga kërkimet

IRAN - Dyzet ekipe shpëtimi kanë dalë në terren për të kërkuar helikopterin i cili u rrëzua këtë të diel në Iran, në të cilin po udhëtonte edhe presidenti iranian Ebrahim Raisi. Ende nuk ka asnjë gjurmë nga presidenti, ndërkohë ministri i Brendshëm i Iranit, Ahmad Vahidi, tha se disa skuadra shpëtimi janë ende në kërkim të helikopterit, dhe se sipas tij do të duhet pak kohë për ta gjetur pasi kërkimet i pengon edhe moti i keq me mjegull dhe shi.

“Gjërat janë nën kontroll dhe ekipet e shpëtimit po bëjnë punën e tyre. Shpresojmë që kjo të bëhet sa më shpejt,”– u shpreh Vahidi duke shtuar se “do të duhet kohë për të arritur në vendndodhjen e helikopterit për shkak të kushteve të këqija të motit”.

Përveç presidentit, në bord ishin edhe: Mohammad Ali Al Hashem, imam i Tabrizit; Hossein Amirabdollahian, Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike; Malik Rahmati, guvernator i Azerbajxhanit Lindor; piloti, një bashkë-pilot, kreu i ekipit të mbrojtjes dhe një nga rojet.

3 JAVE ME PARE

Rrëzimi i helikopterit të Presidentit iranian, 40 ekipe kërkimi dalin në terren, zbardhet lista e pasagjerëve të tjerë në bord

VIDEO/ Rrëzohet helikopteri i Presidentit iranian, 40 ekipe kërkimi
Foto nga kërkimi

IRAN - Detaje të reja dalin në dritë nga aksidenti që u regjistrua këtë të diel në Iran, ku një helikopter që transportonte presidentin iranian Ebrahim Raisi pësoi një problem dhe përfundoi duke rënë në pyll. Nuk dihet ende fati i presidentit Raisi, ndërsa mësohet se në terren kanë dalë 40 ekipe kërkimi.

Agjencia iraniane e lajmeve IRNA bëri të ditur emrat e tjerë dhe rolet e pasagjerëve në helikopterin që transportonte Ebrahim Raisi. Raportohet se përveç presidentit, në bord ishin: Mohammad Ali Al Hashem, imam i Tabrizit; Hossein Amirabdollahian, Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike; Malik Rahmati, guvernator i Azerbajxhanit Lindor; piloti, një bashkë-pilot, kreu i ekipit të mbrojtjes dhe një nga rojet. Sipas raportimeve të mediave iraniane, kërkimet janë vështirësuar nga kushtet e pafavorshme të motit.

3 JAVE ME PARE

VIDEO/ Rrëzohet helikopteri i Presidentit iranian, nuk dihet fati i Ebrahim Raisi

VIDEO/ Rrëzohet helikopteri i Presidentit iranian, 40 ekipe kërkimi
Ebrahim Raisi

IRAN- Një helikopter që transportonte presidentin iranian Ebrahim Raisi pësoi një problem dhe përfundoi duke rënë në pyll. Disa filluan t'i kërkonin publikut që të lutej për Raisin dhe të tjerët në bord, ndërsa ekuipazhet e shpëtimit kaluan me shpejtësi nëpër një pyll të mjegullt, rural ku besohej se ishte helikopteri i tij.

Rrëzimi i mundshëm vjen pasi Irani nën drejtimin e Raisit dhe liderit suprem Ayatollah Ali Khamenei nisi një sulm me drone dhe raketa mbi Izraelin vetëm muajin e kaluar. Ndërkohë, Irani është përballur me vite të tëra me protesta masive kundër teokracisë së tij shiite mbi një ekonomi të sëmurë dhe të drejtat e grave duke e bërë momentin shumë më të ndjeshëm për Teheranin dhe të ardhmen e vendit pasi lufta Izrael-Hamas ndez Lindjen e Mesme më të gjerë.

 

Raisi po udhëtonte në provincën e Azerbajxhanit Lindor të Iranit. Televizioni shtetëror tha se incidenti ndodhi pranë Jolfës, një qytet në kufi me kombin e Azerbajxhanit, rreth 600 kilometra (375 milje) në veriperëndim të kryeqytetit iranian, Teheranit. 

Duke udhëtuar me Raisin ishin Ministri i Jashtëm i Iranit Hossein Amirabdollahian, guvernatori i provincës së Azerbajxhanit Lindor të Iranit dhe zyrtarë dhe truproja të tjerë. Një helikopter shpëtimi nuk ka mundur të arrijë në zonën ku mendohej se ishte helikopteri i Raisit për shkak të mjegullës së madhe.

Sondazh

Poll

“Jam çliruar nga ankthi i vulës dhe i logos”,Basha: Kushti që kam është distancimi nga Rama dhe Meta

“Jam çliruar nga ankthi i vulës dhe i logos”,Basha: Kushti që kam është distancimi nga Rama dhe Meta

Rrëzimi i interperlancës me Ramën, Spaho: Së shpejti do të zbytheni me këto qëndrime

Tritan Shehu: Berisha është anëtar i grupit të PD, po shkelni rregulloren

"Kuvendin po e trajtoni si dyqanin tuaj personal"/ Bardhi: Keni ndryshuar ditën e seancës plenare

"As emrin nuk guxoni t'ia përmendni"/ Vokshi dhe Felaj zihen për Sali Berishën: Nuk vendos Kuvendi

Klevis Balliu dëmtohet nga gazi lotsjellës i hedhur nga policia në protestë, të lënduar edhe Noka

Protesta e opozitës, qytetarët hedhin sende në drejtim të policisë, lëndohet efektivi

Protestuesit i vënë flakën gomave para bashkisë, zjarri shuhet nga policia

Përplasjet në Kuvend/ Seanca ndërpritet sërish 5 minuta, Nikolla-Nokës:Po më kërcënon? Të të vij zor

Opozita bllokon foltoren, Noka-Nikollës: Je përfaqësuese dinjitoze e narkoshtetit!

Bardhi ndryshime në Grupin Parlamentar të PD-së kërkon rikthimin e Berishës,Nikolla refuzon kërkesën

Freskohet me ujë dhe niset me vrull drejt policisë, çfarë synonte të bënte protestuesi para Kuvendit

Protestuesit qëllojnë me vezë dhe fruta policinë para Kuvendit: Hapeni rrugën!

Zjarr dhe tym i zi, protestuesit ndezin gomat jashtë Kuvendit

Protesta e opozitës, protestuesit vendosin goma të vjetra jashtë Kuvendit

Investigimi i Rai3, Meloni në krah të Ramës: Nuk ishte ai shenjestra, mirënjohës qeverisë shqiptare

Reportazhi i Rai3/ Rama: Shpëtuam afganët nga vdekja kur asnjë vend i NATO-s nuk i pranoi

Konferenca me Melonin në Shëngjin, Rama për investigimin e Rai 3: U hodh baltë mbi shqiptarët

Deputeti i opozitës italiane përplaset me Melonin në kampin e Gjadrit:Badigardët tuaj po më dhunojnë

“Mos i falni më"/ Rama për Opozitën: Braktiseni në vetminë e ujërave të zeza

Akuzat e Ahmetajt/ Rama: U përdor si hero një i arratisur i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK

Reportazhi i RAI3/ Rama: Nuk iu shmanga ballafaqimit, gazetarët këtë e quajtën kurojo të madhe

Reportazhi i RAI3/ Rama: E kishin me Italinë, por RAI 3 dha një shfaqe të shëmtuar

Reportazhi i RAI3/ Rama: Baltë e pamerituar për Shqipërinë dhe shqiptarët

Tensionohet situata, zjarr para bashkisë së Tiranës, protestuesit i vënë flakën gomave

Themelohet Partia Mundësia, Shehaj: Jemi bashkuar për të bërë realitet një parti të re politike

"Regjimet nuk kanë kurrë fund të lavdishëm"/Noka: Sa më shumë Edveri juaj të rrisë represionin e tij

Açka vendos fotot e Stalinit dhe Leninit në sallën e Kuvendit

E paprecedentë në Kuvend, gardisti urdhëron gazetarët të dalin nga salla, ata i kthehen: Gangster

Projekt-rezoluta për krimet e komunizmit/ Gjekmarkaj: Nuk u kërkua kurrë falje!

"Shpik histori nga Ilirët e Pellazgët", Spiropali-Basha, replika: Keni një paqartësi historike

Vettingu në politikë, Spiropali: SPAK-un e kemi lënë të lirë nga kontrolli politik

Basha: Të vetmet akte të dërguara për luftën ndaj korrupsionit janë varrosur në sirtarë

Komisioni hetimor antikorrupsion/ Sula: Hiqeni nga rendi i ditës, të raportojnë institucionet

Shehu nga kuvendi: OKB votoi rezolutën për të njohur genocidin serb, mazhoranca jonë e rrëzoi

Pr. vendimi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion,Gazment Bardhi largohet nga Kuvendit

Kuvendi voton sot Komisionin antikorrupsion,Nikolla nxjerr gazetarët nga salla,reagon ashpër opozita

Rrëzohet kërkesa e opozitës për mocionin me debat / Zhupa-Nikollës: Dëshiron t’i tregosh besnikëri

Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion/' Basha: Manovër elektorale e Ramës. Nuk mund të jemi pjesë

Dhunimi i Sokol Mëngjesit/ Policia: Arrestohet organizatori, 20 mijë euro për atë që jep informacion

"E ardhmja nuk mund të mbrohet nga arma", Rama: Ka ardhur koha të ndërtojmë një NATO të arsimit

"Pyes veten kush je"/ Bardhi replikon me Spiropalin: Mos je gjë motra e Olsi Ramës

Rezoluta anti-korrupsion, Çuçi: Ka rënë korrupsioni, 95 % e shërbimeve kryhen nga telefoni

"Vënia në kontroll e SPAK, fantazi"/ Rama i kthehet Opozitës: Po treteni tek 'Rrugica e Shpresës'

Rama mban fjalën në seancë plenare, deputetët godasin tavolinat

"Keni ende shumë për të parë"/ Rama: Korrupsioni në Shqipëri vazhdon

Rezoluta e PS-së në Kuvend/ Rama: Jemi në luftë me korrupsionin prej 10 vjetësh

Argita Malltezi: Ndërrimi i destinacionit të Kompleksit Partizani u bë nga Rama

"Kryedemokrati dhe Malltezi të arrestuar politik", Argita: SPAK ka kaluar nga një akuzë në tjetrën

Paralajmërimi i Argita Mallatezit: Do të përfshihem në politikë nëse është e nevojshme