Dita e dhjetë e protestës/ Qytetarët zbresin në sheshin “Skënderbej”, nis grumbullimi i tyre: Edi Rama dorëhiqu!
Dita e 10 protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Edi Rama dorëhiqu 9 Qers...
Dita e 10 protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Edi Rama dorëhiqu 9 Qers...
“Faktet janë me mua, kurse e gjithë sfera digjitale kundër meje”/ Rama për protestat: Çështjet ...
EMRI/ Zhdukja e Eglant Koçit në Tiranë, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë 9 Qershor, 13:13 ...
"Nxisin racizëm ndaj punonjësve të huaj"/ Rama kapet sërish me influenceret: Punojnë në instagram dhe flasin p&eum...
Në bashkëbisedimin me gazetarët e huaj, Rama theksoi se përtej zhurmës mediatike, qëndrojnë faktet që shpesh neglizhohen.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në çdo protestë, qytetarët kërcënohen që të mos flasim.
Në bashkëbisedimin me gazetarët e huaj, Rama theksoi se përtej zhurmës mediatike, qëndrojnë faktet që shpesh neglizhohen. Ai rikujtoi se vizioni për projektin e Zvërnecit është prezantuar publikisht që prej dy vitesh, por nuk gjeti asnjë kundërshti në atë kohë.
Deklarata e Ramës:
“Më duket argëtuese kur duan në fakt të shajnë për gjithkënd që ka të bëjë me mua, edhe në kuptimin literal. Megjithatë është argëtuese me përdorimin e memeve dhe çdo gjë tjetër, po themi në një kuptim pozitiv. Dhe patjetër që ka shumë fëmijë të cilëve ju duket bukur që të jenë aty, për aq kohë sa është kështu është mirë, sepse pastaj do të ndodhë përballja me realitetin dhe të gjithë do të marrin, do të nxjerrin mësime prej kësaj. Ne do të nxjerrim mësimet tona sigurisht, na duhet të mësojmë prej kësaj se si të merremi më tej me edukimin, transparencën e kështu me radhë.
Megjithatë, problemi me transparencën është që nuk funksionon kur nuk ka vëmendje. Do të çuditeshit, por Zvërneci, projekti i Zvërnecit si vizion, pra vizualisht, është paraqitur dy vjet më parë nga një arkitekt që përfaqësonte investuesit përpara sesa grupi të bëhej më i madh dhe të punonte. Kishte ca skica asokohe që ai i ka publikuar në Twitter-in e vet dhe ishin skica. Këto skica, që kurrë nuk erdhën deri te ne, por u paraqitën në një intervistë në një shfaqje televizive me një audiencë shumë të madhe, u paraqitën nga ai. Nuk kishte asnjë lloj reagimi apo asnjë reagim nga askush që thoshte “mos e prekni aty”, kjo është ajo çfarë ju thashë në fillim dhe unë e them gjithmonë që nuk ka të bëjë me ju.
Faktet janë të mërzitshme, e vërteta është e mërzitshme, ndërkohë që gënjeshtrat janë joshëse, janë tërheqëse. Nuk lufton dot. Pse thonë “nuk duam të flasim”? Sepse nuk duan të përballen me faktet. Sepse nuk duan që ëndrra dhe ndjenja e tyre që po luftojnë për vendin të shkatërrohet nga faktet. Kur flas për ata, flas për njerëzit. Nuk e di, nuk është se ka një organizatë që thotë “nuk duam të flasim të gjithë”. Dhe në fakt, ajo çfarë është me interes është se edhe njerëzit që duan të flasin kanë frikë sepse kërcënohen. Ka një lloj dimensioni kërcënimi në protestë. Në fakt, në çdo protestë ata kërcënohen, kërcënohen edhe fizikisht: “As mos guxoni të shkoni të flisni”. Nuk e di, është njësoj si ato sindikatat e vjetra që kush del nga radhët. Durim! Unë kam mësuar durimin. Diçka që kurrë s’e kam pasur më parë, por e kam mësuar. Ndaj kam durim”, përfundoi ai./Dosja.al
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves. KOSOVA- Kosova rrezikon të humbasë kredibilitetin ndërkombëtar...
Edi Rama TIRANË- Kryeminstri Edi Rama ka mbajtur një qëndrim të hapur përballë kritikëve dhe asaj që ai e...
Rama jep autograf gazetares TIRANË- Një moment mjaft miqësor dhe përtej kontekstit zyrtar ka ndodhur gjatë konferencës ...
Edi Rama TIRANË- Kryeminstri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se ishulli i Sazanit është tokë publike. Gjatë fjalës ...
Edi Rama TIRANË- Kryeminstri Edi Rama, foli sërish për projektin e Zvërnecit, për të cilin tha se synimi është...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se, kompania investuese në Zvërnec është një superfuqi e Lindjes ...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama e cilësoj investimin 4 miliardë dollarë si një bekim për Shqipqrinë. Gjat&eu...
Edi Rama TIRANË- Kryeminstri Edi Rama ka deklaruar kur projekti të vijë do e bëjmë publik me krenari. Në një...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me zhvillimet e fundit dhe protestat në vend, duke thënë se k&eum...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama tha se për projektin po punojnë arkitektë dhe inxhinierë të shkëlqyer. Gjat&...