Çështjet e 'nxehta'/ Kreu i SPAK me gazetarët: Nuk kemi prova që Martinaj ka vdekur, për Ahmetajn kemi zhvillime suprizuese
Familjarët dorëzuan celularin në SPAK, Dumani: Nuk kemi prova se Ervis Martinaj ka vdekur 28 Shtator, 15:50 Dos...
Familjarët dorëzuan celularin në SPAK, Dumani: Nuk kemi prova se Ervis Martinaj ka vdekur 28 Shtator, 15:50 Dos...
I krahasoi deklaratat për prezencën e KFOR në veri të Kosovës, Rama i shmanget pyetjes së gazetares (REAGIMI) 28 ...
Mblidhet Kuvendi i Kosovës, mbahet një minutë heshtje në nder të policit Afrim Bunjaku 28 Shtator, 12:09 ...
Rrëfeu 6 vrasje të bujshme! Kush është Artan Tafani, pjesë e grupit të “killerit” Laert Haxhiu 28 Sht...
•Kryetari demokrat, Sali Berisha, denoncoi sërish në konferencën e fundjavës skandalin e votuesve shëtitës. •Berisha publikoi sot një sërë videos nga votimi në Kamëz, ku sipas tij komisionerët e PS-së kanë votuar për qytetarët. •Ai tha se nga hetimi i 6 qendrave të votimit në Kamëz rezulton se janë vërejtur 240 ndërhyrje manipulative. •“Zgjedhje të lira, nuk ka zgjidhje”, është slogani i Berishës, ku duket se do të përqendrohet dhe beteja e tij politike.
5 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha në takimin e përjavshëm me gazetarët u pyet në lidhje me Lulzim Bashën. Ky i fundit ka zhvilluar disa takime javët e fundit ku ka shigjetuar Berishën.
Ish-kryeministri u përgjigj se veprimet e Bashës janë veprimet e një pengu të Ramës. Po ashtu ai ironizoi duke thënë se tashmë atë e “drejton Tao më shumë”.
“Unë i shoh si veprimet e një pengu të Edi Ramës, të cilin e keqpërdor në mënyrë të pamëshirë. Kështu që ai le të vazhdojë në atë orbitë si një peng i Ramës. Tani e drejton Tao më shumë”, tha Berisha.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi në konferencën e përjavshme me gazetarët edhe lirimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, nga qelia. Ai u shpreh se Tahiri është liruar me urdhër të kryeministrit Rama pas ultimatumeve të ish-ministrit të Brendshëm.
DEKLARATA E BERISHËS:
Saimir Tahiri u lirua me urdhër të Edi Ramës me ultimatumin që i çoi se është dita e durimit, përndryshe do zbërthej të gjitha lidhjet e Olsit dhe Edit me bandat që nga Meksika deri në Afrikë të Jugut. Kështu që është një urdhër direkt i Edi Ramës. Saimir Tahiri ia dha këtë ultimatum botërisht. I keni parasysh deklaratat e tij.
Më në fund ai arriti ta mposhtë Edi Ramën, i cili tani është i ngërthyer në aferën McGonigal. Po bën lobimin më të fuqishëm, por nuk do të shpëtojë dot me gjithë angazhimin e Soros dhe miqve të tij. Unë kam bindjen se drejtësia amerikane do i tregojë vendin këtij korruptori të McGonigal.
Ditën e sotme u mor vendimi që ish- ministri i Brendshëm Saimir Tahiri të lirohet nga qelia e të kryejë pjesën tjetër të dënimit në banesë. Tahirit i takon të kryejë 1 vit 7 muaj e 11 ditë në shtëpi si pjesë të mbetur të dënimit. Sipas avokatit të tij, Tahiri plotësonte kushte të dënimit alternativ. Ka qenë një ekspertizë mjekësore e paraqitur nga avokatët mbrojtës të cilët kanë favorizuar Saimir Tahirin në vendimin që dënimin e mbetur të mos e vuajë më në qeli. Pjesën e mbetur të dënimit, prej gati 1 vit burg, Saimir Tahniri do ta kryejë në shtëpi./Dosja.al
TIRANË- Në konferencën e përjavshme me gazetarët, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se në 6 qendra votimi në Kamëz janë gjetur 240 ndërhyrje manipulative.
PJESË NGA DEKLARATA:
Por sot në këtë konferencë, do paraqesim rezultatet e para të shqyrtimit të veprimtarisë elektorale në 6 qendra votimi në Kamëz kundrejt 133 qendrave që ka kjo bashki. Kandidati ynë ka aplikuar dhe kërkon të marrë të gjitha videot e qendrave të votimit për të vërtetuar fenomenet antikushtetuese të votimit në Bashkinë e Kamzës.
Në këto gjashtë qendra, janë gjetur 240 ndërhyrje manipulative në të cilat rasti i operatorit Haxhi Gusja, voton vetë me disa karta identiteti në qendrën e votimit 1577/1 në Valias. Rasti i komisioneres së PS, Ilva Marku, e cila ngrihet dhe voton për votuesit. Kjo është një militante e thekur, një kriminele elektorale në qendrën e votimit. Raste të tjera ku voton një person për 3 votues. Pra, kemi një seri videosh që do ua demonstrojmë, por ndërkohë edhe do ua nisim në emailet tuaja.
Ne po bëjmë çdo gjë për t’u paraqitur shqiptarëve kriminalizimin e plotë të farsës elektorale 2023. Të dhënat tona të tjera flasin se në Elbasan është përdorur gjerësisht kjo praktikë kriminale dhe asgjë nuk qëndron në rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Por ne vazhdojmë shqyrtimin e të gjitha materialeve. Këto donim të paraqisnim sot në hyrje të bisedës sonë.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha paraqiti ditën e sotme disa nga provat që sipas tij tregojnë manipulimin në zgjedhje. Berisha u shpreh se në Tiranë ka pasur 102 mijë votues shëtitës, pra 15 përqind e votuesve.
Ai u shpreh se hetimi do vazhdojë për të zbuluar farsën manipuluese elektorale.
DEKLARATA:
Më parë u kam njohur ju dhe kam denoncuar publikisht mbi gjysmë milionë zgjedhës shëtitës fantazmë, të cilët po i veçojmë rreth pas rrethi. Mund t’u them se, ju informoj se në rrethin e Tiranës, në Bashkinë e Tiranës, me një total prej 697 mijë votuesish, 102 mijë prej tyre janë votues shëtitës apo 15 përqind e votuesve të Tiranës.
Pra, Tirana ka 1 të pestën e votuesve shëtitës, votues të cilët potencialisht kanë votuar më shumë se njëherë, ose janë dënuar me mosvotim.
E para është shumë më e mundshme sepse një investigim pilot i bërë nga emisioni investigativ Piranjat, gjeti siç e dini, drejtori i Erion Veliajt, kishte regjistruar në katër apartamente bosh, nga katër zgjedhës në çdo apartament apo pesë. Pra gjithsej i kishte mbushur me banorë që nuk ekzistonin, përkundrazi zgjedhës të sjellë nga zona të tjera pasi kanë votuar atje, për të hedhur votën për Erion Veliajn. Ky hetim po vazhdon dhe do të vazhdojë rreth për rreth, qendër për qendër, ne do bëjmë publike të gjithë këtë mekanizëm gjigant, shtesë manipulative të farsës elektorale maj 2023. Ja si votojnë, ja kriminelja. Një te koka e një në krah.
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot sloganin e ri që vjen pas rezultatit në zgjedhjet e 14 majit.
“Pa zgjedhje të lira, nuk ka zgjidhje”- është slogani i ri.
“Pas nesh është baneri me sloganin e ri pas zgjedhjeve të 14 majit. Pa zgjedhje të lira, nuk ka zgjidhje”- nisi fjalën e saj zëdhënësja e partisë Floriana Garo.