LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

" Tokat e bregdetit do ua kthejmë banorëve"/ Berisha: Mbështetje financiare për rininë, me Kosovën zona të lira kufitare

•Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale deklaroi se programi i Shqipërisë Madhështore, mund të duket si program i ekzagjeruar, por është shumë real. •Berisha tha se ky program do jetë që Shqipëria mos të njohë varfëri ekstreme. •Kryedemokrati ka deklaruar me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet do rriten pensionet, rroga minimale do jetë 500 euro dhe rroga mesatare do jetë 1200 euro. •Më tej kryedemokrati shtoi se pasuritë përrallore të Shqipërisë do t'i kthehen shqiptarëve. •Ai akuzoi qeverinë socialiste se ka shkatërruar prodhimin "Made in Albania" me paratë e ardhura nga trafiku i narkotikëve. •Berisha gjithashtu premtoi se për bizneset dhe qytetarët do të ulet çmimi i naftës dhe energjisë elektrike. •Lideri i opozitës shtoi se Shqipëria do bëhet epiqendër të teknologjisë së lartë në rajon e më gjerë dhe do bëhet epiqendër e inteligjencës artificiale, kriptomonedhave, dataqendrave. •Berisha gjithashtu kritikoi ashpër qeverinë për politikat e saj mbi çmimin e naftës. •Ai theksoi se qeveria e trajton naftën si një privilegj të pakicës dhe jo si një energji të domosdoshme për të gjithë shqiptarët. •Ai gjithashtu tha se çmimi aktual i naftës është një ndëshkim për qytetarët, duke e krahasuar atë me çmimin e naftës në Kosovë dhe Maqedoni, ku nafta merret nga Durrësi. •Berisha tha se një nga pikat kryesore të Partisë Demokratike është vendosja e një minimumi jetik, i cili do të sigurojë që asnjë qytetar shqiptar të mos marrë më pak se 200 euro në muaj. •Më tej u shpreh se ky nuk është një premtim që ka si qëllim përfitime elektorale, por një angazhim që rrjedh nga vëzhgimi i gjendjes së mjerueshme të pensionistëve dhe shqiptarëve të tjerë. •Kryedemokrati teksa po iu përgjigjet komenteve në rrjetet e tij sociale, ku shprehet se për PD-në, interesi më madhor kombëtar është integrimi i Shqipërisë në BE. •Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale theksoi se një nga prioritetet kryesore të PD-së është rikthimi i rinisë në Shqipëri dhe ndihma për ta që të realizojnë ëndrrat dhe projektet e tyre. •Lideri i opozitës u shpreh se do të krijohen mundësi për investime, strehim dhe punësim për të rinjtë. •Berisha gjithashtu  përmendi gjithashtu konceptin e “brain gain”, që do të ofrojë mbështetje financiare dhe garanci për punësimin e të rinjve, duke ndihmuar në kthimin e atyre që kanë studiuar jashtë vendit. •Sipas Berishës, PD do të lehtësojë 5 vite pa taksa për shqiptarët që do të investojnë në vendin e tyre dhe do të favorizojë rikthimin e atyre që janë larguar. •Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha ftoi emigrantët për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. •Berisha tha se ato që kanë vështirësi në verifikimin e emrit për qendrën e votimit të qytetit apo të fshatit nga janë larguar të drejtohen në faqen e PD. •Në rubrikën "Diaspora Voton", Berisha tha se aty do çdo qytetar do të marrë udhëzime më të hollësishme që mund t’u duhen. Lideri i opozitës akuzoi qeverinë dhe disa figura të larta, përfshirë ish-ministren Olta Xhaçka për përvetësimin e pasurive të paligjshme. •Ai gjithashtu përmëndi rastin e Fredi Belerit, të cilin e quajti viktimë, për shkak se nuk pranoi të dorëzonte tokat për mafian shtetërore të Edi Ramës. •Kryedemokrati Sali Berisha u pyet nga komentuesit se cilët ishin politikanët që e kanë frymëzuar. Ai tha se janë shumë, ndërsa përmendi Çurçill, Ronald Regan, Gorbaçov dhe Donald Trump. • Ky i fundit, Berisha tha se e ka frymëzuar kur guxoi të guxoi të thotë se armiku më i rrezikshëm është armiku i brendshëm. •Lideri i opozitës theksoi se frymëzimin e merr nga ata që marrin vendime të guximshme. 

6 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

Berisha tregon politikanët që e kanë frymëzuar: Trump kur guxoi të thotë se armiku më i rrezikshëm është armiku i brendshëm

" Tokat e bregdetit do ua kthejmë banorëve"/ Berisha:
sali berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u pyet nga komentuesit se cilët ishin politikanët që e kanë frymëzuar. Ai tha se janë shumë, ndërsa përmendi Çurçill, Ronald Regan, Gorbaçov dhe Donald Trump. Ky i fundit, Berisha tha se e ka frymëzuar kur guxoi të guxoi të thotë se armiku më i rrezikshëm është armiku i brendshëm. Lideri i opozitës theksoi se frymëzimin e merr nga ata që marrin vendime të guximshme. 

"Pyetje interesante, sigurisht që ka politikanë që më kanë frymëzuar shumë. Këta politikanë që më kanë frymëzuar, më kanë frymëzuar me akte madhore të guximit. Më ka frymëzuar shumë Çërçilli kur thotë se nuk dorëzohemi kurrë por do luftojmë në tokë, në det, në ajër, në një kohë kur situata ishte dëshpëruese për Britaninë e Madhe. Më ka frymëzuar jashtë mase Ronald Regan kur deklaroi se çështja gjermane është çështje e lirisë së njerëzimit, zoti Gorbaçov rrëzojë këtë mur.

Më ka frymëzuar shumë Donald Trump kur guxoi të thotë se armiku më i rrezikshëm është armiku i brendshëm, në kuptimin që janë ata që mbanin flamurin e censurës, që politizonin në mënyrë ekstreme drejtësinë, që ndërmerrnin shkatërrimet masive të simboleve të historisë së SHBA si në revolucionin kulturor kinez apo kundër kishave dhe xhamive në Shqipëri.

Pra, ata që më kanë frymëzuar më shumë kanë qenë njerëzit e vendimeve të guximshme. Më ka frymëzuar Martin Luter, që para konklavës që do ta hidhte në zjarrin e truve, u thotë gjykatësve se gjithçka kam thënë, e kam thënë me ndërgjegje të plotë dhe me bindjen time më ët plotë. Pra, frymëzuesit e mi më të mëdhenj janë guximtarët më të mëdhenj. Unë ndoshta e kuptova në këtë formë.", tha Berisha.

1 MUAJ ME PARE

Berisha: Tokat e bregut i grabiti mafia, ne do ia nxjerrim nga kthetrat dhe do ua kthejmë banorëve

" Tokat e bregdetit do ua kthejmë banorëve"/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet siciale theksoi se tokat e bregut janë grabitur nga mafia që sipas tij është e lidhur ngushtë me qeverinë e Edi Ramës. Lideri i opozitës akuzoi qeverinë dhe disa figura të larta, përfshirë ish-ministren Olta Xhaçka për përvetësimin e pasurive të paligjshme. Ai gjithashtu përmëndi rastin e Fredi Belerit, të cilin e quajti viktimë, për shkak se nuk pranoi të dorëzonte tokat për mafian shtetërore të Edi Ramës.

"Keni shumë të drejtë. I nderuar zotëri, tokat i mori Rilindja, të themi të vërtetën, sepse ai ish-kryetari i mëparshëm, Vasil Bollano, u tregua një njeri i ndershëm dhe me gjithë hetimet, nuk patën ku të gjejnë qoftë një shkelje të vetme. Për të grabitur tokat, burgosi në mesnatë me akuza dhe dëshmitarë false, Fredi Belerin sepse ai nuk do pranonte t’ia dorëzonte Edi Ramës dhe mafies së tij shtetërore tokat.

Tani mësohet se Edi Rama, me vëllain e tij dhe Nushët kanë marrë një sipërfaqe prej 224 mijë metra tokë që nuk u takonte kurrë për të cilin nuk kanë asnjë dokument kadastral. Dhe garantoj se do u merret. 10 mijë metra katrorë ka marrë ish-ministrja grabitqare Olta Xhaçka. Kur unë e denoncoja në parlament, ajo mashtronte e thoshte e ka tokë të familjarëve të vet. Ajo nuk kishte asnjë metër tokë aty. Pra, është e vërtetë ajo që thoni ju, tokat e bregut i grabiti dhe po i plaçkit mafia, ne do ia nxjerrim nga kthetrat mafies dhe do ia kthejmë banorëve të vet," tha Berisha. 

1 MUAJ ME PARE

Berisha fton emigrantët për të votuar: Kush ka probleme, të drejtohet tek faqja e PD "Diaspora Voton"

" Tokat e bregdetit do ua kthejmë banorëve"/ Berisha:
sali berisha

TIRANË- Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha ftoi emigrantët për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. 

Berisha tha se ato që kanë vështirësi në verifikimin e emrit për qendrën e votimit të qytetit apo të fshatit nga janë larguar të drejtohen në faqen e PD. Në rubrikën "Diaspora Voton", Berisha tha se aty do çdo qytetar do të marrë udhëzime më të hollësishme që mund t’u duhen.

"Unë të shpreh mirënjohje të pakufishme zoti Matraku për vendimin që keni marrë. Vetëm të verifikoni emrin në qendrën tuaj të votimit të qytetit apo të fshatit nga jeni larguar. Po të kesh ndonjë vështirësi, ju lutem telefononi në faqen e PD, Diaspora Voton, dhe do marrësh edhe udhëzime më të hollësishme që mund t’u duhen.", tha Berisha.

1 MUAJ ME PARE

Rikthimi i rinisë në Shqipëri/ Berisha: Mbështetje financiare për investime, strehim dhe garanci për punësimin e tyre

" Tokat e bregdetit do ua kthejmë banorëve"/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale ka theksuar se një nga prioritetet kryesore të PD-së është rikthimi i rinisë në Shqipëri dhe ndihma për ta që të realizojnë ëndrrat dhe projektet e tyre. Lideri i opozitës u shpreh se do të krijohen mundësi për investime, strehim dhe punësim për të rinjtë. 

Berisha gjithashtu  përmendi gjithashtu konceptin e “brain gain”, që do të ofrojë mbështetje financiare dhe garanci për punësimin e të rinjve, duke ndihmuar në kthimin e atyre që kanë studiuar jashtë vendit. Sipas Berishës, PD do të lehtësojë 5 vite pa taksa për shqiptarët që do të investojnë në vendin e tyre dhe do të favorizojë rikthimin e atyre që janë larguar.

"Largimi i trurit, hemoragjia rinore, janë fenomenet më të rënda, plagët më të rënda të këtij vendi. Ne do të bëjmë gjithçka nëpërmjet ‘brain gain’ dhe programeve të veçanta për të rinjtë që Shqipëria të bëhet vendi i ëndërrës së tyre, ëndërrës së ditë së tyre. Për të rinjtë së pari në heqim mesataren dhe i krijojmë mundësitë secilit të provojë fuqitë dhe aftësisë e tij në univeristet. Së dyti, do të bëjmë gjithçka për punësimin e të rinjve, duke përdorur stimuj dhe incentivë për të gjithë ata që punësojnë të rinj, duke paguar sigurimet shoqërore për një kohë 1 deri në 5 vjeçare sipas sektorit. Duke financuar me grante start upet e tyre, duke kredituar me kredi të buta strehimi dhe çdo çifti të ri.

Pra, Shqipëria që sot është një vend ku të rinjtë nuk imagjinojnë se mund të ndërtojnë ëndërrën e tij, ëndërrën shqiptare, projektin e tyre, ne do ta bëjmë një vend plotësisht të jetueshëm dhe të besueshëm për ëndërrën shqiptare. Nga ana tjetër ne do të rikthejmë, kemi aktualisht një departament ‘Brain Gain’ me djem e vajza të shkëlqyer të një ekspertize të lartë, dhe jemi në komunukim të vazhdueshëm me to. Kjo do të zgjerohet për një zbritej të tyre të butë në Shqipëri, për një mbështetje financiare për investime, me një mbështetje financiare për strehimin e tyre, me garancira për punësimin e tyre dhe unë jam optimist.

Pse jam optimist? Sepse në vitin 2005 kur erdhëm në pushtet, në administratën e shtetit shqiptar kishte gjithsej 1.5% punonjës të shkolluar jashtë shtetit. Kur e dorëzuam e kemi dorëzuar me 22% punonjës të shkolluar jashtë shtetit. Dhe pa llogaritur qindra të tjerë që u kthyen në jetën e tyre private. Rikthimi i të rinjve dhe shqiptarëve nga jashtë vendi në Shqipëri është kusht themelor për ‘Shqipërinë Madhështore’ dhe ne jemi të bindur se ne do e realizojmë këtë duke lehtësuar 5 vite pa asnjë taksë të gjithë shqiptarët jashtë vendit që do vijnë të investojnë në vendin e tyre dhe me favorizime të tjera," tha Berisha.

1 MUAJ ME PARE

"Do bëjmë gjithçka që me Kosovën të krijojmë zona të lira kufitare", Berisha: Interesi më madhor kombëtar i PD është integrimi i Shqipërisë në BE bazuar në reforma

" Tokat e bregdetit do ua kthejmë banorëve"/ Berisha:
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se do të bëjë gjithçka që me qeverinë e Kosovës të krijojmë zona të lira kufitare. Berisha tha se për zonat verilindore do ketë plan ekonomik për shfrytëzimin racional të të gjitha potencialeve dhe burimeve të tyre, ku duhet të përfitojnë banorët e këtyre zonave.

"Së pari, për zonat verilindore do ketë plan ekonomik për shfrytëzimin racional të të gjitha potencialeve dhe burimeve të tyre, ku duhet të përfitojnë banorët e këtyre zonave. Së dyti, do bëjmë gjithçka që me qeverinë e Kosovës të krijojmë zona të lira kufitare. Së treti, do bëjmë gjithçka që të subvencionojmë, të mbështesim investimet me lehtësime taksash. Unë u them ju, se ligji i vitit 2013 parashikonte 8 vite pa taksa për investimet në zonat malore dhe atë ligj e anuloi Edi Rama dhe tani e riktheu me Paketën e Maleve për t’u dhënë trafikantëve të tij atë që nuk e meritojnë.", tha Berisha.

Kryedemokrati teksa po iu përgjigjet komenteve në rrjetet e tij sociale, ku shprehet se për PD-në, interesi më madhor kombëtar është integrimi i Shqipërisë në BE.

"Zonja Dani, ju garantoj se për PD-në, interesi më madhor kombëtar është integrimi i Shqipërisë në BE. Kur them këtë, them që ajo do mobilizojë çdo potencial, do miratojë çdo ligj, do ndërmarrë çdo reformë në funksion të këtij procesi. Por, ka një dallim esencial midis alternativës tonë dhe kësaj të qeverisë ekzistuese. Në këtë proces e bazojmë si një proces të bazuar mbi meritën, e funksionimit të shtetit ligjor dhe ekonomisë së tregut. Kur erdhëm në pushtet në vitin 2005, ne shpallëm anëtarësimin në NATO dhe fillimisht njerëzit përqeshnin me zotimin tonë.

Por ne arritëm të bindnim çdo partner dhe çdo vend me zero tolerancë luftë ndaj krimit dhe korrupsionit dhe me reformat që ndërmorëm, sepse e përgatitëm vendin për anëtarësim në NATO. Po kështu me reforma, me funksionimin e ekonomisë së tregut dhe shtetit ligjor, absolutisht vetëm mbi bazën e reformave, ne arritëm të firmosim Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, të liberalizojmë vizat. Më kujtohet për fat të keq se se kishte faktorë kombëtarë dhe ndërkombëtarë kundër. Edi Rama me suitën e tij dërgonte emaile në Bruksel se po hoqët vizat, prisni 800 mijë shqiptarë.

Pra, ne çdo gjë e arritëm me meritë. Arritëm të marrim edhe rekomandimin e statusit të kandidatit nga KE, që e bllokoi Edi Rama me tre ligje në parlament. Pra, praktika jonë ka funksionuar, është dinjitoze dhe është interesi më i mirë i qytetarëve shqiptarë. Kjo praktikë bazohet në përmbushjen e kërkesave, kritereve, standardeve të BE që është interesi më i mirë i qytetarëve shqiptarë.", tha ai. 

1 MUAJ ME PARE

"Nafta në Shqipëri nuk do shitet mbi çmimin..."/ Berisha: Do vendoset minimumi jetik që asnjë shqiptar që mos marrë më pak se 200 euro në muaj

" Tokat e bregdetit do ua kthejmë banorëve"/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale ka kritikuar ashpër qeverinë për politikat e saj mbi çmimin e naftës. Lideri i opozitës theksoi se qeveria e trajton naftën si një privilegj të pakicës dhe jo si një energji të domosdoshme për të gjithë shqiptarët. Ai gjithashtu tha se çmimi aktual i naftës është një ndëshkim për qytetarët, duke e krahasuar atë me çmimin e naftës në Kosovë dhe Maqedoni, ku nafta merret nga Durrësi. 

"Rama nuk e bën këtë sepse Rama ka një koncept të veçantë. Para se të vija këtu po e dëgjoja në një video që i thoshte një pensionisti se ç’punë ka pensionisti me naftën. Pra, edhe naftën e konsideron si një privilegj të atyre që kanë, në një kohë kur nafta është energji dhe është e domosdoshme për të gjithë shqiptarët. Ne do ta bëjmë këtë, nafta në Shqipëri nuk do shitet mbi çmimin që shitet në Kosovë dhe Maqedoni. Kosova e merr nga Durrësi naftën. Nuk mund të taksohet nafta 1.1 euro. Që këtu është një ndëshkim për qytetarët," tha Berisha.

Berisha gjithashtu gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, theksoi edhe një premtim të rëndësishëm për të ardhmen e shqiptarëve. Ai tha se një nga pikat kryesore të Partisë Demokratike është vendosja e një minimumi jetik, i cili do të sigurojë që asnjë qytetar shqiptar të mos marrë më pak se 200 euro në muaj. Po ashtu Berisha u shpreh se ky nuk është një premtim që ka si qëllim përfitime elektorale, por një angazhim që rrjedh nga vëzhgimi i gjendjes së mjerueshme të pensionistëve dhe shqiptarëve të tjerë. 

"Edi, u garantoj që është një premtim, për të cilin kurrë nuk do të më shkonte ndërmend ta përdor për qëllime elektorale. Jo, është një premtim që buron nga thellësitë e shpirtit kur shoh gjendjen e mjerë të shqiptarëve, të pensionistëve shqiptare që merrnin në vitin 2013 pensione të ulëta, por ishin më të lartat në rajon. Dhe sot malazezi merr një pension 3 herë më të lartë se në vitin 2013, serbi dhe maqedonasi po njëlloj. Po edhe Kosova që ka nisur rrugën e pavarësisë pak vite më parë, shpërblen qytetarët e vet me pensione qartësisht më të larta se Shqipëria. Jo, do vendoset minimumi jetik që asnjë shqiptar që mos marrë më pak se 200 euro në muaj dhe ky është vetëm fillimi. Ky është vetëm fillimi!" tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Rama: Është status dinjiteti dhe qytetarie europiane që ky popull nuk e ka patur kurrë

Rama: Është status dinjiteti dhe qytetarie europiane që ky popull nuk e ka patur kurrë

Rama në Shkodër: Më vinte t’ju ulesha në gjunjë për t’ju kërkuar besimin

Rama: Sot kur erdha nuk u ndjeva sikur po hyja në Kandahar...

Rama në Shkodër: Gjysma e burrave, të rinjtë dhe shumica e grave mbështesin PS-në

Rama takim me gratë dhe vajzat në Shkodër: Përpiqen tani të më fusin në sherr me të gjithë burrat!

Pamjet e sherrit mes Xhelal MziuT, nipit të tij dhe punonjësit të bashkisë Bulqizë

Berisha: Aty zbulova se e-Albania ishte kthyer në një kurth të tmerrshëm

Rama-bizneset 3

Incidenti në Dibër, Berisha: Ishte provokacion i ulët i Klosit dhe militantëve socialist ndaj Mziut

Rama në Shkodër: Para pak ditësh, arkivi i Marubit u vulos si pasuri botërore

"Deri në 2029 biznesi i vogël ka zero taksë", Rama: Tavani nuk do të ndryshohet

Rama-bizneset 2

Rama për bizneset

Oratoria e kandidates socialiste në Belsh

"Pensionet janë qesharake"/ Berisha nga Saranda: Shqiptarët janë vjedhur si askush tjetër në Europë

Zhupa në Sarandë: Kemi një program nga më të mirët, Rama do ta marrë përgjigjen e merituar në 11 maj

Rama nga Gramshi: Dikur ai ishte i çarmatosur, sot po vendos drejtësi me “shpatën” që i dhamë ne!

Rama nga Gramshi: Duhet të bëjmë përpjekje që sa më shumë njerëz të na bashkohen

Integrimi në BE/ Rama në Belsh: Po zbatojmë profecinë e Skëndërbeut dhe amanetin e rilindasve

Rama e mbyll me batuta me të riun në Belsh: Do Zoti të është futur ndonjë gjë në kokë se pashë...

Rama nga Belshi: 11 maji historike për BE! Nëse nuk kapet 2027 për negociatat

"Unë e shijoj një vajzë se ma ka sjellë gruaja!" Këngëtarja-Ramës: Më vjen keq që nuk keni vajzë

Rama batuta me të rinjtë në Belsh: S’e kishte mendjen se po dëgjonte çfarë po i thoshte zoçka!

Rama takim me të rinjtë në Belsh: Vetëm një tifoz i një partie s’mund t’i shikojë…

Berisha: Edi Rama ngjason me atë hajdutin që vjen dhe të bën për të qeshur

Berisha: 4-vjeçari që vjen në mënyrë absolute do e çojë pronën tek i zoti

Rama takim me bizneset: Me rrëzimin e taksës së sheshtë, kemi kursyer 140 milionë euro çdo vit!

Rama në Elbasan: Fiskalizimit do t’i mbivendoset Inteligjenca Artificiale

Ministrja Ibrahimaj tregon tre pikat ku bazohet paketa "Paqja Fiskale"

Rama i drejtohet Llatjas: Mos i bëj presion me sy, duhet ta kishe bërë atë

"Altin Dumani nuk thërriste dot njeri se nuk e kishte shpatën", Rama: Drejtësinë e armatosëm ne

Rama: Nuk kam ofenduar asnjë burrë dibran, përkundrazi do i shikoni në zgjedhje

"Beteja politike është dyluftim me mjete paqësore",Rama:Politika bëhet me fjalë dhe me gjuhën shpatë

Rama: Fushata jonë e ka një çështje thelbësore, anëtarësimin në BE

"Nuk pyetën këta për fëmijët kur më nxorën mua lakuriq",Rama:Ilir Vrenozi,lideri i vërtetë i kënetës

Rama: Këta që thonë se fushata e PS është tallava janë përbuzës të kulturës shqiptare

"Flitet për gjuhën time", Rama: Ka vetëm një gjë që thashë gabim dhe kam kërkuar ndjesë!

Ezani i ndërpret fjalën/ Rama ndalon: Ta respektojmë!

"Vetëm me gratë po e mund Rama kënetën"/ Kryeministri nga Berati: Kaq sa jeni ju këtu

Rama nga Poliçani:Thonë "e ka gjysmën e qeverisë në qeli"! Ju kujtohet kur ju thoja ma jepni timonin

Rama: Do të krijohet një unazë që do të sjell më tepër investime dhe turizëm

Rama ironizon partitë e reja: Këta më kujtojnë Suden, Xhaferrin dhe Vehbiun!

"Ilir Vrenozi lideri i vërtet i PD-së"/ Rama: E ekzaltoi gjithë sallën kur përmendi erotizmin tim

Rama nga Skrapari: Dera e BE-së nuk hapet kollaj

"Altin Dumani nuk erdhi dje nga materniteti!" Rama në Skrapar: Ju këtu jeni specialistë për politikë

Rama nga Skrapari: Reformën në drejtësi e donim dhe e sollëm ne...

"Të thajmë kënetën që është bërë një pengesë!" Rama në Skrapar:Më 11 maj të shtyjmë Shqipërinë në BE

Rama në Skrapar: Shiu, oguri i bereqetit për mandatin e katërt

Berisha: Siguria në shkolla prioritet, orari në shkolla do të jetë 8 orë, që fëmijët të ushqehen

Berisha: Ne do e ndryshojmë atë dhe reformën territoriale