LIVE UPDATES
Politike

"Ata që mendojnë se të huajt vijnë si skllevër, punojnë në Instagram"/ Rama: Pagat në bregdetin shqiptar nuk janë më të ulëta se në Greqi e Kroaci

Gjatë fjalës së tij në Konferencën e 3-të Kombëtare të Arsimit dhe Formimit Profesional, Rama u ndal edhe te pagat gjatë sezonit turistik, për të cilat tha se nuk janë më të ulëta se ato në Greqi dhe Kroaci.

9 Qershor 2026, 12:21 Nga E. D
"Ata që mendojnë se të huajt vijnë si skllevër,
Edi Rama 

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se zhvillimi i bregdetit shqiptar ka kaluar nëpër faza të ndryshme, duke përmendur zonën e Golem si një shembull të hershëm të zhvillimit turistik. Gjatë fjalës së tij në Konferencën e 3-të Kombëtare të Arsimit dhe Formimit Profesional, Rama u ndal edhe te pagat gjatë sezonit turistik, për të cilat tha se nuk janë më të ulëta se ato në Greqi dhe Kroaci. Kryeministri kritikoi gjithashtu të gjithë personat që kundërshtojnë punësimin e të huajve, duke i akuzuar për nxitje të paragjykimeve. 

"Po të shohim bregdetin shqiptar sot, ka filluar të zhvillohet në Golem. Sot është e paimagjinueshme që dikush, cilido sipërmarrës vendas, të shfaqet në dyert e autoriteteve dhe të propozojë atë lloj zhvillimi. Sepse ai është një zhvillim i papranueshëm, por i lidhur me një kohë kur mundësitë ishin të kufizuara, kur dijet ishin të kufizuara dhe kur aftësia blerëse ishte e kufizuar. Pavarësisht problematikave që ka pasur zhvillimi i ndërtimit në fushën e turizmit, gjërat kanë ardhur duke u përmirësuar. Kostoja e ndërtimit ka ardhur duke u rritur, por edhe çmimi duke u rritur. Sot, edhe unë këtë e them me përgjegjësi të plotë, sido që do të thotë të kundërtën, sot problemi kryesor i industrisë së turizmit nuk është ‘sa të paguaj’, pyetja është ku t’i gjej punonjësit përkatës që kanë edhe zanatin për ta bërë atë punë si duhet.

Nëse dikush më gjen një vend në bregdetin shqiptar, flas për investimet dhe hotelerinë, ku paguhet më pak se në Greqi, atëherë unë do detyrohem të rishikoj këtë opinion. Nuk gjendet një vend në bregdetin shqiptar që, sipas niveleve, paga të jetë më e ulët se në Greqi, se në Kroaci, nuk ka. Cili është problemi? Problemi është që ata që nxisin racizëm ndaj punonjësve të huaj dhe ata që kujtojnë se punonjësit e huaj vijnë këtu si skllevër, ata nuk duan që të punojnë dhe të marrin një pagë si në Greqi ose Kroaci. Ose nuk janë fare në atë fushë. Punojnë në Instagram dhe japin intervista se si jeta e tyre modeste kushton 20 mijë euro në muaj. Sa më e lartë të jetë cilësia e sistemit të turizmit, aq më të larta do të jenë pagat. Sa më i lartë të jetë konsumi i atyre që vijnë për të shpenzuar në atë sistem, aq më të larta do të jenë të ardhurat për sistemin”, tha Rama./Dosja.al

edi rama 

Sondazh

Poll

Rama: Na duhet të gjejmë mënyra për t’u siguruar që natyra dhe zhvillimi të bashkëjetojnë

Rama: Na duhet të gjejmë mënyra për t’u siguruar që natyra dhe zhvillimi të bashkëjetojnë

Rama: Flamingot u kthyen pas moratoriumit! Askush nuk mund të më japë leksione për mjedisin!

“Projekti është diçka për të cilën po punohet, nuk është anuluar”/Rama përplaset me gazetaren romune

“Zvërneci dhe ishulli dy projekte të ndryshme”, Rama: Ka një kompani e shprehje interesi

KE paralajmëron qeverinë për Zvërnecin: Shmangni veprimet që cenojnë zonat e mbrojtura

Projekti në Zvërnec, Rama me gazetarët e huaj: E di shumë mirë shijen e gjakut kur protestat...

E frikshme! Gjarpëri i "zë derën" e biznesit qytetarit në Bulqizë

Rama: Mbi 60% e nxënësve që mbarojnë arsimin profesional punësohen menjëherë

Rama: Gënjeshtër që investitorët sjellin punëtorë të huaj me paga të ulëta!

Rama: Pagat në bregdetin shqiptar nuk janë më të ulëta se në Greqi e Kroaci

Rama kapet sërish me influenceret: Punojnë në instagram

Berisha për mediat: Shqipëria në krizë, zgjedhjet janë kthyer në farsë, nevojitet qeveri kujdestare

Reshjet e dendura shkaktojnë dëme të mëdha në Radomirë të Kalasë së Dodës!

Berisha tone dramatike në konferencën e EPP: Shqipëria në sallën e Urgjencës

Policia jep detaje nga aksioni në Vlorë: 6 të arrestuar, mes tyre një në kërkim ndërkombëtar

“Edi Rama është diktator”/ Qytetari: Nuk ka rrugë të mesme, Shqipëria është e shqiptarëve!

“Shqipëri e Re”/ Protestuesit pushtojnë Tiranën, marshim në rrugët e kryeqytetit: Dorëhiqu!

Erion Braçe u fshihet protestuesve në Bllok, pas telefonatës i “vëzhgon” nga shkallët e pallatit

"Bashkohuni me ne"/ Protestuesit ftojnë kalimtarët t'i bashkohen marshimit

Dita e 9 e protestës/ Qytetarët zbresin në sheshin “Skënderbej”, nis grumbullimi i tyre

Moti i keq dhe reshje intensive në Maliq/ Masa dheu dhe gurësh shkëputen nga mali

Vrasja e 27-vjeçarit në Kamëz, Drejtori i Policisë Tiranë: Kontrollet nga forcat RENEA

Vrasja e 26-vjeçarit në Kamëz, pamjet nga vendi i ngjarjes

Gogu prezanton projektligjin për amnistinë: 380 të dënuar përfitojnë lirim të menjëhershëm

Qytetarët bllokojnë të gjitha akset kryesore të Tiranës, ndalen te Parlamenti: Rama jep dorëheqjen

“Nga kryetar bashkie, e kryeministër s’e bërë dot”/ Qytetari: Të hedhim poshtë sistemin, PS e PD!

“Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës”, Fatos Lubonja në protestë: Ta pastrojmë Atdheun nga ‘tumori’

Turistët në Gjirokastër i japin zë protestës, cohen nga kafja, bashkohen dhe filmojnë

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Të rinjtë i “vënë flakën” gomones, simbol i emigracionit

“Flamingot, jo rastësisht në ngjyrën e PS”/ Protesta, Rama: Blogerët janë në Palasë, moralistët...

“PS shpëtimtare, jo tradhtare e Shqipërisë”, Rama: Kur morëm detyrën, flamingot vriteshin me çifte

Rama për protestuesit: Kush do e përfaqësojë Shqipërinë në BE nëse ne ikim

Rama: Shqipëria nuk është e shqiptarit, por e Zotit dhe mikut!

“Të kthejmë potencialin natyror në motor ekonomie”, Rama: Protesta, një çorodi!

Rama: Kemi mundësinë që ta ngremë Shqipërinë dhe ta vendosim atje ku e donin rilindasit

“Ule atë parullën”/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

"Të kishte vdekur edhe djali im”, flet nëna e Violand Braçellarit: Policia qëlloi e para...

Shkeli perimetrin e sigurisë, gjobitet me 500 mijë lekë drejtuesi i mjetit lundrues në Borsh

"Rama në burg, Berisha në Burg"/ Shqiptarët sërish në protestë para Ambasadës në Londër

Thirrje kundër Kryeministrit para Komisionit Europian: Rama në burg!

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Voton Kurti: Sot vendosin ata që votojnë, ushtroni të drejtën tuaj

Rama: Takimi me kancelarin gjerman ishte provë që vlerësimi për Shqipërinë është maksimal

Rama: 10 vite më parë në zonat e mbrojtura kërciste gjuetia e paligjshme

Rama: Nuk e kanë me mjedisin dhe me zogjtë e Shqipërisë, e kanë secili për agjendën e vet

Rama shpërthen ndaj protestuesve: Dalin delirantë dhe influencera që fitojnë paratë e dynjasë

Rama për takimin me banorët e Zvërnecit:Takova njerëz që u fyen dhe u masakruan nga flamingot online

“Onkologjiku është një Auschwitz”/ Fjalimi prekës i protestuesit që po lufton me kancerin

"Rrjolli nuk hesht"/ Valë revolte ndaj qeverisë edhe në Shkodër: Revolucion!

"Na pyesin kush e organizon protestën..."/ Qytetarja: Protestën e organizuan ata që na vodhën

"Poshtë qeveria"/ Protestuesit i bëjnë thirrje kryeministrit Rama: Jep dorëheqjen